PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rendi i Ri Boteror apo Fundi i OKB-se?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Rendi i Ri Boteror apo Fundi i OKB-se? Empty
MesazhTitulli: Rendi i Ri Boteror apo Fundi i OKB-se?   Rendi i Ri Boteror apo Fundi i OKB-se? I_icon_minitimeWed Mar 07, 2012 2:12 am

Rendi i Ri Boteror apo Fundi i OKB-se?

Rendi i Ri Boteror apo Fundi i OKB-se? Rendi-i-ri-boteror

Mos aftësia, apo në rastin më të thjeshtë, divergjencat thelbësore në Këshillin e Sigurimit për të zgjedhur drejtë çështjen e Kosovës, shtrojnë edhe njëherë pyetjen e dilemën, cili është roli i këtij mekanizmi dhe a është i aftë Këshilli i Sigurimit të kryej misionin e tij, apo në rastin tjetër, afërmendsh, a ndjehet fundi i OKB-së?

Teoricienë dhe filozofë të ndryshëm që janë marrë me marrëdhëniet ndërkombëtare kanë potencuar nevojën për të pasur një fuqi që ruan rendin botëror. Së këndejmi, nevoja për të pasur një mekanizëm global për sigurinë, rendin dhe zgjedhjen e konflikteve eventuale, asaj që Hobsi do t’i thoshte një polici ndërkombëtar, është ndjerë kaherë dhe për të është punuar shumë. Në shekullin që lamë pas, kemi pasur disa tentativa. Pra është e qartë se nevoja e ekzistimit të një organizimi politik në nivel ndërkombëtar, ka arsyetuar formimin e OKB-së dhe misionit të saj, që do të përkujdesej për sigurinë dhe rendin global. Sidomos kjo çështje është theksuar pas dy luftërave botërore me përmasa shkatërruese. Andaj, pas këtyre dy luftërave formimi i një organizimi mbishtetëror dhe mbikombëtar u pa si diçka e domosdoshme. Kështu, Kombet e Bashkuara i krijuan me 1945. Arsyet ishin të shumta, ndërsa pika qendrore që i lidhte shtetet, si ato superfuqi, po ashtu ato të vogla, lidhej me vendimin për të mos pasur luftëra të përmasave botërore. Madje, Lufta e Dytë Botërore, u pa si një rast i mirë që bota të merr mësim. Që këndej roli i Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, edhe përkundër aspekteve pozitive dhe ndërhyrjeve eventuale për të ndaluar ndonjë konflikt, nga prizmi teorik e analitik, shihet me shumë skepticizëm, sepse të shumtën e herëve ka dështuar. Menjëherë pas Luftës së dytë botërore, bota u nda në dy ideologji kundërshtuese, mes Komunizmit dhe Perëndimit (kapitalizmit).

Vajtim dhe buzëqeshje me zor

Në shumë raste të mirënjohura, Këshilli i Sigurimit nuk arriti të ndikoj në parandalimin e ndonjë konflikti apo lufte, sidomos Këshilli i Sigurimit me dy anëtarët e përhershëm ish-Bashkimin Sovjetik dhe Kinën që çdo herë kanë kundërshtuar idetë, nismat perëndimore, madje nganjëherë vetëm e vetëm pse duhet kundërshtuar. Këto divergjenca te thella në pikëpamje, që kanë përcjellë këtë institucion gllamoz botëror, kanë penguar që të merr kjo organizatë ndonjëherë ndonjë vendim të rëndësishëm që ia vlen të mbahet mend. Pas rënies së Bllokut sovjetik si dhe komunizmit, në marrëdhëniet ndërkombëtare u mendua se tashmë ishte koha që të funksionalizohej Këshilli i Sigurimit, duke shpresuar në një rend të ri botëror, ku OKB do të mund të luante rol të fuqishëm në botë, sidomos në parandalimin e konflikteve, zgjedhjen e tyre, etj. Por, luftërat e fundit në Ballkan dëshmuan sheshazi se OKB është me tepër një institucion sa për të qenë, ku bëhen retorika dhe ku merren pak vendime të drejta.

Ndodhën shumë gjakderdhje në Somali, Ruand, Kroaci, Bosnje, Kosovë dhe së fundi në Irak dhe OKB asnjëherë nuk arriti të ndikoj për të ndaluar, zgjedhur një konflikt. Këshilli i Sigurimit dhe vetoja e disa shteteve mundësuan që të zhvilloheshin disa luftëra. Ndonëse për të dëshmuar burokracinë dhe moralin e dyfishtë, për shembull në rastin e Kosovës, vetëm pas përfundimit të bombardimeve të NATO-së i japin mandatin asaj në mënyrë që të shfrytëzojnë pasluftën për të instaluar administratë politike në Kosovë. Por, OKB, si dhe KS ishte kundër intervenimit në Kosovë. Si pasojë e kësaj, edhe sot e gjithë ditën shumë procese në Kosovë janë sabotuar, penguar dhe kanë marr kahe jo aq të dëshirueshme. Kjo gjë u vërejt sidomos këto muajt e fundit me lojën e pafundme që bëhet me fatin e një rezolute për të definuar statusin e ardhshëm politik të saj. Sidomos kjo bëhet me absurde, nga fakti se në këtë proces, që tashmë ka një histori, Këshill i Sigurimit ka pasur përfaqësuesin e saj që ka paraqitur një projekt.

Për të kuptuar se OKB nuk funksionon në misionin e saj, mund të përmendim edhe rastin e Irakut. Ata e kanë ditur rrezikun e diktaturës, kanë qenë në dijeni për vrasjet e panumërta që ka bërë diktatori i tyre dhe asnjëherë nuk arritën konsensus elementar për të parandaluar atë. Nga ky pozicion në opinionin e gjerë politik anekënd, tashmë ka zëra që thonë se OKB nuk funksionon, ai ka dështuar dhe do të dështoj në çdo konflikt. Së këndejmi disa shohin një super OKB tek G8, apo në rastin e Kosovës të Grupi i Kontaktit.

Procesi politikë rreth Kosovës ka hyrë në fazën me delikate, dhe atë falë vetëm institucionit, i cili është dashur të rregulloj këtë çështje, që është angazhuar në këtë çështje dhe që ka shpenzuar aq shumë për këtë çështje. Kjo tashmë nuk ndodh, ndërsa në lojë do të hyj varianti tjetër, ai i zëvendësimit të institucionit të OKB-së nga fuqitë demokratike, që edhe në të kaluarën e kanë shpëtuar Kosovën nga kthetrat millosheviçiane.

Edhe tash, kur në Këshillin e Sigurimkanë qarkulluar disa rezoluta, gjasat që ky institucion të kryej misionin në përkim me atë për të cilin është ngarkuar, duken minimale. Mbetën rrugët tjera, sikur në raste të shumta. Është SHBA, ajo, që luan këtë rol dhe kryen këtë mision në partneritet me Unionin Europian.

Edita Kuçi – Analiste në drejtimin e shkencave për paqe dhe konflikte, nga Malmo e Suedisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
Rendi i Ri Boteror apo Fundi i OKB-se?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  NWO-Rendi i ri boteror
» Cifutet dhe Illuminati (Rendi i Ri Boteror)
» Fundi i botës po afron
» Pse fundi i botes nuk ndodhi dje?
» Fundi i botës - Majat!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE ::  K O N S P I R A C I O N-
Kërce tek: