PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 E rrallë, por e bukur, NASA paraqet “Retë e ndritshme të natës”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

E rrallë, por e bukur, NASA paraqet “Retë e ndritshme të natës” Empty
MesazhTitulli: E rrallë, por e bukur, NASA paraqet “Retë e ndritshme të natës”   E rrallë, por e bukur, NASA paraqet “Retë e ndritshme të natës” I_icon_minitimeThu Jun 28, 2012 9:52 pm

E rrallë, por e bukur, NASA paraqet “Retë e ndritshme të natës”

E rrallë, por e bukur, NASA paraqet “Retë e ndritshme të natës” NASA-rete

Shtresa të holla të ndritshme, që valëzojnë disa dhjetëra kilometra mbi sipërfaqen e tokës, më lartë se çdo lloj tjetër reje: janë retë e ndritshme të natës, janë krijime të rralla atmosferik dhe zakonisht nuk dallohen nga toka. NASA fotografoi “Retë e ndritshme të natës”, që ndodhen pak më sipër pllajës Tibetiane nga Stacioni i Ndërkombëtar i Hapësirës.

Retë e ndritshme të natës, citon alb-observer.com, të njohura si retë polare të mezosferës, që formohen në atmosferë në lartësinë e 76 kilometrave shumë pranë kufirit hapësinorë.
E rrallë, por e bukur, NASA paraqet “Retë e ndritshme të natës” Nasa-
Retë e ndritshme të natës, u zbuluan nga meteorologët në vitin 1885, pasi janë shumë të zbehta dhe dallohen nga toka vetëm nën ndikimin e disa dukurive natyrore: mund të shihen vetëm pasi të ketë perënduar dielli, kur ato ndriçohen nga dielli i cili sapo ka rënën nën horizont, pikërisht në kohën kur shtresat e më poshtme të atmosferës janë fundosur në errësirë.

Shkencëtarët e NASA-s, citon alb-observer.com, besojnë se Retë e Ndritshme të Natës, formohen nga molekula uji të cilat ngjisin mbi grimcat e pluhurit dhe krijojnë kristal akujsh me diametër prej 100 nanometrash.

Por, shkencëtarët e NASA-s, akoma nuk kanë mundur të shpjegojnë se prej nga ku vijnë si uji dhe grimcat e pluhurit që krijojnë këto “mrekulli”. Disa pretendojnë se ndoshta molekulat e ujit ngrihen në atmosferë me anë të rrymave të ndryshme, ose formohen në stratosferë nga reaksionet kimike, ndërsa grimcat e pluhurit, e kanë prejardhjen nga meteorit mikroskopik të cilët vijnë nga hapësira./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E rrallë, por e bukur, NASA paraqet “Retë e ndritshme të natës”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Galagtikat, shfaqja me e bukur e Universit
» Pensionistja me semundje te rralle
» Zbulohet nje lente Graviticionale e rralle
» Fantazma ecen ne mes te nates
» Enigma e natës në Islam

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I-
Kërce tek: