PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Plani i “pushtimit të trurit”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Plani i “pushtimit të trurit” Empty
MesazhTitulli: Plani i “pushtimit të trurit”   Plani i “pushtimit të trurit” I_icon_minitimeFri Apr 13, 2012 4:09 am

Plani i “pushtimit të trurit”
Plani i “pushtimit të trurit” Kontrolli-i-trurit1

I biri i ish-senatorit të Massachusetts, Edward Kennedy dhe nipi i Presidentit John F. Kennedy, ka krijuar së bashku me një ekip shkencëtarësh të neurokirurgjisë, iniciativën; Një Mendje për Hulumtim me qëllim përmirësimin e financimit dhe konsolidimin e përpjekjeve në studimin e trurit.

Patrick Kennedy argumenton se kjo fushat i përket të gjithë amerikanëve: Forcat ushtarake, që kanë një përqindje të lartë të vetëvrasjes, fëmijë që prindërit t tyre vuajnë nga Alzheimer’s, prindër me fëmijë, të cilët janë me autizm, gjithkush që një të afërm i cili vuan nga sëmundja e tokës, depresioni, Parkinson etj.

Më 25 maj, kur mbushen plot 50-vjet nga fjalimi i xhaxhait të tij, John F. Kennedy, kur njoftoi synimin e tij për të dërguar një njeri në Hënë, ekipi do kryej një konferencë tre-ditore në Bibliotekën Presidenciale John F. Kennedy, ku Nënkryetari i SHBA-ve, John Biden do të mbaj fjalimin kryesor.



Plani dhjetë-vjeçar



Ekipi do të shpallë një plan dhjetë vjeçar për Neuroscience dhe do të tregojë të gjitha qëllimet në fusha të tilla si gjenetika dhe qelizat dhe duke u përpjekur për të dhënë shkencëtarëve qasje të lirë në të gjitha të dhënat dhe anketat. Ky grup përfshin edhe përfaqësues të qeverive, grupe të avokatëve mbrojtës, si dhe kompani farmaceutike. Qëllimi i këtij grupimi të madh njerëzish është që të grumbullojnë 5 miliardë dollarë me anë të bamirësive dhe donacioneve, si dhe një 1 miliard dollarë nga fondet federale.

Patrick Kennedy argumenton se truri është kufiri i fundit mjekësore që mbetet për t’u hulumtuar dhe kështu ai na fton në një “mision në hapësirën e universit të brendshme” në një përpjekje për të ndezur të njëjtën flak e idealizëm, siç ndodhi në kohën kur u bë thirra përkatëse për pushtimin e Hënës.

Gjatë qëndrimit të tij në Kongresin Amerikan, Patrick Kennedy kishte bërë flamur promovimin e çështjeve që lidheshin me shëndetin mendor. Ai kishte tentuar dhe kishte nxit përpjekjet për një projekt-ligj i cili do tu kërkonte kompanive të sigurimit, që të trajtonin shëndetin mendor në baza të barabarta me sëmundjet fizike.



Përvojat personale


Në të vërtetë, ish-senatori flet hapur në lidhje me rastin që ka implikime personale. Halla e tij, Rozamari Kennedy, ishte me aftësi të kufizuara mendore dhe thuajse pjesën më të mashe të jetës së saj e ka kaluar në Institucione Psikiatrike të ndryshme. Xhaxhai i tij, Sargent Sriver vuante nga Alzheimer’s, ndërsa babai i tij vdiq nga kanceri në tru, një sëmundje që “ndikoj në vetë ekzistencën e tij”, siç kishte deklaruar më vonë Patrick Kennedy.

Patrick Kennedy, kishte përballur publikisht problemet e tilla, si dhe depresionin e tij. Ai hynte dhe dilte shpesh herë në Psikiatri të ndryshme që kur ishte në shkollë të mesme, madje edhe kur ai ishte senator.

Megjithatë, kryevepra e jetës së tyre është iniciativa e Një Mendje për Kërkime, që do të pasuronte njohurit tona lidhur me funksionin e trurit, gjë të cilën Patrick Kennedy e konsideron një çështje kyç në sigurinë kombëtare të SHBA-ve. Ai nënvizon se traumat në tru, janë trauma ‘firmë’ si pasoj e të luftërave në Irak dhe Afganistan, qofshin ato trauma natyrale ose stres traumatik dhe thekson se një numër shumë i madh ushtarësh, vuajnë nga traumat psikike ‘aftësi të kufizuara afat-gjatë’, pa trajtim efektiv.

.albobserver.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Plani i “pushtimit të trurit”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajthitjet rreth trurit të njeriut
» CIA, Hollivudi dhe programet e kontrollit të trurit…
» Pentagoni eksploron “shpëlarjen e trurit”?
» Shkencëtarët lexuan mendimet e pacientit me disfunksionim të trurit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T-
Kërce tek: