PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vërtetë të jetë njeri?!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Vërtetë të jetë njeri?!  Empty
MesazhTitulli: Vërtetë të jetë njeri?!    Vërtetë të jetë njeri?!  I_icon_minitimeTue Apr 23, 2013 11:57 pm

Vërtetë të jetë njeri?!
Analizat e një trupi “mikro-njerëzor” të gjetur dhjetë vite më parë në një shkretëtirë të Kilit, me trup të imët dhe kokë të madhe, i ngjashëm me përfytyrimet tona të alienëve, treguan se qënia ishte humanoid(?!)

Vërtetë të jetë njeri?!  Mikronjeriu

Ky ishte rezultati i përfundimit në të cilin mbërriti një grup shkencëtarësh, ku ishin përfshirë studiues të hapësirës dhe biologë. Gjetjet e tyre u publikuan në një dokumentar të titulluar “Sirius” ku ata argumentojnë se përse qënia 15 centimetër e gjatë është një njeri.

Ata thonë se bëhet fjalë për një mutacion dhe mini-njeriu ka jetuar jo më shumë se sa 8 vite. Sipas tyre, analizat e detajuara të kryera në laboratoret amerikane nuk gjetën gjurmë “aliene” dhe hodhën poshtë pretendimet e tjera se bëhej fjalë për një fetus të abortuar apo një të vogël majmuni.

Vërtetë të jetë njeri?!  Mikro1

ADN e krijesës misterioze përputhet me ADN-në njerëzore. Përvec përmasave mikro, në krahasim me përmasat normale të një qënie njerëzore, një tjetër “anomali” në strukturën e “njeriut 15 cm të gjatë” është koka e stërmadhe në krahasim me trupin, përpos numrit të brinjëve, nëntë të tilla.

Studiuesit thanë se bëhet fjalë për një mutacion interesant të një mashkulli njerëzor që ka jetuar nga gjashtë deri në tetë vjec.

“Mund t’ju them me bindje të plotë që nuk është as majmun dhe as alien. ADN është më afër njeriut se sa shimpanzesë. Me shumë mundësi kjo krijesë merrte frymë, ushqehej dhe kishte metabolizëm. Pyetja që na shqetëson tani është se sa e madhe ka qenë kjo krijesë kur ka lindur”, thotë Gary Nolan, njëri prej udhëheqësve të studimit 10-vjecar.


Vërtetë të jetë njeri?!  Mikro2


Sipas mediave kiliane “mikro-njeriu” u gjet më 19 tetor të vitit 2003 në shkretëtirën Atacama, pranë një kishe të braktisur. Krijesa iu dorëzua shkencëtarëve për studime. Këta të fundit vendosën balsamosjen e trupit për ta ruajtur atë nga dekompozimi i mëtejshëm, ndërsa dyshimet e para lidheshin me gjetjen e një krijese aliene.

Që prej asaj dite hipotezat që vërshonin në media lidheshin kryesisht me gjetjen e një qënie aliene, ndërsa skeptikët e kësaj teorie nxituan të flisnin për një fetus të abortuar apo vogëlushin e një majmuni të ngordhur fill pas lindjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
Vërtetë të jetë njeri?!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Eliksiri i jetes" - a mund te jete i vertete?
» GJIGANDËT - kane populluar Token me te vertete?!
» A jane engjejt te vertete?
» Historia e vertete e Horrorit ne Amityville
» A KANË EKZISTUAR ME TË VËRTETË DINOZAURËT?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: