PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 25, 2012 9:21 pm

MUNDËSITË

Ibn Halimi e kishte pyetur sufi mësuesin:
- Ku po gjenë kohë t’i lexosh gjithë ato libra?
Ai i përgjigjet:- Gjej kohë për ato që i lexoj.
Atëherë Halimi e kuptoi se ai s’kishte fare libra.
- Në ç’mënyrë po vjen deri tek dijenia jote?
Sufisti e pranojë:
- Me telepati.
- Halimi vazhdoi:
- Përse fshihesh nga nxënësit e tu?
Ai tha:- Për t’u koncentruar në atë që është thënë, e jo në atë i cili ka thënë se e ka zbuluar atë që ka folur.
Halimi atëherë tha:
- Duket se publikimi i kësaj shkatërron mundësinë e ndonjë njeriu të fitojë dijeni. Përse atëherë mua po ma tregon?
Sufi tha:
- Gjasat e tua veç kanë qenë të shkatërruara para se të vishë tek unë.
Halimi pyeti:
- A ka shpresë për mua?
- Jo. Derisa mundohesh t’i detyrosh sufistët të flasin me gjuhën tënde (të të kuptuarit,e jo gjuhën amtare, prano shpjegimin). Nëse e përdorë gjuhën tënde do të bëhesh gjithnë e më i dëshpruar sepse e përdorë gjuhën e të pakënaqurit.
- Pse a nuk çonë pakënaqësia deri tek dëshira për të ndryshuar?
- Shumë pak pakënaqësi s’do të thotë të ekzistojë dëshira për ndryshim. Pakënaqësia e madhe të paktën tregon pamundësinë për ndryshim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 25, 2012 9:22 pm

MËSUESI I FSHEHTË

Një burrë e kishte takuar mësuesin e njohur Kidra duke punuar si trapaxh i thjeshtë. Kidra ia lexoi mendimet dhe i tha:
- Po qe se iu kisha afruar njerëzve në rrugë dhe iu kisha thënë se çfarë të bëjnë, do të kishin menduar se jam i çmendur apo se këtë e bëj për interesan materiale personale dhe nuk do të më kishin dëgjuar.Po nëse isha veshur si i ditur apo tregëtar i pasur, prapë nuk do të më kishin dëgjuar, apo të paktën do të ishin munduar të më kënaqin, në vend se të kënaqen me atë që unë e them. Por nëse përzihem me njerëz këtu dhe e them ndonjë fjalë,atje ndonjë fjalë tjetër, dikush do të dëgjoj sikur që më ke njohur ti,e mijëra tjerë nuk më kanë dëgjuar.


ÇFARË TË BËN

Sufi urtari Abdulalim nga Feza ka refuzuar të bëhet mësues por kohë pas kohe ka këshilluar njerëzit se si ta ndjekin Rrugën.Një ditë një nxënës i cili ka qenë i paaftë të mësojë dhe i tëri i preokupuar me “ceremonit mistike” i kishte ardhur në vizitë.
Ai e kishte pyetur:
- Si mundem më së miri ta shfrytëzoj mësimin e të urtëve?
Sufisti u përgjigj:
- Jam i lumtur që më është dhënë shansa të ta them se në dispozicion e ke metodën e pagabuar e cila i përgjigjet pikërisht aftësive tua.
- E çfarë është ajo, nëse më është e lejuar të të pyes?
- Thjesht mbylli veshët dhe mendo për rrepat.
- Para, gjatë kohës së leximit dhe ushtrimit apo pas?
- Në vend edhe të njërës edhe të tjetrës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 25, 2012 9:23 pm

Një person,duke ardhur te Isai alejhisselam,pyeti: “-O mësuesi i mirësive! Si mund të bëhet i devotshëm një rob ndaj Zotit?”

Isa alejhisselam dha këtë përgjigje: “-Kjo është një punë e lehtë. Duaje Zotin nga shpirti dhe zemra me atë që e meriton. Bëj vepra të mira për hir të Tij sa të keshë mundësi. Ji i mëshirshëm dhe i butë si ulluk edhe ndaj bijve të Ademit, edhe ndaj vetes tënde!”

Pastaj tha kështu: “-Mos i bëj dikujt diçka që nuk dëshiron të të bëhet ty! Atëherë do të bëhesh i devotshëm ndaj Zotit me atë që e meriton!”


Hazreti Bajezid Bistami i tha një mjeku të cilin e takoi ndërkohë që ai po përgatiste ilaçet :

“-O mjek! A ke ndonjë ilaç për sëmundjen time?

Kur mjeku pyeti: “Çfarë sëmundje ke?” Hazreti Bajediz u përgjigj:

“Sëmundja e mëkatit...” Mjeku duke i hapur duart në të dy anët tha:

“Unë nuk e njoh ilaçin e mëkatit.”

Në atë çast, një i ri i marrë që ndodhi atje, ndërhyri në bisedë duke thënë:

“-Baba, unë e di ilaçin tënd.” Hazreti Bajezid tha më gëzim:

“-Thuaje, djalosh!”

I riu,të cilin populli e pandehte për të marrë, por që në të vërtetë ishte një dijetar, e përkufizoi kështu ilaçin e mëkatit:

“-Merr dhjetë derhem rrënjë pendimi dhe dhjetë derhem gjethe kërkimi faljeje! Këto vendosi në havanin e zemrës! Rrihi me çekiçin e njësimit! Siti në sitën e ndërgjegjes! Ngjeshi me lot! Skuqi në furrën e dashurisë dhe të keqardhjes! Paskëtaj, çdo ditë merr nga pesë lugë prej brumit që do të bëhet. Në fund nuk do të ngelet kurrfare shenje nga sëmundja jote!..”

Bajezid Bistami i cili i dëgjoi këto, u prek dhe tha:“Sa turp për ata që i thonë të marrë dijetarëve si ti, ndërsa veten e pandehin të mençur!..”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 25, 2012 9:24 pm

UDHËTIMET E KAZVINIJEVIT

Njerëzit e dobishëm të cilët punojnë punë të dobishme nuk zemërohen nëse i quajmë të padobishëm. Por të padobishmit të cilët mendojnë se bëjnë punë shumë të dobishme jashtëzakonisht zemërohen nëse kjo fjalë iu thuhet atyre.

- Kam vizituar,tregon Kazvin,një grupë sufistësh të devotshëm.Janë marrë me thirrjen e emrave të shenjët,dhe luanin në instrumente muzikore.
Kam dëgjuar biseda të autoriteteve të njohura dhe kam qenë prezent në kremtimet e mësueseve, të gjallë dhe të vdekur. Kam veshur roba të arnuara dhe kam lypur prej derës në derë siç preferojnë klasikët. Jam lutur, kam agjeruar dhe kam dhënë lëmoshë. Kam mësuar lojën e ndërlikuar të ritit dhe këndimit dhe kam marrë pjesë në liturgji. Kam kaluar kohën në Qetësi.

Kam përvetësuar shkathtësinë e lëvizjes së brendshme. Kam mësuar se si ta pastroj Unin tim dhe se si, përsëri, të pastruar, ta kthej. Dhe atëherë e takova vetë Dëshminë. Dëshmia më tha:
- Në gjurmim të çkahit je?
Unë iu përgjigja.
- Të mësuesit.
Dëshmia tha:
- Të kishe kërkuar edhe më shumë diije të kisha ofruar. Por pasi që po e kërkon të Vërtetën, do të çoj tek ajo.

Dhe ajo më çoi tek Zoti, e Zoti ma shpjegoi se sa e jashtme është krejt ajo që kisha mësuar.Kur jam kthyer në botë,askush nuk ka dashtë të më dëgjoj dhe rrotullimi i studimit të së jashtmës vazhdoi. Siç më ka thënë Zoti, kështu do të vazhdoj deri në mbarim të kohës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 25, 2012 9:25 pm

MIQËSIA

Sehl bin Ibrahim tregon kështu:
“Me Ibrahim bin Et’hemin ishim miq. Një radhë më kishte zënë një sëmundje” “e rëndë.
Atëherë Ibrahim bin Et’hemi e shpenzoi çdo gjë që kishte” “në dorë për shëndetin tim. Pastaj fillova të shërohesha. Në këtë mes i kërkova” “ca gjëra që m’i donte zemra. Meqë s’i kishte mbetur më gjë në dorë,” “kishte shitur gomarin dhe ma plotësoi dëshirën. Pasi u shërova, m’u desh” “gomari për të shkuar diku dhe e pyeta:
“O Ibrahim, ku është gomari?”
“E shita!” – më tha Ibrahim bin Et’hemi.
Meqë shëndeti nuk ma lejonte të ecja në këmbë, i thashë:
“Mirë, po tani me se do të udhëtoj?”
Ai mbreti i të urtëve m’u përgjigj:
“Do të të mbaj në shpinë, o vëlla!”
Dhe më mbajti në shpinë tre konaqe rrugë!


SYNIMI I MIQËSISË

Abdullah bin Mubarek kishte bërë udhëtim me një person me vese të” “këqija. Pasi udhëtimi mbaroi dhe ata u ndanë, Abdullah bin Mubarek nisi” “të qajë nga zemra. Miqtë që u çuditën me këtë, e pyetën:
“Pse po qan? Ç’është ajo gjë që po të dëshpëron kaq shumë?”
Ai mik i Zotit me vlerë të madhe hoqi një herë me ngashërim, pastaj,” “me sytë e njomur tha:
“Me gjithë atë udhëtim të gjatë, nuk ia ndreqa dot shokut të udhës” “shprehitë dhe veset e këqija! Nuk e zbukurova dot moralin e atij të pashpresi!” “Dhe mendoj: Mos vallë nga të metat e mia nuk u bëra dot i dobishëm” “për të?Po qe se ai nuk u orientua dot nga ndonjë gabim i im,ç’do të” “bëhet halli im nesër? “
Dhe u mbyt në lot!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 25, 2012 9:30 pm

BARBARI DHE PËRKRAHËSI

Dervishi me emrin Barbari,duke u shtirrur si nxënës,rregullisht ka shkuar në ligjërimet javore të një sufi përkrahësi,i cili ka imagjinuar se e ka studiuar rrugën e Vërtetë.
Çdoherë,dervishi paraqitej në tubime dhe paraashtronte pyetje qesharake kuazi sufistit.Pasi që e kishte qortuar me qindra herë,kuazi mësuesi iu kishte drejtuar Barbarit:
- Prej dymbëdhjetë vjetë vjen këtu dhe të gjitha ato pyetjet e tua absurde janë vetëm varietete të asaj që pak më heret pyete!
- Po, e di, tha Barbari,por gëzimi,të cilin ma ofron shikimi në hutinë dhe zemërimin tënd, ëshë i vetmi ves i imi i keq.


ANDAKI

E kanë pyetur Andakin: - Kuptueshmëria dhe mirësia janë udhërrëfues në Rrugën e Sufizmit.Përse atëherë duhet të ekzistoj edhe diçka tjetër përpos dashurisë dhe bukurisë,përse duhet të ekzistojnë,për shembull, kalimi i kohës dhe gjëra të tilla siç janë skepticizmi dhe qortimi?
Ai u përgjigj:- Pjeshkës së pjekur i nevoitet dielli dhe uji. E nuk e keni parë se çfarë ngjanë kur dielli i bekuar rrezon shumë gjatë apo shumë fortë? Ai bëhet shkaktar i shkatërrimeve.Kur i ujitni bimët ngadal uji për to do të jetë i bekuar. Ujitni jashtë mase dhe bimët do të kalben dhe do të sëmuret nga sëmundja që është shenjë se uji nuk ka qenë i bekuar,por instrument i shkatërrimit të tyre.
- Ofroj njeriut atë që ai e quan mirësi pandërprerë dhe do të dobësohet aq shumë sa që nuk do të jetë i lumtur.Të mos e kritikosh në çastin kur kritika do të kishte pasur ndikim të caktuar në të ti veç ke gabuar.Dhe të gjithë ju po qe se refuzoni t’i pranoni këto gjëra si këshilla,në të vërtetë,nuk parashtroni pyetje në të cilat me të vërtetë keni menduar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 25, 2012 9:31 pm

AVICENA DHE ABU SAID

Kur me një rast janë takuar filozofi dhe sufisti, Avicena tha:
- Çka di unë ai sheh.
Abu Said u përgjigj:
- Çka unë shoh ai di.

ABUD NGA OBDURMANA


E kanë pyetur Abudin nga obdurmani:
- Çka është më mirë? Të jesh i ri apo të jesh plak?
Ai u përgjigj:
- Të jesh plak do të thotë të kesh më pak kohë para vetes, por ma shumë gabime pas vetes. Po ua lë juve të gjykoni vet se çka është më mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 25, 2012 9:32 pm

GATI MOLLË

Naxhrani tha:
- Nëse thua se “gati e kupton” flet dokrra.
Teologut të cilit i kishte pëlqyer kjo thënje e pyet:
- A mund të na japësh ndonjë shembull nga jeta e përditëshme?
- Natyrisht, tha Naxhrani; kjo është njëjtë sikur kur kishe me thënë për diçka kjo është “gati mollë”

LIBRI I URTËSISË

Simab tha:
- Do ta shes Librin e Urtësisë për njëqind flori e disa njerëz do të thonë se është madje i lirë.
Por Januz Marmari e kundërshtoi duke i thënë:
- E unë do t’iu ofroj çelsin për kuptueshmërinë e tij, por thuajse askush nuk do ta merr qoftë edhe gratis.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 25, 2012 9:32 pm

Këshilla e asketit

Vapa e verës kishte nxehur të gjithë vendin.Dielli i nxehtë po përvëlonte Medinen dhe të gjitha kopshtet përreth saj.Një njeri,i quajtur Muhamed ibn Munkeder,që e quante veten asket dhe i larguar nga kjo botë,rastësisht kishte dalë në një vend jashtë Medines.Aty i zuri syri një njeri i cili ishte trupmadh dhe i shoqëruar nga disa njerëz të tjerë,po shkonte të punonte kopshtet e tij e të tjerët po i vinin nga pas për ta ndihmuar.

Mendoi me vete: “Kush është ky burrë,që në këtë vapë kaq të madhe po del jashtë të merret me punët e kësaj bote?” U afrua më tej dhe pa që ai ishte imam Bakiri. “Përse ky burrë kaq i nderuar merret me punët e kësaj bote,- tha me vete asketi;atëherë, e shoh të nevojshme që t’ia them një këshillë e ta ndaloj nga kjo punë.”

Iu afrua imamit dhe e përshëndeti.Imami,i lodhur dhe i djersitur iu përgjigj përshëndetjes së tij.
Asketi i foli: A është bukuri që një burrë i nderuar si ti të dalë jashtë në këtë vapë të madhe e të merrët më punët e botës,e aq më tepër,i veshur kështu, kur duhet të vuani edhe më tepër?! Kush e di se kur i vjen vdekja njeriut? A e dini se kur do vdisni? Ndoshta,vdekja ju vjen që tani.

Nëse Zoti s’ka dashur që vdekja t’ju rrëmbejë në këtë mënyrë,çfarë do t’u ndodhë atëherë? Nuk pritet nga ju që të merreni me punët e botës, e aq më tepër të dilni në një kohë kaq të nxehtë,e ta bëni veten tuaj të vuajë kaq shumë.”

Imami Bakiri hoqi barrën nga shpina,u mbështet në mur dhe tha: “Nëse vdekja vjen e më rrëmben që tani,atëherë unë kam vdekur duke adhuruar sepse kam kryer detyrën;kjo punë është njësoj si adhurimi i Zotit dhe shërbimi ndaj Zotit. Ti ke kujtuar se adhurimi është vetëm të falesh dhe të lutesh. Unë kam një jetë kam dhe shpenzime.

Po të mos punoj dhe po të mos përpiqem, atëherë më duhet t’i shtrij duart drejt teje dhe atyreve që janë si ti. Unë punoj që t’i plotësoj vetë nevojat e mia të mos pres nga të tjerët.Unë duhet ta kem frikë vdekjen atëherë kur nuk kam punuar dhe i jam shmangur urdhrit të Zotit, dhe jo kur punoj dhe adhuroj e i bindem urdhrit të së Vërtetës që thotë se peshën e detyrës sime duhet ta mbaj mbi shpatullat e mia e jo t’ua ngarkoj atë të tjerëve.

“Paskam qënë shumë gabim,- tha asketi! Unë kujtoja se më duhet të të jap një këshillë, por e shikoj se unë vetë paskam qenë në gabim dhe paskam ndjekur një rrugë të gabuar dhe paskam pasur shumë nevojë për këshillën tënde.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jun 25, 2012 9:33 pm

TRE INTERPRETIMET

Tre derivsh të cilët kishin vendosur ta gjejnë të Vërtetën,kishin mbërri tek shtëpia e Mir Alisher Navajia.Ata e kishin lutur t’iu ndihmojë; si përgjigje ai i çojë në kopshtin e tij. Duke e marrë shkpin në dorë, kishte shkuar nga leha në lehe dhe me goditje të shkopit kishte këputur lulet e bimëve më të larta.
Kur ishin kthyer në shtëpi urtari i kishte pyetur:Çfarë qe kuptimi i asaj që bëra? Kush prej juve mund ta interpretoj drejt do të jetë i pranuar si nxënës.
Dervishi i parë tha: Interpretimi im i leksionit është se ‘njerëzit të cilët mendojnë se dinë ma shumë se të tjerët vuajnë nga sëmundja e nivelizimit në Mësim’.
Dervishi i dytë tha: Unë e kuptova veprimin tënd si ‘gjërat të cilat janë të bukura në dukjen e vet mund të jenë të parëndësishme në përgjithësi’.
Dervishi i tretë tha: Atë që ke bërë unë e kisha përshkruar si dëshmi mbi atë ‘se gjërat e vdekura siç është shkopi simbol i mësimit të përsëritur mund të lëndoj atë që është e gjallë’.
Mësuesi tha:Te tre jeni të pranuar,edhe pse midis jush dijenia është e shpërndar.Asnjëri prej jush nuk i di të gjitha; atë të cilën gjithsecili prej jush e posedon nuk është e tërësishme; por atë të cilën gjithsecili prej jush e thotë është plotësisht e sakt.

NAHAS

I kanë thënë Nahasit: Paraardhësi yt na ka mësuar për shumë gjëra dhe ne i jemi mirënjohës.Ndihemi se kemi qenë të nderuar me prezencën e tij. Por, ai këtu ka qenë tridhjetë vjet dhe ne kemi dron se edhe pse shumë pak kemi përparuar në shkencën e njeriut gjatë asaj kohe,të gjtihë do të jemi të vdekur para se ti ta përfundosh misionin tënd tek ne.
Nahas përgjigjet: Njëherë e keni huazuar Tigrin për t’jua zënë minjtë. Është e drejtë të jeni falenderues. Por ta kishit pasur macen deri tash, nuk e kishit ndier si të nevojshme ta thoni atë që e thatë tash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jul 02, 2012 10:53 pm

E DREJTA DHE OBLIGIMET

Një fakir e shikon dervishin duke u larguar ngadal nga teqja e mësuesit të madh Arif Halimit.Ai e pyet rojtarin çfarë mund të jetë arsya e dëshprimit të këtij burri.
Rojtari përgjigjet kështu:Ka kërkuar të merrë pjesë në tubimin e të së Vërtetës Popullore. Por,Populli e ka refuzuar, sepse ata që kanë drejtë të marrin pjesë nuk kërkojnë, e ata që kërkojnë nuk mund ta fitojnë. Nxënësit nuk kanë nevojë të flasin, sepse Prisi e di sipas qëndrimeve të tyre se a kanë ardhur të mësojnë apo të bëjnë pazarllëk!

QINDRA LIBRA


Njëherë,sheikut nga Kvajagan,iu ishte urdhëruar të paraqitet për tre muaj para priftërinjëve dhe gjykatësve të Turkmenistanit për ta dëshmuar se është duke e mësuar mbretërinë me Sheriat – ligjin tradicional të Islamit.

Ka ofruar që t’i dërgojë nxënësit e tij për të qenë të testuar se a i njohin librat e shenjëta dhe ceremonitë,por delegati përgjigjet se duhet të jetë i testuar ai vetë, në harmoni me rregullsinë dhe besueshmërinë e veprave të tij, siç kanë qenë të gjithë Mësuesit tjerë të testuar.

E ai urtar,në të vërtetë,nuk kishte shkruar asnjë libër.Treqind nxënësit e tij iu përvishën punës për të shkruar për kohën e caktuar interpretimin e pagabueshëm të Librit mbi zakonet.Kur erdhë koha e dëshmimit para gjyqit,urtari i tha testuesëve të tubuar:
- Kam sjellur me qindra libra të cilat përmbajnë mësime të cilat ia kam ligjëruar nxënësve të mi,e nëse dëshironi t’i shikoni të tjerat, na jepni pak kohë, sepse pjesa tjetër prej njëmijë librash, në të cilat shihet puna jonë,gjendet në vetë zemrat e nxënësve; por ne mund t’i shkruaj ato nga këtu nëse keni dëshirë, e këto pesë qind të cilat i kam sjellur, mund t’i shqyeni menjëherë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jul 02, 2012 10:54 pm

LIGJET

Kalif-Harun Al-Rashid një natë kishte ndenjur i maskuar me disa dervishë. Njëri nga të pranishmit kishte thënë: I mirë është ai pushtet që i shërben popullit.Harun i cili kishte qenë i veshur si tregëtar tha: Por ky është mendim i rrezikshëm, sepse kjo atëherë do të thotë se disa ligje populli mund t’i kundërshtojë si të pa zbatueshëm për të.
Sufisti i moshuar që kishte qenë prezent tha:Një mungesë e kuptueshmërisë së këtillë në praktikë është e rrallë.Po të kishte dëgjuar Kalifi gjatë vizitave të tija të fshehta nëpër pjesë të ndryshme të qytetit mbi atë se si mbizotëron mendimi për zbatimin e kufizuar të ligjit, ai ndoshta do të kishte qenë aq i pakuptueshëm sa që të nesërmën do të na kishte thirrur para gjyqit. Përndryshe, një mendim i këtillë nuk është i rrezikshëm.

ABDYLRASHID NGA ADANA

- Çfarë mendimi ke për njohurinë e brendshme?e pyet Abdylrashit dervishi i njohur me butësin e vet,një teolog tradicionalist.
- S’kam durim për të!
- Dhe çka tjetër?
- Ndiej neveri ndaj saj!
- Dhe çka tjetër?
- Vetë ideja më refuzon!
Sa është kjo interesante! tha Abdylrashid që një mendje aq logjike dhe e ushtruar siç është mendja jote,e pyetur për pikëpamjen në ndonjë gjë,mund ta përshkruaj vetëm me tre disponime personale!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jul 02, 2012 10:55 pm

VENDI I GURU-ve

Një tregëtar i thotë një sufisti:
- Disa vende thjesht janë të stërmbushura me guru,mësues shpirtëror me formula dhe doktrina të llojllojshme.Përse atëherë ka aq pak sufi mësues në këtë vend? Dhe përse ata të cilët janë të pranuar edhe nga ana e publikut në fund dalin vetëm imitator apo përsëritës të ushtrimeve të cilat i ka krijuar
dikush tjetër?
Sufisti u përgjigj:
- Këto janë dy pyetje, por e kanë një përgjigje të njëjtë.
India,për shembull,është përplotë me guru dhe ithtar të tyre derisa sufi urtarët e njohur janë tejet të rrallë,sepse gurut dhe nxënësit e tyre luajnë derisa sufistët punojnë. Pa punën e sufistëve njerëzimi do të kishte vdekur.
India është vend i magjistarëve-gjarpër; gurut janë njerëz magjistar; ata i zbavisin njerëzit. Mësuesit shpirtëror të panjohur punojnë për njerëz dhe popull në përgjithësi. Për këtë arsye duhet të kërkojmë mësues të fshahut të së Vërtetës. Fëmijët le të kërkojnë zbavitje.
A nuk i ke vërejtë turmat e ish nxënësve të guruve të cilët ditën na rrethojnë? Fakt është se vetëm njëri prej njëqindëve mund të jetë i shuguruar,sepse kanë qenë të mësuar të kënaqen në diçka në të cilën është dashur të jenë të mësuar për të mësuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jul 02, 2012 10:55 pm

Hutimi i mendjemadhësisë

Njё mi i vogёl kishte kapur në dorë frerët e njё deveje tё madhe dhe po shkonte rrugës krenar-krenar.Teksa ecnin rrugёs,miu,pa e parё fare vogёlsinё e tij,i mburrej devesё qё kishte natyrё tё butё:
- Sa trim i fortё qenkam.Qenkam aq trim,sa tё tёrheq pas vetes edhe devetё!
Ec e ec arritёn nё breg tё njё lumi.Kur e pa lumin,miu ngeli i ngrirё dhe i shtangur nga hutimi. E vetëdijshme qё miu po sillej duke u krekosur, deveja iu drejtua me këto fjalё kuptimplote:
- O ti qё mё shoqёrove nёpër male dhe fusha! Pёrse ndalove? Pёrse mbete kёshtu i hutuar? Eja dhe hyr nё lum si trim. A nuk je ti udhёrrёfyesi dhe prijёsi im? A tё ka hije ty tё hutohesh kёshtu nё mes tё rrugёs?
I turpëruar, miu u pёrgjigj duke belbёzuar:
- Shok! Ky ujё ёshtё shumё i madh dhe i thellё. Kam frikё se mbytem.
Deveja hyri nё ujё dhe i tha:
- O mi i verbёr! Uji qenka deri nё gju, nuk ke pёrse tё kesh frikё!
Miu, pa rrugёzgjidhje dhe i turpëruar, e vazhdoi kështu rrëfimin e tij:
- O deve fisnike! Lumi pёr ty ёshtё si milingonё,ndёrsa pёr mua ёshtё si dragua,sepse ka ndryshim nga gjuri nё gju.Vetёm nёse vendosim njёqind gjunjë si gjuri im mbi njёri-tjetrin,bёhen sa gjuri yt.
Pas këtyre fjalёve, deveja e mençur e kёshilloi miun kёshtu:
- Atёherё, mos guxo tё sillesh pa edukatё ashtu siç u solle, i mashtruar nga krenaria e
sёmurё dhe nga mendjemadhёsia. Dije ku e ke kufirin. Mos u llasto me tolerancën dhe mirëkuptimin qё tregojnë tё tjerёt ndaj teje, sepse Allahu nuk i do tё llastuarit!... Shko dhe matu me minjtё si ti!
Miu i turpëruar e kuptoi shumё mirё tё vёrtetёn dhe iu lut:
- U pendova dhe u bёra pishman. Pёr hir tё Allahut mё kalo nё anёn tjetër tё bregut,të shpëtoj nga ky ujё vrasёs dhe mbytёs!
Kёshtu,deveja pёrsёri e mёshiroi,iu dhimbs dhe i tha:
- Eja!Hidhu dhe hip mbi gungёn time!Kalimi nёpёr kёtё ujё apo ndihma për tё tjerёt ёshtё puna ime,sepse detyra ime ёshtё t’u shёrbej qindra mijёra tё paaftёve si ti.
Pastaj e kaloi miun nё anёn tjetёr tё lumit.
Nё kёtё histori qё na rrёfen Hz. Mevlana k.s,miu simbolizon njeriun i cili mendon tё bёjё punё tё mёdha me mendjen e tij,e konsideron veten mё lart se tё tjerёt dhe rri duke u krekosur,ndёrsa deveja ёshtё simboli i njeriut durimtar, me pёrvojё, i aftё dhe i pёrsosur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jul 02, 2012 10:56 pm

NË ÇKA MADJE EDHE MBRETËRIT JANË TË DOBËT

Ka qenë njëherë një mbret i cili ka dashtë ta studiojë Njohjen.Sufistin të cilin e kishte ftuar dhe të cilit ia kishte rrëfyer dëshirën e flaktë të tij i thotë:
- Lartëmadhëri, nuk mund të mësoni me të Zgjedhurin krejt derisa nuk e tejkaloni pavëmendësinë personal.
- Pavëmendsinë?! Tha mbreti,pse a nuk jam i kujdesshëm në plotësimin e obligimeve fetare? Se a nuk kujdesem me vëmendje të plotë për popullin tim? Ma gjej dikë në mbretërinë time i cili do të ankohet në moskujdesin tim ndaj ti.
- Pikërisht këtu qëndron problemi! Tha sufisti, - sepse pavëmendja aq ka hyrë në disa gjëra sa që njerëzit mendojnë,në të vërtetë,se duhet të jetë pjesë e qenies së tyre..
- Nuk po e kuptoj këtë vërejtje,tha mbreti,dhe ndoshta do ta konsideroni se nuk jam i përshtatshëm për Mësim dhe se nuk jam i aftë t’i interpretoj enigmat e juaja.
- Aspak,tha sufisti,por ai i cili ka qëllimin të bëhet nxënës,me të vërtetë nuk mund të polimizojë me mësuesin e tij të ardhshëm.Sufistët garojnë në dijeni e jo në grindje.Por,do t’jua tregoj me shembull qëllimin e juaj,po qe se jeni të gatshëm në një testim të vogël, por sipas kushteve të mia.
Mbreti ishte pajtuar për t’u testuar,dhe sufisti e urdhërojë të thotë “të besoj” krejt çka mund të jetë e shprehur në llogarin e tij për disa minuta pasues.
- Nëse ky është provim,atëherë ky është filllim i lehtë për t’u bërë sufist,tha mbreti.
- Mandej sufisti e filloj testimin. Ai tha:
- Unë jam njeri matan qiellit
- Të besoj, tha mbreti.
Sufi vazhdoi:
- Njerëzit e rëndomët përpiqen të fitojnë dije,derisa sufisti ka aq shumë sa që mundohet të mos e aplikoj.
- Të besoj, tha mbreti.
Sufisti vazhdoi:
- Unë jam gënjeshtar.
- Të besoj, tha mbreti.
- Kam qenë prezent kur keni lindë.
- Të besoj, tha mbreti.
- E babai juaj ka qenë fshatar! tha sufisti.
- E kjo është gënjeshtër! bërtiti mbreti.
Sufisti e shikoi pikëllueshëm dhe tha:
- Pasi që jeni aq të pavëmendshëm sa që një minutë nuk mund ta mbani në mend se duhet thënë “të besoj” pa ndonjë paragjykim,asnjë sufist nuk është në gjendje t’ju mësoj për çfarëdo qoftë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jul 02, 2012 10:56 pm

Alkimia

Dikush që kishte dëgjuar se Hirësia Hydaji e njihte shkencën e alkimisë, shkoi te Prijësi dhe i tha:
“Imzot! Dëgjova se e zotëroni alkiminë! Po ju vetë, ç’thoni?”
Pa thënë asnjë fjalë, Hirësia Hydaji këputi tri gjethe nga pjergulla pranë,u fryu dhe, me lejen e Allahut, ato u shndërruan në tri fletë ari.
Njeriu i mjerë që i vërejti i mahnitur veprimet, u përpoq dhe vetë të bënte një gjë të tillë, por nuk arriti. Atëherë, Hirësia Hydaji që e vëzhgonte i menduar personin, i tha:
“O bir, dije se ta mësosh alkiminë, do të thotë ta ndryshosh zemrën me anë të alkimisë!”

Në Stamboll ishte shfaqur një epidemi murtaje shumë e rëndë. Çdo ditë vdisnin me mijëra vetë. Njerëzit e popullit që s’dinin ç’të bënin, vrapuan te Hirësia Aziz Mahmud Hydaji dhe iu lutën me lot ndër sy.

Dhe ai u tha kështu: “Nuk është në përshtatje me natyrën tonë që të përzihemi në punë të tilla shpirtërore. Por meqë këmbëngulni për shkak të rëndesës së sëmundjes, shkoni në varrezën Karaxhaahmed. Atje, nën një selvi shtrihet i mbështjellë me rrogoz një person i quajtur “Hasërpush Dede”, “Dedei nën rrogoz”.
Atij thojini. Po qe se s’jua pranon lutjen, jepini të fala prej meje!”

Njerëzit shkuan drejt e te personi. Por ai person me natyrë delirante,kur e dëgjoi mendimin dhe lutjen e njerëzve, filloi të thërrasë e bërtasë me zemërim, i përzuri njerëzit, u mbështoll me rrogoz dhe u shtri përsëri.Njerëzit u kthyen përsëri me shumë drojtje dhe i dhanë të falat e Prijësit Hydaji. Sapo i mori të falat, Dedei u hodh në këmbë dhe nisi të lutej.

Në fund të lutjes tha kështu: “Sot, pasi të ngrihet edhe kufoma e të sëmurit të fundit, kjo sëmundje të largohet!”
Pastaj pyeti nëse kishte për të ndonjë fjalë apo kërkesë tjetër nga Hirësia Hydaji, u mbulua sërish me rrogoz.
Me të vërtetë, atë ditë, pasi vdiq edhe një tjetër nga murtaja, sëmundja u zhduk krejtësisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jul 02, 2012 10:57 pm

Bujaria e robit

“Gjatë një udhëtimi, Abdullah bin Xhafer (r.a.) arriti në një kopsht hurmash.
Shërbyesi i kopshtit ishte një skllav zezak. Zezakut i kishin sjellë tri bukë. Në atë mes,aty erdhi një qen.Skllavi ia hodhi qenit njërën nga bukët. Qeni e hëngri bukën aty për aty.Atëherë, skllavi i hodhi edhe bukën e dytë. Edhe atë qeni e hëngri me oreks.
Skllavi i hodhi edhe bukën e tretë. Qeni e hëngri edhe atë.
Pas kësaj ngjarjeje, mes Abdullah bin Xhaferit dhe skllavit u zhvillua një dialog i tillë:
“Ç’të japin për punën që bën?” – E pyeti Abdullah bin Xhaferi skllavin.
“Ja, siç e pe, tri bukë!” – Iu përgjigj skllavi.
“Pse ia dhe që të tria qenit?”
“Këtej s’ka pasur qen fare. Ky qen duhet të ketë ardhur nga ndonjë vend i largët. Nuk ma bëri zemra ta lija të uritur!” – Iu përgjigj skllavi.
Abdullai (r.a.) e pyeti:
“Po ti, ç’do të hash sot?”
Skllavi iu përgjigj:
“Do të duroj! Të drejtën ditore të ushqimit ia lashë kësaj krijese të uritur!”
Abdullai (r.a.) tha:
“Subhanallah, i madhëruar qoftë Allahu! Thonë se unë jam bujar i madh! Mirëpo ky skllav qenka më bujar se unë!”
Pas kësaj, Abdullai i bleu kopshtin dhe skllavin, i dha lirinë skllavit dhe ia fali atij kopshtin me hurma!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jul 02, 2012 10:58 pm

E pyetën Imam Gazaliun: Sa lloj njerëzish janë?
Imami u përgjigj: Janë tre lloj njerëzish:

1. Disa njerëz janë si ushqimi.Çdo njeri ka gjithmonë nevojë për ta.

2. Disa njerëz të janë si ilaçet.Na duhen vetem kur kemi nevojë.

3. Ka edhe njerëz të cilët janë si sëmundjet. Askush nuk ka nevojë për ta, por të ndjekin pas.Prej tyre duhet të ruhemi...

Një ditë, një njeri e pyet dijetarin sufi,Imam Gazalin: Si të punoi?

Imam Gazaliu i tha:"Puno sipas asaj që di,e do ta mësosh edhe ate që nuk e di."

Hirësia e Tij Ibrahim Ed’hemi duke kalue pranë një njeriu, fytyra e të cilit shprehte një brengosje të thellë, iu afrue dhe i tha:
- O njeri i dëshpruem, më lejo të pyes për tri gjëra.
- A mund të kalojë diçka në këtë jetë po të mos dëshironte All-llahu (xh.sh.)?
- Jo, tha njeriu i brengosur.
- A të mungon ndonjë gjë, për të cilën je mundue, por All-llahu nuk ta ka dhurue?
- Jo.
- Do të jetosh aq sa ka thënë All-llahu. A mendon ti se jeta yte mund të shkurtohet?
- Jo, tha njeriu i brengosur.
- Atëherë, iu drejtue Shejh Ibrahim Ed’hemi:
- “Për ç’arsye, pra, e tërë kjo brengosje or vëlla?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jul 02, 2012 10:58 pm

Një ditë Isai(Jezusi) a.s.,pa një grup njerëzish me pamje të brengosur,ulur mbi një mur buzë rrugës.
-Cili është shkaku i brengosjes suaj?-, i pyeti ata.
-Është frika nga xhehnemi që na ka katandisur në këtë gjendje-, u përgjigjën ata.
Ai vazhdoi rrugën, e shumë shpejt takoi një tjetër grup njerëzish me pamje të pikëlluar, secili i tkurrur në trishtimin e vet.
-Cili është shkaku i pikëllimit tuaj?-, i pyeti ata.
-Është dëshira për parajsën ajo që na ka katandisur kështu-, u përgjigjën.
Ai vazhdoi rrugën, derisa kaloi pranë një grupi të tretë njerëzish që dukej se kishin vuajtur shumë, por që fytyrat u vezullonin nga hareja.
Isai (Jezusi) a.s.,i pyeti ata:
-Cila është arsyeja e gjendjes suaj?
Ata u përgjigjën:
-Fryma e së Vërtetës. Kemi parë Realitetin dhe kjo na ka bërë t’i harrojmë qëllimet që janë më pak të rëndësishme.
Atëherë Isai (Jezusi) a.s.,tha:
-Këta janë njerëzit që e arrijnë qëllimin.Në Ditën e Gjykimit,do jenë pikërisht këta që do të gjënden në praninë e Zotit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jul 02, 2012 10:59 pm

Një njeri i veshur si Sufi,po kalonte një ditë në rrugë kur,me t’u ndodhur pranë një qeni, e goditi pamëshirshëm me bastunin e tij. Duke kuisur nga dhimbja, qeni rendi drejt e tek urtaku i madh Abu-Said.
U lëshua në këmbët e tij e,duke i treguar putrën e vet të plagosur,kërkoi drejtësi për trajtimin mizor që Sufiu i kishte bërë.Urtaku i ballafaqoi me njëri-tjetrin.
-Sa mëndjelehtë!-, i tha Sufiut. -Si vallë ke mundur ta trajtosh kësisoj një kafshë të gjorë? Shiko ç’i ke bërë!
-Nuk është faji im-, u mbrojt Sufiu, -i tërë faji është i qenit. Nuk e kam goditur për për tekë, por sepse më bëri pis loshnikun tim.
Qeni, gjithsesi, këmbëngulte në padinë e vet. Atëherë urtaku i pakrahasueshëm iu drejtua qenit:
-Në pritje të gjykimit të fundëm, lejomë të gjykoj unë për dhimbjen tënde.
Qeni u përgjigj:
-Oh, urtak i madh! Duke parë një njeri të veshur me petka sufi,mendova se, natyrisht,nuk do mund të më bënte kurrfarë të keqeje.Nëse do të ishte i veshur me petka të zakonshme,sigurisht që do t’i sha shmangur.Gabimi im i vërtetë është se besova në pamjen e jashtme të një njeriu të së vërtetës. Nëse doni që ai të ndëshkohet,hiqjani petkun e të zgjedhurve,privojeni nga loshniku i të drejtëve...".
Ai qen kishte një farë rangu në Udhë.Është gabim të mendosh se çdo njeri duhet të jetë,domosdoshmërisht më i mirë se një qen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jul 02, 2012 11:00 pm

MOLLËT E DIVIT

Njëherë një sufist shkon në vizitë tek një mbret për ta këshilluar rreth punëve shtetërore.Me kalimin e kohës këta dy u miqësuan.Pas disa muajsh,sufisti tha:
- Tash më duhet të shkoj,dhe të qëndroj me shtresën më të ulët të njerëzve të mbretërisë sate, në varfëri dhe shumë largë nga këtu.
- Mbreti është munduar të ta bind të qëndroj edhe më tutje por sufisti kishte qenë i pathyeshëm dhe më në fund e bind mbretin se duhet ta kry obligimine tij ndaj të gjithë njerëzve.
Por në ç’mënyrë do të jemi në kontakt? pyeti mbreti.
Sufisti ia ofroi një letër me këto fjalë:
- Nëse ndonjëherë dëgjon lajm të pabesueshëm për një frutë të provincës së caktuar, hape këtë letër.Atëherë vepra ime do të jetë e përfunduar.
Sufisti e kishte filluar jetën si të gjithë njerëzit e tjerë duke i kry detyrat e veta në harmoni me shkencën e dervishëve.Disa vjet më vonë,një njeri duke menduar se sufisti fsheh pasuri e vret natën fshehurazi; por krejt çfarë ka gjetur ka qenë një qese me mbishkrim “farë e mollës së divit”.
Ai e mbolli farën,dhe për një kohë të shkurtë me trungje mollësh të cilat jetonin fruta sa koka e njeriut u mbush i gjithë kopshti i tij.Njerëzit filluan ta rrespektojnë vrasësin si njeri të shenjët, se kujtë tjetër pemishta do t’i kishte lulëzuar për vetëm disa ditë dhe atë në mes të dimrit dhe me fruta të madhësisë së tillë. Kriminelit nuk i mjaftoj i gjithë ky lajkëtim.
- nëse nuk mora para nga njeriu të cilin e vrava,mendoi ai, ja tash rasti për t’u pasuruar.Të gjitha mollët do t’ia çoj mbretit dhe ai me siguri do të më shpërblej.
Pas shumë peripecive ai që i çuar para mbretit. Vrasësi tha:
- Lartëmadhëria juaj,në këtë shportë e kam një mollë sa koka e njeriut të cilën e kam kultivuar në mes të dimrit me shumë të tjera në prvincën e caktuar.
Në momentin e parë mbreti u befasu kur e shikoi frutin.Por përnjëherë iu kujtua letra e sufistit,dhe urdhëroi që të sjellët nga thesari ku e ruante dhe e hapi. Në letër shkruante:
- Njeriu i cili i ka kultivuar mollët e divit është vrasësi im pavarsisht nga gjithë rrespekti të cilin e meriton Drejtësia le ta thotë të veten.
- Mbreti urdhëroi që vrasësi të vritet, e vetë u bë dervish.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jul 02, 2012 11:00 pm

Lavdërimi i dhëmbëve të bardhë të një qeni

Malik ibn Dinari,tregon se si Isa,a.s.,duke ecur me havarijjunet e tijë kaluan pranë një qeni të ngordhur;”
Pyfe!Çfarë kërrdie(erë e keqe)!?,bërtitën havarijjunet.
Isa a.s. u ndal dhe vëmendjenë e tijë e përqendroi-drejtoi në bardhësinë dhe shkëlqimin e dhëmbëve të qenit,e duke u tërhequr vërejtjen nxanësve të vet, që ashtu të mos flasin për qenin e ngrate,tha:”Mos përmendni asgjë tek krijesat e Zotit; Pos asaj që është e vlefshme për lavdërim!”.
Sa bukur do të ishte të bashkosh ujin dhe zjarrin!”-tha Isa a.s.;”O shpirtë prej Zotit!Na e shpjego këtë?”-thanë të pranishmit.; ‟Përkufizonu në atë që e keni në tokë,ëe mënyrë që të mos u dukeshin veprat tuaja të pafrytshme!”-u përgjegj Isa,a.s.

Isa a.s. kaloi pranë një njeriu i cili flente i mbështjellur në pallton e tijë.Duke e zgjuar i tha:”U i flejtur!Ngrihu!Dhe Zotin përkujtoje(bani dhikr)!”;”Çka don prej meje? Unë këtë botë ua kam lanë atyre që e dojnë atë!?”;”
Atëherë,pra,flej i qetë!Miku im!”-tha Isa a.s.


Një njëri Ises a.s. i tha:”Me lejo të jem bashkudhëtari yt?”;”Ndaje pasurinë,pastaj m‟u bashkangjit!”-i tha Isa a.s.: ”Këtë nuk jam në gjendje ta baj?!”;”
Me vështirësi do të hyjë pasaniku në Xhennet!”-ia ktheu Isa a.s.
Unë pasurisë ia kundërvej varfërinë!
Ne pyetjen se cilën nofkë e ka ma të dashurën,Isa a.s. ka thanë:”Me quani i varfëri!”.

Derri kaloi pranë Ises a.s.,kurse ai e përshëndeti me fjalët:”Shko në paqe!”.
Të pranishmit në këtë i thanë:”O shpirt prej Zotit!Kështu,vallë,i drejtohesh?”;”Gjej ngushtim në atë që gjuhën ta mësoj në fjalë të këqia!?”-u përgjegj Isa a.s.
Ises a.s. iu tha:”Na udhëzo kah vepra me të cilën,nëse do ta vepronim,do të hyjmë në Xhennet?”.;”Pushoni së foluri!”-u tha Isa a.s.;”Këtë e kemi të pamundur?!”.;”Atëherë flisni vetëm atë që është e mirë!”-shtoi Isa a.s.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jul 02, 2012 11:01 pm

Është fare mirë e njohur se Jahja i,a.s.,gjatë jetës së tijë,kurrë,nuk ka qeshur!; Dhe se Isa,a.s.,kurrë,nuk ka qarë!Sepse,i pari ishte ne gjendjen kabda(është gjendje e frikës së zemër),kurse i dyti në gjendjen basta(basta është gjendje shpirtërore relakse.).
Me rastin e një takimi Jahja‟i,a.s.,e pyeti Isa‟në,a.s.:”
-Valle?Je i sigurtë prej Hidhërimit të Zotit?”.;”
-Kurse ti?Valle,ke humbur shpresën në Mëshirën e Zotit?”,iu ëergjegj Isa,a.s., dhe shtoi:”
-As që vaji yt do të ndikoj ne Vendimin-Përcaktimin e Përjetshëm!;Dhe as që gëzimi im dota ndryshoj Planin e Madh!”.

Me një rast Isa,a.s.,i tha Jahja së,a.s.:”Kërko në lutje që të më Falet;Sepse ti je ma i mirë se unë!”;”Kërko,ti,që të më Falet mua;Sepse ti je ma i mirë se unë!”,ia ktheu Jahja‟ja a.s.
Në këtë Isa,a.s.,tha:”Ti je ma i mirë se sa unë,sepse unë për veten time kam thanë:” Dhe Paqja është me mua...!”

Jahja‟i,a.s.,Isa‟in,a.s.,e pyeti se çka e ka ma së vështiri ta duroj:”Hidhërimin e Zotit!”u përgjigj Isa,a.s.;”Me çka zgjohet,ma se lehti,Hidhërimi i Zotit?”,pyeti tutje Jahjaja,a.s.:”Me tërbimin tand!”;”E çka e shkakton hidhërimin?”; ”Krenaria,vehtja n’huj,bollaku dhe mendjemadhësia!”,u përgjigj Isa,a.s.

Përcillet se Isa a.s. ishte shtri me një guri nën kry,kur prane tije kaloi Iblisi (Djalli) dhe me fjalë ofenduese iu drejtua:”Si po e shoh ende je i lidhur me Jetën e kësaj bote!”.
Duke i hedhur gurin Iblisit (Djallit),Isa a.s. bërtiti:”Ja ku e ke këtë dhe gjithë Dunjanë (Botën)!”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jul 02, 2012 11:01 pm

TRANSFORMIMI

Maliku, djali i Dinarit, kishte jetuar në fqinjësi me një djalë i cili kishte pasur reputacion të keq për shkak të shjelljeve të këqija të tij. Një kohë të gjatë asgjë nuk kishte ndërmarrë me shpresë sekëtë djalosh dikush tjetër do ta këshillojë. Në fund vetë populli filloi të protestojë kundër atij mbrapshtani.
Maliku kishte shkuar tek ai dhe e kishte lutur të ndryshoj. Por ai i kishte treguar se është i përkdheluri i Sulltanit dhe se askush nuk mund ta ndaloj të bëj atë që dëshiron. Atëherë Maliku iu është kërcnuar se do të shkoj te vetë Sulltani por djaloshi e kishte bindur se sundimtari kurrë s’do ta ndryshojë mendjen për të.
- Atëherë, tha Malik, do të lajmëroj tek vetë Krijuesi i cili është lartë!
Djaloshi i thotë se Zoti është shumë i mirë për t’u zemëruar në të.
- maliku ishte larguar, por djaloshin kishte filluar t’i rritet reputacioni i keq sa që i gjithë qyteti e qortonte. Kështu Maliku përsëri kishte shkuar tek ai për ta qortuar rrepsisht. Derisa i afrohej shtëpisë së djaloshit dëgjoi zërin nga lartë duke thirrur: - Mos e ngacmo mikun tim!
Maliku ishte befasuar dhe në gjendjen e hutisë së plotë kishte shkuar tek djaloshi.Por sa e kishte parë,djaloshi e kishte pyetur përse ka ardhur përsëri.
Maliku i thotë: - Nuk mund të të fajsoj por më duhet të të tregoj se çfarë më ka ngjarë;dhe ia kishte përsërit përjetimin e tij me zërin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Jul 02, 2012 11:03 pm

TEKSTUALISHTJA

Një burrë i cili kishte shprehur dëshirën të bëhet nxënës, kishte shkuar tek sufisti në Bagdad dhe ia kishte kumtuar dëshirën e vet.
- Do të sprovoj, i tha sufisti, dhe ja udhëzimet e mia të para: nuk guxon të kesh kurrfarë pronësia as personale e as të huaj.
Nxënësi pranoi. Mandej sufisti i tha:
- Duhet të shkosh deri në Buhare, e gjatë rrugës t’i shënosh të gjitha që i sheh dhe përjetimet e tua. Mandej prit nga unë udhëzime tjera.
Nxënësi u përgatit dhe u nisë për në Buhara. Porsa arriti ndjeu therrje dhe e kuptoi se ishte bërë nikoqir i ndonjë mize.
- udhëtimi im nuk ka vlerë,tha në vete,sepse nuk mund të qëndroj në Buhara siç më është urdhëruar pasi që në tërësi nuk e kam plotësuar udhëzimin e parë. Kjo mizë me siguri nuk më takon mua. Pasi që ajo sigurisht është pronësi e dikujtë tjetër, më duhet të kthehem rrugës së njëjtë nga e cila kam ardhur ndoshta do ta takojë pronarin e saj.
Rrugës,askush nuk ka dashtë ta pranojë mizën,krejt derisa nuk është kthyer në Bagdad,ku miza vetvetiu kërceu nga nxënësi dhe – iku.

PYETJE


Një pasanik i lëvdërueshëm e çoi një herë një sufist në shtëpinë e vet për t’ia treguar.Ia tregoi të gjitha dhomat të cilat kishin qenë të stërmbushura me vepra artistike të llojlllojshme,qilima të shtrenjët dhe gjëra tjera të çmueshme. Në fund e pyeti:
- Çka më së shumti prej të gjithave po të mahnitë?
Sufisti tha:
- Fakti se toka është mjaftë e fortë për ta mbajtur peshën e këtij ndërtimi masiv.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste   Tregime dhe thënje nga tradita sufiste - Faqe 2 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tregime dhe thënje nga tradita sufiste
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Tregime islame
» Meditime - Tregime shqiptare dhe jeta pozitive

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: