PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

  Lutja,përgjërimi,meditimi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

 Lutja,përgjërimi,meditimi Empty
MesazhTitulli: Lutja,përgjërimi,meditimi    Lutja,përgjërimi,meditimi I_icon_minitimeMon Jan 07, 2013 5:15 am

Falenderimi e lavdërimi janë për Allahun,Zotin e botëve,paqë e nderim për zotërinë tonë Muhammedin dhe për familjen e tij të pastër.Njeriu,ndryshe nga kafsha është qënie me krijim të dyzuar dhe me dy jetë:një jetë tokësore trupore dhe një jetë tjetër morale shpirtërore.

Nëse ky përkufizim do të shprehej në një mënyrë tjetër,do të thuhej se njeriu është zotërues i një orientimi shpirtëror e moral në emër të shpirtit dhe të një orientimi tjetër jetësor e moral në emër të trupit.

Por njeriu në asnjërin prej të dy orientimeve nuk i merr njoftimet prej natyrës e prej mjedisit siç i marrin kafshët, megjithëse edhe njeriu ka të përbashkët me kafshët mënyrën e jetesës dhe të vetë jetës, por te njeriu ka një program dhe një platformë tjetër për jetën dhe për jetesën.

Njeriut i duhet të përdorë me kujdes mendimin e tij të përqëndruar qoftë edhe në shkallën më të ulët që ai të kryejë sistemimin e punëve të jetës dhe t’i administrojë ato në përputhje me nevojat.

Meqenëse fuqia e kuptimit dhe e vështrimit në tërësinë e sendeve është e ndryshme ndër njerëzit,detyrimisht edhe realizimi i detyrave të jetës dhe administrimi i punëve të saj do të jetë i ndryshëm,madje do të ketë diferencime mjaft të ndjeshme;kurse jeta morale dhe shpirtërore e njeriut është e kundërta e jetës së tij tru-pore.

Jeta e parë është e përhershme dhe e pazhdukshme për vetë faktin se njeriu merr prej Allahut të Lartësuar shpirtin e vet që është i përhershëm dhe,duke qenë i tillë,njeriu nuk ka mundësi të administrojë me inisiativën e me mendjen e vet programimin e punëve të jetës së tij morale.Prandaj atij i duhet patjetër të studiojë doktrinat e sakta dhe të vërtetat e qarta.

Gjithashtu njeriut i duhet që në jetë t’i përmbahet vijës së drejtë të programit të vërtetë hyjnor,pasi edhe dërgimi i të dërguarve dhe i profetëve ka qenë vetëm që të përmbusheshin nevojat dhe kërkesat e kësaj ane të jetës, ashtu siç njofton vetë i Larti në fjalën e Tij: “Dhe ata që luftuan për hirin Tonë, patjetër që ata do t’i orientojmë në rrugën për tek Ne…”(Sure El-Ankebùt,ajeti 69).

Këtu del edhe çështja e devotshmërisë,çështja e interesimit për doktrinat dhe çështja e moralit islam,kurse përvetësimi dhe asimilimi i çështjeve fondamentale dhe i nënçështjeve,del në dukje në praktikimin e adhurimit dhe meditimit për madhështinë e Allahut të Lartësuar.Të gjithë këta faktorë janë në funksion të vijimit të jetës morale e humane të njeriut dhe detyrimisht në lidhje të ndërsjelltë me njëra-tjetrën.


Edituar për herë të fundit nga fakiri në Mon Jan 07, 2013 5:16 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

 Lutja,përgjërimi,meditimi Empty
MesazhTitulli: Re: Lutja,përgjërimi,meditimi    Lutja,përgjërimi,meditimi I_icon_minitimeMon Jan 07, 2013 5:15 am

Kur’àni Kerim fton besimtarët drejt një jete morale

“O ju që keni besuar, përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit,i cili u fton në atë çka jep jetë për ju…” (Sure,El-Enfàl,ajeti 24).

Në një ajet tjetër të Kur’ànit Kerim mësohet se burimi dhe themeli për të gëzuar një jetë morale,është puna e mirë e bazuar në besimin në Allahun e Lartësuar: “Kush bën një punë të mirë,mashkull ose femër qoftë dhe është besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë…” (Sure,En-Nahl,ajeti 97).

Nga sa u tha,lind pyetja: A është në nderin tonë lënia e ardhmërisë morale dhe të mbyllim sytë para fuqive e mundësive shpirtërore të larta,të veçanta dhe thelbësore që disponon njeriu dhe të barazojmë njeriun me kafshën?!

A nuk është më mirë dhe më e merituar që vullneti e vendosmëria të vërtiten në boshtin e drejtë të jetës morale dhe humane,në vend të mundimit të vazhdueshëm dhe të shumtë që bëhet në rrugën e interesimit për zhvillimin dhe rritjen e trupit?

Nëse ne do të përgatisim një jetë të mirë me anë të lutjes e adhurimit dhe të arrijmë hapa pozitivë e të efektshëm,a nuk kemi ecur kështu nëpër rrugët logjike e racionale?

Në realitet,ajo që lidh njeriun me plotësimin e së vërtetës së tij dhe gjykimin e humanizmit të tij, është që ai të jetojë një jetë morale të kënaqshme,sepse edhe jeta morale është si jeta e dukshme, por që jeta morale të ketë fuqi, ka nevojë të furnizohet me ushqim dhe më-nyra e sigurimit të furnizimit të kësaj jete morale është adhurimi,lutja e nënshtrimi,ose e thënë me një fjali përgjithësuese:

Adhurimi do të jetë me kërkimin e ndihmës,me lutje e me meditim,qoftë lutja e meditimi me zemër,qoftë me fjalë,pasi këto janë lëndët ushqyese që furnizojnë e i japin fuqi dhe që krijojnë premisat për zhvillimin, fuqizimin e vazhdimësinë e jetës morale e shpirtërore. Prandaj,njeriut i duhet të vëzhgojë ku janë ato,të kapet pas këtyre premisave dhe të veprojë sipas atyre.

Vlen të përmendet se lutja ka një rol thelbësor në përmbushjen e kërkesave dhe në vazhdimësinë e jetës morale, përveç dobive të panumërueshme,prej të cilave njeriu përfiton për të dyja jetët dhe për të dy llojet e krijimit të tij të dyzuar:trupor e shpirtëror.

Kur njeriu lutet,në të vërtetë ai përgatit shkaqet prej të cilave pritet realizimi i kërkesës së lutjes dhe në mënyrë të përmbledhur kërkesa e lutjes asnjëherë nuk mund të jetë në kontradiktë me nënshtrimin e plotë,sepse vetë lutja është shkak dhe lidhës i vazhdueshëm për realizimin me sukses të punëve.Parimisht,nënshtrimi i përhershëm i dalë nga thellësia e zemrës së njeriut dhe lutja,mundësojnë edhe kapërcimin e ligjeve të prera të vendimit e të caktimit të Allahut.

Gjatë lutjes,njeriu duhet të njohë mënyrën e vërtetë të nënshtrimit,ashtu siç është në fakt nënshtrimi e përulja reale.Gjithashtu njeriu duhet të përjashtojë rastet e zemërimit e të përçmimit,kërkesat e shumta për pasuri e për të tjera lloje të mirash dhe t’i lutet Zotit të vet e të kërkojë prej Tij gradat e larta dhe arritjen e afrimit pranë kënaqësisë së Tij.

Imamët e nderuar thonë se lutja është një fushë e madhe,është një fond kolosal,është klasë e një shkolle të fortë për të studiuar, për t’u edukuar dhe për të mësuar,sepse në përmbajtjet e lutjeve ka fusha të shumta edukimi e mësimi.Në leximin e lutjeve njeriu arrin kulmin e edukimit,plotësimin e humanizmit,gjithashtu në lutjet është edhe dëshira e zjarrtë për të zotëruar virtytet e për të hequr dorë nga punët e ulta.

Kur njeriu përqëndrohet në fjalët e lutjeve që i janë përcjellur,lutësit i mundësohet të ecë në rrugën e plotësimit e të integrimit të plotë dhe të arrijë në atë shkallë,ku ai nuk synon gjë tjetër përveç Allahut të Lartësuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

 Lutja,përgjërimi,meditimi Empty
MesazhTitulli: Re: Lutja,përgjërimi,meditimi    Lutja,përgjërimi,meditimi I_icon_minitimeMon Jan 07, 2013 5:16 am

Nga ky këndvështrim,lutja në vetvete është një shkollë filozofike e shpirtërore,ku janë shtruar për zgjidhje çështje të thella të filozofisë dhe studime shpirtërore të hollësishme e të përkufizuara me një metodë të mesme ndërmjet kumtimit dhe kënaqësisë, shumë të dashura për zemrat dhe në shkallën më të plotë të lehtësisë,të thjeshtësisë dhe zemërgjerësisë.

Lutjet e përcjellura prej imamëve të nderuar, në të vërtetë,më shumë janë mësime morale se sa ngjajnë me lutjet, pasi ato shprehin dëshirat që njeriu uron t’i ketë nga të gjitha anët,njëkohësiht ato e ruajnë njeriun që ai të mos rrëzohet në humnerën e degradimit moral.

Koha e vetme në të cilën arrihet kuptimi i vërtetë i nënshtrimit dhe i meditimit mbi madhështinë e Allahut,koha në të cilën shpirti i njeriut është më afër Allahut të Lartësuar, është kur ai ka punuar aq sa ka patur fuqi e mundësi për të arritur në shkallët e afrimit me Allahun e Lartësuar.

Në lidhje me këtë çështje është shprehur edhe dijetari,filozofi e hulumtuesi francez Aleksis Kerëll,i cili ka thënë: “Për të arritur në shkallën e meditimit për madhështinë e Allahut e të nënshtrimit të plotë ndaj Tij,patjetër duhet derdhur shumë mund e punë me dëshirën e vetme që të ndjesh tërheqjen kah Allahu dhe kthimin tek Ai (të shenjtëruar janë emrat e Tij) dhe se kjo lodhje e kjo dëshirë duhet të jetë në zemër dhe jo në kokë e në tru.Le të ilustrojmë këtë tërheqje kah Allahu me një shembull: thellimi në mendim rreth madhështisë së Allahut,nuk llogaritet as me nënshtrim e as lutje,nëse vetë lutja e nënshtrimi nuk janë mbartëse të atij nektari dashurie që del vetëm nga besimi i plotë.”.

Kur njeriu arrin nënshtrimin e plotë para Allahut të Lartësuar dhe kjo arritje të jetë realizuar me prirjen kah madhështia e Allahut dhe me dëshirën për një njohje të thellë dhe të gjitha këto të përqëndruara në njëra-tjetrën, vetëm atëherë ato e rrethojnë njeriun me frikën e përuljen më të madhe që buron prej madhështisë së Allahut dhe është kjo madhështi e Allahut që derdh mbi njeriun atë gjendje trallisjeje e shkëputjeje nga mjedisi, pikërisht në këtë kohë ai ka arritur të vërtetën e afrimit te Allahu.

Kurse tronditjet,frikësimi e frika, urrë nuk e forcojnë zemrën e njeriut,pasi këto janë pjellë e injorancës,e cila nga ana e saj është kupa ku pijnë mëkati,kundërvënia ndaj urdhërave të Allahut dhe shikimi i errësirës në çdo send;ndërsa ndjenja e njohjes dhe kuptimi i së vërtetës pa argumentim,është një valë dhe zjarr që del nga brenditë e krijimit tonë,është një instinkt themelor dhe kryesor, shndërrimet dhe kërkesat e të cilit në vetvete mbajnë në lëvizje aktivitetet e tjera të brendshme të njeriut,siç janë koncepti për moralin, edukatën, sjelljet e mira dhe disa herë edhe koncepti për të bukurën.

Pikërisht pse është kështu,nuk duhet që ne të tejkalojmë për veten tonë dobësimin e kësaj ndjenje dhe as t'i stimulojmë artificialisht këto koncepte të çmueshme, sepse largimi i këtyre ndjenjave e koncepteve çon në shumë të këqija e pësime,të cilat shumë shpejt dhe detyrimisht e vënë njeriun në vorbullën e rënies dhe të shkatërrimit.Është e vërtetë se një shoqëri prishet pa këtë ndjenjë e pa këto koncepte dhe ecën drejt dobësimit e degradimit gradual. Ajo bëhet një shoqëri pa vitalitet,shoqëri që detyrimisht shkon drejt shkatërrimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

 Lutja,përgjërimi,meditimi Empty
MesazhTitulli: Re: Lutja,përgjërimi,meditimi    Lutja,përgjërimi,meditimi I_icon_minitimeMon Jan 07, 2013 5:17 am

Bazuar në këtë tezë, del detyrë që të gjithë zërat e tingujt njerëzorë të bashkohen me zërat e me tingujt e të gjitha krijesave për të dëlirur e për të madhëruar Allahun e Lartësuar dhe kështu të hidhet një hap i plotë pozitiv e i çmuar,hap që synon në forcimin e në disiplinimin e ndjenjës së njohjes të së vërtetës: besimin në të panjohurën,sepse vetëm kështu rikthehet identiteti i vërtetë dhe real.

Cili prej prej nesh,banorëve të kësaj toke të vogël do të na tregonte detyrat e këtyre yjeve që ndriçojnë në kubenë e qiellit?

A nuk zbulojnë këto fakte e shenja se në gjithësi ka gjëra të fshehta e të panjohura? Ndërkaq çështja është tepër e rëndësishme.Errësira e planeteve dhe qiellore,lindja e diellit dhe ardhja e natës dhe e ditës njëra pas tjetrës;askush nuk mendon se kjo është lodër e ndonjë lojtari,ose e ndonjë perversi dhe se gjithësia është një tendë e rastësishme pa asnjë dobi e pa asnjë qëllim.

A nuk konkretizohet e gjitha puna, lëvizja e kjo bardhësi në formën më shkencore në fjalët: “Subbùhun Kuddùsun, Rabbul-melàiketi uerr’rùh” I Dëlirë nga çdo e keqe,i Dukshëm pa asnjë të metë,Zot i engjëjve dhe Zot i qënieve me shpirt!”

Ejani dhe mos tregoni shkujdesje ndaj këtyre shenjave,ndaj këtyre gjurmëve të qarta e ndaj kësaj mrekullie mahnitëse të përjetshme e të pafund të gjithësisë;ndaj këtyre qënieve të çuditshme e të rralla,të cilat,që të gjitha thonë “Subhànell’llàh” – i plotpushtetshëm e pa asnjë mangësi është vetëm Allahu i Madhëruar;që të gjithë i luten me përkushtim e të nënshtruar vetëm Allahut të Lartësuar,i luten vetëm Atij Zoti që është më afër njerëzve se sa jemi ne afër vetvetes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

 Lutja,përgjërimi,meditimi Empty
MesazhTitulli: Re: Lutja,përgjërimi,meditimi    Lutja,përgjërimi,meditimi I_icon_minitimeMon Jan 07, 2013 5:17 am

Le të shikojmë në horizontet e kësaj hapësire pa anë e pa fund,le të mendojmë pak duke ngritur lart gishtin e dorës tonë të shkurtër dhe të shoqërojmë të gjithë ata që madhështojnë Allahun e lartësur në këtë qiell të kaltërt,të zgjohemi nga shkujdesja dhe të thërrasim: “O Zoti ynë!”,mbrojtjen tënde kërkojmë, na shpëto nga shkatërrimi, na shpëto nga rruga ku na çojnë dëshirat e interesat dhe na shpëto nga e keqja e shpirtit tonë.

Qëllimi (që synohet të arrihet) me lutjen është që,duke thirrur Allahun me emrat e Tij të bukur,të kërkohet ndihmë vetëm prej Tij dhe kurrë prej ndonjë tjetri.Kjo lutje është një mbrojtje ndriçuese e dalë nga thellësitë e zemrës,është lutje e cila me siguri e pastron njeriun,madje edhe sendet e botës materiale për atë rrezatojnë dritë e gëzim;të gjitha gjërat vihen në vendin ku meritojnë të jenë dhe që të gjitha të përfshira në mirësinë, bamirësinë dhe përkujdesjen e Allahut.

Kuptimi ynë,ndjenjat tona,përfytyrimet tona,mendimi ynë dhe vetë qënia jonë në botën e kësaj toke,që të gjitha përzihen e bëhen në gjendjen e nënshtrimit ndaj Allahut të Lartësuar dhe pikërisht një gjendje të tillë lë gjurmë në brendinë e shpirtërave tanë e në gjithçka që na rrethon.

Kjo lënie gjurme dhe ky lloj trazimi i brendshëm në një trysni kaq të fortë dhe që të gjitha të bashkërenduara me sistemimin më të përkryer,jo vetëm që shuan e heq ndyrësitë dhe ndotjet kafshërore,por ajo ndez dritën e Allahut në këtë “shtëpinë” tonë të fshehur e të hutuar.Është e pamundur që njeriu të mos e ketë ndjerë vetminë gjatë viteve të jetës së tij,qoftë edhe për disa çaste edhe pse jeton në këtë botë të mbipopulluar.

Vërtet,në jetën tonë ka çaste kur ne mbetemi vetëm me veten tonë dhe shikojmë në të ashtu siç do të shikonte një i huaj, pikërisht për një çast të tillë, Hafiz Shirazi do të thoshte: “Kraharori është i tejmbushur me dhimbje e lodhje,ah sikur të gjendej ndonjë merhem?! O Zoti im,zemra është rrethuar nga vetmia e izolimi,a nuk paska ndonjë që t’i bëjë asaj pak shoqëri?! Cili është ai shoqërues i merituar që do të shndërronte vetminë dhe egërsinë e izolimit dhe të jepte dashamirësi? Pikërisht ky është përgjërimi (në formë meditimi dhe lutjeje),sepse vetëm ai mundet ta largojë vetminë vrasëse me dashuri dhe harmoni me gjithësinë dhe botën ekzistuese.”

Në të tilla çaste,njeriu nuk e ndjen më vetminë,por arrin majën e plotësimit,në praninë e kuvendit me këtë Shokë e Ndihmues të dashur dhe nga ngrohtësia e shoqërimit me Atë e nga gjallëria që Ai i jep shpirtit,shijohet e plotë kënaqësia e ndejtes me Atë,nga thellësia e zemrës buron dashuria e madhe vetëm për Atë, vetëm atëherë njeriu mëson se vetëm Ai është i Vërteti dhe se çdo gjë tjetër është e gabuar,e humbur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

 Lutja,përgjërimi,meditimi Empty
MesazhTitulli: Re: Lutja,përgjërimi,meditimi    Lutja,përgjërimi,meditimi I_icon_minitimeWed Jan 09, 2013 9:33 am

Ç’është lutja?

Lutja është dëshira e madhe për të qenë pranë Allahut të Lartësuar.Lutja herë bëhet thjesht për të madhëruar dhe për të thirrur Allahun,herë bëhet për të kërkuar prej Allahut falje e mëshirë dhe herë bëhet për të kërkuar ndihmën e Allahut.

Le të shohim secilën nga tre llojet e lutjes të ilustruar me shembuj:

Lloji i parë - Lutja për të madhëruar e për të thirrur Allahun.

Në këtë lutje njeriu i drejtohet Zotit Një e të Vetëm me falenderimin e me lavdërimin që meriton vetëm i Lartësuari,si p.sh.kur njeriu thotë: O Allah, nuk ka Zot tjetër përveç Teje (“jà All’llàh là ilàhe il’là ente”) ose kur thotë: O Zoti ynë,vetëm për Ty është lavdërimi e falenderimi (“rab’benà ue lekel-hamd”).

Duke thënë fjalën “O Zoti ynë”, në të vërtetë njeriu e ka thirrur Allahun dhe pastaj e falenderon,e lavdëron dhe e përveçon Atë me Teuhijd (njëshmëri),pra deklaron që Ai është Zoti Një e i Vetëm.Me këtë thirrje,njeriu në fakt ka kryer një lloj adhurimi ndaj Allahut të Lartësuar dhe lutja e tij është në përputhje me fjalën e të Lartit: “Dhe Zoti juaj tha: Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem juve…” (Ue kàle Rab’bukumu-d’ùnij estexhib lekum…) (Sure;Gàfir;ajeti 60).

Lloji i dytë - Lutja për të kërkuar prej Allahut falje e mëshirë.

Në këtë lutje njeriu,përveç faljes e mëshirës,i kërkon Allahut edhe afrimin tek Ai,si p.sh. kur thotë: «All’llàhumme-gfir lenà!» (O Zoti im, fali mëkatet tona!).

Lloji i tretë – Kërkimi i të mirave materiale të kësaj bote.

Në këtë lutje njeriu i kërkon Allahut pjesë nga mirësitë e kësaj bote,si p.sh.kur ai thotë: “O Zoti im,më jep pasuri e fëmi!”.Duke përmendur këto kërkesa,në fakt njeriu qysh kur shqipton fjalën “O Zoti im!”,duke e thirrur Allahun është lutur që Ai t’ia plotësojë atij të gjitha kërkesat që ai dëshiron të ketë në këtë botë.

Është e kuptueshme se lutja në radhë të parë kërkon përgjërim të plotë, por edhe vetë fjala përgjërim është shprehës i lutjes,qysh kur njeriu përulet me përvuajtje e përshpirtje për të kërkuar ndihmë.Në raste të tjera për-gjërim është ajo gjendje zbulimi,dëshmie,ndriçimi dhe qetësie të brendshme të vijueshme,që i kapërcen kufijtë e ndijimeve (shqisave); ose siç mund të shprehet edhe ndryshe: përgjërim është ngjitja e shpirtit për tek Filluesi i të gjitha krijesave,ose përgjërim është ajo gjendje adhurimi tepër e dëshiruar ndaj këtij Filluesi,prej të Cilit ka dalë mrekullia e jetës.

Parimisht,lutja e përgjërimi nuk janë as nga gjendjet që e çojnë njeriun nga ta çojë rryma,as gjendje në të cilat ai kundërshton urdhërin e Krijuesit.Në një gjendje të tillë përgjërimi,njeriu as nuk ankohet dhe as nuk shpreh zemërim e dhimbje ndaj gjendjes që kalon, sespe përgjërimi i tij buron nga lartësia më e madhe e dashurisë për të arritur tek i Adhuruari,tek Ai që është më i Merituari dhe Më i fuqishmi që realizon e plotëson kërkesat e ligjshme të besimtarëve, por patjetër realizimi e plotësimi i kërkesave kërkon etapa veprimi dhe kushte të veçanta.

Përgjërimi nënkupton gjendjen kur njeriu arrin të njohë të vërtetën dhe ka dëshirë të madhe të derdhë të gjithë durimin në drejtim të Allahut të Lartësuar.Në një gjendje të tillë,njeriu arrin të këpusë të gjitha llojet e lidhjeve dhe ngjitet lart në botën e të pastërve nga mëkatet.Por këto ndjenja e këto dëshira arrihen me lodhje, me punë dhe duke kaluar nëpër sprova të ndryshme,prandaj është edhe e vlerësuar.

Çdo anëtar i shoqërisë ka detyrë të punojë jo vetëm për forcimin e ndjenjës së njohjes të së vërtetës,por edhe për të çuar sa më përpara këtë ndjenjë,sepse jeta e shoqërisë dhe jetesa e saj është e lidhur me këtë ndjenjë.Nëse është e shkruar që një shoqëri ta humbë këtë lloj ndjenjash,ajo shoqëri është e destinuar të shkojë drejt degradimit dhe zhdukjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





 Lutja,përgjërimi,meditimi Empty
MesazhTitulli: Re: Lutja,përgjërimi,meditimi    Lutja,përgjërimi,meditimi I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lutja,përgjërimi,meditimi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lutja “Parzmorja e madhe”
» Dhikri dhe meditimi
» Teknik Meditimi Islamik
» Osho – Meditimi, Rimishërimi, Jeta si ëndërr
» Meditimi rreth Universit për ta kuptuar ekzistimin e Krijuesit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: