PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 12:26 am

Thënje nga Bejazid Bistamiu k.s

Gjërat për të cilat ju flasin nuk mund të gjenden me hulutim,ato i gjejnë megjithatë vetëm ata që i kërkojnë.

Nuk do të bëheni sufi derisa nuk bëheni si dheu-edhe të drejtët edhe mëkatarët mbi të shkelin njëjtë; derisa nuk bëheni sikur reja që hedh hije mbi të gjitha gjërat, derisa të mos bëheni shi që bie njëjtë si mbi të dashurit si mbi të urryerit.

Tridhjetë vjet kërkova Allahun,e kërkova nga dashuria,pa shpresë dhe frigë!.Më në fund fshehtësitë u ndriçuan,Ai në qenësi është Ai që më kërkon mua!.

Perdet më të trasha mes njerëzve dhe Allahut
Janë urtësit e njerëzve,
Adhurimi i atyre që adhurojnë
Dhe zelli i të përkushtuarve.

Sikur ta dija që vetëm një hap e kam hedhur sinqerisht,nuk do të kisha qarë kokën për asgjë tjetër.

Kisha menduar që arrita para fronit të Allahut,dhe thashë;"O fron i Allahut,na thanë që Mëshiruesi në ty gjendet"
O Bajezid." U përgjigj froni,"neve na është thënë që Ai gjendet në zemrën e njeriut të përulur.

Në fillim gaboja në katër gjëra.Dëshiroja ta kujtoja Allahun e Lartëmadhërishëm,ta njihja,ta doja dhe ta kërkoja.Kur mbërrina në fund të rrugës,e kuptova që AI më kujton mua,e jo unë Atë;se aty bëhej për dijen e Tij për mua,e jo timen për Të,dashurinë e Tij për mua e jo timen për Të,dhe se në thelb AI është ai që kërkon,sepse njeriu nuk është në gjendje ta gjejë Atë.

Jam nxjerrë nga Bajezidi sikur gjarpri nga lëkura e vet.Atëherë e kuptova që arshiku dhe Mashuku gjithmonë kanë qenë Një.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 12:27 am

Thënje nga Xhundejdi k.s.

Nëse keni fuqi të gjykimit,kërkojeni shoqërinë e dervishëve; bëhuni njëri nga ata dhe mos kërkoni asgjë më shumë.
Dashuria e dervishëve hap dyert e xhennetit; dervishët nuk kanë lakmi për pallatet sulltanore,dhe as kopshtijet me aromë.
Në zemrat e tyre të ndezura,ka mbetur vetëm dashuria;ka mbetur vetëm dashuria e madhe për Allahun.

Udhëtimi nga kjo botë drejt tjetrës(heqja dorë nga gjërat e kësaj bote për hirë të gjërave shpirtërore)është e llehtë për besimtarin.Është rrugë e vështirë nga krijesa deri te Krijuesi.Edhe më e vështirë është rruga nga shpirti deri te Allahu. Të jesh në Hadterin(pranin e Tij) e Allahut,nga të gjitha është më e vështira.
Ta qetësosh shpirtin tënd do të thotë të heqësh dorë nga vullneti personal.

Thënje nga Xhelaluddin Rumiu k.s.

Dje arrita i dehur në prag të dashurisë;por,sot nuk ia dal t'i gjej dyert e saj.
Frika dhe shpresa ishen krahët me të cilët fluturoja;por,me ta më nuk mund të fluturoj,i humba ata krih.
Më nuk kam frikë as shpresë,dhe asgjë nuk më brengos,sot në krahët e dashurisë unë fluturoj lartësive!

Për udhëtim shpirtëror është e domosdoshme të kesh udhërrëfues,Gjejeni, sepse pa të ky udhëtim është përplotë me pengesa,frikë dhe rreziqe.Pa prijës, lehtë do të humbisni rrugën.Në rrugën shpirtërore mos ecni vetëm.

Nëse nefsi i arrin dëshirat e veta dhe përfiton ndonjë pasuri,do të kapet fuqishëm pas saj për shkak të lakmisë së vet dhe nga frika e varfëris dhe nevojës.

Nefsi urren kur njerëzit jan shpirtgjërë ndaj njëri tjetrit.Kur sheh që dikush përfiton mbështetje të hapur të të tjerëve,përpiqet që ta shkatërroj këtë.

Nefsi është ajo kulçedër,tiran gjakpirës ai nuk është i vdekur por vetëm i përgjumur.
Ruajeni kulçedrën tuaj,në akullin e vetë-disiplinës;Mos lejoni që mbi të të bie dielli i Bagdadit.Kulçedra juaj le të mbetet e fjetur.Po ndodhi e zgjuat,ajo do t'ju gllabëroj!!

Lirat tuaja në këtë rrugë janë vendosmëria juaj dhe besimi.Nga këtu do të merrni aq dituri sa të keni besim dhe këmbëngulje.Kur të ndjeni lakminë për sheqer,së pari mateni qesen që e keni marrë në përputhje me kapacitet tuaja për të vendosur sheqer në të.

I dehur nga dashuria, ja Rabbi,në gotë të pashë Ty!Por,ata që nuk janë në dashuri,nëgotë do ta shohin vetvetën.

o zemër,rri me atë që zemrën e njeh.Rri nën bagremin, me aromen e beharit.

Sikur ti,bile për një çast,do të mund të çliroheshe nga vetvetja.Menjëherë do të të zbulohej fshehtësia e të gjitha fshehtësive.Fytyra e të panjohurit, e fshehur mbi këtë gjithësi.Do të shfaqej në pasqyrën e syve tu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 12:27 am

Thënje nga Ibën ' Arabiu k.s.

Kjo botë është vend i përgatitjes;këtu mësohen shumë leksikone dhe jepen shumë provime. Zgjedh sa të mundesh më pak.Ji i kënaqur me atë që e ke,po qoftë ajo edhe më pak se që kanë të tjerët.Në të vërtetë,sa më pak aq më mirë.
Kjo jetë nuk është e keqe,sepse është ara e jetës së ardhshme.Çfarë mbjell këtu do të korrësh atje.Përmes kësaj bote udhëtohet drejt lumturisë së përjetshme,prandaj është mirë,e vlen kujdesin dhe respektin.Ajo që është e keqe në të,është kur bëheni të verbër ndaj të së vërtetës dhe plotësisht i dorëzohemi lakmive tuaja, dëshirave, kënaqësive kalimtare.Mësuesi ynë, Muhammedi -bekimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të - në të cilin ishte e pastër si kristali,ishte pyetur se çka ishte dynjallëku?
"Gjithçka që ju bënë të pavëmendshëm bën që ta harroni Zotin tuaj"ishte përgjigjur.Prandaj,të mirat e kësaj bote nuk janë të dëmshme vetvetiu,por vetëm atëherë kur ju bëjnë të jeni të harrueshëm,të panënshtrueshëm dhe të pavetëdijshëm për Zotin tuaj.

Një ditë kalifi Omer takoi një grup që kishin qejf të rrinin kot.
"Kush jeni ju?" i pyeti.
"Ne jemi ata që punët tona ia lëmë Allahut të Lartëmadhërishëm dhe mbështetemi vetëm në Të",u përgjigjen.
"Vërtetë,"bërtiti Omeri r.a.,"ju nuk jeni ata!Nuk jeni gjë tjetër pos parazitë që ushqeheni me djersën e huaj! Ai që vërtetë beson në Allahun,së pari e mbjell farën në barkun e kësaj toke e mandej mbështetet në Allahun dhe Atij ia lë gjërat që t'i përfundoj."

Hazreti Aliu e pyeti Pejgamerin a.s.."Cila vepër nuk është plotësisht e padobishme dhe e humbur?"
Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj:"Ndjekja e së vërtetës.Kërkoje të vërtetën dhe gjeje në vetvete; pra,nije vetveten! Kërkoje shoqërinë e njerëzve të urtë,atyre që posedojnë dije.Pranoje atë që e thonë ata,sepse njeriu mund ta kuptoj vetëm atë që e pranon.Ji i sinqertë në fjalët tua;një gjuhë nuk guxon t'i thotë dy gjëra të kundërshtueshme. Kurrfarë gënjeshtre dhe mashtrim nuk do të guxonte të t'i kaplonte mendimet tua.Mos nënçmo askend,sepse të gjithë,në qenësinë e tyre të brendshme e duan gjënë e njejtë.mos prek asgjë që nuk të përket.Shmangu vendeve ku grumbullohen njerëzit;bile edhe në ato vende përpiqu që të jesh me vetveten tënde,sepse në ty është vendi ku shfaqet e vërteta;e vërteta është në ty."

Bëj gjithçka që t'i afrohesh Zotit tënd,në ibadetin dhe lutjen tënde.Mendoje që secili moment, secila lutje mund të jetë e fundit; ndoshta më nuk do të ketë rast.Ky qëndrim i të menduarit të mundëson të jesh i kujdesshëm,i sinqertë dhe i drejtë.

Sufiu në çdo moment bëhet më i përulur, sepse është më afër Zotit të vet. Sufijtë shohin pa dije,pa sy,pa informacione, pa vëzhgim dhe pa përshkrim,pa mbules dhe pa perde.E kanë tejkaluar vetveten, ekzistojnë vetëm me ekzistencën e Tij.Vetëm Ai i vë në lëvizje.Ai flet me gjuhët e tyre.Ai shikon me sytë e tyre.
Allahu Lavdiplotë në një hadith-i kudsi ka thënë:"Kur unë r dua robin tim,shëndërrohem në veshë me të cilët ai ndëgjon,sy me të cilët shikon,gjuhë me të cilën flet,dorë me të cilën prekë."

Gjithçka që ju nevojitet nga kjo botë është fitimi i ndershëm i cili do t'u shuaj urinë,mbulimi me rroba i trupit tuaj dhe mbulimi i kokës suaj me kulm.Le të jenë këto të vetmet gjëra që i kërkoni nga kjo botë.

Harxho nga ajo që Allahu i Lavdishëm të ka dhënë,mos ki frikë nga varfëria.Allahu do ta plotësoj premtimin e Tij ndaj teje,ia kërkove apo jo këtë.Asnjë nga zemërgjerët nuk ka vdekur në dëshpërim.

Ata që e adhurojnë Zotin në diell e shohin vetëm diellin;ata që e adhurojnë në krijesat e gjalla, vetëm ato krijesa i shohin;ata që e adhurojnë në gjërat jo të gjalla,i shohin vetëm gjërat jo të gjalla;a ata që e adhurojnë si Krijesë të vetme dhe të pakrahasueshme, shohin Atë që nuk ka ngjashmëri.Mos u lidhni për një besim të caktuar për t' mohuar të tjerët,sepse ashtu do të humbisni shumë të mira dhe nuk do ta njihni thelbin e gjërave.Allahu Lavdiplotë, I Gjithëpranishmi dhe I Gjithëmundshmi,nuk kufizohet me çfarëdo besimi.Kudo që të ktheheni atje është fytyra e Allahut.

Secili njeri vdes me vullnetin e Allahut të Madhërishëm,kur koha e huazuar i kalon.Qenia jonë materiale që e quajmë jetë përfundon në një moment të caktuar dhe atëherë e humb karakterin e vet.Të gjitha vetitë e mira dhe të këqija, nga ajo nuk mbetet asgjë. Derisa qenia jonë bëhet qenie e Allahut, vetitë tona bëhen veti të Allahut.Kjo është ajo që kishte menduar Pejgamberi a,s.,"Vdisni para se të vdisni".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 12:35 am

Thënje nga Ebu Hamid el-Gazaliu k.s.

Sufijtë nuk e hedhin poshtë këtë botë,dhe nuk e konsiderojnë që tërësisht duhet hequr dorë nga dëshirat njerëzore.Ata vetëm frenojnë ato dëshira që janë në kundërshtim me Ligjet e Zotit dhe vepërojnë ashtu siç ua thotë mendja e shëndoshë.
dervishët nuk i hedhin poshtë gjërat e kësaj bote dhe as vrapojnë pas tyre.Ata e dinë vlerën e vërtetë të gjithçkaje në këtë botë,kursejnë aq është e nevojshme,hanë aq sa u nevojitet pët ta ruajtur shëndetin.
Ata e mbajnë trupin e vet ndërsa njëkohësisht çlirojnë zemrën.Allahu bëhet caku më i lartësuar që synon qenia e tyre.Allahu bëhet Ai,të cilin pafundësisht e adhurojnë,Ai për asnjë çast nuk është jashtë mendimeve të tyre.

Shpirti ynë duhet të kujdeset për trupin,ashtu siç kujdeset haxhiu për devenë e tij gjatë rrugës për në haxh,por nëse haxhiu shpesh ndalon rrugës pa pasur arsye por duke ia tepruar në ushqimen e devës së vet,karvani nuk do të ketë kohë ta pres por do të vazhdoj rrugëtimin pa te dhe ai do të mbete në shkretëtirë i vetëm.

"A mundet paraja ta shqetësoj zemrën e njeriut të ditur?"e kishin pyetur një sufi."Njerëzit,zemrat e të cilëve mund të ndryshojnë me para, nuk janë të ditur," - iu përgjigj ai.

Po të kishte mundësi,secili njeri me kënaqësi do të ndërronte borën me xhevahirë dhe gurë të çmuar.Kjo botë është sikur bora e ekspozuar në rrezet e diellit.Ajo çdo ditë shkrihet derisa të mos zhduket e tëra.Ajo botë është si një gur i çmuar që nuk mbaron kurrë.

Hz.Isai a.s e kishte parë botën në formë të plakës së vjetër dhe të shëmtuar.E pyet se sa burra kishte pasur ajo;pa numër,iu përgjigj. Mandej e pyeti se pfarë kishte ndodhur me ta?"Të gjthë i kam vrarë."Iu përgjigj plaka.- "Habitem me budallenjtë që e shohin se çfarë u ke bërë të tjerëve,e megjithatë lakmojnë aq shumë që të vijnë pas teje." I tha Isai a.s.

Mos e bleni armiqësinë e një njeriu,po qoftë për dashurinë e njëmijë të tjerëve.

Secila veti që e posedojmë,i gëzohet asaj për pka është krijuar;lakmia-plotësimit të dëshirave, hidhërimi - hakmarrjes,shikimi-kur sheh gjëra të bukura,dëgjimi - kur dëgjon muzikë të këndshëm. Vetia më e lartësuar e zemrës është njohja e së Vërtetës.

Disa thonë:"Ligji i Zotit na thotë që ta çrrënjosim inatin,lakminë dhe dyfytyrsinë." Por,kjo është shumë e vështirë, sepse jemi të krijuar me ato veti të cilat thjeshtë janë të mbjellura në ne.Nga e zeza kurrë nuk mund të del e bardha." Njerëzit e harrojnë faktin që Ligji i Totit nuk na udhëron t'i çrrënjosim epshet,por t'i frenojmë,t'i ndalojmë ato në kufij të caktuar.Në këtë mënyrë,duke iu shmangur mëkateve të mëdha do tëfitojmë falje për ato të voglat. Bile edhe Pejgamberi i Allahut, s.a.v.s.,ka thënë:"Unë jam njeri,sikur se ju,hidhërohem ndonjëherë sikur edhe të gjithë njerëzit e tjerë."Por,Allahu i Lartëmadhërishëm i do ata njerëz që e frenojnë inatin e tyre.

Njerëzit me kënqësi theksojnë se sa herë në tesbih kanë përsëritur emrin e zotit.Por,ata nuk i kushtojnë rëndësin numrit të fjalëve të kota që thonë çdo ditë.Halifi Omar r.a. ka thënë:"Matni mirë fjalët tuaja,dhe veprat para se ato të maten në Ditën e Gjykimit."

Një ditë,Pejgameri Ibrahim a.s. e thirri një njeri në darkë.Por,kur e kuptoi që ishte pabesimtar, refuzoi që ta pranonte.Menjëherë pastaj dëgjoi zërin nga qielli i cili e qortoi me fjalët:"Nuk munde as për një ditë ta ushqeje atë njeri,vetëm sepse shkëndija e besimit akoma nuk është ndezur në zemrën e tij.E unë,pa marrtë parasysh jobesueshmërinë e tij po e ushqj tash e shtëtëdhjetë vjet."

Krenaria dhe vetëpëlqimi në njeriun mund të njhen përmes tri shenjave:
1.Kur ësht[ vetëm ndjehet i mërzitur,e në shoqëri është i lumtur.
2.Kur njerëzit e lavdërojnë ai e shton ibadetin në adhurim të Allahut Lavdiplotë.
3.Kur njerëzit flasin keq për të,ai atëherë e pakëson ibadetin.

Gjithçka që shohim dhe përjetojmë përmes shqisave;gurët,bimët dhe drunjët,krijesat e gjalla, qiellin,tokën dhe yjet,shkretëtirat dhe oqeanet,zjarrin dhe ujin,gjithçka nga këto ofron dëshmi të fuqishme për ekzistimin e Krijuesit. Ne,vërtetë jemi dëshmitarët kryesorë të Tij. Por,ashtu siç është lakuriqi mund të shoh vetëm natën,e asgjë ditën, sepse është i verbëruar nga drita e diellit,ashtu edhe është edhe mendja e njeriut,e dobët që të shih bukurinë e Madhështisë Hyjnore.

Një shejh ka thënë:"Duhet të jeni si fëmijtë,nëse dëshironi të bëheni njerzë të Zotit."
"Pse është kështu?"e pyetën.
"Fëmijët kanë pesë cilësi të nevojshme për të qenë afër Allahut të Lartëmadhërishëm:
1.Nuk brengosen,kanë apo nuk kanë ushqim.
2.Nuk ankohen ditë e natë,nëse sëmuren.
3.E ndajnë mes vete gjithë ushqimin që e kanë.
4.Pajtohen shpejt dhe harrojnë hidhërimin nëse grinden apo përleshen.
5.Edhe kërcënimi mi i vogël i frikëson dhe ua nxjerr lotët në sy.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 12:42 am

Hazreti Omeri e pyeti Pejgamberin s.a.v.s.- çka duhet kërkuar nga dynjallëku. Pejgamberi,a.s.,u përgjigj:"Gjuhën e angazhuar me dhikër, zemrën falënderuese dhe gruan besnike."

Vëlla i dashur,zemra është pasqyra jote dhe duhet ta fshish pluhurin e grumbulluar mbi të.Në zemrën e pastër do të shkëlqej reflektimi i fshehtësive qiellore.

Shpirti i arsyes,në njeriun,është e pasur me aftësi të çuditshme - si të dijes ashtu edhe të fuqisë. Përmes tyre përsosemi në art dhe shkencë, në një pjesë të sekondës udhëtojmë nga toka në qiell dhe prapa.Bëjmë harta të gjithësisë,ndyshojmë largësitë mes yjeve. Përmes tyre ne nxjerrim peshq nga deti,zëmë zogj në fluturim,zbusim shtazët,si elefantë,deve e kuaj,dhe nga ata bëjmë shërbëtorë.

Pesë shqiat tona janë sikur pesë dyer të hapura në botën e jashtme; për,edhe më e çuditshëm se kjo është zemra jonë. dritaret e së cilës shikojnë në botën e padukshme të shpirtit.

Në ëndërr,kur avenytë e shqisave tona mbyllen,ato dritare hapen dhe ne marrim porosin nga bota e apdukshme;aty ndonjëherë qartë mund të shohim ardhmërinë tonë.Zemrat tona janë sikur pasqyra që reflektojnë arë që është e shkruar në pllakat e fatit. Por,bile edhe në ëndërr, mendimet e kësaj bote e mjegullojnë këtë pasqyrë dhe pamjet në të bëhen gjithnjë më të paqarta.Pas vdekjes sonë, mendimet e tilla zhduken dhe ne gjërat i shohim shtu siç vërtetë janë.

Tetë detyrat e mësuesit janë:

1.T'i duaj nxënësit e vet dhe t'i konsideroj sikur t'i kishte fëmijë.Të kujdeset për mirëqenien e tyre ashtu siç kujdesen prindërit.
2.Të refuzoj çfardo page për shërbimet e vat;të mos pranoj dhurata dhe as falënderime.
3.Të mos ia mohoj këshillën nxënësit;por,nuk guxon të lejoj që të punoj në nivel më ët lartë gjithnjë derisa të mos jetë gati për këtë.
4.Që të shërbehet me sugjesticione indirekte(talkin)dhe të buta,e jo me kritikë të ashpër kur dëshiron që nxënësit ta largoj nga shprehitë e këqija.
5.Kur u mëson një disiplinë të caktuar shpirtërore,nuk guxon ta zvogëloj vlerën e disiplinave të tjera dhe mësuesve të tjerë.
6.T'u flet nxënësve sipas kapaciteti që kanë për të kuptuar ata;të mos kërkoj atë që është jashtë kapacitet intelektual të tyre.
7.T'u ofroj atyre që kanë ngelur prapa atë që është qartë e kuptueshme mundësive të tyre të kufizuara.Secili beson që është i aftë ta zotëroj secilin disiplinë,pa marrë parasysh sa është ajo e komplikuar;zakonisht,ata më të thjeshtit dhe më të marrët janë edhe më krenarët.
8.Të sillet në përputhje me atë që mëson,veprat e tij nuk guxojnë të jenë në shpërputhje me fjalët etij.

Zemra juaj le të jetë në atë gjendje që t'i bëhet e njejtë ekzitimi apo mosekzistimi i gjërave. Mandej uluni vetëm në vend të qetrë,i lirë nga të gjitha veprimet,bile edhe nga mësimi i Kur'nit apo mendimeve për rëndësinë e tij, Asgjë veç Allahut të Lartëmadhërishëm të mos mbete në mendjen tuaj.Pas gjithë kësaj, filloni të përsëritni Allah,Allah,me vëmendje të plotë dhe koncentrim.

Ta kesh besimin e plotë në Allahun,do të thotë të jesh si fëmijë i cili e di që nëna e tij është plotësisht e vetëdijshme për gjendjen e tij dhe me durim rri zghuar mbi të.

Isai a.s.- kishte dëshmuar sakrificën më të madhe kur e kishte shtyrë një gur që i shërbemte si jastëk.E bëri këtë pasi shejtani ia bëri pyetjen vijuese:"Çka të duhet guri,pse e mbajte atë pasi që ke hequr dorë nga gjithë bota?"

Lutjet për të vdekurit,vlejnë njëjtë sikur dhuratat për të gjallët.Melekët u afrohen të vderkurve me dhurata drite duke u thënë:"Kjo është dhuratë nga vëllai yt,kjo ështëdhurat[ nga ky apo ai." Të vdekurit i gëzohen atyre dhuratave sikur që edhe njerëzit në këtë botë gëzohen dhuratave që i marrin.

Kur duam që pasurin tanë ta ndajmë me miq,atëherë ekzistojnë tri nivele.

1.Në nivelin më të ulët,ju e shikoni mikun si rob apo shërbëtor,dhe nga teprica juaj plotësoni nevojat e tij, nëse i njejojite diçka do t'i jepni,nëse keni tepricë,e të mos kërkuar asgjë.Nëse do t'ua kërkonte,do të konsideronit që nuk e keni kryer detyrën tuaj ndaj tij.

2.Në një nivel më të lartë,mikun do ta konsideroni të barabartë me ju.Do të jini të kënaqur të bëhet partneri juaj në punë dhe me të të ndani në ojesë të barabartë pasurin tuaj.

3.Në nivelin më të lartë,miku do të jetë për ju më i rëndësishëm se vetja juaj,e nevojat e tij më primare se tuajat.

Dikur kisha një vëlla shpirtëror në Irak.Në kohërat e vështira të skamjes,i thosha: "Më jep diç nga parat e tua."Ma hidhte qesen e më thoshte:"Merr sa të dëshiron zemra,"Por një ditë kur shkova tek ai me nevojën dhe e pyeta,ai më tha:"Për sa ke nevojë?"Atëherë e ndjeva që mirësia e vërtetë vëllazërore e lëshoi zemrën time.

Kur meleku i vdekjes erdhi t'ia marrte shpirtin Ibrahimit,Ibrahimi a.s.i tha:"A ke parë ndonjëherë që miku mikut t'ia merr jetën?"
" E ti a ke parë Ibrahim,i tha pastaj i Madhërueshmi,"që miku nuk dëshiron të takohet me mikun dhe të niset me të në udhëtim?"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 12:43 am

Sa mësimdhënëse është kjo ngjarje e Hazreti Halid Bagdadit k.s. e përjetuar para se të bënte sulukun (metoda për të arritur kënaqësinë e Allahut sipas tasavvufit.) në rrugën e tasavvufit:
Hazreti Halid Bagdadi ishte nisur për haxh.Në Medine takoi një njeri me fytyrë të ndritur.
Iu morën mendët nga vezullimi shpirtëror i këtij velijullahu dhe si një një i paditur që kërkon të dijë nga një i ditur, kërkoi këshilla nga ai, duke iu drejtuar:– O Halid! Kur të arrish në Meke, nëse në Qabe vëren ndonjë gjë në kundërshtim me etikën, mos mendo keq menjëherë për të pranishmin
e mos e gjyko gabim! Syrin dhe zemrën largoje prej hulumtimeve ndaj të tjerëve! Angazhohu për të zbukuruar botën tënde të brendshme!”
Me shikim të parë, kjo shprehje duket si një paralajmërim hermetik, por në të vërtetë ishte një sinjal i linjës enigmatike mes Hazreti Halid Bagdadit dhe Pir-i Kamilit (Udhëzuesi ideal.), e cila do ta bëjë atë të arrijë shkallën e tij më të lartë.
Mirëpo, Hazreti Halid Bagdadi, kur shkoi në Meke, e përjetoi aq shumë klimën shpirtërore që gjendej aty, sa pothuajse u deh shpirtërisht dhe e harroi këshillën. Kështu, me këtë ndjenjë, një ditë të premte ia tërhoqi vëmendjen shikimi që i bëri një dervish, me një veshje të parregullt dhe me pamje të çuditshme, i cili ia kishte sjellë shpinën Qabes. Me vete mendoi:– Sa njeri i pavetëdishëm qenka ky që i paska sjellë shpinën Qabes në një mënyrë jo të përshtatshme me etikën! Nuk e ditka madhështinë e këtij vendi të shenjtë!
Në atë çast, pasi dolën ballë për ballë me njëri-tjetrin, ai i tha Halid Bagdadit:
– O Halid! A nuk e di ti se respekti që i bëhet besimtarit është më i vlefshëm se respekti që i bëhet Qabes, sepse zemra është këndvështrimi hyjnor? Një zemër e shëndoshë është bejtullah.
Ruaje në zemër atë këshillën e atij besimtarit të Medines!...
Pasi u rrënqeth nga këto fjalë që dëgjoi, Hazreti Mevlana Halid e kuptoi se ky njeri nuk ishte si gjithë të tjerët, por një veli i madh. Menjëherë ia kapi duart, i kërkoi falje dhe iu lut duke i thënë:
– O besimtar i sinqertë! Të lutem më ndihmo,më prano si një nga salikët (Udhëtar i tasavvufit)!” Dervishi i fshehtë pa thellësitë enigmatike të horizontit.
– Nuk më takon mua të të edukoj! Ti do të arrish në përsosmëri nën edukimin e Hazreti Abdullah Pir-i Dehlevisë, i cili gjendet në qytetin Dehli (Xhihanabad) të Indisë! Allahu të dhëntë sukses! – i tha dhe u largua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 12:45 am

Animi i sulltanit të Belhit Ibrahim bin Ed’hemit nga pastrimi i vetes dhe dëlirësia e zemrës, u realizuan si rezultat i një qortimi të tillë:
Një natë Ibrahim bin Ed’hemin e kish zënë gjumi mbi fron. Befas,në strehën e sarajit ndodhi një zhurmë e frikshme. Zërat dhe thirrjet shtoheshin dora-dorës, derisa më në fund e zgjuan sulltanin. Sulltan Ibrahim bin Ed’hemi u ngrit menjëherë nga vendi dhe thirri duke u kthyer kah streha:
“Kush është aty? Çfarë bëni nën strehë në këtë orë të natës?”
Nga streha erdhi një përgjigje:
“Po kërkojmë devenë që kemi humbur, o sulltani ynë!”
Ibrahim bin Ed’hemi bërtiti i zemëruar:
“A nën strehë kërkohet deveja, o njerëz të pamatur?!.”
Kësaj radhe përgjigja kishte natyrën e një udhëzimi shumë kuptimplotë:
“O Ibrahim! Ti e di se deveja nuk kërkohet në strehë, por a e di se Zotin nuk mund ta gjesh me rrobat e mëndafsha që ke veshur, me kurorën që ke në kokë, me kërbaçin që ke në dorë dhe me fronin ku je ulur?!.”
Kjo ngjarje i shtoi shumë baticat dhe zbaticat shpirtërore që kishinfilluar prej një kohe të gjatë në shpirtin e Ibrahim bin Ed’hemit.
Ndodhia e la në një gjendje të hutuar dhe të pavendosur, por sulltani përsëri nuk mundi të shkëputej krejtësisht nga jeta e vjetër.
Por qortimi i dytë shpirtëror që ndodhi gjatë gjuetisë, pas së cilës ishte shumë i dhënë, e bëri Ibrahim bin Ed’hemin një udhëtar të vërtetë të Zotit. Ngjarje ndodhi kështu:Një ditë Hazreti Ibrahim bin Ed’hemi kishte dalë për gjueti. Vrapoi pas një sorkadheje aq shumë, saqë u largua plotësisht nga ushtarët e tij. Kali kishte ngelur në gjak dhe djersë, por Ibrahim bin Ed’hemi ngaqë ishte i vendosur për ta vrarë sorkadhen, nuk ndalej. Në një farë çasti, teksa e pati zënë ngushtë sorkadhen, kafsha delikate dhe e bukur filloi të flasë:
“O Ibrahim! A për këtë je krijuar? A të ka krijuar Allahu për të më vrarë mua? Nëse do të më vrasësh mua, çfarë do të fitosh? Çfarë do të fitosh, përveç se more një jetë?”
Kur Ibrahim bin Ed’hemi dëgjoi këto fjalë, iu trondit aq shumë zemra sa u rrëzua nga kali. Filloi të vraponte drejt shkretëtirës. Pas një farë kohe, kur pa rreth e rrotull, në tërë atë shkretëtirë të gjerë nuk pa asnjë tjetër përveç një çobani. Menjëherë i shkoi pranë tij dhe iu lut:“Të lutem merri këto xhevahirë, rrobat e padishahllëkut, armët e mia, kalin tim dhe më jep pelerinën që mban veshur! Mos i thuaj gjë askujt!”
E veshi pelerinën nën vështrimin e habitur të çobanit dhe iku.
Çobani ngarendte pas tij dhe thoshte: Padishahu duhet të jetë çmendur!
Por Ibrahim bin Ed’hemi nuk ishte çmendur, përkundrazi, i kishte ardhur mendja. Ai kishte dalë për të vrarë sorkadhe, por Allahu Teala e gjuajti atë me një sorkadhe.
Nuk është e mundur ta rregullosh dhe ta pastrosh veten pa u përpjekur, veçanërisht duke bërë atë që dëshiron. Për ta sjellë atë në drejtimin që do Zoti dhe për të arritur paqen në ahiret, patjetër që duhet të bësh përpjekje serioze. Këtë mundim dhe përpjekje duhet ta fillojmë menjëherë pa humbur kohë, sepse vdekja mund ta kapë njeriun në çdo çast!..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 12:46 am

Thënje nga Abdylkadir Gjejlani k.s.

Gjendja shpirtërore për sufiun është sikur e të porsalindurit;janë lindur në zemër, me të ushqehet dhe rriten. Si nëna edhe zemra lind,i jep gji dhe ushqen fëmijën e vet.Ashtu siç fëmijët edukohen për këtë botë,ashtu edhe foshnja e zemrës edukohet për urtësinë e brendshme.

Ashtu siç foshnjat akoma nuk janë të përlyera me mëkate,ashtu edhe fëmija i zemrës është i çliruar nga kokëfortësia,vetëkënaqësia dhe dyshimet.Pastërtia e foshnjës kryesisht pasqyrohet nga bukuria e saj e jashtme;në ëndrra mund ta shohim pastërtinë e foshnjës së zemrës në formë të engjëllit.Secili shpreson që do ta fitoj xhennetin për veprat e tij të mira;por,dhurata e xhenetit lëshohet vetëm në duart e foshnjës së zemrës.

O i marrë!Nuk ia del t'i marrësh fjalët e mia në zemër dhe më me qejf mbydhesh në kthinat tua të fshehta,ku shoqërohesh vetëm me mendjen tënde, dëshirat dhe epshet.Para së gjithash të nevojitet shoqëria e shejhut të vërtetë.Të nevojitet ta frenosh mendjen tënde,dëshirat,shprehitë dhe gjithçka tjetër përpos Allahut Lavdiplotë.

Duhet rregullisht të thyesh pragjet e mësuesve të vërtetë,të marrësh udhëzime nga goja e tyre. Vetëm atëherë mund të veçohesh ,e Allahun e Lartëmadhërishëm. Njëherë,nëse i plotëson këto kushte ndoshta edhe ti do bëhesh ilaç për zemrat e sëmura të njerëzve; udhëheqës drejt allahut me lejen e Tij.

Megjithëse gjuha jote flet fjalë të devotshme,zemra jote akoma është e papërmbajtur.Gjuha jote këndon për lavdinë e Allahut, ndërsa zemra jote akoma nuk i nënshtrohet urdhrave të Tij. Shikuar nga jashtë,je musliman; por, në brendësi je pabesimtar;jashtë beson në Allahun,e së brendshmi akoma je idhujtar; jashtë dukesh besimtar dhe zahid e së brendshmi ti je lagështi në murin e nevojtores, çelës në derën e deponisë së bërllokut,mbreti i të marrëve, personalisht..

Ekzistojnë nivele të ndryshme të dhikrullahut dhe secili nga ata dallon.Ekzoston dhikri që shqiptohet me zë dhe dhikri hafi që thuhet në heshtje në brendësin të zemrës.Në fillim është e dëshirueshme që me zë të thuhet emri i Allahut.Pak nga pak,përkujtimi ose dhikri do të përhapet brenda qenies sonë duke u lëshur në zemër,mandej do të ngritët kah ruhu,pastaj deri te nivelet e fshehtësisë, më tutje deri te niveli i të fshehurës dhe më në fund te niveli i të fshehurës së fshehur.Sa larg do të na shpie dhikri ynë varet nga ajo se sa Allahu Lavdiplotë dëshiron të na tregoj nga Thesaret e Tij të pafundme.

Një mëngjes,Abdylkadir Gjejlani po flinte edhe pse po afrohej koha e namazit të sabahut.Iu afrua një macë dhe filloi ta prekte me shputë derisa nuk u zgjua.Kur e pa që gati ishte vonuar,e përshpejtoi namazin e tij.Menjëherë pastaj e shikoi atë macën,dhe me syrin e tij shpirtëror në fakt e vërejti që ajo macë ishte shejtani.U çuditë për këtë, prandaj e pyeti:"O shejtan,çka të gjet të ma nxjerrësh gjumin për namazin e sabahut!?"-"Do të përgjigjem,pasiqë më zbulove,"tha shejtani në trupin e macës."Po ta kishe lëshuar atë namaz ti për konpenzim do t'i kishe falur qindra, të zgjova që të faleshe me kohë dhe të fitoje sevapë vetëm për një namz."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 12:47 am

Thënje nga Fariduddin Muhammed Nishapuri - Attari k.s.

Salihu shpesh u fliste nxënësve të vet:"Atij që troket me këmbëngulje,do t'i hapet dera"
Rabia dëgjoi për këtë,dhe një ditë i tha Salihut:"O, Salih,deri kurë duhet thënë që ndonjë derë duhet hapur?Vallë,ato dyer a kanë qenë të mbydhura ndonjëherë?"
Kur dëgjoi këtë,Salihu iu përkul Rabies duke ia pranuar urtësinë e saj.

Hasan el-Basri e pyeti Habib el-Axhemiun,si ia kishte dalur ta arrinte atë shkallë të lartë të urtësisë.
"Ashtu që me dhikër pandërprerë e kam zbardhëlluar zemrën time,dhe jam ruajtur që të mos e nxij letrën me mençuritë e mia."

Një ditë,gjatë kohës sl jacisë:Hasan el-Basriu shkoi deri te Habib el - Axhemiu.Gjatë kohës së namazit,e hetoi që Habibi disa fjalë të lutjve nuk i shqiptonte si duhej, prandaj u nda dhe vetë e përfundoi namazin.

Atë natë,në ëndërr e dëgjoi zërin e Zotit:"O,Hasan!Po ta mbaroje mbrëmë lutjen duke u falur pas Habibit,do ta kishe përkrahjen tonë. Ai namaz do të të vlente më shumë se të gjithë namazet që ke falur në jetën tënde.E gjete gabimin në shqiptim,por nuk ia dole ta hetosh pastërtinë dhe madhështinë e zemrës së tij.Dije mirë. Për ne është shumë më e dashur zemra e pastër se sa shqiptimi i drejtë të ajeteve Kur'anore.

Shibliu arrit një stad të lartë shpirtëror dhe e vendosen në çmendi.Pas një kohe erdhën që ta vizitonin nxënësit e tij.
"Kush jeni ju?"I pyeti ai."O shejh,ne jemi nxënësit e tu,ata që të duan dhe të ndjekin pas,"u përgjigjën pa frymë. Por,ai menjëherë filloi t'i gjuante me gurë dhe ata ia dhanë vrapit duke thënë:"E vërtetë,e vërtetë,shejhu ynë vërtetë qenka çmendur."Kur e pa këtë,shibliu filloi të qeshet duke thënë:"A nuk thoshit pak më parë se më doni,e vetëm disa gurë ju shtyen të ikni!?Çka mbeti nga dashuria e sinqertë? A mos iku edhe ajo pas disa gurëve të hedhur? "Mandej,me seriozitet tha:"Po të më donit me të vërtetë,brenga për mua do të ishte më e madhe se sa e gurëve që ju shkaktuan dhembje!"

Një djalosh erdhi të Shejh Xhunejdi me dëshirë që të bëhej nxënës i tij."Kam dëgjuar që ti je njohës i madhë i xhevahirëve (urtësive); të lutem ma fal një apo ma shit," i tha Xhunejdit.

"Nuk ka para që mund ta blejnë."i tha Xhunejdi,"e të ta fal,vlerën e saj të vërtetë nuk do mësoje kurrë.Prandaj,më së miri e ke të veprosh sikur unë. Zhytu në deti dhe prit me durim derisa t'i gjej Xhevahitët."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 12:48 am

Hasan el-Basariu me miq po udhëtonte për në Mekke.Në njëfarë kohe arritën deri te pusi.Ishin shumë të etur,por nuk kishin litar për ta lëshuar kofën dhe të nxjerrin ujë nga pusi.
"Unë do t'i lutem Allahut të Lartëmadhërishëm," tha Hasani."dhe ai,nëse dëshiron do të bëj që uji nga pusi të ngritët dhe ne ta shuajmë etjen,ashtu edhe ndodhi.por,kur njëri nga miqët deshi që ta mbushte paguren e tij,pasi piu ujë,uji u tërhoq.Miqët e befasuar u kthyen drejt Hasanit i cili u tha:"Pasi që u bindët që Allahu është gjithmonë me ne,vallë akoma e keni vështirë që të mbështeteni plotësisht në Të?

Një ditë Hasan el-Basariu dhe Habib el-Axhemiu po e ndanin një sasi modeste ushqimi kur një lypës trokiti në derën e tyre.El-Axhemiu e mori gjithë ushqimin që e kishte bërë gati dhe ia dha lypësit.
"Ti nuk ke fare mirësjellje!"i tha Hasani.
Në të vërtetë,ta heqësh ushqimin para mysafirit të uritur nuk është aspak e hijshme:Habibi nuk iu përgjegj fare.
Nuk kaloi shumë dhe aty u paraqit një grua e cila u solli një sasi të madhe ushqimesh të llojllojshme.Pasi që këta të dy hëngrën mirë,Habibi i tha Hasanit: "Hasan,ti je njeri i mirë;por,duhet ta thellosh besimin tënd në Allahun Lavdiplotë. Gjithçka që dhurohet në emër të tij na kthehet shumëfish!"

Në breg të lumit Tigër,Hasani e pa një njeri me një grua të re me një kënatë venë pranë vetës. Kur e pa këtë, mendoi:"Ky njeri paska sharruar keq.Unë jam shumë më lartë se ky."
Por,në atë moment u paraqit një anije e cila filloi ngadalë të fundosej.Ai,pa u menduar kërceu në ujë dhe notoi drejt shtatë personave që po fundoseshin i shpëtoi gjashtë dhe i bërtiti Hasanit;"Hej ti,nëse je më i lartësuar se unë, atëherë në emër të Allahut shpëtoje të fundosurin e shtatë!"
Hasani kërceu në ujë dhe e shpëtoji njeriun.Kur doli në breg ai njeriu i tha:"O Hasan,kjo grua duket e re,por është nëna ime;në kënatë nuk ka asgjë tjetër përpos ujit.
Ra në provimin i cili të ishte parashtruar.Hasani ra në gjunjë para atij njeriu dhe tha:"Siç i shpëtove gjashtë vetë,më shpëto edhe mua.Edhe unë po fundosem në ujërat e krenarisë dhe huqeve!"
"Allahu u Madhërishëm ta plotësoftë dëshirën tënde,"tha njeriu i qetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 12:53 am

Dervishi Hafif ishte nisu në haxhillëk në Mekkë.Me vete kishte marrë vetëm një kofë dhe një litar.Përgjatë rrugës kishte shumë puse,por jo kofa dhe litarë pa të cilët uji nuk do të mund të nxjerrej nga puset.Duke kaluar nëpër vise të shkreta kishte parë shumë gazela nga rrinin pranë puseve dhe pinin ujë.

Kur ai afrohej gazelat iknin dhe niveli i ujit në pus përsëri binte sa ky nuk ishte në gjendje që me litarin dhe kofën e vet të nxjerrte ujin.Mandje,ai ngriti duart drejt qiellit dhe e luti Allahun e Lartëmadhërishëm që ta ngriste nivelin e ujit sikur që e kishte bërë edhe për gazelat e etura.

"Ne nuk mund ta bëjmë këtë,"iu përgjigj zëri nga qielli,"gjithnjë derisa përkundër Neve,ti do të mbështetesh në kofën dhe litarin."
Kur e ndëgjoi këtë Hafifi,menjëherë e hodhi kofën dhe litarin.Si për një çudi uji menjëherë filloi të ngrihej dhe ky e shoi etjen e tij.
Kur Hafifi ia rrëfeu këtë Xhunejdit,ky i tha:"Zoti i Madhërishëm e kishte sprovuar varshmërinë tënde ndaj Tij,po të kishe pritur me durim uji gjithësesi do të ngrihej."

Disa Izraelitë e fyen Pejgamberin Isa,a.s..,derisa po kalonte nëpër treg.
Mos ua vënë veshin fyerjeve, ai u lut për të mirën e tyre.
Një njeri u çudit për këtë dhe e pyeti:"Si mund të lutesh për ata që të fyejnë kot së koti?A nuk ndjen urrejtje ndaj tyre?"
"Harxhoj vetëm atë që kam në kuletën time,"u përgjigj Isa a.s.

Grisi perdet e gjithçkaje që sheh në këtë botë dhe do të jesh i vetëm me Allahun Lavdiplotë.Nëse zbulon perdet e yjeve dhe sferave qiellore, do të shohësh që të gjitha gjërat janë në unitet me Qenësinë e shpirtit tënd të njëjtë. Nëse do t'i grisje të gjitha perdet,do ta shihje Qenësinë dhe të gjitha gjërat do të shiheshin brenda asaj Qenësie. Nëse do ta heqje vellon nga Fytyra e të Dashurit, gjithçka e fshehur do të zbulohej, e ti do të bëheshe një me Allahun, do të bëheshe Qenësia e Zotit.

Me një rastë e pyetën Rabianë."E do Zotin e Madhërishëm?"
"e dua,"u përgjigj.
"E,a e konsideron shejtanin armik?"e pyetën tutje.
"Jo,"u përgjigj.
"Si ashtu?" u çuditën.
"Dashuria ime ndaj Allahut Lavdiplotë,"tha ajo,"nuk lë vend ta urrej askënd,pra as shejtanin.E kam ëndërruar me një rast Pejgamberin a.s.dhe ai më pyeti:"Oj Rabie,a më do?"dhe unë iu përgjigja:"O Pejgamberi i Allahut,vallë ekziston ndonjë që nuk të do ty?Por, dashuria ime ndaj të Lartëmadhëruarit më ka kapluar plotësisht,dhe në zemrën time nuk ka mbetur as një grimë hapësire ta urrej apo ta dua dikë përveç Atij."

E pyetën shejtanin:"O,i mjerë,kur e di që je i mallkuar,pse këtë e pranon me gjthë zemër sikur të ishte thesar?""ai mallkim është shigjetë e Sulltanit,"tha shejtani, "para se ta tërheqë Ai,duhet të shikoj cakun.Nëse ke sy shiko në atë se çfarë merr në shënjestër shigjetari e jo shigjetën e Tij."

"Xhenneti nuk ka kurrfarë vlere për arshikët."Ka thënë Bajezidi."Së pari fqiu pastaj shtëpia,"thoshte Rabia.Në kuptimin,fqiu apo Allahu Lavdiplotë ëashtë më i rëndësishëm se shtëpia apo xhenneti.

Në hapin e parë thuaj"Allah"dhe asgjë më shumë.Në hapin e dytë bëhu mik i Tij. E në të tretin,digju nga dashuria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 12:55 am

Thënje nga Shejh Muzafferi

Me një rast një njëri po kalonte pranë spitalit të çmendisë.Ai e pyeti njërin nga të sëmurët që po shikonte në dritare:"Sa të çmendur jeni brend?"I çmenduri e mati me sy kalimtarin dhe iu përgjigj:"Pse nuk na lë të qetë? Më thuaj ti mua sa jeni normal,atje jashtë?" Të jesh shëndoshë do të thotë ta njohësh vetveten. Ai që nuk e njeh vetveten nuk mund të gjej asgjë,e ai që nuk gjen asgjë jeton kot.


Me një rast Sulltan Mustafa i Tretë e pyeti një sufi:"Cilat janë kënaqësitë e kësaj bote?"Ky ju përgjigj:"Haja,pija dhe pordhët."Kjo përgjigje aq shumë e hidhëroi sulltanin,i cili pa menduar fare e fyeu rëndë dhe e përzuri sufiun.Duke u larguar,sufiu i tha:"Sulltani im i dashur,dhashtë zoti që ti të hash dhe të pish, dhe asgjë më shumë."Ashtu edhe ndodhi.Sulltani hëngri e piu,por nuk ishte në gjendje të çlirohej.Ditë pas ditësh,kjo gjendje bëhej gjithnjë e më e keqe.U ftuan shumë mjekë, por asnjë nuk ishte në gjendje që t'i ndihmonte.Më në fund, ai e thirri sufiun dhe e luti që t'i ndihmonte.

Sufiu i tha:"Nëse e jep perendorinë e vet,unë do ta lejoj që të pordhët vetëm një herë."Çfarë të bënte Sulltani i shkretë,përveç se të pranonte.Në pyetje ishte jeta e tij.Sufiu,ngadalë e preku barkun e sulltanit dhe ky pordh. Mandej,në fytyrë iu pa një lehtësim i madhë."A e ke të qartë sulltani im?I tha sufiu,"e bleva gjithë perendorinë me çmimin e një pordheje të thjeshtë."

Njëherë,një njeri erdhi te Pejgamberi i bekuar s.a.v.s.duke u ankua që babai i tij,pa leje po ia harxhonte paratë. Pejgamberi i Allahut menjëherë e thirri plakun. Kur erdhi plaku,duke u mbajtur për shkopin e tij,e pyeti:"A është e vërtetë që pa leje të birit po i harxhon paratë e tij?"-"O Pejgamberi i Allahut!" tha plaku."Dikur isha i fuqishëm,e biri im i dobët,unë i pasur e biri im i varfër.Në atë kohë nuk grumbulloja paratë por e ushqeja djalin,shpesh edhe me çmimin që të mbetesha i uritur.

Tani kur jam plakur unë,biri im është bërë njeri i fuqishëm. Tani kur unë jam i varfër e ai është bërë i pasur,ka filluar që t'i fsheh paratë nga unë. Dikur, ushqimin tim e ndaja me të,e tani ai ushqimin e vet e ruan për vete.Unë ndaj tij nuk isha i tillë.Po të isha sot i fuqishëm sikur dikur,nuk do të kisha nevojë për paratë e tij."

Kur ndëgjoi këtë,sytë e bekuar të Pejgamberit u mbushën me lotë të cilat rrodhën nëpër mjekrën e tij si xhevahirë. "Në rregull,"i tha,"shko dhe harxho sa të kesh dëshirë nga paratë e djali tënd, sepse ty të takojnë ato para."


Sufijtë thonë: "Mëkati i bërë nga dashuria vlen më shumë se sa lutja që nuk ka dashuri. "Për lutjen pa dashuri shpërblimi nuk është më i madhë se sa një vepreje boshe të vetëpëlqimit. Mëkati i bërë nga dashuria do ta meritoj ndërshimin, kjo është e natyrshme,por ai është i ëmbël. Prandaj, çfarëdo që bëni, bëjeni nga dashuria për njerëzit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 12:58 am

Behluli,marrash i mençur e takoi një ditë vëllain e tij,kalifin Harun er-Reshidin.
"Prej nga po vjen o marrash?" e pyeti kalifi.
"Nga xhehenemi"u përgjigj Behluli,pa u menduar fare.
"Çka bërë atje?" vazhdoi ta pyeste kalifi.
"Më duhej zjarr dhe shkova ta merrja hua nga xhehnemlinjtë.Por,kur kërkova zjarr,roja e xhehnemit më tha:"Këtu nuk ka zjarrë".
"Si nuk ka," pyeta i habitur,"vallë xhehenemit nuk është vend ku shpërthejnë flakët?"
"Ore,bukur të them,këtu nuk ka zjarr.Secili zjarrin e vet e sjell me vete," m'u përgjigj roja e xhehenemit.


Ishte një shejh i madh fama e të cilit u përhap aq shumë sa që për të dëgjoi edhe sulltani.Sulltani nisi të vinte çdo të enjte në teqe për të bërë dhikër me shejhët. Pas një kohe,sulltani i tha atij shejhu:"Më ke pëlqyer shumë dhe mësimet tua gjithashtu.Lirisht më thuaj nëse ke ndonjë nevojë apo dëshirë,fjala jote për mua do të jetë urdhër. "Po.ka diçka që mund të bësh për mua,"u përgjigj shejhu,"të lutem mos eja më në teqe." Para se të filloje të vije në teqe, dervishët e mi luteshin, bënin dhikër dhe ndihmë kërkoni vetëm nga Allahu i Lartëmadhërishëm. Mirëpo,tani,janë të preokupuar me mendimin se si të të pëlqejnë ty dhe të shpërblehen për këtë. Prandaj,më duhet të kërkoj nag ti që të mos vish më këtu,sepse ata akoma nuk janë të pjekur që ta përballojnë praninë tënde."


Sulltani po kalëronte nëpër qytet i rretheuar nga bashkëpunëtorët dhe gardën personale.Të gjithë i përkuleshin derisa po kalonte, përveç një dervishi të leckosur. Kur vërejti këtë,sulltani menjëherë urdhëroi që t'ia sillini para."Pse nuk m'u përkule?" e pyeti.
"Sulltani im!"i tha dervishi,"njerëzit të përkulen nga frika.Ata duan dukatët tu, pozitën dhe fuqinë. Shyqyr prej Allahut të Dashur,ato gjëra për mua nuk kanë kurrfarë rëndësie.Përveç kësaj,vallë njeriu i lirë i përkulet robit?"
"Çka do të thuash me këtë?" bërtiti i hidhëruar sulltani.
"Ti je rob i inatit dhe lakmisë," i tha dervishi me gjakftoftësi duke e shikuar drej në sy," e unë ato i kam shëndërruar në shërbëtorë dhe jam njeri i lirë." Duke e kuptuar të vërtetën në fjalët e dervishit, sulltani zbriti nga kali dhe iu përkul.


Do t'u bëja pyetje atyre që thonë se janë të dashuruar:"Sa shpesh fshini lotët për hirë të dashurisë ndaj Zotit? A keni derdhur ndonjëherë lot për hirë të asaj dashurie? Sa net pa gjumë keni ndenjur për hirë të saj?Çfarë flijimi për të keni bërë?"Që edhe Allahu i Lartëmadhërishëm të jetë i kënaqur me gjithçka që bën ai,sufiu është i kënaqur me gjithçka që bën Allahu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 1:00 am

Lëri të gjitha dhe qasju dashurisë,me zemren tënde,të tjerat lëri Dashuria le të të udhëheq ka vendi i dashurisë ku do të të pres i Dashuri.

Hyr në parajsën e qenësisë së Zotit,njihe bukurin e Dostit të vërtetë:Mbledhi duart në kopshtin e uniteti,atëherë nga dhembja asgjë s'do mbetet.

Në atë rrugë të dashurisë,ashiku flijon jetën e tij
Që më në fund ta shoh Mashukun e vet.

Me venë të dashurisë qe dehur,secili dervish i sinqertë:
Zemrën dhe jetën tënde,në rrugën e shkut lëre ti.

Për shkak të dashurisë këndojmë,për shkak të dashurisë vallëzojmë.për dashurinë jetojmë,për dashuri vdesim. Dashuria na shëndërron në sulltanë, dashuria na ringjallë,dashuria na habitë, dashuri na deh.Ashiku nuk ka doktrinë të qëndrueshme, kudo që shkon Mashuku është me të. Kudo që rruga e shpie ashikun,ai gjithmonë është me te"Mashuku"i tij! Pa Të nuk mund të bëj asgjë, pa Të nuk mund të mbijetoj.Ai vazhdimisht kujton Të dashurin dhe i Dashuri kujton atë. Ashiku dhe Mashuku gjithnjë janë bashkë,askush nuk mund ta ndaj atë që e kujton dhe Të Kujtuarin.


Dashuria është dhembje,e veçantë,e këndshme.Kushdo që e bart në zemrën e vet do ta kuptoj fshehtësinë.Do ta mësoj që gjithçka është Hakk dhe gjithçka drejt tij,çon.Nuk ka asgjë tjetër veç Allahut! Ai që e kupton këtë do të vërshohet, do të fundoset në Detin e të së Vërtetës.

Devishi i sinqertë vetëm për Te brengoset,
Nuk ka breng të tjera.
I Dashuri është dhembja dhe ilaçi i tij,shkas i ekzistencës së tij.
Do të vdiste,sikur të mos ishte i dashuruar.
Vetëm një çast pa të,zemra nuk do t'ia përballonte.
Dashuria është jeta e dervishit,shëndeti dhe kënaqësia e tij.
Dashuria e thyen dervishin dhe ia lagë sytë me lot.
Unifikimi me të Dashurin do ta shëroj,sërish ta rikthej në jetë.
Dervishi e gjënë veçimin në unifikim dhe unifikimin në veçim.


Shejh Yftade ishte shëruar nga një sëmundje e gjatë.Ishte dimër dhe uji në abdest-hane ishte tepër i ftoftë. Zghohej shumë herët para sabahut ndërsa muridi i tij,Hydaji zgjohej edhe më herët, e ndizte zjarrin dhe ia ngrohte ujin.Një mëngjes të ftohtë kur Hydaji hapi sytë,pa që shejhu ishte ngritur para tij.Kur kuptoi këtë,zemra u bë gur, mori kofën me ujë të ftoftë dhe e afroi në gjoksin e vet. Shejhu përvjelli mangët ndërsa Hydaji i hodhi ujin i cili e dogji.Duke parë këtë çudi të nxënësit të dashur,shejhu tha:"O Hydaji,ku e ngrohe këtë ujë,kaq herët?""Në zjarrin e zemrës sime ,o shejh!".


Njeriu shpesh kujton personin që do.Ai që e do Krijuesin gjithmonë e kujton Atë.Në secilin hap,në seciliën frymë.Mes ferrave,mes trëndafilave i dehur nga dashuria bylbyli këndon pa pushim.


Dashuria na shpie deri në bjeshkët më të larta.Dashuria na shpie në cak. Dashuria na hedh në dehje.Dehja është gjendje në të cilën malli vërshon shpirtin; kjo i jep shije dhikrit të arshikut.Ajo është gjendje e tillë që njeriu nuk ndjen dhembje;mund t'ia heqni lirisht një pjesë të trupit.Ai nuk e heton këtë, i mundur nga ekstaza dhe vizoini i bukurisë së pakufishme.

Dashuria zgjidh të gjitha problemet,hap të gjitha dyert.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 1:06 am

Nga tradita sufiste

Me një rast në një aheng pallati secili zuri vend në harmoni me pozitën e vet dhe po prisnin sulltanin.Një njeri në rroba të thjeshta, kaloi pranë të gjithëve dhe zuri vend në sallon.Menjëherë iu afrua veziri dhe kërkoi nga ai që të prezantohej:
"A mos je ti këshilltarë i sulltanit fisnik?"
"Jo,"u përgjigj ky,"jam më shumë se aq."
"A mos je ti veziri i parë?" pyeti veziri me dinakëri.
"Jo,jam mbi atë."
"E,a mos je vetë sulltani i madhërishëm i cili ndoshta është maskuar?"
"Jo,jam mbi atë."
"E,arëherë duhet të jesh Zoti vetë."Tha veziri me shpoti.
"Jo,jam mbi të."
"Nuk ka asgjë mbi Allahun i bërtiti veziri i parë.
"E tani më zbulove."Tha qetë i panjohuri."unë jam ai asgjëja."
Urtësi sufiste

Lutu për atë që e dëshiron,por provo të marrësh vetëm atë për të cili vëretë ke nevojë.
Gomari i ngarkuar me libra të shenjtë,megjithatë mbete vetëm gomarë.
Për çdo mëkat ekziston falja,përveç për humbjen e kohës sate në jetë.

Sikur fjala"Zot" të kishte mundësi,të falte shpëtimin!
Sikur fjala"sheqer"të kishte mundësi të ëmbëlsonte buzët!
Sikur fjala"zjarr"të kishte mundësi të ngrohte shputat!
Sikur fjala"ujë"të kishte mundësi të shuante etjen!
Sikur fjala"ushqim"të kishte mundësi të shuante urinë!
Gjithë bota,fare lehtë do të çlirohej nga telashet!

Gjuha kocka s'ka,por kocka brenë.
Pasuria pa bujari,është sikur dryni pa çelës.
Sa të mirë janë ata që kërkojnë sadaka,sepse ata transportojnë të mirat tona për në ahiret.


Ai që nuk e di që s'di
Është budalla - iu shmangni!
Ai që nuk di,ndërsa e di që s'di,
Është fëmijë,mësojeni!
Ai që di,por se di që di.
Është i përgjumur - zgjojeni!
Ai që di dhe e di që di,
Është i mençur - ndiqeni!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 1:06 am

Një ditë Isai a.s.po shkonte shkretëtirës me nxënësit e vet.E lutnin t'ua
zbulonte emrin e fshehtë me të cilin ringjalleshin të vdekurit.Ai u tha:"Do ta keqpërdorni këtë aftësi nëse ua zbuloj."I premtuan që do të përdornin me urtësi dhe vazhduan ta lutnin."Ju nuk dini çfarë po kërkoni," u tha dhe ua dha atë që e kërkonin.
Vetëm pas pak kohësh ai grup nxënësish u gjet sërish në shkretëtirë.
Hasën në një vend ku ishte një grumbull eshtrash të zbardhur."A do ta përdorim atë fjalë,"propozoi njëri,ndërsa të tjerët pa u menduar pranuan.Ashtu,ata e thanë fjalë dhe eshtrat fillun të fiton mishin.Shumë shpejtë,nga ata eshtra u krijua një luan i cili kërceu dhe i shqye copë copë.Ai që fundoset nuk ka frikë shiu.


Heshtja e njerzëve të zakonshëm është përmbajtje nga fjalët.
Heshtja e njerëzve shpirtëror është heshtje e zemrave të tyre.
Heshtja e arshikut është heshtje e të gjitha mendimeve që çojnë der Me mashuku.


Njëherë,njëfarë Hasani dhe Aliu ishin nisur në gjueti arinjsh. Mirëpo, katër nuk panë asnjë.Flenë në një fshat të afërt;në vend që t'u paguanin për fjetje,ata premtuan fshatarve që do t'u japin nj[ pjesë së lëkurës së ariut.Ditën e pestë e panë një ari të madhë dhe Aliu me nervozizëm i tha Hasanit:"Më duhet të pranoj që kam frikë nga ky arij!"Hasani vetëm u qesh dhe tha plotë krenari:"Këtë punë lirisht mund të ma lësh mua!"Dhe ashtu,Aliu me të shpejtë u ngjit në një dru, ndërsa Hasani priste me pushkën gati.Arusha afrohej duke u shalakatur,dhe Hasanin gjithnjë e më shumë po kaplonte frika.Ai e ngriti pushkën në sup,por atëherë ai dridhej aq shumë sa që pushka shkrepi pahiri dhe e huqi arushën. Edhepse ishte i frikësuar tepër,Hasani iu kujtua që arushat nuk hanë kufoma dhe u hodh përtokë duke mos marrë frymë.Arusha arriti deri te ai,i mori erë mirë dhe shkoi tutje.
Kur iku arusha,Aliu zbriti nga druri dhe i afrohet Hasanit i cili gjithashtu u ngrit. "Hasan!,"I tha,"të lumtë,e mashtrove arushën,por pashë dinin(fenë),çfarë të pëshpëriti në vesh arusha?"
"Më tha",u përgjigj Hasani,"herën tjetër mos e shit lëkuren e arushës përpara se ta kishe vrarë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 1:07 am

Një ditë,Mevlana po kalëronte i përcjellur nga nxënësit e vet.Njëfarë dervishi endacak e kapi frerin e kalit të tij,dhe i tha:"Kush ishte më i madhë,Bajezi Bistamiu apo Pejgamberi Muhammed a.s.v.s.?"

Ai dervish ishte Shemsiu,ndërsa Rumiu po ndjente se si zjarri po ia shponte shpirtin i tha:"O dervishë,ç'janë këto fjalë!?Nuk ka më të madhë se pejgamberi ynë,"u përgjigj Mevlana.

"A nuk ka thënë Pejgamberi a.s.v.s.:"Nuk të kam njohur aq sa e meriton", ndërsa Bejezidi kishte bërtitur:"Lavdia ime aq sa jam i madhë!" tha Shemsiu. Shemsiu e kishte hetuar që Mevlana nuk ishte në gjendje ta kuptonte se etja e Bejezidit për Allahun,ishte shuar me disa gllënjka mëshire të Tijën,ndërsa etja e Pejgamberit të Allahut gjithnjë ishte rritur përkundër të gjitha bekimeve që Allahu Lavdiplotë i kishte lëshuar mbi të,ai kishte mbetur përjetësisht i etur për njohuri Hyjnore.

Mevlana u gjet i befasuar me paraqitjen e Shemsiut dhe fjalët e tij të fuqishme, dhe ai i ra Shemsiut para këmbëve dhe e humbi vetëdijen.Kur u kthjellua kokën e kishte të mbështetut në supin e Shemsiut.Menjëherë pas kësaj,që të dy u tërhoqen në vetmi për tre muaj të plotë.

Tregime sufiste

Allahu xh.sh. i thotë Azrailit a.s:
- O Azrail.Kur ti ke marrë shpirtin e robëve të mi,a të është dhimbsur ndokush ndonjëherë? Ai i përgjigjet Zoti im.Ti di çdo gjë dhe Ti je Zotëruesi i qijeve dhe i tokës.
- Po.Unë di çdo gjë dhe Unë jam Sunduesi...mirëpo atë që di Unë,e di Unë ,ndërsa atë që di ti.atë e di ti.Unë të kam mundësuar që ti të flasësh,pra le të flasim së bashku dhe robërit e Mi ta dinë këtë gjë.
- O Zoti im..,,Një furtunë e fortë kishte mbytyr një anije.Unë i morra shpirtërat e njerëzve që gjendeshin në atë anije.Ngaqë nuk u urdhërova që të marrë shpirtin e një foshnje që qëndronte në një djep brenda në anije,ajo shpëtoi e gjallë duke qëndruar mbi një copë dërrasë ndërsa e ëma u mbyt.Ja pra,unë e morra shpirtin e nënës së kësaj foshnje,duke pasur shumë dhëmbshuri për të.
Allahu xh.sh. i thotë përsëri: O Azrail...A ka ndonjë njeri,shpirtin e të cilit,ti e more duke qënë i gëzuar ? - Po,o Zoti im...Unë kujtoj të kem marrë shpirtin e një sundimtari të pa drejtë,duke qenë i gëzuar.Në këtë mënyrë,unë e shpëtova popullin e tij nga padrejtësia që ai bënte.

Allahu xh.sh. e pyet:A e di ti se kush është ai sundimtar i padrejtë ?Azraili përgjigjet:- Nuk e di.Atë e di vetëm Ti.-Ti më the se kishe marrë me dhëmbshuri shpirtin e nënës së një fëmije në anije.Ai fëmijë që shpëtoi duke qëndruar mbi një copë dërrasë,është ai sundimtar i padrejtë për të cilin the se i kishe marrë shpirtin i gëzuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 1:10 am

Tregim

Një herë një njeri i mirë besimtar e kishte humbur gomarin e tij.Ai del për ta kërkuar atë dhe rrugës takon një jo besimtar.Menjëherë ai kthehet mbrapa në shtëpi dhe duke rënë në sexhde i thotë Allahut: - O Zoti im! Unë kam humbur gomarin ndërsa një njeri kishte humbur besimin. Fatkeqësia e tij është shumë më e madhe sesa e imja. Unë të falenderoj që fatkeqësinë time nuk e bërë aq të madhe sa të tijën.Unë dola ta kërkoj gomarin tim që nuk kushton shumë. Ai,sado që e kishte humbur fenë tënde që është më e vlefshme sesa kjo botë,po ecte në humbje.O Zot...Mos më bëj që ta humbas fenë dhe besimin tim sepse fatkeqësia më e madhe është humbja e tyre.


Tregim

Në kohën e fuqizimit të islamit në Jemen,një dijetar i quajtur Abdurrezak,po jepte hydbe në një xhami.Në hydben e tij kishin ardhuar shumë dijetarë dhe po e ndëgjonin me vëmendje.Aty kishte ardhur edhe Hidri a.s.Një njeri (dervishë) në xhami nuk po e ndigjonte hydben dhe po dermiste. Hidri a.s i afrohet atij dhe i thotë: - Përse po dremit ? Abdyrrezaku po jep hydbe.Këtë rast shikoje si një mirësi,prandaj dëgjoje këtë mësim me kujdes . Ai njeri hap sytë dhe sheh Hidrin a.s.më pas, ai i mbyll sytë përsëri.Hidri a.s . i flet për herë të dytë.Ai i hap sytë.sheh Hidrin a.s. dhe përsëri i mbyll sytë.Hidri a.s. i flet për herë të tretë: - Unë po të them që të mos flesh.Ai që po jep hydbe është Abdurrezaku i dijshëm.Dëgjoje me kujdes atë dhe mos e humb rastin.

Ai njeri i afrohet Hidrit a.s. dhe i thotë në vesh: Ju e merrni mësimin nga Abdurrezaku,ndërsa ne e marrim direkt nga Furnizuesi i Gjithësisë.Ti mos u merr shumë me mua.Nëse iu them të tjerëve këtu se ti je Hidri a.s,nuk do të kesh mundësi që të shpëtosh prej tyre.

Hidri a.s. habitet nga fjalët e atij njeriu dhe i lutet Allahut; O Zoti im! Emri i këtij njeriu nuk ndodhet midis emrave që ti më ke dhënë.Kush është ky njeri ? Allahu i përgjigjet duke i thënë: O Hidër! Unë të kam dhënë vetëm emrat e atyre që dua.Ndërsa ai njeri që ti e pe,është nga ata që më duan Mua.Unë nuk të dhënë emrat e atyre që më duan Mua.

Tregim

Një njeri i shpreh dëshirën dikujt prej evlijave,që të vendosej në qytetin e Medines dhe atje të ndërronte jetë dhe të varrosej në varrezat e Medines. Evlijaja e këshillonte kështu atë njeri: Zotëro moralin e Muhammedit a.s. Zbukuroje zemrën me dritën e Kur’anit.Nëse dëshira jote nuk plotësohet në jetën e kësaj bote,ajo do të plotësohet në botën tjetër. Ai njeri këmbënguli, duke thënë: Aman o zotëri! Nëse është e mundur që të bëhet ashtu siç dëshiroj unë.Unë dua të shkoj atje dhe ta kaloj jetën që më ka mbetur,në atë qytet.Dua të vdes dhe të varrosem në atë qytet.

Evlijaja i preku sytë e atij njeriu dhe ia largoi perden e humbjes.Në atë çast,ai shikon i tmerrruar se engjëjt po i largonin nga qyteti i Medines, ata që kishin jetuar dhe kishin vdekur në atë qytet. por që nuk kishin moralin e Muhammedit a.s, ndërkohë,enngjëjt i merrnin trupat e personave që kishin jetuar në qytete të tjera, por që kishin moralin e Muhammedit a.s dhe i sillnin ata në varrezat e qytetit të MEDINES.

Evlijaja i thotë atij njeriu: A e pe tani ?Edhe sikur të mos jetosh në Medine, duhet të kesh moralin e Muhammedit a.s, në mënyrë që ty të të çojnë në qytetin e Medines. Nëse nuk e ke moralin e tij, edhe sikur të vdesësh në atë qytet,trupin tënd do ta largojnë prej atij vendi.Kjo është e vërteta, mirëpo kujt dhe si duhet t’ja shpjegojmë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 1:12 am

Vdekja e profetizuar

Kishte qenë një herë një dervish i cili kishte pasur gjashtëdhjetë nxënës. I kishte mësuar si kishte ditur më së miri e mandej ka ardhur koha të kalojnë përmes përvojës së re.

Ai i kishte ftuar të gjithë nxënësit dhe iu kishte thënë: - Tash duhet të nisemi në rrugë të gjatë. Diçka, nuk jam i sigurtë se çka,do të ngajë në rrugë. Ata të cilët kanë marrë njohuri të mjaftueshme do të jenë në gjendje të më përcjellin.Por, së pari të gjithë duhet ta mbani në mend këtë fjali: “Mua më duhet të vdes në vend të dervishit!” Bëhuni të gatshëm që këtë ta thoni në çdo kohë, sa herë që i ngrisë te dy duartë.

Disa nxënës filluan të murmurisin në mes vete, shumë të dyshimnt në lidhje me iniciativën e dervishit. Jo më pak se pesëdhjetë e nëntë nga gjashtëdhjetë nxënësit e kishin braktisur duke thënë: - Ai e di se njëherë do të jetë në rrezik, dhe po përgatitet të na viktimizoj neve në vend të tij.
Gjithashtu i thanë: - Ti ndoshta po përgatit ndonjë krim – madje ndoshta edhe vrasje; kurrsesi nuk mund të të pasojëm me kushte të tilla!
Kështu dervishi dhe i vetmi nxënës i mbetur i tij e filluan rrugëtimin.
Tirani më i pamëshirshëm dhe më i padrejtë i asaj kohe kishte pushtuar qytetin e afërt një kohë të shkurtër para se këta dy të hynë në të.
Duke dashur që me aktin vendimtar të forcës ta forcoj pushtetin e tij, ai i thirri të gjithë ushtarët: - arrestone ndonjë udhëtar me shikim përkulës dhe sjellne në shesh para gjyqit. Propozoj ta gjykojmë për ateizëm.
Ushtarët thanë: “Po të dëgjojmë dhe po të përkulemi!”

Mandej dulën në rrugë dhe e arrestun udhëtarin e parë në të cilin hasën.Ngjau që ai të jetë i vetmi nxënës i atij dervishi.Derivishi iu shkoi pas ushtarëve deri tek vendi ku qëndronte mbreti,derisa banorët kur i dëgjuan daullet e vdekjes, duke u dridhur u tubuan rreth e përqark.

Nxënësin e hedhën para fronit e mbreti foli: “Kam vendosur që në shembullin e endacakut t’i tregoj njerëzve që nuk do të lejojmë padëgjueshmëri dhe tentim ikjeje. Është vendosur që përnjëherë të vritesh!”

Në atë moment me zë të lartë dervishi bërtiti: “Merre jetën time,o Mbret, në vend të jetës së këtij djaloshi të pavlerë! Se unë jam më mëkatar se ai sepse unë jam ai i cili e kam shtyer në rrugën e endacakut!”

Duke folur dervishi ngriti te dy duart mbi kokë, e nxënësi bërtiti: “O Mbret i Mëshirshëm! Të lutem më lejo të vdes unë. Mua më duhet të vdes në vend të dervishit!”
Mbreti mbet i habitur. Ai i tha gjeneralëve të tij: - Çfarë janë këta njerëz që shtyhen për ta shijuar vdekjen? Nëse kjo është trimëri, a nuk do ta ndezë popullin kundër meje? Më këshilloni se çfarë të bëj!”

Këshilltarët u konsultuan pak dhe mandej thanë: “Mbret i Ndritur!
Nëse kjo është trimëri,pak çka mund të bëjmë,përpos se i bëjmë popullit padrejtësi krejt derisa nuk e humbë plotësisht frikën. Por nuk kemi se çfarë të humbim po qe se e pyesim dervishin përse është aq i padurueshëm për të vdekur.”

I pyetur,dervishi u përgjigj: “Mbretëri e Lartësuar! Është profetizuar se sot në këtë vend do të vdes një njeri;dhe se përsëri do të ringjallet dhe se dëshirojmë të jemi ai njeri.”
Mbreti mendoi: “Përse dikë do ta kisha bërë të pavdekshëm nëse vet nuk jam?”
Duke menduar pak,ai urdhëroi që atë ta vrasin menjeherë në vend të endacakëve. Në atë çast edhe më i keqi nga rradhët e ndihmësëve të mbretit tiran, nga lakmia për pavdeksi,e vran vetveten.Asnjëri nuk u ngritë,e dervishi dhe nxënësi vazhduan rrugën duke e shfrytëzuar kaosin e krijuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 1:13 am

Miqësia që u shkëput.

Ndoshta askush nuk e mendonte se ajo miqësi do të prishej një ditë dhe se ata dy shokë të ngushtë, që kishin bërë aq shumë për njëri-tjetrin do të ndaheshin një ditë.Njerëzit nuk e thërrsinin ndonjëherë atë me emër të plotë,por në fillim me emrin e shokut, duke i thënë “o shoku i ....”.

Po.Ai ishte i njohur si “shoku i imam Sadikut”. Atë ditë,sigjithmonë,ata ishin sërish bashkë dhe po shkonin tek tregu i këpucarëve. Mirëpo,a e mendonte ndokush se kur të dilnin që andej,miqësia e tyre do të ishte prishur përgjithmonë?!

Shoku i imamit kishte me vete shërbëtorin e tij zezak.Zezaku po i vinte nga pas.Në mes të tregut, ai kthen papritur kokën dhe nuk e shikon shërbëtorin e tij.Eci dhe dy tre hapa të tjerë,ktheu kokën dhe sërish nuk e pa shërbëtorin e tij.

E ktheu kokën për herë të tretë dhe sërish nuk e pa shërbëtorin e tij.Shërbëtori ishte hutuar duke parë pazarin dhe kishte mbetur larg nga pronari i tij. Kur e ktheu kokën për herë të katërt pa shërbëtorin që erdhi. Atëherë, me inat i tha atij: “Ec këtu, o bir bushtre! Ku ishe?”

Sapo kjo fjalë i doli atij nga goja, imam Sadiku ngriti dorën lart, e përplasi atë fort në ballë dhe tha: “O Zot i Madh! Po e shan nga e ëma?! Po i vesh së ëmës një punë të pa hijshme?!

Unë kujtoja se ti je burrë fisnik e i edukuar. Tek ti s’paska hijeshi dhe turp.”
-O i biri i të Dërguarit të Zotit! Ky shërbëtori është nga Sanadi, po ashtu edhe e ëma.Ti vetë e di që ata nuk janë myslimanë e që unë të kem shpifur keqazi për atë.

-E ëma le të ketë qenë e pafe. Çdo fis e çdo popull ka zakonin dhe ligjin e tij të martesës. Nëse ata sillen sipas atij zakoni dhe ligji, veprimi i tyre nuk quhet i paligjshëm dhe fëmijët e tyre nuk janë të jashtëligjshëm (kopilë).

Tani largohu prej meje, - i tha imami. Më pas, askush nuk e pa imam Sadikun që të shoqërohej me atë, derisa vdekja i ndau ata plotësisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 1:14 am

Kërkesa e Isait(Jezusit) a.s.

Isai (a.s) u tha dishepujve të tij: Unë kam një lutje. Po të më premtoni se do ta zbatoni do ta them.
Dishepujt iu përgjigjën: “Çfarëdo që të thuash, do të bindemi.”
Isai u çua nga vendi dhe u lau këmbët atyre një nga një.
Dishepujt filluan të mos ndiheshin aspak mirë, por meqë i kishin dhënë fjalën Isait se do bënin ashtu siç u kishte kërkuar ai, pranuan.”

Pasi Isai mbaroi punën, ata i thanë:“Ti je mësuesi ynë, prandaj duhej që ne të t’i lanim këmbët e jo ti ne.

Isai iu përgjigj: “Unë veprova kështu që të kuptoni se nga të gjithë njerëzit, më i duhuri për të marrë përsipër shërbimin e drejtimin e tyre është ai “i Urti”.

Këtë punë e bëra qëtë tregoja modesitnë dhe që ju të mësonit përuljen dhe, kur ju të merrni përsipër drejtimin e mësimin e njerëzve pas meje, metodën tuaj ta vini në shërbim të krijimit.

Urtësia zhvillohet me përulje, e thjeshtësi, dhe jo me mendjemadhësi.Ashtu siç rritet bima ne tokë të lagësht e të butë dhe jo në tokë të thatë e të ashpër.”


Kërkim lutjeje

Dikush, shumë i shqetësuar dhe i stresuar, erdhi pranë imam Sadikut (a.s) dhe i tha:Aman, të lutem, bëj një duà për mua te Zoti që të më japë pasuri, sepse jam shumë i varfër e i mjerë.
- Kurrë nuk e bëj këtë lutje.
- Përse nuk e bëni?
- Sepse Zoti për këtë punë e ka caktuar një rrugë. Zoti ka urdhëruar që ta kërkoni dhe të punoni për ditën tuaj, kurse ti do që të rrish në shtëpinë tënde dhe duke u lutur të nxjerrësh ditën e punës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeSun Jun 24, 2012 1:15 am

Bashkëudhëtari i haxhit

Një burrë ishte kthyer nga haxhi dhe po i tregonte imam Sadikut si e kishte kaluar udhëtimin dhe për bashkëudhëtarët.
Ai lavdëronte shumë njërin prej tyre.Të gjithë ishin të kënaqur që po shoqëroheshin më një burrë të nderuar si ai.
Ai gjatë tërë kohës falej dhe lutej.
Sapo mbërrinim në ndonjë shtëpi, ai shkonte në një cep, shtronte sixhaden e tij dhe fillonte të falej. Imami e pyeti: “Po, kush i bënte atëherë punët e tij? Kush përkujdesej për kafshën e tij?”
Burri iu përgjigj: “Sigurisht, nderi i këtyre punëve na takonte neve, ai ishte i zënë vetëm me punët e tij të shenjta.”
“Atëherë, të gjithë ju qëndroni me lart se ai”, - u përgjigj imami.


Ushqimi i përbashkët


Sapo Profeti dhe shokët e tij ndalën kafshët e varganit të tyre, zbritën prej tyre dhe shkarkuan ngarkesën, vendosën që të therrnin një dele për të ngrënë. Njëri prej shokëve tha: “Delen e ther unë.” “Lëkurën ja heq unë” - tha tjetri. “Unë do ta pjek, - ia priti një tjetër. E kështu me radhë, secili mori përsipër diçka.
Kurse Profeti tha: “Unë do të mbedh krënde nëpër shkretëtirë. Ndërkohë, shokët iu kthyen e i thanë: “O i Dërguari i Zotit, ju nuk duhet të mundoheni, i bëjme ne këto punë me gjithe qejf.”
“E di që ju i kryeni këto punë”, - tha Profeti - por Zoti nuk e pëlqen që robi i Tij të rrijë duarkryq mes shokëve të tij duke i dhënë privilegje vetes së tij. Pastaj shkoi drejt shkretëtirës, mblodhi shkurre e shkarpa e u kthye.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeMon Jun 25, 2012 9:18 pm

Në kohën e profetit Shuajb jetonte një njeri, i cili e kishte bërë zakon të shprehej kështu:“Allahu di dhe ka parë shumë nga mëkatet, gjynahet dhe të metat e mia, por Ai m’i ka falur ato për hir të favorit dhe fisnikërisë së Tij”.

I frymëzuar nga Zoti, profeti Shuajb (a.s.) e këshilloi me këto fjalë paralajmëruese atë:“Ke filluar të thuash se Allahu për shkak të fisnikërisë së Tij nuk të ka deklaruar përgjegjës dhe nuk të ka dënuar, megjithëse ti ke punuar kaq shumë mëkate dhe gjynahe.O njeri mendjeshkurtër dhe i mjerë që ke lënë rrugën e drejtë për t’u endur shkretëtirave. A nuk e kupton ti se Allahu ta ka dhënë dënimin tënd deri tani sa e sa herë, por ti nuk di gjë për këtë! Të ka ikur largpamësia,sepse je zhytur nga koka te këmbët,nga maja e flokut deri te thoi i këmbës brenda indiferencës ndaj shpirtërores.Ti je kthyer në skllav të dëshirave dhe ndjenjave të tua egoiste, por nuk je i vetëdijshëm për këtë.

O njeri që i ngjan tiganit të nxirë! Je zhytur thellë brenda blozës dhe ndryshkut që ta kanë nxirë botën tënde të brendshme.Zemra dhe shpirti yt janë mbuluar nga shtresa ndryshku, prandaj syri i largpamësisë të është mbyllur dhe ta ka zënë perden e shikimit të enigmave hyjnore,ndërsa zemra të është verbëruar.

Çdo gjë duket më e qartë dhe perceptohet më lehtë kur vendoset përballë asaj që është e kundërt me të.Bloza e pistë nxjerr në pah më qartë bardhësinë që ka tigani i kallajisur,por nëse tigani zë e nxihet nën efektin e tymit, duket se njolla e zezë që ka përsipër humbet dhe asnjë njeri nuk mund ta shoh atë. Po qe se hekurpunuesi është me ngjyrë të zezë,tymi i punishtes nuk mund ta nxijë më tepër lëkurën e tij, por, po qe se në punishte punon një njeri me lëkurë të bardhë,fytyra e tij do të bëhej e zezë........

Personi që kishte gabuar,erdhi në vete pas këtyre fjalëve të Shuajbit,(a.s.), fjalë që mbanin erë frymëzimi hyjnor dhe ta dridhnin zemrën. Ai,duke dashur të pendohej, i drejtoi këtë pyetje:
- Cila është shenja që më tregon se e kam merituar dënimin hyjnor si pasojë e mëkateve dhe gjynaheve që kam kryer, pa ditur se çfarë po bëja?
Si përgjigje ndaj kësaj pyetjeje, Allahu e frymëzoi Shuajbin (a.s.) t’i thoshte:
- Duke mos ti bërë publike të fshehtat e tua, Unë t’i kam mbuluar gabimet dhe mëkatet.
Shenja më e qartë se e ke merituar fatkeqësinë dhe mynxyrën shpirtërore është kjo:
- Njeriu që kryen detyrën e robit ndaj Zotit dhe mban agjërimin, fal namazin, jep zekatin,madje kryen edhe punë të tjera të mira,por nuk shijon asnjë grimë të kënaqësisë shpirtërore nga asnjë prej adhurimeve që bën.
- Adhurimet e tij nga pamja e jashtme janë të sakta dhe sjellja e tij si rob ndaj Zotit është e hijshme, por bota e tij e brendshme shpirtërore është e varfër, prandaj zemra dhe trupi i tij nuk janë në harmoni me njëra-tjetrën.Kokrra e arrës nga jashtë duket e shëndoshë,por nga brenda mund të jetë e zbrazët.
- Nëse dëshiron që ndjenja e besimit dhe adhurimet të lënë tek ti shije të mirë,atëherë zemra është e detyruar të vishet me përshpirtshmëri dhe frymë shpirtërore. Bërthama duhet të jetë e mbushur brenda,që të lëshojë fidan.A ke parë bërthamë të zbrazët që lëshon fidan? A nuk është forma pa jetë asgjë tjetër përveçse një kallëp i derdhur?”
Me këto këshilla shpirtërore ia tërhoqi vërejtjen Shuajbi (a.s.) njeriut indiferent, në zemrën e të cilit, nëpërmjet frymës shpirtërore të profetit, çelën lulet e shpresës. Pasi u lut për falje, ai vendosi me bindje ta drejtonte zemrën e tij drejt Allahut…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeMon Jun 25, 2012 9:20 pm

KUPTIMI I LEGJENDËS

Imam Said Ali Sheh kishte rrëfyer këtë legjendë të vjetër gjithmonë kur kishte dashur të tregoj se sa tregimet ndihmojnë gjatë mësimit. Ky tregim flet për një faraon i cili kishte ndërtuar dhomën e fshehtë në piramidën e tij gjatë jetës së vet siç ka qenë e zakonshme, me qëllim të caktuar që përbrenda ta fsheh gjithë pasurinë e tij për të qenë i pasur edhe .

Por,mjeshtri i cili kishte ndërtuar piramidën i kishte thënë dy djemëve të tij, edhe këtë dhomë:- Do të vdes i varfër, por ju do të mund të hyni në dhomën e thesarit përmes këtij koridori të cilit planin e fshetë po ua lë në trashigimi, sepse faraoni është uzurpator dhe ka grumbulluar pasuri fal njerëzve të varfër siç jemi ne.

Kur du djemët kanë hyrë në piramidë dhe kanë gjetur thesarin,njëri prej tyre kishte ra në kurth.Ai e kishte bindur vëllaun e vet të ikën, e atij t’ia pres kokën për të mos qenë familja e dyshuar dhe për të mundur ai të vijë edhe më tutje të marrë flori.Vëllau tjetër e kishte zbatuar dëshirën e tij,dhe suksesshëm kishe ikur nga piramida.

Faraoni kishte mbetur i stepur kur e kishte gjetur trupin pa kokë.Ai urdhëroi që trupi të varet në mur dhe ta ruaj roja.Familja,ka menduar ai,do ta dëshirojnë trupin ta marrin dhe nëse përpiqen ta largojnë nga muri, do të nxinën.

Por,vëllau i cili kishte mbetur gjallë kishte qenë i mençur.Ai kishte marrë disa calikë me verë dhe i kishte ngarkuar në gomar,dhe qëllimisht i kishte rregulluar që të shpohen kur mbërrinë tek roja.Rojtarët kur e kanë vërejtur se vera po derdhej nga calikët i kishin marrë dhe e kishin pirë verën,dhe kështu janë dehur.

Kur të gjithë rojtarët kishin ra të dehur,vëllau kishte hjekur trupin nga muri dhe e kishte çuar për ta djegur. Said pohon se ky tregim përshkruan se si ngjarjet ngjajnë krahas persiatjes.Thesari paraqet grumbullimin e dijenisë njerëzore; faraoni është qëllimi i keq i mendjes për ta ndaluar popullin që të mësoj atë që i nevoitet.

Prindi është njeriu i cili di se si të vijë tek dijenia,e djemët janë dy gjenjdet e shpirtit të njeriut.I pari simbolizon funksionin imagjinar por të pavëmendshëm; i dyti simbolizon parimin aktiv për mbijetesë i cili ka po aq imagjinatë sa edhe i pari.
- Nuk është me rëndësi se a është tregimi i vërtetë. Me rëndësi është se për çka mund të mësojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitimeMon Jun 25, 2012 9:21 pm

HAZRETI BAHAUDIN SHEH

Bahaudin ka qenë princ i pushtetshëm i cili është marrë me punë shtetërore dhe i cili nuk është interesuar për gjëra shpirtërore.Një ditë kishte vendosur se është koha e fundit që diçka të ndërmerr për shkak të numrit të madh të hajnave dhe endacakëve të cilët në hordhi jetonin të fshehur në mbretërinë e tij. I kishte urdhëruar rojtarët që mbrenda një muaji t’i kapin të gjithë lypsit dhe endacakët dhe t’i sjellin në oborrin e pallatit të tij ku edhe do të gjykohen.

Një sufist i cili kishin jetuar në pallatin e Bahaudinit pikërisht në atë kohë kishte kërkuar leje për të udhëtuar dhe iu ishte lejuar.Kur kishte mbërri dita e caktuar endacakët kishin qenë të tubuar për ta pritur Bahaudin Shehun.

Duke e parë numrin aq të madh,me siguri të ithtarëve të padëshirueshëm,se si rrinin para pallatit të tij, Bahaudin Sheh jashtëzakonisht ishte zemëruar. Ai urdhëroi që të gjithë të jenë të rrahur dhe të përzën si fajtorë.Në atë moment, duke dalur nga radhët e të burgosurëve,sufisti i veshur me arna u ngrit dhe tha: - O princ i familjes së Profetëve! Nëse ithtari i pallatit tënd ka qenë i burgosur për shkak të veshjes së tij dhe në bazë të saj e shpallë si hajnë,duhet të jemi shumë të vëmendshëm.

Nëse mund ta dimë se jemi të padëshirueshm vetëm shkaku i garderobës, ekziston reziku që populli ta pranojë atë mënyrë të vlerësimit dhe fillon t’i vlerësoj sundimtarët siç je ti vetëm sipas garrderobës e jo sipas vlerave të brendshme.

Çfarë do të bëhet atëherë me institucionet e pushtetit të ndershëm?
Pas kësaj Bahaudin e kishte braktisur fronin Është i varusër afër Kabulit në Afganistan,ku e konsiderojnë njërin ndër sheikët më të madh ndër sufistët. Është traditë që çdokush kush kalon pranë varrit të tij në këmbë t’i afrohet varrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Tregime dhe thënje nga tradita sufiste Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tregime dhe thënje nga tradita sufiste
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Tregime islame
» Meditime - Tregime shqiptare dhe jeta pozitive

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: