PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 MAGJIA TE KOSOVARËT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
xhemajl




Numri i postimeve : 42
Pikët : 117
Reputation : 1
Join date : 29/02/2012

MAGJIA TE KOSOVARËT	 Empty
MesazhTitulli: MAGJIA TE KOSOVARËT    MAGJIA TE KOSOVARËT	 I_icon_minitimeMon May 28, 2012 9:18 am

Sipas Faton Rashitit, një sociolog i ri, fenomeni i magjisë duhet nënkuptuar si një lojë që njerëzit johumanë e bëjnë dhe prerazi shfaqin atë fytyrën e tyre gri, ku shumë njerëzve në momente të krizave të tyre ua shpërlajnë trurin, duke u bërë lloj-lloj dokrrash e magjish, që nuk mund të kenë një binom që ka gjene të vërteta shëruese, por në të kundërtën bëjnë rrëmujë në mendjen e lodhur njerëzore.

Qytetarët kosovarë, sidomos ata të gjinisë mashkullore, nuk janë të dhënë shumë pas këtyre fenomeneve e besëtytnive.

Në rastet më të shpeshta, ata pothuaj nuk besojnë aspak, ngase, sipas tyre, ajo nuk ka ndonjë vërtetim që lidhet me të arriturat shkencore.

Selami Shahini, qytetar nga Prishtina, thotë se fenomenin e magjisë asnjëherë nuk e ka provuar, dhe si të tillë nuk e beson, nuk e praktikon, ngase bota e tillë i duket shumë harbute dhe si e tillë i kalon kufijtë e vërtetësisë absolute. “Besimi në magji më bën shumë konfuz si karakter. Asnjëherë nuk e kam shijuar një botë të tillë. Nuk i besoj ngase nuk rrjedh nga pastërtia e besimit të shenjtë, ku krijuesi e ka dorën e vet”. Sipas tij, besimet në besëtytni, për ne nuk shpjegojnë asnjë gjendje që ka një filiz të prerë real, ku aspekti njerëzor e konsideron jomotivuese dhe jo të pastër idenë mbi magjinë.

Njeriu që shëron ‘emocionet e thyera’

Selman Ruzhdi, një qytetar i komunitetit rom në Kosovë, është njëri prej atyre njerëzve që merret me fenomenin e magjisë. Si i tillë, ai praktikon te njerëzit elemente, siç janë flokët, qirinjtë, disa materiale nga druri, tela të ndryshëm e shumë gjëra të tjera.

Ai thotë se këtë zanat ia ka dhuruar natyra njerëzore, se e ka trashëguar nga babai i tij, i cili më herët e ka praktikuar një gjë të tillë.

“Magjia për mua është një zeje që unë e bëj me shumë përkushtim dhe me punë serioze, ku me këtë edhe mbijetoj dhe mbaj familjen”, thotë Ruzhdiu. Ai e quan veten shërues të njerëzve, ngase ka raste që shpeshherë edhe i shpëton nga disa emocione të thyera, siç i quan Ruzhdiu. Ai ofron shërbime për njerëzit që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, që kanë stres, iu dhemb koka, kanë probleme familjare, nuk mund të dashurohen, pësojnë zhgënjim, kanë çrregullime mendore etj.

Zanafilla

Ata që janë kategorikë kundër magjisë janë intelektualët, të cilët shkencën e kanë konstruktuar si një botë që ka vërtetësi dhe pothuaj në të gjitha rastet zanafillën e ka në burimet e shenjta hyjnore. Ata nuk janë në gjendje të besojnë aspak për këtë fenomen. I tillë është edhe absolventi i UP-së, Astrit Piraku, i cili thotë se magjia për të është një botë që nuk sheh asgjë, përveç muzgut, dhe, si e tillë, është vetëm një mashtrim që ka një prapavijë për të nënshtruar njeriun që e gjen në momente shumë të liga dhe të thyer emocionalisht.

Sociologët: Besim pagan

Fenomenin e magjisë, sociologët e perceptojnë si një lloj besimi pagan, që rrjedh nga kohët më të lashta dhe që nuk mund të mishërohet si një botë që mund të sjellë mrekulli, por më tepër nënkuptohet si një demagogji që e bëjnë njerëzit e paditur, të cilët ideologjinë e tyre e ndërtojnë nga dokrra e materiale të tyre.

Faton Rashiti, një sociolog i ri, thotë se fenomeni i magjisë duhet nënkuptuar si një lojë që njerëzit johumanë e bëjnë dhe prerazi shfaqin atë fytyrën e tyre gri, ku shumë njerëzve në momente të krizave të tyre ua shpërlajnë trurin, duke u bërë lloj-lloj dokrrash e magjish, që nuk mund të kenë një binom që ka gjene të vërteta shëruese, por, në të kundërtën, bëjnë rrëmujë në mendjen e lodhur njerëzore.

A. Veliqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MAGJIA TE KOSOVARËT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Magjia e bardhë dhe magjia e zezë
» MAGJIA E ZEZË DHE NDIKIMI I SAJ
» Magjia Kaotike
» Magjia kozmike
» MAGJIA DHE MJEKËSIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T ::  S I M B O L I K E :: M A G J I-
Kërce tek: