PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Feja Hebreje Hebraizmi

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Apr 08, 2012 3:31 am

Rrymat e reja në hebraizëm

Pas Revolucionit Francez,u zhvillua koncepti që hebrenjtë mos të shikohen si të “syrgjynosur” dhe filloi t’u njihet e drejta e shtetësisë.Të drejtën e tyre civile në Gjermani e fituan më 1848,në Angli më 1858, kurse në Itali më 1870. Më këto zhvillime hebrenjtë për herë të parë filluan të mendojnë për ndryshime në jetën fetare. Duke i ndryshuar qëndrimet e mëhershme, që ishin të mbyllura ndaj botës së jashtme, hapën gettot e tyre.

Kjo hapsirë për hebrenjtë europianë kishte një karakter revolucionar.Vetëm se kjo nevojë nuk ishte vetëm për një getto të jashtme, por ishte edhe për një getto të brendshme.Nevoja e liberalizmit fetar vazhdoi edhe nëshek. XIX dhe XX. Për shkak të këtyre dukurive jashtë vendit lindën reagime të quajtura “antisemitizëm”, kurse në mesin e hebrenjve u hap edhe rruga e komentimit dhe diskutimit ortodoks, konservator dhe liberal të termave fetarë, si adhurimet, ligji etj.

Së pari, rrymat ekstreme të liberalizmit dhe të cionizmit, filluan të krahasohen besimet e rretheve të ndryshme me format ekzistuese të tyre. Për zgjidhjen e problemeve, paralel me rrymat nacionaliste europiane,shpresë për zgjidhjen e tyre me kërkimin e “të drejtës nacionale” dhe me formimin e shtetit nacional, forcuan rrymën politike dhe fetare, që është cionizmi. U kristalizuan edhe grupet e ndryshme fetare.


a. Hebraizmi orodoks

Është një bashkësi kundër modernizimit të fesë. Është zhvilluar në shek. XIX dhe XX.Kjo mbron tradicionalitetin e zhvilluar shekuj me rradhë. Tevratin, Talmudin, veprat e tjera klasike dhe mendimet tradicionaliste i mbajnë larg çdo kritike. Kundërshton rikomentimin e ligjit dhe të Librave të Shenjtë. Sepse këtë e vlerëson si largim nga feja. Respektimin e ndalimeve në lidhje me ushqimet dhe me adhurimin, e vazhdon në mënyrë ekstreme. Sot është edhe fraksion zyrtar i shtetit izraelit.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Apr 08, 2012 3:33 am

b. Hebraizmi reformues

Nëpërmjet veprave të Moses Mendelsohnit (1729-1786), që janë nën ndikim të revolucionit francez, është ndikuar në komunitetin, që e vazhdon tradicionalizmin. Ndikimin kryesor të tij e paraqiti në mes të hebrenjve në Amerikë.

Parimet e këtij komuniteti janë:

1. Ata nuk pranojnë botën tjetër dhe ringjalljen.
2. Nuk presin Mesian person.
3. Hebraizmin nuk e vlerësojnë si komb, por, si komunitet.
4. Nuk e pranojnë në tërësi Ligjin tradicional, por e pranojnë me një seleksionim të përshtatur për jetën moderne.
5. Dhiatën e Vjetër dhe Talmudin nuk i respektojnë në tërësi dhe, gjithashtu, e diskutojnë edhe burimin hyjnor të tyre.
6. Parimet e Sabatit dhe Kasherit nuk i respektojnë.
7. Lëvizjen e konvertimit në hebraizëm nuk e kufizojnë.
8. Në sinagogë burrat dhe gratë ulen bashkë.
9. Adhurimet i kryejnë në gjuhën e shtetit ku jetojnë.



c. Hebraizmi konservator

Ka lindur si reagim ndaj hebraizmit reformues. Dallimi nga ortodoksët është se këta adhurimin e tyre, në vend që ta bëjnë në ibranishte, e bëjnë në anglishte. Nuk e refuzojnë ligjin e vjetër hebraik, vetëm e pranojnë ndryshueshmërinë e tij. Në sinagogë burri dhe gruaja ulen pranë njëri-tjetrit. Janë kundër martesës nga jashtë.
Në këtë komunitet, hebraizmi konservator, nën udhëheqësinë e hebreut me emrin Mordacai Kaplan, ka lindur edhe një rrymë e quajtur “rekonstruksionistët”, dhe është afër mendimeve reformiste.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Apr 08, 2012 6:46 am

Qëndrimi i hebraizmit ndaj feve të tjera

Sipas Halahasë ata që nuk janë hebre ndahen në dy grupe, “nuhitët” dhe “idhujtarët”. Nuhitë
janë ata që pranojnë shtatë ligjet themelore të bazuara në monoteizmin e profetit Noah/Nuh.

Këta parime janë:
1-Mosadhurimi i idhujve,
2-Ikja nga mosbesimi,
3-Qëndrimi larg tradhëtisë bashkëshortore (zinasë) me të afërmit e familjes,
4-Respektimi i drejtësisë,
5-Mosderdhja e gjakut,
6-Mosvjedhja,
7-Mosngrënia e mishit bashkë me gjakun (mosshkëputja e një cope mishi nga kafsha e gjallë).


Sipas Maimonidesit, respektuesit e këtyre parimeve quhen “gjysëm të udhëzuar”, dhe në të dy botërat arrijnë shpëtimin. Ata, sipas punës që kanë bërë, fitojnë edhe shenjtëri, gjegjësisht arrijnë shpëtimin.

Islami dhe krishterimi numërohen prej feve nuhite/noahite. Ato, sipas hebraizmit, kanë shërbyer për përhapjen e monoteizmit. Vetëm se, kalimi i një hebreu në islam ose në krishterim llogaritet mëkat i madh, sepse hebreu që e ka braktisur hebraizmin e ka prishur “marrëveshjen” që e ka me njerëzit dhe me Zotin.

Hebraizmi, edhe pse muslimanët i quan nuhitë, islamin e quan të vjedhur nga hebraizmi.Hebrenjtë Muhamedin (a.s.) nuk e pranojnë si profet,vetëm se pranojnë një afërsi serioze me muslimanët. Prej çështjeve të përbashkëta të të dyja feve janë mosfutja e fotografive në tempuj,mosngrënia e mishit të derrit dhe synetimi. Islamin e shohin më afër hebraizmit, se sa krishterimin. Kurse politeistët dhe idhujtarët, të cilët përbëjnë grupin e dytë, sipas hebraizmit, nuk kanë asnjë lloj shprese për shpëtim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Feja Hebreje Hebraizmi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi - Faqe 2 I_icon_minitimeTue May 08, 2012 8:48 am

Judaizmi është religjioni i popullit hebre. Në botë sot jetojnë 12 milion njerëz të kësaj përkatësie religjioze: 6 milionë në SHBA, 2 milion në shtetin e tanishëm të Izraelit, ndërsa, 4 milionë të tjerë, janë të shpërndarë kudo në botë. Më së shumti në Rusi dhe në Evropën Perëndimore. Në emër të pastrimit etnik dhe racor, gjatë gjenocidit famëkeq të viteve 1939-1945, të kryer në kohën e regjimit fashist të Hitlerit, janë zhduk 6 milion çifutë.






Historiku i shkurtë i judaizmit si religjion.

Patrisiejët, Abrahami, Isaku dhe Jakovi, konsiderohen dhe çmohen si themeluesit e popullit hebrenj. Kah vitet 1800 p.e.s Abrahami (h.z.Ibrahimi) kalon nga shteti i atëhershëm i Mesopotamisë, në KANNAN- tokë e premtuar, që më vonë, do të njihet si PALESTINA. Gjatë urisë së madhe, fëmijët e Jakobit, shpërngulen në Egjipt, ku më vonë, pasardhësit e tyre shndërrohen në robër të faraonit-sundimtarit të gjithëfuqishëm të shtetit të atëhershëm të fortë të Egjiptit. Ashtu sikurse është treguar edhe në Bibël, tek diku rreth viteve 1250 p.e.s. Mojsiu e nxjerr dhe e shpëton popullin e vetë nga robëria egjiptiane. Kjo ngjarje biblike është e njohur si "eksod"- apo "DALJE NGA ROBËRIA" dhe marshimi në drejtim të "TOKËS SË PREMTUAR". Gjatë rrugës së eksodit të madh, të paraprirë nga Mojsiu, Zoti, në malin SINAJ, lidh Besëlidhjen e Madhe me popullin e izraelit. Kjo besëlidhje mbështetet në 10 pika themelore të njohura edhe sot si "10 urdhëresa të Mojsiut"


Ndarja e judaizmit


Judaizmi si religjion, që nga themelimi i saj e gjer më ditët e sodit, ka pësuar shumë ndryshime evolutive të përshtatjes së saj kohërave dhe realiteteve të caktuara shoqërore nëpër të cilat ka shtegtuar populli hebre. Kështu, gjatë historisë mijëvjeçare të ekzistimit të këtij religjioni, edhe pse ajo në esencë e ka ruajtur tërësinë e vetë strukturale, me kohë janë zhvilluar këto rryma: JUDAIZMI ORTODOKSAL, JUDAIZMIN PROGRESIV, JUDAIZMIN KONZERVATIV dhe në CIONIZMIN.
1. JUDAIZMI ORTODOKSAL paraqet judaizmin tradicional i cili njeh dhe rreptësishtë i kultivon dhe respekton ligjet dhe rregullat e vjetra duke pranuar autoritetin e pacenueshëm të rabinit si udhëheqës shpirtëror i popullit hebre;

2. JUDAIZMI PROGRESIV, në praktikë prezantohet nga dy lëvizjet: LIBERALE dhe të REFORMUAR.
Judaizmi Liberal është themeluar gjatë shekullit 18 në Evropë. Kjo lëvizje mbështet një qëndrim kritik ndaj Biblës dhe rregullave përgjithësisht të pranuara etike, kundrejt judaizmit ritual dhe atij të kufizuar.
Judaizmi i Reformuar vazhdon me traditën e njëjtë, por pranon edhe një qasje më hulumtuese dhe më kritike ndaj judaizmit historik - tradicional. Zvogëlon potencimin e shprehur, sikur të riteve të tepruara, ashtu edhe "partikularizmin", gjegjësisht, nacionalizmin religjioz të bazuar në drejtën historike të kthimit të popullit hebrenj në SION, pastaj besimin e pritjes së ardhjes së një profeti hebre që do ta shpie popullin drejtë Mbretërisë hyjnore etj.

3. JUDAIZMI KONZERVATIV është një degë apo rrymë e religjionit çifut e cila u themelua në shekullin 19. Nisma dhe prezenca e e saj më e madhe është në SHBA. Kjo rrymë qëndron diku në mes të judaizmit ortodoksal dhe progresiv.
E pranon autoritetin e pacenueshëm të Rabinit dhe është e orientuar kah parimet e lashta të misticizmit burimor.
Judaizmi Konservativ është i prezantuar me dy rrymat e saja karakteristike shpirtërore:


- KABALAN, e themelua në shekullin 13 në Spanjë. Kjo rrymë kultivon metodat dhe traditën rituale të lidhjes shpirtërore me Zotin përmes MEDITIMIT ;


- HASIDIMI, e themeluar në shekullin 18 në Evropën Perëndimore. Kjo rrymë, në krahasim me të parën, kultivon metodat e lidhjes shpirtërore me Zotin përmes lutjes së thelluar, e cila bëhet, pasi që, paraprakisht, është arritur një gjendje e caktuar shpirtërore.


4. CIONIZMI është një lëvizje jo vetëm e pastër religjioze por ka edhe karakter politik Është tejet nacionaliste dhe mbështet në të gjitha rrymat tjera ekzistuese. Kultivon të drejtën historike të kthimit të popullit hebrenj në "tokën e premtuar" biblike.
Për herë të parë është shfaqur në shekullin 19 në Evropë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë krijimit të shtetit të sotëm të Izraelit.





Parimet e besimit çifut





Si parim themelor ku mbështetet judaizmi si religjion është besimi në një ZOT . Sipas religjionit hebrenj, as Bibla dhe as shkrimet tjera të shenjta, nuk e konstatojnë ekzistimin e Zotit, por vetëm e vërtetojnë atë si gjithëpërfshirës, pa veti dhe formë, i vërtetë dhe absolut. Andaj, përgjithësisht mund të klasifikojmë se besimi hebre mbështetet në këto13 parime thelbësore:


1. Ekzistimi i Krijuesit madhor dhe absolut;


2. Krijuesi madhor është i tërësishëm;
3. Krijuesi është frymë e shenjtë (qenie jo fizike);
4. AI është i përhershëm;
5. Obligimi i shërbimit dhe nënshtrimit vetëm ndaj TIJ;
6. Pranimi i ekzistimit të profetëve;
7. Profeti Mojsiu është profet mbi të gjithë profetët tjerë;
8. Besimi në shpallja e Ligjit të Mojsiut në malin e Sinait;
9. Pacenueshmëria e aplikimit dhe respektimit të Ligjit të përcaktuar hyjnorë nga ana e besimtarëve;
10. Zoti është i gjithëdijshëm;
11. Dënimi dhe shpërblimi arrihet në këtë botë;
12. Pritja e ardhjes edhe të një profeti nga rendi i gjakut mbretëror hebre;
13. Ringjallja pas vdekjes.





Librat e shenjta në judaizëm,





1. BIBLA , apo ndryshe "shkrimi", paraqet një cikël shkrimesh të shenjta të shkruara gjatë periodës 1000 vjeçare;


2. TORA, apo ndryshe "Ligji", përbëhet nga pesë librat të prura nga Mojsiu;
3. MISHNA, apo ndryshe "përsëritja", përbëhet nga rregullat e rrepta etike të sjelljes religjioze për besimtarët;
4. TALMUD, apo ndryshe "predikimi", është po ashtu shkrimi i shenjtë ku bazohet besimi çifut. Ndërtohet nga dy librat: "Talmudi Palestinez" dhe "Talmudi Babilonase". Mbështetet në MISHNA dhe shkrimet tjera të shenjta plotësuese.


Familja tek hebrenjtë



Baza themelore ku mbështetet besimi hebre është familja, e cila konsiderohet më e lartësuar edhe sa vetë Sinagoga (tempulli fetar). Hebrenjtë i japin një rëndësi të veçantë familjes dhe raporteve të brendshme ndër-familjare në mes të anëtarëve të saj, andaj edhe shumë festa të shenjtëruara janë shenjtërime familjare. Njëra ndër këto festa të shenjta padyshim është edhe SHABATI, dita e shtune, e cila konsiderohet si ditë e pushimit javor. Tek çifutët dita e zakonshme fillon me lindjen dhe perëndimin e Diellit, ashtu që SHABATI i cili është e shtune, fillon në mbrëmjen e së premtes.
Para se të perëndoj dielli, shtëpiakja (nikoqirja) ndez "dritat e shabatit" dhe fillon me lutjen e zakonshme që ia dedikon mirëqenies dhe begatisë familjare. Anëtarët meshkuj të familjes, në këtë çast, mund të jenë së bashku me nikoqiren e shtëpisë ose ata gjenden në Sinagogë. Gjatë darke, tavolina solemne festive e Shabatit është e mbuluar me mbulesë të pastër. Mbi të gjenden dy copa buke dhe një gotë me verë. Para se të fillohet të darkohet, kryefamiljari, në prezencën e të gjithë anëtarëve të familjes rreth tavoline, lavdëron dhe bekon punën e palodhshme të bashkëshortes, lexon citate nga Bibla dhe shkrimet tjera të shenjta që kanë të bëjnë për moralin familjare, i lutet Zotit, krijuesit të gjithëfuqishëm me falënderim për begatinë dhe mirëqenie, dhe në fund, ai i bekon të gjithë anëtarët e familjes. Në fund, këput një copë bukë për vete dhe pinë nga gota e verës. Më pas, kështu veprojnë të gjithë anëtarët tjerë të familjes që në at moment janë prezent rreth tavolinës së darkës festive.





Sinagoga





Fjala "Sinagoga" në gjuhën e hebrenjve do të thotë "Kuvend" apo "Megjlis". Ky tempull i shenjt për hebrenjtë nuk është vetëm një kult religjioz, por edhe vatër e edukimit dhe kultivimit të jetës shoqërore dhe politik të këtij populli në përgjithësi. Në Sinagogë, besimtarët zakonisht takohen në mbrëmjen e së premtes për ta shënuar fillimin e Shabatit dhe në mëngjesin e së shtunës.
Sinagoga si një kult fetar, ka formën e katërkëndëshit. Në pjesën e përballmë nga hyrja është oltari në të cilin gjendet ARKA me shkrimet e shenjta, e cila është e kthyer kah Jerusalemi. Në tri pjesët tjera përreth oltarit ku është vendos Arka e shenjt, janë karriget dhe bankat për besimtarët, të cilët sa qëndrojnë në brendi të Sinagogës dhe i kryejnë ritet tradicionale fetare, patjetër në kokë mbajnë kapela karakteristike ovale si dhe shallin e bardhë të hedhur rreth krahëve. Kështu veprojnë besimtarët meshkuj, ndërsa besimtaret femra i mbulojnë vetëm kokën dhe nuk kanë shall rreth krahëve.
Në judaizmin ortodoksal, femrat në Sinagogë janë të ndara nga meshkujt.
Ritet fetare në Sinagoga udhëhiqen nga Rabini, prijësi apo mësuesi shpirtëror fetar.


Rregullat e besimit


Si karakteristikë e besimit çifut është lutja që aplikohet patjetër 3 herë në ditë. Më pas, vjen respektimi i rregullave të rrepta gjatë përzgjedhjes së ushqimit dhe parimet e sjelljes morale në shoqëri. Si shenjë e besëlidhjes së parë të Zotit të bërë me Abrahamin në malin e Sinait, çifutët aplikojnë rrethprerjen e mishit të prepucit , apo ndryshe synetin. Fëmija menjëherë posa të lind, dhe më së largu 8 ditë, duhet të rrethpret mishin e prepucit, gjegjësisht të bëhet synet. Ky ritual tradicionalisht bëhet në shtëpi apo Sinagogë, ndërsa kohën e fundit, gjithnjë e më tepër aplikohet të kryhet nëpër spitale, por patjetër në prezencë të Rabinit i cili aplikimin e ritualit të caktuar fetar.


Festat fetare


- PASHA është një festë e rëndësishme fetare e cila kremtohet në pranverë dhe zgjat 8 ditë. Me këtë ditë përkujtohen vuajtjet dhe dalja e popullit hebrenj nga Egjipti.


- "Të pesëdhjetat" apo SHAVUOD-i , është kremte fetare e cila festohet 7 javë pas PASHA-së. Ndërlidhet me mbarimin e të korrurave dhe bereqetit e tokës, por ka të bëjë edhe me shënimin e fillimit të pranimit të Ligjit nga Abrahami në malin Sinaj
- SUCCUT- feste fetare e gëzueshme që shënon vjeljen e suksesshme dhe kremtohet në vjeshtë. Pasohet me lutje që i dedikohen shiut dhe të vdekurve. Për këtë festë, hebrenjtë praktikojnë që me tenda të mbaruara nga drunjtë dhe fletët e drurëve të dalin në mal (jashtë shtëpive), duke përkujtuar kështu kalimin e të parëve të tyre nëpër shkretinë gjatë eksodit të madh.
- PURIM- festë fetare që shënon kujtimin e daljes së hebrenjve nga mbretëria persiane, ngjarje kjo e shënuar në shkrimin e shenjët titulluar ASTERI. Kremtohet kah Pranvera e hershme dhe përcillet me mbajtjen e karnavaleve.
- VITI I RI (ROSH HASHANAH) - është fillimi i kalendarit religjioz hebrej. Festohet me arritjen e vjeshtës së hershme. Kjo festë konsiderohet si momenti më i përshtatshëm kur besimtari duhet të filloj me planet për konsolidimin e përgjithshëm të jetës së vetë.
- YOM KIPPUR - Apo ndryshe quhet "Dita e Pajtimit". Kremtohet në ditën e 10 të Vitit të Ri. Shënohet me abstenimin 24 orë nga ushqimi dhe uji, si shenjë e pendimit para Zotit për mëkatet e individëve dhe të tërë bashkësisë.





Adnan Abrashi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Feja Hebreje Hebraizmi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi - Faqe 2 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Feja Hebreje Hebraizmi
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Ateizmi, morali dhe feja
» PSe e ka ndaluar Feja Islame kamaten !
» Shkenca dhe feja, dy stade të ndryshme të zhvillimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I :: J U D A I Z M I-
Kërce tek: