PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Legjenda e ciftit ''gojembyllur''

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Green Line




Numri i postimeve : 62
Pikët : 107
Reputation : -15
Join date : 23/02/2012

Legjenda e ciftit ''gojembyllur'' Empty
MesazhTitulli: Legjenda e ciftit ''gojembyllur''   Legjenda e ciftit ''gojembyllur'' I_icon_minitimeTue Feb 28, 2012 3:06 am



Legjenda e ciftit ''gojembyllur''



Legjenda e ciftit ''gojembyllur'' I-pari-qe-do-te-flase

Para shumë vitesh, në një shtëpi të bukur jetonte një çift i pangopur. Një ditë prej ditësh, një komshi u solli një pjatë me ëmbëlsira orizi. Burri dhe gruaja i hanin me kënaqësi të madhe, deri kur më në fund panë se kishte mbetur vetëm një.

Që të dy donin ta hanin, por për t’iu shmangur sherrit preferuan të vinin një bast. Ëmbëlsirën do ta hante ai që do të rrinte i heshtur për më shumë kohë nga tjetri.

Që nga ai çast burri dhe gruaja ishin ulur karshi njëri tjetrit pa shkëmbyer asnjë fjalë. Shiheshin vazhdimisht, nga njëra anë, që të hapnin muhabet, dhe nga ana tjetër, se mos ndonjëri prej tyre hidhte dorën dhe hante ëmbëlsirën e fundit.

Pas disa ditësh, hyri një hajdut në shtëpi. Nuk dëgjoi asnjë zhurmë, mendoi se të zotët mungonin, filloi të rrëmbente çdo send me vlerë që i dilte para syve. Duke ecur arriti deri te dhoma ku qëndronte çifti… nën hundën e tyre vazhdoi të vidhte pa problem.

Ata vazhdonin të mos thonin asgjë, dhe hajduti mendoi se ishin shurdhmemecë. Kështu, pasi mbushi thesin, vendosi që të merrte me vete dhe gruan. E hodhi mbi sup. Ajo filloi ta qëllonte, por e heshtur. Vetëm në çastin kur e nxorri jashtë shtëpisë i foli të shoqit:

- “Do ta lësh të më marrë me vete, pa i thënë asnjë fjalë?”

- “Ti fole e para! Kështu që unë do ta ha ëmbëlsirën e fundit” iu pergjigj ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Legjenda e ciftit ''gojembyllur''
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Legjenda e Iba-s se plotfuqishëm
» Legjenda e FETONES
» Legjenda e Mujit dhe Halilit
» Legjenda e Djallit te Jersey
» Legjenda fshatarit Vuzu,qe u be mbret

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: M I T O L O G J I-
Kërce tek: