PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pikëpamjet e ndryshme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Pikëpamjet e ndryshme Empty
MesazhTitulli: Pikëpamjet e ndryshme   Pikëpamjet e ndryshme I_icon_minitimeWed Jul 04, 2012 10:45 pm

Pikëpamjet e ndryshme në lidhje me çështjet dhe përgjegjësitë e të bërit njeri.

Sikur që dihet, ekzistojnë dy teori në lidhje me të vërtetën e përbërjes dhe të formimit të njeriut:
(a) Teoria e shpirtit: ata që besojnë shpirtin (Ruh)
(b) Teoria materialiste: ata që besojnë materialen.

Këto dy teori janë gjithnjë në kundërshtim njëra me tjetrën.Të parët që besojnë në shpirt pranojnë se njeriu përbëhet prej trupit dhe shpirtit. bShpirti i njeriut nuk është i vdekshëm,dhe me vdekjen e njeriut ekzistenca e shpirtit nuk përfundon. Shpirti është i përhershëm.

Këtë e pranon edhe logjika e fesë e posaçërisht të vërtetat e fesë Islame e nënvizojnë këtë.
Teoria e dytë thotë se njeriu përbëhet vetëm prej trupit dhe mekanizmit të tij.Jashtë saj njeriu nuk është asgjë më tepër dhe me vdekjen e tij i vjen edhe fundi i tij.E tëra që zotëron njeriu bashkë me personalitetin e tij zhduken.

Ana shpirtërore e njeriut

Përveç kundërshtimeve,këto dy teori kanë edhe pika të përbashkëta.Edhe pse nuk kanë gjuhë të përbashkët në lidhje me natyrën e vërtetë të njeriut, ato pajtohen në lidhje me disa karakteristika specifike të natyrës shpirtërore.

E përbashkëta e tyre është se njeriu përbëhet prej një pjese jo materiale që iu është dhënë definicioni i dimensionit shpirtërore dhe i cili i përshkruan njeriut vlerë dhe personalitet.Kjo është përfitimi kryesor në lidhje me vërtetimin e natyrës së vërtetë të njeriut.Për shembull,çdo njeri ka një dimension ose një masë matjeje të vlerave të njerëzimit ose humanizmit.Me fjalë të tjera,nëse kjo zhvishet nga njeriu,atëherë ai do të ulet në nivelin e shtazës.

Humanizmi ose të qenët njeri nuk është pjesë përbërëse e trupit të njeriut dhe nuk ka asnjë lidhje me trupin e njeriut.Nuk mund të thuhet për çdo krijesë që zotëron një kokë,dy vesh për dëgjim,dy këmbë për ecje dhe gojën për të folur se është përbërës i njerëzimit.Sadi ka thënë:

Humanizmi i njeriut është që i jep fisnikërinë kallëpit
Të veshurit e bukur nuk përfiton njerëzim
Nëse është humanizmi në sy, vesh, gojë dhe hundë
Atëherë ku është dallimi në mes të murrit dhe njeriut?

Po të ishte lehtë për t u bërë njeri,atëherë çdokush prej lindjes ishte bërë njeri.Në popull përdoret edhe shprehja burrë ose të bëhesh burrë.Por çështja nuk është aq e thjeshtë.Për t u bërë burrë duhet që njeriu të zotëronte disa kualitete të moralit dhe të vlerave,ky është kuptimi i njeriut. Njeriut ia shton vlerën edhe një besim human,sjellje humane dhe një moral human.

Këto janë vlerat kualitative që e përcaktojnë karakterin dhe personalitetin e njeriut.Ditëve të sodit bëhet fjalë për vlerat njerëzore ose kualitetet njerëzore,mirëpo pa i zotëruar këto elemente nuk mund të flitet për to.Nëse nuk i ka këto elemente nuk do të dallohet nga kafsha.Thamë më lart se njeriu ose të devijuarit që shihen në shoqëri përbëhen prej dy llojeve:

Njëri prej tyre është që vjen në kundërshtim me vlerat njerëzore.Pra vlerat jonjerëzore kundërshtojnë vlerat njerëzore dhe fillon sundimin mbi ta. Për shembull,e keqja kur të përqendrohet kundrejt drejtësisë,në atë njeri ose në atë shoqëri fillon të paraqitet devijimi, pasiguria,dhuna etj,që ia zënë vendin lirisë dhe pastaj paraqitet papërgjegjësia, indiferenca, mosnjohja e Zotit, pamendësia,mospërfillja e urtësisë etj.

Në të dytën bëjnë pjesë devijimet e vlerave pozitive që stërmadhohen kundrejt vlerave tjera pozitive ose,vetëm një vlerë rritet pa marrë parasysh vlerat tjera.Për shembull,devotshmëria është një vlerë pozitive,mirëpo nëse i jepet rëndësi ose edukohet vetëm kjo vlerë pa i marrë parasysh vlerat tjera,atëherë kjo një - vlershmëri i përngjan sikur një pjese e trupit që është zhvilluar më tepër dhe të bien në sy në shikim të parë si diçka e shëmtuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Pikëpamjet e ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Pikëpamjet e ndryshme   Pikëpamjet e ndryshme I_icon_minitimeWed Jul 04, 2012 10:46 pm

Dobitë e çështjeve dhe të përgjegjësive të të bërit njeri

E pamë më herët se dy pikëpamjet kundërthënëse,bile edhe të materialistëve më të fortë,në lidhje me pikëpamjet për njeriun kanë pika të përbashkëta.Kjo kishte të bëjë me vlerat njerëzore në lidhje me shpirtin.Vlerat njerëzore studiohen nën një kapitull të përbashkët dhe ky studim duhet të përmbajë pikat dhe detajet e përbashkëta.Sa i përket fesë Islame,shumë studiues dhe arifë janë marrë me këtë çështje,që edhe sot e kësaj dite ekzistojnë njerëz që hulumtojnë dhe merren me këto çështje.

Këto çështje janë marrë parasysh edhe më herët në fenë Islame dhe janë themeluar mendimet edhe në tekstet e mëhershme.Ky kapitull i përbashkët është titulluar “bartja e brengës” ose “të bëhesh bartës i brengës” dhe është masa themelore për matjen e vlerës së njeriut.Sepse,njeriu është aq njeri,ose i vlerësohet humanizmi i tij për aq sa mund të ndiejë ose të bartë brengën.Dallimi kryesor i njeriut prej kafshës është se njeriu përmban disa ndjenja të përgjegjësisë dhe në lidhje me këtë duhet të ketë edhe brengat.Përveç njerëzve asnjë krijesë tjetër,qoftë shtazë apo njeri në dukje,që në brendësi nuk ka asnjë pikë njerëzimi,nuk zotëron as në shpirtin e tij një karakteristikë të tillë.Thënë më thjesht,nuk është njeri ai i cili nuk ka brenga.

Para se të vazhdojmë në lidhje me këtë të ndalemi pak te definicioni i fjalës “brengë”.
Në shikim të parë mund të na duket e paarsyeshme,pse duhet të mbajmë brengë ose të brengosemi.Sikur që e dimë,brenga është diçka e padëshirueshme dhe njeriu mundohet gjithnjë që ta largojë prej vetes,të gjejë zgjidhje dhe të jetojë pa brenga...

Atëherë si mund të thuhet se “brenga” është masë matjeje për vlerën e njeriut? Si mundet “brenga” të caktojë vlerën e njeriut?!Kush ka dëshirë që të jetë i brengosur? Kush mund të thotë se “brenga” është diçka e mirë? Kjo dhe pyetje të tilla mund të rendisim edhe më tutje.Por,sikur edhe në temat tjera para se të merremi me paragjykime duhet të gjykojmë me mendjen e shëndoshë,në të kundërtën përfundimi do të jetë i gabuar.

Së pari të hulumtojmë burimin e çështjes.Ekziston sëmundja dhe në anën tjetër mikrobi që është shkaktar i sëmundjes.Dëmtuesi është mikrobi,sepse sikur që dimë ajo është që e shkakton gripin,kollitjen etj.Kur të hyjë në trup mikrobi do të bëhet shkaktar i paraqitjes së dhembjes dhe brengës.Prerja e gishtit sigurisht që është diçka jo e mirë; ose dhimbja e barkut nuk është diçka që të kënaqë.Thënë më shkurt,një sëmundje apo një varrë që përfundon me humbje ose me dëm,nuk është e mirë.Mirëpo,brenga ose sikur që thamë më lart,një dhembje e shkaktuar nga sëmundja,për njeriun është një lajmëtar që si përfundim do të ketë zgjimin.

Bile edhe për dhembjen e trupit mund të thuhet e njëjta.Për shembull nëse na dhemb koka,kjo na tregon se në vendin e dhimbjes mund të kemi një dëmtim të brendshëm apo të jashtëm,nëse kemi dhimbje kemi edhe sëmundje.Pra,dhimbja është lajmëtari i sëmundjes; i varrës në trup ose i vendosjes së një mikrobi në trupin e njeriut.

Si përfundim,ekzistenca e sëmundjes na del në pah dhe ne drejtohemi te mjeku për shërim dhe për t’i ikur rrezikut të mëtejmë.Sikur që po shohim,dhimbja është një lloj alarmi që po e paralajmëron rrezikun.Ose,sikur që automjetet zotërojnë treguesin e nxehtësisë e të shpejtësisë dhe kjo nuk është diçka e keqe; e pakëndshme mund të jetë se motorit të automjetit i është pakësuar vaji ose ka filluar të vlojë uji.

Treguesi nuk kryen asnjë funksion tjetër dhe për këtë arsye nuk mund të themi se është i dëmshëm.Atëherë,dhimbja në trup është lajmëtari i sëmundjes,nëse nuk e ndiejmë atë dhembje nuk do të paralajmërohemi për sëmundjen dhe i sëmuri nuk do të tentojë që të mjekohet.Ja pra,për një të sëmurë “brenga” e tij,që është dhimbja,nuk qenka diç e keqe por përkundrazi po ia dërgon vërejtjen për mjekimin e tij.Atëherë brenga qenka në të vërtetë,një dhunti (nimet).

“Kur ta shijon dhembjen e Tij
do të thuash, përveç Teje nuk adhuroj askënd,
përveç Teje nuk do t'i drejtohem askujt,do ta jep fjalën
Do të kuptosh se dhembja ty të zgjon
Shkaku i zgjimit dhe treguesi i sëmundjes
Andaj,mos harro këtë të vërtetë,o ti kërkues i të vërtetës
Është i zgjuar ai që ka brengë
Do ta ndiesh dallimin
Cili është më i zgjuar është më i brengosur
Kush është më i ditur ngjyrën e ka më të verdhë”

Kush paska më shumë brenga,kush mund të ndiejë disa brenga më tepër se të tjerët që mund të ndiejmë dhe të bartin,këta janë më të zgjuar dhe më të ditur se të tjerët.Mos të kesh brenga,do të thotë shpirti yt të jetë si lakuriq,pa ndjenja dhe mirëkuptim. Brengosja dhe vuajtja qenka baras me fitimin e kapacitetit të zgjimit, diturisë dhe të të kuptuarit.
Në rast të tillë,çka preferon më tepër ti o njeri?
Të bëhesh i zgjuar i mençur,i ditur por që bart “brengë”?
Apo i pavetëdijshëm për “brengë”, dhe jeta si ahmak dhe pa dije?
Dituria dhe zgjuarsia të ofron brengën ndërsa padituria,pavetëdija dhe pandjeshmëria të ofrojnë jetën e rehatshme.
Një fjalë e urtë thotë: “Më mirë të bëhesh i dobët dhe i imët si Sokrati,sesa një derr i ushqyer mirë e i trashur”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Pikëpamjet e ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Pikëpamjet e ndryshme   Pikëpamjet e ndryshme I_icon_minitimeThu Jul 05, 2012 8:36 pm

Ankesa në lidhje me mendjen

Një element i literaturës që na bie në sy është “ankesa prej mendjes”,që është bërë një idiomë e zakonshme.Në literaturën tonë (është fjala për literaturën persiane) hasim në shumë proza dhe poezi duke u ankuar prej mendjes si kjo: “Sikur të mos kisha fare këtë send të quajtur mendje”.

Ja se çka thotë një poet:

“Armiku më i madh imi është mendja dhe arsyeja
Sikur të më kishte parë syri dhe dëgjuar veshi”

Një poet tjetër shkruan:

“Të kesh mend dhe të digjesh për të marrin
Më mirë bëhu i marrë dhe të mençurit të digjen për ty..”

Këtu me “i marrë” nënkuptohet një rehati,ndërsa “brenga” nënkupton mendjen,të kuptuarin dhe diturinë.
Është gabim të thuhet kështu.
Ai që ka arritur shkallën e njeriut human,ai e di vlerën e brengës dhe ndjenjës dhe nuk thotë: “Armiku më i madh imi,është mendja dhe arsyeja”.

Ai vetëm duhet të thotë atë çka thotë Hazreti Resulullahu (s.a.a.): “I afërmi i vërtetë i çdo njeriu është mendja dhe arsyeja,armiku i vërtetë i çdo njeriu është padituria dhe pamendësia e tij” (Usul-u Kafi).Ai që thotë se mendjen e ka armik,nuk është i vetëdijshëm për rreziqet që mund t’i kanosen nga padituria dhe pamundësia,dhe nuk i ka shijuar ato.Ai që ka dëgjuar dhe menduar për këto shpjegime nuk i përdor këto fjalë.Pra, ta ndiesh brengën është diçka e mirë në këtë kuptim.Te njeriu nuk ekziston një element që shkakton brengën ashtu që edhe nëse nuk kemi brenga kjo të aktivizohet.Ose me fjalë tjera,mbasi nuk ekziston një shkak i paraqitjes së brengës në trupin e njeriut, atëherë në këtë aspekt,më mirë është të jesh me brengë sesa pa brenga.

Edhe sikur të ekzistonte një element i tillë që e aktivizon brengën,atëherë është element tjetër që njeriun e bën të pandijshëm ndaj dhembjes,e ajo është gafleti (mosçarja e kokës për asgjë),që ia hap rrugën fatkeqësive, shkatërrimit dhe dëmit.A nuk është kështu edhe në lidhje me sëmundjet trupore?Nëse është prezent dhe nuk shkakton dhimbje, atëherë sëmundja do ta bëjë të vetën dhe në fund mund edhe të çojë deri në vdekje njeriun, e ai të mos e ndiejë fare këtë.Njeriu i sëmurë nëse nuk ndien asnjë dhimbje në trupin e tij dhe nuk ankohet,mund të vdesë dhe të mos e vërejë këtë sëmundje fare.Po të kishte ndier dhimbje,do të ishte drejtuar rrugës së shërimit dhe do të kishte hulumtuar shkakun e dhimbjes.Edhe nëse është sëmundja vdekjeprurëse,si për shembull tumori, do të ishte operuar dhe ndoshta edhe do të kishte shpëtuar prej vdekjes.

Vetëm nëse mikrobi hyn në trupin e njeriut pa vërejtje dhe të zhvillohet pa dijen e njeriut,ai do të paraqesë rrezikun e vdekjes.Nuk ka pasur dhimbje sepse nuk kishte shkaktarin.Të shtojmë edhe këtë se nuk mund të themi se vlera e njeriut nuk është vetëm në “brengë” dhe “të brengosurit” sikur edhe që nuk mund të themi “brenga është diçka jo e mirë dhe atë duhet ta zgjedhim sa më parë”.Brenga është një gjë e mirë dhe vetë ekzistenca e saj është në dobi të njeriut.Tani të kalojmë në temën tjetër, në lidhje me natyrën e saj speciale që ka brenga me njeriun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Pikëpamjet e ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Pikëpamjet e ndryshme   Pikëpamjet e ndryshme I_icon_minitimeThu Jul 05, 2012 8:37 pm

Problemi dhe brenga e njeriut

Çka është brenga e njeriut? Kur të themi brenga,athua mendojmë për dhimbjen e kokës? Nëse kemi të bëjmë me dimensionin njerëzor,atëherë çështja e dhembjes së kokës nuk do të merret si brengë,sepse edhe çfarëdo një kafshë mund të ketë dhembje koke.Dhimbja e kokës së njeriut, dorës,krahut ose këmbës nuk i paraqet brengë njeriut,sepse edhe te shtazët mund të shfaqen këto.Pra,është fjala për brengët e përbashkëta ose “brengën shtazarake” dhe ka të bëjë me një personalitet material.Në anën tjetër, kur kemi të bëjmë me brengën dhe brengosjen e njeriut,nuk kemi të bëjmë me një dhimbje por me një gjë që do ta shtojë vlerën e njeriut.Këtu kemi të bëjmë me një “brengë” e cila është e njohur edhe për arifët (gnostikët Islam).Arifët këtë “brengë” e mbajnë si të shenjtë,e pranojnë si ekskluzive vetëm për llojin e njeriut dhe thonë se ka një specifikë të posaçme.

Bile besojnë se kjo është ajo që e bën njeriun më të vlefshëm se engjëjt,sepse engjëjt nuk kanë brenga,ndërsa njeriu po.Arifët kur flasin për brengën ata kanë të bëjnë me brengën e “kërkimit të Allahut” ose “brengën e kërkimit të Krijuesit”.Kjo nuk është një brengë vetëm e arifëve por në të njëjtën kohë edhe e Islamit,në mënyrën se si e përshkruam deri më tash.Kjo është një e vërtetë; njeriu përmban në vete edhe frymën hyjnore që është brumi i tij i vërtetë dhe për këtë arsye njeriu i takon një bote krejtësisht tjetër.Jetesa në këtë tokë me krijesa të natyrës së llojllojshme e bën që ta ndiejë veten të huaj,dhe e kupton që nuk i takon aspak llojit të tyre.Jeta në këtë botë i duket atij e çuditshme dhe njeriu në këtë botë është sikur të jetë në “dhe të huaj”.

Natyrën e ndien të largët edhe pse jeton me të sikur të jetë një pjesë e saj,për arsye se nuk është i llojit të njëjtë me të.Dhe,tërë kohën mendon se ka ardhur në këtë botë vetëm për një kohë të shkurtër,për një pushim prej nga do të kthehet në vendlindjen e vet dhe tërë kohën përmallohet për të; tërë jetën është në kërkim të saj..Çdo gjë që sheh është e kalueshme,e vdekshme,e fundme; gjithmonë diçka duke pësuar ndërrime,nuk mund të lidhet për asgjë sepse asgjë nuk është sikur ai.Tërë kohën e ka në mendje të përjetshmen,gjithmonë në kërkim të “vendit të përhershëm”; në brendësi të tij një furtunë gjithnjë e bart atë,gjithnjë i tendosur.... pra kjo është çështja dhe brenga e njeriut.Kjo është ajo forcë ngazëlluese që e tërheq njeriun që të bindet dhe të përulet Krijuesit të tij,që ta adhurojë Atë dhe ta falënderojë dhe të ndajë brengën me Të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Pikëpamjet e ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Pikëpamjet e ndryshme   Pikëpamjet e ndryshme I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pikëpamjet e ndryshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rituale te ndryshme magjike
» Shkenca dhe feja, dy stade të ndryshme të zhvillimit
» Definimi i njeriut të përkryer sipas shkollave të ndryshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: