PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Enigma e natës në Islam

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Enigma e natës në Islam Empty
MesazhTitulli: Enigma e natës në Islam   Enigma e natës në Islam I_icon_minitimeTue Jul 03, 2012 9:50 am

Janë të panumërta vlerat që i ka dhënë Zoti natës dhe të fshehtat e vendosura brenda saj.Në lidh e me këtë,e fshehta e betimi të Zotit mbi natën është një dritare hyjnore e hapur për t’i treguar njohjes dhe zemrës sonë shumë të vërteta:
“Betohem mbi natën dhe gjërat e saj!” (el-Inshikak:17);
“Betohem në natën kur bie qetësia,se...” (ed-Dua: 2);
“Betohem në natën kur bie errësira dhe në mëngjesin kur fillon të zbardhë!(et-Tekvir:17-18)

Gjithashtu,në Kur’an theksohet:“E bë më për ju natën një mbulesë.” (en-Nebe: 10)
Fakti që Kur’ani flet për natën si një mbulesë, bart një sërë të vërtetash për të cilat e meriton të flitet po saçërisht.Me të vërtetë,netët janë një mbulesë shëndetësore,shoqërore,moralo-etike dhe estetike. Janë një mbulesë fuqie,prehjeje dhe dhuntie e prerë si pas shtatit të tokës.Janë,edhe si pas ligjit të martesës, një mbulesë paqe e dhe lumturie.

Në të njëjtën kohë,janë një perde enigmatike që fsheh dhe mbron intimitetin e martesës.Janë një strehim për ata që kërkojnë të fshihen fizikisht dhe shpirtërisht. Në këtë kuptim,ndërsa nga njëra anë netët janë për të dashurit e pasionuar pas Zotit një kohë bashkimi me Të,nga ana tjetër janë një vetë mashtrim i madh për mëkatarët dhe të nënshtruarit ndaj egos dhe sensualitetit.

Ditët nuk mund ta japin qetësinë shëndetësore të netëve.Për rrjedhojë,njeriu nuk mund ta hedhë nga supet peshën materi le dhe shpirtërore të lodhjes së ditës pa u mbështjellë në qetësinë e natës.Po të mos ishte nata, sa e sa njerëz ambiciozë e të pangopur,duke e shtyrë gjumin,do ta shkatërronin veten siç plasin kuajt e lodhur në padurim nën nxitjen e kalorësve të pamëshirshëm.Ja,pra,si rezultat i përpjesëtimit hyjnor,koha është ndarë në ditë dhe natë.

Ngjarjet më të rëndësishme si për mirë,ashtu dhe për keq,ka në ndodhur e ndodhin më shumë natën se sa ditën.Në ajete të ndryshme theksohet se ndëshkimi hyjnor ka ndodhur përgjithësisht natën. Në një ajet,Allahu thotë kështu: “A mos qenë të sigurtë popullsia e atyre vendeve se ndëshkimi ynë nuk do t’u vinte natën kur të ishin në gjumë?” (el-Araf: 97)

Nga ana tjetër,Profetit i ka ardhur vahji,zbulesa hyjnore,përgjithësisht natën. Profeti ka lin ur natën e 12 të muajit Rebiulevvel në të gdhirë.Një nga ngjarjet më të shënuara të jetës profetike të profetit Muhammed (s.a.s.) është “Isra”,udhëtimi natën nga Qabeja në Jeruzalem,kurse “Miraxhi” i tij ka ndodhur natën e 27 të muajit Rexhep.Zbritja e përmbledhur e Kur’anit në qiellin e tokës ka ndodhur natën e Beratit,kurse zbritja e hollësishme, natën e Kadrit.

Si rrjedhojë e qetësisë dhe begatisë që përmbajnë,netët janë një dhunti për jashtuese për besimtarët që ka në arritur pjekuri besimore.Ata që e njohin mirë vlerën e kësaj dhuntie,veçanërisht pas mesit të natës gjejnë truallin më të begatshëm për t’iu lutur dhe përgjëruar Zotit.

Për ta në Kur’an thuhet kështu: “Ata flinin pak gjatë netëve,kurse në të zbardhur bënin pendesë!” (edh-Dharijat:17-18)

Megjithëse gjatë natës nuk ka adhurime të detyrueshme(farz),namazet dhe tesbihet e kryera natën ka në një rëndësi të madhe për sa i përket afërsisë ndaj Allahut. Të hysh në klimën mëshirore të Krijuesit Transcendental ndërsa të gjithë flenë,do të thotë të jesh ndër robtë e Tij të zgjedhur, pjesëtarë të kuvendit të Tij plot mëshirë dhe dashuri!

Zoti urdhëron:“(O i Dërguar!) Ai që të sheh ty kur ngrihesh (për namazin e natës) dhe kur përsillesh mes atyre që bëjnë sexhde(esh-Shuara:218-219)

Në lidhje me këtë ajet,Kadi Bejzaviu thotë:“Kur pesë kohë namaz u bënë të detyruara për ummetin,kurse namazi i natës,sunnet,Profeti (s.a.s.) qe ngritur natën, pati shëtitur rreth shtëpive të sahabeve dhe pati vënë re se ato gumëzhinin si koshere nga këndimi i Kur’anit,zikri dhe tespihet.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Enigma e natës në Islam Empty
MesazhTitulli: Re: Enigma e natës në Islam   Enigma e natës në Islam I_icon_minitimeTue Jul 03, 2012 9:50 am

Ndërsa sytë e lodhur me pamjet e luftës për ekzistencë,veshët e mbushur me zhurmat e përpjekjes për t’u përshkuar,mendjet e turbulluara me meditimin për jetën,buzët me zemrat e lodhura e të raskapitura nga tregimi i halleve,krahët´dhe këmbët e rënduara nga lloj-lloj punësh, trupat e rënduar nën peshën e ditës ndjej në mall për një pushim të plotë, horizontet zbehen, mbrëmjet filloj në të bjenë.....

Materia,gjithësia nënshtruar plotësisht qetësisë së një nate të errët,merr pamjen e një asgjësimi dhe bota duket si një varrezë,kurse njerëzit,të vdekur... Tash më nuk duket shenjë nga pamjet e dhimbshme të spitaleve dhe burgjeve,kur se ata që jetoj në në pallate, janë shkëputur nga zhurma e gjallërisë së pushtetit dhe dëfrimit...

Çdo kush ka marrë një pamje të mjerë nën shtypjen e përgjithshme të natës.Ndërsa endacakët dhe mjeranët janë shtrirë gjatë e gjerë mbi truall, adhuruesit që e kanë shndërruar frymën e vet në një apoteozë të përjetshme ndaj Zotit,janë kah i afrohen Atij edhe më shumë.

Në Kur’an thuhet: “... Ndërrimi i ditës me natën është vepër e Tij.Akoma s’po kuptoni?” (el-Muminun:80)

E vërteta e zgjatjes së natës gjer në mëngjes na lidh ne,me të drejtë, me shpresën e një zbardhjeje rozë,me shpresën e mëngjesit.Sipas ligjeve të kësaj bote,me të cilat jemi mësuar,dita na kthehet në natë dhe nata,në ditë.Ndërsa të vuajturit presin mëngjesin me ngushëllimin e vargjeve si më poshtë,ne kridhemi në natë me urtësinë,sipas së cilës nuk ka ditë që të mos bëhet natë:

Mos i mbyll sytë nga dielli sado që të t’i verbojë,
Çdo natë,një ditë do ta pasojë!

Qëllimi më i rëndësishëm i ndërrimit ditë-natë është ligji i përgjithshëm si pas të cilit,“jeta përbëhet prej dy ditësh dhe një nate”.Sipas pikëpamjes së përgjithshme, jeta është nata e vdekjes mes ditës tokësore dhe ditës së botës së përjetshme.E thënë ndryshe,kjo botë është një ditë që ka mbarim,vdekja është një natë kalimtare,kurse jeta e pasme, mëngjes i një të vërtete të amshuar.

Siç është gjumi pika e takimit të jetës materiale me jetën shpirtërore,edhe vdekja e tillë është. Në një hadith, Profeti(s.a.s.) porosit: “Varri është i fundit i konaqeve të kësaj bote, i pari i etapave të ahiretit (jetës së pasme).”

Me këtë ai u tërheq njerëzve vëmendjen për faktin që var ri është një etapë e ndërmjetme që bashkon veçoritë e botës dhe jetës së pasme.

Kur’ani bën këtë përshkrim të figurshëm të gjumit si vdekje dhe të zgjimit si ngritje në mëngjesin e kiametit: “Eshtë Ai që ju bën juve të vdisni natën (që ju vë në gjumë si të vdekur) dhe që e di se ç’bëni ditën,pastaj që ju ringjall (ju zgjon) ditën që të plotësohet jeta juaj e përcaktuar. Pastaj ju do të ktheheni përsëri te Ai dhe Ai do t’ju tregojë se ç’keni bërë!” (el-En’am:60)

Me të vërtetë,ndërsa veprimtaria e organeve të një njeriu të rënë në gjumë vazhdon, veprimtaria mendore dhe ndjesore ndërpritet. Ndryshimi i gjumit nga vdekja është te vazhdimësia e frymës shtazore te njeriu në gjumë. Pastaj,kur njeriu zgjohet paditur gjë për kohën që e kaloi në gjumë,të gjitha funksionet jetësore ri fillojnë me intensitetin normal të tyre.Për kë ë arsye,Profeti ka thënë :“Gjumi është vëlla me vdekjen...” (Të kihet parasysh se veprimtaria biologjike në gjumë bie në nivelin më të ulët të domosdoshëm.)

Me këtë,ai ka dashur të theksojëse,për sa i përket meditimit mbi vdekjen,rrokja e të vërtetës së saj bëhet më e lehtë kur njeriu gjykon mbi të me anë të gjumit të vet,se sa kur gjykon duke marrë pjesë në funebrin e të tjerëve.

Në një ajet tjetër të Kur’anit thuhet: “Allahu ua merr shpirtin atyre që kanë për të vdekur,në çastin e vdekjes,kurse atyre që s’kanë për të vdekur, gjatë gjumit dhe shpirtin e atyre për të cilët ka vendosur të vdesin,e mban,kurse të atyre që kanë për të jetuar gjer në një afat të caktuar,e lë.Pa dyshim,këtu ka mësime për ata që mendojnë!” (ez-Zumer:42)

Ky ajet sugjeron se gjumi bart cilësi të vdekjes.Gjumi i mbulon njerëzit në gjumë siç i mbulon qefini të vdekurit.E rëndësishme është që njeriu që ndodhet nën mbulesë,të jetë së bashku me Zotin e vet.

Në Kur’an thuhet:“Dhe kujtoje emrin e Zotit tënd mëngjes e mbrëmje.Dhe bëji sexhde në një pjesë të natës.Dhe madhëroje Atë në një pjesë të shtyrë të natës!” (el-Insan:25-26)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Enigma e natës në Islam Empty
MesazhTitulli: Re: Enigma e natës në Islam   Enigma e natës në Islam I_icon_minitimeTue Jul 03, 2012 9:53 am

Duke e ftuar Hz.Omerin (r.a.) për t’i respektuar me ndjeshmëri të vërtetat e ditës dhe natës, Hz.Ebu Bekri (r.a.) e ka këshilluar atë kështu: “O Omer! Allahu ka një të drejtë mbi ty në lidhje me gjërat që duhet të kryesh natën dhe atë të drejtë nuk ta pranon ditën; por ka edhe një të drejtë mbi gjërat që duhet të kryesh ditën dhe atë të drejtë nuk ta pranon natën!”

Po qe se besimtari e përdor natën me një qëllim të caktuar dhe për fiton nga fryma e zikrit,nata i bëhet më e ndritshme se dita.Kurse një natë e lëshuar një gjumi të paqëllim, është e pafryt si kur se shiu që bie mbi gurishte e shkretëtirë,dhe një humbje e pa zëvendësueshme.

Përfitimi nga nata fillon me pendesën.Profeti na porosit: “Pasi të ndahem prej jush,do t’ju kem lënë si mbrojtës gjer në kiamet pendesën!..”

Edhe sikur të mos kemi fare mëkate,duhet të falenderojmë për të mirat hyjnore që na jepen, gjë që e kemi krejt të pamundur ta bëj më plotësisht dhe ashtu siç duhet,prandaj pendesa është një nga detyrat tona më kryesore.

Megjithëse Profeti (s.a.s) ishte i mbrojtur nga mëkati,ishte vazhdimisht i shqetësuar se mos nuk e falenderonte Zotin siç duhej,prandaj i kalonte netët me adhurim. Hz.Aisheja (r.an ha) e pati pyetur: “O i Dërguari i Allahut, pse e lodh kaq shumë veten me adhurim kur Allahu i Lartë ka bërë të ditur në suren Feth se të ka falur plotësisht?”
Dhe ai i qe përgjigjur:“A të mos jem një rob që falenderon?”

Kurse në hadithet e tjera,Profeti na porosit kështu:“Rinojeni besimin me Fjalën e Njësisë!”

“Çdo njeri ringjallet në po atë gjendje që ndodhet kur vdes!”

Kjo ka të njëjtin kuptim me porosinë tjetër të tij: “Si të jetoni,ashtu do të vdisni!”

Duke e vlerësuar lart figurën e Profetit dhe duke na porositur edhe ne për ta dashur dhe respektuar atë,Kur’ani thotë: “Allahu dhe engjëjt luten shumë për mëshirë dhe paqe për Profetin. O besimtarë, edhe ju lutuni për mëshirë dhe paqe për të dhe përshëndeteni me përulësi!” (el-Ahzab:56 )

Pas natës së jetuar në klimën e një lumturie familjare dhe të gdhirë me prehje,vjen një mëngjes jete i mbushur me vlera jetësore.Kështu,në Kur’an thuhet: “Pa dyshim, veprimtaria e natës është më e fuqishme dhe fjala e saj,më e qartë,sepse ditën ti ke një preokupim të madh.Por ti përmende Zotin tënd dhe iu përkushto Atij me të gjithë qenien tënde!” (Muzzemmil:6-8 )

Po ta shohësh jetën brenda periodës kohore ditë-natë,do të vësh re një pamje hyjnore madhështore dhe mësimdhënëse.Shpenzimi i natës vetëm për gjumë duke e privuar veten nga frymëzimi dhe begatia hyjnore,është një humbje e madhe,sepse ne jemi udhëtarë të jetës tjetër që do të na heqin duarsh kënaqësitë e përkohshme të kësaj bote.Po qese jeta e kësaj bote që vjen e shkon si një re vere,jetohet pa u shqetësuar për jetën që vjen pas,kjo s’është gjë tjetër veçse ta mendosh ditën pa perën im, domethënë se pas ditës nuk ka për të ardhur nata!

Zoti ynë! Në këtë jetën tonë shumë të shkurtër,na ruaj nga disfata e kalimit të netëve në indiferentizëm dhe pasivitet si pasojë e nënshtrimit ndaj kërkesave dhe dëshirave të vetvetes! Dhe na jep pjesë neve nga e fshehta e netëve!Dhe na e stolis zemrën me shirat begatues të netëve të gdhira!

Zoti ynë! Na e mundëso t’i kalojmë netët nga njëra anë duke i dhënë pushim trupit e,nga ana tjetër, duke i dhënë shpirtit një kënaqësi hyjnore të veçantë në klimën e konfidencës dhe mëshirës hyjnore!

Amin,ashtu qoftë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Enigma e natës në Islam Empty
MesazhTitulli: Re: Enigma e natës në Islam   Enigma e natës në Islam I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Enigma e natës në Islam
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Haxhi në Islam
» Keqkuptimet ne ISLAM
» Fakte dhe Statistika ne ISLAM
» Arti Islam
» BOTEKUPTIMI ISLAM

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: