PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Feja Hebreje Hebraizmi

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeSun Mar 18, 2012 2:49 am

Feja Hebreje Hebraizmi

Hebraizmi është njëra prej feve më të vjetra që ende jeton. Nuk është e qartë a është fe apo komb. Në historinë e feve zë vend të posaçëm. Këtu janë të përziera feja dhe nacioni dhe është shumë vështirë që këto të ndahen njëra prej tjetrës. Shprehja në tregimin Balam në Dhiatën e Vjetër, ndriçon pozitën e hebraizmit.

1. Nëse kjo situatë speciale do të shprehej me një thënie moderne, atëherë mund të thuhetse hebraizmi është një bashkim i besimit dhe nacionit,që kanë të njëjtën gjenezë biologjike dhe të njëjtën shoqëri fetare.Supozohet se në botë ka përafërsisht 15–20 milionë hebrenj. Nga këta, 3 milionë jetojnë në Izrael,6 milionë në ShBA, ndërsa të tjerët si grupacione minoritare jetojnë në shtete të ndryshme të botës.

Sipas transmetimit si nevojë e premtimit që Perëndia i ka bërë profetit Abraham/Ibrahim, nga gjeneza e të cilit rjedh ky popull, ai (populli izraelit) është izgjedhur nga popujt e tjerë dhe është dërguar në gadishullin Sinai, ku i është dhënë edhe Dhiata e Vjetër/Tevrati.

Termi jahudi (hebre): Emri i djalit të 4 nga 12 djemtë e profetit Jakob ishte Juda ose Jehuda,ai më pas u bë babai i fisit Jehuda. Pas vdekjes së Solomonit shteti u nda në dy pjesë. Njërës prej tyre, mbretërisë jugore i jepet emri Jahuda. Ky emër për fiset dhe anëtarët e mbretërisë filloi të përdoret pas syrgjynosjes në Babiloni dhe gradualisht u bë një emër gjeneral.

Israil: është nofka e Jakobit/Jakubit. Ky emër i është dhënë atij në kuptimin “ai që merret me fatin”.

2. Më vonë u bë emër i fisit, ndërsa pas Solomonit u bë emër i shtetit verior. Sot është emër i Republikës Izraelite të formuar në 1948 në Palestinë. Populli njihet me emrin izraelitë. Në vende të ndryshme në Kur’an shpesh përmendet fjala “Beni Israil” (Bijtë e Izraelit), me të cilën përcaktohen hebrenjtë.

Ibrani: kjo fjalë rrjedh nga fjala “Ibrim”. Bazohet në fiset me emër “Ibri” ose “Hibri” të cilët në shek. XIV para e.s. kanë jetuar në Kenan (Palestinë). Kurse në hieroglife kjo fjalë kalon si “Hapiri”. Ky popull herët ka bërë marrëveshje me Bijtë e Izraelit, më vonë duke u mbështetur në babain e fisit me emër “Eber” është përzier me ta. Ndërkaq vetë hebrenjtë nga të huajt njihen si “Ibrim” (Eber), që ka kuptimin “Ata të cilët banojnë në anën tjetër të lumit Jordan”. Edhe emri “ibranish”, që është gjuhë e Dhitaës së Vjetër, rrjedh nga kjo rrënjë.

Musevi: Ka kuptimin ithtarët e Moisiut, i cili konsiderohet nga ata si themeluesi i fesë hebraike. Sot këto katër terma përdoren në të njejtin kuptim. Për ata që cilët jetojnë në shtetet krishtere përdoret termi “ashkenazë” ndërsa për ata që jetojnë në shtetet islame përdoret termi “sefaradë”. Para krijimit të shtetit Izraelit në atë rajon ka patur 65.000 hebrenj. Shpërngulja atje e hebrenjve ashkenazë dhe sefaradë e ka rritur dukshëm numrin dhe numri i popullatës në Izrael sot është përafërsisht 3 milionë. Dendshmëria më e madhe e tyre është në ShBA, numri i të cilëve arrinë në 6 milionë. Pas kësaj pasojnë Rusia dhe Franca.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeSun Mar 18, 2012 2:54 am

Moisiu

Moisiu llogaritet si themelues i fesë hebraike. Për këtë edhe kësaj feje i thuhet musevizëm.Sipas mendimit gjeneral, Moisiu/Musai ka jetuar në vitet 1250 para e.s. Emri i tij sqarohet në forma të ndryshme. Sipas pjesës “Ekzodusi” të Dhiatës së Vjetër, emri i tij ka kuptimin “i nxjerrur nga uji”.Me siguri fjala Mashe në ibranishte, mund të jetë një fjalë që në gjuhën e vjetër egjiptiane, ka kuptimin “Zoti dha”.

Sipas transmetimeve të Dhiatës së Vjetër, Moisiu është prej fisit Levi. Nëna e tij është Yohabed, ndërsa babai Anron. Është nip i brezit të pestë të Abrahamit, dhe ka lindur në Egjipt.Në atë kohë Faraoni, për shkak të fallit se në mesin e Bijve të Izraelit do të lindë një djalë që do të bëhet sundimtar i Egjiptit, urdhëron që të vriten të gjithë fëmijët meshkuj. Edhe nëna e Moisiut është inspiruar që fëmijën e saj të mos e dorëzojë dhe t’ia japë atë një mendëshe,ndërsa, nëse paraqitet ndonjë rrezik ta lëshojë atë në lumë.

Nëna që e tajisi atë tre muaj, e futi në një sënduq dhe e la në një anë të lumit. Sënduqin e pa vajza e Faraonit dhe kur ia solli atij, ai në të gjeti një djalë. Nga simpatia që kishte ndaj fëmijës, nuk mundi të lejojë vrasjen e tij, por mori vendim të adoptohet dhe të rritet në saraj.

Vendimin e mbështeti edhe gruaja e Faraonit.Kështu që Moisiu si një princ në sarajin e perandorisë më të fortë botërore të asaj kohe, mori edukimin më të lartë të kohës dhe u përgatit si udhëheqës dhe komandant. Mësoi shkrimin dhe shkencat e kohës. Perëndia në mënyrë indirekte atij ia mundësoi të marrë edukatën që do t’i nevojitet për obligimin që do t’i ngarkohet në të ardhmen.Kur arriti moshën e pjekurisë, një ditë duke shëtitur nëpër qytet, nga që nuk mundi të durojë sjelljen e keqe të një egjiptiani ndaj një hebreu, egjiptianin e goditi me shuplakë. Egjiptiani vdiq.

Moisiu për shkak të frikës se ndoshta ndaj tij do të hakmerren ikën. Që të mos e gjejnë shkoi drejt Medjenit dhe sipas Kur’anit atje u martua me vajzën e një njeriu të mirë plak, ndërsa sipas Dhiatës së Vjetër u martua me Zipparan vajzë e priftit Jesro, dhe vazhdoi jetën si bari.

Literatura islame thotë se ky njeri i mirë është Shuajbi (a.s.), dhe e ka identifikuar me të. Moisiu me vajzën e njeriut të mirë nga Medjeni ka patur dy djem, Gershemin dhe Eliezerin. Ai kur arriti moshën 40 vjeçare, në Medjen krijoi shoqëri me të afërmit e besimit të Abrahamit, të cilët rrjedhin nga fisi i Abrahamit/Ibrahimit (a.s.).

Atë edhe në Medjen e nxorri në plan të parë, ajo që ai ishte dhëndër i njeriut të drejtë dhe të mirë. Atje mësoi klimën dhe rrugët e jetës normale,gjithashtu mësoi edhe burimet e të jetuarit. Ka mundësi që këtu të kishte mësuar njësinë e Zotit(monoteizmin), të cilën nuk ka patur mundësi që ta mësojë në saraj. Gjeti rastin që të vendosë familjen dhe bashkëkombasit e tij në Egjipt.

Në një natë të ftohtë, në shkretirë pa diçka që shndritte dhe kur iu afrua që të ngrohet dhe të marrë prush me vete, u ballafaqua me thirrjen hyjnore (të Zotit). U thirr në detyrën e profecisë.Mori urdhërat hyjnore dhe bashkë me familjen e tij morri rrugën për t’u kthyer në Egjipt. Për shkak të vështirësisë së tij në të folur, u lut që vëllai i tij Aroni të jetë ndihmësi i tij dhe lutja iu pranua. U obligua që sundimtarin e Egjiptit Faraonin ta thirrë në besim në një Zot, ndërsa popullin ta shpëtojë nga skllavëria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeSun Mar 18, 2012 2:56 am

Përsëri u kthye në sarajin e Faraonit dhe sipas obligimit që kishte, Faraonin dhe ata që ishin rreth tij i thirri në besim në një Zot. Ndërsa nga Faraoni kërkoi leje që popullin e tij në fillim ta nxjerrë nga Egjipti. Edhe pse Faraoni tregoi mirëkuptim në dhënien e lejes, ai më vonë kthen nga vendimi i tij. Moisiu, në këtë rast Musai (a.s.), paraqiti mrekullitë si argument për profecinë/pejgamberllëkun e tij. Por nuk u pranua dhe u fajësua si magjistar. U fajësua edhe me atë se dëshiron ta uzurpojë shtetin dhe forcën politike.

Sepse Faraoni besonte se nëse ata i lë të lirë,ai do ta humbë forcën punuese të shtetit, punët që janë duke u bërë do të mbeten në gjysëm dhe se shteti do të ketë humbje. Një rrezik tjetër ishte se Bijtë e Izraelit do të dalin prej Egjiptit e do të takohen dhe do të bashkpunojnë me armiqtë në veri të Egjiptit dhe kështu që, Egjipti do të jetë në pozitë të vështirë.

Pasi që nuk iu dha leje, Moisiu filloi të përgatitet që Bijtë e Izraelit t’i nxjerrë fshehurazi prej Egjipti. Kur arritën pranë brigjeve të Suezit panë se edhe Faraoni me ushtrinë e tij është duke iu afruar atyre. Në këtë moment kritik, sipas Kur’anit, si mrekulli e Musait (a.s.), Deti i Kuq u nda dhe Bijve të Izraelit iu çel rrugë për kalim. Moisiu dhe ata që ishin me të shpëtuan në sajë të rrugës që u hap në Detin e Kuq. Ndërsa ndjekësit e tyre, Faraoni dhe ushtarët e tij (1224 p.e.s.), u mbytën në valët e ujit.

Mendohet se Bijtë e Izraelit që kur kanë hyrë në Egjipt numri i tyre ka qenë 70 vetë, ndërsa 220 vjet më vonë në Egjipt ata janë bërë me qindra mijëra njerëz.

Faraoni i cili i ka shtypur Bijtë e Izraelit ka qenë Ramses II. (1301-1234 p.e.s). Ndërsa Faraoni,që ka qenë sundimtar në kohën kur Bijtë e Izraelit janë larguar nga Egjipti, ka qenë Minfitani (1290 – 1224), djali i Ramses II. Ngjarja e largimit ka ndodhur në vitin 1224 para e.s.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeSun Mar 18, 2012 3:01 am

Jeta në Sina dhe dhjetë urdhërat

Tubimi i Bijve të Izraelit rreth Moisiut ndodhi ngaqë ata, atë më tepër e shihnin si një lider dhe një komandant që ata do t’i shpëtojë nga skllavëria e egjiptasve dhe jo ngaqë i besonin atij si një profet. Por pasi e humbën rehatinë që e kishin në Egjipt dhe ranë në gjendje të mjerueshme duke poshtëruar Moisiun dhe Aronin, u thanë atyre: „…Ah, le të kishim vdekur nga dora e Zotit në vendin e Egjiptit, ku uleshim pranë tenxhereve me mish dhe hanim bukë sa ngopeshim! Sepse ju na çuat në këtë shkretëtirë që të vdesë nga uria tërë kjo asamble.“

Moisiu, duke u afruar drejt Palestinës (qytetit të Kenanit), me urdhërin e Zotit u largua nga fisi i tij dhe shkoi në malin që ishte porositur nga Zoti. Ky mal, në literaturën islame njihet me emrin Tur-i Sina, ku fjala “tur” ka kuptimin mali, që do të thotë mali Sina. Ky mal në këtë gadishull të Sinasë, nëse është më i larti apo është ndonjë tjetër, është vështirë të dallohet.

Kurse sot me emrin “Mali Sina” është një mal në jug të gadishullit. Njihet edhe me emrin mali Hareb. Moisiu në maje të këtij mali, te i cili shkoi me urdhërin hyjnor, priti 40 ditë me radhë duke agjëruar dhe i bëri lutje të tjera Zotit, mori urdhërat dhe porositë e Tij. Atij në formë të dhjetë urdhërave iu dhanë themelet e besimit dhe sjelljes të cilat duhet t’i realizojë populli.

Edhe ato janë:
1 - Besimi në ekzistencën dhe njëshmërinë e Zotit,
2 - Të mos bëjnë idhuj dhe të mos i adhurojë ata,
3 - Të mos e përmendin emrin e Zotit në vend jo të duhur,
4 - Të respektojnë shenjtërinë e ditës së Shtunë, të mos punojnë asgjë dhe të pushojnë atë ditë,
5 - Të respektojnë nënën dhe babain,
6 - Të mos vrasin,
7 - Të mos bëjnë zina (tradhti bashkëshortore),
8 - Të mos vjedhin,
9 - Të mos dëshmojnë rejshëm dhe
10 - Të mos lakmojnë shtëpinë, bukën, gruan, shërbyesen, kaun, gomarin, pra, pasurinë dhe shpirtin e askujt.

Por me zgjatjen e kohës së qëndrimit atje të Moisiut, populli erdhi te Aroni dhe i thanë: “Eja dhe na ndreq neve zotat që do të na udhëzojnë, sepse njeriu na nxorri prej Egjipti dhe Moisiu ende nuk po vjen. Ne nuk e dimë se çfarë i ka ndodhur”.

Një njeri me emrin Haron, sipas Dhiatës së Vjetër, ndërsa sipas Kur’anit Samiri, e tuboi arin e familjeve dhe me të bëri një skulpturë viçi dhe kështu Bijve të Izraelit ua mundësoi që të adhurojnë atë. Sipas Kur’anit, profeti Harun edhe pse dëshiroi që ta pengojë këtë punë, ai nuk mundi ta bëjë. Ua tërhoqi vërejtjen, por nuk e dëgjoi askush.

Profeti Musa kur u kthye e kapi vëllain e tij për jake dhe e poshtëroi, nga hidhërimi që kishte pllakat që i kishte në dorë i përplasi në tokë. Pllakat që u thyen, u shkruan përsëri. Kurse Kur’ani thotë se, Musai prej hidhërimit tabelat i hodhi në tokë, por pasi i kaloi hidhërimi ato i mori përsëri. Ndërsa nuk tregon për rishkrimin e tyre. Kjo situatë qartazi tregon se populli që ka qëndruar një periudhë të gjatë në Egjipt, është ndikuar shumë nga feja egjiptase.

Largimi i Musait për një kohë të shkurtër nga mesi i tyre dhe se si ata menjëherë janë kthyer prapa në besimin e vjetër, është një provë e qartë për këtë. Kurse edhe Aroni edhe pse ishte aty, nuk mundi ta pengojë atë. Kjo gjendje është me rëndësi edhe në paraqitjen e fuqisë administrative të Moisiut.

Moisiu e mori popullin dhe u nis drejt Palestinës. Vetëm se, adhurimi i viçit nga populli, u bë shkak i zemërimit të Zotit. Edhe sikur Zoti të pranonte pendimin e tyre, këtë radhë udhëheqësit e popullit e refuzuan dëshirën e Moisiut që të kalojnë në tokën e Palestinës. Ky refuzim bëri që ata 40 vjet radhazi të shëtisin nëpër shkretëtirë të mërzitur. Gjatë kësaj periudhe Bijve të Izraelit iu shpallën rregulla të tjera të Ligjit. Moisiu vdiq në Nebo në shkretëtirë si endacak në moshën 120 vjeçare. Transmetohet se trupi i tij është varrosur nga Zoti dhe se askush nuk ka mundur ta gjejë varrin e tij.

Shkurtimisht, Moisiu është një profet themelues i marrëveshjes mes Zotit dhe Bijve të Izraelit.Ai është themelues i jetës së atij populli dhe shpëtimtar i tij nga zgjedha e Egjiptit, është një lider dhe një themelues i Ligjit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeSun Mar 18, 2012 3:06 am

Aroni


Kur’ani thotë: “Nga mëshira Jonë i dhamë vëllain e tij Harunin, Pejgamber, e bashkuam me vëllaun e vet,Harunin, që ta ketë si ndihmës“, dhe lajmëron se ai është ndihmës i Musait(a.s.). Edhe kur Samiriu e ka nxitur popullin që të krijojë skulpturën e viçit, ai u ka kërkuar atyre që viçin të mos e adhurojnë dhe ta ndjekin atë, e jo Samiriun. Por, ai edhe vëllait të tij ia bëri me dije se, nuk e ka ngritur zërin që të mos bëhet shkak për një shpifje më të madhe dhe të mos krijojë ndarje mes popullit. Aroni ishte tre vjet më i madh se vëllai i tij. Në librin Numrat, shpjegohet se ai ka vdekur në moshën 123 vjeçare në kodrën Hor, ku edhe është varrosur.


Hidri (Hëzri)

Hidri në literaturën islame pranohet si bashkëkohës i profetëve Musa dhe Harun. Në Dhiatën e Vjetër nuk përmendet emër i tij. Njohuria për të është folklorike dhe e tipit të legjendave. Të dhëna historike nuk ka. Muslimanët kanë bindjen se Hidri është Njeriu i Urtë që takohet me Musain, për të cilën tregon Kur’ani.

Vetëm se në Kur’an emri Hidri nuk përmendet. Njeriu i Urtë, i cili takohet me Musain, ka aftësinë e vlerësimit të të kuptuarit ezoterik të gjërave. Vendi ku takohet me Musain është “Mexhmau’l – Bahrejn”, ky është një vend ku bashkohen dy detra.

Ky vend mund të jetë në bregdet të Sinait tek uji i ëmbël që derdhet në Detin e Kuq ose në Detin Mesdhe, apo mund të jetë edhe një vend ku një lumë i madh derdhet në det. Të bërit fjalë për rrezikun e piratëve, që enden nëpër dete, e forcon mundësinë se vendi i takimit është një bregdet i një deti të hapur.

Në shekujt e mëvonshëm kishte të atillë që kishin bindjen se njeriu i mirë i cili ka fituar autoritet me emrin Hidri, nuk është pejgamber, por është një rob i dashur i Allahut (xh.sh.).Ndërsa komentimet se do të jetojë deri në kijamet dhe se është i padukshëm, përkujtojnë mitologjinë e vjetër greke për Hermesin, dhe janë në kundërshtim me ajetin kur’anor: “Ne asnjë njeriu para teje (Muhamed) nuk i dhamë jetë të përhershme…Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen…“
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeSun Mar 18, 2012 3:10 am

Jozueu bir i Nunit dhe periudha e njerëzve të urtë

Pas Moisiut, në krye të Bijve të Izraelit erdhi Jozueu. Ai ishte njëri pre shokëve më të afërt të Moisiut. Para se të vdiste Moisiu atë e zgjodhi kryetar të Bijve të Izraelit.Pas kalimit të Jozueut në krye të Bijve të Izraelit u nis drejt verilindjes së lumit Jordan. Pastaj duke e kaluar lumin Jordan,filloi përgatitjet për vendosje në tokën e Palestinës.

Pas kalimit të lumit, vendi i parë që pushtuan ishte Eriha. Jozueu më parë kishte dërguar dy spiunë dhe këta ishin fshehur në shtëpinë e një prostitute me emrin Rahab. Bijtë e Izraelit pasi e morën Erihanë, mbytën çdo gjë të gjallë që kishte në qytet. Gruaja, që i kishte fshehur këta spiunë, dhe familja e saj, për shkak të fjalës së dhënë,shpëtuan nga ky gjenocid.Pas kësaj pasoi çlirimi i qyteteve të tjera dhe rritja e autoritetit të Jozueusë.

Pas vdekjes së Jozueut, bir i Nunit, politika e Moisiut vazhdoi, kurse udhëheqësit e Bijve të Izraelit filluan të zgjidhen nga lidershipi i popullit. Në disa raste në këtë pozitë mund të vinin edhe gra. Populli jetonte në dymbëdhjetë fise. Administrimi klanor ishte dominant. Personat që ishin në krye të klaneve kishin formuar një kuvend. Një gjykatëse që kishin zgjedhur nga mesi i tyre, i zgjidhte mosmarrëveshjet mes njëri-tjetrit.

Për zgjidhjen e çështjeve me rëndësi të gjithë personat drejtues të klaneve tuboheshin nën udhëheqësinë e gjykatësit dhe problemet i zgjidhnin duke u konsultuar. Kjo periudhë ka zgjatur tre shekuj. Populli kishte filluar të kalojë nga gjendja nomade në një jetë të vendosur, nga tendat nëpër fshatra të vegjël kishte filluar të mësojë bujqësinë dhe profesionet e tjera.

Vetëm se, në periudhën e gjykatësve ose në periudhën e njerëzve të urtë, përhapja e paudhësisë, si ryshfeti etj., edhe dhuna e shteteve fqinje, për shkak të problemeve që ka nxjerrë lufta, edhe Bijtë e Izraelit filluan të dëshirojnë një sundimtar me autoritet, si në shtetet fqinje, me qëndrime të përgjithshme.

Kur’ani këtë situatë e shpjegon kështu:

“A nuk ke marrë vesh për parinë e Bijve të Israilit pas Musait? Kur i patën thënë një të
dërguarit të tyre (Shem’unit): Cakto për neve një sundues e të luftojmë në rrugën e Allahut…”.

Për këtë gjykatësi Samuel, Saulin (Talut) e pagëzon mbret dhe udhëheqësinë e shtetit ia lë atij.

Në ajetin e lartëpërmendur, për shkak që hebrenjtë shprehin fjalën ‘hakim’, kurse për pasuesit e Musait përdornin fjalën “nebij”, sipas muslimanëve sundimtarët prej Jozueut, bir i Nunit, (Jushab. Nunit) e deri te Samuel I., llogariten njerëz të urtë, “pejgamberë”. Ata përmenden me ofiqin pejgamber. Edhe pse në Kur’an nuk përmenden qartazi, shkaku i përmendjes së disa personaliteteve si “pejgamber” në historinë e pejgamberëve, është ajeti që e përmendëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeTue Mar 20, 2012 9:08 am


Periudha e sundimtarëve

Në periudhën e personaliteteve të urtë përhapja e paudhësisë, si ryshfeti etj., dhe dhuna e shteteve fqinjë, për shkak të problemeve që ka nxjerrë lufta, edhe Bijtë e Izraelit kërkonin një sundimtar me autoritet siç është në shtetet fqinjë, me qëndrime dhe urdhëra kategorike.

Kundërshtimet për zgjedhjen e Saulit (Talutit) nga ana e murgut Samuel, u rritën. Ata thanë: “Si mund të jetë ai sundues yni, kur ne kemi më shumë meritë se ai për sundim, madje ai nuk është i pasur…” Samueli duke thënë: “Allahu e zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me dituri të gjerë dhe me fuqi trupore…”iu përgjigj kundërshtimeve.

Taluti u nis drejt fqinjëve të tij palestinezë, të cilët ishin idhujtarë. Ai me ata që i besonin e kaloi lumin dhe e mundi armikun. Në këtë luftë Davudi, që ishte i ri në moshë, me talentin e tij e mundi Xhalutin/Goliatin. Ai tërhoqi vëmendjen me aftësinë e tij luftarake dhe talentin e tij. Pas vdekjes së Saulit, në luftë me fiset fqinjë e mori fronin Davidi/Davudi.

Davidi

Davidi nga Bijtë e Izraelit njihet si një sundimtar i madh; edhe pse pranohet virtyti dhe urtësia e tij, profecia e tij nuk pranohet. Për këtë çështje muslimanët dhe hebrenjtë kanë mendime të ndryshme. Me vdekjen e mbretit Saul (Talut), Davidi u bë mbreti i dytë i Bijve të Izraelit. Ai ka qenë autoritet rreth viteve 1006-966 para e.s. Me ushtrinë që formoi, i zgjeroi kufijtë e shtetit nga Egjipti në jug, e deri në Toros në veri dhe Jerusalemin e bëri kryeqytet.

Ai këtu e solli Tabutu’ssekine- në (Arkën e qetësimit), në të cilën mbroheshin Dhiata e Vjetër e Moisiut dhe porositë e tjera të shenjta. Ai gjithashtu rregulloi tempullin, i cili më vonë u zgjerua nga djali i tij Solomoni,ku edhe e vendosi tabutin. Filloi periudhën madhështore që Bijtë e Izraelit shekuj me radhë nuk kanë mundur ta harrojnë dhe duke e rrethuar Jerusalemin me mure, ka mundësuar sigurinë e qytetit.

Davidi ishte vëllai më i vogël i një familjeje të varfër nga Betlehemi. Ai ishte një fëmijë me fytyrë të kuqe, flokëverdhë dhe simpatik. Nëna e tij ishte një grua fetare. Si më i vogli i shtëpisë kishte për detyrë kullotjen e kopesë. Ai me talentin e tij ka ditur se si të largojë sulmuesit e kopeve, herën e parë luanin, ndërsa një ditë tjetër ariun. Ky talent i tij e ka shpuar derën e sarajit të mbretit Saul.

Kurse më vonë ai arriti të bëhet mbrojtës i armëve të Saulit. Në luftën që zhvillohej me palestinezët,edhe pse ishte në moshë të re, me talentin dhe trimërinë që posedonte e mbyti komandantin dhe luftëtarin e njohur Goliatin/Xhalutin dhe Bijve të Izraelit u garantoi fitore. U bë dhëndër dhe komandant i Saulit. Mbreti, i frikësuar nga rritja e shpejtë e autoritetit të Davidit në mesin e popullit,donte ta zhdukë atë dhe të shpëtojë prej tij, Davidi iku dhe shpëtoi. Ai e respektonte Saulin edhe pse Sauli mbante sjellje armiqësore ndaj tij. Davidi duke thënë, “Ndaj njeriut, të cilin Zoti e ka shenjtëruar dhe i ka dhënë sundim, nuk ngritet dorë”, ata që nuk e respektonin i dënoi.

Psallmet (Zeburin) e Dhiatës së Vjetër i përshkruhen atij. Në ceremoni të ndryshme fetare lexohen pjesë prej tyre. Ky libër përbëhet nga 150 psallme. Ai është munduar që popullit t’ia tregojë rrugën e drejtë, dhe u bë shembull i mirë. Aforizma, “kryeja e urtësisë është frika nga Zoti”, është një prej verseteve të Psallmeve. Ai i është nënshtruar Ligjit të Dhiatës së Vjetër.Davidi ishte i njohur edhe për zërin e bukur të tij.(Sipas Islamit, Allahu xh.sh. atij ia ka mësuar mjeshtërinë e farkëtarit dhe atë të regullimit të pancirëve).

Nga ky lajm dhe nga këto të dhënankuptojmë se në kohën e Davidit, fillon periudha (koha) e hekurit dhe ai ka jetuar në atë kohë.Sepse hekuri është një xehe e sapozbuluar në këta shekuj. Nga bashkëkohësit e tij prej njerëzve me urtësi dhe mision, përmendet edhe Llokmani i Urtë.


Llokmani i Urtë: Për shkak të këshillave dhe njohurive fetare që i jep djalit të tij, është potencuar fakti se ka mundësi që ai të jetë profet.Në mesin e popullit veprimtaria mjekësore e tij është bërë e njohur. Ky person, për të cilin nuk ka të dhëna historike transmetohet se ka jetuar në periudhën e profetëve dhe se është parë dhe takuar me Davidin. Fjalët e urta që i atribuohen atij,për shkak se shpesh krahasohen me fjalët e filozofit perëndimor Ezopit (Aesopos), ka të atillë që e identifikojnë me të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeTue Mar 20, 2012 9:09 am

Solomoni

Pas vdekjes së Davidit në vend të tij kalon djali i tij, Solomoni, i lindur nga Betseba. Ai ishte më i afti nga vëllezërit e tij. Ndërsa Kur’ani duke thënë, “Ne Davudit i falëm Sulejmanin...” sinjalizon në aftësinë e tij dhe atë e përmend me lëvdatë. Solomoni ka sunduar gjatë viteve 966-926 para e.s. Sipas besimit Islam, Allahu xh.sh. atij, sikurse babait të tij, i ka dhuruar edhe mbretëri edhe profeci. Ndërkaq hebrenjtë, atë e shohin vetëm si mbret. Në këtë çështje hebraizmi ndahet nga islami. Sipas Kur’anit. Allahu atij i ka dhënë aftësi që t’i udhëheqë xhinnët dhe t’i kuptojë gjuhët e gjallesave.

Për shkak të kësaj aftësie ai është fajësuar si magjistar. Zbukurimi i sarajit dhe i kopshteve me hauze dhe statuja, martesa e tij me njërën prej vajzave të Faraonit, kanë qenë shkak që populli konservator dhe kundërshtarët e kanë fajësuar me idhujtari dhe nëpërkëmbje të ligjit. Populli izraelit, humbjen e rajonit Arami dhe Edoniz, e komentoi si dënim nga Zoti.

Në kohën e tij, edhe krahas humbjes së territoreve, tregtia në shtet është forcuar, populli është pasuruar, Jerusalemi është rindërtuar, është stolisur me saraje dhe vila të ndryshme. Ai prishi tempullin e babait dhe në vend të tij ndërtoi tempullin e njohur madhështor dhe të madh me emrin Tempulli i Solomonit.

Për marrëdhëniet e tij me Belkisen, mbretëreshën e Sabasë tregon Kur’ani dhe Dhiata e Vjetër, kurse deri te njohuritë e tjera, përveç shpalljes ende nuk është arritur. Pjesa proverbat e Solomonit e Dhiatës së Vjetër, janë këngë hyjnore të bazuara në të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeTue Mar 20, 2012 9:11 am

Ndarja e shtetit

Zgjerimi i kufijve të shtetit në kohën e Davidit, mundësoi që Bijtë e Izraelit të jetojnë bashkë me idhujtarët e rrethit. Pas vdekjes së Solomonit, sipas disa hulumtuesve, në vitin 920 para e.s.,kurse sipas disa të tjerëve në vitin 935 para e.s., shteti u nda në jugor dhe verior. Rehobeam njëri prej djemve, shpalli se është mbret i shtetit Jehuda në jug. Jerusalemin e bëri kryeqytet.Fiset jehuda dhe benjamin iu zotuan atij. Vetëm se, edhe pse kishte simpatizues të flaktë, 10 fise nga bijtë e Izraelit në veri atij nuk i zotuan dhe për vete zgjodhën mbret vëllain e Rehobeamit, Jerobeam-in. Emri i këtij shteti të forumuar në veri ishte Izrael ndërsa kryeqyteti i tij ishte Shekemi.

Ndarja e shtetit në dy pjesë e lëkundi edhe jetën fetare në shoqëri. Mbreti i Veriut,Jerobeam, nga frika se populli do të kthehej drejt tempullit në Jerusalem, bëri dy viça prej ari dhe i vendosi në tempujt e vjetër të idhujtarisë në Dau dhe Bethel. Popullin e nxiti të adhurojnë idhujt. Deklaroi se këta janë zotat që, Bijtë e Izraelit i kanë nxjerrë nga Egjipti.U mundua që edhe pelegrinazhin ta drejtojë drejt tyre.Dhiatën e Vjetër e hoqi nga përdorimi. Mbretëria monoteiste u bë idhujtare.

Vendin autoritativ në mbretëri, që ishte e dobësuar nga luftërat e bëra me shtetet fqinje, e mori njëri prej komandantëve me emrin Omri, dhe u bë mbret. Pas mbretërisë së tij (878-852 para e.s.), në vend të Omrit erdhi i biri Ahab. Ahab ishte i martuar me Izabelën, princeshë e Fenikes.Gjate periudhës së sundimit të tij (871-852 para e.s.) me ndikimin edhe të gruas së tij, u mundua që ta bëjë dominant kultin baal.

Shumë prijës fetarë që e mbronin monoteizmin i vrau,kurse murgjit baalë i shpërbleu. Ngjarjet e shumta të Kur’anit që simbolizojnë shkakun e vrasjes së shumë pejgamberëve, janë zhvilluar në këtë kohë. Me shkatërrimin e mbretërisë në vitin 722 para e.s., nga ana e asurëve, për besimtarët filluan ditët e hidhura të skllavërisë (syrgjynosjes) në Babiloni.

Hebrenjtë që kanë jetuar në këto vende janë syrgjynosur në Mesopotami dhe në vend të tyre janë vendosur popujt e sjellur prej tokave asure. Sipas transmetimeve në mesin e këtyre popujve ishte edhe populli i qytetit Kuta. Këta, më vonë e kanë pranuar hebraizmin dhe janë quajtur samiritë. Kurse samiritët janë të mendimin se ata janë mbeturinë e Bijve të Izraelit të shpërndarë, që nuk janë syrgjynosur.

Edhe mbretërit e Jahudës në Jug e kanë braktisur Dhiatën e Vjetër dhe një kohë të shkurtër e kanë pëlqyer idhujtarinë. Disa mbretër janë munduar të zhdukin besimin e Moisiut. Për shembull, Ahazja, i cili bëhet mbret më 841 para e.s., i ka hequr emrat e Zotit nga Dhiata e Vjetër dhe në vend të tyre ka vendosur emrat e idhujve. Edhe mbreti Ahaz (736-716 para e.s.) dhe mbreti Menasseh (687-642) e kanë ndaluar leximin e Dhiatës së Vjetër, kurse kopjet e saj i kanë zhdukur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeWed Mar 21, 2012 2:22 am

Elisa

Elisa/Eljesa ishte në mesin e të rinjve që vëzhgonin mrekullitë e Elias në kodrën Karmel.Pasi u takua me të, nuk u nda më prej tij.Pas vdekjes së Elias e mori këtë detyrë dhe nxënësit e tjerë iu zotuan atij. Bashkë me nxënësit e tij u kthye nga Jordani në Jeriha, Bethel dhe prej andej në kodrën Karmel në Samara.Udhëtoi në shoqëritë përreth dhe nëpër Siri. Duke treguar mrekulli njerëzit i thirrte në besim në njëshmërinë e Zotit. Ai paraqiti disa mrekulli, si shërrimi i të sëmurëve në emrin e Zotit, nxjerrja e ujit nga bunari i thatë etj.

Ai përkundër baalit mbronte ekzistencën dhe njëshmërinë e Zotit dhe e vazhdoi këtë kumtim. Ai Jehunë (845-817 para e.s.),njërin nga komandantët, e pagëzoi mbret dhe u mundua që t’i zhdukë simpatizuesit e baalit. Ai vdiq në kohën e mbretit Joas.Në Kur’an emri i tij përmendet në mesin e pejgamberëve të respektuar.



Ishaja

Ishaja ka jetuar në Jerusalem, në kohën e mbretërisë Jahuda, në shek. VIII para e.s.. Është bashkëkohës i mbretërve të Jahudas, si Uzzija, Jotam dhe Hizkija. Gjithmonë ishte në anën e jetimëve dhe varfanjakëve. Në vitin 742 p.e.s., nëpërmjet një ëndrre që e pa në Tempull, u thirr në detyrën e profecisë. Emri i tij në Kur’an nuk përmendet, por nga Dhiata e Vjetër kuptohet se është njëri prej mbrojtësve të monoteizmit.

Ai, krahas adhurimeve që bënte, më tepër rëndësi i jepte pastrimit të zemrës dhe punëve të mira dhe shërbimit popullit. Ai porosiste që të përqafohen vlerat etike. Sulmet dhe sukseset e asurëve i komentonte si dënime të Perëndisë ndaj Bijve të Izraelit. Hebrenjve ua tërhiqte vërejtjen, që të mos përzihen me idhujtarët dhe i porosiste që ta përqafojnë njëshmërinë e Zotit.

Jeremja

Ky llogaritet si shkrues i librit Jeremja në Dhiatën e Vjetër. Misioni i profecisë i ka filluar në vitin 13 të sundimit të mbretit Joshija, gjegjësisht në vitin 627-626 para e.s., në Jehuda, shtetin jugor. Kritikonte adhurimin e idhujve dhe padrejtësinë shoqërore, ndërkaq popullit i bënte thirrje për pendim. Burimin e mëkateve e kërkonte në zemrën e njeriut dhe në dobësinë e vullnetit.Thuhet se ka vdekur nga gurrëzimi i popullit të tij në Egjipt. Është njëri nga profetëve hebraikë,emri i të cilit nuk përmendet në Kur’an.


Dhu’l-Kifli

Dhel-i i fjalës dhu’l kifl, që përmendet në Kur’an (Enbija, 85 dhe Sad, 48), sipas komentatorëve, është kuptuar si emër, por për shkak të provave jobindëse, ai është identifikuar me njerëzit si Sherefi (Bishër) i biri i Ejubit, me pejgamberë të ndryshëm si me djalin e xhaxhait të Eljesasë/Elisa apo Iljasin/Elias, Zekerijan, Hezekielin. Kjo fjalë është komentuar edhe si një cilësi e njërit nga këta. Kurse muslimanët e Lindjes së Largët janë munduar ta identifikojnë me Budën.

Disa komentatorë bashkëkohorë, thonë se shprehja dhu’l-kifl nuk është emër i përveçëm (rrjedh nga një send, ose person),por kanë bindjen se rrjedh prej rrënjës së fjalës keffele, u bë përgjegjës, e premtoi veten, gjegjësisht rrjedh prej foljes tekeffele, që do të thotë: u bë dorëzanë (për diçka), e mori mbi vete, prej nga rrjedh shprehja “ai që e premton vetveten”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeWed Mar 21, 2012 2:31 am

Periudha e syrgjynosjes

Ndarja e Bijve të Izraelit, u bë shkak i shumë tronditjeve në fushën sociale dhe fetare,si padrejtësia sociale, dëfrimi i tepërt të popullit dhe tolerimi i idhujtarisë nga ana e mbretërve. U shtua shthurja e moralit. Në vitin 721 para e.s. shteti izraelit u shkatërrua nga ana e Sargonit II mbretit asurian, që mbretin e fundit të Izraelit, Hosea, bir i Elias, bashkë me familjen e tij i dërgoi në Mesopotami. Atje emëroi një prefekt që do të udhëhiqte në emër të tij.

Ndërsa, në vitin 608 para e.s., me ushtrinë e Faraonit u nis drejt Jahudas dhe e okupoi. Më vonë pushtoi edhe tokat izraelite,që ishin nën sundimin asurian.Vetëm se,mbreti i Babilonisë Buhtunnasir, nuk e pranoi këtë qëndrim të Faraonit, ai tha se këto toka ai i ka marrë prej asurëve dhe për të rikthyer tokat e Palestinës u nis drejt Izraelit dhe e mori atë përsëri. Në këtë kohë ai u nis edhe drejt tokës së Jehudas, Jerusalemin e plaçkiti, e dogji dhe e shkatërroi.

Kështu që pas një shekulli e gjysëm (586 para e.s.) shteti Jehuda u shkatërrua nga ana e babilonasve. Buhtunnasir (Nabukadnezari II.), i cili shtetin e bëri rrafsh me tokën, Bijtë e Izraelit i syrgjynosi në Babiloni. Sipas transmetimeve të përgjithshme, në Palestinë nuk mbeti asnjë hebre, kurse sipas disa studiuesve të tjerë, janë syrgjynosur vetëm klasa sunduese, ndërsa bujqit dhe zejtarët janë lejuar që të jetojnë në vendin e tyre.

Shohim se, që të mos humbasë feja dhe populli gjatë kësaj periudhe syrgjynosjeje, u paraqitën profetë dhe lajmëtarë. Më kryesoret nga mësimet e tyre janë vërejtjet e njohura të profetëve, si Jona/Junusi dhe Danieli. Këta e vazhduan misonin dhe propagandimin për t’u mbrojtur nga besimet e gabuara që ndikojnë në fe nga elementët e huaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeWed Mar 21, 2012 2:33 am

Kthimi në Palestinë

Kjo periudhë vazhdoi deri në kohën e okupimit të Babilonisë nga ana e mbretit persian Kurusit (Husrevit), në vitin 538 para e.s.. Kështu ai u bë sundimtar edhe i tokave të Jahudas dhe Izraelit të mëparshëm. Hebrenjtë i la të lirë dhe u dha leje që të kthehen në shtetin e tyre të mëparshëm.

Kështu që nën sundimin e Kurusit, në Palestinë filloi periudha e lirisë. Vetëm se një pjesë e hebrenjve i ishin përshtatur jetës në Mesopotami, atje ishin shtuar gjeneratat e reja të tyre dhe i kishin mësuar punët me profit. Për këtë nuk deshën të kthehen në Jerusalem. Pjesa më e madhe vendosën të qëndrojnë në Mesopotami dhe në Egjipt, kurse ata që ndjenin mall për vendlindjen e tyre, u kthyen nën udhëheqjen e Sarubabelit, që ishte nga fisi i Davidit. Pas kësaj,në Egjipt dhe Babiloni vazhduan të jetojnë edhe disa koloni hebraike.

Këtyre komuniteteve të tubuara përreth sinagogave larg Palestinës iu dha emri “Diaspora”. Edhe në adhurim edhe në sheriat pjesërisht ishin larguar nga rajoni Jahuda. Veten e tyre ia kishin përshtatur ndikimin babilonas. Vendin e ceremonisë së sakrificës e kishin zënë Dhiata e Vjetër dhe lutja. Mendohet se krahas ekzistencave shpirtërore, si engjujt, djajtë, edhe koncepti për eskatologjinë, ndikim të madh kishte edhe adhurimi i zjarrit (zaratustrizmi).

Ata që u kthyen në Palestinë, me ndihmën e Kurusuit, i ndërtuan përsëri tempujt. Vetëm se me kthimin e tyre nuk u rikthyen edhe shtetet e vjetëra. Në aspektin politik vazhduan të jetojnë nën sundimin persian.

Restauruesit e fesë dhe kultit ishin lideri fetar dhe kryemurgu Ezra dhe prefekti Nehemia. Këta u munduan që me forcë të madhe, përsëri t’i praktikojnë rregullat e pastërtisë, të periudhës së hershme. Hebrenjtë, që ishin të martuar me të huaj, për shkak të përzierjes së “gjeneratave të shenjta” me idhujtarët, ishin të detyruar që t’i braktisnin gratë dhe fëmijët e tyre.

Gjithashtu edhe dita Sabath (e Shtunë), dita e pushimit, ashtu praktikohej, sa që atë ditë, dera e Jerusalemit, duke filluar që nga mbrëmja e ditës së premte e deri në fund të ditës së shtunë,mbetej e mbyllur dhe pengohej çdo aktivitet tregtar.

Aleksandri i Madh, në vitin 330 para e.s., u nis drejt Palestinës dhe administrata e rajonit kaloi në duart e tij. Pas tij pasoi administrimi i Ptolemeve. Hebrenjtë nën administrimin persik dhe grek ishin gjysëm të pavarur. Në fund hebrenjtë, që nuk mundën më t’i qëndrojnë dhunës ekstreme të sundimtarit të selojkiajve, Autokjasit 4, në vitin 169 para e.s. u ngritën në kryengritje dhe nën udhëheqjen e Judas Makkabit arritën pavarësinë.

Në krye të këtyre shteteve,të quajtura Makkabitët ose Hasmonitët,në vitin 37 para e.s.,me ndihmën e romakëve, u vendos Herodes. Ai, tempullin e mëparshëm e rindërtoi në një mënyrë madhështore. Kurse pasuesit e tij, që shtetin nuk mundën ta mbrojnë nga sundimi romak, vazhduan të jetojnë të varur nga Roma.

Në këtë periudhë për punët e komunitetit hebraik përkujdesej kuvendi i lartë hebraik, që ishte themeluar në shek. III para e.s. dhe kishte emrin Sanhedrin. Ky kuvend, i përbërë prej 70-71 personave, deri në shkatërrimin e Tempullit në vitin 63 para e.s.-70 të e.s., mblidhej në Tempull. Më vonë, deri në shek. V, vazhduan të mblidhen në qytete të ndryshme të Palestinës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeFri Mar 23, 2012 3:30 am

Ezra

Ezra ka jetuar në shekullin IV- V para e.s. Ai ka punuar që, shoqërisë hebraike të kthyer nga syrgjynosja në Babiloni,t’i mësojë fenë dhe hebrenjtë e shpërndarë t’i bashkojë në një komunitet. Për shkak të suksesit, në popull ka fituar autoritet, sa që është llogaritur Moisiu II.Njohuritë për të bazohen në Librin Ezra dhe Nehamja të Dhiatës së Vjetër. Studiuesit e sotëm janë të mendimit se Ezra në Jerusalem është kthyer në vitin 397 para e.s. Pas shpërnguljes,në mesin e hebrenjve kishte një shthurrje të përgjithshme të moralit.

Për të mbrojtur shoqërinë e kishin ndaluar martesën me të huajt dhe idhujtarët. Ai ishte në pozitën e përfaqësuesit zyrtar të shtetit persian. Shërbimi më i madh i tij ishte përmbledhja e teksteve të shenjta të Dhiatës së Vjetër. Nga shprehjet simbolike të Kur’anit (Tevbe, 30), kuptojmë se, Ezra/Uzejri, për shkak të shërbimit të madh të tij, është dashuruar dhe është vlerësuar aq shumë sa që është quajtur edhe hyjni.Edhe pse, edhe sot Ezra lartësohet për shërbimin e tij që ka bërë, por nuk dihet për asnjë komunitet hebraik që e hyjnizon atë.


Prej Bijve të Izraelit deri në hebraizëm

Periudha e aftësisë krijuese të historisë fetare të Bijve të Izraelit, mori fund me syrgjynosjen në Babiloni. Periudha pas syrgjyunosjes është periudha e imitimit. Vendin e profetëve mundohet ta mbushë rregulli i murgërisë. Pra, roli aktiv ishte i tyre. Edhe kryetarë të komuniteteve ishin murgjit e parësisë. Shekuj me radhë komuniteti është mbajtur larg politikës.Populli vetveten e tregon për herë të parë në periudhën e makkabejve. Thelbin e punës dhe mendimit të murgjve e përbën jeta shpirtërore e komunitetit, gjegjësisht, shpjegimi i ligjeve të Dhiatës së Vjetër.

Termi“Dhiata e Vjetër ”në fillim përmbante përgjigje,decizione të shkurtëra pyetjeve të murgjve për pastërtinë. Kjo llogaritej dëshirë e Jahves në kohën e Moisiut, shprehje e shkurtër ditore e shpalljes. Për së pari herë, pas periudhës së syrgjynosjes, ky Ligj i Dhiatës së Vjetër, në vend që për komunitetin të jetë lehtësim, filloi të bëhet barrë. Rruga e njeriut fetar konceptohej si një rrugë e ngushtë, dy anët e të cilës Zoti i ka thurrur me gardh.

Detyra fetare ishte të ecurit në këtë rrugë të ngushtë dhe mosdalja nga ky gardh i ligjit. E tërë jeta ishte e kufizuar me ligje fetare.Çdo pore e jetës, pa asnjëfarë të mete, ishte mbështjellur me ligje fetare. Jeta ishte përshtatje analogjisë, decizionit dhe ligjit të komentuar dhe të vlerësuar nga juristët.



Mosrespektimi i ligjit mallkohej, kurse, realizmi i tij, garantonte mëshirën. Fjalët mëshirë dhe mallkim janë përhapur shumë. Padyshim se në periudhën e Moisiut ka ekzistuar mendimi për kundërvlerën e veprave,vetëm se, këto nuk janë gjykime ligjore ku janë numëruar të gjitha sjelljet. Kurse tani, analogjia dhe vendimet e dijetarëve janë bërë dogmë. Zhvillimet historike për çdo sjellje paraqesin skemën mëkat–dënim–pendim–shpëtim. Tanimë ekuivalenca mes tyre ishte njëra prej burimeve të besimit.Zoti ishte i detyruar që fetarin ta shpërblejë, kurse mëkatarin ta dënojë.

Njëri prej termave me rëndësi pas Syrgjynosjes është vetëdija për Komunitetin e Jahvesë (Jehovait). Vetë vetëdija për Jahvenë (Zotin), me kalimin e kohës u braktis. Në vend të emrit të tij, popullaritet fitoi përdorimi i fjalës “Zot”. Nuk kishte trimëri që emri Jahve të përdoret si “emri më i madh”. Në vend të ndërhyrjes së tij drejtpërsëdrejti në ngjarjet, peshë fitoi koncepti i fuqisë,mjet i krijuar nga Ai për t’i realizuar urdhërat e Tij.

Sidomos në sarajin e qeverisjes qiellore të Zotit gjendeshin engjujt të cilët me veprimet pozitive ishin të gatshme për t’i realizuar urdhërat e tij, kurse punët negative, të padëshiruara, ia lanë djallit. S’ka dyshim se besimi për djallin ekzistonte edhe më herët, vetëm se atëherë ky ndikim i tij vazhdonte si “shpirt” larg ndikimit material, kurse tash ka marrë për obligim krijimin e të keqës dhe të qenët rival i Zotit. Vetëm se,ky koncept nuk shkoi aq larg sa të lëndojë besimin monoteist.

Gjithashtu njëra prej termave që ka fituar peshë pas syrgjynosjes, është termi “urtësi” që ka kuptim të pranosh dhe të njohësh qëllimin mes ngjarjeve. Termi “urtësi” u vendos brenda në teologji dhe u personifikua. Në disa raste u identifikua me Biblën, kurse në disa raste me fjalën krijim të Zotit. Ndërkaq në disa raste, në situata të paqarta dhe të dyshimta u bë qëllim i panjohur dhe i padukshëm. Liderët e komunitetit ngjarjet historike i vlerësonin si veprime përplot me shenjtëri dhe udhëzim të Zotit, kurse të tjerët i llogaritën si fusha të rëndësishme veprimi të Zotit. Ato u vlerësuan, në disa raste si qëllime botërore, kurse në disa raste si qëllime eskatologjike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeSun Mar 25, 2012 12:19 am

Mesjeta dhe koha e re

Pas kryengritjes së pasukseshme, në vitin 135 të e.s. të Bar Kohbasë, i cili e shpalli veten Mesia, në Perandorinë Romake filloi përndjekja e hebrenjve dhe kjo situatë vazhdoi në këtë rajon deri në vitin 636 të e.s., kur në këto vende erdhën muslimanët. Muslimanët ata i llogaritnin si ehl-i kitab (ithtarë të librit) dhe besonin se Muhamedi (a.s.) është plotësuesi i fesë dhe hallka e fundit e zinxhirit të pejgamberëve të dalur edhe nga mesi i tyre (hebrenjve). Edhe pse gjendja e hebrenjve, gjatë kryqëzatave u keqësua, por, kjo situatë, pasi humbën kryqëzatat, nuk zgjati shumë.

Kurse në Mesjetë,fati i hebrenjve në Europë,në bazë të shteteve dhe udhëheqjeve,ishte i ndryshëm.Periudhën më madhështore të tyre e kanë përjetuar në Andaluzi në kohën e dinastisë emevite. Atje u përgatitën mjekë të mëdhenj, matematicientë dhe filozofë si Majmonidesi (Musa b. Mejmun, 1136–1204). Por me përfundimin e qeverisjes muslimane edhe madhështia e hebrenjve mori fund. Ata atje janë ballafaquar me presionin e krishterimit (katoliciznit), me dhunën dhe me përndjekjen e tyre.Jetën e tyre, një pjesë e ka shpëtuar duke u shpërngulur, ndërkaq një pjesë tjetër duke e pranuar krishterimin (siç është rasti me maronitët).

Për së pari herë në Gjermani hebrenjtë kanë hyrë në vitin 321 të e.s., me lejen e mbretit Konstantin. Vetëm se, gjatë luftërave të kryqëzatave dhe më vonë gjendja e tyre ishte keqësuar shumë. Atje ata iu nënshtruan përndjekjeve të dhimbshme dhe, gjithashtu për ta u nxorrën edhe ligje speciale me pretekst se e kanë vjedhur bukën e kungimit, që llogaritet trupi i Jezusit në Kishë, se i kanë helmuar çezmat dhe se me qëllim adhurimi i kanë mbytur fëmijët e krishterë.Për këtë arsye, shumë familje hebraike që jetonin në Gjermani,u detyruan që të shpërngulen në shtetet e Europës Lindore, si në Poloni.

Një pjesë e madhe e hebrenjëve gjenden në Rusi, ku shumica janë nga populli vendës i Rusisë. Nga këta llogariten turqit Hazarë, të cilët në vitin 740 e pranuan dhe e mbrojtën hebraizmin. Këtyre mund t’iu shtohen edhe hebrenjtë gjeorgjianë dhe malësorë të Kaukazit.


Ndërsa hebrenjtë e Indisë, sipas grupeve të ndryshme emigruese, ndahen në tre pjesë:

1. Hebrenjtë e zi. E kanë marrë këtë emër për shkak se janë përzier me indianët. Mendohet se kanë ardhur nga Mesopotamia në shek. I. të e.s.

2. Hebrenjtë e bardhë. Pas shkatërrimit të tempullit të dytë nga Titusi, kanë ikur në Indi.Vetëm se për këtë çështje të dyja grupet nuk posedojnë prova bindëse. Lajmet për ta i përbëjnë transmetimet e ndryshme. Me ndikimin e sistemit indian të kastave, edhe pse më herët dy fqinjë kanë qenë bashkë, ata tani njëri me tjetrin as në një sofër nuk ulen dhe as që martohen në mes tyre.

3. Bijtë e Izraelit.Këta jetojnë në Bombej.Transmetohet se në vitin 1500 kanë ardhur nga Jemeni ose Irani. Sinagogat hebraike në Kajfung-Fu të Kinës kanë ekzistuar që në shek. XII. Mendohet të jenë emigrantë nga Irani ose India.Ndërkaq në Amerikë kanë ardhur qysh me Kolombin. Sipas urdhërit të datës 2 gusht 1492 të mbretit spanjoll ata ishin të detyruar që ta lëshojnë shtetin. Kurse në të njëjtin vit më 3 gusht është nisur edhe Kolombi. Por në periudhat e mëvonshme në Amerikën spanjolle dhe portugeze,historikisht dihet se që nga viti 1650 kanë jetuar hebrenjë.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeSun Mar 25, 2012 12:25 am

Themelet e besimit në hebraizëm

Në hebraizëm nuk ka rregulla të formuara besimi. Megjithatë, disa parime të besimit janë caktuar. Por në shesh nuk ka dalur një sistem i formuar. Nuk kanë një fron, një autoritet që do ta thotë fjalën e fundit në çështjet e besimit. Besimi hebraik më tepër është i dukshëm në adhurimet ditore dhe në jetë. Me rëndësi është që të punohet në praktikimin e ligjit që bëhet i ditur në Dhiatën e Vjetër.

a. Besimi në Zotin

Burimi kryesor i besimit në hebraizëm, është besimi në njëshmërinë dhe në ekzistencën e Zotit. Ky besim është, në njërën anë kundër politeizmit në idhujtari, dhe në anën tjetër kundër besimit të trinitetit në krishterim. Zoti, të cilit i besohet, nuk shihet dhe nuk mund të përshkruhet me vizatime dhe statuja. Inkarnacioni (rimishërimi) i Zotit në njeriun, sikur në krishterim, nuk është i pranuar. Zoti veten e tregon vetëm me krijimtari dhe me fjalët që i ka shpallur nëpërmjet profetëve. Në mesin e Zotit dhe njerëzve, nuk mund të paramendohet ndonjë mjet tjetër, përveç profetëve.

Hebrenjtë besojnë se, janë një popull i zgjedhur nga Zoti dhe se te Ai janë më të lartë, e më të ngritur se njerëzit e tjerë. Kjo lidhje në mes Zotit dhe Bijve të Izraelit, bazohet në marrëveshjen e bërë me Abrahamin (Zanafilla, 17:9 dhe në vazhdim). Po ashtu kjo marrëveshje është vërtetuar edhe nga Moisiu në Sina. Kjo do të vazhdojë deri sa të jetë bota. Shenja e saj (marrëveshjes) është synetimi i fëmijëve të sapolindur. Nëpërmjet kësaj fëmija bëhet trashëgimtar i premtimit hyjnor.

Kjo marrëveshje nuk prishet asnjëherë, nëse populli hebre që ka bërë mëkat pendohet, përsëri lidhet me marrëveshjen. Vetëm se, për shkak të këtyre mëkateve,Zoti ata mund t’i dënojë. Syrgjynosja në Babiloni, prishja e Dytë e Tempullit nga romakët (70 të e.s.) dhe shpërndarja nëpër botë, të gjitha këto janë komentuar si rezultat i dënimit hyjnor.

Filozofi hebraik, Majmonides (1135-1204) burimet e besimit të hebraizmit, duke ia përngjarë amentu-së në islam, kah viti 1180, i ka formuluar në 13 pika kryesore:

“Me gjithë zemër besoj se:

1. Zoti krijoi çdo gjë që ekziston dhe Ai vetë sundon.

2. Zoti është një dhe nuk ka zot tjetër përveç Tij.

3. Zoti është Krijuesi i parë dhe i fundit.

4. Zoti është i vetëm që meriton adhurim dhe nuk ka tjetër që meriton adhurim.

5. Fjalët e të gjithë profetëve janë të vërteta.

6. Mësuesi ynë, Moisiu, është më i madhi nga të gjithë profetët.

7. Dhiata e Vjetër, që e kemi në dorë, i ka zbritur Moisiut nga Zoti.

8. Dhiata e Vjetër nuk është ndryshuar dhe nuk është dërguar veç se nga Krijuesi.

9. Atë që punon dhe mendon njeriu e di Zoti.

10. Ata që i pranojnë urdhërat e Zotit shpërblehen, ata që nuk i pranojnë urdhërat e Tij dënohen.

11. Zoti do ta dërgojë Mehohin dhe, edhe nëse do të vonohet, unë këmbëngul në pritje çdo ditë ardhjen e tij.

12. Të vdekurit do të ringjallen, në një kohë kur do të dojë Zoti.

13. Zoti nuk ka trup dhe nuk mund të përshkruhet në asnjë mënyrë, çdo falenderim dhe lutje i takon vetëm Zotit”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeThu Mar 29, 2012 2:12 am

b. Besimi në botën e ardhshme

Sipas burimeve që i posedojmë, nuk kanë arritur dituri deri tek ne se në kohët e hershme ka egzistuar besimi në botën tjetër. Për këtë ka të atillë që pretendojnë se në hebraizmin e vjetër nuk ka patur besim në botën tjetër. Për shpërblimin e të mirës dhe të keqes, mospërmendja e botë tjetër në librin e shenjtë, ka hapur rrugë për shumë dyshime. Vetëm se, jepeshin përgjigje se, si kundërvlerë të veprave do të shpërblehet gjenerata e ardhshme. Kurse të vdekurit, jetojnë në një botë nëntokësore brenda kësaj bote, të quajtur “sheol”.

Edhe në Dhiatën e Vjetër nuk ka ndonjë provë të qartë për amshueshmërinë dhe botën tjetër.Vetëm se,ekziston bindja se,pas syrgjynosjes në Babiloni,me ndikimin e Iranit,në mesin e hebrenjve del në shesh besimi i ringjalljes. Është filluar të diskutohet për shpërblim të përhershëm për të mirët dhe dënim të përhershëm për të këqinjtë.

Ndërkaq,një fraksion i vjetër hebraik,saddukitët,këtë besim,për shkak se nuk kanë mundur ta gjejnë në Dhiatën e Vjetër, nuk e pranojnë. Kurse simpatizuesit e veprës mistike të njohur me emrin Kabbala, besojnë në metempsikozë. Ndërsa fraksionet si essenitët, që janë shfaqur në shekujt e erës sonë, besojnë në ferr dhe parajsë. Në shekujt e mëvonshëm shihet se të gjithë hebrenjtë e kanë përvetësuar këtë besim.

Kur’ani tregon se Musait, njohuritë për besimin në ahiret, i janë dhënë nga Zoti (Taha, 15).

Në aspektin historik, për Bijtë e Izraelit, edhe besimi i egjiptasve të vjetër për ahiretin, nuk ishte i panjohur. Duke shkuar prapa deri në shek. VI para e.s., se sa e vërtetë është lidhshmëria e kësaj me syrgjynosjen në Babiloni dhe ndikimin e idhujtarisë, është e hapur për diskutim. Për konceptin e botës tjetër kishin njohuri edhe më herët. Islami e kritikon besimin e tyre se, me mendimin se janë njerëz të zgjedhur nga ana e Zotit, ata, dënimin për mëkatet që i kanë bërë do ta përjetojnë vetëm një kohë të shkurtër.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeThu Mar 29, 2012 2:17 am

c. Besimi në engjëjt

Në hebraizëm besohet se, engjëjt janë krijesa shpirtërore, të krijuara nga Zoti dhe gjenden nën urdhërin e Tij. Ata ndahen në shkallë të ndryshme, më kryesorët janë: Mikaili,Xhebraili,Urijeli, dhe Rafaeli (Israfili). Rojet e xhennetit janë kerabinët. Presin te xhenneti me shpata prej zjarri. Edhe serafinët janë nga engjët e mëdhenj. Kurse aktiviteti i engjëjve është i ndryshëm. Një pjesë e tyre, gjenden nën fronin e Zotit dhe i shërbejnë Atij.

Engjëjve kryesorë u janë dhënë obligime të ndryshme në lidhje me fuqitë natyrore. Për shembull, Mikaili është i obliguar të mbrojë hebrenjtë dhe përkujdeset për qiellin.Xhebraili është bartësi i shpalljes dhe mbrojtësi i zjarrit. Urijel, është kryetari i ajrit dhe i yjeve. Edhe Rafael është një engjëll me mrekulli.

Engjëjt konceptohen në formë të njeriut me krahë. Ka mundësi që ky mendim i hebrenjëve të kishte kaluar nga grekët. Sepse sipas besimeve të vjetra, engjujt për të zbritur nga qielli në tokë përdorin shkallë.Engjujt, Zotin e respektojnë absolutisht.Për shembull, një engjëll për të kryrer urdhërin e Jehovasë, me murtajë ka zhdukur 70.000 njerëz.Në një shtab të asurianëve një engjëll për një natë ka vrarë 185.000 njerëz.Nëse ndonjë vdes, atij engjëlli i vdekjes i ka rënë me shpatë.

Për atë, të gjitha ujërat që gjenden në shtëpi, duhet të zbrazen.Sepse engjëlli i vdekjes, shpatën e përlyer e lanë në këta ujëra. Në kohët e mëvonshme me ndikimin e dualizmit engjëlli i vdekjes,ka filluar të mendohet si trajtë e veçantë e djallit. Djalli,pranohet si kryetar i engjëjve të këqinj të panumërt.

Sipas kabbalasë, djalli është pronari mbrojtës i Romës. Në kohët më të vjetëra besohej se edhe e mira dhe e keqja bëhen nga Zoti, kurse, në periudhat e mëvonshme është shkruar se të gjitha të këqijat bëhen nga fuqitë e djallit. Në tregimin e Davidit për regjistrimin e popullatës, Zoti i hidhëruar duke e nxitur Davidin që të bëjë regjistrimin e popullatës, që është mëkat të bëhet, i ka thënë: “Shko dhe numëro Jahudën dhe Izraelin”

Edhe xhinnët pranohen si engjuj që janë ballafaquar me zemërimin e Zotit. Atyre kundër fuqive natyrore mund t’iu ndihmojnë vetëm magjia dhe nuskat (amuletë). Sipas kabbalasë, edhe shpirtërat e vdekur, sikur xhinnët, shkojnë te të gjallët, mund t’i kapin dhe t’i çmendin ata.


ç. Besimi në profetët

Zoti, për të shndërritur njerëzit dhe për t’ua kumtuar diturinë hyjnore, nga Bijtë e Izraelit ka zgjedhur profetë. Vend më të rëndësishëm në mesin e profetëve të zgjedhur zë Moisiu. Besohet në të gjithë profetët që përmenden në Dhiatën e Vjetër, prej Noahit e deri te Malahi. Davidin dhe Solomonin, të cilët Kur’ani i përmend edhe si pejgamberë edhe si sundimtarë, i pranojnë vetëm si sundimtarë.

Kështu që hebrenjtë në këtë çështje dallojnë prej muslimanëve. Ata besojnë se edhe ndihmësprofetë Zoti u ka dhënë shpallje. Ndihmësprofetët, përgjithësisht qëndrojnë larg ceremonive fetare dhe botërore dhe nuk i respektojnë aq traditat formale. Çështje mbi të cilën përqëndrohen më tepër është tërheqja e vërejtjes atyre që janë larguar nga rruga e drejtë, dhe janë në rrugë të gabuar.

Njerëzve u tregonin gabimet. Ndihmësprofetët nuk merren me punët e tempullit dhe të flijimit. Nuk kanë edhe ndonjë autoritet botëror që do t’i emërojë ata. Nuk mund të thuhet se kanë ndonjë edukim të caktuar. Ata e kritikojnë shumicën e magjistarëve.Rreptësisht i respektojnë rregullat e ndërgjegjes dhe të etikës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeThu Mar 29, 2012 2:24 am

d. Besimi në librat e shpallur

Librat e shenjtë që i respekton hebraizmi janë Tanah dhe Talmudi. Tanah është emër i përveçëm i përbërë nga shkronjat kryesore të titujve të librave në ibranishte, si dhe Tora, Neviim (profetët) dhe Ketuviim (shkrimet e shenjta). Këto libra përafërsisht e përbëjnë Dhiatën e Vjetër të Biblës. Tora, është titulli i pjesës së parë të Dhiatës së Vjetër, për të cilën besohet se i ka zbritur Moisiut. Neviim, është pjesa që u ka zbritur profetëve pas Moisiut.

Ky libër ndahet në dy pjesë: në pjesën e parë janë profetët e parë. Në këtë pjesë tregohet vendosja e Bijve të Izraelit,pas vdekjes së Moisiut, në tokën e premtuar nga ana e Zotit,themelimi i mbretërisë,udhëheqja dhe sjelljet e mbretërve. Gjithashtu tregohen edhe luftrat e zhvilluara me popujt idhujtarë.Profetët e parë janë Jeshua, Shoftim (Gjykatësit), Samuel dhe Melahim (Mbretërit).

Në pjesën e dytë janë profetët e fundit. Këtu shpjegohen luftërat e profetëve me idhujtarët, këshillat dhe
porositë e tyre fetare. Ata janë: Jezaja,Jeremija,Hezekieli,Oshea,Joel,Amos,Oredja,Jona,Miha,Nahum,Habakuk, Tsefanja, Hagaj, Zaharja dhe Malahi. Ketuviim, do të thotë shkrime.Këta janë Psallmet dhe Aforizmat e Solomonit. Bazohen në Davidin dhe në Solomonin.

Përmbajnë thënie të bukura dhe etike. Edhe libri Shir Ashirim i përshkruhet Solomonit. Kohelet,llogaritet si një vepër filozofike dhe i përshkruhet gjithashtu Solomonit. Ester, shpjegon shpëtimin e hebrenjve nga një gjenocid i planifikuar nga mbretëresha Ester. Eha, shpjegon shkatërrimin e Jerusalemit dhe brengat e Jeremjes. Daniel, shpjegon shkatërrimin e Tempullit dhe jetën e Danielit në syrgjynosje në Babiloni.

Ezra dhe Nehemja shpjegojnë kthimin e hebrenjve nga syrgjynosja në Babiloni dhe rindërtimin e Jerusalemit dhe tempullit. Divre Ajamim, e rezymon historinë e musevitëve. Të gjitha këta libra njihen me emrin Dhiata e Vjetër. Në aspektin e ndarjes në pjesë dhe numrit të librave, dallohen nga të krishterët. Kisha numëron 39 libra, kurse hebrenjtë 24 libra. Gjithashtu dallojnë edhe në renditjen e tyre.

Gjuha origjinale e tekstit të Dhiatës së Vjetër është ibranishteja, e cila është nga gjuhët perëndimore semite. Dialektet me rëndësi të kësaj gjuhe janë kenane,fenike dhe ugarite.Sikurse në arabisht,ashtu edhe në ibranisht, zanoret nuk shkruhen. Edhe pse në të kaluarën kanë qenë të varfra në të shprehurit, pasuria e aksionit dhe e termave është në nivel. Shkrimi është në formë katrori dhe fillon nga e djathta në të majtë. Për të penguar leximin gabim të tyre,mungesa e zanoreve plotësohet me shenjat e pikësimit (si vokalet në gjuhën arabe).

Dhiata e Vjetër është përgatitur afërsisht brenda 1000 vjetëve.Vetëm se, përkufizimi i librit është bërë në koncilin Jemnia, të mbledhur në vitin 90 të e.s.,duke u seleksionuar në shkrimet e sotme. Kurse caktimi dhe korrigjimi komplet i tekstit, ka mundësi të jetë bërë në vitin 100 të e.s.

Diskutimet rreth origjinalitetit të shkrimeve vazhdojnë shekuj me rradhë.84 Shkrimet që komuniteti nuk i ka llogaritur si të vërteta nuk janë shënuar në libër. Por, këta ruhen në përkthim greqisht (Septuaginta) të Dhiatës së Vjetër. Këta janë: Ezra III, Tobit, Judis, Lutja e Manesesit, Danieli dhe Esteri Barah, Letra e Jeremjasë, Isa Sirah dhe Aforizmat e Solomonit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeSun Apr 01, 2012 8:30 am

Talmudi: krahas Dhiatës së Vjetër ka edhe transmetime nga rabinët, brez pas brezi.Përmbledhja e tyre quhet Talmud. Në vitin 150 të e.s., rabini me emër Judas, i frikësuar nga zhdukja e parimeve fetare dhe e lajmeve të transmetuara deri tek ai, të gjitha këto i përmblodhi në një vepër me emër Mishna.Mishna do të thotë „Ligji i përsëritur“. Sepse përsëritja e Toras llogaritet shpjegim dhe komentim i ligjit.

Më vonë, rabinët babilonas dhe palestinezë i bënë shumë shtesa veprës së përgatitur nga Judas. Në vitin 216 të e.s. një dijetar me emrin Jahuda bëri të mundshme kompletimin e shtojcave dhe të transmetimeve gojore dhe, kështu, fjala Mishna u bë shprehja e të gjitha shkrimeve nga koha e Judas e deri te koha e Jahudas.Pasi që Mishna ishte e vështirë të kuptohet nga disa lexues, dijetarët hebraikë asaj i bënë shumë komentime dhe anëshkrime, të cilat e morën emrin “Gemara”.

Pra, Talmudi përbëhet nga tërësia e veprave Mishna dhe Gemara. Studimi i saj shërben për përvetësimin e normave të edukimit dhe të fesë. Mishnasë, në të cilën gjenden shtesat dhe komentimet e rabinëve palestinezë, i thuhet Talmudi i Jerusalemit. Kurse asaj në të cilën gjenden shtesat e rabinëve babilonas i thuhet Talmudi i Babilonisë. Shumica e hebrenjve besojnë se Talmudi është libër i shpallur nga ana e Zotit dhe atë e vlerësojnë njësoj me Toran. Ata që nuk e pranojnë Talmudin nuk vlerësohen hebrenjë të vërtetë.

Talmudi,në aspektin përmbajtësor,u ngjan vendimeve të kuvendit popullor,të marra për probleme të rëndësishme jetike. Vetëm se këtu njerëzit për të cilët bëhet fjalë janë vetë hebrenjtë. Ligji, doktrina, komentimi i Librit të Shenjtë, ligjërata, shpjegimi i historisë dhe tregimet e shkurtëra, janë një mozaik në njëra-tjetrën. Ai është i rregulluar në ujdi me urdhëresat dhe ndalesat për problemet e jetës ditore, me Librin e Shenjtë dhe me transmetimet gojore të Ligjit.

Në të kundërtën nuk numërohet si urdhër hyjnor.Për këtë çështje në Talmud thuhet:“Kush kryen një obligim fiton një ndërmjetësues, ndërsa kush e nëpërkëmb një obligim fiton një paditës. Pendimi dhe punët e mira janë një ombrellë ndaj dënimit hyjnor”.

Periudhat e rregullave jetike të ligjit nuk kryhen dhe nuk përfundojnë. Kompletimi i Talmudit përafërsisht ka zgjatur 500 vjet. Karaitët, që numërohen si një lloj protestantizmi hebraik, kanë dashur që Librin e Shenjtë në shek. VIII, ta numërojnë si burim të vetëm. Kjo rrymë në Mesjetë i hapi rrugë kodifikimit Mishna-Tora të Majmonidest dhe shkrimit të katekizmit hebraik të Schulchan Aruch-it (1565).

Përmbajtja e Talmudit ndahet në dy pjesë, në Halaha dhe Haggada. Në Halaha shpjegohen rregullat si: urdhëresat, ndalesat, lejesat etj. Sipas llogaritjes së rabinëve në Talmud ka 613 ligje,248 janë urdhëra, kurse 365 janë ndalesa. Ndërkaq Haggada është pjesa në të cilën shpjegohen tregimet e simboleve dhe të ligjëratave, legjendat dhe fjalët e urta e etike.Halaha njeriun e shtrëngon me ligje fetare, kurse Haggada me këshillat, fjalët e urta dhe me tregimet e saj jep lehtësim dhe qetësim. Të dyja synojnë që Talmudin dhe të kaluarën ta lidhin me të tashmen.

Ahabja ben Mahalel thotë: Nëse i di tre gjëra nuk bën mëkat, pra nëse e di se nga vjen, ku shkon dhe përpara kujt do të japësh llogari! Nga vjen? Nga një pikë me erë të keqe.Ku shkon? Në vendin ku gjenden pluhuri,toka, krimbat dhe insektet e tjera. Përpara kujt do të japësh llogari? Përpara Mbretit të mbretërve, emri i të Cilit përmendet me respekt.”

Rabbi Hanina thotë: “Lutu për udhëheqësinë e mirë,që të mos frikësohesh prej tyre,në të kundërtën, ata gëlltitin të gjallë njëri- tjetrin”.

Rabbi Jakob thotë: “Kjo botë është dhomë pritjeje për botën e ardhshme. Zbukuroje veten në dhomëpritje, nëse do të të pranojnë në salon!” Gjithashtu thotë se: “Një orë që e kalon me lutje dhe punë të mira është më e mirë se e tërë jeta e botës së ardhshme, çdo orë e botës së ardhshme është më e lumtur se sa e tërë jeta e kësaj bote.”

Samueli thotë: “Nëse armiku bie mos u gëzo dhe nëse luhatet mos u kënaq. Që të mos të të shohë Zoti e të zemërohet në ty”.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeMon Apr 02, 2012 11:26 pm

dh. Besimi në Mesian

Fjala „mesia“, e cila shpreh konceptin hebraik, e më vonë edhe atë të krishterë, është forma në aramishte e fjalës (ha) Mashiah në ibranishte dhe meshiha në gjuhën arameje. Fjala ka kuptimin „i stërpikur me vaj, i lyer me vaj, i pastruar“. Në fillim termi mesia/mesih përdorej për mbretërit hebraikë, kurse më vonë, filloi të përdoret edhe për murgjit dhe kryemurgjit. Sepse kur mbretërit merrnin fronin mbretëror, gjithashtu edhe murgjit kur emëroheshin lyheshin me vaj.Besohej se ata me këtë fitonin shenjtëri dhe një fuqi speciale. Madje më vonë filluan të lyheshin edhe profetët.

Kjo shprehje, pas syrgjynosjes në Babiloni, filloi të përdorej për një lider apo për një profet, i cili do të dërgohet nga Zoti në Kohën e Fundit. Ky term që më përpara nuk është parë të përdoret në mesin e hebrenjve, ekziston që në kohën e sumerëve. Sargoni I. (2350 para e.s.) dhe Hammurabi (1728-1686 para e.s.) besohej se ishin mehdi-mesia.

Sipas termit të ri, me kalimin e kohës, në sipërfaqe të tokës do të përhapen pafesia dhe amoraliteti, njerëzve do t’iu zvogëlohet ndjenja e turpit, do të rriten çmimet, respekt nuk do të ketë, do të zvogëlohet bota dhe shtetet do të shndërrohen në shkretëtira. Jerusalemi do të rrënohet dhe do të bëhet vend për kullotje të bagëtive.

Kurse kur do të afrohet koha e ardhjes së Mesias, dielli do të nxihet, uji i lumit Jordan do të shndërrohet në gjak dhe do të bëhet luftë qytetare. Sipas llogaritjes së rabinëve, Mesia do të vijë në vitin 240 ose 471 të e.s., kurse mbretëria e tij do të zgjatë 400 vjet.Por, siç kishte nga ato që mendonin se kjo kohë do të zgjatë 2000 vjet, kishte edhe të atillë që mendonin se do të zgjatë 70 apo 40 vjet.

Përsëri, sipas konceptit tradicional, ditën e ardhjes së Mesias nëpër shkretëtira do të burojë ujë, nga stepa të ndryshme do të rrjedhin lumenj. Shkretëtirat do të shndërrohen në kopshtin Eden të parajsës. Drita e hënës do të shkëlqejë si e diellit që është sot, kurse drita e diellit do të jetë shtatë herë më e shndrritshme se sa sot.

Drurët do të japin frute rregullisht, bimët e tokës do të mbushen me erë aromatike. Në sipërfaqe të tokës nuk do të mbetet kafshë e egër, luani dhe qengji do të bëhen shokë si në parajsë, fëmijët do të luajnë me gjarpërinjtë si me lodrat e tyre. Mizat dhe insektet nuk do të kafshojnë askënd. Ariu dhe luani, sikur kau, do të hanë barë.

Mesia, Shtëpinë e Zotit (tempullin) do ta ndërtojë në majën Sion të Jerusalemit. Jerusalemi me mëshirën hyjnore do të bëhet qytet bregdetar. Atë do ta rrethojë një mur prej zjarri me 12 dyer.Armiqtë që do të dëshirojnë të hyjnë brenda do t’i zhdukë. Qyteti do të stoliset me xhevahire dhe margaritarë. Komuniteti i ndarë do të mblidhet këtu dhe nga brendia e pluhurit do të ngritet një bashkësi diçka e çuditshme. Rrugët, shtëpitë, muret do të ndërtohen prej xhevahiri. Qyteti do të zgjerohet deri te dyert e Sirisë.

Mesia, sipas hebrenjve, do të vijë nga fisi i Davidit dhe do të lindë në Betlehem. Ditën e lindjes së tij tempulli do të prishet, kurse lindjen e tij do ta shpallë Mikaili. Ai, si zëvendës i Zotit në tokë, do të udhëheqë hebrenjtë dhe johebrenjtë. Ai, si perandor i botës, hebrenjve do t’iu sjellë mëshirën e Zotit, kurse mosbesimtarëve (johebrenjve) mallkimin e Tij.

Si një sundimtar i drejtë, do të udhëheqë nga froni i Davidit, kufijtë e shtetit do t’i zgjerojë prej deti në detë. Do ta çlirojë Romën, kurse arabët nëpërmjet egjiptasve do t’i obligojë me tatim, shtetin e tij do ta udhëheqë sipas ligjeve hyjnore, të gjithë njerëzve do t’u mundësojë të jetojnë në paqe dhe lumturi.

Edhe Dhiatën e Vjetër do t’ua mësojë të gjithëve.Zemrat e njerëzve do të mbushen me besim.Luftën do ta ngrejë nga toka, shpatën dhe shtizën do t’i shndërrojë në mjete bujqësie. Në kohën e tij nuk do të ketë asnjë që të mos gëzojë, bile edhe unukëve do t’ua mundësojë martesën dhe të kenë fëmijë. Jexhuxhin dhe Mexhuxhin (Xhuxhmaxhuxhin-Gog and Magog), të cilët do ta rrethojnë Jerusalemin, Zoti do t’i zhdukë me sëmundje, zjarr dhe breshër.

Kurse kufomat e tyre do t’i pastrojnë kafshët e egra.Mbretëria e botës do të përfundojë në 6 mijëvjetëshin e botës dhe në sipërfaqe të tokës nuk do të mbetet asnjë gjallesë e gjallë. Kurse në 7 mijëvjetëshin e botës do të ndodhë gjykimi i fundit (kijameti). Pastaj do të vijë dita e ringjalljes dhe e llogarisë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeWed Apr 04, 2012 12:14 am

Adhurimi dhe traditat

Populli hebraik, me prishjen e Dytë të Tempullit, e kishte humbur lagjen e shenjtë, për të cilën besonte se Zoti në të është i pranishëm gjithmonë. Bashkë me tempullin mori fund edhe riti i sakrificës. Kjo goditje u tejkalua nëpërmjet sinagogave në diasporë. Sinagogat, që janë vende lutjeje dhe tubimi, shihen si vende ku mblidhen shumë njerëz. Edhe në sinagoga gjendet “vendi i shenjtë“ (aron hattodesh).

Ato janë të mbuluara me perde të shenjta dhe të kthyera drejt Jerusalemit. Brenda në një arkë gjendet i fshehur në formë të rules teksti i Dhiatës së Vjetër.Para arkës qëndron ndezur “llamba e përhershmërisë” (ner tamid).Shandani me shtatë krahëqë gjendet në tempullin e Jerusalemit, gjendet edhe në sinagoga. Momenti më madhështor gjatë kohës së ritualit është nxjerrja nga trasta, e qëndisur e ruleve të Dhiatës së Vjetër dhe leximi i tyre me ceremoni nga rabini në piedestal.


a. Lutjet

Adhurimi i hebrenjve nuk bëhet vetëm në grup, por, ai bëhet edhe në familje. Punët e murgut i kryen babai. Pas derës hyrëse në shtëpi gjendet një tekst në të cilin janë të shënuara versetet nga Dhiata e Vjetër. Ato janë të vendosura në formë të rules, në një kuti të gjatë në formëcilindri, të quajtura mezuza. Në këtë tekst gjenden versetet, Ligji i Përtërirë VI, 4-9, dhe XI,13-21, që shprehin se adhurimi i një zoti tjetër përveç Zotit të vërtetë është i ndaluar.

Në hyrje dhe dalje nga shtëpia këto rule preken me gishta dhe gishtat puthen. Hebreu fetar, nëse nuk mund të marrë pjesë në adhurimin e bërë në grup, adhurimin e detyrueshëm e bën vetë. Gjatë adhurimit e vendosin një shall me emrin „tallit“, e mbulojnë me të kokën dhe kthehen drejt Jerusalemit. Jerusalemi është vendorientimi i hebrenjve.

Hebrenjtë, përveç lutjeve të lira, kanë edhe rituale si tre kohë faljesh të detyrueshme në ditë:mëngjezi (shaharit), mesdita (minha) dhe mbrëmja (maarib). Të shtunën dhe në ditët e festave shtohet edhe rituali i paraditës (musaf). Të hënën dhe të enjten bëhen lutje pendimi. Kurse lutjet e kufomave, që në gjuhën arameje quhen kaddish, edhe nëse nuk ka në momentin kufoma,lexohen për përgatitje për ndonjë kufomë të papritur.

Sipas filozofisë profetike mëkati dhe dënimi mund të zhduken vetëm me pendim dhe lutje.Dyert e mëshirës, më tepër se adhurimet me formë, i hap kthimi drejt Zotit me sinqeritet dhe seriozitet. Të menduarit e Zotit dhe lutja që i bëhet Atij hap rrugën e mëshirës hyjnore. Nuk ka shlyerje mëkatesh nëpërmjet murgut, sikur që është në krishterim.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeWed Apr 04, 2012 12:17 am

c. Agjërimi

Agjërimi (Tanit) mbahet në përvjetorin e ditëve të fatkeqësisë në histori dhe në ditën e pendimit (dita e Kipur-it). Këto ditë janë rrethimi i Jerusalemit, okupimi i Jerusalemit, shkatërrimi i Tempullit,vrasja e liderit hebraik Gedaljasë dhe dita e 13 e Adar-it (muajit të dymbëdhjetë).

d. Llogaritja e kohës

Hebrenjtë kanë një kalendar të pandryshueshëm. Ata fillojnë që nga dita e krijimit të botës.Ky krijim ka ndodhur me shtatë tetor të vitit 3761 para e.s. Në vitin 1958, viti hebraik ka filluar si viti 5719. Në kalendar përdoret viti hënor. Një vit përbëhet nga dymbëdhjetë muaj, çdo njëri zgjat 29 deri 30 ditë. Vetëm se, tërësia e ditëve të tepruara, që dalin sipas kalendarit diellor, plotëson vitet me një muaj të trembëdhjetë. Këtyre viteve u thuhet viti kalimtar ose viti i mesëm. Muajit të tepërt i thuhet edhe adari i dytë. Emrat e muajve, që nga syrgjynosja në Babiloni nuk kanë pasur asnjë ndryshim. Këto janë muajt: Nisan, Ijjar, Sivan, Tammuz, Ab, Elul (fillimi i vitit të ri), Tishri,Marheshvan, Kislev, Tebet, Shebat, Adar.

ç. Festat

Tre festat e mëdha hebraike janë të trashëguara prej festave të vjetra natyrore. Në këto festa,jetohet historia e popullit hebraik. Nga këto është festa Pasah (pa tharm) (15-22 Prill), që zgjat tetë ditë dhe është festa e parë e prodhimit. Kjo festë përkujton largimin nga Egjipti dhe shpëtimin prej skllavërisë.

Në gostitë e festave,plot me lutje dhe lexim të Dhiatës së Vjetë,, ushqimi fillon me bukë pa tharm dhe me barë të hidhur (maror). Gotat e alkoolit mbushen katër herë, si shenjë e shpëtimit dhe e gëzimit. Ndërkaq Shabuos,që festohet ditën e 6 dhe 7 të muajit Sivan, është festa e zbritjes së Dhjetë Urdhërave.

Festohet si përkujtim i shpalljes në Sina.Kurse festa e Sukotit, që festohet më 15 Tishrit, është përkujtim i jetës së Bijve të Izraelit në shkretëtirë. Populli atë ditë, duke kujtuar jetën që ka bërë nëpër tenda të ndryshme, ndërton një kasolle me dega,me lule dhe me gjethe dhe rreth saj lexohen pjesët e përshtatshme nga Dhiata e Vjetër. Kështu e festojnë festën.Mund të numërojmë edhe festën Hanukaj (festa e kandilit), e cila fillon me 15 Kislef.

Festa e Makkabive është përkujtimi i shenjtërimit të dytë të tempullit dhe i fitores ndaj mbretit idhujtar sirian Antijahusit. Kjo festë zgjat tetë ditë. Ndërsa një tjetër është festa Purim dhe festohet më 14 Adar. Kjo është festa për vrasjen e Hamanit (nuk ka të bëjë me Hamanin që e përmend Kur’ani), kryemurgut të mbretit persian Ahasvarit (485-461 të e.s.).

Sipas transmetimit Hamani ka dashur që t’i vrasë të gjithë hebrenjtë brenda perandorisë persiane.Me vrasjen e tij, pengohet edhe gjenocidi i planifikuar. Në këtë festë të varfërve u shpërndahen dhurata, ndërsa shokët gostiten. Ditën që pason agjërohet. Gjithashtu në mesin e festave numërohen edhe Resh Hashana (Viti i ri) dhe Jom Kippur (Dita e pajtimit).

Sabati,dita e shtunë dallohet nga ditët tjera të punës.Ajo është ditë feste,ditë e qetësisë dhe ditë pushimi. Sabati fillon ditën e premte, 45 minuta para se të errësohet. Kështu që fillon me lutje dhe adhurime dhe ndalet çdo punë. Për shembull, çdo veprim dhe punë është e ndaluar, si cigarja,shkrimi, numërimi i parave etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeWed Apr 04, 2012 12:27 am

d. Traditat

Fëmijët meshkuj të hebrenjve,ditën e tetë pas lindjes bëhen synet dhe atë ditë edhe pagëzohen.Ndarja e lëkurës së përparme (me synetim), llogaritet shenjë e dukshme e marrëveshjes mes Zotit dhe Abrahamit. Fëmija kur të arrijë moshën 13 vjeçare llogaritet „bar mizva“ (i pjekur) dhe duke iu lidhur një qemer lutjeje merret në komunitetin fetar. Fëmija,nga ky moment llogaritet përgjegjës përpara Zotit për urdhërat fetarë.

Kurse në jetën familjare ngjarje më e rëndësishme është martesa. Deri në vitin 1000 të e.s.është lejuar martesa me shumë gra. Vetëm se, më vonë, me kontributin e rabinit Hershem ben Juda,ky veprim është ndaluar. Kurse unazën e kurorrëzimit, që është shenjë e martesës,e vendosin në gishtin tregues të dorës së djathtë.

Të vdekurit i varrosin në tokë. Gratë nuk marrin pjesë në ceremoninë e varrimit. Sipas fesë,gratë me menstruacion, lehonat dhe me disa sëmundje të tjera, nuk llogariten të pastërta.Prekja e një kafshe të ngordhur, apo njeriu të vdekur, është shkak për prishjen e pastërtisë. Nuk është mirë që një hebre fetar të gjendet në vendin ku gjendet një i vdekur. Nga këto papastërti shpirtërore njeriu mund të pastrohet me larje speciale fetare, e ngjashme si abdesti në islam.


Rregullat e ushqimit

Njërës prej çështjeve që i jepet rëndësi janë edhe rregullat e të ushqyerit. Sipas vlerësimeve fetare mishi i disa kafshëve është i lejuar, kurse i disave është i ndaluar. Nga këto i ndaluar llogaritet mishi dhe qumështi i kafshëve me katër këmbë, që nuk janë përtypëse dhe nuk janë me thonjë të ndarë, mishi i kafshëve të therura në kundërshtim me rregullat fetare, mishi i derrit,mishi i insekteve dhe i zvaranikve, mishi i peshqve që kanë pulla dhe nuk janë notues, mishi me produkte të qumështit.

Kurse të lejuara janë kafshët me thonjë të ndarë dhe përtypëse, përveç devesë. Gjithashtu prej kafshëve të lejuara ndalohet që të hahet aorta dhe dhjami i pazier (i gjallë). Po ashtu pengesë për ngrënien e mishit të disa kafshëve janë edhe disa sëmundje dhe plagë të ndryshme.


Simbolet

Njëri nga dy simbolet me rëndësi të hebraizmit është ylli gjashtërremësh, të cilin e përbëjnë dy trekëndësh të futur në njëri tjetrin dhe që quhet Ylli i Davidit. Ky yll është një shenjë magjike që haset në mesin e njerëzve të shumë shteteve. Për herë të parë është parë në unazën e një hebreu në Sidon, në shek. VII para e.s. Me siguri se në fillim ka qenë një shenjë e Zotit dhe në kryengritjen e Bar Kohbasë është përdorur si simbol.

Më vonë ky yll gjashtëkëndësh, është bërë një shenjë e Kabbalasë.Edhe Menora, që është shandan me shtatë krahë, është një simbol tjetër i hebrenjve. Sipastransmetimit, izraelitët duke shëtitur nëpër shkretëtirrë, këtë yll e kanë përdorur si shndërritës të tendës së shenjtë. Kurse sot është stema shtetërore e Republikës Izraelite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeWed Apr 04, 2012 12:33 am

Misticizmi hebraik

Misticizmi, i cili është prezent në fe të ndryshme dhe është një manifestim i fetarisë së thellë,flet për botën mbinatyrore dhe mendon që me atë botë të lidhë marrëdhënie dhe të komunikojë me të. Ai pasqyron përvojën e qenies së diturisë mbinatyrore, ndërsa e lë ndarjen subjekt objekt.Në fillim ka vështirësi në të kuptuarit e shumë fushave të zhvillimit dhe të sistemeve të mbyllura të hapësirës ndërplanetare.

Gjithashtu nga afër kujdeset për pritjen e mesias të shpresuar.Rrënjët e misticizmit kërkohen në Librin e Shenjtë. Pasqyrimet e tij mundohen të shihen te profetët (Moisiu, Elias, Elisa dhe të tjerë). Ai formon doktrinën e transmetimit për krijim në “Zanafilla”, dhe për vizionin e Ishajasë në Tempull, për përshkrimet mrekulluese të Ezekielit, për natyrën hyjnore dhe për universin. Kjo fetari e bazuar në Dhiatën e Vjetër, vazhdohet edhe në
Talmud.

Pas ndërtimit të Dytë të Tempullit, edhe te farisejtë ka patur mendime për spekulacione mistike. Më vonë shihet se konceptet helene-gnostike janë përzier me spekulacionet hebraike.Vizioni “Qerrja e fuqisë” (merkaba) e Hezekielit është mugulluar nga mendimi, “Të shohësh, të kuptosh fronin e Zotit, në gjendje -ekstaze dhe kontemplacioni”, në misticizmin e shek.V dhe VI.

Sigurisht njoftimet që burojnë nga periudha e vjetër dhe që janë të grumbulluara nën titullin “Kabbala”, i kanë dhënë forcë lëvizjes shpirtërore,të përhapur nga Spanja në Francën jugore në shek. XIII., dhe misticizmit hebraik. Material kryesor ishte libri “Zohar”, i shkruar me një gjuhë aremeje të mbyllur, nga Rabbi Simon bar Jahaj, në shek. II. Vetëm se kjo vepër nuk ishte një e tërë,por ishte një komentim i Dhiatës së Vjetër, në formë të “Midrashit”, që ka për qëllim ritmin.

Shumë pjesë të saj janë të shkruara nga Moshe ben Shemtob de Leon, kabalist prej Guadalaharasë, që ka vdekur në vitin 1305. Zohar për herë të parë është botuar në Kremona dhe Mautua në 1558.Temë kryesore e misticizmit hebraik është drita e përheshme mbi qiellin e dukshëm dhe ekzistenca para krijimit. Sipas doktrinës së botës me 10 qiej, të lindur nga Zoti, botëror është aktiviteti për nxjerrjen përsëri të shkëndijave të dritës qiellore që ndikon në brendinë e çdo gjëje,gjegjësisht, është aktiviteti për shpëtimin e shpirtit.

E dyta është nxjerrja në shesh e kuptimeve të thella në Dhiatën e Vjetër me anë të misticizmit të numrave. Burimi kryesor i misticizmit të shkronjave dhe të numrave është “libri mbi krijimin” (Sefer Jetsira), që është një nga pjesët e Kabbalasë. Kjo është përgatitur në shek III dhe VI. Burim kryesor janë 10 numrat bazorë dhe 22 shkronjat e alfabetit hebraik. Të dyja së bashku krijojnë 32 “rrugë të urtësisë”. Zoti vetveten e pëshkruan me shenja të “shkronjave”. Sipas kësaj, fjalëve të Librit të Shenjtë u jepen domethënie simbolike.

Sepse ligjet dhe ngjarjet historike që i shpjegon Dhiata e Vjetër, janë vetëm trupi dhe veshjet e fjalës hyjnore. Kurse të kuptuarit e shpirtit të tyre e mundëson vetëm mendimi mistik.91 Ndërkaq temat për magji dhe kundërmagji gjenden në kapitullit “Kabbala praktike”. Qëllimi i fundit i Kabbalasë është njohja kuptimore e misterit të fundit. Gjithashtu është bashkimi mistik i Zotit me njeriun, që është krijuar në mënyrë të përhershme. Kjo arrihet me lutje për koncentrim, me ekstazë dhe me kontemplacion.

Gjithashtu, në shek. XII në zhvillimin e misticizmit hebraik ka ndikuar edhe Sefer ha-bahir,njëri prej teksteve Kabbala. Me anë të kësaj në hebraizëm u fut shprehja shpërngulje e shpirtërave (gilgul). Sefer ha-temuna, i shkruar në shek. XIII, bënte komentimin mistik të cilësive të Zotit. Vepra e tij, Libri i Dritës, fitoi shumë vlerë.

Sidomos në shek. XVI, në Europë jeta shpirtërore e hebraizmit arriti shkëlqimin me anë të mistikut kabbalist Moses Cardaveros (1522-1570) dhe të Isaak Lurjas (1534-1572). Gjatë shek.XVII, shkolla pedagogjike talmudiste nuk u pa e mjaftueshme dhe u pritën ndryshime të mëdha.Vetëm se të gjitha zhvillimet mbetën në një rreth të ngushtë në gettonë hebraike.







Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitimeSun Apr 08, 2012 3:23 am

a. Sabataj Sevi

Sabataj Sevi është një mistik hebraik i lindur në Izmir më 1626. Shtimi i numrit të nxënësve rreth tij, ngjallën në të ndjenjat e mesianizmit. Gjatë një gostie në Selanik ai arriti bindjen se u bashkua me Dhiatën e Vjetër, i cili llogaritet njeri i parë e inkarnuar (trupëzuar) prej Zotit. Sabataj Sevi, veten e shpalli mesia për herë të parë më 5408 (v. 1648), vit që kabbalistët e kanë llogaritur si vit të shpëtimit. Viti i Mesias, që pritej nga vetë ai dhe simpatizuesit e tij, do të realizohej në vitin 1666.

Viti arriti, por ajo që pritej të realizohej nuk u realizua. Kurse mesia i vetshpallur ra në duart e sulltanit osman. Ai duhej që të braktiste o pretendimin për mesia, o jetën e tij. Ai zgjodhi të parën dhe deklaroi se është bërë musliman. Sevi, 10 vjetët e fundit të jetës së tij i kaloi në një tronditje të madhe.Lëvizja mistike mesianike, pas vdekjes së Sabataj Sevit, lindi përsëri me Jakob Frankun dhe vajzën e tij Eva dhe vazhdoi deri në Revolucionin Francez


b. Hassidizmi

Hassidizmi u zhvillua nga misticizmi i Merkaba-së.Fjala hassid (në ibranishte: fetar),në fillim përdorej për fetarët ekstremë të periudhës Makkabi, ndërsa më vonë u përhap edhe si emër për mistikët dhe mësuesit. Fetarësia u bë emër i ushtrimeve shpirtërore dhe i dashurisë për Zotin.U zhvillua mendimi i thellë, që të përkujton metodën e Jogës indiane.

Me anë të kontemplacionit u hap dera e takimit me misteret e profecisë.Ekstaza është shpjeguar edhe si njohje edhe si harresë e unit. Synimi ishte bashkimi mistik me Zotin. Misteri i shkronjave e argumenton doktrinën mistike të emrave të Zotit. Zohar-i (libri i madhështisë, dritës), pas Dhiatës së Vjetër dhe Talmudit, është libri më me rëndësi.

Sistemi kabbalist bazohet në filozofinë e Philos dhe të neoplatonizmit. Sipas termave për Zotin, Zoti as nuk njihet,as nuk shihet, as nuk definohet.Edhe mendimet për krijimin shprehen me anë të teorisë së emanacionit: Froni, drejtësia, urtësia, dhuntia, fuqia, madhështia, shkëlqimi,sundimi etj., të gjitha këto, nga pamja qiellore e njeriut janë të grumbulluara në “njeriun e parë”.Nga bota shpirtërore kanë dalë krijimi i gjithësisë, froni i Zotit, kurse nga këta kanë dalë bota e krijuar, engjëjt dhe shpirtrat e këqinj.

Kurse nga këto të fundit ka dalë bota materiale,gjegjësisht bota e dukshme.Në Kabbala ka tre lloje konceptesh për shpirtin: Shpirti logjik (neshema), afër tij gjendet “shpirti ndijor, epshi” (ruah) dhe “shpirti bimor” (nefesh). Shpirti njerëzor është forca e parë ekzistenciale e dalë nga bota e lartë dhe është e përmalluar të kthehet në vendin prej nga ka ardhur. Ai, pasi që me anë të inkarnacionit të përsëritur të arrijë përsosmërinë, do të mund të shpëtojë nga varësia e krijesave botërore.

Sidomos rrotën e lindjeve (gilgul) ua ka mësuar Manessa ben Israel (1604-1657) nga Amsterdami. Burimi i të keqes shihet në largimin e substancave hyjnore dhe në moskuptimin e mëshirës së Zotit. Lartësimi te Zoti bëhet me lutje dhe me adhurim. Shpirti shkon drejt misticizmit të përbashkët me Zotin, kurse Shkrimet e shenjta
komentohen me simbole. Shkronjave, fjalëve dhe emrave u përshkruhen fshehtësi hyjnore.Ligji mistik kabbalist është në anën e kundërt të fesë.

Për këtë edhe talmudistët e poshtërojnë atë.Kurse në Zohar, Mishna përshkruhet si robëreshë, kurse Kabbala si zonjë.Thuhet se edukimi i Talmudit krahasohet me një shkëmb pa fryte,nëse copëtohet dalin në shesh guraleca, përkundër kësaj Kabbala është një burim i freskët dhe rrjedhës.Hassidizmi, duke e kthyer atë rreptësi të dispozitave të ligjit, i ka hapur rrugë fushës shpirtërore dhe është përhapur në një rreth të gjerë. Lëvizja sabatajiste dhe frankeniste u bashkuan.

Themeluesi i hassidizmit, Rabbi Izrael ben Elizer (1700-1760), llogaritet si përfaqësuesi kryesor i tij në shek. XVIII. Me ligjëratat dhe komentimet e tij mistike ka fituar autoritet dhe ka marrë titullin “Baal shem Tov” (zotëria i emrit të gëzuar). Ai mbron një zemër fetare të sinqertë. Nëse njerëzit e adhurojnë Zotin me dashurinë që e kanë në zemrat e tyre,bota e ndarë përsëri do të arrijë të bashkohet.

E keqja shihet si shkalla më e ulët e të mirës.Gjatë Luftës së Dytë Botërore, me vrajsen e një numri të madh të hebrenjve, hassidizmi mori një goditje të madhe. Sot ka simpatizues edhe në ShBA edhe në Izrael. Filozofi Martin Buber (lindi 1878) është nga komentatorët e rinj të kësaj lëvizjeje.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Feja Hebreje Hebraizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Feja Hebreje Hebraizmi   Feja Hebreje Hebraizmi I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Feja Hebreje Hebraizmi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Ateizmi, morali dhe feja
» PSe e ka ndaluar Feja Islame kamaten !
» Shkenca dhe feja, dy stade të ndryshme të zhvillimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I :: J U D A I Z M I-
Kërce tek: