PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 CIA, Hollivudi dhe programet e kontrollit të trurit…

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

CIA, Hollivudi dhe programet e kontrollit të trurit… Empty
MesazhTitulli: CIA, Hollivudi dhe programet e kontrollit të trurit…   CIA, Hollivudi dhe programet e kontrollit të trurit… I_icon_minitimeFri Apr 13, 2012 4:10 am

CIA, Hollivudi dhe programet e kontrollit të trurit…

CIA, Hollivudi dhe programet e kontrollit të trurit… 3501748744_ae0a459c67-300x235

Në Amerikë, asgjë nuk është e rastësishme. Jo vetëm kaq, por edhe filmat e Hollivudit në fillim të viteve 50, nuk ishin të rastësishëm. Filmat Hollivudian të viteve 50-të kishin në epiqendrën e tyre promovimin e sloganit të madh amerikan “American Dream”, pra e ashtuquajtur; Ëndrra Amerikane si dhe standardin e lartë të jetesës së familjes amerikane.

Ajo që duhet të theksohet më shumë, është fakti tronditës qe më 13 prill, 1953, CIA filloi programin e saj të fshehtë, gjigand të koduar “Mind Control”, program i cili përfshinte në planin e tij shumë shtete të Amerikës pa dijeninë e tyre, askush nuk duhej të dinte për këtë projekt kaq të madh dhe ajo që ishte më domethënëse për elitën dhe udhëheqësit e këtij programi, ishte ruajtja e fshehtësisë së tij!
Sigurisht mbas një programi të tillë kaq të fshehtë, që zbatohet në dëm të individit dhe pa dijeninë e tij, lind pyetja: Cili ishte qëllimi? Ndoshta promovimi i mendimit irracionalë, përmes përdorimit të substancave që krijojnë një “tjetër” personalitet të një personi tjetër dhe ky të komandohej lehtë, ndërkohë, problemet që shfaqeshin, ishin shumë më të mëdha, si shëndetësore fizike dhe mendore.

Sot, shumë hulumtues, psikolog, historian dhe ish agjent të shërbimeve sekrete amerikane, pohojnë se arsyeja e gjithë këtij eksperimenti kaq të fshehtë ishte “Lufta e Ftohtë”, me qëllim që SHBA-të të ishte gati për t’u përballur me Bashkimin Sovjetik dhe Kinën.

“Shpëlarja e Trurit”, ishte përgjigja e CIA-s, kundrejt shërbimeve sekrete të Rusisë dhe Kinës.

Të gjitha këto detaje i ka bërë të ditur për herë të parë ish-agjent i CIA-s, John Marks në 1977, ndërsa projekti MK ULTRA, ishte ndërprerë në vitin 1973.

albobserver.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
CIA, Hollivudi dhe programet e kontrollit të trurit…
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Krijimi i nje sistemi i afte te kontrolloje cdo njeri nepermjet kontrollit te mendjes
» Plani i “pushtimit të trurit”
» Lajthitjet rreth trurit të njeriut
» Pentagoni eksploron “shpëlarjen e trurit”?
» Shkencëtarët lexuan mendimet e pacientit me disfunksionim të trurit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE ::  K O N S P I R A C I O N-
Kërce tek: