PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

  Fundi i botës në 16 Mars 2880

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

 	 Fundi i botës në 16 Mars 2880  Empty
MesazhTitulli: Fundi i botës në 16 Mars 2880     	 Fundi i botës në 16 Mars 2880  I_icon_minitimeSun Oct 13, 2013 11:40 am

Fundi i botës në 16 Mars 2880

 	 Fundi i botës në 16 Mars 2880  Meteori-1110

Me dhjetëra herë janë përfolur data të ndryshme për fundin e jetës së planetit tonë.

I quajtur ndryshe “Armaggedon”, fundi i ekzistencës së jetës të Tokës parashikohet edhe nga të gjithë librat e shenjtë, në të cilët bazohen fetë tradicionale.

Vetëm në vitet e fundit, thashethemet se kur do të vinte fundi kanë bërë që të përfshihen nga paniku me miliona njerëz në të gjithë botën, në fillim me fundin e fiksuar në datën 2000 apo atë të 21 dhjetorit 2012, e këto janë vetëm disa prej pak datave të përfolura.

E megjithatë, shkencëtarët e NASA-s tashmë janë më të sigurt se kurrë më parë, se “Apokalpsi” mund të ndodhë pas nëntë shekujsh, në datën 16 Mars të 2 880.

Në këtë përfundim, grupi i ekspertëve arriti pas monitorimit të një asteroidi, trajektorja e të cilit ndiqet që prej vitit 1950.

Trupi qiellor në fjalë qarkullon prej nuk dihet se kur brenda galaksisë sonë në një trajektore rreth Diellit, por në datën e paralajmëruar, trajektorja e tij me atë të Tokës përputhen tërësisht.

Nuk përjashtohet që përllogaritjet të kenë ndonjë gabim, por kjo mundësi është shumë e ulët dhe shanset që 16 marsi 2880 të jetë realisht dita e fundit e ekzistencës së planetit janë shumë më të besueshme se në thashethemet që kanë qarkulluar mbi bestytëni të bazuara tek parashikues si Nostradamusi apo kalendari i fiseve maja.

Me gjerësinë e një kilometri dhe një shpejtësi prej 50 mijë kilometrash në orë, nëse do të godasë Tokën, me shumë gjasa asteroidi do ta bënte këtë në Oqeanin Atlantik. / Top Channel
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
Fundi i botës në 16 Mars 2880
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fundi i botës po afron
» Fundi i botës - Majat!
» Rendi i Ri Boteror apo Fundi i OKB-se?
» Pse fundi i botes nuk ndodhi dje?
» Misteri më i madh i planetit Mars

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I :: A S T R O N O M I-
Kërce tek: