PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zbulohet” njeriu më i lumtur në botë!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Zbulohet” njeriu më i lumtur në botë! Empty
MesazhTitulli: Zbulohet” njeriu më i lumtur në botë!   Zbulohet” njeriu më i lumtur në botë! I_icon_minitimeThu Nov 01, 2012 1:53 am

Zbulohet” njeriu më i lumtur në botë!
Zbulohet” njeriu më i lumtur në botë! F.1031143124190_m

Neurologët nga Universiteti amerikan i Wisconsinit kanë skanuar trurin Matthieu Ricardit - një person i besueshëm i liderit shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama - dhe e kanë shpallur për njeriun më të lumtur në botë. Apo, mbase më i lumturi nga shkencëtarët njohin...

Skanimet e trurit të këtij mendimtari budist kanë treguar se materia gri e trurit të tij, derisa është duke medituar, emeton atë sasi të valëve gama që “kurrë nuk është hasur më parë në literaturën neurologjike”. Valët gama ndërlidhen me kujtesën, të mësuarit, vëmendjen dhe ndërgjegjësimin.

Gjashtëdhjetegjashtëvjeçari Ricard ka doktoruar në gjenetikën molekulare, por dhjetë vjet më parë e shkatërroi karrierë e tij shkencore për t’iu kushtuar fesë.

Burgu budist pohon se të gjithë mund të jenë të lumtur në qoftë e trajnojnë trurin e tyre. Ai thotë se ndjenja e lumturisë mund të rritet me meditim, në të njëjtën mënyrë siç ushtrohen muskujt me ngritjen e peshave.

"Mekanizmi i gëzimit dhe vuajtjeve është ajo që budizmi është përpjekur për ta zbuluar. Ajo është shkenca e mendjes", thotë Ricard.

Neurologu Richard Davidson para katër vitesh e ka studiuar trurin e tij përmes 256 sensorëve, në kuadër të hulumtimit të neuroplasticitetit, apo aftësisë për ndryshime të trurit të njeriut.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se gjatë 12 vjetëve të meditimit të rregullt, të gjatë e të shkurtër, me balancimin e dhembshurisë dhe emocioneve, truri i tij funksionon ndryshe nga personi mesatar.

Studimi arriti në përfundimin se duhen vetëm tri javë të meditimit të rregullt nga 20 minuta, për çdo person që jeton me ritmin e rëndomtë, që truri të pësojë ndryshime pozitive.

Testet kanë treguar se në korteksin e tij është jashtëzakonisht aktiv korteksi i majtë paraballor, një pjesë e trurit që rritë kapacitetin për lumturi dhe redukton negativitet.

Matthieu Ricard jeton ashtu me kohën e ndarë në tri pjesë: njërën e kalon në izolim dhe meditim në tempujt budiste, të dytën në udhëtime nëpër botë me Dalai Laman, të tretën duke u përkushtuar kërkimeve shkencore dhe angazhimit social.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zbulohet” njeriu më i lumtur në botë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shfaqet Njeriu-Hardhucë
» Aubrey de Grey zbulon formulën kundër plakjes, njeriu do të jetoi deri në 250 vjeç
» Në sëmundje,Njeriu ta gjej të mirën
» Si arrin njeriu të shikojë yjet ?
» Njeriu ka përdorur zjarrin para një milion vitesh

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I-
Kërce tek: