PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Parimi i optimizmit në islam

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Parimi i optimizmit në islam Empty
MesazhTitulli: Parimi i optimizmit në islam   Parimi i optimizmit në islam I_icon_minitimeWed Oct 10, 2012 8:31 pm

Optimizmi ose pesimizmi janë,para së gjithash, një problem mendësie,kurse mendësia vetë sendërtohet mbi një truall psikologjik ose moralo-shpirtëror. Eshtë për këtë arsye që, ata që s’e arrijnë dot përkohësisht apo përgjithësisht qetësinë dhe prehjen shpirtërore,bëhen dhe janë përkohësisht apo përgjithësisht dhe në raport me nivelin e privacionit që përjetojnë në këtë specifikë,janë pesimistë.

Ndërkaq,qetësia dhe prehja moralo-shpirtërore varet nga sa janë të kënaqur zemra dhe truri i njeriut,gjë që arrihet në sajë të besimit (iman).Sepse besimi është një përgjigje e plotë dhe e kënaqshme për kërkesat e mundësive njerëzore meditative dhe afektive që u përkasin botëve fizike dhe metafizike.

Si një sistem konkluzione vlerash jokontradiktore mes vetes të Universit që arrijnë kulmin e përkryerjes tek krijuesi i tij, besimi,duke lindur nga konsiderimi i botës në trajtë kompleksiteti të pazgjidhshëm,shpërndan dhe eliminon vuajtjen dhe shqetësimin njerëzor.

Duke e eliminuar pakënaqësinë e lindur nga prirja e natyrshme e revoltës kundër përkohshmërisë dhe vdekshmërisë, besimi i hap njeriut horizontin e “dy botëve”, domethënë,horizontin e kësaj bote dhe të botës së pasme (ahiret) pas ringjalljes.

Ndërkaq,në qoftë se sillen ndërmend ato çka kemi thënë më parë,kuptohet fare lehtë se besimi i cili gëzon cilësinë për ta nxjerrë këtë përfundim, është vetëm besimi i konfirmuar me Islamin.

Është për këtë arsye që Profeti ka thënë: “Rexhau’l-mu’mini min imanihi” (Optimizmi i muslimanit rrjedh nga besimi).

Sepse optimizmi i muslimanit është vepër e një njohjeje më të përkryer mbi besimin,Allahun dhe Universin.Prandaj edhe Zoti thotë: “Zemrat ngopen (kënaqen) vetëm me përmendjen e Allahut!”

Optimizmi ose pesimizmi janë faktori më me efekt në formësimin e konkluzionit të vlerës që arrihet në vëzhgimin e sendeve dhe dukurive.Për shembull,ndërsa personat pesimistë që vështrojnë një gotë të mbushur përgjysmë, konkludojnë për të në formën “gotë gjysmëboshe”,personat optimistë konkludojnë në formën “gotë gjysmëplote”. Megjithëse që të dy konstatimet janë të drejta, i vetmi dallim midis tyre është një “evidentim-spostim”fakti që lind nga mendësia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Parimi i optimizmit në islam Empty
MesazhTitulli: Re: Parimi i optimizmit në islam   Parimi i optimizmit në islam I_icon_minitimeWed Oct 10, 2012 8:34 pm

Në kushte të tilla,Islami gjithmonë ngre një mendësi pozitive që shtyn për të thënë “gotë e mbushur përgjysmë” ose “gotë gjysmëplote”.Si? Le ta shpjegojmë shkurt.

Më së pari, Islami “imponon” një bindje e cila, nga ana e vet,e bën të domosdoshme që njeriu të jetë optimist për “kaderin”,çështjen më të vështirë që qëndron përballë njohjes njerëzore,si dhe për fundin e vet që është një fragment i kaderit.Sipas Islamit,“pesimizmi absolut” është herezi.Ajo çka urdhëron Islami, është situata meditative-afektive e quajtur në terminologjinë përkatëse, “bejne’l-havfi ve’r-rexhá” / “mes frikës dhe shpresës”.Nga ana tjetër,në lidhje me mëkatet eventuale,është premtimi hyjnor se pendimi dhe pendesa e sinqertë do të pranohen gjithmonë, gjer në fund të jetës.

Në një hadith profetik është thënë: “Allahu do t’ia pranojë pendesën kujtdo që do të pendohet gjersa të vijë dita që dielli të lindë nga perëndimi (që bota të shkatërrohet)!”

Të gjitha dukuritë dhe sendet (qeniet)në Univers sendërtohen dhe bëhen ekzistente me anë të sintezës së shfaqjeve të atributeve hyjnore,të cilat janë dy kategorish: “të ashpra” (xhelálí)dhe “të buta” (xhemálí).Kjo nënkuptohet kur thuhet se “edhe e mira,edhe e keqja janë prej Allahut”.Vullneti i Allahut është i pranishëm në çdo sendërtim, kurse pëlqimi i Tij, vetëm në të mirë.Ndërkaq,në të gjitha sendërtimet,epërsi kanë shfaqjet e buta.Prandaj në hadithin e shenjtë (hyjnor) është thënë se “mëshira ime e kalon ndëshkimin tim”!

Me anë të këtyre, njeriut i ofrohet një horizont optimist.Në mënyrë të veçantë,duke urdhëruar si në vijim,në ajetin kur’anor,Allahu,duke ua kujtuar njerëzve mundësitë e shfaqjeve të favorit (lutf) brenda persekutimit (kahr)ose të persekutimit brenda favorit,u ka sugjeruar atyre mendimin dhe ndjenjën e durimit dhe qëndresës ndaj ngatërresave dhe fatkeqësive,kurse mendimin dhebndjenjën e modestisë dhe shmangies nga krenimi dhe prapësia përballë favoreve dhe mirësive:“Juve ju bë e shkruar lufta, megjithëse nuk ju pëlqen.Mirëpo mund të ndodhë që të mos ju pëlqejë një gjë e cila,në të vërtetë, është e mirë dhe mbarësi për ju, dhe mund të ndodhë që t’ju pëlqejë një gjë e cila, në të vërtetë, është e keqe dhe e prapë për ju! Ju nuk e dini, Allahu e di!”(Bakara,216.)

Kështu,krahas jetës së madhe e të amshuar të premtuar përballë çdo lloj ngatërresash dhe fatkeqësish, me anë të librit të madh plot tërheqje vëmendjeje dhe ngushëllimesh që të bëjnë të mendosh se ngatërresat dhe fatkeqësitë në fjalë s’janë asgjë, sugjeron durim dhe qëndresë përballë preokupimeve dhe fatkeqësive të jetës, na mëson se është e domosdoshme që t’i lutemi Allahut që të dëshirojë gjithmonë në mënyrë volitive të mirën dhe mbarësinë për veten tonë.

Duke na urdhëruar që edhe ëndrrat t’i interpretojmë për të mirë,Islami na sugjeron që të jemi plot shpresë dhe optimistë për mëshirën dhe favorin e Allahut duke u lidhur pas çdo pune me një gjendje shpirtërore “optimiste”. Pyetjeve dhe frikërave më të ngatërruara që e rrethojnë njeriun,Islami u jep përgjigje me shprehjet më të qarta e më koncize.Kështu, Islami parandalon që çështjet e Universit të mos komplikohen si kaçurrela zezakut në na u lejoftë të shprehemi kështu për rrjedhojë, që mendimi i njeriut të mos vuajë për zgjidhjen e tyre.

Duke e urdhëruar njeriun,“vendos një herë,plotësoje atë që i përket vullnetit tënd, pastaj dorësoju Allahut”(Al-i Imran,159.),i jep mundësi atij të arrijë qetësinë dhe lumturinë.Po qe se pikëpamja islame në këtë specifikë do të duhet shprehur në formë devize,mund të thuhej kështu: “Gjersa ka Allah,s’ka dëshpërim!..”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Parimi i optimizmit në islam Empty
MesazhTitulli: Re: Parimi i optimizmit në islam   Parimi i optimizmit në islam I_icon_minitimeWed Oct 10, 2012 8:36 pm

Për t’u kuptuar se në ç’masë optimiste e bën të domosdoshme Islami një horizont pikëpamjeje,le ta përmendim si shembull një ngjarje nga jeta e Profetit tonë. A po shkonte rrugës së bashku me sahabet,shokët e vet.Në rrugë ndodhej një kufomë qeni e qelbur. Ndërsa të gjithë të tjerët kaluan andej duke zënë hundët,Profeti iu afrua kufomës,e vërejti dhe tha: “Sa dhëmbë të bukur paska pasur ky qen! A e patë!”

Ja,ky është kriter sjelljeje prej besimtari.

Le të kujtojmë se,për ta rrokur këtë çështje me tërë kuptimin e saj,kemi bërë disa trajtime nën temat “Ngushëllimi i ofruar nga feja” si dhe “Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve”.

Me të vërtetë, në këtë kuadër,pikëpamja mistike i ofron njeriut më shumë ngushëllim dhe optimizëm,sepse mistika ka bërë të sajën metodën për ta trajtuar mëkatarin dhe njeriun me të meta e gabime me anë të mendësisë se është e mundur që nga çdo gabim të ndërrohet rrugë,të fitohen falja,të bëhet korrigjimi i duhur dhe të arrihet në rrugë të drejtë.

Strofa poetike në vijim e cila është shumë e njohur dhe i është atribuar gabimisht poetit dhe mistikut të madh Mevlana Xhelaleddin Rumi (1207-1273),e shpreh në mënyrë tejet të qartë dhe elokuente se shansi i korrigjimit dhe i shpëtimit është i mundur në çdo situatë:
Eja, eja,prapë eja,kushdoqofsh,eja,
Dhe qafir,zjarradhurues,idhujtar në qofsh,eja!
Selia jonë s’është seli e të pashpresëve;
Pendesën dhe njëqind herë ta kesh prishur,prapë eja!..

Fakti që,megjithëse kjo strofë poetike me vlerën e një poezie më vete është e një poeti iranian të quajtur Ali,i është atribuar Mevlanait, rrjedh nga fakti që është në përshtatje me filozofinë dhe mendësinë e tij.

Duke e përfunduar këtë diskutim,le t’i ofrojmë vëmendjes suaj këto dy hadithe profetike nga shembujt praktikë të faktit se mëshira e Allahut e kapërcen ndëshkimin e Tij:“Sipas rrëfimit të Ebu Said Sa’d bin Malik bin Sinan el-Hudriut (r.a.), i Dërguari i Allahut (s.a.s.) ka thënë kështu: “Dikur ishte një person që kishte vrarë nëntëdhjetë e nëntë njerëz.Ky person bëri hetime për të mësuar se kush ishte dijetari më i madh në botë dhe i treguan një murg. personi shkoi te murgu dhe e pyeti: “Kam vrarë nëntëdhjetë e nëntë vetë! A mund të bëj pendesë?”
Murgu iu përgjigj: “Jo, s’të pranohet!”
Atëherë personi e vrau edhe murgun dhe e plotësoi njëqindëshin e njerëzve të vrarë prej tij. Pastaj hetoi prapë se kush ishte dijetari më i madh në botë dhe e këshilluan të takohej me një dijetar.Personi shkoi te dijetari që i propozuan,i tregoi se kishte vrarë njëqind vetë dhe e pyeti nëse mund të bënte pendesë.

Dijetari i tha:“Gjithsesi mund të bësh pendesë dhe të të pranohet,sepse kush mund të futet mes personit dhe pendesës së tij (domethënë,kush mund t’ia pengojë apo ndërpresë personit pendesën)? Shko në filan vend se atje ka njerëz që i falen Allahut të Lartë.Edhe ti,së bashku me ta,faliu Allahut të Lartë! dhe kurrsesi mos u kthe në vendin tënd se ai është vend shumë i keq!”

Kështu i tha dijetari personit dhe personi doli në rrugë për të vajtur atje.Kur arriti në gjysmë të rrugës,e arriti vdekja.Engjëjt e mëshirës (faljes) dhe engjëjt e ndëshkimit nisën të polemizonin mes tyre se kush duhet ta merrte personin.Engjëjt e mëshirës thanë:“Ky njeri u nis në rrugë duke bërë pendesë dhe duke iu drejtuar Allahut me gjithë zemër!”

Kurse engjëjt e ndëshkimit thanë:“Mirëpo, ky njeri nuk bëri kurrë mirë në jetë!”
Në këtë mes,u shfaq një engjëll me pamje njeriu.Engjëjt e caktuan arbitër mes tyre.
Engjëlli i caktuar si arbitër u tha engjëjve: “Mateni largësinë e vendit nga u largua dhe largësinë e vendit ku donte të shkonte.Ndaj cilit vend të ndodhet më afër, atij vendi i përket!”

Engjëjt i matën të dyja largësitë dhe vunë re vendi ku donte të shkonte ishte më afër vendit ku ndodhej në atë çast.Atëherë,atë e morën engjëjt e mëshirës!”
Sipas një rrëfimi tek vepra “Sahih-i Muslim”,thuhet: “Meqë ai person ndodhej një pëllëmbë më afër fshatit ku jetonin njerëzit e mirë,u konsiderua prej atij fshati.”
Kurse sipas një rrëfimi tjetër në po të njëjtën vepër,thuhet:“Allahu i Lartë e urdhëroi personin të largohej nga fshati i mëparshëm dhe të afrohej tek fshati tjetër, kurse engjëjt i urdhëroi t’i masnin largësitë e të dy anëve. atëherë, u vu re se personi ndodhej një pëllëmbë më afër fshatit të ri ku do të shkonte,dhe,atëherë,u fal.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Parimi i optimizmit në islam Empty
MesazhTitulli: Re: Parimi i optimizmit në islam   Parimi i optimizmit në islam I_icon_minitimeWed Oct 10, 2012 8:37 pm

Me leje të Allahut, Profeti (s.a.s.),në ndryshim nga njerëzit e tjerë,ka mundur të tregojë, nga pikëpamja kohore,duke folur edhe në të shkuarën,edhe në të ardhmen. Ai pati bërë shumë rrëfime të kësaj natyre,një prej të cilave është kjo: “Ditën e llogaridhënies pas ringjalljes,një personi i qenë llogaritur të mirat dhe të këqijat që pati bërë dhe ishte vënë re se,përveç një të mire,bëmat e tjera të tij ishin të këqija.Prandaj ishte përcjellë për në xhehennem.

Duke shkuar rrugës,pati hasur një person që e kishte pasur mik në këtë botë dhe e pati pyetur: “Të qoftë për mbarë! Kur ndodheshim në botë,ti s’ke qenë njeri i keq si unë, prandaj,ç’punë ke në këtë rrugë?”

Miku i pati thënë: “Drejt po thua,mirëpo,kur m’u llogaritën të mirat dhe të këqijat,më doli një e keqe tepër. Atëherë, desha të marr një të mirë nga babai, nëna dhe fëmijët për të mos hyrë në xhehennem,por për të shkuar në xhennet,mirëpo asnjëri s’më dha sepse i pashë që secili shihte hallin e vet! Dhe tani po shkoj në këtë rrugë për të vuajtur dënimin e një të keqeje!..”

Atëherë,shoku i pati thënë: “Në botë,unë e ti kemi qenë shokë.Sa herë ma ke tërhequr vërejtjen ti,kurse unë s’ta kam vënë veshin! Shih,tani unë kam vetëm një të mirë.Edhe ajo,ndoshta në sajë tënde! Meqë vetëm ajo e mirë mjafton të të shpëtojë ty,po ta jap ty dhe të paktën ti shpëto pa hyrë në xhehennem!..”

Atëherë,Zoti i pati thënë: “O robi im! Meqë ti munde t’ia japësh shokut të mirën e vetme që kishe,edhe unë t’i fala të gjitha të këqijat! Eja,hyni të dy së bashku në xhennet!”

Ja,pra,si mund të jedtë a të bëhet pesimist besimtari i cili i beson Zotit të Gjithësisë me mëshirë dhe falje kaq të gjerë? Në fakt,a nuk urdhëron Zoti kështu?

“Thuaju: “O ju robtë e mi që e teproni në padrejtësinë që bëni ndaj nefsit (vetes) tuaj! Mos e prisni shpresën nga mëshira e Allahut! Allahu i fal të gjitha mëkatet, sepse Ai është mëshirues dhe falës!”(Zumer,53.)

Kurse në një ajet tjetër kur’anor thuhet: “E vërteta është se askush tjetër veç qafirëve nuk e pret shpresën nga mëshira e Allahut!”(Jusuf,87.)

Për ta kuptuar ashtu siç duhet mëshirën dhe faljen e gjerë të Allahut,le t’ia paraqesim vëmendjes suaj edhe këtë hadith të Profetit(s.a.s.).“Omer bin Hattab (r.a.) tha kështu: “(Një herë) Tek i Dërguari i Allahut (s.a.s.) erdhi një grup robërish, mes të cilëve ndodhej edhe një grua e cila,për shkak të mallit që ndjente për fëmijën nga i cili ishte ndarë,e përqafonte,e merrte në prehër dhe i jepte gji çdo fëmije që haste.Duke e treguar atë grua me gisht, Profeti i pyeti të pranishmit:“A e quani të mundshme që kjo grua ta hedhë fëmijën e vet në zjarr?”

“Kurrë!” – I thamë ne.Pas kësaj përgjigjeje,Profeti na tha: “Ja,pra,Allahu i Lartë është më i dhembshur ndaj robve të vet sesa kjo grua ndaj fëmijës së saj!”

Një hadith profetik tjetër është kështu: “Siç rrëfen Ebu Hurejre (r.a.), i Dërguari i Allahut (s.a.s.),duke përcjellë nga Allahu i Lartë,ka thënë kështu:“Po qe se një rob kryen një mëkat dhe pastaj thotë “Allahu im,falma mëkatin!”, Allahu i Lartë thotë: “Robi im kreu një mëkat, por diti se ka një Zot i cili e fal mëkatin ose i kërkon llogari për këtë!”

Pastaj, po qe se robi kryen prapë mëkat dhe thotë prapë “Allahu im,falma mëkatin”, Allahu i Lartë thotë: “Robi im kreu një mëkat,por diti se ka një Zot i cili e fal mëkatin ose i kërkon llogari për këtë!”Pastaj,po qe se robi kryen prapë mëkat dhe thotë prapë “Allahu im,falma mëkatin”,Allahu i Lartë thotë: “Robi im kreu një mëkat, por diti se ka një Zot i cili e fal mëkatin ose i kërkon llogari për këtë! Unë e fala robin tim, tashmë ai le të bëjë si të dëshirojë!”

Në një hadith tjetër të transmetuar nga Ebu Hurejre,thuhet kështu: “Betohem në Allahun që ka jetën time në dorë, se,po qe se ju nuk do të bënit fare mëkat,Allahu do t’ju zhdukte dhe në vend tuaj do të sillte një popull që të mëkatonte,pastaj të kërkonte falje dhe Ai t’i falte!”

Të gjitha këto që u thanë tregojnë qartazi se askush i cili me të vërtetë ka besuar dhe është bërë musliman,nuk mund të jetë e nuk mund të bëhet pesimist dhe i pashpresë! Përkundrazi,nën të gjitha kushtet bëhet optimist dhe, për rrjedhojë, shpresues dhe i qetë!......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Parimi i optimizmit në islam Empty
MesazhTitulli: Re: Parimi i optimizmit në islam   Parimi i optimizmit në islam I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Parimi i optimizmit në islam
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» BOTEKUPTIMI ISLAM
» Haxhi në Islam
» Keqkuptimet ne ISLAM
» Arti Islam
» Fenomenet Parapsikologjike - Këndvështrim islam

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: