PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fundi i botës po afron

Shko poshtë 
+2
LaNiGc
Gon!
6 posters
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Fundi i botës po afron Empty
MesazhTitulli: Fundi i botës po afron   Fundi i botës po afron I_icon_minitimeWed Nov 07, 2012 1:14 am

Fundi i botës po afron: Ne Meksike zbulohet diçka e errët dhe e tmerrshme

Në një dhomë sekrete të groposur për mijëra vjet brenda një tempulli guri në Meksikë, është zbuluar diçka e errët dhe e tmerrshme. Kështu besojnë mbështetësit e teorisë së fundit të botës. Vendosjet astrologjike dhe formulat numerike, sipas tyre nuk mund të gabojnë: më 21 dhjetor të këtij viti do të ndodhë apokalipsi i parashikuar 5125 vjet më parë nga fisi Maja dhe bota do të marrë fund.

Majat, një civilizim i famshëm dhe i avancuar, kanë tërhequr sërish vëmendjen në shtetin meksikan, Yucatan dhe në Guatemala. Deri tani provat për teorinë e fundit të botës vërtiteshin rreth një pllake të vetme guri të gjetur në Amerikën Qendrore në një tempull të Majave, e cila e përshkruante kalendarin e Tokës deri më 21 dhjetor 2012.

Me gjithë skeptikët e kësaj teorie, mbetet fakt që Majat kanë qenë vëzhgues e njohës astronomikë të jashtëzakonshëm dhe të pasur me njohuri të përparuara matematike. Nëse ata kanë menduar se kalendari nuk duhej të shkruhej përtej vitit 2012, duhet të ketë pasur ndonjë arsye. Kjo çështje e ka tërhequr kaq shumë vëmendjen e publikut, sa edhe NASA ka një sektor që i dedikohet teorisë së fundit të botës.

Ndonëse referimet për këtë ishin vendosur mbi pllakën e gurit të gjetur në Tortuguero, Meksikën jugore në vitet ’60, pak ditë më parë në tempullin e Comalcalcos u gjet një tjetër pllakë, e groposur thellë në dhomën sekrete të tij, e cila mbante të njëjtat shifra që parashikonin fundin e botës. Sipas një përshkrimi në pllakat e gurit, një zot i tmerrshëm lufte i Majave do të zbresë nga qielli në këtë ditë. Pllaka e dytë daton e gdhendur 1300 vjet më parë dhe tani po mbahet në Institutin Nacional të Antropologjisë dhe Historisë në Meksikë.

Fakti se faqja e pllakës ishte mbuluar me një lloj stukoje, gjë që tregon se data është mbajtur sekrete dhe për vetë popullin Maja që vizitonte tempullin, ka shtuar akoma më shumë frikën për fundin e botës. Mijëra amerikanë po telefonojnë NASA-n, duke e pyetur nëse duhet të vrasin veten përpara kësaj dite. Shkencëtarët thonë se nuk ka një kërcënim të vërtetë në horizont, ndërsa ekspertët e majave nuk e mohojnë rëndësinë e kalendarit të këtij fisi, por thonë se shifrat e tij mund të jenë keqinterpretuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Fundi i botës po afron Empty
MesazhTitulli: Re: Fundi i botës po afron   Fundi i botës po afron I_icon_minitimeWed Nov 07, 2012 11:43 pm

FUNDI I BOTËS 2012 - NASA FLET ZYRTARISHT?!\


Prej disa muajsh në opinionin publik ka pasur dhe vazhdon të ketë informacione të bollshme që furnizojnë njerëzit me ankthin e fundit të botës më 21 dhjetor 2012. Dy janë dyshimet që hidhen sidomos në internet, aq sa shumë faqe kanë vendosur count-down që xhiron sot për shembull, edhe 45 ditë të mbetura...

Dyshimi i parë është për atë që njihet si profecia Maya, sipas të cilës më 21 dhjetor 2012 do të ndodhë apokalips në planetin Tokë.

Dyshimi i dytë lidhet me një planet të ngjashëm me Plutonin, i quajtur Eris i cili besohet se më 21 dhjetor 2012 do t’i vërsulet Tokës. Kjo hipotezë është ngritur prej faktit se ky planet ka dalë jashtë sistemit diellor.

Pikërisht për këto pyetje, NASA, organizata e vetme në botë që merret zyrtarisht me kërkimet shkencore për planetin, kozmosin dhe universin në tërësi dhe që studion, analizon dhe kontrollon çdo lëvizje të Planetit Tokë dhe përreth tij, ka dalë me përgjigje zyrtare mbi disa pyetje të përmbledhura nga ato që përditë e më shumë po e mundojnë njerëzimin.

Më poshtë ju sjellim qëndrimin zyrtar të NASA:

***

Përgatiti: Ariola Ymeraj

E kujtoni frikën e Y2K? Ai erdhi dhe shkoi pa shumë zhurmë. Por efekte mbresëlënëse ka lënë filmi “2012” me fokus datën 21 dhjetor, datë kur është parashikuar edhe fundi i botës siç e njeh i gjithë njerëzimi. Gjithsesi ky do të jetë një tjetër dimër solsciti.

“Viti 2012 është viti i fundit të Tokës”. Kështu parashikohet nga fise të ndryshme, ndërsa shkenca jep disa arsye që mbështesin se nuk ka “deadline” për njerëzimin.

Shkencëtarët e NASA u japin përgjigje disa pyetjeve që lidhen me fundin e botës në dhjetor të 2012.

Pyetja 1- A ka ndonjë kërcënim për Tokën në 2012? Shumë adresa në internet shkruajnë se fundi i Tokës do vijë në vitin 2012?

Përgjigja- Asgjë e keqe nuk do të ndodhë në Tokë në vitin 2012. Planeti ynë ekziston prej miliarda vjetësh dhe shkencëtarët në mbarë botën nuk shikojnë ndonjë rrezik lidhur me 2012.

Pyetja 2- Cila është origjina e parashikimit se fundi i botës do të vijë më 2012?

Përgjigja- Historia nisi me pretendimet se Nibiru një planet i zbuluar nga Sumerians, është drejtuar drejt Tokës.

Kjo katastrofë ishte parashikuar të ndodhte fillimisht në maj të vitit 2003, por asgjë nuk ndodhi dhe kjo datë u zhvendos për në dhjetor të 2012. Këto dy data u lidhën me parashikimet e kalendarit të fisit të lashtë Maja, në solsticin dimëror në vitin 2012, pra data e parashikuar si fundi i botës ishte 21 dhjetor 2012.

Pyetja 3- A përfundon kalendari Maja në Dhjetor 2012?
Përgjigja- Ashtu si kalendari që mbahet në murin e kuzhinës së shtëpisë tuaj, nuk pushon së ekzistuari edhe pas 31 dhjetorit, edhe kalendari Maja nuk pushon së ekzistuari në 21 dhjetor 2012. Kjo datë është fundi i periudhës së numërimit të fisit Maja, por ashtu siç kalendari fillon përsëri më 1 janar, një tjetër periudhë numërimi fillon për kalendarin Maja.

Pyetja 4- A mund të ndodhin fenomene nga ndikimi i planeteve në Tokë?

Përgjigja- Nuk parashikohen ndikime fatale në dy dekadat e ardhshme. Toka nuk do ta kalojë planin galaktik në vitin 2012, dhe efektet e tyre në Tokë janë të papërfillshme.

Çdo dhjetor Toka dhe dielli lidhen me qendrën e përafërt e Milky Way Galaxy, por që është një ngjarje vjetore pa asnjë pasojë.

Pyetja 5- A ka një planet me ngjyrë kafe i quajtur Nibiru, Planeti X apo Eris që po i afrohet Tokës dhe kërcënon planetin tonë me shkatërrim?

Përgjigja- Nibiru dhe histori të tjera rreth planetëve të pabindur janë një shaka e prodhuar nga interneti. Nuk ka asnjë bazë faktike për këto pretendime. Nëse Nibiru apo Planeti X do të ishin realë dhe do të afroheshin me Tokën në vitin 2012, astronomët do ta kishin ndjekur të paktën gjatë dekadës së fundit dhe tani do të dukej me sy të lirë. Natyrisht një planet i tillë nuk ekziston.

Ndërsa planeti Eris është i vërtetë, por ky është një planet i vogël i ngjashëm me Plutonin që do të mbetet në sistemin e jashtëm diellor, dhe afërsia me tokën është mbi 4 miliardë milje.

Pyetja 6- Çfarë është teoria polare e ndryshimit? A është e vërtetë se korja e tokës do bëjë një rrotullim 180 gradë është çështje ditësh apo orësh?

Përgjigja- Një ndryshim në rrotullimin e Tokës është i pamundur. Ka lëvizje të ngadalta të kontinenteve (për shembull Antarktida ishte pranë Ekuatorit qindra miliona vjet më parë), por që pretendimet për ndryshimin e poleve është i parëndësishëm.

Megjithatë, shumë nga faqet e internetit keqinformuese përhapin panik për të tërhequr dhe mashtruar njerëzit.

Edhe nëse ndodh një ndryshim magnetik, ai mund të ndodhë në mijëvjeçarët e ardhshëm.

Pyetja 7- A rrezikon Toka të goditet nga një meteor në vitin 2012?

Përgjigja- Toka ka qenë gjithmonë subjekt i ndikimeve nga kometat dhe asteroidet por goditjet e mëdha janë shumë të rralla.

Ndikimi i fundit i madh ishte 65 milionë vjet më parë, dhe që çoi në zhdukjen e dinozaurëve. Sot astronomët e NASA-s po kryejnë një studim të quajtur “Spaceguard Survey” për të gjetur të dhëna për ndonjë asteroid që mund të godasë Tokën. Por kemi konstatuar se nuk ka asteroide aq të rrezikshëm sa ai që vrau dinozaurët. E gjithë kjo punë është postuar çdo ditë në faqen zyrtare të internetit të NASA, kështu që deklarojmë se nuk është i vërtetë parashikimi për fundin e botës në 2012.

Pyetja 8- Si ndihen shkencëtarët e NASA lidhur me pretendimet për pritshmëritë e fundit të botës?

Përgjigje- Për çdo fatkeqësi të mundshme apo ndryshime dramatike në 2012 ku është shkenca? Ku janë provat? Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt, çdo gjë është e imagjinuar, edhe pse për ato mund të jenë bërë libra, filma, dokumentarë, dhe postuar në internet, asnjë fakt nuk mund të pohohet se është i konfirmuar. Nuk ka asnjë dëshmi të besueshme për asnjë nga pohimet e bëra në mbështetje të ngjarjeve të jashtëzakonshme që mund të ndodhin në dhjetor 2012.

Pyetje 9: A ka ndonjë rrezik nga stuhitë diellore gjigante të parashikuara për vitin 2012?

Përgjigja- Aktiviteti diellor ka një cikël të rregullt, përafërsisht çdo 11 vjet. Pranë këtyre aktiviteteve mund të shkaktohen disa ndërprerje të komunikimit satelitor, megjithëse inxhinierët kanë ndërtuar pajisje elektronike që janë të mbrojtura nga stuhitë diellore të mëdha. Por nuk ka asnjë rrezik të veçantë lidhur me vitin 2012. Stuhia tjetër diellore mund të ndodhë në periudhën 2012-2014, por nuk parashikohet ndonjë ndryshim nga ciklet e mëparshme. a.y/noa.al
Mbrapsht në krye Shko poshtë
~AnnA~




Numri i postimeve : 2
Pikët : 2
Reputation : 0
Join date : 09/10/2012
Vendodhja : Perendim

Fundi i botës po afron Empty
MesazhTitulli: Re: Fundi i botës po afron   Fundi i botës po afron I_icon_minitimeThu Nov 08, 2012 4:10 am

sa per ata qe predikojne dhe parashikojne diten dhe daten, jam mese e bindur qe jane gabim...askush nuk e din se kur do te ndodhe fundi...dhe, kur vendosin nje date e nje vit, thjeshte, jane tregues budallalleku dhe mungese serioziteti...

Edhe ne maj n'a ndodhte apokalipsi....bile ne nje emision ndegjova se, ne Maj Toka ka per t'u ndalur per 72 ore keshtu qe pasojat do te jen fatale, dhe????
deshtim total....kot, sa i bejne me panik njerezit labil...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
The Hitman




Numri i postimeve : 10
Pikët : 22
Reputation : 0
Join date : 26/02/2012

Fundi i botës po afron Empty
MesazhTitulli: Re: Fundi i botës po afron   Fundi i botës po afron I_icon_minitimeThu Nov 08, 2012 8:15 pm

Fisi Maja ishte i sakte ne disa parashikime. Pse jo, mund ta kene parashikuar edhe kete ne menyre te sakte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
GENTI




Numri i postimeve : 2
Pikët : 2
Reputation : 0
Join date : 30/11/2012

Fundi i botës po afron Empty
MesazhTitulli: Re: Fundi i botës po afron   Fundi i botës po afron I_icon_minitimeFri Nov 30, 2012 8:48 am

kum ndegju nga babgjyshi im se fundi i botes ndodh at,her kur nuk lindin femi sepse sipas gjyshit se femiju nuk ka shpirt dhe se deri ne 7 vijet i falen gabimet per shkak se nuk din qka ban qka flet etj etj sa esht e sakt kijo thenije nese mund tme pergjigjeni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nikolino




Numri i postimeve : 54
Pikët : 285
Reputation : 21
Join date : 26/02/2012

Fundi i botës po afron Empty
MesazhTitulli: Re: Fundi i botës po afron   Fundi i botës po afron I_icon_minitimeFri Nov 30, 2012 10:59 pm

Fiset maja kane shenuar fundin e kalendarit te tyre ne ate date dhe jo fundin e botes. Por njerezit per interesin e tyre fitimprures e interpretojne tjeter per tjeter. Pra do te thote qe po perfundon nje epoke dhe po hyjme ne nje epoke te re, asgje me shume. Eshte thjesht nje fund epoke ose mijevjecari per ata.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Fundi i botës po afron Empty
MesazhTitulli: Re: Fundi i botës po afron   Fundi i botës po afron I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fundi i botës po afron
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fundi i botës - Majat!
» Piramida serbe do te shpetoje njerezit nga fundi i botes
» Pse fundi i botes nuk ndodhi dje?
»  Fundi i botës në 16 Mars 2880
» Vdekja nuk është fundi”, thonë shkencëtarët sipas Ajnshtajnit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: