PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rrenoja te nje qyteti Maja zbulohen ne nje xhungel te larget

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Rrenoja te nje qyteti Maja zbulohen ne nje xhungel te larget Empty
MesazhTitulli: Rrenoja te nje qyteti Maja zbulohen ne nje xhungel te larget   Rrenoja te nje qyteti Maja zbulohen ne nje xhungel te larget I_icon_minitimeMon Jul 08, 2013 9:21 pm

Rrenoja te nje qyteti Maja zbulohen ne nje xhungel te larget

Rrenoja te nje qyteti Maja zbulohen ne nje xhungel te larget Maya-city2

Tashme qyteterimi Maja dhe misteret qe fshehin kane zene nje vend shume te rendesishem nelisten e mistereve qe terheqin vemendjen e njerezve.

Misteri qe i rrethon eshte ende shume i dendur megjithese deri tani jane bere zbulime te shumta ne lidhje me to.

Zbulimi i fundit: Arkeologet raportojne qe nje qytet i plote Maja i mbushur me piramida dhe komplekse ndertesash eshte zbuluar ne nje xhungel te larget ne Meksiken jug - lindore.

E mbuluar nga bimesia e shumte, rrenojat jane gjetur ne Campeche, nje province ne pjesen perendimore te gadishullit Yucutan. Keto rrenoja jane shume te rendesishme pasi jane te mbushura me komplekse dhe artifakte Maja. Vendi ku jane gjetur rrenojat Maja shtrihet ne nje zone rreth 22 hektare. Kerkuesit mendojne qe qyteti ishte i mbushur me nerez gjateperiudhes se Vone Klasike Maja, nga rreth 600 P.E.S. deri ne 900 P.E.S. qe eshte edhe koha kur ne menyre te mistershme civilizimi u rrenua.

"Eshte nje prej vendeve me te medha ku jane gjetur rrenoja, i krahasueshem ne shtrirjen dhe magnituden e ndertesave te tij me Becan Nadzcaan dhe El Palmar ne Campeche." - tha arkeologu Ivan Sprajc ne nje deklarate nga Instituti Kombetar i Meksikes per Antropologjine dhe Historine.

Gjate kerkimit ne qytetin Maja, Sprajc dhe ekipi i tij gjeten tre komplekse me monumente se bashku me mbetje te piramidave - njera 23 metra e larte - si edhe sheshe, shtepi, altare, fusha, etj.

Sipas kerkuesve, epigrafet jane ende duke punuar per deshifrimin e shkrimeve te gjetura ne kete vend, megjithate kane zbuluar qe nje prej tyre i referohet nje sovrani me emrin K'inich B'ahlam.

Sprajc tha qe gjurmet e qytetit te humbur Maja fillimisht jane zbuluar nga disa imazhe ajrore te nje zone te mbushur me bime, qe me pare ishte eksploruar dhe qe ishte konideruar si nje vend pa interes, nje 'vend bosh' ne harten e zbulimeve te rrenojave Maja.

"Me fotografite ajrore qe u ekzaminuan ne me ane te stereoskopeve, zbuluam qe ishte e qarte qe atje kishte mbetje dhe rrenoja arkitekturore." - shpjegoi Sprajc ne nje deklarate nga Instituti Kombetar i Meksikes per Antropologjine dhe Historine.

"Me pas ne morem koordinatat dhe hapi tjeter ishte qe te zbulonim rruget e lashta qe perdoreshin per te arritur deri tek vendi."

Sprajc dhe ekipi i tij mund te arrinin tek rrenojat vetem duke udhetuar neper xhungel me nje kamion te vogel, duke ndaluar here pas here per te hequr nga rruga bimesine qe i pengonte te vazhdonin perpara.

Arkeologet shpresojne qe studimi i ketyre rrenojave mund te hedhe drite mbi ndonje mister te pazbuluar te qyteterimit Maja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
Rrenoja te nje qyteti Maja zbulohen ne nje xhungel te larget
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rrenoja te mistershme 10.000 vjecare
» Zbulohet qyteti më i lashtë në Europë!
» Qyteti i vogel i Ukraines po ''terrorizohet''nga "Chupacabras"
»  Horoskopi "Maja"
» Drite misterioze qe del nga maja e piramides

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: