PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:22 am

Si dhe:“ Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen).!” (el-Furkan, 64)

Në një ajet tjetër, Zoti urdhëron kështu: (E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.Në të vërtetë, Ai është dëgjuesi, i dijshmi.(esh-Shuara, 218-219)

Në lidhje me këtë ajet, Kadi Bejdaviu thotë kështu:“Kur pesë kohë namaz u bënë farz për ummetin, kurse namazi i natës u kthye në sunnet,Profeti (s.a.s.) ka dalë natën nga shtëpia për të parë se ç’bëjnë sahabet, është përsjellur mes shtëpive të tyre dhe ka vënë re se ato zjenin si koshere bletësh me zërat e këndimit të Kur’anit, zikrit dhe tespihve.”

Allahu i jep më shumë vlerë zikrit (dhikrit) të bërë në kohën e zbardhjes në mbarim të natës, në krahasim me dhikrin e bërë në kohë të tjera, sepse marrja me zikër dhe adhurim në kohën e zbardhjes është më e vështirë se në kohët e tjera.Eshtë për këtë shkak që kalimi zgjuar në kohën e zbardhjes është shprehje e dashurisë së pastër dhe e madhërimit që ndjen robi për Zotin e vet.

Po qe se besimtari mundet ta përdorë natën në mënyrë të qëllimshme dhe përfiton shpirtërisht nga dhikri në kohën e zbardhjes, nata i bëhet më e ndriçuar dhe më e dobishme se dita. Kurse nata e kaluar pa qëllim dhe e dënuar me gjumë, është si shiu që bie mbi gur,det dhe shkretëtirë dhe një humbje e pazëvendësueshme.Edhe dita e një nate të tillë është shpirtërisht e errët.

Po qe se fryma shpirtërore e tevhidit që fillon në zbardhje na i përfshin ditët dhe zemrat,edhe fryma jonë e fundit, domethënë vdekja që është lamtumira e madhe ndaj çdo gjëje në këtë botë, në dashtë Zoti, me frymën shpirtërore të Fjalës së Tevhidit, kthehet në “natë dasme” !

Abdullah bin Amr bin As (r.anhuma) ka bërë të ditur se Profeti (s.a.s.) ia ka tërhequr vëmendjen në këtë mënyrë:“O Abdullah, mos u bëj si filani që, ndërsa vazhdonte të bënte adhurim natën, tani nuk ngrihet më!”

Duke iu drejtuar sahabeve, shokëve të tij, Profeti u ka thënë kështu:
“Kini kujdes për adhurimin e natës,sepse është zakoni i njerëzve të mirë para jush! Pa dyshim,ngritja për adhurim natën është pretekst për t‘iu afruar Zotit, pengon nga mëkatet, bëhet kundërshpërblim për gabimet dhe i lehtëson dhimbjet e trupit!”

Nga ana mjekësore është saktësuar se zgjimi natën është me rëndësi edhe për shëndetin e trupit të njeriut. Me të vërtetë, ata që ngrihen nga një gjumë i gjatë, kanë dhimbje koke.Kjo dukuri është rezultat i ngadalësimit të frymëmarrjes dhe mosushqimit të zemrës me sasi të mjaftueshme oksigjeni. Ata që e ndërpresin gjumin, meqë e normalizojnë frymëmarrjen me anë të lëvizjeve, megjithëse flenë pak, ngrihen nga shtrati më të gjallë.

Ndërkaq, edhe nëse urdhrat e fesë që nuk janë për dobi të tilla materiale të kësaj bote, janë vënë me qëllim për të realizuar adhurimin ndaj Allahut, në secilin prej tyre janë të pranishme edhe dobi të tilla materiale. Edhe në namaz, agjërim dhe në adhurime të tjera ka urtësi dhe përfitime materiale të tilla. Por, natyrisht, këto nuk janë shkak i ekzistencës së atyre adhurimeve, por ndikime të anshme të dobishme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:23 am

f) Zikrullah dhe murakabe

“ Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.”(er-Rad, 28)

Sipas burimit, fjala insan (njeri), sipas një pikëpamjeje, vjen nga fjala nisjan (harresë).

Nisjan është e kundërta e dhikrit (përmendjes, kujtesës) dhe shpreh harresen që është njëra nga dobësitë më të mëdha të njeriut. Kjo e vërtetë është shprehur nga populli me proverbën “kujtesa e njeriut vuan nga harresa”. Rruga më e saktë e zbritjes së harresës në minimum është dhikri.

Për të jetuar në përshtatje me qëllimin e krijimit të vet, njeriu kurrë nuk duhet ta nxjerrë nga kujtesa dhe zemra Krijuesin duke i mbetur besnik aktit të lidhur në Bezmi Elest mes Zotit dhe shpirtrave.

Prandaj, për kompensimin e dëmeve që lindin nga prania e natyrshme e harresës te njeriu, ka nevojë, para së gjithash, për ta mbajtur gjallë vazhdimisht vetëdijen e adhurimit ndaj Allahut, sepse gjëja që përsëritet vazhdimisht e fuqizon vendin e vet në njohje dhe arsye.

Zoti nuk e sheh robin në strukturën e jashtme (në pamje), por në zemër. Prandaj, çdo besimtar, duke e mbrojtur nga indiferentizimi zemrën ku shfaqen vështrimet hyjnore, duhet ta dijë për detyrë ta preokupojë atë me zikër.

Për shkak të kësaj rëndësi që ka zikri (dhikri) mes detyrave të adhurimit, përmendet në më shumë se dyqind vende të Kur’anit. Adhurimi i Allahut në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale dhe, në këtë mënyrë, afrimi te Allahu, realizohen në përpjestim të drejtë me pozitën dhe thellësinë e zikrit në zemër.

Eshtë për këtë arsye që dhikrullah, domethënë meritimi me zemër i të vërtetës së Zotit, është konsideruar dituria më e çmuar. Sepse kjo është dija esenciale që i duhet njeriut.

Në një pjesë të ajeteve mbi çështjen e dhikrit, me qëllim që njerëzit të mos mbeten të
privuar nga fryma shpirtërore e dhikrit, Zoti ka urdhëruar:“A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës”. (el-Hadid,16)

Dhe:“…e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç’punoni ju.” (el-Ankebut, 45)

Dhe:“ Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni. (el-Bekare, 152)

Edhe duke i dërguar Musain dhe Harunin te Faraoni për ftesë, Zoti i ka urdhëruar të mos e harrojnë dhikrin:“ Shko me argumentet e Mia, ti dhe vëllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit të përmendurit ndaj Meje.!” (Taha, 42)

Ta përmendësh Allahun, pa dyshim që nuk do të thotë vetëm ta përsërisësh fjalën “Allah”, por që kjo fjalë të zërë vend në zemër që është qendra e ndjenjave.

I Dërguari i Allahut (s.a.s.) porosit:“Ai që e përmend Allahun, me atë që s’e përmend, janë si i gjalli me të vdekurin!”

Dhe:“Shenja e dashurisë ndaj Allahut është dëshira për ta përmendur Allahun!”


Me të vërtetë, personat që shmangen nga dhikri, janë nën kërcënimin hyjnor sepse
ndodhen larg dashurisë së Allahut. Në Kur’an thuhet:“ …..Të mjerë janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin All-llahun, të tillët janë në humbje të qartë. (ez- Zumer, 22)

Për të qenë të qetë nga ky kërcënim, duhet ndodhur vazhdimisht në gjendje dhikri:
“ Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bër prej atyre që nuk kanë kujdes. (el-A’raf, 205)

Në ajete është shprehur kështu në lidhje me rrezikun e shmangies dhe largimit nga dhikri:“ Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë.”

“E ata (djajt) do t’i shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar.”

“E kur të vijë ai (jobesimtari) para Nesh, do të thotë: “Ah, të kishim qenë larg mes vete sa Lindja me Perëndimin; sa shok i keq je ti!”(ez-Zuhruf, 36-38)

Dhe: “kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.

Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?”
Ai (All-llahu) thotë: “Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”. (Taha, 124-126)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:23 am

Morali dhe vetitë e bukura janë të posaçme vetëm për atë që frikësohet nga Zoti, që e do shumë Atë dhe që e përmend shumë Atë! Allahu i Lartë urdhëron:“Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë.” (el-Isra, 44)

Në një hadith të shenjtë, në lidhje me dhikrin dhe vlerat e kuvendeve të dhikrit, Profeti ynë (s.a.s.) ka thënë kështu:“Allahu i Lartë urdhëron:Unë e trajtoj robin tim sipas pandehmës së tij për mua. Kur ai me përmend mua, unë jam bashkë me te. Po qe se ai me përmend brenda vetës, edhe unë e përmend. Po qe se ai me përmend mua brenda një grupi njerëzish, unë e përmend brenda një grupi më të dobishëm se ai!"

I Dërguari i Allahut(s.a.s.) i pyeti kështu sahabet,shokët e tij:“A t‘ju tregoj se cili është veprimi juaj më i pastër para Allahut,se cila është grada juaj me e lartë,se cila është,për ju,me e dobishme se dhënia e arit dhe argjendit,se cila është më e dobishme se ta vrisni ju armikun kur të përballeni me të ose t‘ju vrasë ai?”

Ata iu përgjigjën:“Na e trego, o i Dërguari i Allahut!”
“Është ta përmendni Allahun!” - Tha i Dërguari i Allahut.
Përmendja (dhikri-zikri) e Allahut mund të bëhet edhe individualisht, edhe në grup.
Kështu, Muavije (r.a.) u afrua pranë një grupi njerëzish të mbledhur në formë rrethi në një skaj të xhamisë dhe i pyeti:
“Pse jeni mbledhur këtu?”
“U mblodhëm për ta përmendur Allahun!”
Ai i pyeti përsëri:
“Thomëni, për dashuri të Allahut, a jeni ulur këtu vetëm për ta përmendur Allahun?”
“Po, jemi ulur vetëm me këtë qëllim!” - I thanë.
“Pse po rrini këtu?”
Ata i qenë përgjigjur:“Po rrimë për ta përmendur dhe lavdëruar Allahun që na ka favorizuar me Islamin!”
Atëherë i Dërguari i Allahut (s.a.s.) u pati thënë:
“Me thoni, në emër të Allahut, me të vërtetë jeni ulur këtu vetëm për ta përmendur Allahun?”
“Po, - i qenë përgjigjur sahabet, - vallahi, për këtë qëllim jemi ulur!”
Dhe i Dërguari i Allahut (s.a.s.) u pati thënë:“Unë nuk u betova sepse nuk ju besova, por thashë kështu sepse me erdhi Xhebraili e më tha se Allahu i Lartë krenohet me ju para engjëjve!”

I Dërguari i Allahut (s.a.s.) i mësonte dhe praktikonte sahabet, shokët e vet, në edukimin shpirtëror sipas mundësive të secilit. Biseda mes tij dhe Ummu Hani është nga shembujt e bukur të kësaj.

Vajza e Ebu Talibit, Ummu Hani (r.anha) iu drejtua të Dërguarit të Allahut (s.a.s.) dhe e pyeti:“O i Dërguari i Allahut! Unë u plaka dhe u dobësova. A mund të më këshillosh një
adhurim që të mund ta bëj ku të jem ulur?”

I Dërguari i Allahut (s.a.s.) e këshilloi:“Thuaj njëqind herë“subhanallah”, njëqind herë “elhamdulil’lah” dhe njëqind herë “la ilahe il’lallah”!”

Ndër dhikret, vend të veçantë ka thënia kolektive e Fjalës së Njësisë. Për këtë tërhiqet vëmendja veçanërisht në hadithin e rrëfyer nga Sheddad bin Evs (r.a.):
Një radhë, kur ndodheshim pranë të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), na pyeti:“A keni të huaj mes jush?”
Me “të huaj” e kishte fjalën për ndjekësit e Librit, hebrenjtë dhe krishterët.
“Jo, s’kemi, o i Dërguari i Allahut!” - I thamë.
Atëherë, i Dërguari i Allahut urdhëroi të mbylleshin dyert dhe na tha:“Ngrini duart dhe thoni “La ilahe il’lallah”!”
Sheddad bin Evsi e tregon kështu vazhdimin e këtij kuvendi:I ngritëm duart dhe thamë “La ilahe il’lallah”.

Pas kësaj, i Dërguari i Allahut i uli duart dhe u lut kështu:“Lavdi Ty, Allahu im! Zoti im, me këtë fjalë më dërgove mua, më urdhërove ta them (dhe të veproj sipas saj) dhe, për këtë, me premtove xhennetin. Ti kurrë nuk e kthen fjalën!”
Pastaj, i Dërguari i Allahut (s.a.s.) u tha kështu shokëve:“Qofshi të përgëzuar! Allahu i Lartë ju ka falur!”

Në një hadith tjetër thuhet kështu:“La ilahe il‘lallah është një fjalë me vend dhe vlerë shumë të lartë pranë Allahut. Atë që e thotë këtë fjalë me sinqeritet dhe besnikëri të plotë, Allahu e ve në xhennet. Kurse atij qe nuk e beson por e thotë vetem me gojë, i ruhet pasuria, por nesër, kur të takohet me Allahun, Allahu do t‘i kërkoje llogari!”


Të tërheq vëmendjen edhe ky hadith profetik që shpreh domosdoshmërinë e ndodhjes çdo çast në vetëdijen dhikrullah dhe murakabe:“Mos u zhytni në biseda të panevojshme duke e harruar Allahun, sepse bisedat e shumta të bëra duke e harruar Allahun, e ngurtësojne zemren. Kurse personi që është më larg Allahut,është ai që i është ngurtësuar zemra!”

Siç shihet, dhikrullah është mësuar, sugjeruar dhe nxitur shumë herë nga i Dërguari i Allahut personalisht.Sa më shumë që ta ndjejmë dhe ta kuptojmë Zotin tonë me thellësi në jetën e kësaj bote,në atë masë do të bëhemi të merituar të bashkimit hyjnor në jetën tjetër, ahiret.

Dashuruesit ndjejnë nevojë për t’i përmendur të dashuruarit në raport të drejtë me forcën e dashurisë që ndjejnë për ta. Nga ana tjetër, edhe përmendja vetë e shton dashurinë e ndjerë ndaj të dashuruarit. Ata që përfitojnë nga kënaqësia e besimit, sa më tepër të përparojnë në këtë drejtim, aq më shumë u shtohen edhe dëshirat, edhe përmendjet.

Ata që në çdo rast e në çdo situatë ndodhen vazhdimisht në gjendje dhikri, zhyten në urtësitë e krijimit të qiejve e të tokës, meditojnë dhe luten:“... Zoti ynë, Ti nuk i krijove kot këto! Ne të madhërojmë Ty! Mbrona nga vuajtja e xhehennemit!” (Al-i Imran, 191)

Jetesa me besim dhe bashkimi me Zotin me një besim të plotë kalojnë përmes dhikrit.Sepse njeriu vdes siç ka jetuar dhe ringjallet siç ka vdekur.Në hadithin profetik thuhet: “Në ditën e kiametit, njerëzit do të ringjallen në ate gjendje siç kanë vdekur!”

Asnjë gjë nuk mund të arrijë ta kënaqë dëshirën afektive dhe të meditimit të njeriut në nivelin e njohjes së ekzistencës së Qenies së Domosdoshme i cili është Sunduesi dhe Rregulluesi i gjithësisë.Sepse, siç thuhet në ajetin kur’anor:“Zemrat arrijnë ngopjen dhe kënaqesinë vetem me përmendjen e Allahut!” (er-Rad,28)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:24 am

g) Ndjenja e afërsisë ndaj Resulullahut (s.a.s.) dhe salavati sherifë

Ne e kemi të pamundur ta njohim plotësisht brenda kapacitetit dhe mundësisë njerëzore Profetin tonë (s.a.s.), i cili është një mrekulli krijimi. Mbresat e marra nga kjo botë mbeten të pamjaftueshme për ta shpjeguar dhe njohur atë. Ashtu siç është e pamundur të futet oqeani në një gotë me ujë,nuk është e mundur as të njihet Drita Muhammediane ashtu siç duhet.Si shprehje e kësaj të vërtete, në Kur’an urdhërohet: “Pa dyshim,Allahu dhe engjëjt i bëjnë shumë salat Profetit. O besimtarë, edhe ju bëjini salat Atij dhe jepini selam me një nënshtrim të plotë!” (el-Ahzab, 56)

detyrueshëm.Lutja dhe përshëndetja për Profetin për të cilin luten dhe të cilin e përshëndesin Allahu bashkë me engjëjt, është një domosdoshmëri besimi. Zoti ynë thotë kështu në Kur’an: “(O i Dërguar!) Thuaju: “Po që se pretendoni se e doni Allahun, ndiqmëni mua që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë mëkatet!” (Al-i Imran, 31)

Është e padiskutueshme se kur besimtari, përballë dashurisë ndaj të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), i zbraz rrëqethjet hyjnore nga të gjitha linjat dhe pamjet frymore, subjektive e egoistike,do të thotë se ka hyrë në rrugën e marrjes pjesë nga dashuria dhe personaliteti shembullor i tij.

Burrat e zemrës së ummetit të cilët, duke marrë pjesë nga personaliteti i bekuar i të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), janë shkrirë dhe humbur në personalitetin e tij, kanë shpalosur shembuj të bukur të dashurisë për të Dërguarin e Allahut (s.a.s.).

Ata që e arrijnë burimin e dashurisë te i Dërguari i Allahut, jetojnë gjer në kiamet si miq të ummetit, bashkësisë së Muhammedit dhe, pas jetës së tyre të vdekshme kujtohen vazhdimishtme mëshirë dhe lutje. Ja dy nga të pasionuarit e panumërt ndaj të Dërguarit Allahut.

Profeti dërgoi mësues në fiset përreth për ta përhapur fenë e së drejtës dhe për t’ua mësuar atë njerëzve. Por disa prej këtyre mësuesve qenë tradhtuar dhe vrarë. Njëra nga këto ngjarje pati ndodhur në ngjarjen Rexhi.

Fiset Adal dhe Kare kërkuan nga i Dërguari i Allahut mësues që t’ua mësonin Islamin. Ai dërgoi një ekip prej dhjetë vetësh. Kur ekipi në formë karvani arriti në zonën Rexhi, ra në pritë.Tetë prej tyre u vranë, kurse dy u zunë robër dhe iu dërguan politeistëve mekas.Robërit ishin sahabet Zejd dhe Hubejd (r.anhuma). Të dy u vranë nga politeistët mizorë.

Para se ta vrisnin Zejdin, e pyetën: “A nuk do të deshe që, në shkëmbim të jetës, të shihje në vendin tënd pejgamberin tënd?”
Zejdi (r.a.) e pa me keqardhje Ebu Sufjanin që ia bëri këtë pyetje dhe iu përgjigj: “Jo vetëm që s’dua të ndodhet këtu pejgamberi im që e dua si fëmijët e mi, por as dhe t’i ngulet një gjemb në këmbë!”

Ebu Sufjani ngriu para kësaj shfaqjeje dashurie.“Çudi, me të vërtetë!” - Tha ai. “Unë s’kam parë gjer më sot në jetën time dikë që ta duan sa ç’e duan Muhammedin shokët e vet!” Pastaj shkuan te Hubejbi (r.a.). Atij i thanë se do të shpëtonte po të hiqte dorë nga feja.Hudejb (r.a.) u tha: “Edhe sikur të ma falni botën, nuk heq dorë nga feja!”

Pastaj ia bënë edhe pyetjen që i bënë Zejdit dhe morën të njëjtën përgjigje.Ndërkaq, Hubejbi pati një dëshirë të fundit para vdekjes: “T’i dërgonte përshëndetje me dashuri të Dërguarit të Allahut!” Mirëpo, me kë do t’ia dërgonte? Pranë s’kishte asnjë musliman! I ngriti sytë me
dëshpërim drejt qiellit dhe, me përgjërim,tha: “Allahu im! Këtu s’ka asnjë njeri që t’ia çojë përshëndetjen të dërguarit Tënd! Dërgoja Ti përshëndetjen time!”

Në këtë çast, i Dërguari i Allahut (s.a.s.) po rrinte në Medine së bashku me shokët, të cilët e dëgjuan atë të thoshte pa iu drejtuar kujt: “Ve alejhisselam!” Shokët e pyetën me habi:“O i Dërguari i Allahut, përshëndetjes (selamit) të kujt iu përgjigje?”-“Selamit të vëllait tuaj, Hubejb!” - U tha ai.

Më në fund, pabesimtarët i vranë të dy sahabet duke i vënë nën tortura të rënda. Njëra nga fjalët e thëna nga Hubejbi ndërsa po vdiste është shumë e kuptimshme: “Nëse vdes si musliman, ç’rëndësi ka nëse vdes kështu apo ashtu?

Ja, pra, ashku dhe guximi i sahabeve, shokëve të Profetit. Ndërsa një tabllo e tillë torturash na rrëzon ne në tmerr, ata që e donin të Dërguarin e Allahut me pasion, kurrë nuk dridheshin para një pamjeje të tillë. I gjithë halli i tyre ishte të meritonin vëmendjen e të Dërguarit të Allahut!

Edhe shembulli në vijim ku shpaloset malli dhe dashuria për të Dërguarin e Allahut (s.a.s.), sa mësimdhënës është për ne! Abdullah bin Zejd el-Ensari (r.a.) shkoi te i Dërguari i Allahut (s.a.s.) dhe i tha duke qarë: “O i Dërguari i Allahut! Ti je më i dashur për mua se vetja ime, malli dhe pasuria ime, se fëmijët dhe familja ime! Po të mos ishte e mira për të ardhur këtu e për të parë ty, do të dëshiroja të vdisja!”

Profeti (s.a.s.) e pyeti: “Pse qan?”
Ensariu iu përgjigj: “O i Dërguari i Allahut! Qaj sepse mendoj që do të vijë një ditë që edhe ti do të vdesësh,edhe ne do të vdesim dhe, ndërsa ti do të jesh në pozita të larta bashkë me profetët e tjerë, ne,edhe sikur të hyjmë në xhennet, do të mbetemi në pozita të ulta!”

Oqeani i mëshirës, Profeti ynë (s.a.s.), nuk i dha përgjigje, por ndenji ashtu, i heshtur. Në këtë mes, zbriti ajeti që thoshte: “Kush u bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ja,ata do të jenë së bashku me profetët, besnikët, dëshmorët dhe të mirët, të cilëve Allahu u ka dhënë dhunti. Ç’miq të mirë që janë ata!” (en-Nisa, 69)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:24 am

Arritja e përkryerjes tek njeriu është, si rezultat i respektimit të kritereve dhe veçorive ndjesore, i mundur me përftimin e një cilësie përkryerjeje duke u çliruar nga vetitë e ulta.

Parimet themelore në edukimin mistik

Janë disa parime të përcaktuara nga Hz. Abdulhalik Guxhdevani Janë disa parime të përcaktuara nga Hz. Abdulhalik Guxhdevani (k.s.), një nga autoritetet e tasavvufit, mistikës islame.Posaçërisht në metodën e udhëtimit mistik (sejru suluk) të ndjekur nga rruga Nakshí,domethënë nga rruga e edukimit moralo-shpirtëror që ka për synim arritjen në nivelin cilësor të njeriut të përkryer (kamil) duke u çliruar nga vetitë e ulta,respektimi i këtyre parimeve përmban një rëndësi përjashtimore.

Këto parime mund t’i radhisim kështu:

1) Hush der dem (vetëdije në çdo çast): Te jesh i zgjuar menderisht dhe shpirterisht ne cdo frymemarrje.

2) Nazar ber kadem (vështrim mbi hap): Ta mbash syrin te maja e këmbës.

3) Sefer der vatan (udhëtim për në vatan): Në çdo hap të udhëtosh drejt Zotit.

4) Halvet der enxhumen (veçim nga turma): Të ndodhesh së bashku me Zotin edhe mes turmës.

5) Jad-kerd (përgatitje e zemrës; zemër përkujtuese): Zemra të bëhet përkujtuese.

6) Baz-gesht (kthim pas, prapsje): Kërkesa dhe synimi të jenë vetëm pëlqimi i Allahut.

7) Nigah-dasht (vështrim i ngulur): Të mbrohesh nga vështrimet djallëzore dhe epshore.

Cool Jad-dasht (përkujtim i ngulur): Ta dish veten vazhdimisht para Zotit.

9) Vukuf-i zamani (zotërim kohor): Ta zotërosh veten në çdo çast dhe ta shfrytëzosh mirë kohën.

10) Vukuf-i adedi (zotërim sasior): Të kesh kujdes dhe të respektosh numrin e dhikreve.

11) Vukuf-i kalbi (zotërim ndjesor): Zemra të preokupohet vazhdimisht me përmendjen hyjnore dhe në dhikr të priresh nga zemra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:24 am

Mendojmë se është e dobishme të qëndrojmë shkurt mbi këto parime të çmuara.

1) Hush der dem (vetëdije në çdo çast): Të jesh i zgjuar mendërisht dhe shpirtërisht në çdo frymëmarrje.

Mevlana Sadeddin Kashgari e përkufizon kështu këtë kriter:“Të mos biesh në indiferentizëm(harresë, shkujdesje) as duke kaluar nga një frymëmarrje në tjetrën, madje, dhe të ndodhesh vazhdimisht në prani të Allahut.”

Të jesh i zgjuar në çdo frymëmarrje do të thotë që dhakiri,ai që bën dhikr,përmendësi i Allahut,të mos e heqë mendjen nga Allahu as gjatë dhikrit,as dhe gjatë kohëve të tjera.Shpëtimi i frymëmarrjeve nga indiferentizmi (harresa, shkujdesja) i fal zemrës prehje.Ndodhja e zemrës në prani të Allahut në çdo frymëmarrje varet nga rigjallërimi i frymëmarrjeve me begatinë e bindjes ndaj Allahut. Kur zemra e një njeriu arrin vetëdijen dhe prehjen e ndodhjes së bashku me Allahun,në vartësi të kësaj vërehet përmirësim edhe në qëndrimet dhe sjelljet e tjera.

2) Nazar ber kadem (vështrim mbi hap):Ta mbash syrin te maja e këmbës.Kjo do të thotë të ecësh duke e mbajtur vështrimin te maja e këmbës.Me qëllim që syri dhe,lidhur me të,zemra e udhëtarit ose nxënësit të udhës mistike të mos kapen tepër pas gjërave përreth,ai duhet të ecë duke parë në majë të këmbëve, sepse interesimet për vanitetet që e kalojnë masën e nevojshme, e shpërndajnë dhe e çrregullojnë qetësinë dhe prehjen e zemrës, për pasojë, mes tij dhe Zotit formohet pengesë.

Në vetvete,kjo mënyrë veprimi është zbatim i mënyrës së ecjes së Profetit (s.a.s.). Kur ishte duke ecur,Profeti nuk shihte përreth pa nevojë; përgjithësisht, ecte pa ndalesa dhe serioz duke parë në majë të këmbëve sikur të ishte duke zbritur një tatëpjetë.Pra, ky parim është marrë nga morali shembullor i të Dërguarit të Allahut (s.a.s.).

Me të vërtetë,ku të shohë syri,aty sheh edhe zemra.Filmat e xhiruar nga syri si të ishte kamerë,në shumicën e kohës e preokupojnë zemrën pa nevojë. Këto shikime zënë vend të panevojshëm në arkivin e zemrës. Prandaj, që zemra të mund të mbetet e paqtë nga çorientimi dhe çrregullimi,varet,nga një aspekt,nga cilësia e pamjeve të reflektuara te ajo.

Sepse kur zemra e udhëtarit ose nxënësit të udhës mistike kapet pas vaniteteve, fillojnë dyshimet dhe lëkundjet.Po qe se përzihet mes indiferentëve,në zemër i reflektohen shqetësimi i zemrave të tyre të ngurta,veset e tyre të këqija, mendimet e tyre të prishura. Dhe kjo është tejet e rrezikshme.

Prandaj, udhëtari ose nxënësi i udhës mistike,jo vetëm duhet të ecë duke vështruar majat e këmbëve me një mënyrë dhe edukatë që u ka hije njerëzve të thjeshtë e kokulur, por duhet t’u kushtojë kujdes vështrimeve të veta edhe në kohë të tjera.Në ecjen duke parë në majat e këmbëve ka thjeshtësi,edukatë, kufizim, ruajtje e syrit nga harami dhe lidhje pas sunnetit të të Dërguarit të Allahut (s.a.s.).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:24 am

3) Sefer der vatan (udhëtim për në vatan): Në çdo hap të udhëtosh drejt Zotit.Ky parim shpreh faktin që, krahas udhëtimit të nisur për të arritur te një myrshid (prijës shpirtëror) i përkryer,udhëtari ose nxënësi i udhës mistike, duke u çliruar nga morali i keq dhe dendësia (intransparenca) e mëkateve, të priret kah morali i bukur dhe ndjenjat e holla,domethënë,kah cilësia e tij origjinale.

Duke mos e parë në asnjë kohë të mjaftueshme gjendjen ku ndodhet,udhëtari ose nxënësi i udhës mistike duhet të përpiqet për të arritur në një gjendje më të mirë ose duhet për të kaluar nga një pozitë shpirtërore në një pozitë tjetër shpirtërore më të lartë.

Hz. Ebu Osman el-Magribi ka thënë:“Udhëtari duhet t’i braktisë dëshirat dhe imagjinatat e të kthehet në adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut.Me shprehjen “sefer der vatan” është fjala jo për udhëtimin nga një vend në një vend tjetër, por për arritjen e njeriut në botën e tij të brendshme te Allahu (xh.xh.).Kur udhëtari ose nxënësi i udhës mistike gjen një prijës të përkryer, e lë udhëtimin formal dhe fillonudhëtimin përmajtësor, në botën e vet shpirtërore.”

Me këtë parim të udhëtimit mistik, si profeti Ibrahim (a.s.) që thoshte “Unë po shkoj te Zoti im” (es-Saffat, 99), arrin vetëdijen e vajtjes hap pas hapi te Zoti.


4) Halvet der enxhumen (veçim nga turma): Të ndodhesh së bashku me Zotin edhe mes turmës.E thënë ndryshe, të ruash vetëdijen e qenies së bashku me Zotin edhe kur të jesh mes popullit. Pra,ndërsa ndodhet në dukje mes njerëzish dhe në marrëdhënie reciproke me ta e duke u preokupuar me punët e përditshme, udhëtari ose nxënësi i udhës mistike duhet të bëhet i ndërgjegjeshëm se në botën e vet shpirtërore ndodhet bashkë me Zotin e Lartë.

Për rrjedhojë, e vazhdon qenien bashkë me Zotin pa i dhënë të kuptojë gjë mjedisit përreth dhe, në të njëjtën kohë, nuk i lë mangët as detyrimet e jetës njerëzore. Me të vërtetë,fjala e urtë “dora në dëborë,zemra te ai (ajo) që do” (dora e ftohtë, zemra e ngrohtë) e shpreh këtë gjendje në mënyrë shumë koncize.Në Kur’an, Zoti i karakterizon kështu robtë me këtë ndërgjegje zemre: “Ata janë njerëz që as tregtia, as shitblerja nuk mund t‘i pengojnë për ta kujtuar Allahun, për të falur namaz dhe për të dhënë zeqat. Ata kanë frikë nga ajo ditë kur zemrat dhe sytë do të çapëlohen!” (en-Nur, 37)

Në nakshizëm, kuvendi dhe shoqërizimi janë bazë.Prandaj, jo veçimi në një vend të qetë dhe mbyllja në vetvete,por vazhdimi i gjendjes së veçimit me zemër së bashku me Zotin edhe kur personi ndodhet në dukje mes turmave, është parë më i konsiderueshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:25 am

5) Jad-kerd (përgatitje e zemrës; zemër përkujtuese): Zemra të bëhet përkujtuese,të kthehet në dhakir (dhikërbërës).Pasi të nxirren nga zemra me anë të rrugës së mohimit dhe pohimit (rrugës së dhikrit la ilahe il’lallah) të gjitha ndotjet e vaniteteve të kthyera në zemër në një lloj idhulli, në zemër fiksohet mendimi se Allahu është synimi i vetëm.

Në përfundim të shpërndarjes nga zemra në të gjithë trupin të nxehtësisë së këndshme të dhikrit,ndjenjat e larta që ndodhen të mbyllura në nënvetëdijen e njeriut marrin gjallëri, shndërrohen në vetëdije dhe arrijnë konsistencën për t’u reflektuar në sjelljet. Sepse nuk mund të mendohet që njeriu që e ka mendjen dhe dhikrin një me Allahun, të mbetet pa pjesë nga vetitë e moralit hyjnor, si mëshira, durimi, bujaria dhe falja.

Kurse të gjitha këto janë nga kushtet e domosdoshme të mundësisë për t’u bërë njeri i përkryer (kamil). Prandaj, sjellja e zemrës në gjendje të zgjuar me anë të dhikrit është një nga parimet më të rëndësishme të tasavvufit ose mistikës islame.

6) Baz-gesht (kthim pas, prapsje): Kërkesa dhe synimi të jenë vetëm pëlqimi i Allahut.Është thellimi në meditimin e dhikrit të bërë në fund të dhikrit mohim-pohim (la ilahe il’lallah),duke thënë: Allahu im, synimi im je vetëm Ti dhe ajo çka pres prej Teje është vetëm pëlqimi Yt!”

Kjo,me qëllim që, duke e dendësuar kuptimin e mohim-pohimit, e fshehta e tevhidit të shtresohet në zemër me kuptimin e saj të vërtetë.Kështu, duke u mohuar dhe hedhur poshtë të gjitha qëllimet dhe dëshirat të cilat janë perde (pengesë) mes robit dhe Allahut, formohet ngopja dhe kënaqja ndjesore (e zemrës).

Nga ana tjetër, duke i kundërshtuar dhe hedhur poshtë edhe shqetësimet e mundshme që mund të lindin në zemër si, p.sh., për të kapërcyer etapa me anë të stërvitjeve shpirtërore si dhikri apo për të merituar aftësi parashikuese (keramet),mendimi se qëllimi i vërtetë është fitimi i pëlqimit të Allahut qëndiset edhe një herë tjetër në zemër!

Pasi kuptimi i dhikrit të bërë në këtë formë, zë vend mirë në vetëdije dhe reflektohet në jetë, fiksimet e përkohshme dhe relative e humbin rëndësinë dhe në çdo gjë nisin të vëzhgohen shfaqjet hyjnore!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:25 am

7) Nigah-dasht (vështrim i ngulur): Të mbrohesh nga vështrimet djallëzore dhe epshore.Është mbrojtja e syrit që të mos shohë gjëra të papërshtatshme dhe e mendjes nga kredhja në mendime të këqija dhe, duke e mbajtur vazhdimisht nën kontroll zemrën e cila është vendvështrimi i Zotit,të pengohet pushtimi i saj nga vanitetet.

Një synim tjetër i tasavvufit është mbrojtja e zemrës nga kujtimet negative dhe mendimeve mëkatare, ndërkaq që kjo është një punë shumë e vështirë. Personi që bëhet i suksesshëm këtu,do të thotë se e merr frytin e vërtetë të tasavvufit!

Cool Jad-dasht (përkujtim i ngulur):Ta dish veten vazhdimisht para Zotit.Është parimi sipas të cilit robi duhet ta mbajë vazhdimisht në mendje se ndodhet në praninë shpirtërore të Zotit dhe me këtë vetëdije,t’u kushtojë kujdes veprimeve të veta.Kësaj i thuhet edhe “murakabe”, kontroll i brendshëm ose vetëkontroll.

Në Kur’an,Zoti urdhëron:“Pa dyshim, Ne e krijuam njeriun dhe e dimë se ç‘i pëshpërit atij nefsi (vetvetja). Ne jemi me afër tij se damari i qafës që i rreh!” (el-Kaf, 16)

Prandaj duhet që kurrë të mos humbet ndjenja e mirësisë (ihsan), domethënë vetëdija se Zoti e sheh robin për çdo çast dhe ia di çdo gjendje. Me të vërtetë, kjo ndjenjë është si një blind i i qëndrueshëm përballë mëkateve, sepse si mund të kryejë mëkate njeriu duke e ditur veten në praninë hyjnore dhe zemrën, bashkë me Allahun?

9) Vukuf-i zamani(zotërim kohor):Ta zotërosh veten në çdo çast dhe ta shfrytëzosh mirë kohën.Është llogaritja nga pikëpamja e “efektivitetit” ose “indiferentizmit” të çdo ore të kaluar dhe shfrytëzimi i mirë i kohës.

Udhëtari ose nxënësi i udhës mistike duhet ta dijë mirë vlerën e kohës ku ndodhet dhe, duke i braktisur gjërat e panevojshme, duhet ta veçojë kohën për gjënë më të çmuar. Edhe në çështjen se në ç’nivel e vlerësoi kohën,duhet ta marrë shpesh veten në llogari.

Në një kuptim tjetër, ky parim është që udhëtari ose nxënësi i udhës mistike duhet të ketë dijeni çdo çast për gjendjen e vet dhe duke e ditur se gjendja e vet e bën të domosdoshëm falenderimin apo kërkesën për falje, duhet të veprojë sipas kësaj domosdoshmërie.

Me të vërtetë,udhëtari duhet të bëjë llogarinë një për një të punëve që ka kryer ditën dhe natën, ta falenderojë Allahun që ia mundësoi të kryejë punë të mira (salih), të përpiqet për të shkuar më tej dhe duhet t’i drejtohet Allahut i penduar duke bërë pendesë për gabimet.

Ai duhet t’i njohë si një rast të favorshëm dhe pasuri çdo çast tejet të çmuar të jetë - gjatësisë së vet,si dhe kohët e veçanta kur Zoti i jep begati të posaçme dhe të bëjë përpjekje me të gjitha mundësitë që, mes zgjuarsisë shpirtërore, t’i njohë e t’i rivlerësojë ato!

Shkurt,duke bërë llogarinë e çdo çasti e të çdo gjendjeje,duke falenderuar për çastin dhe gjendjen e kaluar në qetësi,kënaqësi e prehje,të bëjë pendesë për kohët e konsumuara në indiferentizëm.E shprehur ndryshe, udhëtari ose nxënësi i udhës mistike duhet ta vazhdojë pendesën në gjendje ngushtice dhe falenderimin në gjendje çlirimi.

Personi që ruhet nga indiferentizmi në këtë mënyrë, duke u çliruar nga dyshimi për të kaluarën dhe shqetësimi për të ardhmen, preokupohet me gjallërimin e gjendjes që është duke e jetuar, gjë që e shpreh edhe parimi mistik, sipas të cilit “sufiu duhet të jetë i biri i kohës”!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:25 am

10) Vukuf-i adedi (zotërim sasior):Të kesh kujdes dhe të respektosh numrin e dhikreve.Prijësit e përkryer i japin udhëtarit ose nxënësit të udhës mistike dhikre në një sasi të caktuar sipas gjendjes moralo-shpirtërore të tij.

Sepse që dhikri të japë rezultatin e shpresuar,duhet të plotësojë një numër përsëritjesh të caktuar ose,në mund të thuhet kështu,të plotësojë një dozazh të caktuar.Prandaj që nxënësit të mos i shpërndahet vëmendja dhe zemra të mos i bjerë në dyshime e lëkundje, ai duhet t’i respektojë kriteret dhe numrin e dhënë nga myrshidi.

Sepse, sado që në dhikër janë të rëndësishëm përparësia dhe cilësia, kur dhikri nuk ka vlerë sasiore, domethënë një kufi dhe masë të caktuar, disa herë mund të duken shqetësime mendore dhe ndjesore. Si në çdo gjë tjetër, edhe në dhikër, kjo gjendje është rezultat i gabimeve që ka mundësi të lindin nga teprimi dhe mungesa e masës.

Prandaj,duhen bërë përpjekje për ta kryer dhikrin në formën më të bukur edhe si cilësi, edhe si sasi. Sepse respektimi i numrit në dhikër nuk është numrimi për numrim, por, në kornizën e numrit, thellimi i “dhikrit të zemrës” (dhikrit të ndjerë). Ndërkaq, kjo jo vetëm s’është pengesë për cilësinë e dhikrit, por, në të vërtetë,kuptohet se është një kusht që e përforcon atë.Me të vërtetë, në dhikrin e bërë ndërsa mendja është e mbushur plot mendime të ndryshme, kurse zemra, e paqetë për shkak të dyshimeve të llojllojshme, edhe respektimi i numrit shpesh është i pamundur.

Prandaj,krahas mbrojtjes së mendjes nga shpërndarja dhe përqëndrimit të vëmendjes mbi kuptimin e dhikrit, respektimi edhe i numrit të dhikrit është, në të njëjtën kohë, shprehje e seriozitetit të treguar për këtë punë!

11) Vukuf-i kalbi (zotërim ndjesor): Zemra të preokupohet vazhdimisht me përmendjen hyjnore dhe në dhikr të priresh nga zemra.Kjo do të thotë që ndjenja e mirësisë (ihsan) të kthehet në vetëdije të vazhdueshme.Udhëtari ose nxënësi duhet ta kontrollojë zemrën në çdo rast që i mundësohet, duhet të shohë se në ç’gjendje ndodhet ajo.

Sepse arritja e vërtetë në dhikër është që zemra të dijë se ç’po bëhet dhikër.Dhikri nuk është përsëritje fjalësh të thata që s’zbresin nga goja në zemër! Prandaj, gjatë dhikrit udhëtari apo nxënësi duhet të jetë në gjendje vetëkontrolli, duhet të bëjë përpjekje që ta përqëndrojë tërë vëmendjen mbi atë që po bëhet dhikër.

Zotërinjtë e lartë thonë se zotërimi ndjesor,domethënë përqëndrimi i vëmendjes mbi zemër është kusht në dhikër.Për të mund ta shijuar përmbajtjen e vërtetë të dhikrit, duhet që t’i drejtohesh Allahut me të gjithë qenien, veçanërisht me zemrën!

Në Kur’an,Allahu i Lartë urdhëron: “Përmende emrin e Zotit tënd dhe kthehu nga Ai me të gjithë qenien tënde!” (el-Muzzemmil, Cool
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:26 am

D. Prijësi i përsosur dhe medodat e orientimit.

1) Prijësi i përkryer (Murshid - I- Qamil)

Besimtari që përparon në rrugën shpirtërore,përballet me shfaqje shumë të ndryshme.Sepse zemra e njeriut është si oqean.Ujrat e këtij oqeani janë disa herë shumë të qeta, kurse disa herë në gjendje furtune me dallgë të tmerrshme.Prandaj,për ta kaluar oqeanin dhe për të arritur në bregun e shpëtimit,sa ç’ka nevojë që anija të jetë e fortë dhe e qëndrueshme, ka nevojë edhe që kapiteni të jetë i aftë.

Po qe se kapiteni nuk e komandon dot anijen gjatë furtunave,ajo groposet në thellësitë e oqeanit.Shfaqje të tilla pothuaj s’duken te ata që ndodhen ende në krye të rrugës.Por sa më tepër që të dalin në det të hapur, fillojnë ta tregojnë veten një sërë shfaqjesh që s’dihet nëse janë hyjnore apo djallëzore,disa variacione shpirtërore që ndryshojnë nga individi në individ,dhe një sërë gjendjesh të emërtuara inkibad dhe inbisat.

Ja, për përcaktimin dhe parandalimin e këtyre gjendjeve është nevoja e udhëzimit të një prijësi të mençur e të përkryer.Për të arritur në këtë orientim,çdo besimtar duhet ta vërë veten nën një disiplinë.

Gjithashtu,duhet të përpiqet për ta zbatuar me korrektesë dhe me sa ka mundësi,jetën ndjesore të Profetit (s.a.s.), i cili është personaliteti model më i madh për ummetin, bashkësinë. Besimtari duhet të bëjë përpjekje për t’i vënë me sa ka mundësi në jetë nënshtrimin e Profetit (s.a.s.) ndaj Zotit,gjendjen e tij të durimit dhe falenderimit përballë ngatërresave dhe shqetësimeve, ndjenjën e ngopjes,të thjeshtësisë dhe përulësisë ndërsa para i rridhnin të mirat si lumë!

Prandaj, për t’i kapërcyer pengesat në rrugën e zhvillimit ndjesor (afektiv), duhet t’u drejtohet me thjeshtësi dhe edukatë udhëzimit të dijetarëve, të urtëve dhe prijësve të përkryer të cilët janë trashëgimtarë profetikë, dhe të bëjë përpjekje për t’i zbatuar me gjithë zemër këshillat dhe porositë e tyre.

Ai duhet ta dijë si dhunti që ndodhet pranë miqve të Zotit dhe nën edukimin e tyre, sepse siç është hëna që e merr dritën nga dielli, provë e ekzistencës së diellit,edhe njerëzit e shquar e të urtë të ndriçuar me dritën muhammediane, janë dëshmitarë dhe trashëgimtarë të Profetit Muhammed (s.a.s.)!

Tasavvufi ose mistika islame zhvillon mundësinë shpirtërore të ulët apo të lartë që ekziston në mënyrë të bashkëlindur te personi.Çdo zemër,në mund të shprehemi kështu, është si një truall nën të cilin gjendet mundësi nafte e cila kurrë nuk do të mund të dalë në sipërfaqe në qoftë se trualli nuk sondohet.

Ja,pra,ajo nafta nën tokë është mundësia shpirtërore që Zoti ia ka dhënë njeriut.Edhe kjo mundësi, njëlloj si mendja (arsyeja),te çdo njeri ndodhet në një nivel të caktuar ose, e thënë ndryshe,te njerëz të ndryshëm ndodhet në nivele të ndryshme.

Ndërkaq,është prijësi i përkryer i cili,për ta zhvilluar këtë mundësi,do të kryejë sondazhin moralo-shpirtëror për ta nxjerrë jashtë,për ta zbuluar mineralin e çmuar. Për këtë,sonda duhet të arrijë gjer te minerali dhe duhet të jetë aq e fortë sa të mos thyhet kur të takojë në ndonjë shkëmb.

Kjo do të thotë se është tejet e rëndësishme që myrshidi,prijësi i përkryer,prej të cilit do të kërkohet udhëzimi moralo-shpirtëror,të jetë i aftë dhe inteligjent,gjë që ka disa kritere. Me që i erdhi vendi,dëshirojmë ta prekim pak këtë çështje të rëndësishme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:26 am

Prijësin e përkryer mund ta njohim me këto tri cilësi:

Cilësia e parë: Eshtë një ndjekës i vërtetë i Librit dhe Sunnetit.Jeta dhe aktet e prijësit të përkryer përbëhen nga përjetimi i moralit të Kur’anit dhe traditës profetike.Besnikëria e prijësve të përkryer ndaj Kur’anit është e një grade tejet të lartë. Këtë mund ta krahasojmë me ecjen e personit që ndjek udhërrëfyesin në një terren me dëborë duke shkelur pa u shmangur aspak në gjurmët e tij.Prandaj prijësit e përkryer quhen “verethetul enbija”, “trashëgimtarë profetikë”.Natyrisht, në përmbajtjen e një besnikërie të tillë nuk mund të ketë përjetime egoistike e sentimentale.

Cilësia e dytë:Me fjalët dhe sjelljet të kujton Allahun.Meqë robtë e zgjedhur të Allahut janë përsosmërisht të merituar të shfaqjeve të emrave hyjnorë dhe i shndërrojnë atributet e bukurisë në moral,i bëjnë vazhdimisht njerëzit që kanë përreth ta kujtojnë Allahun. Me të vërtetë,kur sahabet e patën pyetur të Dërguarin e Allahut (s.a.s.) se cilët ishin robtë e zgjedhur (veli) të Allahut,ai u qe përgjigjur: “Po t’i shohësh në fytyrë, të kujtojnë Allahun!”

Ja,pra,edhe fytyra e prijësit të përkryer,mik i Allahut,duhet t’i japë zemrës së tjetrit prehje e qetësi, duhet ta bartë atë në një botë shpirtërore, duhet ta bëjë që t’i kujtojë Allahun dhe jetën e pasme,ahiretin.Sepse prijësi i përkryer është i pajisur me moralin e Allahut dhe të të Dërguarit të Tij!

Dy nga emrat më të njohur të Zotit janë Rahman (mëshirues) dhe Rahim (mirëbërës,shpërblyes). Edhe robtë e zgjedhur të Allahut janë shumë të mëshirshëm. Zoti është “settarul ujub”, “mbulues i të metave”.Edhe veliu,robi i zgjedhur i Zotit,nuk merret me hetimin e të metave të të tjerëve, përkundrazi, ua mbulon të metat.

Zoti është Kerim (bujar).Edhe robtë e zgjedhur të Zotit janë bujarë dhe ndjejnë kënaqësi nga dhënia dhe bujaria. Zoti është Gafur(falës). Edhe robtë e zgjedhur të Zotit i falin të metat dhe gabimet. Zoti është Halim (i butë).Edhe robtë e zgjedhur të Zotit janë të butë në sjellje.

Prijësit e përkryer janë miq të Zotit,prandaj, në shumë anë,ndryshojnë nga njerëzit e tjerë.Zemrat e tyre janë pranë Zotit.Në adhurimet e tyre ka seriozitet dhe përshpirtshmëri. Ata u kushtojnë shumë vëmendje e kujdes sjelljeve të veta. Meqë ecin në gjurmët e të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), lutjet e tyre janë më të pranueshme se lutjet e njerëzve të tjerë. Meqë trupi u shndërrohet në gjendje dhikri dhe gjokset u kthjellohen, u japin prehje mjediseve ku hyjnë.

Besimtari i sinqertë preket dhe shqetësohet nga ankthi moralo-shpirtëror i kontaktit me një mëkatar. Kurse kontakti, afërsia dhe ndenjja bashkë me një besimtar të mirë (salih) i fal zemrës së tij prehje e qetësi. Kurse afërsia me të Dërguarin e Allahut (s.a.s.) është, për besimtarin, një bukuri përtej përfytyrimit.Eshtë e pamundur të përshkruhet kënaqësia shpirtërore e besimtarit nga nderi i qenies bashkëbisedues i madhështisë moralo-shpirtërore impresionuese të mbretit të profetëve!

Ja, pra, edhe prijësit e përkryer bartin një forcë impresionuese dhe begatie moralo-shpirtërore me burim të Dërguarin e Allahut (s.a.s.) sepse ecin në gjurmët e të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), i përshtaten përsosmërisht traditës profetike dhe janë ata që munden t’i afrohen më shumë moralit profetik. Në ngjashmëri me efektin pozitiv jetëdhënës të goditjes elektrike mbi trupin e njeriut, prijësi i vërtetë në fillim duhet ta trondisë pak shpirtin e njeriut, pastaj ta ringjallë dhe ta çojë drejt horizontesh të larta moralo-shpirtërore!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:26 am

Cilësia e tretë:Caktimi moralo-shpirtëror.Mbledhja e një grupi njerëzish për ta caktuar një person si myrshid,prijës shpirtëror,është e pamjaf - tueshme. Këtë detyrë,domethënë caktimin dhe antarësimin ose,shkurt,certifikimin e një personi si prijës shpirtëror,mund ta bëjë një prijës i përkryer i certifikuar nga vargu autentik i prijësve të përkryer që zgjatet gjer te i Dërguari iAllahut (s.a.s.). Në atë çast kur mungon ky caktim dhe antarësim, vargu ndërpritet.

Për këtë shkak,disa prijës të përkryer,kur nuk gjejnë dot një person kompetent,nuk lënë pasardhës që të vazhdojë rrugën e tyre.Kurse disa herë lënë vetëm një myrshid si pasardhës ose,siç ka ndodhur me Hz. Halid Bagdadin,lënë shumë myrshidë. Kuptimi dhe urtësia e kësaj dukurie është një eveniment cilësor që i përket Zotit!

Shkurt,maturimi i zemrës dhe sjellja e saj në gjendjen e receptorit të të vërtetave shpirtërore është i mundur me anë të disa praktikave dhe stërvitjeve. Për këtë,duhen njohur dhe zbatuar rrugët e përkryerjes moralo-shpirtërore.Dhe,për t’i kapërcyer me sukses pengesat në këto rrugë, ekziston nevoja e prijësisë së miqve të Zotit.

Çdo udhëtar ose nxënës i udhës mistike duhet të kërkojë një myrshid, prijës, i cili do t’i bëhej udhërrëfyes për zhvillimin moraloshpirtëror,ndërkaq që duhet të shohë me kujdes nëse ekzistojnë apo jo te prijësi,nën edukimin e të cilit ka për të hyrë,cilësitë përkatëse!

Disa vërejtje me rëndësi:Meqë prijësit e përkryer me veçoritë e tyre që i përshkruam gjer këtu, dallohen si miq të veçantë të Zotit dhe rob të zgjedhur të Tij, gjithsesi duhen respektuar dhe prej tyre duhet përfituar.Ndërkaq, edukata, respekti dhe përfitimi prej tyre nuk duhet ta kalojnë masën, sepse edhe të gjithë profetët, edhe personat e karakterizuar në gjuhën e mistikës si salih,janë,para së gjithash,rob të Zotit.

Ata kanë marrë dhe marrin atë që u cakton Zoti nga deti i diturisë,urtësisë dhe njohjes shpirtërore (marifet).Vjen një kohë që syve dhe zemrës së tyre u hapen të fshehtat e
të dy botëve dhe vjen një kohë që të mos mund të shohin një hap më tej.Siç rrëfen sheh Saadiu në veprën e tij “Gylistan”, dikush e ka pyetur profetin Jakub: “O profet i mençur me zemër të ndritur! Si ndodhi që e ndjeve erën e këmishës së Jusufit që nga Egjipti, dhe nuk e ndjeve se po e hidhnin në pusin që e kishe mu mbi krye?”
Dhe Jakubi (a.s.) i përgjigjet kështu: “Pjesa e të mirave hyjnore që marrim ne është si rrufetë. Prandaj të vërtetat disa herë na bëhen të qarta, disa herë na fshihen!”

Edhe Profeti (s.a.s.), një ditë, meqë nuk i dinte në atë çast përgjigjet e pyetjeve që po ia bënte dikush, duke u mbështetur në sigurinë e plotë mbi ardhjen e zbulesës (vahj), i tha atij kështu:
“Eja nesër të të jap përgjigje!”
Por të nesërmen zbulesa nuk i erdhi dhe kjo ndërprerje vazhdoi pesëmbëdhjetë ditë.
Kështu, edhe Drita e Qenies për hir të të cilit ishin krijuar botërat, mbeti i paaftë. Më në fund,zbulesa hyjnore filloi t’i vinte vetëm bashkë me vërejtjen:“(O i Dërguar!) Pa dëshiruar Allahu (pa thënë inshaallah), për asnjë gjë mos thuaj “këtë gjë do ta bëj nesër patjetër”!” (el-Kehf, 23-24)
Pasi ky kriter iu caktua edhe Profetit (s.a.s.), madje,duhet menduar mirë se në ç’masë i përfshin edhe të gjithë njerëzit. Prandaj nuk mund të thuhet se, po qe se një rob i dashur i Allahut bën një lutje,ajo do t’i pranohet patjetër ose,i këndon një të sëmuri, ai do të shërohet patjetër!

Sepse në këto raste,krahas sinqeritetit të të dy palëve duhet të plotësohet edhe kushti i dëshirës së Zotit.Veç kësaj,nuk duhet harruar se pranimi i lutjeve mund të shfaqet jo në këtë botë,por në jetën e pasme dhe se këto janë gjëra që varen nga dëshira volitive e Zotit.

Një specifikë tjetër me rëndësi është se edhe profetët, edhe njerëzit e zgjedhur të Zotit (evlijaullah) zotërojnë karaktere dhe mundësira të ndryshme, kështu që, një cilësi e lartë që shquhet te dikush, mund të mos shquhet te dikush tjetër. Prandaj nuk është e drejtë që nga të gjithë të priten të njëjta aftësi dhe rezultate.

Siç bëhet e ditur edhe në Kur’an,Hz.Musait (a.s.) i qe dhënë një dije që s’ndodhej te Hz. Hizri dhe Hz.Hizrit (a.s.) i qe dhënë një dije që s’ndodhej te Hz.Musai.Po kështu, siç nuk mund të ndodhë që Hz.Gejlani të jetë Hz. Mevlana,nuk mund të ndodhë as që Hz. Mevlana të jetë Hz.Gejlani.

Sepse ato që u janë dhënë dy anëve si dhe shërbimet e kërkuara prej tyre janë të ndryshme.Por sigurisht që qëllimi final tek të gjithë është adhurimi dhe njohja shpirtërore, sepse udhët që shkojnë tek Zoti janë të shumta sa numri i frymëve të krijesave!

Një specifikë tjetër me rëndësi është e vërteta se asnjë njeri tjetër veç profetëve nuk është ndodhur e nuk ndodhet nën garancinë hyjnore. Pra,edhe sikur një njeri,një rob i Zotit,ngjitet në kulmin e kulmeve, ndodhet në çdo çast përballë rrezikut që t’i shkasë këmba.

Me të vërtetë,personi i quajtur Bel’am Baura i cili dikur ishte njeri i mirë (salih), më pas, duke bërë sipas egos së vet,pësoi disfatën e përjetshme. Kjo ngjarje përshkruhet kështu në Kur’an: “Tregoju atyre ngjarjen e personit që iu vu pas djalli dhe ai, duke u larguar nga ajetet që ia dhamë, u bë nga të tërbuarit.Po të deshim,e bënim atë të lartë me ajetet tona,por ai u prir nga kjo botë dhe shkoi pas dëshirave.Gjendja e tij është si e qenit, që edhe sikur ta ndjekësh,edhe sikur ta lësh në hall të vet,merr frymë me gjuhën e varur jashtë!”(el-A’raf, 175-176)

I tillë është edhe shembulli i Karunit për të cilin flitet në suren Kasas.Edhe ai,ndërsa ishte një rob i mirë e i zgjedhur,e shkatërroi lumturinë e tij të përjetshme si një indiferent i ulët dhe si një kundërshtues i turpshëm.Zoti e fundosi atë nën tokë së bashku me pasurinë ku mbështetej dhe me të cilën lavdërohej. Prandaj, pavarësisht nga pozita, grada dhe epërsia shpirtërore e personit, nefsi (egoja) brenda njeriut pret vazhdimisht në pusi dhe, sapo t’ia gjejë rastin e rrëzon atë në disfatë.

Nisur nga kjo, Profeti (s.a.s.) i lutej Zotit:“Allahu im! Shpresoj në mëshirën tënde! Gjersa të mbyll sytë mos më lër vetëm për vetëm me veten time! Dhe përmirësoma gjendjen! Pa dyshim, zot tjetër veç teje s’ka!”

Edhe miqtë e Zotit jetojnë vazhdimisht brenda përmbajtjes së këtij hadithi profetik pa rënë në iluzionin se “puna e tyre është përplotësuar”! Ata që kapen pas këtij iluzioni, edhe sikur ta kenë mbaruar formalisht udhëtimin mistik,në fakt gjithmonë kanë mbetur në mes të udhës!

Vetëm ata që i kanë parë mangësitë e veta duke thënë “kam edhe më për të bërë”,kanë vazhduar të përparojnë pa pushim kokulur dhe duke u lutur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ - Faqe 2 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: