PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame Empty
MesazhTitulli: Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame   Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame I_icon_minitimeSun Aug 19, 2012 6:27 am

Egoizmi ka nivelet dhe llojet e veta; i ka akset e veta të lëvizjes dhe është karakteristike se gjithmonë mendon vetëm për vetveten. Në këtë kuptim, njeriu çka do që të bëjë, do t’ia kushtojë vetëm nevojave të veta. Prej mëngjesit deri në mbrëmje, çdo punë e bërë ka të bëjë me rregullimin e jetës së vet. Për këtë gjendje “egoiste” të personit të tillë që gjithmonë vepron dhe mendon vetëm “për veten”, a mund të thuhet se është një sjellje jashtë normave të moralit?

Përgjigjja është kjo: Kjo nuk është një sjellje që ka të bëjë, në rend të parë me moralin dhe assesi nuk mund të pranohet si një vlerë njerëzore. Por, edhe nuk mund të themi se është diçka jashtë moralit. Nuk është as ndonjë sëmundje ose anomali.

Kurani për njeriun pranon tri nivele:
1. Më poshtë se shtaza
2. Njëjtë si shtaza
3. Më lart se shtaza
Njeriu ndonjëherë largohet prej qenies njerëzore dhe tregon shtazëri; kjo është gjendja e shtazës ose të bërit shtazë. Në ndonjë rast tjetër fiton vlerë dhe lartësohet. Në këtë gjendje lartësohet jo vetëm më shumë se shtaza por edhe më shumë se engjëjt. Ndonjëherë shkon mbas vlerave negative dhe pasi që t’i përvetësojë këto vlera do të zbresë nën zero. Kjo e bën atë më të ulët se shtaza.
Si përfundim, mund të themi se sjelljet e njerëzve mund të ndahen në tri kategori vlerash:
1. Sjelljet e moralshme – më të larta se shtaza;
2. Sjelljet e pamoralshme – më të ulëta se shtaza;
3. Sjelljet që janë as të moralshme, as të pamoralshme.
Të paramendojmë një njeri pëllumb ose dele, pra një njeri që mendon vetëm për vete dhe jeton vetëm për vete. Kjo është niveli i shtazës. Në sjelljet e një njeriu të tillë mos kërko elemente të moralit, sepse nuk i zotëron...Por, jashtë këtyre kufijve nuk mund t’i thuhet “i pamoralshëm” ose “jashtë moralit”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame   Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame I_icon_minitimeSun Aug 19, 2012 6:30 am

Niveli i dytë i egoizmit


Të marrim për shembull një njeri që mendon vetëm për veten dhe punon vetëm me qëllim të mbushjes së barkut. Duke vazhduar në këtë drejtim, mund të ndodhë që njeriu të pësojë një çrregullim shpirtëror me çrast kualitetet morale njerëzore do të hyjnë nën veprimin e karakterit shtazarak, të cilët do ta drejtojnë njeriun kah vetvetja dhe plotësimin e kërkesave të veta. Një pëllumb që e bart në sqepin e tij ushqimin ka vetëm një qëllim - për ta ngopur barkun e tij; dhe kjo është diçka normale. Gjithashtu edhe kali për ta mbushur barkun e vet kullot; edhe kjo është gjë normale. Një njeri që ka mbetur në këtë nivel është njëjtë sikur shtaza që i përmbush nevojat e veta materiale. Për shtazën dhe për njeriun e këtij niveli kjo është diçka normale, sepse në këtë gjendje dhe në këtë nivel – njeriu është një shtazë.

Ndonjëherë njeriu jepet mbas “lakmisë”, syrin ia mbyll lakmia. Në këtë gjendje, njeriu ka tejkaluar “të mbushurit e barkut” dhe nuk vlen më kjo për njeriun. Tani, ai fillon të grumbullojë dhe të mbledhë më tepër se sa që ka nevojë; jo për ta mbushur barkun por vetëm të zotërojë shumë e më shumë. Sado që të zotërojë, atij i duket pak; vetëm të shtojë, vetëm të grumbullojë, dhe kjo nuk njeh kufi...kjo quhet lakmi dhe të qenët dorështrënguar. Në anën tjetër kur të vijë puna për të dhënë, jo për të marrë, por për të dhuruar diçka, ose për t'u gjetur në mirësi, atij dora i shtrëngohet dhe nuk afrohet! Kjo është një sëmundje, një dobësi që e quajmë koprraci.

Hazreti Resulullahu (s.a.a.) këtë e ka emëruar si “shuh” që do të thotë koprrac ose dorështrënguar (pinti); dhe kjo është e përshkruar edhe në Kuran: “Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet (nefsit)”(Hashr,9)

Pra,njeriu koprrac dhe dorështrënguar është i kapluar nga një çrregullim shpirtëror dhe kjo është një gjendje psikologjike.Njeriu i tillë nuk e ka më në dorë as karakterin,as mendimin,as të vendosurit dhe as dëshirën. Përkundrazi,ajo që ka ndikuar në gjakun dhe në shpirtin e tij, si për shembull dashuria ndaj parasë, shndërrohet në një sundues me psikologji të sëmurë dhe ndikon në tërë personalitetin e tij.

Kjo sjellje nuk ka një anë që përputhet ose që është në harmoni me mendjen dhe logjikën. Sepse, njeriu që zotëron mendjen dhe logjikën do të ditke ku të harxhojë paranë,së paku do të harxhuake për nevojat e veta personale.Kjo i nevojitet atij, në mos për asgjë tjetër,për lumturinë e tij ose për dobinë e tij.

Por,sëmundja e tij,“koprracia” nuk i jep leje për një gjë të tillë.Mu kjo është një sjellje jashtë moralit dhe në kundërshtim me moralin; koprracia, niveli më i ulët se ai i shtazës dhe për gjendjen e tillë themi gjendja e “të pamoralshmit” ose e “të sëmurit”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame   Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame I_icon_minitimeSun Aug 19, 2012 6:33 am

Niveli i tretë i egoizmit


Nefsi i njeriut nuk është i dhënë vetëm mbas lakmisë dhe koprracisë.Ndonjëherë është i dhënë mbas sëmundjeve që janë më të rrezikshme se sa sëmundjet e trupit. Këto nuk mund të vërehen ndryshe, veçse përmes sjelljeve të tij të çrregulluara psikologjike dhe nuk mund të përfshihen me mendje dhe logjikë.Ditëve të sodit, për këto lloje të sëmundjeve përdoret shprehja “deformimi psikologjik”,ku si shembull tipik është xhelozia.

Gjendja e xhelozisë është një gjendje që është tërësisht e kundërt me mendjen dhe logjikën e njeriut. Njeriu xheloz vjen në një gjendje që tërësisht e harron vetveten: në vend se të mendojë për lumturinë e vet, ai tërë kohën kërkon që të tjerët mos të jenë të lumtur.Edhe nëse mendon për lumturinë e vet,shumë më shumë se kjo,dëshira e tij është që të tjerët mos të jenë të lumtur.

Me cilën logjikë kjo përputhet? Në asnjë shtazë nuk mund të gjeni një gjendje të tillë dhe një sjellje të tillë; në asnjë shtazë nuk mund të vëreni një dëshirë të tillë - pa lumturinë e shtazës tjetër! Krijesa e quajtur shtazë ka një dëshirë të vetme, e ajo është mbushja e barkut të tij, kjo është e tëra...ndërsa te njeriu mund të vërehen këto sjellje të shëmtuara që nuk mund të vërehen nga shtaza; njeriu mund të tregojë mendjemadhësi dhe të ushqejë personalitetin e tij me çrregullime psikologjike. Këto lloje të çrregullimeve janë të fshehura nën vetëdijen e tij, në pjesën e padukshme të nefsit; edhe vetë nuk është në dijeni për këtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame   Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame I_icon_minitimeMon Aug 20, 2012 9:09 pm

Mashtrimi ndaj “esences”

Ndonjëherë, nefsi i njeriut e mashtron njeriun dhe njeriu fillon ta mashtrojë vetveten! Si është e mundur kjo? Si mundet njeriu ta mashtrojë vetveten? Në Kuran kemi këtë ajet: “Ai (Jakubi) tha: "Jo, çështjen ua lehtësoi epshi (nefsi) juaj. Të vështirën ua bëri të duket e lehtë...” (Jusuf, 83)

Shprehja që e përdor Kurani është “Tasvil”,që do të thotë mashtrim i vetvetes,dhe kjo është një shprehje e saktë dhe me vend.Kjo shprehje na bën të kuptojmë se çdokush mund të mashtrohet nga nefsi i vet.Nefsi i njeriut mund të vërejë diçka dhe atë mund ta zbukurojë aq mirë dhe ta bëjë aq tërheqëse,sa që njeriu mund të mendojë se është me të vërtetë diçka e bukur.Kjo nuk është asgjë tjetër përveç se egoja e njeriut.

Me të vërtetë një shprehje jashtëzakonisht interesante.Në ditët e sotme,shkenca e psikologjisë është duke u marrë gjithnjë e më tepër me këto çështje.Ç’është më tepër,sot psikologët e kanë determinuar këtë gjendje: Disa lloje të çmendurisë nuk e kanë shkakun në bazën nervore as biologjike.Disa përjetime të çmendurisë e kanë shkakun e vetëm në botën e brendshme të njeriut dhe kanë lidhje me gjendjen shpirtërore të njeriut.Për shembull,njeriu në ndonjë rast nuk mund të durojë vështirësitë e jetës dhe në këto raste,për të ndier lehtësi psikologjike dhe për të shpëtuar nga brengat dhe presionet,ai kërkon që mendjen e tij ta “shkyç”.

Ja se çka thotë poeti në lidhje më këtë:

Prej grupit të të mençurve,cilindo që e takoj,ka një brengë.
Më mirë të çmendesh,edhe kjo e ka kënaqësinë e vet.

Pra,çështja është se njeriu do të hyjë në lojën e nefsit.Nefsi do të luajë këtë lojë, jo për ndokënd tjetër,por për vetë personin dhe do ta mashtrojë atë.Kjo është një temë në vete dhe shumë e rëndësishme.

Në tasavvuf është hulumtuar dhe studiuar në mënyrë të hollësishme kjo temë. Vëmendja e posaçme i është kushtuar mënyrës se si nefsi e nxit njeriun në veprimin e sjelljeve të pamoralshme.Në këtë mënyrë hapet rruga për sëmundjet shpirtërore dhe arrihet qëllimi i nefsit,e ajo është ulja e nivelit të njeriut nën nivelin e shtazës.

Në lidhje me këtë,mistikët kanë ardhur në disa konstatime që e kanë çuditur njeriun.Thjesht,nuk është e mundur që të mos shprehë çudi njeriu në lidhje me këto konstatime dhe të mos e çmojë këtë.Atë çka shkenca e psikologjisë së sotme ende nuk ka arritur të zbulojë,mistikët e kanë zbuluar atë para njëmijë vjetëve dhe e kanë shpjeguar temën në mënyrë të hollësishme.

Në të vërtetë,burimi i të gjithë këtyre njohurive është Kurani dhe mistikët e kanë marrë këtë inspirim nga Kurani..., por përparimin që e kanë bërë në këtë fushë,duhet të pranojmë se është bërë përmes mendjemprehtësisë dhe zgjuarsisë së posaçme.Këta njerëz janë nisur nga një fjalë e vetme që përmendet në Kuran dhe këtë e kanë marrë si pikënisje për të arritur te përfundimi në mënyrë të matur dhe të kujdesshme.Këtë mund të konkretizojmë në këtë mënyrë:
Tasvili ose mashtrimi i vetvetes nga ana nefsit ekziston dhe këtë Mevlana e ka shpjeguar në mënyrë të qartë në Mesnevije.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame   Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame I_icon_minitimeMon Aug 20, 2012 9:21 pm

Çrregullimet e fshehta shpirtërore

Ditëve të sodit është vërtetuar në mënyrë të pakontestueshme ekzistimi i të ashtuquajturës vetëdije e fshehtë.Në vetëdijen e fshehtë flejnë disa të këqija dhe shëmtime sa që edhe vetë njeriu e ka vështirë të pranojë dhe të besojë në ekzistimin e tyre.Këto të këqija janë të fshehura nën vetëdije.Vetë fakti se nuk janë të shfaqura haptas,e bëjnë që njeriu të mos jetë i informuar për ekzistimin e tyre.

Të këqijat që flejnë nën vetëdije mund të paraqiten vetëm kur të plotësohen disa kushte specifike ose kur të ndodhin ngjarjet e caktuara.Në ato momente njeriu do të mbetet i shtangur nga çudia; si është e mundur që në brendësinë e tij të ekzistojnë disa tendenca dhe sjellje të çuditshme, e ai të mos dijë asgjë në lidhje me këto.Edhe nëse nuk mund të besojë që këto po i bën vetë,ai vetëm mbetet një vrojtues i vetvetes.

Ndonjëherë,ndodh që njeriu të besojë dhe të jetë i sigurt në vetvete; kur të analizojë vetveten thotë se e ka të pastër zemrën.Nuk vëren në zemrën e tij as urrejtje, as mëri,as zili; nuk e xhelozon askënd dhe nuk mburret e nuk lavdërohet ndaj askujt.Por,vjen koha dhe plotësohen kushtet; prej brendësisë së tij dalin gjithë ato urrejtje,xhelozi, të këqija dhe të shëmtuarat sa që edhe vetë çuditet.Në tasavvuf,kjo është përshkruar në një prozë:

Nefsi është një përbindësh, kush thotë se është mbytur!?
Mjedisi nuk është i përshtatshëm, për këtë arsye është i mbytur!

Gjarpri gjatë stinës së dimrit vjen në një gjendje gjysmë të vdekur,gati ngrihet nga të ftohtit.Edhe po ta prekni,nuk do të lëvizë fare.Edhe një fëmijë mund të luajë me gjarprin në një gjendje të tillë. Njëri që nuk e njeh këtë gjendje çuditet se si gjarpri është aq i zbutur.Por,sapo të fillojë koha të nxehet,do të ndërrojë gjendja e gjarprit, do të gjallërohet.Këtë na e shpjegon Mevlana përmes prozës që e cekëm më lart.Në një vend tjetër Mevlana duke bërë fjalë për tendencat e fshehta të vetëdijes së njeriut,përdor disa shprehje që psikologët bashkëkohorë mbesin të mahnitur:

Tendencat janë në gjumë sikur qentë
Hajri dhe sherri janë të varrosur brenda tyre
Flejnë, sepse nuk kanë më fuqi
Njëjtë si cungu në një gjendje të pashpirt...

Qentë i keni parë; ndonjëherë flejnë 5-10 qenë në një vend bashkë; kokën e vendosin mbi këmbët e përparme,i mbyllin sytë dhe kushdo që i vëren,i duken sikur qengja të butë.

Por nëse vjen era e cofëtinës
Lakmia do t’i fryjë Surit për këta qen
Nëse vdes një gomar në rrugën përballë
Cofëtina e tij do të zgjojë nga gjumi qindra qen

Pra,duke fjetur si qengji,mjafton vetëm një erë cofëtine që t’i zgjojë nga gjumi. Sapo e ndien erën,përnjëherë veprojnë,e mbushin rrethinën me britma,zhurma dhe lehje.Sytë sikur donë t'u dalin prej vendit,prej lakmisë,sikur çdo qime e trupit shendohet në një dhëmbë!

Lakmitë e fshehura, tendencat e panjohura
Shfaqen përnjëherë prej zemrave
Çdo qeni,i dalin dhëmbët prej çdo qimes
Fillon ta luajë bishtin me dredhi

Më pastaj thotë kështu:

Me qindra qen flejnë në trupin tënd
Flejnë,sepse nuk ekziston gjahu!...

Një realitet i madh!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame   Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 400 këshilla dhe udhëzime islame
»  MOS U TRISHTO (Psikologjia Islame)
» PSe e ka ndaluar Feja Islame kamaten !
» Tregime islame
» Shkrime shkencore (islame)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: