PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kush ishte Edgar Cayce?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Kush ishte Edgar Cayce? Empty
MesazhTitulli: Kush ishte Edgar Cayce?   Kush ishte Edgar Cayce? I_icon_minitimeTue Mar 06, 2012 1:49 am

Kush ishte Edgar Cayce?

Kush ishte Edgar Cayce? Edgar_Cayce_profil
Edgar Cayce (1877-1945) quhet edhe “profeti i fjetur”.

Per me shume se 40 vjet ai beri “lexime psikike” per mijera persona, nderkohe qe ishte ne gjendje te pavetedishme, duke diagnostikuar semundje, duke perjetuar ngjarje nga e kaluara dhe duke parashikuar ngjarje te se ardhmes.

Por kush ishte ne te vertete Edgar Cayce?

Cayce lindi ne nje ferme ne Hopkinsville, Kentacky. Aftesite e tij psikike filluan te shfaqeshin qe ne femijeri.Ai ishte ne gjendje te shikonte dhe te fliste me shpirtin e gjyshit te tij dhe shpesh luante me ‘shoke imagjinare’ per te cilet ai thoshte se ishin shpirtra te botes tjeter.

Ai gjithashtu shfaqte nje aftesi te pabesueshme per te kujtuar faqet e nje libri thjesht duke fjetur mbi te. Keto aftesi benin qe i riu Cayce te dukej i cuditshem, por ajo qe Cayce deshironte me te vertete ishte qe te ndihmonte te tjeret, sidomos femijet.

Me vone Cayce zbuloi se kishte aftesine qe ta vendoste veten e tij ne gjendje gjumi duke u shtrire ne krevat, duke mbyllur syte dhe duke vene duart mbi stomak.

Ne kete gjendje relaksimi dhe meditimi ai ishte ne gjendje qe te vendoste mendjen e tij ne kontakt me kohen dhe hapesiren - ndergjegjia universale e njohur gjithashtu si mbindergjegjia.

Qe nga ai moment ai ishte ne gjendje qe t’u pergjigjej pyetjeve si: “Cilat jane sekretet e universit?”, “Cili eshte qellimi im ne jete?”, “Cfare mund te bej per te sheruar artritin?” dhe “Si jane ndertuar piramidat e Egjiptit?”.

Pergjigjet e tij ndaj ketyre pyetjeve u quajten ‘lexime’ dhe brendesia e tyre ofronte ndihme praktike dhe keshilla te vlefshme per njerezit qe ai takonte cdo dite.

Shume njerez jane habitur kur kane mesuar se Edgar Cayce ishte nje ndjekes i devotshem i kishes dhe nje mesues i shkolles se te djeles. Ne moshe te re Cayce u zotua te lexonte Biblen cdo vit te jetes se tij dhe ne vitin 1945 kur ai vdiq, kishte perfunduar se lexuari ate.

Edhe pse Cayce ka me shume se 60 vjet qe ka vdekur, materialet per lexim ai i ka hedhur ne qindra libra dhe i ka shkruar ne aspekte te ndryshme te punes se tij. Ato perfshijne ceshtje si: zbulimi i misionit tone ne jete, zhvillimi i intuites, eksplorimi i mistereve te lashta, marrja e pergjegjesise per shendetin tone, etj.

Leximet e Edgar Cayce kane te bejne me shendetin dhe trajtimet e semundjeve. Edhe sot, shume njerez te profesioneve te ndryshme dhe me origjine apo besime te ndryshme, keshillohen me informacionin e dhene ne shkrimet e Cayce, edhe pse disa prej tyre jane bere me shume se 100 vjet me pare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
Kush ishte Edgar Cayce?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Atlantide, toka e humbur sipas Edgar Cayce
» kush ishte drakula
» Kush ishte Marcus Wolff..?
» Në fillim ishte kaosi !
» Politikani rus: S’ishte meteor, SHBA testoi një armë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: EZOTERIZEM ::  A S T R O L O G J I :: E N D E R R A ::  P R O F E C I-
Kërce tek: