PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Meditime - Tregime shqiptare dhe jeta pozitive

Shko poshtë 
AutoriMesazh
xhemajl




Numri i postimeve : 42
Pikët : 117
Reputation : 1
Join date : 29/02/2012

Meditime - Tregime shqiptare dhe jeta pozitive  Empty
MesazhTitulli: Meditime - Tregime shqiptare dhe jeta pozitive    Meditime - Tregime shqiptare dhe jeta pozitive  I_icon_minitimeThu Apr 26, 2012 9:13 am

Nipçe t'i them pak fjalë para se ta them një tregim të mrekullueshëm. Ky tregim, që do të pasojë, është marrë (huazuar) nga tradita e mrekullueshme e Sufive. Sepse, të kam thënë sa herë: ngritja shpirtërore është si bleta: thithë nektarin e dijes nga të gjitha anët e globit, nga të gjitha traditat dhe nga të gjitha burimet. Asgjë nuk mohon, asgjë nuk përjashton.
Pjesa që quhet shkencë në ngritjen shpirtërore, secilën dije e analizon nga të gjitha mënyrët: aty ku mund të analizohet në mënyrë laboratorike – e analizon, aty ku duhet të analizohen përvojat – bëhet analizë e gjerë me shumë mediume e kështu me radhë... Por duhet thënë shkoqas: ngritja shpirtërore nuk është shkencë. Që ta kuptosh ti më mirë, po ta them në një mënyrë tjetër. Kur ngritja shpirtërore mirret, për shembull, me lulen, atëherë pjesa e kësaj analize që mirret me rrënjët e lulës – është shkencë e pastër. Kur të analizohet trupi i lulës, trungu dhe gjethet e gjelbërta – pjesëmarrja e shkencës nisë e zvoglohet dhe fillon arti. Kur dilet në analizën e bulbërisë së lulës – shkenca gati zvogëlohet krejtësisht dhe bulbëria e lulës është shumë më shumë art dhe ngritje shpirtërore. Por, kur analizohet aroma e lulës, atëherë pjesëmarrja e shkencës është fare e vogël, madje edhe e artit dhe “fronin”e merr ngritja shpirtërore.(Të kam thënë a nuk të kam thënë: jeta nuk është rrugë njëkahëshe, e njëtrajtshme, njëdimensionale, por e ndërthurur me të gjitha dhe prej të gjithave: shkencë – kur është e dukshme, konkrete dhe objektive; art – kur është pak e dukshme e shumë e padukshme dhe e pathënë, pra subjektive; dhe ngritje shpirtërore – kur është edhe e dukshme, por shumë më shumë subjektive dhe sidomos: e padukshme... A shihet aroma e lulës? A shihet trupi yt energjetik?)
(Eh, sa po zgjatem edhe unë, nipçe, gati se po harrojë për çka desha të flas!... Më fal për këto digresionet e gjata, por shpesh po më duhen për Ty).

A t'i kthehemi tregimit?
Lexoje...
El Mahdi Abasi ishte njëri prej mjeshtërve më të mëdhenjë të sufizmit. (Kuptoje drejt: jo mjeshtër i betonit, dërrasave e hekurishtave, por mjeshtër i SHPIRTIT) dhe një ditë ky Mjeshtër i njohur në tërë botën e shpalli një të vërtetë: pa marrë parasysh sa e qysh mundohen njerëzit ta ndihmojnë një njeri – është një DIÇKA në njeriun që e pengon atë ndihmë dhe, thjesht e shkurt: nuk mund ta ndihmosh njeriun. (Nënteksti: vetëm njeriu mund ta ndihmojë veveten!).
Meqenëse disa njerëz të asaj kohe e kundërshtuan këtë teori, duke thënë se nuk është e vërtetë se secilit njeri mund t'i ndihmosh dhe po deshen njerëzit t'i ndihmojnë – atë edhe e arrijnë. Kur u panë të gjitha këto reagime të ashpër, El Mahdi Abasi tha:
“Do ta shihni me sytë tuaj, do ta demonstrojë para jush këtë të vërtetë të madhe!”
Dhe, çka ndodhi? Ndodhi ashtu siç ndodhin gjërat në situata të caktuara.
Erdh tek Mjeshtri El Mahdi Abas një njeri tepër i varfër, një lypës i këputur nga varfëria, i mbytur në borxhe... Erdh për ndihmë tek Mjeshtri El Mahdi, sepse e dinte mirë se te ky Mjeshtër vijnë edhe vete mbretërit dhe, vetëm një lëvizje e gishtit të El Mahdiut – jeta e njeriut të varfër do të ndryshonte tërësisht, sepse në shenjën më të vogël të Mjeshtrit, El Mahdiut, mbreti do t'ia plotësonte të gjitha kërkesat lypësit të varfër.
E lupësi i shkretë qante dhe lutej: “Më ndihmo, o Mjeshtër, jepja një shenjë mbretit dhe mjerimi im do të zhduket. Kam shumë fëmijë të uritur, jam në borxhe deri në fyt sa, edhe po të fillojë sot të punojë, tërë jetën nuk mmund ta dalë nga borxhet... Edhe të afëmrit e mi janë të varfër, po vuajmë për bukën e gojës...”
El Mahdi Abasi i tha: “Është e pamundur. Nuk mund t'i them mbretit asgjë për ty!”
Njerëzit që gjendeshin aty, i thanë: “Pse Mjeshtër nuk po e thua një fjalë për këtë njeri? Një fjalë e gojës tënde dhe mjerimi i tij do të zhduket, vetëm një fjalë... Ke mëshirë, Mjeshtër!”
El Mahdi Abasi tha: “Ju kam thënë edhe më parë, edhe nëse do ta ndihmonim këtë njeri, do të dali diçka që ta pengojë atë ndihmë, dhe, ndihma nuk do ta ndyshojë gjendjen e tij, sepse është një pengesë BRENDA këtij njeriu , është një DRY që e pengon begatinë të hyjë në jetën e tij! Përpjekjet për ta ndihmuar do të jenë të kota!”
Njerëzit si El Mahdi Abasi e kanë shikimin e thellë, nuk kanë shikim sipërfaqësor si njerëzit e tjerë, ata shohin thellë në njeriun. Shikimet e Mjeshtrit do të kenë depërtuar në shtresat e padukshme, në shtresat e thella të atij njeriu dhe do ta ketë parë dryrin, pengesën që nuk e lejon hyrjen e begatisë dhe që, ai njeri, për çdo ditë do të bëhet i varfër e më i varfër.
Njerëzit prapë insistoni t'i ndihmohet njeriut të varfër. Mjeshtri El Mahdi Abas iu tha:
“Një ditë do ta shihni me sy, praktikisht, këtë që po ua them. Po më detyroni t'ua demnostrojë që ta kuptoni, sepse, e shohë, ju as nuk e kuptoni as nuk bindeni për të vërtetën që e kam shpallë.”
...dhe kaluan ditë e ditë, dhe, kur të gjithë e kishin harruar shpalljen e ksaj të vërtete të Mjeshtrit, ai, El Mahdi Abasi, iu tha njerëzve të vet:
Ti shko e veje në urë një thes më flori, në orën dymbëdhjetë. Ti shko e merre atë njeriun e varfër që më lutej ta ndihmojë dhe sille te ura. Ju të tjerët, dëshmitarët, eni me mua të strehohemi anash pranë ure, në anën e djathtë, dhe shikoni të strukur pa asnjë zë.
Kështu edhe ndodhi.Të varfërit i thanë në fillim të urës, kaloje këtë urë, ngadalë.
I varfëri kaloi nëpër urë, doli në anën e djathtë.
“Çka ke parë në urë? “ E pyeti El Mahdi Abasi.
“Asgjë!” u përgjegj njeriu i varfër.
“Si ka mundësi?” e pyeti Mjeshtri.
I vafëri u përgjegj:”Sa nisa ta kalojë urën, e këtë urë e kam kaluar me mijëra herë, një mendje më tha: sa përvojë e mirë do të ishte sikur të provoja ta kalojë këtë urë me sy të mbyllur, si asnjëherë më parë. Ashtu edhe veprova dhe, natyrisht, nuk kam parë asgjë në urë”.
“A ju kam thënë”- iu tha Mjeshtri njerëzve që ishin dëshmitarë - “Është një DRY brenda këtij njeriu, siç ndodhet edhe brenda shumë të tjerëve, që e pengon hyrjen e begatisë, sepse ky njeri VETË e ka ndërtuar pengesën me mendimet e tija...”


...dhe këtu, nipçe, përfundon tregimi.

Është e ditur se mendja e njeriut është dukuri komplekse. Në qoftë se njeriu nuk di ta përdorë këtë mendje, ose këtë dukuri komplekse, atëherë, me dorën e vet, pa vetëdije, ia shkakton vetit pengesat e begatisë, të shëndetit, të suksesit dhe të lumturisë. Por, në qoftë se njeriu e fiton NJOHJEN, mëson qysh ndikojnë ligjet e universit në mendjën e tij dhe mendja e tij në ligjet e universit (sepse çdo gjë është e lidhur me çdo gjë!) në qoftë se njeriu di ta krijojë shtratin e mendimit të mirë, atëherë do të ndodhë e kundërta.
Këtu është SEKRETI që thotë: në njeriun është dryri që ia mbyllë derën të gjitha të mirave për jetë dhe e shkakton mjerimin, por mu në njeriun është edhe ÇELËSI për hapjen e asaj dere që mundëson hyrjen e të gjitha të mirave në jetën e njeriut.
E ke tash të qartë pse të kam thënë se njeriu e ka dhuratë LIRINË e madhe: prej shëmtie deri në shënjtëri ose prej mjerimi deri në lumturi?
Mos e akuzo askënd: ti i krijon gjendjet që i meriton!

Shkruan Daut Demaku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Meditime - Tregime shqiptare dhe jeta pozitive
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Meditimi mendohet të ketë efekte pozitive për disa probleme që lidhen me stresin
» FORCA E ENERGJISË POZITIVE
» Tregime dhe thënje nga tradita sufiste
» Fjale te urta shqiptare
» Zbulimet shkencore shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T-
Kërce tek: