PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 BOTEKUPTIMI ISLAM

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeTue Feb 28, 2012 7:50 am

A. Ç’ESHTE BOTEKUPTIMI?

Botëkuptim do të thotë pikëpamje mundësisht e menduar brenda përfytyrimit dhe inteligjencës së njeriut, e cila ka një përgjigje për çdo pyetje. Ndërkaq, nuk mjafton që një pikëpamje e caktuar të mund të konsiderohet botëkuptim vetëm pse u jep përgjigje të gjitha pyetjeve. Përveç kësaj, përgjigjet përkatëse duhet të përbëjnë në vetvete një të tërë jokontradiktore, por logjike, sistematike dhe harmonike.

Në këtë mes, do të bëhej fjalë për harmoni nëse pikëpamja e caktuar do të kishte për etalon parimet që merr për bazë për vete, përndryshe, pikëpamja e cila nuk u mbetet besnike parimeve themelore të veta në të gjitha shpjegimet e saj, nuk mund të jetë një botëkuptim në kuptimin e plotë të fjalës!

Botëkuptimi nuk duhet të përjashtojë asnjë çështje e cila mund të jetë temë diskutimi për njeriun dhe gjithësinë, përkundrazi, duhet të parashtrojë për të gjitha një shpjegim dhe konkluzion.E thënë ndryshe,duhet t’i japë përgjigje çdo pyetjeje që mund t’i shkojë
ndërmend njeriut mbi botët e vëzhgueshme dhe pamundësisht të vëzhgueshme.

Për shembull, është e domosdoshme që, një botëkuptim i caktuar të ketë patjetër një konkluzion të caktuar edhe mbi koncepte jashtë fushës së vëzhgimit dhe analizës, si mbi engjëjt, xhindët, xhenetin, xhehenemin, etj. Esenciale në këto nuk është saktësia apo josaktësia, por jokontradiksioni.

Megjithëkëtë, edhe pse është e mjaftueshme që një pikëpamje të konsiderohet “botëkuptim” nëse përbën një tërësi logjike dhe jokontradiktore, kjo 2mjaftueshmëri nuk e bën të detyrueshme që botëkuptimi në fjalë të konsiderohet i vërtetë dhe vërtetësi, sepse edhe shumë pikëpamje të pasakta ose jo të vërteta kanë një logjikë të posaçme të tyre, gjë e cila quhet “dialektikë”.

Meqë kjo logjikë ngrihet mbi parime të pranuara si të padiskutueshme si pasojë e postulateve që ka adoptuar për vete si bazë, domethënë, si pasojë e përputhjes me arsyen ose racionalitetit, edhe saktësia dhe jokontradiksioni i përfundimeve të arritura realizohet në raport me postulatet në fjalë.

Gjithashtu, jo çdo pikëpamje quhet botëkuptim vetëm pse është e përhapur në të gjithë botën dhe është pranuar apo përvetësuar nga shumë njerëz. Kështu, megjithëse një sërë konsideratash të shtrembra dhe bestytnish janë të përhapura në tërë njerëzimin, nuk e gëzojnë vetinë e një botëkuptimi ose të pjesës së një botëkuptimi.Për shembull, bindja mbi ogurin e keq ose ndjellakeqësinë ekziston në tërë botën njerëzore.

Qoftë rus apo anglez apo një njeri i çfarëdo kombësie,kur bën fjalë për një ogur të keq, e shoqëron fjalën e tij me një nomatisje çfarëdo, për shembull, me prekjen e dheut, e një sendi metalik, me shkuljen e veshit ose bulëzës së veshit ose me thënien e një formule perifrazike, etj. Në botën krishtere, me bindjen shekullore sipas së cilës apostulli i trembëdhjetë ka qenë ai që e ka kallëzuar Jezuin, numri trembëdhjetë konsiderohet ndjellakeqës. Në botën krishtere, shifrën trembëdhjetë e shmangin madje edhe duke u vënë numër dhomave të hoteleve dhe ashensorëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeTue Feb 28, 2012 7:51 am

Njeriu i cili është musliman, sidomos nëse është intelektual, e ka të detyrueshme ta konceptojë dhe njohë Islamin si një botëkuptim.Ai duhet ta dijë se si i shpjegon Islami, sipas parimeve të tij kryesore, jetën, gjithësinë dhe entitetin e njeriut. Kjo është çështja më themelore në kuptimin dhe përvetësimin e Islamit.

Si çdo fëmijë tjetër, edhe fëmija musliman, në çastin kur sapo nis t’i kuptojë ngjarjet që zhvillohen rreth tij, fillon t’u bëjë me fjalë të thjeshta të mëdhenjve që ka pranë, pyetje sa për çështje konkrete,aq edhe për një sërë konceptesh abstrakte. Krahas pyetjeve për çështje fetare konkrete, si “si falet namazi”, “si merret abdesti”,pyet edhe për koncepte dhe çështje jokonkrete, si Allahu, engjëjt,bota shpirtërore, etj.

Ndërkaq, personat përreth fëmijës, për shkak të pamjaftueshmërisë së aftësisë së tyre për të bërë shpjegimet e duhura mbi konceptet përkatëse, ose e qortojnë dhe e heshtin fëmijën që pyet, ose përpiqen ta kënaqin atë me një sërë shpjegimesh të thjeshta. Pastaj, duke u rritur, tek fëmija shtohet kureshtja dhe dëshira hulumtuese lidhur me koncepte të tilla abstrakte, për rrjedhojë,pyetjet që formohen në mendjen e tij pësojnë zhvillim në gjerësi dhe cilësi, sepse, fundja, çdo njeri me aftësi cilësore ndjen një interesim
të natyrshëm për një sërë pyetjesh mentale abstrakte.

Ashtu siç e shpjeguam, ky interesim fillon tek njeriu në moshën fëminore dhe vazhdon sa të jetë gjallë ai. Nga ky këndvështrim, para së gjithash,konceptimi i jetës dhe i gjithësisë së bashku me të vërtetat abstrakte që përmbahen dhe mbisundojnë në to,na del para si një problem i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për kënaqjen e trurit njerëzor madje qysh në moshën fëminore.

Edhe nëse përgjigjet që marrim qysh nga mosha fëminore për pyetje të tilla abstrakte, kanë një farë vlere për të arritur te e vërteta,është jashtë çdo diskutimi se, në fakt, mes kuptimit që bartin ato shpjegime dhe entitetit të tyre absolut ekziston një dallim i madh.Për shembull, ka një dallim të madh mes asaj se çfarë kuptojnë njerëzit e rritur, madje, nga disa atribute që besojnë ata mbi Zotin,dhe entitetit absolut të atyre atributeve ashtu siç përmbahen në Individualitetin Hyjnor.

Eshtë një e vërtetë se ekzistojnë pikëpamje të tasavvufit (mistikës islame) të parashtruara me qëllim për ta shprehur këtë dallim. Sepse truri njerëzor mendon me anë të mbresave që merr nga bota e vëzhgueshme dhe i përdor ato si mjete analogjie për të arritur te e vërteta. Në këtë mënyrë, mes botës mundësisht të vëzhgueshme dhe të cilësuar në terminologjinë islame, “alemi gajb”, si dhe të vërtetave të saj, ndoshta arrihet në ndonjë përfundim i cili do të përbënte thjesht një “kompromis verbal”.

Për shembull, përmbajtjen e atributeve hyjnore, si “qenie” (vuxhud) ose “dije” (ilm), njerëzit përpiqen ta mbushin me mbresat e marra nga bota materiale, ndërkaq që, të vërtetën sipas së cilës entiteti absolut i tyre në Individualitetin Hyjnor është pamundësisht i njohshëm, përpiqen ta kompensojnë dhe përplotësojnë me atributin hyjnor “muhalefetun lil havadith”,domethënë, “i ndryshëm nga akcidencialiteti” ose, e shprehur në mënyrë të perifrazuar, “Zoti është krejtësisht i ndryshëm nga çdo gjë e krijuar pas, Zoti është qenie esenciale, i ndryshëm në esencë nga qeniet akcidenciale”.


Nëse një musliman intelektual është i pajisur me njohuri të nivelit infantil apo mediokër mbi çështje të tilla, kjo s’është aspak e pëlqyeshme. Mirëpo, për fat të keq, shumica e intelektualëve muslimanë të kohës sonë ndodhen pikërisht në këtë gjendje si pasojë imediate e mospreokupimit të duhur me çështje të tilla.

Në fakt, as konstitucioni racional dhe shpirtëror i një intelektuali të përgatitur nuk kënaqet aq lehtë me shpjegime mbi çështje abstrakte si këto. Sidomos nëse ai është një intelektual i cili ka marrë përsipër apologjinë e Islamit, duhet t’i njohë këto çështje me një kompetencë të atij niveli që, kur t’i dalë para ndonjë mohues pak a shumë i informuar, të jetë në gjendje ta bindë atë ose, të paktën, t’ia mbyllë gojën.

Kurse, në kohën tonë, disa, me qëllim, kurse disa të tjerë, për shkak të injorancës së tyre, shfaqin një shpërfillje aq të guximshme dhe mahnitëse në parashtrimin e ideve në kundërshtim me parimet themelore islame, saqë rezultati i shpërfilljes së tyre s’është gjë tjetër veçse “nxjerrje e syve duke u përpjekur për të vënë vetulla”!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeTue Feb 28, 2012 7:53 am

B. BOTEKUPTIMI ISLAM

Domosdoshmëria dhe nevoja për ta konceptuar Islamin si një botëkuptim paraqet rëndësi jetësore më të madhe në ditët tona.Sepse sot është duke u përgatitur një tradhti historike e filluar me fjalën “mirëkuptim/tolerancë” e përhapur gjerësisht përreth dhe e zhvilluar më tej nën titullin “dialog mes feve qiellore”. Me pretendimin se disa ajete kur’anore janë historike, për pasojë, lokale,vrapojnë me të katra drejt një konfuzioni tmerrues në çështjet e bindjes religjioze islame (itikad).

Njerëz të tillë, duke përdorur një kompetencë që Zoti s’ia pati njohur as Profetit Muhammed (a.s.),marrin guximin të bëjnë revizionime në legjislacionin hyjnor; këto lloj perversitetesh do të merren dhe trajtohen në veprën që do të shkruhet më vonë nën titullin “Lëvizjet shtrembëruese nga e kaluara historike gjer në ditët tona”, të cilën e përmendëm në kye pak më gjerë.

Këtu po them vetëm kaq që, në shtete të ndryshme, një sërë personash deviatorë të cilët mbahen për profesorë teologjie, duke u mbledhur dhe organizuar si kuadër në universitete dhe platforma të tjera të ndryshme, kanë parashtruar një kauzë perverse të emërtuar “historizëm” me objekt Kur’anin.Ata që e marrin në dorë dhe e shqyrtojnë librat, monografitë, revistat dhe organet e tjera periodike ose jo periodike të botuara prej tyre, bëhen dëshmitarë të faktit se në këto botime mohohet fare hapur karakteri gjithëpërfshirës i shumë ajeteve të Kur’anit, si dhe të deklaratave të ndryshme të papajtueshme me bindjen sunnite, sipas të cilave, disa ajete janë të posaçëm vetëm për kombin arab ose për muslimanët e kohës së Profetit.

Meqë numrimi dhe përgjigjja veç e veç e tyre këtu do të përbënte dalje nga tema, tani për tani po mjaftohemi vetëm me këtë nënvizim duke e lënë trajtimin me hollësi të këtyre lëvizjeve shtrembëruese e të të tjerave të ngjashme me to, në veprën tonë të sipërpërmendur me titull “Lëvizjet shtrembëruese nga e kaluara historike gjer në ditët tona”, e cila do të shkruhet më vonë.

Ndërkaq, fakti që në këtë vepër po i analizojmë parimet abstrakte-teorike të Islamit duke i emërtuar me emërtimet në literaturën perëndimore të një sërë pikëpamjesh filozofike, nuk duhet bërë shkak që kjo përpjekja jonë të keqkuptohet – siç e kemi shprehur edhe më parë - si kërkim për ta vendosur mendimin dhe meditimin islam mbi një truall filozofik ose për ta shpjeguar me mbështetje filozofike. Sepse në Islam nuk ka filozofi. Sepse filozofia mbështetet vetëm mbi arsyen, kurse Islami mbështetet edhe mbi arsyen, edhe mbi informacionin e përcjellë (nakl)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeTue Feb 28, 2012 7:55 am

Edhe nëse mes një sistemi mendimi e meditimi të mbështetur në informacionin e përcjellë dhe filozofisë ekziston identitet përsa i përket objektit dhe qëllimit, ekziston edhe një ndryshim parimor dhe esencial përsa i përket metodës dhe mjeteve. Pavarësisht nga kjo, në botën islame, me emërtimin e përhapur “filozofia islame” bëhet fjalë për pikëpamjet e filozofëve të përgatitur brenda mendimit dhe meditimit islam ose pikëpamjet e atyre që në sistemin e tyre meditativ i kanë dhënë përparësi dhe peshë filozofisë.

Prandaj nuk duhet nënkuptuar se Islami është i përshtatshëm për filozofi.Për shembull, edhe Islami është, në një farë mase, racionalist. Në Islam, arsyes i është përcaktuar një kufi, gjithashtu, arsyeja është moduluar me përmbajtjen e kumtimit të mbështetur në vahjin ose revelacionin hyjnor.Në fakt, siç do të shpjegohet me hollësi më tej, racionalizmi i Islamit është i ndryshëm nga pikëpamja e racionalistëve të cilët pothuajse e idhujtarizojnë arsyen, të cilët e pranojnë si të pakufizuar forcën e arsyes.

Duke bërë fjalë për parimet filozofike të Islamit është dashur të nxirren në plan të parë parimet filozofiko-teorike (abstrakte).Me fjalë të tjera, janë bërë përpjekje për ta sqaruar të vërtetën se bëhet fjalë jo për parimet islame praktike e të zbatuara, por për parimet teorike dhe abstrakte. Megjithëkëtë, nuk mund të thuhet se mendimet filozofike janë krejtësisht të gabuara.

Sepse filozofët munden të arrijnë te e vërteta në raport me sa arrijnë të jenë të saktë në vëzhgimet e tyre mbi jetën dhe gjithësinë. Vetëm se, ngaqë mjeti i tyre i vetëm është arsyeja, insuficienca e së cilës është e konfirmuar, shpesh nuk arrijnë të shpëtojnë nga rënia në gabim si në konceptimin e të vërtetave që përmbahen në sendet dhe dukuritë, ashtu dhe në prodhimin e ideve mbi to. Eshtë si pasojë e kësaj, që vihet re se, ndërsa filozofët aktualë i hedhin poshtë filozofët paraardhës, një dukuri, kjo që zhvillohet pareshtur, vargu i profetëve ka ardhur duke e mbështetur dhe vërtetuar njëri-tjetrin.

Prandaj është një konsekuencë e natyrshme për çdo musliman cilësor që, duke i verifikuar mendimet filozofike me anë të Islamit, t’i diferencojnë të drejtat nga gabimet. Siç do të vihet re, edhe ne,në këtë vepër, këtë jemi përpjekur të bëjmë në një formë të përmbledhur për të mos i lodhur lexuesit me çështje filozofike të rënda.

Sepse filozofia e cila mbështetet vetëm në arsyen, është e privuar nga mundësia për ta kënaqur njeriun në lidhje me konkluzionet mbi vlerat. Pikëpamjet filozofike janë plot kontradikta subjektive dhe objektive,me fjalë të tjera, janë të mangëta dhe insuficiente.

Megjithëse e vërteta qëndron kështu, mund të thuhet se përkrahësit e “tolerancës” me pretenduesit e “historizmit në Kur’an”,për të cilët u fol më lart, synojnë ta vendosin mendimin islam mbi një truall filozofik dhe vrapojnë pas zellit për ta shtrembëruar informacionin e përcjellë (nakl: Kur’ani dhe Tradita Profetike autentike) duke e marrë për bazë arsyen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeTue Feb 28, 2012 7:56 am

Në vend që ta përdorin arsyen për ta njohur me kompetencë urtësinë e informacionit të përcjellë, ata,duke përdorur arsyen e tyre të mangët, kërkojnë ta veshin Islamin me një entitet të ri mbi një truall të shtrembër dhe të lëkundshëm.Po qe se nuk del dikush që t’ua tërheqë vëmendjen atyre se një ndërhyrje e tillë mbi Kur’anin do të thotë të luash me zjarrin, dhe, në përgjithësi, nuk del, nuk duhet dyshuar se kjo ka për të ndodhur nën shtytjen e kaderit, parashkrimit hyjnor, nga ana e Allahut ligjvënës.

Në filozofi sundon vetëm arsyeja. Ndërkaq, në vështrimin islam,arsyeja pranohet si e pamjaftueshme (insuficiente) dhe e mangët. Megjithëkëtë, njëri nga kushtet bazë të përgjegjësisë fetarejuridike në Islam është që personi duhet të jetë me zhvillim mendor normal.

Mendimi (meditimi) dhe hulumtimi njerëzor te njeriu i përkryer ka – në mënyrë të natyrshme – dy synime themelore që emërtohen:

a) Ide e drejtë (fikri saib); arritja te ideja e saktë, e drejtë dhe e vërtetë.

b) Akt i drejtë (ameli saib); arritja te akti i drejtë, arritja te e vërteta.

Ata që e konsiderojnë arsyen si zotëruese të një force të pakufishme,janë të detyruar ta pranojnë se njerëzit me arsye nuk duhet të bëjnë asnjë faj. Po, kështu duhet të jetë, sepse, meqë arsyeja është një mjet i patëmetë dhe i aftë për të arritur në këto dy synime njerëzore,atëherë, pse njeriu me arsye të bëjë faj? Pse të jetë autori i një akti delicioz? Mirëpo dihet se të gjitha sistemet njerëzore, duke i dhënë dënim fajtorit, e pranojnë se ai është i shëndoshë mendërisht!

Po qe se formohet opinioni se gjatë kryerjes së fajit, aftësitë mendore (të kryerësit të fajit) janë reduktuar, me fjalë të tjera, se,gjatë kryerjes së fajit, fajtori nuk ka qenë i aftë mendërisht, fajtori nuk dënohet. Kjo do të thotë që shkaku logjik i dhënies së dënimit është pranimi se, gjatë kryerjes së fajit, fajtori ka qenë i shëndoshë mendërisht, domethënë, i arsyeshëm.

Në këto kushte, edhe të jesh i bindur se arsyeja është një mjet i patëmetë dhe i mjaftueshëm për të arritur te akti i drejtë, te e mira, edhe, megjithëkëtë, ta dënosh atë për aktin e saj delicioz, është një kontradiktë në vetvete.Kurse Islami, duke e pranuar pamjaftueshmërinë (insuficiencën) e arsyes,është i çliruar nga kjo kontradiktë e brendshme.

Me të vërtetë, ashtu siç do të shpjegohet me hollësi më tej,edhe nëse arsyeja, sipas bindjes sunnite, është e mjaftueshme për ta njohur vetëm ekzistencën e Allahut (Zotit), për më tej pranohet e pamjaftueshme. Ajo ka nevojë për ndihmën e revelacionit hyjnor.

Në mungesë të kësaj ndihme, njohja nuk arrin dot përsosjen dhe personi nuk shpëton dot nga rënia në kontradikta.Megjithëkëtë, Islami, krahas që e quan fuqinë e arsyes të pranueshme dhe legjitime gjer në pikë të fundit, kur konkludon mbi botët që nuk mund t’i përfshijë arsyeja, nuk e pranon atë si mjetin e vetëm e të mjaftueshëm për të arritur te e vërteta. Arsyeja e vetmuar pranohet insuficiente në njohjen dhe shpjegimin e të gjitha dukurive dhe e të gjithë ekzistencës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeTue Feb 28, 2012 7:57 am

Sepse, ndërsa të gjitha aftësitë dhe kapacitetet njerëzore janë të kufizuara, bota e të vërtetave ka një përmbajtje të pafundme aq sa të mos e nxënë imagjinata dhe mendja.Eshtë e pashmangshme dhe e detyrueshme logjikisht të pranosh se me një mjet me kompetencë dhe pushtet të kufizuar.

Eshtë e padyshimtë se arsyeja është e vlefshme për njohjen relative të urtësisë së revelacionit hyjnor, por as nuk mohohet se arsyeja është e pamjaftueshme (insuficiente) në vetvete. Këtë të vërtetë, poeti e shpreh kështu poetikisht:

Kjo mendje e vogël s’bën për të vërtetat e larta
Se kjo peshore s’e ngre dot gjithë këtë ngarkesë.


Muslimani është i detyruar ta konceptojë drejt e saktë përmbajtjen e Islamit sa përsa u përket konkluzioneve konkrete (të zbatueshme,praktike), aq dhe përsa u përket shpjegimeve abstrakteteorike. Sepse në veprimtarinë e kumtimit fetar (teblig) e cila është mjeti i Islamit për t’i përfshirë dhe përmbledhur të vërtetat e veta, nuk mund të bëhet argumentim vetëm me anë të njohjes kompetente të mangësive dhe gabimeve që u përkasin antitezave.

Sepse,meqë në kumtimin e Islamit, “bindja e bashkëbiseduesit”dhe tërheqja te e Vërteta (Zoti) janë qëllim esencial, është kusht që,pas eliminimit të gabimit, të vihet në shesh e drejta. Në të kundërt,njohja njerëzore shtyhet për në nihilizëm, domethënë, për në njëboshllëk pa rezultat! Prandaj, siç thotë edhe Prof. Dr. Ferid Kam,

“njeriu i pafe, si një anije pa vela e pa timon që e ka zënë furtuna në një natë mjaft të errët, llokoçitet mes dallgëzimeve të tmerrshme të këtij oqeani ngjarjesh dhe, më në fund, pa arritur dot në bregun e shpëtimit, përplaset në një shkëmb të tmerrshëm dhe bëhet copë-copë!
Në çastin kur feja ikën, në sytë e njeriut vihen syze të zeza. Në vështrimin e njeriut, bota bëhet një errësirë ngatërresash e kokëçarjesh dhe ai fillon ta shohë sterrë të zezë tërë ekzistencën. Horizontet ngushtohen çast pas çasti për ta zënë në grykë si një rreth i zjarrtë.Zemra largohet nga të gjitha llojet e vetive njerëzore.”

Në Fjalën e Njësisë (Kelime-i Tevhid) e cila është hapi i parë i tij në botëkuptimin e vet, Islami, duke thënë “la ilahe” / “nuk ka zot (tjetër)”, mohon mendësinë e gabuar mbi hyjnitetin dhe, në vijim, boshllëkun e formuar nga mohimi i bërë, e mbush me pohimin e drejtë “il’lallah” / “përveç Allahut”. Kjo është metoda islame edhe në çështjet e tjera. Kjo e vërtetë është shprehur në trajtën “eliminimi i së shtrembrës ka përparësi ndaj përvetësimit të së drejtës” tek “Kodi Civil”i formuar duke i kthyer konkluzionet islame në nene ligjore.

Mirëpo, për ta diagnostikuar dhe vlerësuar siç duhet të gabuarën dhe të shtrembrën, duhet që në fillim të njihet se ç’është “e drejtë” (hakk) dhe të zotërohen parimet lidhur me këtë.Eshtë për këtë arsye që, bashkë me këtë vepër, ndjemë nevojën për të zotëruar informacionet dhe njohuritë mbi lëvizjet shtrembëruese dhe, veçanërisht, për shndërrimin e tyre në libër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeTue Feb 28, 2012 7:59 am

Çdo pikëpamje vë si kusht që anëtarët e saj, të paktën, ata që e bëjnë atë për kauzë, ta konceptojnë dhe kuptojnë në mënyrë të përkryer atë pikëpamje. Edhe Islami, si mendim sistematik që është, pret që anëtarët e vet, veçanërisht pjesa intelektuale, të jenë të përgatitur në mënyrë të përkryer në këtë drejtim. Eshtë kusht që,para se të hidhen në fushën e zbatimit, njohuritë islame duhet tëkumtohen dhe sugjerohen me përmbajtjen e tyre teorike. Prandaj ata që do ta kryejnë këtë detyrë, duhet, para së gjithash dhe në mënyrë absolute, të kenë njohuri në një nivel të konsiderueshëm mbi këto tri fusha:

a) Feja. Njohuritë fetare kanë rëndësi në shkallë të parë për ta përcaktuar drejt e saktë përmbajtjen e të vërtetave që do të mbrohen.Njohja e fesë drejt e saktë, konceptimi dhe kuptimi i saj me parimet e veta themelore shkencore dhe ideore, është kusht për të shpëtuar nga gabimet dhe kontradiktat në përmbajtjen e tërësisë së ideve që do të mbrohen. Në të kundërt, me sugjerimin e një sërë gabimeve të pandehura si gjëra të sakta, në vend që të vihen vetulla,nxirren sytë.

Këtu është e detyrueshme që, duke shpëtuar nga pikëpamjet vetiake dhe personale mbi konceptet “e drejtë” ose “e vërtetë”, deklarata e Allahut të përdoret duke e marrë për kriter. Në fakt, në Islam, ndërsa besimi (iman) materializohet me vërtetimin e Zotit dhe pranimin e urdhrit të Tij duke iu nënshtruar deklaratës hyjnore, mohimi (kufr-herezi) fiksohet me anë të një qëndrimi të kundërt.

Me fjalë të tjera, ta konsiderosh si të vërtetë atë që Zoti e bën të ditur si të vërtetë dhe si të shtrembër atë që Zoti e pohon si të shtrembër, është besim (iman), kurse e kundërta e kësaj është mohim (kufr-herezi).Për të mund ta mbrojtur këtë parim themelor, është kusht që sistemin e të vërtetave që shfaqet në urdhrat hyjnorë, ta konceptosh dhe kuptosh saktë dhe në një mënyrë që të mos i lërë shteg lëkundjes.Këtë kemi parasysh kur themi se feja duhet kuptuar drejt e saktë.

b) Historia. Për ta mbështetur pikëpamjen që do të mbrohet,me konkluzionet e vlerave që do të nxirren nga historia dhe për ta sjellë atë pikëpamje pothuaj në diçka konkrete e të personifikuar,është nevoja e “shkencës së historisë”. Në fakt, çdo lëvizje shoqërore e cila sjell një pikëpamje të re, e ka komentuar historinë sipas vetes, është përpjekur t’i nxjerrë nga historia shkaqet justifikuese të shfaqjes së vet. Dhe kjo është një konsekuencë e natyrshme së cilës i drejtohet pothuaj çdokush i cili kërkon të parashtrojë një pikëpamje të re. Asnjë sistem nuk mund të mbetet shpërfillës ndaj kësaj.

Kështu, edhe Kur’ani i Shenjtë i cili është udhëzuesi ynë i rrugës së drejtë, duke na dhënë shembuj nga bashkësitë e profetëve të kaluar, na ofron neve një përvojë mësimdhënëse që na tregon se si arritën lumturinë ata që ecën në rrugë të drejtë dhe në ç’mënyrë pësuan fatkeqësi ata që zbatuan parime të gabuara. Arsyetime të tilla të nxjerra nga historia hasim në shumë vende të Kur’anit të Shenjtë.me të vërtetë, afro një mijë ajete të tij u përkasin rrëfimeve historike.Meqë Islami është një pikëpamje e re e amshuar qysh nga shfaqja e tij, Zoti, si domosdoshmëri e së njëjtës metodë, ka prekur shumë aventura të popujve të shkuar që të jenë shembull dhe mësim për të ardhmen.

Nga vlerësimi prej një pikëpamjeje i ngjarjeve historike me anë të disa parimeve themelore me qëllim për ta provuar drejtësinë e vet, ka dalë në shesh një degë shkencore me emrin “Filozofi e Historisë”,themeluesi i të cilës është dijetari islam, Ibni Halduni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeTue Feb 28, 2012 8:00 am

Me të njëjtën domosdoshmëri, edhe ne duhet ta përdorim historinë si material në mbrojtjen e besimit tonë. Për më tepër që, për turqit, si komb, kjo gjë paraqet një mundësi më të tepërt. Sepse faqet më të shkëlqyera të historisë kombëtare të turqve janë brumosur me Islamin dhe, gjatë një mijë vjetëve të fundit, fuqia dhe forca e tyre kombëtare i janë kushtuar plotësisht qëllimit islam. Po qe se do të supozonim se, për shembull, ashtu si Irani, turqit do të kishin qenë para Islamit një shtet botëror dhe pastaj, pas Islamit,do të binin në një pozitë të dytë brenda kësaj bote, nuk do të mundnim ta përdornim në këtë gradë historinë si një mjet efektiv për besimin
islam.

Me të vërtetë, iranasit, megjithëse patën treguar një fuqi dhe inteligjencë gjithëbotërore para Islamit, në periudhat e persëve, medëve dhe sasanitëve, pas hyrjes në Islam qenë përballur me shqetësimin e pamundësisë për ta treguar të njëjtën fuqi të jashtme – si domosdoshmëri e pozitës së tyre gjeografike. Për pasojë, patën përvetësuar Shia-n dhe, gjatë gjithë historisë, patën ndjekur qëllimin për t’u bërë kokë e Botës Islame duke e shiizuar atë.Kurse ne nuk e kemi një gjymtim të tillë!

Turqit, përveç që bartnim edhe para Islamit prirje trimërore,karakterizoheshim edhe me një virtyt të ngjashëm me “moralin kalorsiak”. Kjo veçori e tyre qe përshtatur dhe përputhur me qëllimin dhe synimin themelor të Islamit për t’u përhapur në të gjithë botën, me fjalë të tjera, me parimin e xhihadit dhe vlerat morale të Islamit, dhe i pati lartësuar në një pozitë të madhe e dinjitoze për t’u bërë, më parë, ushtria e Botës Islame, domethënë, mbrojtës të pamposhtur të saj, pastaj, për afro një mijë vjet, për ta marrë përsipër funksionin e liderit të asaj bote.

Prandaj, në ngjarjen e çdo gjëje me të cilën do të krenoheshin ata në emër të krenarisë kombëtare,vendi dhe kontributi i Islamit është i pamohueshëm.Për këtë shkak, për popullin turk, përdorimi i historisë si material në kauzën e besimit ka një efektivitet të posaçëm.

Shkenca e historisë është një mjet i pashmangshëm edhe për kuptimin e drejtë e të saktë të konkluzioneve dhe urdhrave islame.Së pari, njohja e shkaqeve të zbritjes të ajeteve kur’anore e kërkon në mënyrë të detyrueshme njohjen e historisë dhe kjo është një nga mjetet më efektivë që sigurojnë kuptimin e drejtë e të saktë të ajeteve.Nga ana tjetër, edhe njohja në mënyrë të shmangur nga gabimet e Sunnetit i cili përbën burimin e dytë të Botëkuptimit Islam pas Kur’anit të Shenjtë, ka nevojë për njohuri historike.

Eshtë për shkak të kësaj nevoje që dijetarët islamë kanë kompiluar një disiplinë shkencore të emërtuar “sijer”, përmbajtja e së cilës është krejtësisht historike. Veç kësaj, jashtë haditheve, është shqyrtuar edhe jeta e transmetuesve të hadithit (sunnetit ose traditës profetike) përsa i përket forcës së arsyes dhe kujtesës si dhe gjendjes së tyre moraloetike dhe nga kjo veprimtari shqyrtuese ka lindur shkenca ndihmëse e hadithit e emërtuar “nakdu’r-rixhal”Edhe të gjitha njohuritë dhe informacionet që përmban kjo disiplinë shkencore janë brenda kornizës së shkencës së historisë.

c) Gjuha dhe letërsia. Ja, pra, zotërimi i gjuhës dhe letërsisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të mund t’i shprehur drejt, saktë dhe bukur shumë e shumë arsyetime. Se as vlerën e vërtetë të një malli shumë cilësor, madje, është e pamundur ta gjesh në dorën e një shitësi të paaftë! Për më tepër, meqë kjo paraqet një rëndësi më të madhe në fe – për nga këndvështrimi i fatkeqësisë apo lumturisë – ka zënë vend në Kur’an si një urdhër hyjnor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeTue Feb 28, 2012 8:01 am

Sepse besimet realizohen dhe bëhen të dukshme me anë të fjalëve dhe fjalive të formuara prej tyre. Në një fjali, konkluzioni mund të përmbyset me ndryshimin e fjalëve apo të renditjes së tyre.Besimi i cili ka në potencë mundësinë për ta siguruar lumturinë e kësaj bote dhe të jetës së pasme, ahiretit, shfaqet me anë të fjalëve dhe fjalive.Në vërtetimin e besimit me zemër nuk ka deklarim. Kurse deklarimi i besimit është kusht për vlefshmërinë në sy të njerëzve të tjerë të besimit të formuar në zemër.

Ata që s’e kanë bërë deklarimin e besimit,nuk trajtohen në shoqëri si muslimanë. Eshtë për këto arsye që feja pret që personi i cili ka besuar me zemër, ta pohojë këtë patjetër edhe me gjuhë – vetëm nëse personi ka të meta organike në të folur – dhe vetëm në këtë mënyrë besimi bëhet i përplotësuar.Edhe vetëm ky shembull,madje,është i mjaftueshëm për ta kuptuar rëndësinë e gjuhës.

Nga ana tjetër, ashtu siç thamë edhe për shkencën e historisë,gjuha dhe letërsia janë një ndihmës i pashmangshëm për ta kuptuar drejt e saktë kuptimin që bartin si Kur’ani i Shenjtë, ashtu dhe hadithet profetike. Eshtë si pasojë e kësaj që janë formuar shumë shkenca islame lidhur megjuhën dhe letërsinë dhe këto shkenca janë përmendur me emërtimin “shkenca instrumentale”. Po të mos jetë ndihma e shkencave të tilla,si morfologjia, sintaksa dhe stilistika, kuptimi i drejtë dhe i saktë si i ajeteve kur’anore, ashtu edhe i haditheve profetike pothuaj bëhet i pamundur.

Sepse, meqë të gjitha të vërtetat që përmban gjithësia i janë ofruar njohjes njerëzore në trajtë fjale, si mund të kuptohet përmbajtja e gjerë e Kur’anit e mbushur plot e përplot me dendësi kuptimi dhe figuracion pa i zotëruar me kompetencë gjuhën dhe letërsinë?! Nxjerrja nga përmbajtja e ajeteve kur’anore dhe trajtësimi i konkluzioneve të qarta e të kuptueshme, si të centrifugoje mjaltë nga hojet, dhe pastaj, kuptimi i tyre janë të mundur vetëm në sajë të shkencave si leksikologjia, gramatika dhe stilistika.

Dhe kjo mund të realizohet vetëm nëse gjuha si një qenie e gjallë që është, në të njëjtën kohë e zotëron me kompetencë ecurinë historike. Mes shkencave islame, për ta rrokur dhe kuptuar zhvillimin të cilit i është nënshtruar arabishtja, si çdo gjuhë tjetër, madje zhvillimin nga i cili varet çdo fjalë e saj, është zhvilluar një shkencë e emërtuar “i’lâl”, gjë që mund të arrihet me anë të një niveli arsyetimi edhe historik, edhe letrar.

Përveç të gjitha këtyre, mund të themi se personi i cili e bën kauzë Islamin, në të njëjtën kohë duhet t’i njohë mirë edhe rrymat filozofike, sepse, ashtu siç oponentët e vërtetë të Islamit kanë qenë qysh në krye të herës një sërë pikëpamjesh filozofike, edhe oponentët e rinj janë, përsëri, disa filozofë perversë. Veçanërisht pozitivizmi si dhe materializmi historik i prodhuar prej tij janë pothuaj shenjë dalluese për të pafetë e kohës sonë.

Këto i shtyjnë në masë të madhe në deviacion veçanërisht personat e zgjedhur.Të jesh i pajisur përballë pikëpamjeve perverse si këto, është një konsekuencë e natyrshme me rëndësi për çdo njeri që e bën Islamin kauzë të vetën.

Siç e thamë në fillim fare, një botëkuptim duhet ta shpjegojë tërë jetën dhe gjithësinë dhe, në këtë shpjegim, duke mos mbetur i lidhur vetëm me gjithësinë për të cilën jemi dëshmitarë, duhet t’i japë përgjigje çdo pyetjeje që mund t’i vijë njeriut ndërmend dhe,kur këto përgjigje të maten me parimet që ka marrë si bazë për vete, të jenë pa kontradikta. Atëherë, cilat janë cilësitë që e bëjnë të diferencuar e të shquar Islamin ndër botëkuptimet e tjera që janë të tilla?

Ashtu siç kanë të gjitha sistemet njerëzore,si komunizmi,socializmi,liberalizmi, kapitalizmi, një sërë parimesh themelore,edhe çdo fe,si budizmi, brahmanizmi, hebraizmi, krishterizmi, islamizmi,ka një sërë parimesh themelore, konkluzione vlerash, kritere të vëna për të vërtetën dhe të shtrembrën, të gjitha këto, të posaçme për vete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeTue Feb 28, 2012 8:02 am

Vetëm se këto kritere, në të gjitha sistemet e tjera përveç Islamit, nuk pretendojnë për ta rregulluar dhe lidhur me konkluzione tërë jetën.Ndryshe nga kjo, Islami i ka ndarë në tetë kategori aktet e personit duke mos lënë shteg që asnjë akt njerëzor të mbetet jashtë këtyre kategorive. Të gjitha aktet që mund t’i kryejë personi, aktet e quajtura “akte të personit përgjegjës”,domethënë aktet e personit i cili ka arritur moshën e pubertetit dhe ka zhvillim mendor normal, për çka dhe mban përgjegjësi për aktet e veta, duke i grumbulluar në grupe, si haram (të palejuara, të pabekuara, jolegjitime),hallall (të lejuara, të bekuara, legjitime),vaxhib (të domosdoshme), sunnet (traditë), mustehab (të pëlqyeshme), mekruh (të shëmtuara, të papëlqyeshme), etj. gjer në fund, duke e vlerësuar çdo sjellje të mundshme dhe të supozuar si të mundshme, ka vënë një konkluzion jokontradiktor mbi të.

Ashtu siç po e shpjegojmë,për shkak të një specifike origjinale të Islamit siç është ajo rregullimit të të gjitha veprimtarive jetësore, në rënien në oportunitet (!) të tij me “laicizmin” është përjetuar vështirësi e madhe qysh në fillim të herës. Eshtë për këtë arsye që ky parimi i pafat i laicizmit, megjithëse pas vitit 1924 u ngrit praktikisht në shkallën e zbatueshmërisë,vetëm në vitin 1937 mundi të importohej në kushtetutën tonë! Por që atë ditë e këtej, kjo fjalë me përmbajtje të mjegullt të cilën secili vazhdoi ta kuptojë si ia ka dashur puna, ka përbërë pikën fokusore të marrëdhënieve të tendosura shtet-popull.

Së bashku me kalimin në demokraci, domosdoshmëria për t’i marrë në konsideratë, qoftë edhe relativisht, ndjenjat e popullit, ka bërë rrafshime në cilësinë dhe zbatimin e “opozicionit absolut antiislam”, por edhe kjo situatë s’ka bërë tjetër veçse ta shtojë në praktikë konfuzionin dhe tensionin e marrëdhënieve. Fakti që pushtetet ekzekutive të ardhura në pushtet me vullnetin e popullit,janë përballur me grushte shteti të njëpasnjëshme, ka dalë në shesh gjithmonë si një shfaqje e këtij tensioni.

Kur pamundësia e modifikimit të laicizmit – sidomos me trajtën e tij tek ne – me Islamin u fiksua me prova të shumta, më në fund,duke i bërë të papërdorshme disa konkluzione të tij, u dallua vështirësia e përparimit në rrugën e laicizmit dhe, për këtë shkak, u fillua një lëvizje ideore e sëmurë me synimin për ta gjymtuar përmbajtjen e fesë. Po deshët quajeni këtë rrymë “reformë në fe”, po deshët quajeni “modernizim i fesë”, kjo s’është gjë tjetër përveç një konvertimi modern nga besimi islam në një besim tjetër (irtidad) i cili jo vetëm i tjetërson konkluzionet hyjnore, por edhe e nxjerr njeriun nga Islami!

Edhe sikur telallët ogurzinj të kësaj kauze të mbrapshtë që të kujtojnë “harmonikaxhinjtë e Bremenit”të mos pushojnë së shpalluri veten “muslimanë”, madje, “persona që e njohin shumë mirë Islamin”, kjo është e vërteta lakuriqe për ta!

Dhe tani, ne duam t’i trajtojmë jo specifikat e Islamit të cilat mund të paraqesin përbashkësi me fetë dhe sistemet e tjera, përkundrazi, të trajtojmë dallimet e Islamit, parimet themelore të tij që i lindin këto dallime, me fjalë të tjera, duam të tregojmë se si Islami, si botëkuptim, i shpjegon dhe vlerëson njeriun, jetën dhe gjithësinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeWed Feb 29, 2012 10:39 am

I. CILESITE DALLUESE TE BOTEKUPTIMIT ISLAM

Po qe se do të duhej të shprehej me një konsideratë klasike,përkufizimi duhet të jetë i tillë që t’i përmbledhë elementët e vet dhe t’i përjashtojë elementët e huaj. Sipas kësaj, për të arritur në një përkufizim të përkryer të botëkuptimit islam, para së gjithash duhet njohur se cilat janë veçoritë që e dallojnë dhe e diferencojnë,që e bëjnë atë të ndryshme nga botëkuptimet e tjera. Sipas opinionit tonë, Islami ka dy cilësi themelore që nuk ndodhen në botëkuptimet e tjera, që sigurojnë epërsinë dhe privilegjshmërinë e tij ndaj tyre.Ato janë: hyjniteti dhe dualizmi.



A. HYJNITETI

Për sa i përket burimit dhe prejardhjes, botëkuptimi islam është hyjnor. Eshtë për këtë arsye që, në shumë kontekste, kur flitet për Zotin, cilësohet si Ligjvënësi i Madh. Ky është një atribut që përdoret posaçërisht kur bëhet e domosdoshme për ta sqaruar pikën sipas së cilës, të vërtetat ligjore-kanunore janë parashtrime hyjnore. Shárí do të thotë Ligjvënës (i ligjeve dhe rregullave kanunore,sheriatit).

Termi muhammedanizëm që e përdorin shpesh për ta shprehur Islamin studiuesit perëndimorë të cilët nuk kanë arritur dot ta njohin me kompetencë frymën e Islamit ose që, duke e përdorur këtë term, ndjekin synime thjeshtëzuese të çështjes, nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën, me atë të vërtetë, sipas së cilës, në konkluzionet sendërtuese të përmbajtjes madhore të botëkuptimit islam nuk mund të përfytyrohet ndonjë çfarëdo ndërhyrje as e vetë Profetit Muhammed (a.s.)! Kështu, evenimentet e Traditës Profetike të njohur me termin Sunnet, janë shpjegim dhe shtjellim. Personalisht Profeti, madje, është thjesht një kumtues të cilit nuk i njihet asnjë kompetencë në parashtrimin dhe vënien e konkluzioneve të legjislacionit kanunor hyjnor!

Sipas kësaj, edhe ajo çka mund të thuhet për muxhtehidët ose ideatorët (muxhtehid), është e të njëjtit entitet me kusht që të mbetet nën kritikën dhe shtjellimin e bërë nga Profeti (a.s.). Ato që janë kryer në këtë drejtim, ndoshta përbëhen prej reflektimit drejt e saktë në detaje i konkluzioneve të përgjithshme me qëllim për t’i sjellë në gjendje specifike, ndërkaq që kjo veprimtari s’është “punë qejfi”,domethënë diçka që secili mund ta bëjë si të dojë, por që realizohet duke u mbrojtur me ndjeshmëri kriteret juridike dhe shkencore.

Kurse metoda në këtë veprimtari është kazuistike.

Siç do të duket më tej gjatë shpjegimit të “Parimit të Drejtësisë”,juristët islamë kanë nxjerrë konkluzione të veçanta për çdo veprimtari jetësore duke mbajtur parasysh të gjitha mundësitë. Për sa i përket arritjes së drejtësisë, kjo mënyrë veprimi është më me vend në krahasim me mbushjen brenda një rregulli të vënë si konkluzion i përgjithshëm, të ngjarjeve të pafundme të cilat paraqesin,secila më vete, pak a shumë ndryshim nga njëra-tjetra. Ndërkaq, po qe se me aspektin e saj që siguron zhvillimin në gjerësi të konkluzioneve juridike, kjo mënyrë veprimi ia bën të vështirë zbatuesit të drejtësisë manipulimin e konkluzioneve në fjalë, Islami ka bërë një kompensim duke ia dhënë kompetencën e përcaktimit të konkluzionit jo gjykatësit (kadiut) i cili gjykon konfliktin juridik, por myftiut, i cili është shkencëtar i së drejtës.

Mes botëkuptimeve të ndryshme, Islami është i vetëm për sa i përket faktit se përmban cilësinë e prejardhjes hyjnore. Kjo është një specifikë e Islamit e cila e dallon atë nga fetë e tjera. Sipas nesh, kjo është cilësia dalluese numër një e botëkuptimit islam.
Sipas cilësisë së tij më themelore, botëkuptimi islam është hyjnor,sepse burimi i tij është Kur’ani i Shenjtë i zbritur nga Zoti, Zoti i Gjithësisë, zotëruesi i dijes universale. Ndërkaq, nuk ekziston asnjë mundësi qoftë edhe për të dyshuar sadopak e për t’u lëkundur në specifikën se Kur’ani është fjala e Allahut! Le të parashtrojmë disa argumente racionale të kësaj:

Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeWed Feb 29, 2012 10:40 am

Kombet, për të treguar nivelin ku kanë arritur në shkencat e natyrës,mbledhin dijetarët më të çmuar të vendit dhe përgatisin një enciklopedi. Dhe me këtë pothuajse lavdërohen e mbahen më të madh para gjithë botës.Ndërkaq, në këto vende të cilat nuk evidentohen me enciklopedi të përkthyera siç ndodh me ne,enciklopeditë që pasqyrojnë zhvillimin shkencor më të fundit, nxjerrin çdo vit një vëllim shtesë me qëllim që, me anë të zbulimeve shkencore të mëvonshme (më saktë, pas botimit më të fundit), të sigurojnë bashkëvajtjen dhe koherencën e asaj enciklopedie me studimet shkencore në zhvillim të pandërprerë. Kështu që,kur shqyrtohen vëllimet shtesë,vihet re se,në shumicën e rasteve, një pjesë e thënieve të mëparshme korrigjohen sipas ndryshimit që kanë pësuar pas zbulimeve të reja.

Në këtë mënyrë, ndërsa edhe të vërtetat shkencore themelore,madje, të pasqyruara në një enciklopedi të kompiluar nga shkencëtarët më të shquar, korrigjohen me anë të vëllimeve të botuara vit për vit, ka katërmbëdhjetë shekuj që Kur’ani vazhdon të gjejë mbështetje të vazhdueshme për sa u përket të vërtetave shkencore në fjalë që prek, pa pësuar asnjë lloj korrigjimi ose, më saktë, pa u vënë ballëpërballë me ndonjë nevojë korrigjimi! Për më tepër, kontradikta e herëpashershme e Kur’anit me një sërë të vërtetash shkencore të pranuara si të padiskutueshme në një moment të caktuar,më vonë, në sajë të zbulimeve të reja shkencore që i kanë hedhur poshtë ato “të vërteta të padiskutueshme”, është kuptuar dhe pranuar nga shkencëtarët si një eveniment që i ka dhënë të drejtë Kur’anit.

Një shembull tipik i kësaj është përshkrimi i diellit në suren Jasin si “limustakarrin” me anë të parashtesës cilësuese “l” te paskajorja “mustekarr”. Këtu, “li” ka kuptimin “ilá”. Dhe kjo nxjerr në shesh të vërtetën se dielli ndodhet në gjendje lëvizjeje. Mirëpo kjo ishte në kundërshtim me pikëpamjen e pranuar dikur se dielli ishte i palëvizshëm,kurse të gjithë planetet rrotulloheshin rreth tij. Vetëm më vonë, kur u bë i qartë gabimi i kësaj pikëpamjeje, u mbështet pikëpamja e Kur’anit e cila i atribuonte diellit lëvizje.

Kjo është edhe pikëpamja që pranohet sot nga të gjithë. Sipas shkencës astronomike të ditëve të sotme, dielli lëviz sipas një vije drejtvizore duke u ftohur gjithnjë e më shumë. Kur të arrijë në pikën e quajtur “Solar Apeks”,kjo ftohje do të ketë arritur kufirin e fundit dhe do të copëtohet e thërrmohet me një proces fizik që i ngjan copëtimit dhe thërrmimit të copave të prushta të konsumuara të qymyrgurit pas nxjerrjes nga soba. Mbi këtë të vërtetë është aluduar në Kur’an qysh një mijë e katërqind vjet më parë me anë të shprehjes “idheshshemsul kuvvirat” (kur dielli do të copëtohet e thërrmohet).

Shkaku që lëvizja e diellit nuk u kuptua dot gjer vonë, ka të bëjë me njohjen e tërë sistemit diellor, sepse, për ta kuptuar dhe dalluar lëvizjen e diçkaje, duhet të ekzistojë mundësia e krahasimit me palëvizshmërinë e diçkaje tjetër brenda të njëjtit sistem referimi.

Nga ana tjetër, për lëvizjen e diellit, Profeti (a.s.) ka thënë:“mustekarruhá tahte’l-arsh”, domethënë, “vendi ku do të përfundojë ai, është nën arsh”.
Në Kur’anin e Shenjtë ka edhe shumë deklarata mbi të ardhmen,të cilat, kur ka ardhur koha, janë vërtetuar po ashtu siç janë deklaruar.Le të paraqesim një shembull mbi këtë.Në periudhën medinase të Profetit (a.s.), u zhvillua një betejë mes bizantinëve dhe iranianëve dhe ushtria bizantine u mund.

Profetin e dëshpëruar për fitoren e zjarradhuruesve iranianë ndaj bizantinëve krishterë, ndjekës të Librit, Kur’ani i Shenjtë e ngushëllonte kështu:
“Elif, Lam, Mim. Romakët u mundën në një vend të afërt. Por, pas kësaj humbjeje, ata do të dalin fitimtarë;brenda pak vitesh...”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeWed Feb 29, 2012 10:41 am

Pa kaluar shumë, paralajmërimi i gëzueshëm i dhënë me ajetin kur’anor, u realizua identikisht. Betejën tjetër e fitoi Bizanti. Madje,Hz. Ebu Bekri fitoi njëqind deve për një bast që pati vënë më parë për fitoren e bizantinëve!Kurse mes mrekullive të Profetit, ka shumë shembuj njoftimesh të së fshehtës ose të së ardhmes.

Kur Hz. Abbasi (i cili ende s’ishte bërë musliman – M.H.) u zu rob, Profeti i tha:
“Jep shpërblim dhe shpëtoje jetën! Ti je i pasur!”
“Unë s’kam pasuri!” – Ia ktheu Hz. Abbasi. Atëherë, Profeti i
tha kështu:“Ku e ke pasurinë që ia le Ummul Fadlit? Në atë çast s’kishe
asnjeri me vete. Ti the: “Kaq pjesë t’i mbeten Fadlit dhe kaq pjesë,Abdullait!”
Atëherë, Hz. Abbasi i deklaroi kështu Profetit (a.s.):“Betohem në Allahun i cili të ka dërguar ty me të Vërtetën, se këtë s’e ka ditur askush veç meje! Sigurisht, ti je Resuli, i Dërguari i Allahut!”
Dhe e pranoi Islamin!
Shahu i Iranit, Husrev Perviz, e grisi dhe e hodhi letrën që ia kishte dërguar Profeti. Ai i shkroi një letër urdhëruese Bazanit,guvernatorit të Jemenit, që varej prej tij:

“Ma dërgo atë njeriun i cili pretendon për profetësi andej, nga anët e Hixhazit!”
Dhe Bazani i shkroi një letër Profetit duke e urdhëruar: “Të shkosh menjëherë te Kisra!” Letrën e dërgoi në Medinë me dy korrierë të ngarkuar me detyrë. Sipas revelacionit hyjnor që sapo i kishte ardhur, Profeti i njoftoi nëpunësit e Bazanit se, atë natë,Pervizin e kishte vrarë i biri, Shiruje! Pasi nëpunësit u kthyen, ia treguan Bazanit njoftimin e Profetit dhe, ndërkaq, atyre u arriti lajmi i vrasjes në fjalë, Bazani së bashku me të gjithë të vetët deklaruan besimin!”

Profeti (a.s.) e pati paralajmëruar Ammar bin Jasirin:“Ty do të të vrasë një fraksion deviator dhe, pas goditjes vrasëse,do të të jepet qumësht!..”

Me të vërtetë, pas vdekjes së Profetit, në betejën e Siffinit, tek luftonte në radhët e Hz. Aliut, Ammar bin Jasiri u plagos. Ai i kërkoi ujë skllavit të vet dhe skllavi i çoi një gotë me qumësht. Ammari pa gotën, bëri tekbir dhe tha:“Doli fjala jote, o i Dërguari i Allahut!”
Dhe në çast dha shpirt!
Profeti (a.s.) e dorëzoi shpirtin kur sëmundja iu rëndua.
Dhe kur iu rëndua sëmundja, Profeti (a.s.) i tha së bijës,të bekuarës Fatime Zehra:“Nga shtëpia ime, ti do të jesh e para që do të vish tek unë!”
Hz. Fatime jetoi vetëm gjashtë muaj pasi i ati, Profeti (a.s.), ndërroi jetë!

Sikur të vërtetat që mbështesin faktin që Kur’ani i Shenjtë është produkt revelacioni hyjnor dhe një burim i pashtershëm mrekullish, si dhe mrekullitë e Profetit (a.s.) të merren e të shkruhen, zënë vëllime të tëra dhe nuk mbarohen! Dhe janë shkruar!..

Veçanërisht shkaku që themi për Kur’anin “burim i pashtershëm mrekullish”, është se, sa më shumë që të përparojnë shkencat dhe, posaçërisht, sa më shumë që të zhvillohen e zgjerohen njohuritë mbi kufijtë e Universit, shumohen edhe mrekullitë e Kur’anit që mundemi t’i njohim. Le të prekim edhe nja-dy të tjera prej tyre vetëm sa për të dhënë një ide.

Në Kur’anin e Shenjtë të zbritur një mijë e katërqind vjet më parë, me anë të ajetit në vijim është deklaruar haptazi se Universi është në zgjerim të vazhdueshëm: “Dhe e ngritëm Universin (Qiellin) me fuqinë tonë dhe,pa dyshim, jemi duke e zgjeruar atë!” (Dharijat, 47)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeWed Feb 29, 2012 10:45 am

Në fillim brenda mendimit filozofik, më pas, në fizikën si shkencë më vete, njerëzimi kërkoi të mësonte nëse Universi ishte i kufizuar apo i pakufizuar dhe, si përfundim, mendjet më të shquara të historisë njerëzore nuk arritën të binin në marrëveshje mbi këtë çështje, sepse njëra palë konkludonte se Universi ishte i pakufizuar dhe i pafund, kurse pala tjetër konkludonte se ishte i kufizuar. Kurse Kur’ani ka bërë fjalë për Universin dinamik në një proces zgjerimi të vazhdueshëm.

Në krye të shek. XX, Edwin Hubble, si rezultat i vëzhgimeve të bëra prej tij me anë të teleskopëve me teknologji të zhvilluar, vuri re se konstelacionet yjore largoheshin me shpejtësi nga njëri-tjetri dhe, kështu, arriti në të vërtetën e një Universi dinamik në zgjerim e sipër.Më pas, fizikani rus,Aleksandre Friedmann, duke u nisur nga formula e energjisë E=mc² e Ajnshtajnit (Einstein, 1879-1955), e mbështeti këtë zbulim të Edwin Hubbles. Ndërkaq, është prifti dhe shkencëtari belgjian Georges Lemaitre i cili ka parashtruar në mënyrë që të mos e kundërshtojë dot askush, idenë se Universi e ka zanafillën tek një atom i vetëm i cili është zgjeruar vazhdimisht dhe se ky zgjerim vazhdon ende. Edhe Ajnshtajni i cili e kundërshtoi në fillim këtë zbulim të Georges Lemaitres, më pas, duke e pohuar se ishte gënjyer, e pranoi përfundimin dhe konkluzionin ku kishte arritur ai!

Tani, kjo pikëpamje e mbështetur, tashmë, me vëzhgime dhe eksperimente, është një e vërtetë shkencore mbi të cilën njerëzimi është i një mendjeje! Ndërkaq, a nuk do të duhej që, për ta zbuluar dhe njohur këtë të vërtetë në mungesë të revelacionit hyjnor, Profetit Muhammed do t’i duheshin teleskopë të nivelit të sotëm? Niveli shkencor i periudhës kur jetoi ai dhe pamundësia e njohjes së kësaj të vërtete, a nuk tregojnë se Kur’ani është me burim hyjnor?

Le të japim edhe një shembull tjetër, si të jepnim një pikë ujë nga oqeani, mbi këtë të vërtetë. Në Kur’anin e Shenjtë thuhet: “Jo! Betohem në vendin ku bien yjet! Sikur ta dinit, ky është me të vërtetë një betim i madh!“ (Vakia, 75-76 )

Në astronominë e sotme është një e vërtetë e njohur ekzistenca e vrimave të zeza ku bien e humbin yjet. Me ç’teleskop, vallë, i pati parë Profeti këto vrima që nuk shihen me sy të lirë dhe, pastaj, e pati thënë këtë fjalë nga vetvetja?
Po kështu, në një ajet tjetër thuhet: “Eshtë Ai që i ka krijuar shtatë qiejt (në formë shtresash) në përputhje me njëri-tjetrin. Ti nuk mund të shohësh asnjë çrregullim në atë që krijon Mëshiruesi. Ktheji sytë dhe shih: ç’kundërshti mund të gjesh?” (Mulk, 3 )
Edhe kjo e vërtetë është një specifikë e mbështetur sot nga astronomia.Kur’ani i Shenjtë e prek këtë të vërtetë në ajetin 13 të sures Talak.
Shtresa atmosferike më e afërt me tokën është troposfera.Trashësia e saj nga ekuatori është 12 km., kurse nga polet, 6 km.Dukuritë meteorologjike zhvillohen në pjesën më të ulët prej 3-4 km. të kësaj shtrese.
Shtresa e dytë është ozonosfera. Edhe kjo njihet si shtresë ozoni. Gjithashtu, dihet se kjo shtresë thith rrezet ultraviolet të diellit,rreze që kanë efekt vdekjeprurës mbi gjallesat.
Shtresa e tretë e atmosferës është stratosfera. Kjo shtresë ndodhet rreth 50 km. lart nga toka. Pastaj vijnë mezosfera, termosfera dhe jonosfera. Jonosfera e cila bën punën e një pasqyre që reflekton në tokë valët elektromagnetike që vijnë nga toka, bën të mundur ndërlidhjen radiofonike në tokë.
Shtresa e shtatë është ekzosfera.
Ajo është rreth 10.000 km. lart nga toka. Aty, për shkak të dendësisë shumë të ulët, gazet ndahen në jone. Aspekti shumë interesant i kësaj çështjeje është se, në Kur’an,
emërtimi “shtatë qiej” përmendet shtatë herë.( 27; Isra, 44; Mu’minun, 86; Fussilet, 12; Talak, 12; Mulk,3; Nuh, 15.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeWed Feb 29, 2012 10:46 am

Tani, ata që pretendojnë se Kur’ani i Shenjtë nuk është produkt revelacioni hyjnor, a nuk janë të detyruar të sjellin një shpjegim se si mundi t’i dinte këto të vërteta një profet i paarsimuar katërmbëdhjetë shekuj më parë?
Në Kur’anin e Shenjtë, pasi bëhet e ditur se njerëzit do të ringjallen për të dhënë llogari, thuhet: “Po, Ne kemi fuqi për t’i rregulluar përsëpari edhe majat e gishtave!”( Kiamet, 4.)
Në vështrim të parë, kjo mund të duket si alogjizëm për sa i përket shprehjes. Mirëpo fakti që konfiguracioni i vijave të majave të gishtave është i ndryshëm te çdo njeri dhe vlen pothuaj si kartë identiteti, është parashtruar për herë të parë vetëm në vitin 1856 nga shkencëtari anglez Genn Ginsen.

“Maja e gishtit është një kartë identiteti e tillë që ndryshon edhe mes binjakëve të së njëjtës vezë! Kjo kartë identiteti kurrsesi s’pranon falsitet. Ajo e hedh nënshkrimin tonë mbi shumë sende ku prekim, në atë mënyrë që s’pranon asnjë falsifikim. Dhe askush nuk mundet të na e imitojë këtë nënshkrim. Nuk mund të bëhet fjalë as për imitimin, as për mohimin e këtij nënshkrimit tonë. Gjatë gjithë jetës e bartim me vete pa e humbur kurrë vulën tonë. Të gjithë faktorët,nga djegiet, te plagosjet e lëkurës së sipërme e gjer te plakja dhe ndryshimi i formës së trupit tonë, nuk e prishin dot origjinalin e vulës sonë. Ç’fuqi të madhe zotëron Krijuesi ynë që i skalit si vulë në një sipërfaqe prej dy centimetrash katrore miliarda figura në formë vijash të pashlyeshme!”
Le ta mbyllim këtë diskutim me një shembull të fundit.
Zoti i Madhnueshëm deklaron se “hekuri është zbritur mbi botën tonë”. Sipas shkencave natyrore të sotme, as nxehtësia e çastit të parë të formimit të tokës s’ka qenë e mjaftueshme për formimin e hekurit. Madje as dielli dhe yjet e ngjashëm me të nuk
e zotërojnë nxehtësinë e mjaftueshme për këtë. Prandaj mund të thuhet se hekuri është zbritur nga jashtë jo vetëm mbi tokën tonë,por mbi të gjithë sistemin diellor!

Vlera numerike shkronjore e hekurit është 26. Kjo është vlera shkronjore e emrit “hadid” (hekur) në arabishte. Eshtë për t’u çuditur që edhe pesha atomike e hekurit është 26! Për më tepër, po qe se në suren kur’anore “Hadid”, edhe Besmele-ja në krye të sures llogaritet si ajet, del se ajeti ku përmendet hekuri, është ajeti 26!

Shembuj të tillë mund të jepen shumë. Por specifika që ne dëshirojmë ta shprehim këtu, është fakti cilësor që çdo zbulim i ri qysh katërmbëdhjetë shekuj e këtej, e ka mbështetur Kur’anin. Ato çka përmenden këtu janë vetëm disa nga të vërtetat të cilat vënë në shesh në mënyrë të pakundërshtueshme se ky libër i madh i ofruar njerëzimit nëpërmjet një profeti pa shkrim e këndim, është me burim hyjnor!
Dijetari pakistanez Vahiduddin Han i cili, me anë të veprës së vet erudite, “Islami sfidon”, provon se të vërtetat e shkencave natyrore që prek Kur’ani, janë mbështetur me shpikjet dhe zbulimet e realizuara qysh prej asaj dite, thotë kështu:
“...Ne besojmë se, ashtu si Kur’ani i Shenjtë, edhe Tevrati me Ungjillin janë libra hyjnorë. Prandaj në këta dy libra ka citime nga dituritë fetare. Mirëpo, ç’e do se ekzemplarët dhe tekstet e tyre të para, origjinale, të vërteta, janë humbur. Prandaj, pas dy mijë vjetësh, gjatë të cilëve, këta dy libra hyjnorë janë përkthyer nga një gjuhë në tjetrën dhe, ç’është më e rëndësishmja – sipas komentit të eruditit amerikan Gressy Morrison - pas shtrembërimeve njerëzore që kanë pësuar më shumë ekzemplarët hyjnorë, mes ungjillit origjinal dhe ungjillit të shekullit tonë, ka dalë në shesh një dallim i jashtëzakonshëm.

Pasi si rezultat i pësimit të shumë shtrembërimeve, këta libra e humbën vlerën, Zoti i Lartë i dërgoi njerëzimit “një botim të ri” të Librit të vet dhe ky “botim i ri” është Kur’ani i Shenjtë. Ja, pra, ky libër, me tërë vërtetësinë dhe përsosmërinë e tij, bart të gjitha cilësitë dhe veçoritë e larta, nga të cilat te librat e vjetër nuk kanë mbetur veçse shkëndija të shkurtra e të drithëruara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeWed Feb 29, 2012 10:48 am

Ja, pra, unë, këtu do ta trajtoj këtë veçori si argument të tretë nga argumentet e mia mbi origjinalitetin dhe vërtetësinë e Kur’anit të Shenjtë. Kur’ani ka zbritur katërmbëdhjetë shekuj para shekullit të sotëm të rindërtimit dhe përparimit. Ndërkaq, asnjëra nga gjërat që ka sjellë ai nuk është hedhur poshtë nga njerëzit. Vetëm në qoftë se Kur’ani do të ishte fjalë dhe sajesë njerëzore, do të ishte e pamundur të mbetej gjer këtë çast siç ka qenë.

Kur’ani i Shenjtë ka zbritur në një shekull kur njerëzit dinin shumë pak gjëra nga natyra. Ata e shihnin se shiu binte nga qielli,e shihnin qiellin si tavan të tokës dhe yjet i pandehnin si gozhdë të ndritshme prej argjendi të ngulura në kubenë e qiellit ose kandilë të varur në qiell. Indianët e vjetër besonin se toka qëndronte mbi njërin nga brirët e “demit” dhe, kur demi e kalonte tokën nga njëri bri në tjetrin, në tokë ndodhnin lëkundje.81 Gjersa Koperniku (1473-1543) shpalli tezën e tij të heliocentrizmit, besohej se toka ishte qendra e gjithësisë, kurse dielli, hëna dhe të gjithë trupat qiellorë rrotulloheshin rreth saj, pra, besohej në idenë e gjeocentrizmit.

Ja, kështu përparoi shkenca dalngadalë, tek njeriu u shtua fuqia e kërkimit dhe eksperimentimit, më në fund, shumë të fshehta dolën në dritë. Sot nuk ka disiplinë shkencore, mbi të cilën njohuritë tona të mos jenë ndryshuar rrënjësisht! Dhe kjo provon se besimet dhe bindjet e shekujve të vjetër kanë qenë fund e krye të shtrembra!

Kjo e vërtetë tregon krejtësisht haptazi se nuk ka asnjë fjalë njerëzore, vërtetësia e të cilës të mund të vazhdojë të qëndrojë e pacënueshme. Sepse njeriu gjithmonë ka njohur dhe ka diskutuar gjërat e mësuara nga besimet dhe dituritë e kohës së vet. Pavarësisht nëse mendimet e njeriut dalin nga vetëdija apo nënvetëdija e tij, ato tregojnë dhe përshkruajnë gjërat që ai ka parë e ka gjetur në kohën e vet. Prandaj ndodh që, kur marrim në dorë një libër të vjetër, vëmë re se, në krahasim me gjetjet dhe zbulimet e reja të arritura në të gjitha fushat, ai është i mbushur në të gjitha anët me gënjeshtra dhe gabime.
Vetëm Kur’ani i Shenjtë bën përjashtim fund e krye nga ky rregull.

Sepse, si edhe në shekujt e vjetër, Kur’ani është i vërtetë dhe në të gjitha thëniet e tij është i drejtë! Megjithëse kanë kaluar shekuj të tërë, në fjalët e tij nuk ka ndodhur as ndryshimi dhe shtrembërimi më i vogël. Dhe kjo konsiderohet një provë më vete që tregon se burimi i tij është një arsye madhore e cila e njeh shumë mirë çdo gjë në mënyrë eternale, pa fillim e pa mbarim, një arsye madhore që i njeh të gjitha të vërtetat në format dhe trajtat e tyre më të fundit e më të vërteta.

Gjithashtu, njohja dhe dituria e Kur’anit nuk u nënshtrohet ligjeve të ndryshimit të kushteve të kohës dhe hapësirës. Po qe se ato fjalë do të kishin dalë nga njeriu me dije dhe pikëpamje të kufizuar,në të ardhmen e vet, ashtu siç e ka pësuar çdo fjalë njerëzore,koncepti i quajtur “kohë” do ta kishte hedhur poshtë dhe asgjësuar shekuj më parë!

Boshti i vërtetë i detyrës së madhe që bart Kur’ani i Shenjtë është lumturia e amshuar e pasringjalljes (ahiret). Kështu, Kur’ani nuk mund të hyjë në asnjërën kornizë të diturive dhe shkencave tona moderne. Ndërkaq, Kur’ani, duke i folur njeriut mbi të vërtetat e punëve, prek çdo gjë që ka të bëjë me njeriun. Dhe kjo, ngaqë është një çështje shumë delikate, është me të vërtetë një situatë shumë e rrezikshme.

Sepse, po qe se një njeri injorant ose me njohuri të mangëta, merr guximin të bëjë fjalë, qoftë edhe shkurt, mbi një problematikë çfarëdo, pa asnjë dyshim që ka për t’u penguar në diskutimin e vet ku do të përdorë fjalë dhe shprehje që s’kanë lidhje me dukuritë dhe të vërtetat!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeWed Feb 29, 2012 10:50 am

Nëse do të duhej dhënë një shembull për këtë, mund të sjellim si shembull Aristotelin. Duke u përpjekur të provojë se femra është më e hershme se mashkulli, Aristoteli thotë: “Femra ka më pak dhëmbë se mashkulli”. Mirëpo çdokush e di se kjo thënie jo vetëm s’ka asgjë të përbashkët me antropologjinë, por edhe tregon se autori i saj është krejt i paditur në antropologji! Dihet se numri i dhëmbëve tek femra dhe mashkulli është i njëjtë. Ndërkaq, me të vërtetë, a nuk është diçka e jashtëzakonshme që në asnjë prej shkencave moderne që Kur’ani i ka prekur në një apo tjetër aspekt, të mos gjendet asnjë fakt që të provojë se është i sajuar nga ndonjë njeri injorant si më sipër?

Dhe kjo është shprehje e hapur e faktit se Kur’ani është fjalë e një qenieje të mbinatyrshme! E asaj qenieje që,ndërsa askush s’dinte asgjë, dinte shumë mirë çdo gjë, si dhe dinte çdo gjë që nuk e dinë njerëzit e këtij shekulli modern megjithë përparimin e madh të shkencave!

Unë këtu do të jap disa shembuj nga Kur’ani i Shenjtë, që nuk janë njohur gjer më sot dhe që argumentojnë haptazi se ai përmban shumë të vërteta që janë mësuar vetëm në shekullin tonë.Por, para se t’i futem kësaj teme, le ta them menjëherë këtë se përputhja identike e fjalëve dhe shprehjeve të Kur’anit të Shenjtë me gjetjet e reja varet nga fakti që shkenca moderne i ka zgjidhur kufijtë e dukurive dhe ngjarjeve në fjalë, si dhe që elementët e përshtatshëm për komentin e aludimeve të Kur’anit për çështjen apo temën përkatëse ndodhen me shumicë në duart tona.

Por, nëse gjatë hetimit dhe shqyrtimit të së ardhmes në një specifikë çfarëdo të Kur’anit,
vëmë re se Kur’ani ka abroguar tërësisht apo pjesërisht të vërtetat e parashtruara në atë specifikë, kjo kurrsesi s’mundet ta dëmtojë Kur’anin, vetëm tregon se personi që përpiqet ta komentojë kuptimin e Kur’anit, është vetëmashtruar në iniciativën për ta interpretuar një aluzion specifik të atyshëm, për pasojë, ka rënë në gabim. Unë kam besim të plotë se gjetjet shkencore të mëtejshme do të jenë në gjendje për t’i shpjeguar më shumë aludimet e Kur’anit dhe do të jenë të tilla që t’i sqarojnë më tepër kuptimet e fshehta të tij.”

Kështu thotë ai dhe e parashtron me shembuj të panumërt përputhjen mes të vërtetave shkencore të konfirmuara të shkencave të natyrës së ditëve të sotme me deklaratat e Kur’anit të Shenjtë.
Por ç’nevojë ka? Qysh katërmbëdhjetë shekuj më parë, Kur’ani i Shenjtë i ka sfiduar në këtë mënyrë ata që s’besojnë apo s’kanë dashur ta besojnë se Kur’ani është me prejardhje hyjnore:
“...dhe po qe se dyshoni mbi Kur’anin që ia zbritëm robit (të dërguarit) tonë pjesë-pjesë, ejani sillni një sure si të tijët duke thirrur në ndihmë, përveç Allahut, të gjithë ata tek të cilët keni besim!.. Bëjeni këtë nëse jeni të sinqertë! Dhe në mos e bëfshi dot këtë – që kurrë s’keni për ta bërë dot – atëherë, ruhuni nga ai zjarr me lëndë djegëse prej njerëzish dhe gurësh i përgatitur për mohuesit!”( Bakara, 23-24 )
Kurse në një ajet tjetër kur’anor thuhet: “Thuaju: “Edhe sikur të gjithë njerëzit dhe xhindët të mblidhen e të merren vesh mes tyre për ta sjellë të ngjashmin e këtij Kur’ani duke e ndihmuar njëri-tjetrin, nuk do ta sjellin dot!” Isra, 88.

Po të kishte qenë e mundur kjo, a do të mbetej e nevojshme që, duke qenë mijëra priftërinjtë jezuitë,më kompetentë në arabishten elokuente sesa vetë letrarët arabë, të dërgoheshin për shekuj me radhë ushtritë kryqtare për ta asgjësuar Islamin?! Përse duheshin shkaktuar gjithë ato humbje jetësh dhe pasurish qysh prej shekujsh?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeWed Feb 29, 2012 10:51 am

Mjafton të uleshin e ta përgatisnin një sure të Kur’anit po me atë koncizitet dhe elokuencë! Por kurrë historia nuk dëshmoi për ndonjë guxim tentative të tillë!

Për sa i përket prejardhjes, edhe hebraizmi dhe krishterizmi janë hyjnorë. Mirëpo, duke përmendur specifikat posaçërisht përkatëse të Islamit, të ndryshme nga botëkuptimet e tjera, të parën përmendim cilësinë hyjnore. Kurse pretendimit, sipas të cilit,edhe hebraizmi me krishterizmin janë hyjnorë, pra, hyjnoriteti nuk është specifikë e posaçme për Islamin, i përgjigjemi kështu: Megjithëse hebraizmi me krishterizmin janë fe qiellore, nuk janë botëkuptime.Shkaku i kësaj është se ato nuk kanë ndjekur kauzën e shpjegimit të të gjithë Universit dhe jetës!

Për shembull, krishterizmi nuk e merr përsipër përgjegjësinë për ta rregulluar apo shpjeguar jetën shoqërore. Eshtë për këtë arsye që, në ndryshim nga Islami, krishterizmi nuk ka asnjë pengesë për t’u pajtuar me laicizmin. Sepse, përveç rregullave morale,drejtësi juridike dhe marrëdhënie civile nuk ka as në origjinalin e ungjillit,nga që detyrat dhe kompetencat e profetëve nuk janë për secilin po ato.Profetët kanë qenë të kufizuar herë në kohë dhe vend, herë në objeksion.

Profetët e kufizuar në vend dhe kohë, kanë ardhur për një fis (popullatë) të caktuar. Kurse profetët e kufizuar në objeksion,domethënë që kanë qenë ngarkuar me një detyrë me objekt dhe tematikë të caktuar, të kufizuar, nuk kanë mundur dhe nuk e kanë pasur për detyrë të sjellin ndonjë pikëpamje që ta shpjegojë tërë Universin.

Ndërsa parimet themelore të besimit kanë qenë të njëjta,konkluzionet mbi marrëdhëniet civile (ndërnjerëzore) kanë qenë të mangëta ose të ndryshme në koincidencë me zhvillimin dhe përparimin e shënuar në jetën njerëzore. Në krishterizëm, për shkak se,përveç rregullave morale, nuk ka pasur rregulla shoqërore, fusha ku ka bërë rregullime krishterizmi, ka qenë e ngushtë. Për më tepër,edhe nëse e bart cilësinë e hyjnores, krishterizmi sot s’është më në fuqi, pasi është abroguar me kohë.86 Me dërgesën profetike të Muhammedit, krishterizmi është hequr nga fuqia prej vetë Zotit që e pati sjellë dhe vënë në fuqi.

Për sa i përket burimit, prejardhjes, me formën e njohur sot, krishterizmi e ka humbur vetinë për të qenë hyjnor.Veç kësaj, ai ka qenë i mangët edhe për sa i përket përmbajtjes origjinale.Kurse Kur’ani i Shenjtë,me aspektin e vet si zbulesë përfundimtare e vullnetit hyjnor, jo vetëm është i plotë dhe i përkryer,por edhe, me anë të një garancie hyjnore, ka mbetur i virgjër nga shtrembërimi qysh katërmbëdhjetë shekuj e këtej, domethënë, është mbrojtur dhe do të mbrohet!

Si rrjedhojë e kësaj veçorie që po e shpjegojmë, gradët e profetëve nuk pranohen unikë dhe identikë. Ndërsa një pjesë e tyre quhen “murselin” (të ngarkuar me mision), disa të tjerë përmenden me atributin “ulu’l-adhm” (të vendosmërisë së lartë). Ndërsa disa kanë sjellë legjislacionin e tyre të posaçëm, pra, kanë qenë “resul”,të dërguar me ligj, të tjerë kanë qenë vetëm “nebi”, lajmëtarë.

Eshtë një e vërtetë historike se sot, krishterizmi ka marrë një entitet që s’ka të bëjë me bazën e vet origjinale. Rreth katër-pesëqind vjet pas Hz. Isait, hebrenjtë, me anë të një intrige djallëzore, e larguan atë nga monoteizmi duke e sjellë në një gjendje që të mos njihet më. Këto polemika fetare dhe ideore që u quajtën “lufta e ikonave” dhe që, me futjen e statujave dhe portreteve në kisha,sollën si konkluzion që Hz. Isait t’i atribuohet hyjnitet, janë jashtë tematikës sonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeWed Feb 29, 2012 10:53 am

Edhe në kohën tonë hebrenjtë po i luajnë një lojë të dytë të madhe krishterizmit, Dëshmitarët e Jehovait. Dëshmorësia e Jehovait është, në të vërtetë, një lëvizje që e shpjegon Ungjillin sipas Tevratit. Me lëvizjen e Dëshmitarëve të Jehovait, hebrenjtë po e prishin edhe një herë tjetër përmbajtjen e krishterizmit. Me një indiferentizëm dhe shkujdesje të madhe, krishterët kanë vendosur në krye të çdo ungjilli Tevratin e shtrembëruar duke e quajtur Testamenti i Vjetër ose Dhjata e Vjetër, kurse Ungjillin, Testamenti i Ri ose Dhjata e Re. Dhe kjo ka formuar truallin e tradhtisë së quajtur “Dëshmitarët e Jehovait”!


Ja, për këtë shkak, edhe sikur t’i konsiderojmë si një të vetëm Tevratin me Ungjillin, prapë s’bëhet e mundur që krishterizmi të pranohet si një botëkuptim. Sepse edhe Tevrati nuk e ka atë përmbajtje që të mund ta rregullojë dhe shpjegojë Universin dhe jetën në tërësi.

Të gjitha konsideratat që thamë për krishterizmin vlejnë njëlloj edhe për të. Kjo specifikë do të shtjellohet dhe shpjegohet në një formë më të zgjeruar më tej, me një pretekst tjetër.

Edhe nëse synimi që kanë ndjekur profetët është i njëjtë në themel dhe esencë, mes tyre ka dallime të ndryshme. Për shembull, për sa i përket tematikës, Hz. Isai (a.s.) është një ndër profetët me tematikë të kufizuar. Qëllimi dhe synimi kryesor në krishterizëm është kauza shpirtërore dhe purifikimi i zemrës, purifikimi sentimental.

Prandaj, në krishterizëm sundon plotësisht pikëpamja spiritualiste.Kurse në Islam nuk ka ndonjë kufizim as në kohë dhe vend, as në tematikë. Islami bën rregullimin e tërë jetës dhe Universit i jep një shpjegim të shkëlqyer gjer në horizontin ku arrin njohja njerëzore.Kjo gjerësi (gjithëpërfshirshmëri) e Islamit shkon gjer atje, sa Profeti Muhammed (a.s.) ka thënë:“Kur Ademi ndodhej mes gjendjes shpirt dhe gjendjes dhé, unë isha profet (lajmëtar)!”

Nga ana tjetër, Hz. Muhammedi (s.a.s.) është “i Dërguari (me legjislacion) tek dy popullatat”, pra, profet i njerëzve dhe xhindve.Profeti Muhammed zotëron kompetencën e dërgesës profetike dhe legjislative për të gjithë njerëzit dhe xhindët. Nuk ka asnjë qenie të vetëdijshme të së shkuarës e të së ardhmes ndër njerëz dhe xhindë që të jetë përjashtuar nga pozicioni si bashkëbisedues i tij. Prandaj,të gjithë njerëzit dhe xhindët janë “Bashkësi e Muhammedit”.

Përgjithësisht, “Bashkësi e Muhammedit” quhen ata që e kanë pranuar ftesën e Muhammedit, Resulit ose të të Dërguarit të Allahut.Mirëpo, teorikisht, e gjithë bota njerëzore dhe e xhindve është bashkësi e Muhammedit. Prandaj, mes këtyre dy konsideratave bëhet një dallim: ata që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Muhammedit ose e kanë pranuar ftesën e tij, cilësohen “bashkësi e pranuar”,kurse ata që ende nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Muhammedit ose nuk e kanë pranuar ende ftesën e tij, cilësohen “bashkësi jo e pranuar” ose “bashkësi e ftuar”. Prandaj, apelativi i përgjithshëm i Profetit Muhammed është “Resuluththekalejn”, “Resuli i dy popullatave: njerëzve dhe xhindve”.

Të gjithë njerëzit dhe xhindët janë bashkësi e Muhammedit ftesa islame e Muhammedit. Sipas kësaj, dërgesa muhammediane i përfshin të gjitha qeniet e vetëdijshme edhe për sa i përket vendit (hapësirës). Dërgesa muhammediane i flet ose i drejtohet tërë njerëzimit,nga ekuatori në pole, dhe kjo do të vazhdojë gjer në kiamet.

Në ajetet kur’anore thuhet: “Ne të dërguam ty vetëm si përgëzues dhe paralajmërues për të gjithë njerëzit, por shumica e njerëzve nuk e dinë këtë!”( Sebe, 28 )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeWed Feb 29, 2012 10:54 am

“Thuaju: “O njerëz! Pa dyshim, unë jam i Dërguari tek të gjithë ju i Allahut, Zotit të qiejve dhe tokës!”( A’raf, 158 )
Resulullahi, i Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë kështu:“Unë u dërgova për të gjithë njerëzit dhe xhindët!”
Dërgesa muhammediane nuk është kufizuar as në tematikë. Në asnjërën prej feve të tjera, qofshin edhe ato qiellore, nuk ka një përsosmëri dhe gjerësi tematike të tillë. Sepse, në përputhje me ecurinë e zhvillimit shoqëror të arritur prej njerëzimit, Zoti i Botëve e ka përgjithësuar dhe përkryer kumtesën e vet të filluar qysh me Ademin (a.s.), njeriun dhe profetin e parë.

Nga ky aspekt e hedhin poshtë krishterët pretendimin për një zhvillim dhe përparim të tillë në aktin e Allahut duke kundërshtuar se duhet të ketë qenë i privuar para saj.Mirëpo Ai është po Ai qysh në pafillimshmëri (eternitet-ezel). Zhvillimi dhe përparimi kanë ndodhur në reflektimin e vullnetit hyjnor në botën njerëzore. Ky është një eveniment cilësor që i ngjet metodës gradualiste të përdorur nga mësuesi duke i përçuar njohuritë e veta tek nxënësi fillestar.

Domethënë se realizimi në këtë formë i dukurisë në fjalë është domosdoshmëri e një metode në akord me zhvillimin dhe përparimin e shënuar nga bashkëbiseduesi në kapacitet dhe potencë.

Siç e kemi thënë disa herë me radhë, Islamit nuk i është vënë ndonjë kufizim as në tematikë. Islami ka shpjegime për tërë Universin dhe jetën.Asgjë s’ka lënë jashtë fushës së interesimit pa e lidhur me një konkluzion vlere.Ndoshta, fakti që disa konkluzione të këtij drejtimi, për shkak të domosdoshmërisë së mësimit përmendësh të Kur’anit, janë paraqitur në formë shumë të përgjithësuar, ka lindur nevojën e zgjerimit të detajuar dhe gjithëpërfshirës të tyre me anë të ideatimeve në atë mënyrë që esenca dhe logjika sunduese në ato konkluzione të përgjithshme të mbeten të pandryshuara.

Në këtë kuadër, me qëllim që edhe një sërë procesesh të reja të mos mbeten jashtë trajtimit, porta e ideatimit (ixhtihadit) është mbajtur hapur për kompetentët gjer në kiamet. Ja, pra, specifika që e bën Islamin një botëkuptim të pashoq, është fakti cilësor që Islamit nuk i është vënë asnjë kufizim në tematikë. Eshtë si rezultat i faktit që botëkuptimit islam nuk i është vënë asnjë kufizim në tematikë,që botëkuptimi islam ka përgjigje për çdo pyetje që mund të sjellë ndërmend truri njerëzor dhe që përgjigjet të jenë jashtëzakonisht në akord me parimet që botëkuptimi islam i ka marrë si bazë për vete, domethënë, që botëkuptimi islam nuk përmban në vetvete asnjë kundërshti (kontradiktë).

Nga ana tjetër, disa botëkuptime, madje, disa pikëpamje filozofike që nuk janë botëkuptime, por që kanë dalë në shesh me pretendimin për ta analizuar dhe rregulluar një fragment të jetës, e shpjegojnë çdo gjë me një shkak të vetëm. Këto quhen “teori moniste”. Kurse Islami është dualist në shpjegimin e Universit dhe dukurive. Kështu, cilësitë esenciale që e dallojnë dhe e diferencojnë Islamin nga botëkuptimet e tjera, janë, e para, “hyjniteti” dhe, e dyta, “dualizmi”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeWed Mar 07, 2012 11:40 pm

B. DUALIZMI

Në vështrimin islam, ky Univers është krijuar mbi kundërshtitë(kontradiktat). Në këtë Univers, çdo gjë, si i vërtetë-i shtrembër, i përkohshëm-i përjetshëm, i ngrohtë-i ftohtë, dritë-errësirë, etj., konsiderohet e qenë me të kundërtën e saj. Në Universin i cili është trupëzuar me shfaqjen e emrave hyjnorë të Allahut të Gjithëmadhnueshëm,eliminimi i kundërshtive është i pamundur. Sepse kundërshtianë fjalë është një specifikë themelore e realizuar me anë të caktimit hyjnor. Siç dihet, sipas atributeve të tij, Zoti është “xhamiul ezdad” (bashkuesi në vetvete i të gjitha kundërshtive). Edhe “Hajj” (jetëdhënës) është atributi i tij, edhe “Mumit” (vdekjedhënës).Edhe “Hádí” (orientues) është atributi i tij, edhe “Mudill”(çorientues)!

Meqë “masivaullah” (përveç Allahut, çdo gjë tjetër e krijuar pas) është trupëzuar (ka marrë formë, ekzistencë) me anë të sintezës së shfaqjeve hyjnore, kjo kundërshti (kontradiksion) është veçori themelore e Universit. Meqë edhe atributi, ashtu si e vërteta e individualitetit,është i paraqenë (ebedi) dhe i pasqenë (eternal-ezeli),kjo kundërshti është e qëndrueshme për sa kohë që të ekzistojë Universi,nuk eliminohet.


Eshtë si rrjedhojë e kësaj që “hajrihi ve sherrihi minallahi teala”(e mira dhe e keqja janë prej Allahut të Lartë) është një parim besimi.Domethënë, se edhe e mira, edhe e keqja trupëzohen (marrin formë, ekzistencë) në një akt me anë të atributit “Halik” (krijues)të Allahut. Zoti i cili e ka pëlqimin vetëm te e mira, kurse vullnetin,edhe te e mira, edhe te e keqja, e ka paracaktuar funksionin e Universit në trajtën e cilësive të kundërta dhe në atë trajtë e ka formuar Universin. Kështu, në ajetin kur’anor thuhet: “Ne e krijuam çdo gjë çift...”( Dharijat, 49.)Mashkull-femër, ftohtëngrohtë,i bukur-i shëmtuar, etj. Shkurt, në këtë Univers, kundërshtia (kontradikta, kontradiksioni) është edhe esenciale, edhe e qëndrueshme.


Çdo botëkuptim u drejtohet qenieve që zotërojnë aftësi njohëse.Qeniet me aftësi njohëse që Islami u ngarkon përgjegjësi,janë njerëzit dhe xhindët. Njohja e njerëzve dhe e xhindve është krijuar me cilësinë që të mund ta konceptojë (ta rrokë) të vërtetën vetëm në sajë të kundërshtive. Sa më e qartë të jetë kundërshtia (kontradikta,kontrasti), aq më e kulluar është njohja. Po qe se mbi një dërrasë të zezë hiqen dy vija, njëra e bardhë dhe, tjetra, gri, natyrisht që vija e bardhë, kontrasti i së cilës me dërrasën e zezë është i plotë (plotësisht i qartë, plotësisht i dukshëm), do të duket në mënyrë më të qartë,më të kulluar.


Kurse lepurin e bardhë që ecën mbi dëborë, mund të mos e dallojnë as sytë më të mprehtë. Duke e bërë shpjegimin e sistemit të ngritur dhe e botëkuptimit të sjellë prej tij, Islami e merr parasysh këtë realitet dhe shpjegimet e veta i ngre mbi kundërshtitë.Sepse, në vështrimin islam, njohja e personave përgjegjës dhe bashkëbisedues është e pajisur me kapacitetin dhe potencën për të konceptuar vetëm me anë të së kundërtës. Në Islam, edhe besimi themelor para Allahut është i një entiteti që e bën të detyrueshëm këtë pikëpamje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeWed Mar 07, 2012 11:41 pm

Sipas Islamit, Zoti është “xhamiul ezdad” (bashkuesi në vetvete i të gjitha kundërshtive). Ndërsa në botën tonë, cilësitë e kundërta nuk mund të qëndrojnë bashkë, por e shtyjnë njëra-tjetrën,me fjalë të tjera, janë të pajisura me prirjen për ta asgjësuar njëratjetrën,në Individualitetin Hyjnor janë, nëse mund të shprehemi kështu,në gjendje qetësie, pothuajse sikur e fshehin njëra-tjetrën.

Krejt si cilësitë “ftohje” dhe “ngrohje” që janë të pranishme në elektricitet dhe shfaqen sipas kapacitetit të aparateve konsumatore.Ndërsa në fushën e shfaqjes së tyre, e asgjësojnë njëra-tjetrën ose ia zënë vendin njëra-tjetrës nëse ndodhen në të njëjtin vend, në burimin ose prejardhjen e tyre, një veçori e tillë nuk vihet re.

Shkaku i kësaj është se në këtë Univers ekziston prirja e njësimit(identifikimit), gjë që është rezultat i faktit që origjina e qenies (ekzistencës) është “një” (e vetme). Për shembull, po qe se në një skaj të dhomës zbrazim një shishe lëngu aromatik, në dhomë zhvillohet një kalim i aromës nga pjesa me dëndësi më të madhe, në pjesët me dëndësi më të vogël gjersa çdo molekulë e ajrit të ketë përvetësuar të njëjtën dendësi arome.


Po qe se në një gotë ujë hedhim pak sheqer apo kripë do të ndodhë tretja e tyre në ujë, domethënë, do të zhvillohet e njëjta shpërndarje e molekulave të sheqerit ose kripës nga një zonë me dendësi më të madhe, për në një zonë me dendësi më të vogël gjersa dendësia e sheqerit ose kripës të bëhet e njëjtën në tërë sasinë e ujit.

Ngaqë truri i njeriut është i aftë të mendojë dhe të arrijë te e vërteta me anë të mbresave që merr nga bota që e rrethon, Zoti ka krijuar shfaqjet e zbritura në këtë botë në nivelin e konceptueshmërisë njerëzore, të të vërtetave të pranishme në nivelin e vet hyjnor.Eshtë për këtë arsye që ne jemi të detyruar ta pohojmë dhe pranojmë Individualitetin Hyjnor të pakufizuar në kohë dhe hapësirë ndërsa mendimi njerëzor është i kufizuar në kohë dhe hapësirë. Sepse është e konfirmuar që njerëzit dhe xhindët si qenie të vetëdijshme,me mbresat e marra brenda kohës dhe hapësirës, mund të arrijnë tek të vërtetat e një bote jashtë kohës dhe hapësirës – me sa kanë mundësi – vetëm duke kaluar nga vepra te autori.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeWed Mar 07, 2012 11:44 pm

Mundësia për t’i përdorur me një pedantizëm laboratorik – me qëllim për ta besuar Allahun – mbresat e vullnetit hyjnor në Univers,nga krahët shumëngjyrëshe të fluturave me disa ditë jetë, gjer në yjet e pafund që stolisin qiellin, të vërtetat mundësisht të arritshme të makro dhe mikrokozmosit, është emërtuar qysh në krye të herës, në literaturën fetare, si “tahkikí iman” (besim analitik).

Ndërkaq, ndërsa në vështrimin e Islamit, Universi me tërë ekzistencën e vet – me të mirën dhe të keqen – është identitet i një shfaqjeje ose sinteze të atributeve hyjnore, në botën tonë të kufizuar në kohë dhe hapësirë, shfaqja e Individualitetit Hyjnor nuk është e pranishme, sepse ky Univers nuk është i krijuar i përshtatshëm për shfaqjen e Individualitetit Hyjnor, me cilësinë për ta duruar shfaqjen e Individualitetit Hyjnor.Prandaj, Individualiteti i Allahut është i panjohshëm dhe i papërfshirshëm për njerëzit dhe xhindët, është i fshehtë.

Sepse ne e kemi të pamundur që, në këtë botë ku jetojmë,të mund t’i marrim ato mbresa që do të na jepnin mundësi për ta njohur Individualitetin e Tij. Ne e pranojmë ekzistencën e Individualitetit Hyjnor vetëm duke u nisur nga shfaqjet e atributeve hyjnore dhe, në këtë pranim, cilësinë e “të Vërtetës së Individualitetit” të Tij ia lëmë Atij, pa e vënë në diskutim.

Siç e prekëm edhe më parë, për ta shprehur këtë të vërtetë, në bindjen islame, ndër atributet e Allahut përmendet atributi “muhalefetun lil havadith” (i kundërt me krijesat) dhe, ndër parimet e saj, lidhur me këtë atribut, parimi se Zoti (Zoti) është i ndryshëm nga të gjitha qeniet e krijuara.Nga ana tjetër, megjithëse ndodhemi në pozitën për t’i pranuar dhe për t’ia atribuar Allahut shfaqjet në miniaturë në këtë Univers të atributeve të Tij, si Ekzistencë, Fjalë,Dëgjim, Shikim, etj., është mbajtur parasysh vazhdimisht se atributet në fjalë janë zbritur në nivelin e njohjes sonë, se ato çka shohim ne janë shfaqje të këtyre atributeve, kurse origjinalet e tyre i duhen lënë diturisë hyjnore.

Për shembull, atributi hyjnor “qenie”, për të mund ta shprehur dallimin mes përdorimit të tij për Allahun dhe përdorimit të tij në kushtet e kësaj bote, përmendet si “qeniea bsolute”.Ndërsa qenia që mundemi ta njohim ne, është “qenie e kushtëzuar” ose“qenie relative”, me qenien e Allahut (Zotit) kanë vetëm përbashkësi në emërtim, në entitet janë të ndryshme në nivel përtej përfytyrimit.

Ja, pra, siç u pa në këtë shembull, njeriu i cili mundet t’i konceptojë – në një masë të caktuar – shfaqjet e atributeve të Allahut që i kanë dhënë ekzistencë këtij Universi,në besim,duke mos e quajtur kompetente arsyen mbi entitetet absolute të tyre në Individualitetin hyjnor, parapëlqen të heshtë. Më tej, kjo pikëpamje që na e ofron neve konsiderata mistike, nuk bie në kundërshtim me pikëpamjen themelore, sipas së cilës Islami ka, për mendimin njerëzor,një përgjigje për çdo pyetje që mund të vijë ndërmend. Sepse kjo situatë cilësoreduke mos qenë një lënie jashtë fuqie (konkluzioni) të Individualitetit Hyjnor, është, prapëseprapë, një konkluzion sipas të cilit, Individualiteti Hyjnor nuk mund të konceptohet në mënyrë absolute.,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeWed Mar 07, 2012 11:49 pm

Mbështetja kur’anore për të gjitha këto që thamë, është konkluzioni “Len terání” (mua s’mund të më shohësh) i dhënë kërkesës së Hz. Musait për ta vështruar dhe njohur Zotin me shfaqjen e Individualitetit të Tij, si dhe rrëzimi dhe humbja e ndjenjave nga ai profet i vendosmërisë së lartë përballë reflektimit në mal të një shfaqjeje të vogël të Individualitetit hyjnor.Kjo i ngjet, në botën tonë, lëshimit në një llambë elektrike 110 vatëshe të një tensioni, ta zëmë,një mijë vatësh, për pasojë, plasjes së saj, ashtu siç do të ndodhte që, nga reflektimi mbi tokë i shfaqjes së Indidualitetit Hyjnor, do të asgjësoheshin si rregulli i kësaj bote, ashtu dhe njohja njerëzore. Shembulli i kësaj në jetën njerëzore janë delirantët mistikë.

Në të vërtetë, delirantët mistikë janë persona me arsye të dobësuar për shkak të tërheqjes hyjnore, por, në botën e zemrës, pra, të ndjenjave, gjithmonë të lidhur pas Zotit. Edhe nëse për sa i përket jetës njerëzore, përgjithësisht kanë rënë në një gjendje të papëlqyeshme e të kritikueshme, për sa u përket vëzhgimeve dhe përceptimeve sentimentale, kanë kapërcyer shumë njerëz të zakonshëm.

Në pikën ku kanë arritur, ata janë sikur vullneti dhe aftësia zgjedhëse,përceptimi dhe aftësia kuptuese t’u kenë rënë nën një tension të lartë që e kapërcen për ta mundësinë e lejimit. Ky është edhe njëri nga shembujt në jetën njerëzore të dobësisë përballë shfaqjes së
Ihndividualitetit Hyjnor dhe të vërtetave të tjera të ngjashme..

Në Universin e trupëzuar me shfaqjet e atributeve hyjnore, njeriu paraqet një entitet të zgjedhur.Kjo cilësi e një qenieje me entitet të zgjedhur është e fiksuar me faktin që njeriu është e vetmja qenie e cila ka marrë pjesë nga të gjitha atributet hyjnore që përmbahen në
Individualitetin Hyjnor, me përjashtim të atributeve “eternal” dhe “krijues”.Eshtë si rrjedhojë e kësaj që njeriu mbiquhet “krijesë e nderuar”.

Gjithashtu, si rrjedhojë e ngjashmërisë mes Universit dhe njeriut për shkak se Universi është trupëzuar, po ashtu, nga sintezat e të gjitha atributeve hyjnore, Njeriu pranohet si “Esencë e Universit”.E njëjta e vërtetë, në letërsinë mistike ka rezultuar që njeriu të pranohet “Mikrokozmos”.Prandaj dhe poeti gjigant i Letërsisë së Divanit, Sheh Galibi, ka thënë:
Shihe me të mirë veten tënde se thelbi i gjithësisë je ti;
Njeriu, bebja e syrit të gjithësisë je ti...

Një përfundim i natyrshëm i tërë këtyre konsideratave, njeriu është i pajisur me shfaqje të kundërta, si e mira dhe e keqja. Kjo situatë cilësore që është domosdoshmëri e faktit që jeta e kësaj bote bart vetinë për të qenë një provë për njeriun, është një kriter themelor islam në analizën dhe vlerësimin e akteve njerëzore. Eshtë për këtë arsye që Islami nuk ia dedikon vetëm një faktori shkaqet që shtrihen nën sjelljet e njerëzve dhe nuk i shpjegon vetëm në një aspekt, por i mban parasysh së bashku të gjithë faktorët individualë dhe shoqërorë dhe të gjithë këtyre faktorëve u cakton një vlerë sipas gradës së rëndësisë që kanë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitimeWed Mar 07, 2012 11:51 pm

Për shembull, filozofi hebre Frojd (1856-1939) zbuloi instinktin seksual, kuptoi vlerën dhe efektin e tij mbi personalitetin e njeriut dhe u përpoq ta shpjegojë jetën e njeriut të mbështetur vetëm mbi këtë shkak. Megjithëse ky konstatim i Frojdit nuk është i gabuar në nivelin më të ulët, më tej, për shkak të qëndrimit të pakufizuar të Frojdit në përgjithësim, ndërsa konstatimi i tij qe i drejtë në fillim, në fund mori një përmbajtje të gabuar. Frojdi shkoi gjer atje sa të pretendonte se i vetmi faktor, shkaku i vetëm dhe përfundimtar që shtrihet edhe nën sjelljet individuale, edhe nën sjelljet shoqërore, është instinkti seksual.


Frojdi arriti të përçartej gjer atje sa ta shpjegonte çdo ngjarje, nga mëkimi i foshnjës me gji, gjer në luftërat mes shteteve,me nevojën dhe shtytjen e instinktit seksual. Nga ky aspekt,Frojdi është bartësi dhe mbrojtësi i një pikëpamjeje të mangët e të shtrembër e cila ia ul vlerën njeriut, e cila e rrëzon dinjitetin e njeriut nën nivelin e kafshëve(Në ajetin kur’anor 179 të sures Araf është shprehja “belhum edal” (më poshtë se kafshët)., e cila e sheh njeriun vetëm si një strukturë biologjike dhe elementin sundues në këtë strukturë e shpjegon me një faktor të vetëm.

Kurse Islami s’ka të bëjë me gabime të tilla. Duke i pranuar të gjithë faktorët si pjesë të jetës, Islami i kufizon siç e vlejnë dhe i jep secilit vendin e vet pa u dedikuar rëndësi të tepërt, më shumë se ç’duhet. Ky shembull është i mjaftueshëm për ta rrokur entitetin edhe të pikëpamjeve të tjera filozofike të ngjashme. Sepse të gjitha sistemet jashtë Islamit janë produkte të njohjes njerëzore. Kjo njohje si dhe dituria si rezultat i saj, janë të kufizuar.

Kurse dituria hyjnore,meqë përfshihet në esencën e fshehtë e të dukshme të të vërtetës,është e përkryer. Edhe sistemet e parashtruara nga dituria njerëzore e mangët, logjikisht dhe domosdoshmërisht, në mënyrë të natyrshme,janë të dënuara të mbeten të pamjaftueshme në përballimin e nevojave të njeriut dhe në arritjen tek të vërtetat.

Sistemet jashtë Islamit i kanë dhënë peshë vetëm njërës: ose materies, ose idesë. Sistemet si kapitalizmi dhe komunizmi nuk e shohin anën shpirtërore të njeriut. Ato e konsiderojnë njeriun thjesht një strukturë biologjike, të zhveshur nga shpirti dhe vlerat ideore e moralo-shpirtërore. Kurse Islami që ka një pikëpamje dualiste, i trajton së bashku shpirtin me trupin. Edhe hebrenjtë dhe krishterët e ditëve të sotme nuk e kanë ruajtur dot ekuilibrin mes shpirtit dhe trupit dhe kanë rënë në një gabim të tmerrshëm që e rrënon njeriun,siç është dedikimi rëndësi të tepërt, më shumë se ç’duhet, domosdoshmërive materiale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





BOTEKUPTIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: Re: BOTEKUPTIMI ISLAM   BOTEKUPTIMI ISLAM I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
BOTEKUPTIMI ISLAM
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Keqkuptimet ne ISLAM
» Arti Islam
» Haxhi në Islam
» Historia e Dinarit dhe Dirhamit Islam
» Enigma e natës në Islam

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: