PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fundi i botës - Majat!

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Fundi i botës - Majat! Empty
MesazhTitulli: Kontakte te Fisit Maya me jashtetokesore..!?   Fundi i botës - Majat! I_icon_minitimeThu Feb 23, 2012 10:19 pm


Meksika do ''leshoje'' dokumenta qe provojne takime te Fisit Maya me jashtetokesore..



Fundi i botës - Majat! ElMirador

Meksika do të ''lëshojë'' kode, objekte dhe dokumente që të nxjerrin në pah kontakte të rëndësishme midis Maya-ve dhe qytetarëve ''te huaj'', dhe të gjitha keto informacione, do të konfirmohen nga arkeologët, "tha Julia-Levy, i biri i aktorit Raul Julia.

Në një deklaratë për gazeten TheWrap, Luis Augusto Garcia Rosado, Ministri i Turizmit të shtetit meksikan të Campeche-s, tha se ka prova te reja për "kontakt mes Maya-ve dhe jashtëtokësorëve,kjo eshte bere e mundur nga përkthimet e disa kodeve sekrete, të cilat qeveria i ka mbajtur të sigurta në bodrumet e tyre për shume kohë. "

Gjithashtu ai tregon për "nje piste ulje te jashtokesoreve një në xhungël 3000 vjet më pare."

Raul Julia thotë se ka dëshmi se Mayat ishin te afte të drejtonin dhe sundonin planetin për mijëra vjet, por u detyruan të largohen pas një pushtimi nga "burrat me synimet te errëta", duke lënë pas prova te tilla,ku vertetonin se ata ishin ne një garë,por shume të përparuar.

"Raul Julia thote se-Qeveria meksikane është duke i bërë këto deklarata per llogari te askujt - të gjitha që ato ne themi, i deklarojme ato pa rezerva," Per kete qellim eshte realizuar edhe nje film,i cili drejtohet nga Juan Carlos Rulfo.

Pritet që njerëzit ta marrin seriozisht këtë dokumentar, sepse mesazhet janë vendimtare për mbijetesën njerëzore, Julia-Levy këmbëngul.

Kur ne filluam te realizonim kete dekumentare te mbeshtetur ne kodet dhe dokumentat sekrete qe dispononim thote Julia-Levy,ne ishin të kujdesshëm duke mos folur për kontaktet e Maya-ve me të huaj, dhe Julia-Levy pranojne se ishin te urdhëruar për të mos thënë asgjë.

Edhe pse qeveria e Guatemalës,fqinja e Meksikes, nuk ofron informacione për ''qytetarët e huaj'', u bashkuan me Meksikën për të mbështetur projektin.

Fundi i botës - Majat! 559_el_mirador_maya_cultuur_geschiedenisleraar


Guatemala,ashtu si dhe Meksika,jane shtëpia e parë e qytetërimit të lashtë Maya ... ku jane ruajtur edhe disa zbulime arkeologjike te ''klasifikuara'' dhe besohet se është koha për t'i sjellë këto informacione për "të mirën e njerëzimit.

Raul Julia, tha se urdhëri per te realizuar kete dekumentar historik erdhi direkt nga presidenti i vendit , Alvaro Colom Caballero.

Guatemala është nje thesar i madh arkeologjik,ndaj një numri të madh të fiseve para-kolumbiane Maya,me vendbanime të përqendruara në pellgun e Mirador-it, e cila përfshin qytetin e madh El Mirador,shume te organizuar,per ate periudhe historike.

Ministri i Guatemalas, Quezada thote per kuriozitet ne një referencë se ne "Mirador,gjendet piramida më e madhe në botë."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Green Line




Numri i postimeve : 62
Pikët : 107
Reputation : -15
Join date : 23/02/2012

Fundi i botës - Majat! Empty
MesazhTitulli: Fundi i botës - Majat!   Fundi i botës - Majat! I_icon_minitimeThu Feb 23, 2012 10:25 pm



Nje rikthim tek kalendari Maya per 2012?



Fundi i botës - Majat! Maya+la+fine+del+mondo

Ne 2012 nuk do te jete apokalipsi qe ishte parashikuar ne kalendarin Maya, por fillimi i nje evolucioni te ri shpirteror i njerezimit.

Per ta konfirmuar kete mjeshtri Quetzasha, nje shaman maya-atzek ndan diturine e tij me ne.

Kalendari Maya tregon vitet diellore dhe henore te mijevjecareve qe do te vijne, duke treguar eklipse te diellit.

Studiues te ndryshem jane perpjekur te interpretojne dokumentat Maya, por pjesa me e madhe ishin te pakuptueshme.

Duket e pabesueshme por pas shume kohesh, duket se me ne fund se nje Maya ka vendosur te zbuloje te fshehtat e popullit te tij.

“2012 nuk do te ngjalle frike”- I intervistuar per nje te perditeshme italiane, mjeshtri Quetzasha eshte pergjigjur: ”Jo, asnje frike per 2012. Duhet refleksion, meditim dhe pergatitje te brendeshme per ate qe do te vije”.

Hapi vendimtar i intervistes me Quetzasha-n eshte se, cfare do te ndodhe ne 2012: ” Mayan te lashte kane lene mesazhe te shkruara ne piramidat dhe ne kalendarin e tyre te famshem. Ajo qe kane regjistruar eshte ndryshimi i frekuences qe ndodh vazhdimisht ne planet, permes fenomenve natyrore (ekuinokseve, solstices, etj.).

Behet fjale per nje shkembim te energjise ne Toke por edhe brenda njeriut”. Dhe ne daten 21 dhjetor, sipas mjeshtrit Quetzasha, vertet dicka mund te ndodhe.

Corriere dela Sera
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Fundi i botës - Majat! Empty
MesazhTitulli: Majat nisin numërimin mbrapsht për fundin e botës   Fundi i botës - Majat! I_icon_minitimeThu Feb 23, 2012 10:44 pm



Majat nisin numërimin mbrapsht për fundin e botës


Fundi i botës - Majat! Majat

Në juglindje të Meksikës, aty ku dikur ishte një nga bërthamat e kulturës maja, pasuesit kanë nisur numërimin mbrapsht për fundin e botës.

Ka akoma edhe një vit, por kjo datë që tani po i terrorizon njerëzit.

Më 21 dhjetor 2012 përfundon kalendari maja- shumë njerëz mendojnë se atëherë do jetë fundi i botës.

Në Tapachula, në kufi me Guatemalën, që nga dita e sotme ka nisur numërimin mbrapsht një orë dixhitale, e lartë 2.50 metra.

Teoria e fundit të botës bazohet mbi një tabelë prej guri në Tortuguero.

Për çudi më 21 dhjetor 2012 pritet edhe një konstelacion i rrallë në qiell. Dielli, toka dhe të tjerë planetë do qëndrojnë në linjë me ekuatorin e Rrugës së Qumështit. Një ngjarje e rrallë që ndodh çdo 26 mijë vjet. Majat ishin mjeshtra të parashikimeve.

Natyrisht shkencëtarët nuk e besojnë një kalendar të tillë dhe thonë se ka një interpretim të gabuar. Ata mendojnë se më 21 dhjetor 2012 nis një cikël i ri për njerëzimin.

Aktualisht në Amerikën Qendrore jetojnë rreth 6 milion maja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Fundi i botës - Majat! Empty
MesazhTitulli: Fundi i botës - Majat!   Fundi i botës - Majat! I_icon_minitimeMon Mar 05, 2012 1:03 am

“Rruga e shpëtimit” nga tempulli i majave

Fundi i botës - Majat! F1_03majat1330809435

Kur mungojnë edhe 10 muaj “nga fundi i botës”, sipas profecisë së Majave, fansat e apokalipsit janë elektrizuar nga qarkullimi i një fotoje në internet ku tregohet një brez ndricimi që buron nga maja e piramidës Kukulkan në drejtim të qiellit.

E menjëherë në internet qarkullojnë komente të ndryshme. Madje disa komentues thonë se Majat po na tregojnë ‘rrugën e shpëtimit’, rrugën që do të na shpjerë në një vend të sigurtë për t’i shpëtuar fundit të 21 dhjetorit 2012.

Fotoja është realizuar nga njëfarë Hector Siliezar me një smartphone në vitin 2009. Sipas ekspertëve, ajo është montuar, transmeton TCH.

Më 21 dhjetor 2012 përfundon kalendari i Majave dhe nga shumë interpretohet si fundi i botës, megjithëse nuk ka kurrëfarë baze shkencore. Por deri më 21 dhjetor, shkencëtarë, adhurues të majave, fansa të apokalipsit dhe njerëz të thjeshtë duhet të jetojnë me njëri-tjetrin e të presin për të mësuar të vërtetën…që shpresojmë të zbardhet më 22 dhjetor 2012.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Fundi i botës - Majat! Empty
MesazhTitulli: Re: Fundi i botës - Majat!   Fundi i botës - Majat! I_icon_minitimeMon Mar 05, 2012 3:03 am

Teoria e kalendarit Maya per vitin 2012

Fundi i botës - Majat! Maya_kalendari

Ne kohet antike ndryshimet epokale te njerezimit lidheshin me kulmin e nje cikli prej 25 920 vitesh i quajtur “precesioni i ekuinokseve”, i quajtur edhe Viti i Madh Platonik ose Viti i Madh i Galaktikave.

Nje cikel e tille, duke modifikuar pozicionin e ekuinoksit te pranveres ne lidhje me yjet, shkakton fenomenin ne te cilin ekuinokset duken sikur i bejne yjet te duken ne muzg. Gjithashtu ben qe zhvendosja e polit te veriut kozmik te jete me e dukshme kur vezhgon yjet dhe afrimin e yjeve me te shndritshme prane polit te veriut.

Maya-te i nderonin galaktikat dhe e dinin se ne Chichen Itza, gjate ekuinoksit te pranveres, Dielli projektonte nje hije ne forme gjarperi mbi shkallaren veriore te piramides Kukulkan.

Disa studiues kane llogaritur se rreth 60 vjet pas shfaqjes se asaj hije, kur dielli arrinte zenitin e tij ne piramide ne mesdite (20-23 Maj), kishte nje shtrirje ne vije te drejte me Galaktikat. Azteket i quanin galaktikat ‘Tianquiztli’ qe do te thote “vendi i takimit”.

Dr. Sergey V. Smelyakov ne studimin e tij mbi kalendarin Maya, ka treguar se ciklet e ndryshme te aktivitetit diellor, jane te lidhur njeri me tjetrin nga raporti Phi ose Sezoni Aurea, me te gjitha orbitat e tjera ne Sistemin Diellor, dhe te njejtat cikle ndikojne ne fenomenet e meposhtme:

- Fenomene te rendesishme biologjike te njerezve dhe kafsheve (ritme fiziologjike dhe qelizore)
- Evente ciklike botanike (ciklet vegjetative)
- Ndryshime klimatike dhe meteorologjike
- Fizika e levizjeve te Diellit dhe te Tokes
- Ngjarjet historike
- Numri i popullsise
- Termetet dhe katastrofat natyrore
- Ndryshimet e radiacionit te karbonit -14 qe ndodhet ne unazat e trungut te pemeve

Lidhja midis cikleve te ndryshme hapesinore dhe fenomeneve tokesore jane evidentuar duke marre si njesi baze dy cikle te perkohshme: orbiten tokesore per nje vit dhe ciklin diellor prej 11.7 vitesh, duke i llogaritur ne fuqi te ndryshme te Phi.

Keshtu Phi0= 1, Phi1= 1.6180339, dhe Phi-1= 0.618.
Smelyakov i vendos kesaj serie shkronjen F, qe eshte nje progression gjeometrik i cili mund te vazhdoje si ne pozitiv ashtu edhe ne negativ: F={…Phi-2, Phi-1, Phi0, Phi1, Phi2, …}.

Smyelakov pohon se vibracionet e Phi perhapen “ne rrjeten” e kohes dhe te hapesires nepermjet orbitave. Shkencetari rus ha se hapesiera ne te vertete nuk eshte bosh ashtu sic mendohet ne pergjithesi, por eshte plot me nje lloj materie energjike qe greket e lashte e quanin “eter”, i cili sillet si nje leng ne lidhje me trupat e ngurte dhe sillet si mase e ngurte ne lidhje me driten dhe nxehtesine.

Smelyakov ka prezantuar nje model matematik qe niset nga datat 6-13 gusht te vitit 3113 pas eres sone, qe konsiderohet fillimi i ciklit te kalendarit. Maya ka aplikuar “nje sekuence te intervalit ne renie (sipas Phi)”. I teri cikli ka nje gjatesi totale prej 5 125 261 vite, i barabarte me 1/5 e precesionit te ekuinoksit. Smyelakov ka dalluar nje seri ndryshimesh globale te papritura ne secilen prej pikave kulminante te cikleve te percaktuar nga ky sistem. Te tilla ndryshime sjellin ‘ciklin shperthyes’ te perqendruar rreth 2012-2013.

Per Maya-te domethenia e numrave nuk vjen nga lidhja e tyre e vazhdueshme, as nga sasia qe ata perfaqesojne, por vjen nga cilesite qe rrjedhin nga marredheniet e ndryshme midis tyre qe zhvillohen ne menyre jo lineare, ne nje fushe dinamike te forcave energjitike qe perhapen ne te gjitha drejtimet brenda nje laku te mbyllur rrethor te quajtur “Zuvuya”.

Si ne cdo studim, ka nje pike origjine dhe nje pike finale qe perkon me qendren e quajtur “Hunab Ku”, i pajisur me nje levizje orare dhe kunder orare ne te njejten kohe, rrymat e energjise se te ciles jane pershkruar ne nje seri prej 13 numras, me nje sekuence 1-13 dhe 13-1. Secili numer i rrotullimit orar i mbivendoset numrit te rrotullimit kunder orar. Keshtu ne total kemi nje seri prej 26 numrash.

Eshte interesante fakti qe 7 eshte numri i mesit per secilen seri dhe llogarit ndryshimin 0. 7 jane ditet e zgjatjes se procesit te krijimit te Zotit i pershkruar ne Gjeneze, dhe 7 eshte numri i diteve te javes. Traditat hebraike dhe Maya festojne te njejtin numer, duke i dhene vlere mistike (zoti) dhe plotesi kozmike (qendra e university).

Sipas hipotezave te shkencetarit rus, kalendari Maya kulmon ne nje pike fokale te nje periudhe qe shfaqet “shperthyese” bazuar ne Phi, e cila llogaritet rreth viteve 2012-2013. Ashtu sic dihet, Maya-t thonin se “koha duhej te perfshihej nga kolapsi” ne fund te ciklit te kalendarit te tyre.

Coterell, ne baze te studimeve te tij mbi aktivitetin e njollave diellore dhe mbi kalendarin Maya, ka thene se profecia mbi fundin e Eres se peste rrjedh nga llogaritja e ndryshimit te ardhshem te fushes gjeomagnetike, e parashikuar per vitin 2012.

John Major Jenkins ka treguar se ne 21 dhjetor 2012, qe eshte dhe data finale e ketij cikli, orientimi i bushtit te Tokes do te jete ne vije te drejte me qendren e galaksise.

Smyelakov, duke analizuar statistikat demografike te popullsise se Kines, ka zbuluar se te gjitha ndryshimet me te rendesishme ne Kine jane verifikuar ne “pikat kulmore” te detajuara ne Serite Aurea te Kalendarit Maya. Ai ka treguar gjithashtu lidhjet midis Serive Kohore Aurea te Kalendarit Maya dhe termeteve me te fuqishme.

Qendra Kombetare e Informacionit mbi Termetet ne Rusi ka listuar 21 termetet me shkaterrues ne bote duke nisur nga viti 856 para eres sone e deri me sot dhe te gjithe pa perjashtim kane ndodhur gjate nje prej “pikave kulmore te ciklit”. Ne nje total prej 21 termeteve me te medha, 9 prej tyre kane ndodhur ne shekullin e XX.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Fundi i botës - Majat! Empty
MesazhTitulli: Re: Fundi i botës - Majat!   Fundi i botës - Majat! I_icon_minitimeMon Mar 05, 2012 3:07 am

Qyteterimi i mrekullueshem Maya

Fundi i botës - Majat! Maya_Tikal

Qyteterimi Maya eshte nje nga me te medhenjte ne bote. Faza e hershme e qyteterimit Maya filloi rreth vitit 3000 para eres sone, kur shoqerite e lashta po perhapeshin ne Egjipt, Kine, Indi, Mesopotami dhe Asiri.

Vendbanimet e medha dhe komplekse te fisit Maya datojne ne vitet 500-200 para eres sone. Maya-te e lashte jetonin ne qytete te mrekullueshme prej guri, me piramida te larta dhe sheshe te gjera te zbukuruara me gdhendje te nderlikuara.

Ata zhvilluan kalendarin me te sakte qe ekziston, ishin mjeshtra te astrologjise e matematikes dhe prodhuan nje art elegant ne qeramike dhe murale. Kjo shoqeri e madhe klasike arriti kulmin e saj nderkohe qe Europa ishte zhytur ne Periudhen e Erret.

Ndertimet inxhinierike te 100 shekujve nuk njiheshin deri ne shek e XIX. Te tilla ndertime prej blloqe guresh monolite dhe ndertesa, strukturat e te cilave pasqyrojne saktesisht fenomenet diellore, henore dhe yjore, akoma mbeten nje mister.

Kalendari Maya

Maya-te ishin specialiste te kohes. Ata zhvilluan mbi 17 kalendare, secili me nje qellim te ndryshem, te cilet orientonin ritmet e shoqerise Maya. Ne sot mahnitemi me saktesine dhe kompleksitetin e ketyre kalendareve, pa arritur te kuptojme se si kane qene perdorur.

Kalendari diellor (Haab) e llogariste vitin me me shume saktesi se sa kalendari qe perdorim ne sot, por ishte i bazuar ne vitin 360 ditesh.

Kalendari i shenjte (Tzolk’in) perdorte nje llogaritje 20 ditore me 13 numra por ishte shume numerik.

Ne kalendarin Long Count cdo dite kishte nje kod numerik dhe simbol unik, cka mbulonte kohen bosh, por Maya-te e nxoren nga perdorimi ne periudhen Klasike. Vetem nje yll permbante simbole per 21 Dhjetorin 2012, nje date qe nuk mund te ishte e rendesishme per Maya-te. Pse?

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Fundi i botës - Majat! Empty
MesazhTitulli: Re: Fundi i botës - Majat!   Fundi i botës - Majat! I_icon_minitimeSun Mar 11, 2012 9:01 pm

21.12.2012, thjeshtë një ditë tjetër

Fundi i botës - Majat! F.0311205441306_m

NASA ka publikuar një video përmes së cilës hedh poshtë interpretimet e profecive të Majave rreth fundit të botës se gjoja do të ndodhë më 21 dhjetor të këtij viti.

Shumë njerëz besojnë se 21 dhjetori i këtij viti do të shënojë fundin e jetës në Tokë, duke u thirrur në kalendarin e lashtë të Majave, i cili përfundon pikërisht në këtë datë.

Mirëpo, NASA ka ofruar dëshmi se 21.12.2012 do të jetë vetëm një ditë tjetër:

1. Fundi i botës: Kalendari i Maja përfundon më 21.12.2012
Sipas ekspertëve të NASA-s, kalendari i lashtë nuk përfundon më 21 dhjetor, porse në këtë datë fillon cikli i ri kohor, ngjashëm sikur që cikli aktual përfundon më 31 dhjetor dhe i riu fillon më 1 janar.

2. Goditja e Tokës me planetin misterioz Nibiru
Një nga mitet e përmendura është edhe ai rreth planetit Nibiru, ekzistimi i të cilit nuk është dëshmuar asnjëherë. Sipas mitit, planeti në fjalë do të afrohet dhe do të përplaset me Tokën në muajin dhjetor.

“Nëse ndonjë planet do t’i afrohej tonit, ne do ta kishim vërejtur shumë kohë më parë. Mijëra astronomë çdo ditë e vështrojnë qiellin dhe nuk kanë vërejtur diçka të ngjashme. Ndërsa nëse planeti do të ishte i padukshëm, sidoqoftë do të kishim vërejtur efektet e gravitacionit të tij në planetët përreth”, thonë ekspertët e NASA-s.

3. Stuhia diellore që do ta shuajë jetën në Tokë
Mbështetësit e paragjykimeve për shkatërrimin e botës, po ashtu kanë frikë nga stuhitë diellore që, sipas tyre, mund të rezultojnë me vdekjen masive të njerëzve. Shkencëtarët thonë se stuhi të tilla diellore ekzistojnë, porse rrezatimi që shkaktojnë nuk është i dëmshëm për shëndet.

“Dy stuhi të mëdha diellore kanë ndodhur para disa ditësh, mirëpo ato janë pjesë e ciklit normal 11-vjeçar të diellit”, sqarojnë shkencëtarët.

4. Shkatërrimi i botës për shkak të nivelimit të planetëve
Skenari tjetër i shkatërrimit të botës përfshinë edhe një valë të madhe të përmbytjeve që do të shkaktojë, siç thuhet, nivelimi i planetëve.

Mirëpo, shkencëtarët pohojnë se në dhjetor planetët nuk do të ndodhen në të njëjtin nivel, madje edhe nëse kjo ndodh, nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në valën e përmbytjeve, sepse në to nuk ndikojnë planetët.

5. Çrregullimi i rotacionit të Tokës dhe fushës magnetike
“Boshti i rrotullimit në asnjë rast nuk mund të ndryshojë, sepse e stabilizon orbita e hënës rreth Tokës”, shpjegojnë ekspertët, duke mohuar mitin se më 21 dhjetor do të çrregullohet rotacioni i planetit tonë.

Sa i përket fushës magnetike, shkencëtarët thonë se ndryshimi ndodh çdo gjysmë milion vjet, mirëpo nuk ka fakte se do të ndodhë në dhjetor. Mirëpo, edhe nëse ndodh, nuk do të ketë kurrfarë pasoje mbi ekzistencën e jetës në Tokë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Fundi i botës - Majat! Empty
MesazhTitulli: Re: Fundi i botës - Majat!   Fundi i botës - Majat! I_icon_minitimeFri Mar 16, 2012 6:10 am

Super vullkani ne zemer te Europes dhe Maya!

Fundi i botës - Majat! Laacher-see-vulcano

A thua te kene patur te drejte Maya-t me profecine e tyre per katastrofat ne 2012? Nese eshte keshtu, atehere, ajo qe aktualisht po ndodh ne Gjermani ne keto dite te para te vitit nuk eshte nje shenje e mire dhe po sjell gjithnje e me teper shqetesim. Ne fakt nuk kemi vullkanet aktive ne Europe nuk gjenden vetem ne Itali: nese Etna dhe Vezuvi here pashere behen shqetesues, tani duket sikur jane zgjuar dhe gjermanet.

Vullkani gjerman quhet Laacher See dhe deri ditet e fundit shume pak dinin qe ne Gjermani kishte vullkane. Ky vullkan gjendet ne afersi te kryeqytetit te vjeter gjerman perpara ribashkimit, Bonn, dhe pikerisht nen nje liqen, nga i cili ka marre dhe emrin. Keshtu, ky vullkan i frikshem ka filluar te jape shenja jete pikerisht ne fillim te vitit 2012. Dhe te mendosh se shperthimi i tij i fundit ka ndodhur pikerisht perpara 12.900 vitesh, ne fakt llogaritet qe shperthen çdo 10/12 mije vjet. Permasat e tij jane impresionuese: eshte afersisht sa vullkani i Malit Pinatubo ne Indonezi, i njejti qe shpertheu ne 1991 duke qene dhe shperthimi me shkaterrues i shekullit te 20-te, duke bere te ulet temperatura globale e Tokes me 0,5 grade per 1 vit rresht.

Fundi i botës - Majat! Laacher_see

Nese me te vertete vullkani gjerman do te shperthente, eshte vertet veshtire te imagjinohen pasojat: llogaritet se shiu i hirit vullkanik do te mbulonte te gjithe Europen (mendoni vitin e kaluar nderprerjet e fluturimeve ajrore ne Europe per shkak te shperthimit te nje vullkani mijera kilometra larg saj). Hiri vullkanik eshte i tmerrshem, eshte shume i ngjeshur aq sa mund te rrezoje nen peshen e tij ndertesa te medha dhe nese laget behet nje percjelles i elektricitetit, duke shkaktuar ne atmosfere furtuna gjigande elektrike. Jo vetem kaq: nese deperton ne mushkeri gjate frymemarrjes, atehere ngurtesohet dhe behet si çimento. Per momentin vihen re fllucka te vogla gazi qe po dalin ne siperfaqen e liqenit, nje shenje kjo qe vullkani po leshon magmen. Mbi mundesine e shperthimit te tij brenda vitit 2012 dhe mbi shqetesimet e komunitet shkencor per momentin ngelet vetem artikulli i publikuar nga gazeta qe leshoi alarmin: tabloidi britanik Daily Mail.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
niku magic man

niku magic man


Numri i postimeve : 27
Pikët : 57
Reputation : 4
Join date : 26/06/2012
Vendodhja : mitrovic

Fundi i botës - Majat! Empty
MesazhTitulli: Re: Fundi i botës - Majat!   Fundi i botës - Majat! I_icon_minitimeSat Sep 15, 2012 2:48 am

e Ver8
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Fundi i botës - Majat! Empty
MesazhTitulli: Re: Fundi i botës - Majat!   Fundi i botës - Majat! I_icon_minitimeMon Sep 17, 2012 2:31 am

A do te marre fund bota pas 100 ditesh?

Fundi i botës - Majat! Fundi-botes

Data 21 Dhjetor eshte fundi i gjithckaje. Apo ndoshta nuk eshte data 21 por data 23. Interpretimi i kalendarit Maja nuk eshte ne fakt shume i lehte dhe dicka e percaktueshme pa veshtiresi.

Megjithate ajo qe eshte e njohur tashme eshte qe kalendaret "Long Count" dhe "Dresden Codex" te viteve te Tokes ne fakt mbarojne ne Dhjetor te ketij viti. Ndoshta.

Dhe sipas nje industrie gjigande librash, dokumentaresh dhe faqesh interneti, fakti qe nuk ka me asgje neper keto kalendare mbas Dhjetorit, do te thote qe duhet t'i themi lamtumire gjithckaje pasi do te jete dita e fundit e botes.

Ka shume njerez neper bote qe kane qene te zene duke u pergatitur per ngjarjen ne fjale ne vitet e fundit.

Se si do te jete fundi i botes ne menyre ekzakte ende nuk eshte plotesisht e qarte dhe vazhdojne te shfaqen hipoteza nga me te ndryshme per shkaqet qe do te cojne drejt fundit.

Disa thone qe do te thithet nga nje vrime e zeze. Disa te tjere thone qe do te goditet nga nje asteroid. Ndersa ka te tjere akoma qe pretendojne qe Zotat antike do te rikthehen dhe ne nerva e siper do te shkaterrojne gjithcka.

Shume njerez me etnicitet Majan e pergjenjeshtrojne kete ide te apokalipsit dhe e konsiderojne ate si nje shpikje te Perendimit.

Ata thone qe gjithkush e di qe nuk eshte fundi i botes por shkrimet kane kuptimin e fillimit te nje epoke te re.

Edhe matematika e kalendarit Maja eshte e veshtire per tu interpretuar.

Eshte e bazuar ne nje cikel ceremonial prej 260 ditesh, orbita e Diellit me 365 dite, cikli i Venusit me 584 dite, dhe cikli i Marsit me 780 dite.

Keto perdoreshin per te percaktuar 'vitet e Tokes' qe zgjasnin ndermjet 900 vjet dhe deri 6700 vjet.

Nje matje e kohes e bere e njohur nga teoristet e New Age eshte baktun, nje cikel 144.000 ditesh qe perseritet vetem 13 here ne Dresaden Codex. Dhe eshte baza e spekulimeve ne lidhje me fundin e botes per ne 21 dhjetor.

Nder te tjera, kalendare me te vjeter se "Long Count" - ashtu si ai i gjetur ne Xultun ne Guatemalai mbyllin numerimet nja 7000 vjet ne te ardhmen.

Dhe ashtu si ne kalendaret tane, fundi i faqes apo edhe fundi i nje kalendari nuk do te thote qe ka ardhur fundi i botes.

Megjithate ka ende shume njerez qe jane te frikesuar nga hipotezat e frikshme qe jane hedhur ne lidhje me fundin e botes. Nje gje eshte e sigurt, qe ne daten 21 dhjetor do te mund te behet gjithshka me e qarte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Fundi i botës - Majat! Empty
MesazhTitulli: Re: Fundi i botës - Majat!   Fundi i botës - Majat! I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fundi i botës - Majat!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rendi i Ri Boteror apo Fundi i OKB-se?
» Fundi i botës po afron
» Fundi i botes: Kalendari Maya nuk parashikon nje gje te tille
»  Fundi i botës në 16 Mars 2880
» Apokalipsi, ja si do të jetë fundi i botës – FOTO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: EZOTERIZEM ::  A S T R O L O G J I :: E N D E R R A ::  P R O F E C I-
Kërce tek: