PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Eliksiri i jetes" - a mund te jete i vertete?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Eliksiri i jetes" - a mund te jete i vertete? Empty
MesazhTitulli: Eliksiri i jetes" - a mund te jete i vertete?   Eliksiri i jetes" - a mund te jete i vertete? I_icon_minitimeWed Nov 07, 2012 11:48 pm

Eliksiri i jetes" - a mund te jete i vertete?


Eliksiri i jetes qe mendohet te jete shpikur nga shkencetaret ne Kazakistan mund te funksionoje vertete, kjo te pakten sipas eksperteve Britanike.

Shkencetareve ne Kazankistan iu eshte dashur me shume se dy vjet per te zhvilluar pijen me baze kosi te quajtur "nahr" qe do te thote 'ushqyerje' ne gjuhen e vendit.


Kjo lloj perberje eshte zhvilluar e Universitetin Nazarbayev te kryeqytetit Astana dhe ne keto momente eshte duke iu nenshtruar testeve te ndryshme klinike.

Drejtuesi i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev u dha urdher shkencetareve te universitetit qe te shpiknin kete lloj perberje, eliksir te jetes, qe kur universiteti u ndertua ne vitin 2009.

Tani ne moshen 72 vjecare, a i ka qene president i vendit qe ne vitin 1990 dhe ka shume kohe qe eshte i interesuar per perjetesine.

Kur, ne vitin 2010 nje delegat etnik Korean ne Asemblene Popullore te Kazakistanit sugjeroi qe presidenti te qendronte ne pushtet edhe per nje dekade tjeter, Nazarbayev u pergjigj:

"Ndoshta atehere ju do me ofroni nje eliksir te rinise dhe te energjise.. Ndoshta ju ne Kore keni nga keto perberje... Vetem me gjeni dicka te tille, por une jam gati te qendroj deri ne vitin 2020."

Roger Highfield, drejtor i ceshtjeve te jashtme ne London Science Museum, tha per nje program radio: "Eshte e sigurte qe ata kane shpikur dicka te madhe. Mua e duket dicka shume interesante dhe do te ishte nje zbulim jashtezakonisht shume i madh."

Ai shtoi: "Une mendoj se ajo qe ata jane munduar te kuptojne dhe te gjejne nje zgjidhje eshte fakti qe sistemi jone i tretjes ka qindjra trilion mikrobe qe eshte sa dhjete here numri i qelizave ne organet tuaja me te rendesishme. Dhe ne jemi duke zbuluar qe nje perzjerje e komplikuar e mikrobeve ka nje influence te madhe ne diabetin dhe ne obezitetin, dhe madje ndoshta edhe ne infarktet e zemres, dhe ne jemi duke u marre me kete studim."

Perzjerja e krijuar me kos duhet ende te testohet dhe te provohet, dhe nuk ka dale ne shitje, madje nuk dihet ende dhe sa kohe do te duhet qe te dale ne treg. Nazarbayev ne fakt nuk eshte drejtuesi i pare i nje vendi qe kerkon te shpiket nje eliksir i jetes.

Dr Jennifer Rampling, nje eksperte e eliksireve ne Cambridge, tha: "Ai eshte me i fundit ne nje seri drejtuesish vendi apo njerezish te tjere te rendeisshem qe kane punesuar njerez dhe shkencetare qe te shpikin nje eliksir te afte ne nje fare menyre qe te zgjase jeten."

Zbulimi i ketij eliksiri u shpall ne nje konference shkencore nderkombetare te mbajtur ne Universitetin Nazarbayev.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Eliksiri i jetes" - a mund te jete i vertete?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vërtetë të jetë njeri?!
» Mamuthi mund te rikthehet ne jete
»  Universi mund të jetë i pavdekshëm
» Mund te jete zbuluar skeleti i "Mona Lisa"
» Ne Mars ka patur jete dhe mund te kete akoma

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I-
Kërce tek: