PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 MITOLOGJI - PIRRHA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MITOLOGJI - PIRRHA Empty
MesazhTitulli: MITOLOGJI - PIRRHA   MITOLOGJI - PIRRHA I_icon_minitimeWed Apr 04, 2012 5:47 am

MITOLOGJI - PIRRHA
MITOLOGJI - PIRRHA PPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPP
Pirrha (greq. Pyrrha) - e bija e titanit Epimeteu dhe e gruas së tij, Andorës, bashkëshortja e Deukalionit, djalit të Prometeut me të cilin e themeloi, brezin e sotëm njerëzor.

Sipas miteve greke zoti suprem Zeusi, dy herë ka vendosur që ta asgjësojë farën njerëzore. Herën e parë menjëherë pas vendosjes së pushtetit të vet sepse ka qenë i dobët e i paarsyeshëm dhe i dukej i pavlefshëm. Në këtë e pengoi titani Promete i cili njerëzve ua solli zjarrin dhe qytetërimin. Herën tjetër këtë ka dashur ta bëjë kur u bë sundimtar absolut, këtë herë nga se njerëzit iu duken tepër të fuqishëm dhe të mençur, kështu që filluan të mos i respektojnë zotërat. Mendimin e vet e zbatoi dhe e përmbyti botën me ujë.

Prometeu i cili përmes nënës së vet Temidës, e trashëgoi dhuntinë e magjisë në të vërtetë me kohë e kuptoi qëllimin e Zeusit, por nuk ka pasur mjaft fuqi për ta penguar zbatimin e tij. Pasi që nuk mundi ta shpëtojë tërë njerëzimin, u kujdes që të paktën ta shpëtojë birin e vet, Deukalionin dhe gruan e tij Pirrhën, i cili me trashëgimtarët e vet do ta popullzojë botën. Prandaj i urdhëroi Deukalionit që ta ndërtojë një anije të mbuluar, ta mbushë me rezerva ushqimi dhe kur Zeusi të lëshojë shiun e madh në botë le të hyjnë në anije së bashku me Pirrhën. Së shpejti pas kësaj vërtet fillod rrebeshi i cili zgjati nëntë ditë dhe nëntë net pa ndërprerë i ushqyer me shiun e Zeusit. Pastaj ujërat filluan të pakësohen dhe anija me Deukalionin dhe Pirrhën u ndal në majën e malit Parnas.

Gëzimi i Deukalionit dhe i Pirrhës së shpejti u shndërrua në pikëllim për shkak të asgjësimit të njerëzimit dhe të shkatërrimit të botës. Megjithatë, Zeusit ia flijuan kurbanin mirënjohës për shpëtimin e tyre. Kjo zotit mbi zotëra i pëlqeu, shumë andaj vendosi që t'i lëjë në jetë dhe ua çoi zotin Hermes me lajme se për shkak të devocionit të tyre, do t'ua plotësojë secilën dëshirë. "Zeusin e pushtetshëm, o Hermes i madh, po e lusim vetëm për një gjë thanë ,që kjo botë përsëri të popullzohet me njerëz".

Zeusi e mbajti fjalën: e ftoi Deukalionin dhe Pirrhen që me guximshëni të ecin përpara, duke mos u kthyer mbrapa dhe që pas vetes t i hudhin kocat e tokës. Për një çast Deukalioni dhe Pirrha u ndalën të nguruar nga fjalët e paqarta të Zeursit, por Pirrha atëherë u kujtua se zoti suprem nën "kocat e nënës tokë" mendon në gurët dhe kështu urdhërin e tij e zbatuan. Prej gurëve që i hudhte përtej krihëve të vet Deukalioni u bënë burrat dhe prej gurëve që i hudhte Pirrha u bënë gratë. Tokën e mbushën njerëzit e farës së re: njerëzit prej guri.

Kështu u çfaros brezi i vjetër dhe lindi brezi i ri i njerëzve. Asgjë nuk ndryshon fakti se sipas versionit tjetër të mitit Deukalioni, lidhur me popullzimin e sërishëm të botës, i drejtohet jo Zeusit por Orakullit delfik, i cili duke e transmetuar dëshirën dhe këshillin e Prometeut dhe të nënës së tij Temidës, e këshillon që pas shpine të hudhë gurë. Sipas verzionit vijues që rrjedh nga "tregimet artistike" të kohës historike, Deukalioni dhe Pirrha e popullzojnë botën me një mënyrë jo shumë të mrekullueshme: me ndërmjetë simin e birit të vet Helenit, i cili u bë stërgjysh i helenëve (grekëve).


Në versionet më të lashta të këtij miti, origjina e të cilit nuk është zgjidhur në mënyrë të gjithmbarshme, ekzistojnë shumë elemente interesante. Para së gjithash këtu kemi të bëjmë me shprehjen e bindjes së kahershme të grekëve se njerëzit kanë dalë nga toka, sikurse drunjët dhe bimët. Në parafytyrimin e origjinës monogjenetike të njerëzve dhe të bimëve prej natyrës së vdekur është e mundstime që të vërehet paraparaqitja e aspektit tonë shkencor mbi umiversalizmin e botës. Edhe më me interes është fakti se sipas mitit mbi Deukalionin dhe Pirrhën njerëzit nuk i kanë krijuar zotërat. Poqe se këtij mendimi disa mite të tjera i kundërvihen ashpër, me këtë vetëm shtohet vlera e tij. Mirëpo, vëmendje më të madhe meriton mendimi i cili në të vërtetë është thelbi i këtij miti: mendimi mbi përmbytjen e botës.

Me këtë Deukalioni dhe Pirrha përfshihen në personazhet e miteve të shumta mbi përmbytjen e botës, prej të cilëve më i lashti është miti sumerian për iusudrën, miti më i përpunuar babilono-asiras mbi Utnapishtimin (nga epi për Gilgameshin), ndërsa mit më i njohur hebreas për Noen (nga Bibla). Thelbi historik i mitit sumer dhe babilono-asiras mbi përmbytjen e botës sot është i shpjeguar dhe i sqaruar plotësisht, aq më tepër i bazuar në aspektin arkeologjik. Në mitin hebreas sërish është ndriçuar historikisht dhe filozofikisht rruga nëpër të cilën ky thelb, nga versioni i mitit babilonas mbi Utnapishtimin, ka arritur në Bibël. Në mitin grek për Deukalionin dhe Pirrhën, ndërkaq, na mungon materiali dëshmues i ngjashëm. Përkundër kësaj nuk mund të thuhet se ka lindur "nën ndikimin e Lindjes" siç pohojnë ithtarët e të ashtuquajturës teori e babilonizmit. Përkundër të gjithave miti është krijesë e pavarur greke dhe në përmbytje me siguri shprehet një katastrofë e madhe natyrore qëeka goditur botën egjease bregdetare në kohërat parahistorike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MITOLOGJI - PIRRHA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MITOLOGJI - FLORA
» MITOLOGJI - TANTALI
» MITOLOGJI - SATIRËT
» MITOLOGJI - MINOTAURI
» LILITH (mitologji)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: M I T O L O G J I-
Kërce tek: