PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fuqi mbinatyrore i kerkojne vajzave te vogla te vetevriten?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Fuqi mbinatyrore i kerkojne vajzave te vogla te vetevriten? Empty
MesazhTitulli: Fuqi mbinatyrore i kerkojne vajzave te vogla te vetevriten?   Fuqi mbinatyrore i kerkojne vajzave te vogla te vetevriten? I_icon_minitimeThu Sep 27, 2012 7:15 pm

Fuqi mbinatyrore i kerkojne vajzave te vogla te vetevriten?

Fuqi mbinatyrore i kerkojne vajzave te vogla te vetevriten? Vetedigjet

Nje histori e cuditshme me fantazma po qarkullon ne nje pjese te Indores se Vjeter pasi prinderit e nje vajze 14 vjecare, e cila u gjend e djegur nje mbasdite.

Prinderit e vajzes se djegur pretendojne dhe i kane treguar policise qe dy vajza misterioze i kishin kerkuar vajzes se tyre qe ajo te derdhte vajgur mbi veten e saj.

Nese nuk do te ishin edhe komshinjte e familjes qe do ta mbeshtesnin kete version te ngjarjeve, do te mendohej thjesht qe prinderit e vajzes thjesht nuk po e perballonin dot vdekjen e vajzes se tyre dhe mendja po u bente lojera te tilla.

Komshinjte gjithashtu e mbeshtesin kete variant te historise dhe per me teper deklarojne qe rreth 20 vajza te tjera kane vdekur nen rrethana te ngjashme misterioze ne vitet e fundit. Goma Ki Phel dhe Kazi Chawl, dy lokalitetet ne Indore, jane vene ne alarm per thashethemet ne lidhje me fuqite mbinatyrore qe ishin pas vdekjes se Henna-s e cila vdiq ne spitalin MY per shkak te djegieve.

Babai i vajzes, Abdul Razzaq dhe vellai i saj ishin te shokuar kur vazja qe ishte duke vdekur u tha atyre qe dy vajza i ishin afruar dhe i kishin kerkuar te lagej me vajguri dhe te shkonte pas tyre. Megjithate, askush nuk i ka pare dy vajzat misterioze qe te futeshin apo te dilnin nga shtepia perpara apo pas incidentit.

Ata ishin gjithashtu te shokuar pasi Henna ishte nje vajze normale dhe pa probleme. Ajo kishte ngrene se bashku me familjen e saj perpara se te gjendej 100% e djegur.

Inspektori i policise qe po bente hetimet, Qureshi tregoi qe pjesetaret e familjes dhe komshinjte deklaronin qe Henna u kishte thene qe gjendej nen ndikimin e ndonje fuqie paranormale e cila i kerkoi asaj te kryente nje vetevrasje dhe ajo nuk mund ta kundershtonte pranda ndoqi urdherin e dhene.

Oficeri i policise tha qe incidente te ngjashme kane ndodhur edhe ne te kaluaren kur vajza te tjera kane kryer vetevrasje duke u flijuar brenda shtepive te tyre dhe ato kane dhene te njejten arsye si edhe Henna.

Vimla Bai, e cila e kishte cuar Henna-n ne spital, deklaroi qe edhe ajo e kishte humbur djalin e saj Dharmendra ne rrethana te ngjashme te tmerrshme. Ai u veteflijua brenda ne shtepine e tyre te vogel, tregoi ajo. Ajo tregoi gjithashtu qe Henna perpara se te vdiste i tha per ato dy vajzat qe i kishin kerkuar t'i shoqeronte.

Dy vjet me pare nje vajze e vogel, Aatesha, vajza e Atiq, u gjet krejtesisht e djegur ne shtepi. Arsyeja per veprimin e saj edhe sot mbetet ende nje mister. Ajo ishte nje vajze shume normale dhe e lumtur me familjen e saj.

Ne deklaraten e saj perpara vdekjes Aatesha kishte treguar gjithashtu ne lidhje me disa fuqi mbinatyrore qe kishin ndikuar mbi te.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
Fuqi mbinatyrore i kerkojne vajzave te vogla te vetevriten?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Asteroidi me fuqi shkatërruese
» magji per te pasur fuqi te medha fizike
» Sasi të vogla rrezatimi plazma CME drejt Tokës
» Në sytë e Mona Liza-s fshihen shkronja shumë të vogla

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  E N T I T E T E-
Kërce tek: