PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zbulimet shkencore shqiptare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Zbulimet shkencore shqiptare Empty
MesazhTitulli: Zbulimet shkencore shqiptare   Zbulimet shkencore shqiptare I_icon_minitimeMon Nov 26, 2012 5:36 am

Zbulimet shkencore shqiptare

Parandalimi i SIDA-s, pluhurat e një asteroidi, gjenoma e njeriut arkaik, sekretet e fotosintezës, retë e universit të lashtë, ekosistemi i baktereve të zorrëve, vaksina kundër malaries, planetët dhe yjet e tjera, kristalet e zeolitit dhe eliminimi i qelizave që ndikojnë në plakje kanë qenë 10 zbulimet më të rëndësishme të vitit 2011 sipas revistës amerikane ‘Science’.

Por duke u rikthyer në mentalitetin shqiptar ku kushtet dhe mundësitë për të bërë zbulime shkencore janë të pakta, shpikësit shqiptarë dhe studiuesit për energjinë kanë arritur të certifikojnë edhe të mbrojnë sekretet e shtatë prej zbulimeve të tyre që janë bërë të njohura edhe për publikun.

Patentën e parë kanë arritur ta marrin për një mekanizëm përmirësimi të prodhimit të elektricitetit. Patenta e dytë ka të bëjë me një mekanizëm të pompimit të ujit brenda trupit të ujit. Patenta e tretë është marrë si një rezultat i një inovacioni në sistemin e riciklimit të ujit dhe përfitimin e energjisë duke e përdorur në liqen. Një tjetër risi në fushën e zbulimeve të energjisë ka të bëjë me një sistem që krijon kushtet e krijimit të rrymave të ajrit dhe që shndërrohet në energji. Me një sistem të prodhimit të energjisë brenda trupit të ujit me përftime jo shumë të mëdha, i ka siguruar një tjetër patentë ndërkombëtare jo të pamerituar.

Me sa duket është gjetur një mënyrë për të shfrytëzuar presionet e ndryshme në trupin e ujit për të prodhuar energji. Kjo është patenta e gjashtë që ka kuriozuar jo pak specialistë të fushës. Zbulimi i fundit në radhë ka të bëjë me një sistem pompimi që kursen shpenzimin e energjisë, duke përftuar në të njëjtën kohë një sasi energjie. Ky sistem mund të aplikohet në sektorë të ndryshëm, si në hidroenergjitikë, industri minerare, tek zjarrfikëset, në bujqësi, tek ujësjellësi industrial, në industrinë metalurgjike, mekanike dhe industrisë së ujit të pijshëm.

Të gjitha këto patenta mund të jenë paksa të komplikuara për tu kuptuar apo për tu shpjeguar me pak fjalë, por sipas specialistëve ato mund të sjellin shumë ndryshime në jetën tonë të përditshme.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zbulimet shkencore shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 10 zbulimet shkencore të 2011-s
» Zbulimet më të mëdha të 2012-s
» Fjale te urta shqiptare
» Meditime - Tregime shqiptare dhe jeta pozitive
» Lozha Masonike Shqiptare mer njohje ndërkombëtare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I-
Kërce tek: