PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 MAGJIA E ZEZË DHE NDIKIMI I SAJ

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

MAGJIA E ZEZË DHE NDIKIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: MAGJIA E ZEZË DHE NDIKIMI I SAJ   MAGJIA E ZEZË DHE NDIKIMI I SAJ I_icon_minitimeFri Mar 02, 2012 1:57 am

MAGJIA E ZEZË DHE NDIKIMI I SAJ

"Mos jam vallë nën ndikimin eventual të magjisë së zezë?!" nga pamundësia të badhafaqohemi me ndonjë sëmundje apo shqetësim psikik, është një pyetje që shumëkush nga ne shpesh ia parashtron vetes.

Edhe pse njohuritë për magjinë e zezë në Kosovë dhe tek populli shqiptar në përgjithësi janë nga lashtësia dhe i takojnë kohërave arkaike, fatkeqësisht, kjo frikë, edhe sot e kësaj dite, me përmasa të mëdha është e shprehur ende tek gjeneratat tona të reja. Përveç termit të popullarizuar "magji e zezë", për këtë dukuri, në popullin tonë mund të dëgjojmë edhe termet: "sehire", "të bame" etj.


Çka është MAGJIA E ZEZË?

Magjia e zezë është ndikimi psikik i një personi në personin tjetër nga larg, pa dijeninë e tij, me qëllim që atij ose ndonjë anëtarit tjetër të familjes, t'i shkaktohet dëm apo çfarëdo e keqe. Magjia e zezë kryhet nga personi i caktuar që disponon aftësi të jashtëzakonshme të ndikimit psikik nga larg dhe quhet magjistar.

Këta persona, aftësinë e veprimit përmes magjisë së zezë, e kanë të lindur, të trashëguar nga njeri prej të afërmve (zakonisht prej prindërve) ose të arritura me ushtrime të caktuara mentale si pjesëtar i ndonjë kulti të magjisë së zezë.

Praktika ka treguar se magjistarët që aplikojnë magjinë për qëllime negative, aftësitë e tyre i kanë vërejtur tek pas tejkalimit të ndonjë krize mentale, prandaj me plot të drejtë mund të konstatojmë se ata janë njerëz psikikisht të sëmurë.

Magjistari, zakonisht ritualin e caktuar të magjisë së zezë e kryen me porosinë e personit të tretë dhe për këtë veprim realizon të mira të konsiderueshme materiale.

Rituali i magjisë së zezë mund të kryhet në mënyrë direkte, ku mjafton vetëm emri, emri i njërit prind, mbiemri dhe mosha e viktimës, si dhe në mënyrë indirekte, përmes sendit të caktuar fizik ndërmjetësues.

Si send ndërmjetësues fizik, zakonisht kërkohet: fotografia e viktimës, copa e thoit, qimja e flokut, copa e veshjes intime që është bartur një kohë të gjatë nga viktima, gjaku te femrat nga një vatë higjienike e mbeturinës menstruale, unaza etj.

Njëra ndër veprimet më të rëndësishme të bërjes së magjisë së zezë është parafytyrimi tejet i qartë i ngjarjes. E keqja që duhet t'i ndodhë viktimës duhet të vizuelizohet qartë nga magjistari në pëlhurën filmike të paramenduar si figuracion psikik.

Pasi të kryhet ky ritual, përdorohet metoda tjetër e mbushjes emocionale të ngjarjes së paramenduar dhe, së fundi, e tërë kjo si formë tejet e fortë energjetike bartet (induktohet) tek sendi fizik i viktimës.

Po të bëjmë krahasime, ky veprim përafërsisht është i njëjtë sikurse tek magneti aktiv, i cili pas fërkimit me forcën e vet magnetike, magnetizon në metal tjetër. Më pas, sendi fizik i viktimës ku është kryer rituali induktiv i magjisë, i dorëzohet porositësit duke i sugjeruar që atë ta vendosë diku afër vendit ku më së shumti qëndron viktima gjatë ditës: tavolinës së punës, shtratit të fjetjes, pragut të shtëpisë etj.

Kur jemi tek format energjetike të induktimit psikik, vetëm të konkretizojmë se, kjo energji mentale që e përdor mendja gjatë koncentrimit të fortë dhe induktimit të saj kah sendi i caktuar, nuk është energji e ndonjë forme kinetike që e njeh fizika e jonë si shkencë, por kemi të bëjmë me një energji nga dimensionet astrale të absorbuara përmes gjendjes së koncentruar të transit psikik.

Pasi që kjo energji nuk mund të regjistrohet nga asnjë instrument sado i sofistikuar matës, mu për këtë shkak, magjia si mënyrë e ndikimit psikik tek të tjerët nga larg, mohohet prej shkencës zyrtare si një besëtytni e kotë paganë.

Nëse do të arrihet ndonjëherë deri te një zbulim i ndonjë instrumenti të tillë, atëherë pa dyshim se kjo do të jetë arritja më e madhe e njerëzimit. Kjo do të na mundësonte që lehtë të regjistrohen dhe të lexohen edhe mendimet e të tjerëve.

Si funksionon veprimi magjizezë?

Për ta sqaruar veprimin e ndikimit të magjisë, në rend të parë duhet sqaruar kuptimin e trupit astral që është pjesë e ndërtimit të tërësisë së çdo gjallese. Njeriu si qenie e përsosur fizike me të gjitha organet e veta funksionale, përbëhet edhe nga trupi energjetik që ndryshe quhet si: "trupi astral", ose në shumë literatura të popullarizuara ezoterike, si "AURA". Ajo, në një distancë prej 7,5 cm, e përshkruan tërë trupin fizik të njeriut.

"Trupi astral" është substancë energjetike dhe ajo nuk mund të vërehet me shqisat tona normale, edhe pse ka njerëz të prirë dhe të ushtruar mentalisht që "Aurën" e regjistrojnë edhe me shqisa fizike.

Se "Aura" si mbështjellëse energjetike e trupit vërtet ekziston, nuk ka dyshim edhe për shkencën bashkëkohore, sepse kohën e fundit janë zbuluar shumë instrumente tejet precize digjitale elektronike që e regjistrojnë dhe e incizojnë atë.

Këtu si ilustrim mund të përmendim kamerën e popullarizuar të KIRILIJANOVIT (sipas mbiemrit të zbuluesit sovjetik). Trupi astral, pra, është trup energjetik dhe funksioni i tij është i shumëfishtë.

Si detyrë themelore ka, që në rend të parë ta furnizojë me ENERGJI VITALE (jetësore) tërë qenien tonë, të cilën e pranon nga Universi.

Në "trupin astral", (që gjendet në AURë) përveç funksionit të furnizimit me energji vitale, në forma të "valëve elektromagnetike" janë të regjistruara të gjitha mendimet, emocionet dhe synimet tona në përgjithësi, së bashku me ngjarjet e ndryshme që na kanë ndodhur dhe presin të ndodhin në të ardhmen.

Për nga funksionaliteti i tij, "trupi astral" është neutral dhe nuk bën dallime në mes të mirës dhe të keqes. Nëse ato kanë depërtuar në ndërdijen tonë, aty regjistrohen dhe ekzekutohen të gjitha mendimet, përjetimet emocionet dhe parafytyrimet e ndryshme.

Ky funksion i natyrshëm i qenies sonë është tërësisht i pavetëdijshëm, prandaj ne as që mund ta vërejmë me vetëdije të plotë. Ai nuk njeh largësi të shprehura me metra ose kilometra. Në të nuk ekziston hapësira e caktuar e veprimit dhe as koha.

Një "trup astral" individual, njëkohësisht është integrim në trungun e përgjithshëm astral kolektiv që ne ndryshe e quajmë edhe si "ndërvetëdije kolektive" (sipas K.G. Jungut).

Prandaj, në të, përveç aktiviteteve të vetëdijshme të mendjes sonë, regjistrohen edhe porosi telepatike (transmisive) që përmes planit "astral kolektiv" përcillen në planin "astral individual" konkret.

Pas këtij sqarimi, t'i kthehemi sërish sendit fizik ku është kryer rituali i magjisë së zezë. Kur personi i caktuar-viktima, vjen për së afërmi në kontakt me pjesën e vet fizike, në të cilën më parë nga magjistari është induktuar porosia magjizezë, atëherë "Aura" e tij e njeh atë si diçka e vetja, ashtu që pa kurrfarë pengesa e pranon mbushjen energjetike nga ai send. Kështu energjia e indiktuar nga sendi ndërmjetësues transmetohet në "Aurën" e viktimës dhe, varësisht nga forca e mbushjes energjetike që është induktuar, pret momentin e caktuar të realizimit.

Zbulimi dhe evitimi I ndikimit magjizezë


Së pari duhet pasur kujdes se çdo problem, "fati i zi", apo ndonjë sëmundje e pashërueshme, nuk duhet të merret decidivishtsi e shkaktuar nga magjia e zezë.

Sepse, nëse për vete permanent krijojmë mendime negative në formë të frikës, dyshimeve... etj., atëherë edhe këto gjendje psikike, si valë elektromagnetike, përmes shtypjes, depërtojnë dhe regjistrohen në ndërvetëdijen tonë, duke pritur aty çastin e favorshëm të realizimit. çdo mendimi i yni, pa marrë parasysh në është negativ apo pozitiv, krijohet si figuracion i vizuelizuar dhe nëse përcillet me një emocion të fortë shpirtëror, si valë elektromagnetike, regjistrohet në ndërvetëdijen tonë.

Përsëritja e përhershme shkakton mbushjen energjetike dhe kjo porosi e shkaktuar nga vetë ne është reale, me tendencë që të materializohet në praktikë.

Pra, analizën e parë në evitimin e magjisë së zezë duhet nisur nga vetvetja. Mos jemi vetë shkaktarë të saj? Nëse kemi indice të forta se, vërtet, jemi nën ndikimin e magjisë së zezë, atëherë hapi i dytë që duhet bërë është zbulimi i sendit ndërmjetësues fizik.

Kjo ka një rëndësi të madhe dhe të shumëfishtë, sepse nga shëruesi (terapeuti) i aftë me zbulimin e sendit ndërmjetësues, mund të vërehet se çfarë metode e ndikimit energjetik është kryer në të (ritualit të ajrit, zjarrit, ujit ose tokës).

Më pas, përmes djegies, hedhjes në lum, varrosjes në tokë, bëhet asgjësimi i sendit ndërmjetësues dhe pengohet ndikimi i mëtejmë i tij.

Të kemi kujdes!

Me zbulimin dhe asgjësimin e sendit ndërmjetësues fizik nuk është shkatërruar edhe ndikimi i magjisë së zezë, e cila veç ka depërtuar. Ajo, si "larvë" ekziston në "AURëN" e viktimës dhe ende vepron.

Prandaj, duhet lajmëruar terapeutin e aftë, i cili posedon aftësi që me metoda të kundra ndikimeve pozitive (magjisë së bardhë), ta asgjësojë në tërësi nga "Aura" veprimin e mëtejmë të "lavrës" së mbetur negative.

Mbrojtja nga magjia e zezë


Në të gjitha literaturat profesionale ezoterike të shumë shkollave të magjisë së bardhë, përveç disa metodave terapeutike vetëmbrojtëse, si metodë më e fortë dhe më efikase theksohet mosbesimi në magjinë e zezë (negacioni i vetëdijshëm i ndikimit të saj).

Por, sa është reale që vërtetë dhe me gjithë qenien tonë e mohojmë se ajo ekziston? Frika nga e keqja dhe pasiguria permanente në vete na bëjnë tolerant dhe diku në intimen e shumë njerëzve ekziston doza e caktuar e dyshimit.

Metoda tjetër rituale tejet efikase është metoda e autosugjestionit, përmes së cilës, si vazhdimësi ndikojmë në vetvete duke rrënjosur gjithnjë mendime pozitive të vetëbesimit. Kështu krijojmë një barrierë të fortë energjetike rreth "Aurës" sonë, e cila pengon çfarëdo ndikimi negativ nga jashtë.

Autosugjestioni duhet të jetë i përhershëm dhe me besim të fortë në suksesin e saj. Kur për veten krijojmë "larva" të forta energjetike pozitive, atëherë në "Aurën" tonë kurrë nuk do të ketë plasaritje për ndikime të padëshirueshme nga jashtë.

Personalitetet e ndryshme me karakter dhe vetëbesim të fortë, kurrë nuk ka mundësi të jenë nën ndikimin e veprimeve nga jashtë: "Aura" e tyre është e mbyllur dhe vepron vetëm në brendinë e vet funksionale.

Adnan Abrashi-NANDA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
MAGJIA E ZEZË DHE NDIKIMI I SAJ
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Magjia e bardhë dhe magjia e zezë
» MAGJIA TE KOSOVARËT
» Magjia Kaotike
» Magjia Kaotike
» Magjia kozmike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T ::  S I M B O L I K E :: M A G J I-
Kërce tek: