PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shfaqet Njeriu-Hardhucë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Shfaqet Njeriu-Hardhucë Empty
MesazhTitulli: Shfaqet Njeriu-Hardhucë   Shfaqet Njeriu-Hardhucë I_icon_minitimeFri Aug 16, 2013 12:05 am

Shfaqet Njeriu-Hardhucë

Pas një “mungese” 23-vjeçare, “njeriu-Hardhucë”, rishfaqet përsëri në territorin amerikanë, sipas…
kanalit televizivë Channel 19 të Karolinës së Jugut, Hardhuca legjendare -e njëjtë me mitin e njeriut Këmbëmadh, në versionin e një zvarraniku- dori një “shëtitje” natën e 4 shkurtit!

Të shumët ishin dhe dëshmitarët ku shtëpitë e tyre ndodhen në linjë të drejtë pranë një rruge qendrore të një province, deklaruan në kanalin televiziv Channel 19, se natën e 4 shkurtit dëgjuan zhurmë të çuditshme, të cilën nuk e kishin dëgjuar kurrë më parë.

Kur ata dalën jashtë për të parë se ç’po ndodhte, vunë re se të gjithë parakolpet e makinave të tyre ishin dëmtuar.

Si dhe vunë re mbi parakolpet e makinave dhe mbi disa skafano makinash, kishte shenja të mëdha gishtash/çjerrje dhe thonjsh të mëdhenj, të cilët nuk mund t’ju atribuohen asnjë lloj kafshe të njohur deri më sot.

Por, ku historia mori seriozitetin e duhur, banorët e denoncuan atë në polici, ndërkohë që befasia erdhi nga vetë oficerët e postës së policisë, të cilët menjëherë u kthyen shumë vite pas në kohë duke rikujtuar dhe nxjerr nga arkivi një histori të ngjashme që rezultoi e njëjtë.

Kur oficerët e policisë analizuan dëshmitë e dëshmitarëve të 4-shkurtit, me ato të viteve më parë, të befasuar vërtetuan se ato ngjajnë shumë me njëra tjetrën.

Pra, sipas oficerëve kemi të bëjmë me një qenie midis Njeriut dhe Hardhucës.

Dëshmitarët bëjnë fjalë për një qenie të mistershme e cila është më shumë 2 metra e lartë, me sy të kuq dhe me tre thonj të mëdhenj në vend të gishtave.

Gjithmonë sipas kanalit televizivë Channel 19, shfaqet e kësaj qenie misterioze kufizohen vetëm në dy raste, dhe i përkasin rajonit të Karolinës së Jugut.

Ndërkohë shumë me interes pritet dhe ekspozimi kësaj historie të çuditshme si dhe nëse ajo do të mund të arrijë të fitoj famën e historisë rivale shumë të famshme të njeriut Këmbëmadh. /albobserver/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
Shfaqet Njeriu-Hardhucë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shfaqet njeriu hardhuce

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: