PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fundi i botes: Kalendari Maya nuk parashikon nje gje te tille

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Fundi i botes: Kalendari Maya nuk parashikon nje gje te tille Empty
MesazhTitulli: Fundi i botes: Kalendari Maya nuk parashikon nje gje te tille   Fundi i botes: Kalendari Maya nuk parashikon nje gje te tille I_icon_minitimeTue Dec 18, 2012 1:57 am

Fundi i botes: Kalendari Maya nuk parashikon nje gje te tille

Fundi i botes: Kalendari Maya nuk parashikon nje gje te tille Fundi-botes

Ndersa kultistet e te gjithe kalibrave u bejne thirrje banoreve te Tokes per te pritur me 21 dhjetor fundin e pashmangshem te mbare gjallesave, disa njerez, perkundrazi, jane duke u perpjekur per ta parandaluar ate me te gjitha forcat.

Nese do te gjykojme nga korrespondencat ne rrjetet sociale, ne Moske dhe ne qytete te tjera te medha ruse, njerezit me departamente te tera jane duke e marre 21 dhjetorin dite pushimi (per oret mbipune). Shume banore te qyteteve te medha po pergatisin me ankth shtepizat e veta verore (dacat) ne zonat periferike per kalimin e detyruar te dimrit ne to: po mbushin raftet me konserva mishi e peshku, me makarona, oriz, uje te pijshem. Ne Internetin rus njerezit kane ende kohe dhe mundesi per te porositur mini-komplete asortimentesh te quajtura "Presim fundin e botes", te cilat perfshijne nje cante te vogel te ndihmes se pare mjekesore, qirinj, shkrepese, dy kuti konservash, nje shishe uji te pijshem dhe nje shishe vodka. Por shume me teper ne mesin e ruseve ka njerez mendjelehte. Nese do te gjykohet nga portalet e restoranteve, tavolina te lira ne restorantet me te popullarizuara me 21 dhjetor pothuajse nuk kane mbetur fare, jane rezervuar te tera apriori. Nuk mbeten pas tyre edhe agjencite turistike, te cilat ofrojne bujarisht kushtet me komforte dhe me te sigurta per pritjen e fundit te botes.

Nga ana e vet shkencetaret, te cilet jane lodhur tashme se justifikuari traditat kalendarike te civilizimit te lashte Maya (Mayan) ne syte e njeriut bashkekohor, po perpiqen te shpjegojne arsyet e verteta te fundit te botes. Keshtu, ne nje interviste me Radiokompanine "Zeri i Rusise" Galina Jershova, Drejtore e Qendres per Studimin e historise dhe kultures se civilizimit Maya “Knorozov”, vuri ne dukje si me poshte vijon:

- Te gjitha fjalet e deklaratat, zhurma e buja rreth fundit te botes nuk jane gje tjeter vecse nje menyre banale per t’i zhvatur parate popullsise analfabete. Kjo nuk mund te quhet madje as teori, sepse teoria presupozon hulumtimin shkencor. Ndersa ky eshte thjesht nje mashtrim i radhes, sharlatanizem. Ne kalendarin Mayan nuk ka absolutisht kurrfare parashikimesh ne lidhje me fundin e botes. Vete kalendari eshte nje pllake guri me data kalendarike te gdhendura ne te, te cilat, me shume gjasa, kane te bejne me ciklet e levizjes se Henes.

Nderkohe, me mire nga te gjithe jane pergatitur per fundin e botes Bill Gates me shoket e tij nga korporata "Monsanto" dhe Fondacioni Rockefeller. Ata hapen ne nje nga pikat me veriore te Norvegjise - ne arkipelagun Svalbard ne Arktik - banken globale te fondeve te farerave. Ne kushte te posacme atje ruhen rreth 270.000 varietete te ndryshme farerash te kulturave bimore: grure, oriz, miser, dhe te tjera. Ndertimi superteknologjik, sigurojne krijuesit e tij, eshte ne gjendje te ruaje permbajtjen e vet te pacmuar per 10.000 vjet. Tani per tani nuk dihet nese ka ndermend valle Bill Gates ta prese 21 dhjetorin ne Svalbard. Por nga ana jone ne ju rekomandojme qe te mos humbisni kohen kot dhe te hollat per blerjen e shtepive-bunkere ne periferite e qyteteve. Me mire merruni me blerjen e dhuratave per festat e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri, qe po afrojne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
Fundi i botes: Kalendari Maya nuk parashikon nje gje te tille
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kalendari i Maya – Bota nuk shkatërrohet në 2012
» Zbulohet kalendari 1200 vjeçar i majave
» Zhdukja e qytetërimit Maya
» Fundi i botës - Majat!
» Zbulohet misteri i zhdukjes së qytetërimit Maya!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: EZOTERIZEM ::  A S T R O L O G J I :: E N D E R R A ::  P R O F E C I-
Kërce tek: