PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

  Horoskopi "Maja"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Katilja

Katilja


Numri i postimeve : 52
Pikët : 83
Reputation : 23
Join date : 17/07/2013
Mosha : 28
Vendodhja : Ne Zemren e tij

 Horoskopi "Maja" Empty
MesazhTitulli: Horoskopi "Maja"    Horoskopi "Maja" I_icon_minitimeSat Dec 20, 2014 1:45 am

Si njohes te medhenj te disiplines astrologjike, Majat arriten te
perpunojne nje horoskop te tyre, e cila perfshin 13 shenja qe u
korrespondojne po aq kafsheve.
Do te te pelqente te dije se cila eshte shenja jote Maja?

Fajkoi
8 shkurt -
8 mars

Jaguari
9 mars -
5 prill

Qeni
6 prill -
3 maj

Gjarpri
4 maj -
31 maj

Lepuri
1 qershor -
28 qershor
Breshka
29 qershor -
26 korrik

Lakuriqi
27 korrik -
23 gusht

Akrepi
24 gusht -
20 shtator

Dreri
21 shtator
18 tetor
Kukuvajka
19 tetor -
15 nentor

Palloi
16 nentor -
13 dhjetor

Hardhuca
14 dhjetor -
10 janar

Majmuni
11 janar -
7 shkurt




Qyteterim
Maja, sic eshte e ditur, eshte zhvilluar ne Ameriken qendrore, ne nje
territor qe perfshin nje pjese te Meksikes, te Belizes, te Guatemales
dhe te Hondurasit.
Qyteterimi I tyre vjen qe 2000 p.k., kur
filluan formimet e para te qyteterimit. Rreth viteve 300 p.k. Majat
kishin perpunuar nje system shkrimi dhe llogaritje, dhe kishin si baze
2 kalendare: nje te tipit civil (Haab) dhe nje te tipit ritual
(Tzolkin).
Faktikisht Majat perdornin ne te njejten kohe te dy
kalendaret, si te ishte nje I vetem. Perkrah ketyre dy tipeve kryesore
te llogaritjes se kohes, egzistonte edhe viti henor, I perbere nga 13
muaj, secili prej 28 ditesh, I mbiquajtur edhe vit shkencor, apo kod I
Parisit, sepse ishte pikerisht ne Paris qe u zbulua rreth viteve 800.
Ky
kalendar henor, I nendare ne 13 pjese ose muaj, korrespondon po me aq
kafshe, dhe eshte baza e sistemit astrologjik te qyteterimit Maja.


Fajkoi (8 shkurt - 8 mars)

Tradita
Falkoi
konsiderohej I shenjte nga prifterinjte Maja. Te kishe ne familje nje
objekt Falkua ishte shenje mbaresie per te gjithe. Sipas mitologjise
eshte misherimi I fundit ne ciklin e rimisherimit: ne jeten e mepasshme
kalohet ne nje cikel me nje evolucion me te madh.

Karakteri
Te
lindurit nen shenjen e Falkuas jane persona te forte dhe ambicioze, me
dhuntine e sensit te detyres dhe shume te pergjegjshem. Kane tiparet e
nje komandanti dhe kujdesen per ata qe I rrethojne. Kane nje mendje te
shkathet dhe te shkelqyer dhe dine te kuptojne me lehtesi, te ndihmuar
edhe nga nje kujtese fotografike. Domethene ja dalin shume mire ne
studime. Edhe pse kane nje ndenje detyre shume te forte, urrejne te
marrin urdhera dhe kerkojne ne maksimum te jene te pavarur, qe shpesh
mund te shfaqet edhe ne rebelim.
Femra
Femra falkua nuk ka
nje karakter te lehte dhe eshte shume kerkuese: personat qe jane rreth
saj duhet te kene gjithmone dicka te vecante. Per te terhequr vemendjen
e saj duhet te jesh intelektual, te stimuluar dhe gjithmone te gatshem
per te kenaqur kuriozitetet e saj. Dashuron gjithcka qe eshte e bukur,
e rafinuar dhe e kushtueshme.

Mashkulli
Per te pranuar nje
ndryshim thellesor te jetes, mashkulli Falkua duhet te jete I bindur qe
ja vlen vertet ky ndryshim. Duke qene se ndryshon vazhdimisht opinion,
eshte e veshtire te dish se cfare do dhe per ta bere per vete duhet te
jesh ne gjendje ta habitesh vazhdimisht. Preferon femrat e bukura dhe
inteligjente, te zonjat te shprehin shume me pak fjale.

Puna
Ambicia
dhe ndjenja drejtuese, bejne qe Falkoi kerkon aktivitete qe I lejojne
te dominoje mbi te tjeret. Edhe ne brendesi te puneve normale kerkon
gjithmone te vendoset ne pozicione autoritare. Aktivitetet me te
pershtatcme per karakterin e tij jane Gjykates ose Politikan. Mund ti
dedikohet edhe karrieres sportive ose spektaklit.

Afersi
Falkoi shkon mire me Kukuvajken dhe me Ketrin. Maksimumi I afersise eshte me Gjarprin.
Pike e Dobet
Teperimi I kenaqesive trupore te tyre mund te frenoje forcen e tyre.

Lulet ose bima
Orkidea vjollce

Guri
Ametista

Zogu Mbrojtes
Falkoi I madh I Bardhe

Elementi qiellor aleat
Merkuri

Ngjyra
Vjollce

Numeri I tij me fat
8



Jaguari (9 mars - 5 prill)

Tradita
Sipas
prifterinjve Maja, Jaguaro eshte simboli i kurajos se pakontrollueshme
dhe te kapacitetit per te perballuar me sukses punet. Perfaqeson
individin qe eshte ne gjendje te perballoje ne menyre te drejte per
drejte cfaredolloj rreziku.
Karakteri
Te lindurit nen kete
shenje jane persona te bindur ne idete e tyre, qe dine cfare duan qe
nga femijeria. Jane pasionante, kane nje sens te forte te drejtesise
dhe mundohen te ndihmojne me te dobetit. Dhuntit e jaguarit jane:
kurajo, altruizmi dhe kapaciteti per te ofruar ndihme, pa qene nevoja
per perfitim personal. I jaguary jane te pavarur dhe kane nje force te
madhe terheqese. E marrin veten shume mire ne situate krize, pas cdo
humbjeje, arrijne gjithmone te “rilindin” si ne nje jete te re.

Femra
Femra
Jaguary ka dhuntine te ambientohet shume mire dhe lehtesisht me
ambientin rrethues. Ndryshon sipas situatave qe duhet te perballoje.
Eshte e pavarur dhe I pelqen te ndihet e lire, por ne te njejten kohe
deshiron te kete perkrah nje partner te zote per ta mbrojtur, edhe se
gjate gjithe kohes mban nje sjellje agresive ne drejtim te meshkujve.

Mashkulli
Mashkulli
Jaguary nuk eshte I lehte per tu bere per vete, sepse eshte I bindur qe
eshte pronari I botes. Duhet injoruar per te terhequr vemendjen e tij.
eshte I terhequr nga femrat argetuese, qe dine ta bejne te qeshe dhe ta
habisin me gjetje te reja.

Puna
Jaguary ve shume interes
dhe pasion ne pune dhe ne zgjedhjet qe ben, qe zakonisht jane te
larmishme dhe te levizshme. Te lindurit nen kete shenje urrejne
aktivitetet monotone ose perseritese dhe mund te nderrojne shume pune
gjate ciklit te jetes. Dine te jene tregtare shume te mire, ja dalin
shume mire ne fushen e spektaklit, vecanerisht ne fushen e regjise, dhe
mund te kene sukses edhe ne karrieren militare dhe ne sportin
profesionist.

Afersi
Jaguary zakonisht shkon dakort me
Palloin, me te cilin ka shume gjera te perbashketa dhe formojne nje
skuader te shkelqyer. Mirekuptim ka edhe me Lakuriqin e Nates. Shpesh
Jaguary ushqen nje admirim dhe stimul te madh per Breshken

Pike e dobet
Deshira per te qene te lire I con drej arratisjes nga pergjegjesit e veta.

Lule ose Bime
Ebano I Kuq

Guri
Alesandrina

Zog Mbrojtes
Flutura Mbreterore

Elementi qiellor mbrojtes
Dielli
Ngjyra
Blu-Vjollce

Numeri me fat
9


Qeni (6 prill - 3 maj)

Tradita
Prifterinjte
Maja konsideronin te lindurit ne kete shenje Pek (Qen-Ujk), te
ndershem, te besueshem dhe te denje per vende pune me rendesi. Ishin te
vleresuar si persona fisnike.

Karakteri
Flitet per persona te
turpshem, te interesuar per problemet sociale, respektues te rregullave
dhe te ligjeve, por edhe te hapur per te pranuar te rene. PEK-et shpesh
jane me fat dhe duhen nga njerezit per zemren e tyre te arte. Vihen me
kenaqesi ne dispozicion te te tjereve, shpesh duke harruar edhe
nevojshmerite e tyre, sepse ndjejne thellesisht vuajtjet e te tjereve.
Jane shume te lidhur me bindjet dhe me traditen dhe preferojne nje stil
jete te thjeshte, pa kerkesa te teperta.

Femra
Te lindurat
nen shenjen e PEK-ut, jane femra zemermira, por dine edhe te
shfrytezojne dinakerine e tyre per te arritur ate cfare duan. Ja pse
shpesh rezultojne te papritura dhe sjellja e tyre nuk eshte shume
bashkohore dhe konstante. Ana e tyre me me vlere eshte pershtatcmeria
me cfare do lloj situate dhe per mungese pretendimesh. Spontaniteti I
tyre shpesh I ben te nderhyjne ne situata qe nuk ju perkasin.

Meshkujt
Mashkulli
I kesaj shenje ka shpesh nje vision romantik te jetes dhe nuk I durojn
padrejtesite, vecanerisht ne lidhje me te dobetit. Te lindurit ne Pek
mund te vene limite, pa pasur mundesin per ti arritur keto limite. Jane
pak aventuriere, shpesh jane enderrues, per te cilen eshte e lodhshme
te rrine me kembet ne toke. Mashkulli Ujk e le veten te terhiqet nga
nje femer shume lehtesisht, gje qe tregon se ka nevoje per te.

Puna
Te
lindurit nen shenjen Qen-Ujk dine te impenjohen ne cfaredolloj
profesioni. Jane te pamundshem kur punojne ne skuader dhe jane perfekte
per te formuar nje skuader. Mund te rezultojne vecanerisht te
pershtacem per aktivitetet legale dhe per profesionet te tipit social.
I duan kontaktet me natyren, per kete fakt do ishin perfekte ne
sektorin e agrikultures dhe per cdo lloj profesioni qe ka lidhje me
natyren.
Afersi
Qeni-Ujk arrin te krijoje nje raport te
mire me Akrepin dhe Hardhucen, me te cilet krijon nje raport te
barabarte. Mund te shkoje shume mire me te lindurit nen shenjen e
Gjarprit dhe te Kukuvajkes.

Pika e dobet
Kane nje ambicie te dobet dhe preferojne te rrine ne hije, ndonje here humbin raste te rendesishme afirmimi.

Lule ose Bime
Kampana blu

Guri
Turkeze

Zog Mbrojtes
Pellumbi blu


Elementi qiellor aleat
Jupiteri

Ngjyra
Blu

Il suo numero fortunato
10
Gjarpri (4 maj - 31 maj)

Tradita
Feja
e Majave, mendonte se te lindurit e kesaj shenje kishin nje njohje te
thelle te esencen se Tokes Meme, e cila shprehej me dashurine per
natyren. Ne kulturen Maja, gjapri nuk ka ate ane negative qe ne orient
I japin, por perkundrazi ai eshte simbol I mencurise.

Karakteri
Persona
zemermedhenj, kane si dhunti nje mendje shume te hapur dhe me ndjesi
artistike, te lindurit nen shenjen e Gjarprit ju pelqen te jetojne
mire, sigurisht jane autoritare dhe konsiderohen si mbajtes dhe ruajtes
se mencurise kozmike. Ambicioze, ecin ne menyre te ngadalshme, por pa
ndalim drejt qellimit qe duan te arrijne. Dine te reagojne me
maksimumin e ftohtesise, te kalojne veshtiresite dhe te mundin armiqte,
me te cilet mund te jene te pameshirshem. Kurse me miqte dine te jene
shume te ndershem si askush tjeter.

Femra
Femra Gjarper di
te jete shume e rafinuar dhe te levize ne ambientin e saj si nje
mbretereshe. Eshte shume e vendosur per tu realizuar me mundesite e
saja, duke perdorur inteligjencen dhe mendjen e saj te shkelqyer. Ne
dashuri eshte shume pasionante dhe kerkuese me njeriun qe do, te cilin
e ve vazhdimisht ne prove per te verifikuar nese eshte ne gjendje te
qendroje perkrah saj.
Mashkulli
Mashkulli Gjarper eshte nje
fitues dhe eshte shume I zoti ne biznes. Suksesi dhe paraja jane
gjithmone ne vend te pare per te, dhe gruaja qe I rri prane duhet te
pranoje kete realitet. Mashkulli Gjarper nuk e pranon, ne dashuri, qe
nje femer te jete superiore mbi te, keshtu qe kush do ta beje per vete
duhet ti pershtatet dhe te pranoje nje rol vartes

Puna
Te
lindurit ne shenjen e Gjarprit jane vecanerisht te pershtatcem per
cfaredolloj aktiviteti qe perfshin parane. Kane shpesh nje talent
financiar dhe njohin gjuhen e numerave si askush tjeter. Jane
komunikues shume te mire, ja arrijne mire ne mesime dhe ne aktivitetet
e lidhura me informacionin.

Afersi
Kane nje marreveshje te
mire me Drerin, I cili arrin ta qetesoje Gjarprin. Zakonisht te
lindurit e kesaj shenje arrijne te shkojne mire me Majmunin, I cili
stimulon deshiren e tyre per te jetuar dhe etjen per aventura.

Pika e dobet
Shpesh seksualiti I ben te jene skllave te pasionit.

Lule ose Bime
Fiku

Guri
Smeraldi dhe Giada

Zogu Mbrojtes
Skifteri
Elementi qiellor aleat
Plejadet

Ngjyra
Bojeqielli-jeshile
Numeri me fat
11


Lepuri (1 qershor - 28 qershor)

Tradita
Tradita
antike e Majave I jep shenjes se Lepurit Keter dhunti parashikuese.
Ketri, ne kulturen Maja, eshte symbol I pjellorise dhe I sasise.

Karakteri
Komunikues
dhe jetesor, te lindurit e kesaj shenje mund te behen profesioniste te
shkelqyer ne relacionet publike. Jane te shkelqyer dhe konsiderojne
shume te rendesishme miqesine. Ekstremisht shoqerore dhe terheqes, por
jane te pazote te ruajne nje sekret. Fale karakterit te tyre te mire
kane shume miq dhe jane te kerkueshem ne shoqeri. Aktive, arrijne
shpesh te bejne shume gjera ne te njejten kohe, fale proceseve mendore
me te shpejte ne krahasim me personat e tjere.

Femra
e
lindura nen shenjen e Lepur-Keter, eshte shpesh perfaqesuesja e
femrave, nga nje pike veshtrimi si te terheqjes femerore ashtu edhe
mendore. Jeton jeten e saj si nje komedi e madhe, ne te cilen ajo eshte
protagonistja kryesore.

Mashkulli
Mashkulli Lepur-Keter
pershtatet mire ne cfaredolloj situate dhe eshte gjithmone ne kerkim te
mundesive te reja. Megjithate, nuk impenjohet ne maksimum per te
arritur suksesin, duke preferuar nje jete te thjeshte dhe komode. Eshte
shume tolerant dhe ka si dhunti nje imagjinate shume pjellore, e cila e
con gjithmone te shpike histori te reja, te cilat ne fund arrin ti
besoje edhe vete.

Puna
Duke pare zotesine e tyre
komunikuese, te lindurit e kesaj shenje, Lepur-Keter, jane shpesh
shites shume te zote dhe zedhenes shume te mire per relacionet publike.
Aktivitetet ku mund te kene raporte me njerezit, jane me te preferuarit
nga ta, sepse aty mund te japin rezultate shume te mire dhe ne te
njejten kohe te argetohen. Arrijne te bejne mire rolin e kronistit, te
gazetarit, te artistit dhe te tregtarit.
Afersi
te lindurit
nen kete shenje kane shume miq dhe jete shoqerore shume itensive.
Arrijne te kene raporte shume te mira me Kukuvajken dhe raporte te
rendesishme me Falkoin.

Pika e Dobet
Veshtiresia per te nderruar idete, duke qene se ecin gjate gjithe kohes nepermjet imagjinates dhe fantazise se tyre.

Lule ose Bima
Bari

Guri
Malakit

Zog mbrojtes
Papagalli Jeshil

Elementi qiellor aleat
Nebulosa e Kuqe M42

Ngjyra
Jeshile

Numeri me fat
12


Breshka (29 qershor - 26 korrik)

Tradita
te
lindurit e shenjes se Breshkes konsideroheshin si perfaqesues se
durimit. Ne kulturen Maja, breshka ishte mesazheri I perendive, symbol
I jetegjatesise dhe e mencurise.

Karakteri
Jane persona
shume te kontrolluar, tolerante: duket sikur asgje nuk mund ti
shqetesoje. Ne raste veshtiresie largohen me shpejtesi. Ju pelqejne
hapesirat dhe mbi te gjitha preferojne detin. Jane shume te durueshem
dhe me veshtiresi e humbin durimin, por kur ndodh eshte me mire te mos
jesh prane tyre. Jane individe qe ndertojne hap pas hapi egzistencen e
tyre, duke mos pasur kurre besim mbi rezultatet e lehta. Jane
konservatore, besojne ne vlerat njerezore dhe kane nje sens te thelle
fetar.
Femra
Femrat Breshke ju pelqen shume te kujdesen pe
shtepine e tyre, qe per to, eshte gjeja me e rendesishme se bashku me
familjen. Jane shume te ndjeshme dhe per kete aresye jane gjithmone ne
mbrojtje. Ne qofte se hapin zemren e tyre, jane te zonjat ta dhurojne
pa rezerva, me kusht qe besimi I tyre te mos tradhetohet kurre.

Mashkulli
Meshkujt
e lindur nen shenjen e Breshkes jane te rezervuar, nuk u pelqen te
ndjehen ne qender te vemendjes se te tjereve. Nuk hyjne me lehetesi ne
kontakt me te tjeret, por kur e bejne dine te jene miq te ndershem dhe
te sinqerte. Kane karakter te pergjegjshem dhe konstruktiv. Nuk e lene
veten te udhehiqen nga ndjenjat me lehtesi, por jane partnere te
besueshem dhe te sigurte.
Puna
Te lindurit ne shenjen e
Breshkes, shpesh kane sukses ne pune, sepse jane te durueshem dhe te
terhequr, dhe heret a vone arrijne qellimet e tyre. Dallohen
vecanerisht ne aktivitete ku mund te shprehin dhuntine e
tyre…zemermadhesine, dhe vihen me kenaqesi ne sherbim te brezave te
ardhshem. Jane mjeke shume te mire, mesues, psikologe dhe asistente
sociale.

Afersi
Nje raport I privilegjuar vendoset me te
lindurit nen shenjen e Lakuriqit te Nates dhe te Palloit, me te cilet
ka shume interesa te perbashketa. Simpatizojne me lehtesi edhe te
lindurit ne shenjen e Jaguary.

Pika e Dobet
Bindjet e forte, I cojne shume shpesh, te jene te llogaritshem dhe te njihet menyra e veprimeve te tyre.
Lule ose Bime
Nopal

Guri
Serpentina

Zogu mbrojtes
Airone

Elementi qiellor aleat
Sirio

Ngjyra
E verdhe-Jeshile
Numeri me fat
61


Lakuriqi (27 korrik - 23 gusht)

Tradita
Sipas
prifterinje Maja, te lindurit nen shenjen e Lakuriqit te Nates, nuk
kane nevoje per aleanca, sepse kane nje degjim kaq te ndjeshem sa mund
te degjojne edhe mendimet e te tjereve.

Karakteri
Dine
gjithmone instiktivisht se cfare duhet te bejne dhe si duhet te
reagojne, nuk kane nevoje per programe apo per strategji, eshte si te
kene dhuntine e parashikimit te gjerave. Jane drejtues te lindur dhe
marrin gjithmone aprovimin e vartesve. Jane luftetare, kane nje karakter te forte dhe te vendosur, e cila I ben lider ne cfaredolloj
situate. Nuk kane frike nga sfidat, jane per aksionin direkt dhe te
menjehershem.

Femra
E lindura nen shenjen e Lakuriqit te
Nates eshte nje tip origjinal. Nuk I pelqen te jete e njellojte me te
tjeret dhe ben gjithcka per tu dalluar. Brilante dhe simpatike, I
pelqen te kete meshkujt nen kembet e saj, por kur dashurohet eshte
shume besnike. Nuk eshte e lehte ta besh per vete, duhet vepruar me
shume dinakeri dhe durim, per te mundur te hyhet ne zemren e saj.

Mashkulli
Mashkulli
Lakuriq I Nates ve nje pasion te madh ne cdo gje qe ben, eshte kerkues,
po aq me veten sa edhe me te tjeret. Ne dashuri ka gjithmone frike se
mos humbe lirine e tij, si pasoje mund te behet per vete vetem nga nje
grua, e cila duhet te doje po aq pavaresine e saj dhe te respektoje te
tijen.

Puna
Te lindurit e shenjes se Lakuriqit te Nates ju
pelqen te komandojne; per kete aresye jepen ne menyre totale pas punes.
Ja arrijne shume mire ne aktivitetet private, organizuese dhe ne
sportet profesionale.

Afersi
Lakuriqi I Nates shtrengon
aleanza shume te mira me te lindurit e shenjes se Jaguary dhe te
Palloit, qe shpesh kane admirimin e tij. Kane raporte shume te mira me
te lindurit e Falkoit dhe te Gjarprit.

Pika e dobet
Pandergjegjesia e teperuar shpesh I con te perfshihen ne situate jashtezakonisht te rrezikshme.

Lule ose Bima
Dulkamara

Guri
Perla

Zogu Mbrojtes
Pellumbi I Bardhe

Elementi qiellor aleat
Hena

Ngjyra
e Zeze

Numeri me fat

16
Akrepi (24 gusht - 20 shtator)

Tradita
Per Maja-t te lindurit nen kete shenje kishin misionin per te ruajtur kujtimet e popullit dhe per te ruajtur mencurine.

Karakteri
Akrepet
jane inteligjente, kane nje personalitet karizmik dhe jane xheloze te
intimitetit te tyre. nuk kalojne kurre pa u vene re dhe arrijne te jene
ne qender te vemendjes pa bere asgje te vecante. Jane shpirtra te lire.
Te tjereve ju transmetojne respekt dhe nuk jane ne kerkim te aprovimit
te te gjitheve. Kane nje shpirt vezhgues qe I ben te jene ne gjendje te
kuptojne totalisht personat dhe situatat. Fale nje kujtese te
shkelqyeshme, nuk I harrojne kurre te keqijat dhe favoret qe ju jane
bere.

Femra
Femra Akrep nuk e le veten te arrihet me
lehtesi, eshte shume kerkuese, ve ne prove ata qe e duan dhe nuk jepet
derisa nuk eshte e sigurte, qe tjetri meriton dedikimin e saj total.
Nuk fal tradhetine dhe preferon meshkuj te thjeshte, konkrete.

Mashkulli
Mashkulli
Akrep I vjen turp nga ndjenjat e veta, I manifeston shume rralle dhe
veshtire qe ti shfaqe apo ti deklaroje ne publik. Kjo mund ta beje te duket I ftohte, por nuk eshte keshtu. Do te zgjedhe nje grua qe nuk do
te shfaqe kurre superioritetin ndaj tij dhe qe I lejon te kete (ose te
besoje qe ka) kontrollin e situates. Ne intimitet tregohet I hapur dhe
seksualisht gjithmone I gatshem.

Puna
Te lindurit nen shenjen
e Akrepit jane punonjes te kujdesshem dhe te palodhshem, dhe kryejne me
te njejtin impenjim cfaredolloj aktiviteti, duke u bere keshtu te
nevojshem. Dine te jene te kujdesshem, metodike dhe shume te
organizuar, jane perfekt ne te gjitha mansionet qe kerkojne rregull dhe
saktesi. Per ta jane shume te mire aktivitetet administrative,
kontabilitet, bankat dhe te gjitha format e asistences sociale.

Afersi
Akrepi
preferon te shoqerohet me persona qe nuk terheqin shume vemendjen. Te
lindurit e shenjes shkojne vecanerisht dakort me Hardhucen, me te cilet
kane shume gjera te perbashketa. Mund te terhiqen nga kurajoja e
Ujqerve, te cilet I admirojne shume.

Pika e dobet
Posesiviteti I pazvogelueshem shpesh I con qe te bejne te vuajne edhe personat qe duan.

Lulet dhe Bimet
Gruri I Arte
Guri
Topazio

Zogu Mbrojtes
Martin peskatore

Elementi qiellor aleat
Venusi

Ngjyra
e Verdhe

Numeri me fat
10


Dreri (21 shtator - 18 tetor)

Tradita
Prifterinje
Maja ju jipnin te lindurve te kesaj shenje nje inteligjence te lindur
dhe kapacitetin per tu vendosur ne pozicionet e te tjerev. Dreri
konsiderohej si nje kafshe qe kishte fuqi te mbinatyrshme.

Karakteri
Jane
persona pak a shume te turpshme, me dhuntine e krijmtarise dhe ju
pelqejne hapesirat e medha. Duan paqen dhe qetesine dhe evitojne cdo
lloj konflikti. Kane shume imagjinate dhe kane nje sens te thelle mbi
te bukuren. Shpesh jane krijesa delikate dhe te manovrueshem, jane
shume terheqes dhe kjo I ben te duken te bukur edhe ne qofte se nuk
jane.

Femra
Femra Drer ka nje natyre elegante, qe e ben te
duket perfekte edhe e sapo cuar nga shtrati. Ka nje natyre te spikatur
romantike dhe ve ne qender te jetes se saj dashurine, te cilen e ndjek
shpesh duke perfunduar me idealizimin e personit ose te situatave, me
rrezikun per te mbetur e zhgenjyer.

Mashkulli
Mashkulli
Drer e do shume lirine e tij dhe ka shume frike nge lidhjet nga frika e
vuajtjes per shkak te tyre. jane te ndjeshem dhe gjithashtu plot me
dyshime, vecanerisht ne fushen e dashurise. Jane persona qe kane shume
per te dhene nga ana e ndjenjave, por rralle kenaqen vetem me nje
partnere, keshtu qe rreziku I tradhetise eshte shume I larte

Puna
Nje
dhunti e Drerit eshte krijmtaria, shpesh e kombinuar me talentin
artistik. Eshte e mundur qe te lindurit e kesaj shenje te drejtohen
drejt profesioneve te lidhura ne ndonje lloj menyre me artin dhe
spektakelin.
Afersi
Te lindurit nen shenjen e Drerit
maksimumin e afersise e kane me te lindurit nen shenjen e Gjarprit, me
te cilet kuptohet shume mire ne te gjitha fushat. Raporte shume te mira
miqesore ka me te lindurt e shenjes se Majmunit dhe te Breshkes.

Pika e dobet
Frika. Situatat e rrezikshme ose te veshtira I frikesojne dhe I cojne te heqin dore nga cfaredolloj tentative luftimi.

Lule ose Bima
Ceiba meksikane

Guri
Syte e Maces

Zog Mbrojtes
Usinjolo

Elementi qiellor aleat
Arusha e Madhe
Ngjyra
Portokalli-e verdhe

Numeri me fat
3


Kukuvajka (19 tetor - 15 nentor)

Tradita
Sipas
prifterinjve Maja, te lindurit nen kete shenje konsideroheshin
Ek’Pulyah, domethene Sciamani te zote per te lexuar ne subkonshen e te
tjereve dhe per te gjetur cfare eshte e humbur. Simboli I shenjes eshte
Kukuvajka zbuluese.

Karakteri
Duke qene se jane individe te
cilet nuk kalojne pa u vene re, Kukuvajket gjenden gjithmone ne qender
te vemendjes. Kane mundesine e parashikimit te se keqes qe mund tju
vije nga te tjeret dhe rralle parashikimet e tyre jane te gabuara.
Ndoshta kjo vjen nga intuita e tyre gati asnjehere e gabueshme. Mund te
duken te turpshem dhe te rezervuar ne shikim te pare, por kur hyjne ne
konfidence tregohen te thjeshte dhe shume komunikues.

Femra
Femra
Kukuvajke eshte shume e ndjeshme dhe deshiron qe te trajtohet me
embelsi. Duket sikur ka zotesine qe te dije ate qe tjetri mendon ose
ndjen dhe kjo e ben nje shoqe ose nje partnere shume te mire. Ajo
terhiqet nga njerez me shpirt dhe moral te madh. Besnikeria eshte e
rendesishme per te, ashtu si edhe sinqeriteti.

Mashkulli
I
linduri nen shenjen e Kukuvajkes I pelqen te argetohet dhe gjate gjithe
kohes te kete njohje te reja, vecanerisht kur eshte shume I ri. Me
maturimin e tij e ka me te lehte te ndjeje deshiren per tu ndalur dhe
per te krijuar nje familje, edhe pse besnikeria nuk eshte nje nga
dhuntite e tij kryesore.

Puna
Te lindurit nen shenjen e
Kukuvajkes kane dhuntine e nuhatjes dhe te te zgjedhurit te momenteve,
keshtu qe ne pune bien gjithmone ne kembe. Jane vecanerisht te
pershtatcem per aktivitete ne sektorin e mjekesise, nganjehere
orientohen edhe ne sektorin e botanikes dhe te ekologjise.

Afersi
Kane
dhuntine e nje ndjeshmerie speciale, te lindurit nen shenjen e
Kukuvajkes, shpesh kane shume miq, mbi te gjithe te lindurit nen
shenjen e Lepur-Keter dhe te Falkoit. Raporte shume te rendesishme mund
te kene vendosur me te lindurit ne shenjen e Palloit.

Pika e Dobet
Ndjeshmeria e madhe I ben jashtezakonisht te ndjeshem per problemet e te tjereve dhe kjo I ben ata delikate.

Lule ose Bime
Pema e Zgjarrit

Guri
Opali i Zgjarrit

Zogu Mbrojtes
Kukuvajka

Elementi qiellor aleat
Saturni

Ngjyra
Portokalli

Numeri me fat
4


Palloi (16 nentor - 13 dhjetor)

Tradita
Sipas
Maja-ve puplat shkelqyese te bishtit te kesaj kafshe, tregojne
lartesine per te shkelqyer me driten personale. Bashkangjitnin shenjen
me imazhin e nje mbreti qe shetit madheshtor me nje kurore puplash
shumengjyreshe.

Karakteri
kane shume besim ne forcat e veta,
Pallonjte jane persona origjinale e krijues dhe kane nje sens te
shkelqyer humori. Dine te jene konkurrues dhe deshirojne te
permiresohen. Ju pelqen te jete protagonistet ne cdo situate dhe mjere
kush kerkon tju marre skenen.

Femra
E lindura ne Pallua I
pelqen te vishet ne menyren egzotike ose me sakte ne menyre jo te
zakonshme dhe shpesh edhe sjellja e saj eshte origjinale. Nuk jepet
lehtesisht ne dashuri, sepse do perkrah nje mashkull qe te jete ne
lartesine e saj, por qe ne te njejten kohe mos ta lere ne hije.
Domethene do nje mashkull te forte, pore dhe te gatshem qe ta lene
veten te drejtohet nga ajo. Ne realitet kjo gje eshte gati e pamundur
per tu realizuar.

Mashkulli
Mashkulli Pallua eshte nje
drejtues I lindur, inteligjent dhe di te mbizoteroje mbi te tjeret.
Nganjehere ka besim te tepruar ne vetevete dhe rrezikon te
nenvleftesoje personat dhe situatat. Ne dashuri eshte kerkues dhe
kerkon nje partnere qe te dije ta ndjeke ne te gjitha ndermarrjet e
tij, por qe edhe te dije ta mahnise me pavaresine dhe krijmtarine e
saj. Puna
Te lindurit nen shenjen e Palloit ju pelqen te
japin urdhera, prandaj do kerkojne gjithmone te jene ne pozicione
drejtuese, cfaredolloj aktiviteti te kryejne. Jane te zote te ndertojne
pasuri te medha, ta humbin ate dhe te fillojne perseri nga zero. Ja
dalin shume mire ne verpimet qe kane nevoje per zotesi komunikuese.
Jane shites shume te mire.

Afersi
Te lindurit nen shenjen e
Palloit kane nje natyre shume shoqerore, qe I ben te shkojne mire me te
gjithe. Akordimet me te mira behen me te lindurit e shenjes se
Jaguary-t dhe te Lakuriqit te Nates. Raporte te mira edhe me Breshken.

Pika e dobet
Optimizmi
I tepruar mund ti coje te shohin vetem aspektin e kendshem te situates
dhe te mos pergatiten per veshtiresite e jetes.

Lule ose Bime
Avokado

Guri
Topazio

Zogu Mbrojtes
Fazani I arte

Elementi qiellor aleat
Antares
Ngjyra
E kuqe-Portokalli

Numeri me fat
5


Hardhuca (14 dhjetor - 10 janar)

Tradita
Maja-t konsideronin te lindurit nen shenjen e Hardhuces, te zote per te nderruar lekure ne cdo moment, sipas situates.

Karakteri
Individe
me karakter shume kompleks dhe te pafytyre, Hardhucat jane te zote te
ndryshojne lehtesisht sjellje dhe pamje, duke ju pershtatur cdo
situate. Duke qene se personaliteti I tyre eshte gjithmone ne zhvillim,
gjate gjithe egzistences se tyre jane ne kerkim te vetes. Nuk eshte e
habitshme qe nderrojne shpesh pune, shtepi ambient dhe stil te jetes.
Jane persona me zemer te madhe, por edhe provokues.

Femra
Femra
Hardhuce eshte shume e zonja ne kontrollin e vetvetes, te shtepise se
saj dhe te jetes se saj. Di gjithmone se ku te marre cdo gje me cmim te
mire, ashtu si edhe te arrije kushtet me te mire ne cfaredolloj
situate. Motoja e saj eshte sinqeriteti me cdo kusht dhe e ka te
veshtire te fale kush e ka genjyer ose mashtruar. E do shume Diellin
dhe jeten ne ajer te paster.

Mashkulli
Nje mashkull
Hardhuce nuk e tregon kure veten komplet, eshte shume e rralle qe ai te
hapet totalisht perpara nje personi tjeter, duke pasur gjithmone nevoje
per hapesirat e tij dhe momente vetmie. Femra e jetes se tij duhet te
jete shume e zonja dhe duhet te kete respekt per anet e tij te fshehura
dhe per momentet e tij te lirise.

Puna
Te lindurit nen
shenjen e Hardhuces jane inteligjente dhe arrijne te kuptojne cdo gje
me lehtesi. Jane te kujdesshem, kane nje kujtese shume te mire,
analitike, arrijne tia dalin ne cdo aktivitet tekniko-shkencor, te
cfaredolloj niveli.

Afersi
Jane shume kerkues edhe ne
raportet nderpersonale, te lindurit e kesaj shenje shkojne vecanerisht
mire me ata te shenjes se Akrepit, me te cilet shpesh kuptohen pertej
fjaleve. Hardhucat terhiqen nga Jaguary-t dhe krijojne raporte te mira
me Breshkat.
Pika e dobet
Pafajesia. Me deshiren e tyre per ti kenaqur te tjeret, ndonjehere heqin dore per te qene vetvetja.

Lule ose Bima
Ibisko

Guri
Granato

Zogu Mbrojtes
Kardinale

Elementi qiellor aleat
Marsi

Ngjyra
e Kuqe

Numeri me fat
6


Majmuni (11 janar - 7 shkurt)

Tradita
Ne
traditen Maja, nje shenje te tille, I jipnin nje kujtese shume te mire
dhe shpirt te fuqishem imitues, simbolizuar nga mashkulli Majmun me nje
mije fytyra dhe me nje mije emra.
Karakteri
Persona te
forte fizikisht dhe shpirterisht, te lindurit e kesaj shenje kane nje
mentalitet te hapur dhe kane tendencen te jene te lire dhe te te
pavarur. Perkrah tyre argetohesh shpesh, sepse kane sens humori dhe
jane vertet te talentuar per te cdramatizuar problemet. Per natyren e
tyre aventurioze dhe kurijoze ju pelqen te udhetojne dhe te njohin
persona dhe situate te reja.

Femra
Femra Majmun eshte
argetuese dhe simpatike, arrin te terheqe vemendjen e te gjitheve edhe
pa dashur. Duke qene se eshte shume romantike, I pelqen te flirtoje me
kedo per te vene ne prove veten. Dashurohet me lehtesi te madhe, por me
te njejten lehtesi nuk dashuron me.

Mashkulli
Mashkulli
Majmun eshte shume I pavarur dhe e I pelqen liria e tij me shume se cdo
gje tjeter. Eshte ambicioz dhe shume energjik, eshte gjithmone I
projektuar mbi te ardhmen. Nuk eshte I lindur per monogamine dhe me
veshtiresi con perpara vetem nje relacion.

Puna
Kurioze dhe
nervoze, te lindurit nen shenjen e Majmunit jane te zote te ndryshojne
shpesh profesion, duke ju perkushtuar edhe aktiviteteve te pavarura.
Nuk e durojne dot monotonine dhe rutinen dhe kane nevoje per pune qe
tju jape gjithmone stimuj te rinj. Mund te jene reklamues, shites dhe
programatore informatike.
Afersi
Te lindurit e shenjes se
Majmunit jane shume shoqerore dhe ne pergjithesi kane raporte shume te
mira me te gjithe. Admirojne te lindurit nen shenjen e Gjarprit, kurse
me Pallonjte mund te jetojne aventura te paharrueshme net e gjitha
senset.

Pika e dobet
Paqendrueshmeria. Humbin lehtesisht interes dhe nuk perdorin plotesisht te gjitha dhuntite qe kane.

Lule ose Bime
Vite

Guri
Perla

Zogu Mbrojtes
Kulumbrì

Elementi qiellor aleat
Ylli I madh I Zi (Grupimi Yjor I Mjellmes )

Ngjyra
e Kuqe-Vjollce

Numeri me fat
7
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Horoskopi "Maja"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Horoskopi Maja
» Horoskopi Kelt
» Drite misterioze qe del nga maja e piramides
» Rrenoja te nje qyteti Maja zbulohen ne nje xhungel te larget

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: EZOTERIZEM ::  A S T R O L O G J I-
Kërce tek: