PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Veza kozmike dhe pellazgët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Veza kozmike dhe pellazgët Empty
MesazhTitulli: Veza kozmike dhe pellazgët   Veza kozmike dhe pellazgët I_icon_minitimeSun May 06, 2012 11:20 pm

Veza kozmike dhe pellazgët (video)


.Veza kozmike dhe pellazgët Big-Bang
Eurynomi u shfaq e zhveshur nga kaosi!
Menjëherë, ajo kuptoi se nuk ekzistonte asgjë e qëndrueshme ku të shkelte e të qëndronte. Kështu, ajo filloi të kërcente me ritme melodikë.
Me këtë mënyrë ndau detin kozmik nga qielli i gjerë e i pafund.
Në mes të këtyre trillimeve, lindi ajri. Ky u mblodh rreth saj.
Eurynomi e mbajti në duar dhe e fërkonte midis pëllëmbëve të saja, deri kur lindi gjarpri i madh Ofion.
Veza kozmike dhe pellazgët Mitologji
Kur ndeshën njëri-tjetrin, ata u dashuruan dhe menjëherë avancuan në marrëdhënie erotike. Shumë shpejtë, Eurynomi u transformua në një pëllumbeshë të bardhë. Kishte mbetur shtatzënë. Pak kohë më vonë, Perëndesha e Gjithësisë, lindi Vezën e Universit.
Gjarpri u përmblodh shtatë herë rreth Vezës dhe ajo me radhë, në momentin duhur, u thye. Nga brenda vezës, shpërthyen e doli gjithçka që përbën sot Universi. Ndërmjet tyre ishte, Dielli, Hëna dhe Toka. Në Tokë u krijuan malet dhe alpet, lumenjtë, liqenet, detet dhe oqeanet. Në çdo njërin prej tyre, deri dhe në ajër, lindën shumëllojshmëri krijesash dhe organizmash.

Kur çdo gjë u sistemua, Eurynomi dhe Gjarpri zgjodhën për të banuar në territorin e Greqisë lashtë, në malin e saj më të lartë, në Olimp. Çdo gjë shkonte shumë mirë, deri kur Ofion, u lavdërua se falë tij, u krijua gjithçka. Por kjo gjë e zemërojë shumë Eurynomi-n, kështu ajo e dërgoi atë të banojë në një shpellë, por më parë i shpjegojë atij se njerëzit që ishin lindur tashmë, ekzistencën e tyre ia atribuonin një qenie supreme, Perëndeshës së Gjithësisë të cilën e adhuronin.

Gjithmonë para helenët, Pellazgët, sidomos gratë, adhuronin Eurynomi-n si Nënën e Shenjtë tek Femra e Shenjtë.
Madje për shumë mijëvjeçar, ekzistonte tempulli/vendi i shenjtë i Eurynomi-t, aty ku kryqëzoheshin dy lumenjtë, Lymax dhe Nedi, në Arkadi.

Diku aty ndodhej vendi i shenjtë i Eurynomit.
Gradualisht, filloi të mbizotëronte rezonanca, sidomos nga burrat se të gjithë pellazgët lindën nga Ofioni. Madje atë e adhuronin si të Madhin dhe i atribuonin atij gjithçka, në shenjë mirënjohje si i Madhi dhe Gjarpri Gjigand, deri dhe At.
Në këtë mënyrë u nda dhe dashuria e njerëzve kundrejt adhuruesve të tyre dhe kështu gjithmonë kishte një barazi dhe ekuilibër shprehjesh adhurimi kundrejt gjithë forcave pjellore dhe krijuese


Veza kozmike dhe pellazgët Eurymoni

Në vazhdim, Eurynomi krijojë shtatë fuqitë planetare.
Ato ishin; një Titan dhe një Titane.
Fillimisht, krijojë Hyjnorin dhe Hyper-hyjnorin për Diellin.
Më pas Metis dhe Koio-n, për planetin Mërkur.
Tethyn dhe Oqeanin për planetin e Afërditës.
Phoebe-n (perëndeshë e Hënës) dhe Atlantin për Hënën.
Dionin dhe Cjapin për Marsin.
Themidën dhe Euromedën për Jupiterin.
Rea-n dhe Kronin për planetin Tokë.

Pak më vonë, Rea dhe Kroni lindën perënditë e para të Olimpit.

Në videon që vijon, ndiqni me vëmendje detajet për legjendat e krijimit të perëndive dhe pohimet e komentuesit për Pellazgët.
Ju kërkojmë ndjesë për videon pasi ajo është në gjuhën greke, por konsiderojmë se ka një rëndësi të madhe për ne, pasi në të pohohet qartë historia e lashtë, e vërtetë dhe kthjelltësia e mohuar e Pellazgëve
ndiqni videon:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Veza kozmike dhe pellazgët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pellazget dhane qyteterim
» Magjia kozmike
» Anija kozmike Discovery
» Jaht apo anije kozmike?
» Ajshtajni dhe orët kozmike në studimin e bërthamës së Tokës!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: M I T O L O G J I-
Kërce tek: