PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Prag lufte: Izraeli “ndez” motorët e tankeve, Irani kërcënon Turqinë!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Prag lufte: Izraeli “ndez” motorët e tankeve, Irani kërcënon Turqinë! Empty
MesazhTitulli: Prag lufte: Izraeli “ndez” motorët e tankeve, Irani kërcënon Turqinë!   Prag lufte: Izraeli “ndez” motorët e tankeve, Irani kërcënon Turqinë! I_icon_minitimeTue Jul 10, 2012 2:57 am

Prag lufte: Izraeli “ndez” motorët e tankeve, Irani kërcënon Turqinë!
Prag lufte: Izraeli “ndez” motorët e tankeve, Irani kërcënon Turqinë! 376912_385491841515743_1296906984_n

Një gjendje kaotike po krijohet dita ditës, me kërcënime dhe demonstrime ushtarake, me “fitil” çështjen e Sirisë. Një gjeneral
i ushtrisë izraelite, deklaroi:

“Izraeli është i gatshëm për një luftë rrufe me Libanin”. Deklarim ky që hedh në koshin e “plehrave” kërcënimet e perëndimorëve për ndërhyrje ushtarake në Siri, kur të njëjtën kohë zëdhënësi i parlamentit iranian dhe i partisë në pushtet, Emir Hussein Gkazizante, deklaroi se: “Nëse Turqia sulmon Sirinë, Teherani nuk do të rrijë duar kryq”.

Më pas, ai shtoi: “Muajt e fundit, Turqia është kthyer në një vegël të imperialistëve dhe të kolonizatorëve, gjë kjo që nuk duket aspak e këndshme për një vend mysliman. Turqia duhet të marrë parasysh, se nëse ajo sulmon Sirinë, Irani kurrsesi nuk mund të qëndrojë në heshtje dhe duar lidhur, përkundrazi, do praktikojë masat që

përfshijnë kundërpërgjigje ushtarake”.

Ky deklarim, citon alb-observer.com, koordinon me atë të bërë nga kreu i forcave ajrore ushtarake iraniane, i cili pohoi: “Irani do të shkatërrojë me raketa balistike, bazat e radarëve të NATO-s, në Kiouretzik të Malatya në Turqi”.

Deklarimet në nivel të lartë të zyrtarëve dhe gjeneralëve iranianë, janë shtuar së tepërmi kohët e fundit. Kjo pasi ata e dinë se “objektivi” tjetër do të jenë ata vetë.

Ndërkohë, gjendja në nivel politik, nuk është dhe aq e kthjellët. Që atëherë “ishte vënë pika mbi I” kur në Liban, Hezbullah-u, mori pjesë zyrtarisht në qeverinë e vendit! Pra, një ndërhyrje ushtarake izraelite ndaj Hezbullah-ut, automatikisht do të ishte një sulm ndaj Libanit.

Në mbështetje të këtyre deklarimeve, kreu ekzekutiv i ushtrisë izraelite, Hertz Kalebi, i batalionit të 91-të të ushtrisë së Izraelit, që është instaluar tashmë në pjesën veriore të kufirit të vendit, deklaroi dje për gazetarët: “Ushtria po përgatitet për një luftë të madhe në Liban, me një seriozitet të madh dhe shumë profesionalizëm. Do jetë një luftë e vështirë dhe shumë e ashpër, por shpresojmë të mbarojë shumë shpejt”.

Gjithashtu Kalebi, nënvizoi se forcat e armatosura të Izraelit po përgatiten për luftë në prag të një rindezje të vatrës së zjarrit në rajon, që nga momenti kur Perëndimi dhe Turqia do të sulmojnë Sirinë.

“Ushtria izraelite, do të mundohet të vlerësojë kaosin që do të krijohet pas rrëzimit nga pushteti i Assad. Lufta këtë herë do të jetë shumë e ndryshme. Sulmi ndaj Libanit do të jetë shumë agresiv”.

Sipas Haaretz, ushtria izraelite, në sulmin e saj kundër Hezbullah, ka avancuar në sulme simulimesh, sidomos në fshatrat që gjenden në jug të Libanit ku dhe ka praktikuar planet për një sulm të madh e masiv.

Madje, izraelitët instalojnë me një shpejtësi marramendëse sistemin anti-raketë Trophy, mbi tanke model Merkava III dhe IV dhe konsiderojnë se deri në fund të muajit, do të ketë përfunduar instalimi i tyre në një brigadë të posaçme. E gjitha kjo bëhet me qëllim që të evitohen sulmet e ushtrisë së Libanit, ku në 2006-ën, ushtria izraelite kishte pësuar një dëm kolosal nga sulmet me anti-raketa ruse, Kornet-E dhe Metis./alb-observer.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Prag lufte: Izraeli “ndez” motorët e tankeve, Irani kërcënon Turqinë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Stonehenge Suedez? Struktura e lashtë prej guri ndez debate
» Ushtria e Sh.B.A: Përdorni taktika ‘Hiroshime’ për ‘Luftë Totale’ kundër Islamit
» Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012!
» Figura befasuese e “Jezu Krishtit” që mallëngjeu ukrainasit në prag Krishtlindjesh!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE ::  K O N S P I R A C I O N-
Kërce tek: