PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shkencetari nderton kapsula per t'i mbijetuar apokalipsit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Shkencetari nderton kapsula per t'i mbijetuar apokalipsit Empty
MesazhTitulli: Shkencetari nderton kapsula per t'i mbijetuar apokalipsit   Shkencetari nderton kapsula per t'i mbijetuar apokalipsit I_icon_minitimeFri Dec 14, 2012 12:04 am

[center]Shkencetari nderton kapsula per t'i mbijetuar apokalipsit

Shkencetari nderton kapsula per t'i mbijetuar apokalipsit 8916

Kohet e fundit lajmi qe po ben me shume buje dhe po terheq vemendjen e cdo personi te madhd he te vogel eshte Fundi i Botes. Ter gjithe pyesin: a eshte ndonje prej hipotezave e vertete? a do te mbaroje vertet bota? jemi ne ditet e fundit tona?

Nen frymen e kesaj situate dhe ketij ankthi qe ka zene shumicen e popullsise se botes, dhe i frymezur nga "2012" i Roland Emmerich, pikerisht ne kohe per fundin e kalendarit Maya, shpikesi amator Liu Qiyan ka ndertuar ne kapsule qe do i sherbente mbijeteses ndaj apokalipsit. Kapsula e ndertuar nga Qiyah eshte quajtur "Noah".

"Pavaresisht nese do te jete apo jo fundi i botes ne daten 21 dhjetor, ne duhet te perdorim trurin tone per gjera te tilla qe do te mund te na ndihmonin te mbijetonim ne nje dite te tille." - i tha Liu nje gazetari nga Yanzhao Metropolitan Daily.

Pasi pa filmin e siperpermendur ne Prill, ai punesoi 10 punetore dhe investoi 1.8 milion Juan Kineze, qe jane rreth 288.000 dollare, per te ndertuar gjashte kapsula, secila per 50.000 dollare. Strukturat e metalit, te mbuluara me fiberglass jane te izoluara nga nxehtesia, si edhe bllokojne radiacionin dhe ujin.

Fale nje motorri elektrik, keto kapsula mund te levizin 360 grade nen uje. Secila kapsule ka dy ndarje; ndarja me e madhe mundeson vend te mjaftueshem per tu ulur 14 njerez dhe me rripa sigurimi, ndersa ndarja me e vogel mban uje dhe ushqime.

"Ne keto kushte, 14 persona mund t embijetojne pese muaj ne det." - tha shpikesi i kapsulave.

NASA dhe Vatikani kane pergenjeshtruar deklaratat sipas te cilave bota perfundon ne daten 21 dhjetor, atehere kur kalendari i Maya-ve nuk ka me dite. Megjithate, akoma, nje ne shtate persona eshte shume i shqetesuar ne lidhje me fundin e botes. Te pakten keto jane rezultatet qe kan nxjerre nje ankete Ipsos-Reuters qe ne maj. Tani mendohet qe numri i personave te shqetesuar te jete shume me i madh me afrimin e dates.

Shume prej personave te pyetur ne ankete thane qe Fundi i kalendarit Maya, shenonte edhe fundin e botes.

Neper vende te ndryshme zyrtaret jane munduar te eliminojne sa me shume panikun neper publik. Megjithate paniku eshte perhapur me shpejtesi.

Ne Kine, ne rajonin Xinjiang jane investuar 160.000 dollare ne ndertimin e nje Arke te Noas, 21 metra te gjate per t'i mbijetuar apokalipsit. Megjithate fondet nuk mjaftuan keshtu qe nuk besohet qe te arrihet te perfundohet anija 80 toneshe deri ne daten 21 dhjetor. Ne nje province tjeter jane blere pafund qirinj per tu pergatitur per erresiren e madhe 3 ditore qe parashikon nje prej hipotezave mbi fundin e botes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
Shkencetari nderton kapsula per t'i mbijetuar apokalipsit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A mund te jene "Almas" Neandertale te mbijetuar?
» Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: