PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ajshtajni dhe orët kozmike në studimin e bërthamës së Tokës!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Ajshtajni dhe orët kozmike në studimin e bërthamës së Tokës! Empty
MesazhTitulli: Ajshtajni dhe orët kozmike në studimin e bërthamës së Tokës!   Ajshtajni dhe orët kozmike në studimin e bërthamës së Tokës! I_icon_minitimeThu Nov 15, 2012 5:02 am

Ajshtajni dhe orët kozmike në studimin e bërthamës së Tokës!
Ajshtajni dhe orët kozmike në studimin e bërthamës së Tokës! KOha-300x223
Teoria e relativitetit të përgjithshëm dhe orët atomike të saktësisë precize, shumë shpejtë do t’ju lejojnë gjeologëve të hartografojnë thellit e mëdha të nëntokës dhe të oqeaneve, shpresojnë shkencëtar Zviceranë.

Kjo qasje e re,, bazohet në faktin se koha ecën shumë më ngadalë kur fuqia e gravitetit rritet –një dukuri që është quajtur “Zgjerimi gravitacional i hapësirë-kohës” dhe përbënë një konkluzion bazë të relativitetit të përgjithshëm i Ajnshtajnit, e cila përshkruan strukturën e hapësirë-kohës.

Kjo do të thotë se, nëse dikush sinkronizon dy orë të saktësisë precize dhe në vijim, njërën nga këto ora ta zhysë në fundin e një pusi, ora në sipërfaqe do të ecë përpara në krahasim me orën e nëntokës, e cila ndodhet shumë më pranë qendrës së Tokës, kështu që ajo i nënshtrohet fuqisë më të madhe gravitacionale.

Ky është një nga arsyet për të cilat satelitët e GPS janë të pajisur me orë atomike personale dhe përllogarisin e marrin parasysh efektet relativiste për të dhënë pozicionin e saktë.

Tashmë, saktësia e orëve atomike ka arritur në nivelet që kërkohen për të dalluar fenomenin Tokë, madje siç dhe pohon kreu i ekipit të shkencëtarëve nga Zvicra, Ruxandra Bontareskou: “Në vitin 2010, orë atomike të saktësisë precize, matën diferencën e kohës ndërmjet tyre, me njërën orë të vendosur vetëm 33 cm, mbi tjetrën!”.

Ajshtajni dhe orët kozmike në studimin e bërthamës së Tokës! Nje

E gjithë idejka është që gjeologët të sinkronizojnë dy orë atomike, në nivelin e sipërfaqes së detit dhe në vijim do të transferojnë njërën nga orët në thellësinë e tokës në zonën ku duan të kryejnë matjet dhe studimet. Çdo diferencë në ritmin e kohës, do të zbulonte se çfarë fshihej në nëntokë në këtë zonë!

Për shembull, nëse nëntoka fsheh një boshllëk të një shpelle të madhe, fusha gravitacionale lokalishtë më e dobët, kështu që ora që ndodhet në sipërfaqe, pra sipër shpellës do të ecë më shpejtë.
Në të kundërt, nëse në nëntokë fshihet një depozitë e madhe me minerale të pasura me hekur, që ka një njësi maze më të madhe dhe rritë zona lokale gravitetin, kështu koha do të eci lehtë më ngadalë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ajshtajni dhe orët kozmike në studimin e bërthamës së Tokës!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lëshohet me sukses anija e parë kozmike private
» Anija kozmike Discovery
» Jaht apo anije kozmike?
» Veza kozmike dhe pellazgët
» Europa do të shpenzojë 13 miliardë euro për misione kozmike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I-
Kërce tek: