PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fisnikëria e Zezë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Fisnikëria e Zezë Empty
MesazhTitulli: Fisnikëria e Zezë   Fisnikëria e Zezë I_icon_minitimeSun Feb 17, 2013 6:13 am

Fisnikëria e Zezë


Fisnikëria e Zezë 474px-Camerierisegreti
Të Ndriçuarit ndërlidhen brenda Elitës Botërore me anë të asaj që njihet si Fisnikëria e Zezë, një grupim i hershëm i “aristokratëve”. Ajo e ka pikënisjen e saj në Itali, veçanërisht në Venecia dhe në Xhenova. Xhon Kabot (John Cabot) (emri i vërtetë Xhiovani Kaboto (Giovanni Cabotto)) dhe Kristofor Kolombi, që të dy jetonin në Xhenova përpara “zbulimit” të pjesëve të ndryshme të Amerikës, me një distancë prej katër vitesh nga njëri tjetri. Në ditët e sotme, sipas rezultateve të studiusve, një tjetër Xhovani pretendohet të jetë një anëtar i një prej familjeve të Fisnikërisë së Zezë. Ky është Xhovani Anjeli, për shumë kohë, drejtuesi i Fiat Motors Company deri në vitin 1996 dhe një udhëheqës i Bilderbergëve. Familja Anjeli sundon Italinë dhe gjysmë me shaka thuhet se, përgjegjësia kryesore e Kryeministrit Italian është të “lustroj dorezën e derës së Anjelit” 2. Anjeli kishte një marrëdhënie, së cilës ju bë shumë publicitet, me Pamela Çurçillin, nusja e djalit të Uinstonit, përpara se ajo të martohej … Averel Hariman. Ajo ishte një nga gjetëset më kryesore të fondeve për Bill Klintonin (Bill Clinton) dhe më pas u bë ambasadore e US në Paris. Familja Anjeli ishte e lidhur ngushtë me Musolinin dhe gjyshi i Xhovanit u bë një senator për jetë nga udhëheqësi fashist. Disa familje të Fisnikërisë së Zezë në Venecia dhe Romë pretendojnë se e kanë origjinën e tyre nga Perandori Romak Justiniani, një njeri i njohur se kishte marrë referenca të rimishërimit nga tekstet biblike në vitin 553. Ata kanë një dëshirë të kthehen në një sistem të simbolizuar nga Perandoria Romake dhe janë një forcë kryesore brenda Elitës Botërore. Kjo linjë “fisnike” duket se shkon shumë mbrapa në kohë të paktën mijëra vjet më parë, ndoshta dhe më shumë dhe shfaqet pjesërisht nëpërmjet konflikteve mes Guelfit (Guelf) dhe Xhibelines (Ghibelline) në Itali, në shekullin dymbëdhjetë dhe trembëdhjetë.
Fisnikëria e Zezë përfshin, ose të paktën, është e lidhur me Familjen Mbretërore Holandeze të Princit Bernard, një prej themeluesve të Grupit Bilderberg. Lidhjet e saj shtrihen në Londër dhe ne familjet e “themeluara” Britanike të aristokracisë së vjetër dhe të aristokracisë së re të “parasë”. Anëtarë të familjeve fisnike Europiane, të cilët janë të lidhur ngushtë me Familjen Mbretërore Britanike, janë të përfshirë. Familjet mbretërore Suedeze, Holandeze dhe Spanjolle shpeshherë janë të pranishme në takimet e Bilderbergërve. Në Angli, princi Filip dhe princi Çarls kanë marrë pjesë në takimet e Bilderbergërve dhe Mbretëresha Elizabeta e II quhet si një anëtare e Komtitetit te 300 -ve3


Bota e Konspiracionit (Komplotit) dhe misterit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fisnikëria e Zezë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MAGJIA E ZEZË DHE NDIKIMI I SAJ
» Aktivizimi i vrimes se zeze Sgr A
» Vrima e zezë që “gëlltit” asteroide dhe kometa!
» Perse nuk u rrezua Universi pas Big Bangut ne nje Vrime te Zeze
» Struktura misterioze, një vrimë e zezë aktive në zemër të Rrugës së Qumështit ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE ::  K O N S P I R A C I O N-
Kërce tek: