PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shkrime shkencore (islame)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Shkrime shkencore (islame) Empty
MesazhTitulli: Shkrime shkencore (islame)   Shkrime shkencore (islame) I_icon_minitimeMon Apr 22, 2013 3:19 am

Mrekullitë shkencore në therjen e Kurbanit sipas mënyrës Islame!?

Shkrime shkencore (islame) Therja-e-kurbanitmjeksiaislame

Pyetje: Dr John … Nëse prehen venat e gjakut ne pjesën e përparshme të qafës, çfarë ndodh me këtë kafshë??

Mjeku: Ajo çfarë ndodh ne aspektin shkencor kur një kafshe apo njeriu, i prehën venat në pjesën e përparme te qafës, është se këto organizma te gjalla e humbin menjëherë vetëdijen…

Pastaj Mjeku jep një shembull: nëse e varim dikend ,apo e bëjmë një presion te lehte ne pjesën e përparme te qafës tij,ai person shume shpejte do te trullosej dhe do ta humbte përqendrimin, kjo është për shkak te vështirësisë se qasjes së gjakut në tru, dhe në qoftë se periudha e presionit në qafë zgjate atëherë do ta humbte ndjesinë dhe do ti binte te fikët.

Pyetja: atëherë pra … Prerja e venave te gjakut në pjesën e përparme të qafës te kafshës se therur dhe qitja e gjakut nga trupi i kafshës se therur,e humbe vetëdijen? Mjeku Po … Natyrisht!

Pyetje: a ndien ndonjë dhimbje kafsha pasi theret ne qafe?

Mjeku: Natyrisht se jo,se kafsha e ka vetëdijen e humbur plotësisht.

Pyetje: Atëherë pse kafsha i bene ato lëvizje pas therjes,duket sikur ka dhimbje?

Mjeku: Kjo behet atëherë kur i prejmë venat ne pjesën e përparme te qafës pa i thyer asaj eshtrat e qafës sikur qe ndodhe ne ritin e therjes islame,furnizimi i trurit me gjak ndërpritet, por truri ende është gjalle,e sistemi nervor qe gjendet prapa qafës vazhdon te jete i lidhur me te gjitha gjymtyrët tjera te trupit…sistemi nervor i dërgon mesazhe zemrës, muskujve dhe organeve te brendshme te trupit te kafshës qe te dërgojnë gjake ne tru…këto organe i përgjigjen kësaj kërkese dhe fillojnë te dërgojnë gjake ne zemër, e zemra e shtynë larte për tek truri, por gjaku ne vende se te shkoj ne tru, derdhet jashtë trupit te kafshës për shkak te prerjes se venave te gjakut gjate therjes. Ne ketë mënyre vazhdon sistemi nervor ti dërgon mesazhe zemrës, deri sa te pastrohet trupi i kafshës prej gjakut te mbetur… Ndërsa mendimi i përhapur se kafsha e therur ne ketë mënyre e ndien dhimbjen, ne aspektin e vërtetuar shkencor është mendim plotësisht i gabuar,se sikur qe përmendem me pare, prerja e venave ne qafen e kafshës e bene atë qe ti humbe vetëdijen dhe i humbe ndjenjat plotësisht…
Pyetje: Ne aspektin mjekësor, a është me e dobishme te lihet gjaku ne trupin e kafshës pa u pastruar, apo pastrimi i trupit te kafshës nga gjaku??
Mjeku: Gjaku është prej ambienteve me te pëlleshme për shumimin e baktereve dhe si e tille është shume e dëmshme për trupin e njeriut. Nëse ky gjake mbetet ne mish pas vdekjes se kafshës, atëherë krijohet ambient shume i përshtatshëm për shumim te baktereve.
Pyetje: Çfarë është mendimi juaj për metodat tjera te therjeve te kafshëve, e sidomos për mënyrat e therjes qe përdoren ne shumicën e shteteve evropiane, duke e goditur kafshën ne koke, a pasi ta humbe vetëdijen e therin atë?

Mjeku: Këto mënyra te therjes kane pasoja shume te rrezikshme për shëndetin e njeriut. Kafsha nëse goditet ne koke ne ketë mënyre ngadalë ajo vdes. Kjo vdekje e ngadalshme bene qe te humbet shtresa e brendshme e zorrës trashe e cila bene eliminimin e baktereve . Ne ketë forme përhapet gjaku ne tere trupin e kafshës. Mënyra me e mire për pastrimin e mishit te kafshës nga gjaku dhe bakteret, është derdhja tërësishme e gjakut nga trupi i kafshës.

Falënderojmë Allahun për dhuntinë e madhe – ISLAMIN!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Shkrime shkencore (islame) Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime shkencore (islame)   Shkrime shkencore (islame) I_icon_minitimeMon Apr 22, 2013 3:21 am

Kurani dhe origjina e universit

Shkrime shkencore (islame) Univers
Kozmologjia moderne tregon qartë se në një kohë të caktuar i gjithë Universi nuk ishte gjë tjetër, veçse një re e dendur dhe e nxehtë “tymi”. Ky është një nga principet bazë e të pakundërshtueshme të Kozmologjisë Standarde Moderne. Shkencëtarët tani mund të vëzhgojnë yje të reja duke u formuar prej mbetjes së këtij “tymi”

Nebula Laguna është një re e gazit dhe pluhurit rreth 60 vite drite në diametër. Është ngacmuar nga rrezatimi ultraviolet i yjeve të nxehtë që janë formuar rishtas brenda korpusit të saj. Të gjithë yjet vezullues që ne shikojmë natën kanë qenë, ashtu si gjithë Universi, pjesë e “tymit”.

Zoti thotë në Kuran: “Pastaj Ai iu kthye qiellit, i cili ishte tym…” (Kuran, 41:11)

Për shkak se toka dhe qielli janë formuar nga i njëjti “tym”, ne arrijmë në përfundimin se ata ishin një, më pas ato u formuan dhe u ndanë.

Zoti thotë: “A nuk e dinë ata që nuk besojnë se qielli dhe toka ishin një e pastaj Ne i ndamë ato… ?” (Kuran, 21:30)

Dr. Alfred Kroner, një nga gjeologët më të shquar botërorë, profesor i Gjeologjisë dhe drejtor i Departamentit të Gjeologjisë në Institutin e Gjeoshkencave, Johannes Gutenberg University, Mainz, Gjermani, thotë:

“Duke menduar se nga erdhi Muhamedi… mendoj se është gati e pamundur që ai të ketë ditur për gjëra të tilla si origjina e përbashkët e Universit, sepse shkencëtarët e zbuluan këtë fakt vetëm vitet e fundit me metoda teknologjike mjaft të komplikuara e të avancuara, kjo është e gjithë çështja.”Gjithashtu ai ka thënë: “Dikush që nuk dinte ndonjë gjë rreth Fizikës Bërthamore katërmbëdhjetë shekuj më parë mendoj se nuk mund të ishte në gjendje të nxirrte nga mendja e tij, për shembull, se toka dhe qielli kanë të njëjtën origjinë.”

Shkeputur nga libri “Sekretet e qiellit ne Kuran”




Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Shkrime shkencore (islame) Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime shkencore (islame)   Shkrime shkencore (islame) I_icon_minitimeMon Apr 22, 2013 3:21 am

Ekzistenca e jetës mikroskopike

Shkrime shkencore (islame) Asian_male_scientist_looking_into_microscope_BLD059302-300x204

I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë. (Kur’an, 36:36)

…e Ai krijon çka ju (tash) nuk dini. (Kur’an, 16:Cool

Ajetet e mësipërme tregojnë ekzistimin e formave të jetës të panjohura për njerëzit në kohën e shpalljes së Kur’anit. Në të vërtetë, me zbulimin e mikroskopit janë zbuluar edhe krijesa të reja tepër të vogla për t’u parë nga syri i njeriut. Njerëzit pra kanë filluar të mësojnë rreth ekzistencës së këtyre formave jetësore, të treguara në Kur’an. Ajete të tjera që tregojnë për ekzistencën e mikroorganizmave, të cilët janë të padukshme për syrin e njeriut dhe në përgjithësi përbëhen nga një qelizë e vetme, shpall:

…Atij nuk mund t’i shihet as në qiell as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë”. (Kur’an, 34:3)

…Zotit tënd nuk mund t’i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe, por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurt. (Kur’an, 10:61)

Janë 20 herë më shumë anëtarë të kësaj bote sekrete që është e përhapur në të gjithë planetin, me fjalë tjera mikroorganizma, se sa që ka kafshë në Tokë. Këto mikroorganizma, të padukshëm për syrin e njeriut, përfshijnë bakteriet, virusat, kërpudhat, algat dhe Acarina (merimanga). Ata gjithashtu përbëjnë një element të rëndësishëm në ekuilibrin e jetës në Tokë. Për shembull cikli i azotit, një nga përbërësit themelor të formimit të jetës në Tokë, mundësohet nga bakteria. Kërpudhat burimore janë elementi më i rëndësishëm në bimët që mundësojnë marrjen e mineraleve nga toka. Bakteriet në gjuhën tonë parandalojnë helmimin nga ushqimi që përmban nitrate, të tilla si sallatat dhe mishi. Në të njëjtën kohë, disa bakterie dhe alga specifike posedojnë aftësinë për të bërë fotosintezën, elementin themelor në jetën e Tokës, dhe t’a ndajnë këtë detyre me bimët. Disa anëtarë të familjes Acarina tretin substancat organike dhe i kthejnë ato në ushqime të përshtatshme për bimët. Siç e kemi parë, këto forma të imta jetësore, për të cilat kemi mësuar vetëm përmes paisjeve moderne teknologjike, janë thelbësore për jetën e njeriut.

Katërmbëdhjetë shekuj më parë, Kur’ani tregoi për ekzistencën e gjallesave përtej atyre që mund të shihen me sy të lirë. Kjo është edhe një mrekulli mbresëlënëse e përfshirë në ajetet e Kur’anit. /Qu’ran and Science
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Shkrime shkencore (islame) Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime shkencore (islame)   Shkrime shkencore (islame) I_icon_minitimeMon Apr 22, 2013 3:23 am

Kurani per trurin

http://mjeksiaislame.com/wp-content/uploads/2013/03/truri-mjeksiaislame1.jpeg
Allahu i Madhëruar thotë në Kuran duke treguar për një njeri jobesimtar i cili e ka
ndaluar Pejgamberin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të falet në Qabe
“Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballë. Floku
rrenacak, mëkatar.” (Alak, 15-16)
Pse në Kuran është përshkruar pjesa e përparme e kokës si diçka që gënjen dhe bën
mëkate?
Pse në Kuran është thënë se ai personi gënjen dhe bën mëkate? Ku qëndron lidhja e
pjesës së përparme të kokës me gënjeshtrën dhe mëkatin.
Nëse e shikojmë kafkën nga pjesa e përparme e kokës do të shohim pjesën e përparme të trurit(zona paraballore). Por, ç’na thotë fiziologjija për funksionin e kësaj pjese. Libri
me titullin “Fillet e anatomisë dhe fiziologjisë për këtë pjesë të trurit thotë: “Motivimi si
dhe parashikimi i lëvizjes zbatohet në pjesën e poshtme të kafkës të ashtuquajtur truri i
përparëm. (shiko foton nr.1)



Ky është regjioni i palcës membranore i cili kryen funksionin e asocimit.
Lidhur me lidhjen e trurit me motivacionin, kjo pjesë e përparme gjithashtu konsiderohet qëndër funksionale për agresion apo sulm.
Pra, kjo pjesë e trurit është përgjegjëse për planifikim, motivim dhe inicim për sjellje të
mirë dhe të keqe dhe është pëgjegjëse për shprehjen e gënjeshtrës dhe të vërtetës. Dukemarrë parasysh këtë, është e arsyeshme ta përshkruajmë pjesën e përparme të kokës si dhe pjesën e cila bën mëkat në qoftëse gënjen, pra siç që është thënë në Kuran “…flokësh mbi ballin… ” Sipas profesorit Keith Mur, shkencëtarët deri te ky zbulim, për funksionin e pjesës së përparme të trurit, kanë ardhur në vitet e fundit te viteve 60-të.
Fjala arabe e cila është e përdorur në Kuran është “nasijeh” që do të thotë pjesë e
përparme e kokës.
Fotot dhe sqarimi tyre janë shkëputurr nga libri me titull “A Brief Ilustrated Guide to
Understanding Islam” nga grup autorësh.
Përktheu: Semir Alija
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shkrime shkencore (islame) Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime shkencore (islame)   Shkrime shkencore (islame) I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkrime shkencore (islame)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tregime islame
»  MOS U TRISHTO (Psikologjia Islame)
» 400 këshilla dhe udhëzime islame
» Astrologjia sipas fesë islame
» PSe e ka ndaluar Feja Islame kamaten !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: