PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Supervullkani” do të sjellë fundin e botës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Supervullkani” do të sjellë fundin e botës Empty
MesazhTitulli: Supervullkani” do të sjellë fundin e botës   Supervullkani” do të sjellë fundin e botës I_icon_minitimeThu May 31, 2012 4:54 am

Supervullkani” do të sjellë fundin e botës
Supervullkani” do të sjellë fundin e botës Vullkani-shperthim

hpërthimi i një “supervullkani”, një fenomen natyror në gjendje që të shfarrosë qytetërimin nga faqja e planetit, është një ngjarje që ndodh shumë më shpesh nga sa mendohet.

Ndërsa një meteor si ai që besohet se i dha fund jetës së dinosaurve godet planetin mesatarisht një herë në 70 mijë vjet, vullkane gjigante ndodhin një herë në disa mijëra vjet, por një shpërthim i tillë mund të formohet edhe brenda disa qindra viteve, tregojnë studimet e reja.

Lajmi i keq për të gjithë është se shkencëtarët besojnë se një vullkan tejet i fuqishëm është duke u formuar nën parkun kombëtar të “Yelloëstone” në SHBA.

Nëse parashikimet dalin të vërteta, dy të tretat e SHBA-së do të mbuloheshin nga pluhuri dhe do të bëheshin të pabanueshme, ndërsa epoka e akullnajave do të rikthehej si pasojë e ftohjes drastike që do të shkaktohej nga akumulimi i reve vullkanike, që do të pengojnë dritën e diellit.

Në të shkuarën, shkencëtarët besonin se grumbullimi i magmës dhe formimi i presionit për shpërthimin e saj kërkonte 100-200 mijë vite për t’u formuar.

Megjithatë, studimet e reja tregojnë se koha e nevojshme për shpërthimin mund të jetë shumë e shkurtër nga sa besohej dhe që prej vitit 2004, një masë llave po rritet me shpejtësi rekord dhjetë kilometra nën tokën e “Yelloëstone”.

Lajmi i ka ridhënë jetë teorive se fundi i botës është i afërt, midis të cilave edhe teorive se ai mund të ndodhë në 21 dhjetor 2012, sipas një date të dhënë nga një kalendar i fiseve antike maja për fundin e qytetërimit dhe i portretizuar në film në një prej veprave më të suksesshme të Hollivudit (filmi “2012”).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Supervullkani” do të sjellë fundin e botës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Superkometa Ison do te sjelle fundin e botes ne 2013-en?
» Fund dyshimeve për fundin e botës më 2012
» Fundi i botës - Majat!
» Besimi në ‘Fundin e botës’ është më i lartë se kurrë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I-
Kërce tek: