PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012!

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012! Empty
MesazhTitulli: Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012!   Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012! I_icon_minitimeFri Nov 23, 2012 6:24 am

Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012!

Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012! Images?q=tbn:ANd9GcSQVGgQkyPQ9WHoeff8biHG1rDI63Wwxmuy3h0JtxBpZdmPBRLImETdwaOKVg
Në momenti kur gjithnjë e më shumë turistë rezervojnë dhoma në hotelet e Riviera Maya në Meksikë dhe në Guatemala, në prag të Ditës së Apokalipsit, që konsiderohet se do të vijë fundi i botës muajin e ardhshëm, nga ana tjetër specialistët mundohen të qetësojnë “shpirtrat” e trazuar dhe të qartësojnë se miti i Maya nuk përcakton ekzakt se në 21 dhjetor do të vijë fundi i botës.

Profecia e Apokalipsit që ka frymëzuar me qindra shkrimtarë dhe skenograf, nuk shfaqet në Kalendarin e Gurtë Matës të Maya-ve, të cilin ata e ndërtuan në vitin 669 në Meksikën juglindore.
Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012! 2012-300x173



Maya-t nuk merren me Apokalipsin. Në realitet, pohojnë specialistët, pllaka e gurtë pasqyron jetën dhe betejat e një udhëheqësi të asaj epoke, pikërisht të Bachlam Atzaou, i cili dëshironte të realizonte ardhjen e perëndisë!

Gjithashtu, dita e fundit e Kalendarit Maya është 23 dhjetori i 2012-ës dhe jo 21 dhjetori, kështu paraprakisht kjo përcakton fusnin e një cikli.

Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012! Calendar

Siç dhe shpjegojnë specialistët, nuk ka asnjë rrezik dhe asnjë arsye që dikush ë ndërtoj “Arkën e Noes”, pasi shkatërrimet, përmbytjet, tërmetet dhe shpërthimet e vullkaneve që paraqiten në filmin e Hollywood “2012” nuk i referohet profecisë Maya.
“Maya-t kishin një ide ciklike presa i përket kohës. Madje ata nuk in shqetësonte fundi i botës”, deklaron arkeologu meksikanë Jose Romero.

Pllaka e gurtë e Maya-ve, e njohur dhe si Monumenti 6, ose Pllaka e Gurtë, e Tortuguero, ndodhet në El Tortuguero (breshkë), një vend arkeologjik që u zbulua në vitin 1915.
Pllaka është thyer në gjashtë copa dhe pjesët e saj ekspozohen në muzetë e Amerikës dhe Meksikës, përfshirë Muzeun e Antropologjisë Camara Peliser Carlos në Tabasko dhe Muzeun Metropolitan të Nju Jorkut.

Studimi i parë i Pllakës së Gurtë, u publikua nga një studiues Gjermanë në vitin 1978. Që nga ai moment, me dhjetëra arkeolog kanë hulumtuar rënësin e pllakës së gurit dhe bien dakord që data që i referohet kjo pllakë, është 23 dhjetori 2012.
“Përshkrimi i fundit, i referohet 23 dhjetorit të citi 2012, por tematika kryesore e Monumentit 6, nuk është data e shumëpërfolur dhe nuk është profeci për fusnin e botës. Është thjeshtë historia e prijësit Bachlam Atzaou”, shpjegon Romero dhe shton se “Është thjesht fillimi i një cikli të ri”./alb-observer.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012! Empty
MesazhTitulli: Re: Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012!   Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012! I_icon_minitimeTue Dec 11, 2012 3:36 am

Fundi i botes me 21 dhjetor: Prova gjenerale e Apokalipsit

Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012! Apokalips

Ne Moske, prane deres se nje prej hyrjeve te nje pallati shumekatesh, ishte ngjitur shpallja si vijon: "Ne lidhje me afrimin e fundit te botes ju lutemi te paguani borxhet e pashlyera te qirase se shtepise deri me date 21.12.2012".

Afersisht keshtu, duke maskuar friken me te qeshur, e percepton shumica e ruseve zhurmen e bujen qe ka plasur rreth Apokalipsit, i cili gjoja eshte parashikuar ne Kalendarin Mayan (Kalendarin e civilizimit Maya) me 21 dhjetor te ketij viti.
Shakaja shaka, por njerezit jane duke blere megjithate shkrepese, kripe dhe sende te tjera te nevojes se pare me shumice. Edhe pse pas fundit te botes thjesht nuk do te kete me se kush ta kripe ushqimin.

Duhet thene se amerikanet i kane lene shume pas ruset ne pergatitjet e pritjes se 21 dhjetorit. Ata jane duke blere masivisht arme dhe municione duke u pergatitur per tu perballuar me te ashtuquajturin zombies-apokalipsis: dhe te gjitha keto fale filmave te Hollywood-it per "te vdekurit e gjalle", te cilet do te invadojne ne menyre masive Token (pasi "ne ferr nuk ka me vend"), dhe do te gllaberojne banoret paqesore tokesore. Nderkohe prifterinjte keshillojne studimin e Shkrimit te Shenjte, sepse vetem ne te mund te gjendet rruga per shpetimin e vetvetes.

Keshillen per te rritur nivelin e arsimimit dhe zgjerimin e horizontit ia japin gjindjes edhe dijetaret. Kurse Drejtorja e Qendres ruse per Studimin e historise dhe kultures se civilizimit Maya, Galina Jershova, ve ne dukje se ne Kalendarin Mayan nuk ka kurrfare tekstesh: ai perfaqeson ne vetvete nje pllake guri me datat kalendarike te gdhendura ne te qe lidhen, me propabilitet te madh, me levizjen e Henes. Por ne kete pllake nuk ka as edhe nje "parashikim" mbi fundin e botes.

Shpetuesit kane nje qasje me utilitare ndaj problemit. Ministri rus i situatave emergjente Vladimir Puckov tha ne nje interviste: "Dihet tashme se katastrofat globale ne Toke ndodhin afersisht nje here ne rreth 10-15 milione vjet. Kercenime te karakterit natyror ne te ardhmen e afert mund te priten, por ato nuk do te jene globale megjithate".

Drejtori i Qendres Hidrometeorologjike Kombetare, Roman Vilfand, ve ne dukje me ironi, se ne disa rajone ruse fundi i botes tashme ka ardhur. Per shembull, ne Murmansk, ne Norilsk koha e dites me drite eshte barazuar me zero ore dhe zero minuta. Dhe ky fund bote do te perfundoje relativisht shpejt, te themi, ne Norilsk dita me drite do te vije me 11 janar.

Ne jetojme duke mos ditur se cfare mund te na prese madje ne pese minutat e ardhshme (per te mos thene pas disa ditesh, e aq me teper pas disa vitesh dhe dekadash). Mos do te thote valle kjo se per ardhjen e Apokalipsit (thjesht vdekjes, pra) duhet te jemi gjithe kohes ne pritje? Te krishteret (po ashtu si dhe myslimanet, budistet e besimtare te tjere) i pergjigjen kesaj pyetje ne menyre afirmative. E perse te mos pajtohemi atehere me ta, ne qofte se ne te gjithe ne thellesi te shpirtit e kuptojme per mrekulli se ekzistenca jone eshte e fundme.

NASA pergenjeshtron Mayat: Nuk ka fund te botes me 21 dhjetor
Fundi i botes nuk do te jete viti 2012. I famshmi kalendar i Mayave, qe ne te vertete flet per “ndryshime epokale”, eshte pergenjeshtruar nga ana e shkencetareve te NASA-s. Faktikisht, ekspertet, te cilet kane perdorur teknologjite me te sofistikuara, nuk kundershtojne plotesisht profecine, por daten ne te cilen duhet te realizohet. Ne fakt, 21 dhjetori 2012 do te jete nje dite si te tjerat. Me poshte ju sjellim qendrimin zyrtar te NASA. Shkencetaret e NASA u japin pergjigje disa pyetjeve qe lidhen me fundin e botes ne dhjetor te 2012.

Pyetja 1- A ka ndonje kercenim per Token ne 2012? Shume adresa ne internet shkruajne se fundi i Tokes do vije ne vitin 2012?
Pergjigja- Asgje e keqe nuk do te ndodhe ne Toke ne vitin 2012. Planeti yne ekziston prej miliarda vjetesh dhe shkencetaret ne mbare boten nuk shikojne ndonje rrezik lidhur me 2012.

Pyetja 2- Cila eshte origjina e parashikimit se fundi i botes do te vije me 2012?
Pergjigja- Historia nisi me pretendimet se Nibiru nje planet i zbuluar nga Sumerians, eshte drejtuar drejt Tokes. Kjo katastrofe ishte parashikuar te ndodhte fillimisht ne maj te vitit 2003, por asgje nuk ndodhi dhe kjo date u zhvendos per ne dhjetor te 2012. Keto dy data u lidhen me parashikimet e kalendarit te fisit te lashte Maja, ne solsticin dimeror ne vitin 2012, pra data e parashikuar si fundi i botes ishte 21 dhjetor 2012.

Pyetja 3- A perfundon kalendari Maja ne Dhjetor 2012?
Pergjigja- Ashtu si kalendari qe mbahet ne murin e kuzhines se shtepise tuaj, nuk pushon se ekzistuari edhe pas 31 dhjetorit, edhe kalendari Maja nuk pushon se ekzistuari ne 21 dhjetor 2012. Kjo date eshte fundi i periudhes se numerimit te fisit Maja, por ashtu sic kalendari fillon perseri me 1 janar, nje tjeter periudhe numerimi fillon per kalendarin Maja.

Pyetja 4- Si ndihen shkencetaret e NASA lidhur me pretendimet per pritshmerite e fundit te botes?
Pergjigje- Per cdo fatkeqesi te mundshme apo ndryshime dramatike ne 2012 ku eshte shkenca? Ku jane provat? Nuk ka asnje prove, asnje fakt, cdo gje eshte e imagjinuar, edhe pse per ato mund te jene bere libra, filma, dokumentare, dhe postuar ne internet, asnje fakt nuk mund te pohohet se eshte i konfirmuar. Nuk ka asnje deshmi te besueshme per asnje nga pohimet e bera ne mbeshtetje te ngjarjeve te jashtezakonshme qe mund te ndodhin ne dhjetor 2012.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012! Empty
MesazhTitulli: Re: Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012!   Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012! I_icon_minitimeWed Dec 12, 2012 12:28 pm

21 dhjetor 2012, fundi i botes, apo fundi i nje cikli dhe fillimi i nje cikli tjeter

Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012! 21-dhjetori

Ceshtja e dates 21 dhjetor 2012 dhe parashikimet e katastrofave qe disa njerez mendojne qe do te vijne, me shume mundesi kane filluar me te ashtuquajturin fund te kalendarit Maya.Kalendari i tyre nuk perfundon ne daten 21 dhjetor 2012. Eshte vetem fundi i nje cikli dhe fillimi i nje cikli tjeter.
Eshte njesoj si data 31 dhjetor, kalendari yne mbaron, por nje kalendar per vitin tjeter fillon ne daten 1 janar.

Niburu supozohet te jete nje planet qe eshte sa kater here madhesia e Tokes. Do te afrohet shume prane Tokes dhe do te shkaktoje te gjitha llojet e katastrofave. Keshtu, ky planet gjigand supozohet qe do te vije ne drejtim te Tokes, por nese do te ishte keshtu, ne do e kishim pare ate shume kohe me pare, dhe nese ne ndonje fare menyre do te ishte i padukshem, ne do te kishim pare te pakten efektet e ketij planeti ne planetet fqinje.

Mijera astronome qe skanojne qiejt ne menyre te perditshme nuk kane pare asgje nga keto. Ka edhe njerez qe mendojne qe astronomet e NASA-s jane duke e fshehur kete informacion ne menyre qe te parandalojne panikun qe do te krijohej. A mund te imagjinoni mijera astronome qe vezhgojne qiejt cdo nate, te mbajne te njejtin secret te fshehte nga publiku per shume vjet? Disa njerez mendojne qe do te kete nje stuhi diellore ne daten 21 dhjetor 2012.

Ne te vertete, stuhite diellore ekzistojne vertet. Aktiviteti diellor pershkon nje cikel qe arrin nje maksimum cdo njembedhjete vjet. Maksimumi I ardhshem diellor, kur mund te pritet te kete aktivitet me te dallueshem diellor eshte ne maj te vitit 2013. Pritet te jete nje maksimum aktiviteti diellor shume i bute dhe nuk ka asnje te dhene qe te tregoje qe do te kete ndonje stuhi diellore. Dhe me pas kemi rreshtimin e planeteve. Ja nje rreshtim planetesh.
Dielli, Toka, dhe disa planete te tjera jane rreshtuar dhe kjo do te shkaktoje batica dhe efekte katastrofike ne Toke.
Fillimisht, nuk ka rreshtime planetare ne dhjetor te vitit 2012 dhe edhe nese do te kishte, nuk kemi pse te mendojme qe kjo do te shkaktonte katastrofa ne Toke.

Dy trupat e vetem ne sistemin diellor qe mund te nderhyjne ne baticat e Tokes, jane Hena, qe eshte shume afer dhe dielli, qe eshte tmerrsisht i madh dhe gjithashtu mjaft afer. Ndersa planetet e tjere kane nje efekt te neglizhuedhem tek Toka. Nje prej miteve per 21 dhjetorin 2012 eshte qe ne nje fare menyre akset e Tokes do te levizin. Aksi i rrotullimit nuk mund te levize pasi orbitimi i Henes rreth Tokes e stabilizon ate dhe nuk e lejon qe te levize.
Fusha magnetike leviz here pas here por hera e fundit qe ka ndodhur kjo ka qene 740,000 vjet me pare dhe ky ndryshim nuk ndodh per te pakten cdo gjysem milioni vjet.

Megjithate nuk ka asnje te dhene qe kjo gje do te ndodhe ne dhjetor, dhe edhe nese do te kishte levizje, do te duheshin mijera vjet per kete.
Gjithashtu, edhe nese do te levizte, kjo nuk do te shkaktonte ndonje problem ne Toke, pervec faktit qe do te na duhej te kalibronim serish busullat tona.
Deklaratat e jashtezakonshme kerkojne fakte te jashtezakonshme. Qe nga fillimi i koheve, jane shfaqur qindra e mijera parashikime per fundin e botes dhe ne jemi akoma ketu.
Laboratori i Levizjeve Reaktive NASA, Instituti i Teknologjise, Kaliforni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012! Empty
MesazhTitulli: Re: Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012!   Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012! I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkencetari nderton kapsula per t'i mbijetuar apokalipsit
» Cfare i ndodhi Maya-ve? Flasin studimet e fundit
» Prag lufte: Izraeli “ndez” motorët e tankeve, Irani kërcënon Turqinë!
»  Fryma e fundit
» Libri i fundit i Nostradamusit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: EZOTERIZEM ::  A S T R O L O G J I :: E N D E R R A ::  P R O F E C I-
Kërce tek: