PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 MITOLOGJI - ROMULI & REMI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
xhemajl




Numri i postimeve : 42
Pikët : 117
Reputation : 1
Join date : 29/02/2012

MITOLOGJI - ROMULI & REMI Empty
MesazhTitulli: MITOLOGJI - ROMULI & REMI   MITOLOGJI - ROMULI & REMI I_icon_minitimeMon Mar 05, 2012 10:34 am

ROMULI & REMI

Romuli dhe Remi (lat. Romulus&Remus) – fëmijët binjakë të Marsit, zotit të luftës dhe të vestalkes, Rea Silvisë, Romuli njëri prej themeluesve të Romës dhe mbreti i parë romak.

Për nga baba ka qenë pasardhës i drejtpërdrejtë i njërit prej zotërave më të fuqishëm, për nga nëna pasardhës i Askaniut ose i Judit birit të udhëheqësit të ardhacakëve trojanë në Itali, fisit të të cilit i qe e destinuar që pas rënies së Trojës të mbizotërojë mbi tërë popullin trojanë dhe (sipas një shpjegimi pak më të gjerë të kësaj profecie) mbi tërë botën. Edhe Aksan-Juli, kuptohet, ka qenë me prejardhje hyjnore: babai i tij Enea ka qenë i biri i hyjneshës Venera, ndërsa stërgjyshi i saj, Dardani, madje edhe i biri i Zeusit, zotit suprem. I ka pasur pra të gjitha parakushtet gjenealogjike për t'u bërë njëri prej personazheve më të shkëlqyeshme të miteve dhe legjendave romake.

Përkundër origjinës së tij hyjnore Romuli nuk u rrit në pallatin mbretëror, por në mesin e barinjëve të thjeshtë. Por më tepër, gati as që është rritur, sepse axha i nënës së tij, Amuliu deshti, që posa lindi, ta vrasë së bashku me vëllaun e tij, Remin. Mirëpo, zotërat nuk lejuan që fëmijët të vriten. Pasi fati që më parë pat vendosur që Roma të mbizotërojë mbi tërë botën, qyteti është dashur sa më parë të themelohet, prandaj themeluesit e tij është dashur të mbesin gjallë.

Tregimi për lindjen dhe shpëtimin e Romulit dhe të Remit hyn në radhën e më të njohurve nga tërë antika. Pasardhësi i dymbëdhjetë i Askaniut apo i Julit, themeluesit të qytetit Alba Longa, ishte mbreti Prok, i cili i ka pasur dy djem: Numitorin dhe Amuliun e ri. Kur vdiq, në fron hipi Numitori, por së shpejti e rrëzoi Amuliu dhe e përzuri. Përt'ia siguruar vetes dhe pasardhësve të vet sundimin, Amuliu urdhëroi që të vriten të gjithë djemtë e Numitorit, ndërsa bijën e tij, Rea Silvinë, e detyroi që të bëhet priftëreshë e hyjneshës Vesta dhe që të betohet se do të jetë virgjër. Premtimi si premtim. Rea Silvia nuk mundi t'i përballojë Marsit, zotit të luftës dhe ia lindi binjakët, Romulin dhe Remin. Kur Amuliu, mësoi për lindjen e tyre, urdhëroi që Rea Silvia të hudhet në lumë dhe njësoj veproi me djemtë e saj. Shërbëtorët dy fëmijët i qitën në shportë dhe i çuan deri te Tibri, i cili posa kishte dalë nga shtrati. E lanë shportën në ujë dhe shkuan ta lajmërojnë Amuliun se e kanë kryer urdhërin. Mirëpo, Rea Silvia nuk u rnbyt në ujë, sepse pat mëshirë për të zoti i lumit Tiber, dhe nuk u mbytën as djemtë e saj. Uji së shpejti u pakësua dhe shporta me Romulin dhe Remin u gjend në vend të thatë.

Pas shpëtimit nga mbytja në ujë pasoi shpëtimi nga uria dhe dimëri. Vaji i fëmijëve ia tërhoqi vëmendjen ujkonjës, e cila erdhi të pijë ujë dhe ajo i çoi në strofullën e vet në kodrinën Palatin. Atje i ka ushqyer me qumështin e vet dhe i ka ngrohur me trupin e vet. Njëherë e pa Faustuli, bariu i kopesë së Amuliut dhe priti deri sa u largua ujkonja dhe fëmijët i mori në shtëpi të vetën, ku me gruan e vet Ak Larencinë i rriti së bashku me dymbëdhjetë djemtë e vet. Kur u rritën fëmijët i ruanin bagëtinë dhe shkonin për gjah. Në saje të ushqyeses së vet dhe jetës në pyll, të dy u bënë djelmosha të fuqishëm. Siç ndodh me të rinjtë, as ata nuk iknin prej garave dhe përleshjeve. Veçmas kanë qenë të hidhëruar në barinjët e mbretit Numitor, që e kullotnin bagëtinë në kodrinën e afërt, Aventin. Gjatë një vizite të tyre në Aventin barinjët e Numitorit i zunë rob dhe i çuan në shtëpi të zotërisë së tyre. Numitori në ta i njohu nipërit e vet dhe pa fjalë të tepërta i bindi që t'i hakmirren Amuliut. Të përcjellë me shokët e tyre të shumtë Romuli dhe Remi u nisën nga Palatini për në Alba Longa, e vranë Amuliun dhe ia kthyen pushtetin Numitorit.

Kur Romuli dhe Remi mësuan për origjinën e tyre, edhe ata deshtën të bëhen sundues. Pasi që nuk deshtën ta presin vdekjen e gjyshit të tyre, vendosën ta ndërtojnë qytetin e ri, madje më të madh se Alba Longa. Për vendin se ku do ta ngrisin u morën vesh, lehtë por jo edhe për emrin se si do ta quanin. Prandaj u morën vesh të presin shenjë nga fluturimi i shpendëve, që në atë kohë konsiderohej mënyrë e sigurtë, në të cilën zotërat e kanë shpallë vullnetin e vet. Romuli mbeti në Palatin për të vëzhguar kupën qiedhore, ndërsa Remi me të njëjtën detyrë shkoi në Aventin. Posa u ndal dhe filloi të vëzhgojë, në qiell u paraqitën gjashtë sokola. Menjëherë pastaj, para se t'ia thotë falltorit vegimin e vet, Romulit iu paraqitën dymbëdhjetë sokola. Meqë vëllazërit nuk u pajtuan rreth të gjitha kushteve dhe mundësive, lindi mosmarrëveshja: Remi shpallej për ngadhënjimitar në bazë të asaj që i pari i pa shenjat, ndërsa Romuli konsiderohej fitues për arsye të numrit më të madh të sokolave që u paraqitën në afërsinë e tij. Kështu shpërtheu përleshja ndërmjet vëllazërve dhe ithtarëve të tyre që u shndërrua në konflikt në të cilin Remi e humbi jetën. Sipas verzionit tjetër, më të gjërë, Remi u vra më vonë, kur i kapërceu muret e Romulit për t'ia dëshmuar se nuk janë për asgjë. Romuli i zemëruar kinëse e ka vrarë me mallkim, i cili pastaj hyri në të gjitha formulat e mallkimeve të armiqëve të ardhshëm të Romës: " Kështu le të vritet secili që i kapërcen muret e mia". Dosido qyteti Roma e muar emrin sipas Romulit, ndërsa Romuli u bë mbreti i parë i tij.

Banorët e parë të qytetit të Romës ishin shokët e tij me të cilët më parë i pat kullotur bagëtitë. Më vonë aty u vendosën shumë njerëz të rinjë nga Alba Longa dhe lokalitetet latine. Pasi që Roma pa gra kurrë nuk do të mund të bëhej qytet, por do të mbetej vetëm fortifikatë, Romuli i dërgoi përfaqësuesit e vet në bashkësitë e afërta me lutje që aty t'i zgjedhin gratë e veta. Kur i refuzuan kudo, Romuli e përdori dinakërinë: i organizoi lojërat solemne për nderë të zotit Neptun Konzes (Konzuliet) dhe në to ftoi popullsinë nga rrethina. Erdhën shumë mysafirë, në mesin e tyre veçmas shumë sabinë me gra dhe vajza. Në shenjë të caktuar u vërsulën djelmoshat romakë në vajzat e sabinëve dhe i rrëmbyen. Menjëherë u kujdesën që këto t'u bëhen grat e tyre. Mbreti sabinas, Tit Taciu, i ishpalli pastaj Romulit luftë, dhe pasi që romakët më tepër kujdeseshin për gra se sa për luftë qenë të detyruar që të tërhiqen brenda mureve. Aty tani filluan të mbrohen vendosmërisht, por sabinët e shkelën me para Tarpenë, bijën e komandantit të kullës, Spuri Tarpeut madje për një qafore të artë fshehurazi ua hapi dyert e qytetit.

Nën presionin e armikut Romuli me shokët e vet qe i detyruar të ikë. Kur të nesërmen u përpoq që ta pushtojë sërish qytetin, u hodhën sabinët në radhët e ushtrisë armiqësore: fituan me lutje që etërit dhe vëllazërit mos t'ua vrasin burrat e tyre dhe burrat e vet i detyruan që të luftojnë kundër vëllazërve dhe etërve të tyre. Sabinët dhe romakët atëbotë bënë paqe dhe të lidhur me gjak i bashkuan më në fund popujt e vet. Sundimin e transferuan në Romë dhe Romuli në të e ndau pushtetin me Tit Taciun. Pas vdekjes së tij, në Romë sundoi vetë, qytetit ia dha ligjet, banorëve të tij tokën dhe e futi organizimin ushtarak, e forcoi dhe e zgjëroi pushtetin e Romës dhe kështu ia dha themelet e famës dhe të madhështisë së tij të ardhshme.

Për vdekjen e Romulit janë ruajtur dy versione dhe thjeshtë mund të konstatojmë se njëra është aristokrate, ndërsa tjetra plebease. Sipas asaj aristokrate Romuli i gjallë është ngritur në qiell, madje në karrocë të zjarrtë të Marsit, zotit të luftës, kur më 17 shkurt viti i panjohur më parë së afërmi e bënte parakalimin ushtarak te moçalet kopreas (në fushën e Marsit afër Tibrit). Sipas verzionit plebeas e vranë patricët romakë nga se dëshironte t'ua kufizonte pushtetin e tyre. Romakët atëherë në mënyrë solemne e kanë varrosur në Forum. Mirëpo, të dytë këto versione pajtohen në faktin, se në fund u bë zot dhe e fitoi emrin Kvirin (Quirinus). Me këtë emër Romuli e mbronte qytetin që e kishte themeluar dhe popullin që e kishte popullzuar deri në mbarim të sundimit të zotërave romakë.

Sipas traditës historike romake e cila, kuptohet, përfshin edhe mitet dhe legjendat, Romuli e ka themeluar Romën në mesin e shek. VIII para e.s. Nga vlerësimet e ndryshme romakët, më në fund, e pranojnë atë të Mark Terenc Varonit (nga mbarimi i shek. I para e.s.), sipas të cilës themelimi i Romës u bë në vitin e tretë të Olimpiades VI madje me 21 prill. Nga ky shënim e njehësoi më vonë historiani, Dioniz Egziguusi (Dionysis Eiguus) në shek. VI të e.s. se Roma qe e themeluar në vitin 753 para e.s. Pas Romulit në fronin romak janë rënditur gjashtë mbretër: Num Pompili, Tull Hostili, Ank Marciu, Tarkvin Prisku, Serv Tulli dhe Tarkvin Superbi, të cilin më 510 para e.s. populli romak e rrëzon dhe e dëbon. Këta pasardhës të Romulit sot shumica e shkencëtarëve i konsideron si persona historikë, ndërsa kanë kaluar në mite, porse historinë e periudhës së mbretërisë romake (dhe periudhën e fillimit të Republikës) si tërësi e konsiderojnë legjendare, ndërsa Romulin, të të gjithë pa përjashtim, person mitologjik. Interesant është se me emrin e Romulit fillon dhe mbaron historia e Romës antike, Perandori i fundit romak në emrin e vet e lidhte mbretin e parë legjendar romak dhe perandorin e parë historik romak. Quhej Romul Augusti (Romuls Augustus), ndërsa nga froni e rrëzoi Odoakri, udhëheqësi i mercenarëve germanë nga fisi Skir 476 të e.s.).

Sa i përket legjendës se Romën e kanë themeluar Romuli dhe Remi, duket se qyteti asesi nuk ka qenë "i themeluar", por me siguri u krijua me lidhjen e vendbanimeve latine, banorët e të cilave më vonë kanë dominuar mbi vendbanimet sabine dhe të tjera në trevën e sotme të Romës. Vendbanimi më i lasht mundet sipas gjetjeve arkeologjike të vendoset përafërsisht në shek. X para e.s. Ka qenë e vendosur në kodrinën Palatin, që pajtohet me të dhënat nga mitologjia dhe tradita romake. Emri Roma me siguri është i origjinës etrure. Nga ky me siguri është nxjerrë edhe emri i themeluesit të tij mitologjik dhe i mbretit të parë, Romulit.

Romuli dhe Remi më të njohur janë nga dy trupore jo fort të mëdha nën trupin e të ashtuquajturës Ujkonja kapitoliane, në Muzeun e Kapitolit në Romë. Truporja e Ujkonjës është punim etrur, me siguri nga fillimi i shek. V para e.s, ndërsa Romuli dhe Remi janë plotësim i Pollaiuolit, skulptorit të renesansës së shek. XV. Prej pikturave do ta përmendim vetëm ciklin Themelimi i Romës të Cesare d'Arpinit (Qezare d'Arpini) nga fillimi i shek. XVII, pikturën Ujkonja i ushqen Romulin dhe Remin e P.P. Rubensit ('të dytë në Muzeun Kapitolian). Me tregimin për themelimin e Romës janë të lidhura edhe shumë piktura dhe skulptura që kanë të bëjnë me sabinët. Prej pikturave po i përmendim sërish veprat e Rubensit nga vitet 1632-1640: Rrëmbimi i sabineve (në Galerinë Kombëtare në Londër) dhe Pajtimi i romakëve dhe i sabinëve (në Pinakotekën e Mynihut), pastaj panoi i madh i Davidit: Sabinet e pengojnë betejën ndërmjet romakëve dhe sabinëve (në Luvër të Parisit), dhe Rrëmbimi i sabineve e Pikasos 1962 (sot në Galerinë Kombëtare në Pragë); prej skulpturave po e përmendim të paktën Sabina e rrëmbyer e Giovanni da Bologna (Gjovani da Bolonja) e vitit 1559, në Loggi dei Lanzi (Logji dei Lanci) në Firancë). E ashtuquajtura varreza e Romulit në pjesën veriperëndimore të Forumit, e zbuluar gjatë gërmimeve të vitit 1899; për mrekulli u përgjigjet përshkrimeve të saja të antikës, por kuptohet se nuk mund të konsiderohet për varrezë të Romulit mitologjik. Në rastin më të volitshëm ky është kenotaf (varrezë simbolike). Tempulli i Romulit në pjesën juglindore të Forumit është ndërtesë e shek. IV të e.s. dhe kështu quhet sipas të birit të Maksencit, të cllit i është kushtuar në fillim. Dhe, kur jemi tani te përmendoret lidhur me emrin e Romulit, duhet thënë se e ashtuquajtura Shtëpia e Romulit apo e Faustulit në Palatin, me gjashtëmbëdhjetë oda, e cila për rrethanat e atëhershme modeste, ka qenë e ngushtë, njësoi si edhe atraksioni turistik, si edhe ujkonja të cilën në kujtim të shpëtimit të Romulit dhe Remit e ushqen senati romak në Kapitol.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MITOLOGJI - ROMULI & REMI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MITOLOGJI - FLORA
» MITOLOGJI - TANTALI
» MITOLOGJI - SATIRËT
» MITOLOGJI - PIRRHA
» MITOLOGJI - MINOTAURI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: M I T O L O G J I-
Kërce tek: