PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:09 am

1. Natyra e zemres

Qëllimi themelor i fesë është të përgatisë njerëz delikatë e të thellë që të jenë të vetëdijshëm për pozitën e tyre si rob të Zotit.Realizimi i këtij qëllimi varet vetëm e vetëm nga njohja dhe kryerja e adhurimit ndaj Zotit.Maturimi i njeriut dhe arritja në një nivel të lartë moralo-shpirtëror realizohet në raport të drejtë me emocionin e lartë,drithërimet hyjnore dhe përpjekjet e shenjta në botën e zemrës.Zemra është qendër e botës sonë trupore e shpirtërore.Ajo ka një rol qëndror në vazhdueshmërinë e jetës trupore.

Zemra e cila është kaq e rëndësishme për jetën trupore,është,në të njëjtën kohë,një element shpirtëror që përbën qendrën e fuqisë dhe kapacitetit specifik tek njeriu.Sipas kësaj, me aspektet e saj edhe organik,edhe moralo-shpirtëror,zemra është në pozitën e sovranit të qenies njerëzore.Dhe kjo shkon gjer atje sa edhe truri që është qendër meditimi,madje, prodhon ide nën ndikimin e afeksionit të buruar prej saj.

Kjo do të thotë se me kapacitetin e saj afektiv që zotëron, zemra luan një rol bazë i cili është sundues mbi të gjitha organet përfshi trurin.Dikujt i cili është i emocionuar, i dridhen duart, i shtohen rrahjet e zemrës.

Është një e vërtetë e cila mund të vërehet në të gjitha sjelljet njerëzore se ndjenja të tilla si mëshira, zemërimi, dashuria, etj., të nxitura nga një ndikim i jashtëm, u japin kahje meditimit,vullnetit dhe, si përfundim, lëvizjes.

Ndërkaq, me aspektin e saj moralo-shpirtëror, zemra është edhe një busull për gjetjen e të drejtës dhe të të vërtetës. Këtë detyrë ia ka ngarkuar asaj Zoti.Zoti na e tërheq vëmendjen kështu në Kur’an me qëllim që zemra të mos gënjehet nga kënaqësitë materiale të kësaj bote, për pasojë, personi të mos mbetet i izoluar në botën e përjetshme:O njerëz! Sigurisht, premtimi i Allahut është i drejtë.Kujdes, të mos ju gënjejë jeta e kësaj bote dhe djalli hileqar të mos ju mashtrojë ndaj Allahut!” (Fatir, 5)

Poeti i shquar Xhelaleddin Rumi-Mevalana (kuddise sirruh),e shpreh kështu domosdoshmërinë e frenimit të dëshirave subjektive në mënyrë që njeriu të mos shmanget nga qëllimi bazë i tij:“Mos shih ta zhvillosh trupin duke e ushqyer tepër.Sepse ai është një kurban që,me në fund,do t‘i jepet tokës.Ti shih ta ushqesh zemrën! Ajo është që do të shkoje lart e do të nderohet!

Jepi pak gjëra të yndyrta e të ëmbla trupit,sepse ai që e ushqen atë më shumë se ç‘duhet,bie në dëshira subjektive dhe, me ne fund, poshtërohet e mbaron!Shpirtit jepi ushqime morale e shpirtërore.Të jenë mendim i pjekur,kuptimi i hollë dhe ushqimet shpirtërore në mënyrë që, atje ku do të shkojë, të shkojë i fortë, i fuqishëm!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:10 am

Edhe Llukman Hekimi e ka këshilluar kështu të birin si paralajmërim për moskokëçarjen dhe indiferentizmin:“O bir, kjo botë është një det pa fund. Dijetarët pa kulturë shpirtërore dhe shumë njerëz janë mbytur dhe shkatërruar në të.Anija jote në këtë det le të jetë besimi te Allahu me një zemër të ngopur. Kurse pajisja e anijes le të të jenë devocioni (takva) dhe adhurimi (ibadet). Dhe vela e kësaj anijeje që e bën atë të vozisë në detra, le të të jetë dorëzimi (tevekkul). Vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtosh!”

Zemra si qendër, me një aspekt, e trupit dhe, me një aspekt tjetër e shpirtit, aq sa ç’është e nevojshme dhe e rëndësishme për trupin, në atë masë bart një rëndësi të madhe edhe për jetën shpirtërore. Ngaqë ajo çka e bën njeriun njeri është, më tepër se pamja, struktura shpirtërore, roli shpirtëror i zemrës është, në çdo aspekt, më i madh se roli i saj organik.

Është për këtë cilësi shpirtërore dhe në sajë të shumë enigmave dhe urtësive të saj, që zemra është i vetmi faktor i cili i siguron njeriut të arrijë kuptimin dhe vlerën e “njeriut”. Mbi këtë urtësi mbështetet fakti që, para se të realizohet me anë të “pohimit me gojë”, besimi realizohet me anë të “pohimit me zemër”. Të tërheq vëmendjen fakti që këtu, më tepër se pranimi mendor ose ideor, është parë i mjaftueshëm pranimi me zemër.

Ashtu siç ndodh që tek njeriu i cili pranohet si esenca e gjithësisë, e mira dhe e keqja, kapacitetet dhe prirjet e larta e të ulta ekzistojnë së bashku në mënyrë të bashkëlindur, ashtu dhe te zemra, si esenca e njeriut, këto kapacitete dhe prirje antagoniste ndodhen së bashku. Me të vërtetë, zemra është e hapur sa për administrimet engjëllore të saj, aq dhe për ndërhyrjet djallëzore në të.

Mund të thuhet se zemra është fushë lufte mes të mirës dhe të keqes, mes devocionit dhe mëkatit, pra, mes forcave engjëllore dhe djallëzore. Zemra kalon një jetë të tërë të trazuar me këto shfaqje dhe prirje engjëllore dhe djallëzore.

Sa për formën e veprimit të engjëllit dhe djallit në zemër, cilësia engjëllore vepron mbi të me anë të situatave shpirtërore, si besimi, shprehitë e bukura, punët e mira, dhembshuria për krijesat dhe kryerjen e adhurimeve me përshpirtshmëri, kurse cilësia djallëzore i ngjit zemrës situatat e këqija, si mohimi, dyshimi, morali i keq, epshi, pasioni dhe fantazia.

Largimi i djallit nga zemra është i mundur vetëm në sajë të adhurimit dhe përmendjes së Allahut (dhikrullah).Zemra e cila është fusha e luftës mes cilësive engjëllore dhe djallëzore, zotëron një strukturë të lëvizshme e të ndryshueshme që futet në radhët e anës fituese dhe që vishet me cilësinë e saj.Zemra është e ndryshme nga organet e tjera përsa i përket çështjes së bindjes dhe nënshtrimit ndaj vullnetit njerëzor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:10 am

Kapaciteti i bashkëlindur i zemrës për prirjen edhe kah e mira, edhe kah e keqja, vihet në veprim më shumë se me ndikimet e brendshme, me ato të jashtme. Pra, ndjenjat sendërtohen më shumë se me anë të mendimeve të lindura vetvetishëm në zemër, me anë të shkaqeve të jashtme.

Me këtë veçori,zemra pothuajse i ngjan ujit që merr formën dhe ngjyrën e enës ku ndodhet. Ndërkaq, njerëzit e zemrës e arrijnë klimën e paqes (selamet-paqëtimit) duke e përdorur mundësinë e zgjedhjes në favor të prirjeve pozitive të zemrës.

Në Kur’an urdhërohet:“O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe bashkohuni me besnikët!” (et-Tevbe,119)

“(O i Dërguar!) Kur t’i shohesh ata që flasin lart e poshtë mbi ajetet tona, qëndro larg tyre gjersa të kalojnë në një fjalë tjetër.Po që se shejtani të bën të harrosh,kur të kujtohesh,mos rri me atë grup njerëzish mizorë!” (el-En’am, 68)

“... Kur të dëgjoni që ajetet e Allahut jane mohuar ose janë vënë në tallje,mos rrini me jobesimtarët gjersa të futen në një bisedë tjetër (gjersa ta ndërrojnë temën e bisedës), ndryshe,edhe ju bëheni si ata!” (en-Nisa, 140)

Në fillim, vullneti përdoret për caktimin, fiksimin dhe parapëlqimin e faktorëve pozitivë apo negativë që do të veprojnë mbi të. Ne këtë gjendje, zemra, duke marrë drejtimin që ia imponojnë ndikimet e jashtme, i përngjet flugerit i cili kthehet nga të fryjë era. Fundja, po të vërehet kuptimi që i japin fjalorët fjalës “zemër”, do të shihet ky përkufizim: “kthim i diçkaje në të kundërtën e vet, ndërrim forme dhe ngjyre”.

Në hadithin profetik thuhet:
“Zemra i përngjet një pende zogu në një tokë boshe, që era e hedh sa andej-këtej!”
Kjo ngjarje e ndodhur në kohën e Profetit e shpreh mjaft hapur çështjen specifike të “shndërrimit të zemrës”.Një ditë, Hz. Ebu Bekri (r.anh) takoi Handhalën (r.anh) dhe e pyeti se si i kishte hallet.Tejet i prekur dhe i lëkundur, Handhala iu përgjigj:“Handhala u bë munafik (hipokrit),o Besnik!”
Hz. Ebu Bekri i tha: “Subhanallah, Allahu qoftë i madhëruar! Ç’janë këto fjalë?”

“Sa ndodhemi në kuvendin e të Dërguarit të Allahut, ai na kujton xhennetin dhe xhehennemin dhe ne na duket sikur po i shohim me sy! Por sapo të dalim e të fillojmë të merremi me familjen,me ushqimin dhe me punët e kësaj bote,shumicën e atyre që kemi dëgjuar,i harrojmë (e humbim frymëzimin dhe gjendjen shpirtërore që fitojmë në kuvendet e Tij)!”

Hz. Ebu Bekri (r.anh) i tha:“Vallahi, gjëra të ngjashme ndodhin edhe me ne!”

Pas kësaj, të dy së bashku shkuan te i Dërguari i Allahut (s.a.s.) dhe ia parashtruan çështjen. I Dërguari i Allahut u tha kështu:“Betohem në Allahun që ka jeten time në dore, se, po që se do ta ruanit gjendjen që keni pranë meje dhe do të bënit vazhdimisht zikr, edhe kur të ndodheshit shtrirë në shtrat, edhe kur të ishit në rrugë duke ecur, engjëjt do të ndodheshin krahpërkrah me ju!”
Pastaj, shtoi duke e përsëritur tri herë:“O Handhala! Disa herë kështu e, disa herë ashtu!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:10 am

Pra,duhet të shkojnë së bashku edhe adhurimi i mbushur me të vërtetat dhe të fshehtat e jetës tjetër,ahiretit, edhe preokupacionet e kësaj bote për vazhdimin e jetës.Në këtë mënyrë e ka shpjeguar i Dërguari i Allahut (s.a.s.) specifikën e “telvinit” të zemrës, domethënë, të kalimit të saj nga një gjendje në tjetrën.

Kurse njëri nga synimet kryesore të tasavvufit është që “telvinin” ta kthejë, me të gjitha mundësitë që sigurojnë kuvendet dhe zikri, në “temkin”, domethënë në stabilitet, në orientim.

Kështu, pas ngjarjes së miraxhit, mushrikët ose politeistët mekas nisën një fushatë të gjerë përgënjeshtruese. Qëllimi i tyre ishte që, duke mbjellur në zemrat e besimtarëve farat e dyshimit dhe lëkundjes, t’i kthenin nga feja. Prandaj, siç shkuan te shumë sahabe, shkuan edhe te Hz. Ebu Bekri (r.anh) dhe i thanë:“A dëgjove? Njeriu yt thoka se qenka ngjitur në qiej! Po kësaj, ç’i thua?”

Mes një ekstaze të thellë besimi, Hz. Ebu Bekri nguliti në veshët e tyre këto fjali vendosmërie e besnikërie të cilat mushrikët kurrë nuk i kishin dëgjuar gjer atëherë:“Ç‘të thotë ai,është e drejtë! Sepse ai kurrë nuk gënjen! Unë i besoj pa kushte çdo gjëje të sjellë prej tij!” Pasi tentativat e përfaqësuesve të politeizmit për t’i lëkundur njerëzit dështuan edhe një herë tjetër, ata u tërhoqën pas duarbosh dhe të mjeruar!

Engjëjt janë krijuar me aftësinë vetëm për të bërë mirë. Shejtanët, djajtë, janë krijesa që përpiqen vetëm për të keqe e çorientim. Kurse njerëzit janë vendosur në një pozitë mes këtyre të dyve. Prandaj, njeriu, duke e ruajtur zemrën nga teprimet në të djathtë e në të majtë, duhet as të mos bjerë në gjendjen e një djalli, as të mos e shtrëngojë veten aq sa të mos e përballojë dot fuqia njerëzore për t’u ngjitur në nivel engjëllor.

Njeriu duhet të ruajë masën dhe ekuilibrin, gjë që është domosdoshmëri e natyrës së krijimit të tij.Detyra më me rëndësi dhe preokupacioni më serioz i njeriut në këtë botë duhet të jetë përgatitja për “botën pas vdekjes” e cila është një perspektivë absolute dhe e përjetshme.

Dhe kjo është e mundur vetëm duke e njohur të vërtetën e zemrës, duke e mbrojtur atë nga të këqijat dhe duke e vënë nën ndikimet shpirtërore, sepse ekuilibri dhe paqja në këtë botë dhe kënaqësia dhe lumturia në botën tjetër varen nga zotërimi i një zemre të paqëtuar (selim).

Zemër e paqëtuar (selim) do të thotë zemër e ardhur e pastër që nga krijimi, e cila nuk i ka humbur cilësitë e krijimit dhe mbështetet mbi paqen dhe shpëtimin besimor.Profeti (s.a.s.) ka thënë:“Çdo fëmijë që lind, lind me natyrë islame.Më pas, e ëma dhe i ati e bëjne atë (sipas besimëve të veta) ose krishter, ose hebre, ose adhurues të zjarrit (zoroastrian)!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:11 am

Kjo do të thotë se struktura e natyrshme dhe e paqtë (selim) e zemrës është islame. Por kur zemra i nënshtrohet ndikimeve negative, i prishet struktura e paqtë dhe lind mundësia për ta humbur orientimin.

Kurse në zemrat e mbushura me shfaqje shpirtërore duke thithur vazhdimisht ajrin e begatë të klimave shpirtërore, sendërtohen morali i bukur, punët e mira dhe gjendjet moraloshpirtërore. Vetëm në këtë mënyrë shfaqet tek njeriu e fshehta e “krijesës më të bukur” në natyrën krijimore të tij, njeriu fiton thellësi dhe cilësi shikimi ndaj ngjarjeve dhe qenieve, gjë që do të thotë ngritje e perdeve nga “sytë e zemrës”, siç aludohet edhe në ajetet kur’anore,dhe aftësimi për ta parë të përtejmen. Pa asnjë dyshim, ky shikim ka të bëjë me të vërtetat përtej fushës së shikimit të syve të ballit.

Në këtë botë prove ku propozohen urdhrat dhe ndalimet hyjnore, njeriu është pajisur me vullnet dhe me mundësinë e zgjedhjes në atë mënyrë që të ketë mundësi të priret edhe pozitivisht, edhe negativisht.

Personat me aftësinë që t’u hapen sytë e zemrës, duke dëshiruar me gjithë zemër të edukohen dhe orientohen, bëjnë përpjekje serioze për të përparuar në udhën e së Vërtetës. Kurse zemrat nën sundimin e nefsit janë plot mohim, politeizëm, imoralitet, pasione epshore dhe shprehi lëkundjeje. Këto zemra, në kundërshtim me qëllimin e krijimit, janë të verbra ndaj sublimes, kurse të etura ndaj groteskes.

Duke rënë, sipas shprehjes së Kur’anit në nivelin “bel hum edal”, më poshtë se kafshët, e shkatërrojnë jetën e kësaj bote mes iluzioneve të indiferentizmit që u ngjajnë iluzioneve optike në shkretëtirë. Këto zemra janë të sëmura dhe kanë nevojë për mjekim.

Sjelljet tona përbëjnë grafine e zemrës sonë. Ne shpalosim sjellje sipas baticave dhe zbaticave të zemrës sone!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:12 am

2. LLOJET E ZEMRES

Sipas klasifikimit të përgjithshëm, zemrat mund t’i vlerësojmë në tre lloje sipas gjendjes së tyre moralo-shpirtërore:
a) Zemrat që e ruajnë qëllimin dhe ndjeshmërinë e krijimit.
b) Zemrat e vulosura e të vdekura.
c) Zemrat e sëmura dhe indiferente.

a) Zemrat që e ruajnë qëllimin dhe ndjeshmërinë e krijimit.

Këto janë zemrat e zgjuara nga indiferentizmi në sajë të zikrit.Në rastin e këtyre, ana shpirtërore ka fituar epërsi mbi nefsin, zemra është mbushur me dritën e besimit.Këta janë persona që kanë arritur të bëhen të suksesshëm për ta plotësuar domosdoshmërinë e ajeteve të mëposhtme:O ju që keni besuar, përmendeni shumë Allahun!..” (el-Ahzab, 41)

“Përmende emrin e Zotit tënd dhe kthehu nga Ai me të gjithë qenien tënde!” (el- Muzemmil,8 )
“Ka njerëz aq të mirë (salih),të cilët nuk i pengon as tregtia dhe as ndonjë punë tjetër për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin siç duhet dhe për ta dhenë zeqatin! Ata kanë frikë nga ajo ditë kur zemrat dhe sytë do ta humbin toruan nga tmerri!” (en-Nur,37)

Zemrat e çliruara nga prirjet subjektive me anë të begatisë së dashurisë, ekstazës dhe afërsisë së ndjerë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe tek të cilat, vanitetet e kanë humbur vlerën, janë përmendur në Kur’an me emërtimet zemra “selim” (e paqëtuar), zemra “munib” (e kthyer) dhe zemra “mutmain” (e ngopur).

Këto zemra të pëlqyera e të pranuara në lartësinë e Allahut mund të parashtrohen shkurt kështu: Zemra e paqëtuar (selim) është zemra e mbrojtur apo e pastruar nga prirjet subjektive dhe presioni i tyre. Eshtë zemra që Allahu i Lartë ia fal robit së bashku me natyrën e pastër dhe që kërkon prej tij ta ruajë atë.

Ndërkaq, kjo gjendje e kulluar e zemrës arrihet vetëm me anë të metodave mistike të quajtura pastrimi i nefsit dhe purifikimi i zemrës, në përfundim të të cilave arrihet gjendja e quajtur zemra e paqëtuar (kalbi selim), e cila është zemra që do të mirëpranohet në audiencën hyjnore.

Në Kur’an thuhet:“Atë ditë nuk bëjnë dobi as malli,as fëmijët,me përjashtim të atyre që vijnë te Allahu me zemër të paqëtuar (selim)!” (esh-Shuara, 88-89)

Poeti bagdadas, Ruhi, e shpreh kështu këtë ide:
Mos pandeh, o tregtar, se prej teje
Kanë për të kërkuar
Në Ditën e Llogarisë ar e argjend;
Jo,vetem një zemër të paqëtuar!

Zemra e kthyer (munib) është zemra e kthyer vazhdimisht nga Zoti.E shpëtuar nga robëria e interesave të përkohshme, është në gjendjen e një shijimi të vazhdueshëm të kënaqësive të botës hyjnore me anë të dashurisë pasionante dhe haresë. Zemra dridhet me emocionet sublime të rrjedhave të fuqisë hyjnore.

Në Kur’an thuhet: “Ja xhenneti i premtuar për ju! Është xhenneti i posaçëm për personat që i janë drejtuar Allahut,që i respektojnë urdhrat e Tij, që frikësohen prej Mëshiruesit edhe pse s’e shohin dhe që vijnë tek Ai me zemrën të kthyer nga Ai!” (Kaf, 32-33)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:13 am

Zemra e ngopur (mutmainne) është zemra e cila, me anë të kënaqësisë së besimit,ka përparuar drejt përsosjes së moralit të bukur. Tek kjo zemër, duke shpëtuar nga imitimi, adhurimet kanë marrë karakter analitik.

Zemra është zbukuruar me zikër, te nefsi ka fituar epërsi fryma shpirtërore, elementi besim ka gjetur mjedis në mënyrë të patronditshme në zemrën e cila është qendër ndjeshmërie. Me gjendjet e besimit analitik dhe pëlqimit e pajtimit, zemra ka arritur qetësinë, kënaqësinë dhe ngopjen (itminan).

“Zemrat arrijnë ngopjen vetëm me përmendjen (zikrin) e Allahut!” (er-Rad, 28)
Nga konceptimi i kundërt i këtij ajeti kuptohet se zemrat e mbetura larg përmendjes (dhikrit) të Allahut, kurrë s’kanë për t’u çliruar nga ankthet e moskënaqësisë dhe nuk kanë për të arritur qetësinë e vërtetë.

Treguesi i zemrës që ka fituar cilësitë e paqëtueshmërisë (selim),kthimit të vazhdueshëm nga Zoti (munib) dhe ngopjes (mutmain),janë delikatesa (rikkat), mëshirë për krijesat, lotim, pajtim me gjendjen, shërbim për të vërtetën dhe të mirën, shmangie nga e keqja, këshillë, vrapim për në rrugën e drejtë dhe mbushje me kënaqësinë e dashurisë hyjnore.

Kapitali i këtij niveli të zemrës i kushton vëmendje, bashkë me “lutjen dhe pendesën e kulluar”,edhe “kafshatës hallall”. Ndërkaq, ruajtja dhe mbrojtja e këtij kapitali janë të mundura vetëm me anë të punëve të mira (ameli salih). Meqë, si rrjedhojë e të qenit njeri, shmangia absolute nga mëkatet nuk është e mundur dhe, meqë, për pasojë, mëkatet, duke e pakësuar ndjeshmërinë e zemrës, e bëjnë atë të verbër dhe të shurdhër shpirtërisht ndaj së vërtetës, është kusht i domosdoshëm që zemra të kapet pas lutjes dhe pendesës së kulluar me qëllim që të bëhet e aftë për të kapur shfaqjet pozitive.

Mbi këtë urtësi mbështetet fakti që mësimet mistike fillojnë me pendim dhe pendesë. Sepse, siç shprehet edhe në rregulloren e njohur të Mexhel’les:“Prapësimi i të këqijave është veprim më i mirë (më me rëndësi dhe më me vlerë) se tërheqja e të mirave!”
Sa për të ashtuquajturën “kafshatë hallall”, mistikët janë shprehur kështu:“Allahu e ndriçon zemrën e atij që ha hallall dhe e bën që burimet e urtësive t’i rrjedhin nga zemra në gjuhë!”

Kurse puna e mirë (ameli salih) garanton ruajtjen dhe mbajtjen e nivelit të fituar nga zemra. Konsideratat e larta specifike të ardhura nga Zoti i Lartë u përkasin vetëm personave me zemër të tillë.

Ndërkaq, mbi këto qëndrojnë zemrat “e gjalla” të pajisura me nurin (dritën, bukurinë) e Allahut, zemrat e profetëve dhe miqve të mëdhenj të Allahut. Si rrjedhojë e faktit që zemrat e tyre i mban të gjalla afërsia dhe dashuria hyjnore, ata nuk ua hedhin sytë me vështrime që mund të quhen konsideratë,as kësaj bote,as botës tjetër, madje nuk i shohin as me bisht të syrit.

Profetët si dhe dijetarët dhe të urtët si trashëgimtarë të profetëve, Allahu i ka bërë ftues së “portës së paqes”të cilët ua hapin sytë njerëzve duke ua hequr nga sytë perdet e indiferentizmit,duke i nxitur për moral të bukur dhe adhurime të pastra e të sinqerta dhe, duke ua zgjuar zemrat, i shtyjnë drejt njohjes intuitive (marifetullah) të Zotit për të arritur takimin me Të (vasilillah).

Niveli i kërkuar për t’u arritur nga udhëtarët e udhës mistike në përfundim të edukimit të zemrës, është arritja nga zemra e gjendjes së qenies vazhdimisht së bashku me Allahun, gjendje,e cila është pikërisht ajo që emërtohet “ihsan” dhe, në këtë mënyrë, fitimi i cilësisë së “zemrës së gjallë”!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:14 am

b) Zemrat e vulosura e të vdekura

Zemrat e këtij lloji janë zemrat e vdekura, antagoniste të zemrave të gjalla, përmendëse të Zotit, të cilave u janë mbyllur portat e mundësisë për të marrë pjesë nga besimi. Zemra të tilla nuk kanë ndryshim nga disa varre të cilat janë gropa nga gropat e xhehennemit. Qëllimet që kanë në jetë nuk janë më të larta se të kafshëve.

Zoti urdhëron kështu në Kur’an:“Pa dyshim, ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira, Allahu i ve në xhennete nën të cilat rrjedhin lumenj,kurse mohuesit përfitojnë dhe hane si kafshët. Vendi ku do të arrijne ata, është zjarri!” (Muhammed, 12)

Kurse në një ajet tjetër thuhet kështu:“(O i Derguar!) A mos po pandeh se shumica e tyre e kërkojnë apo e kuptojnë të drejtën?Ata jane vetëm si kafshët. Ç‘është e vërteta, janë me poshtë se kafshët!” (el- Furkan)

Jeta e njerëzve të tillë,tërë veprimtaritë jetësore të të cilëve u kushtohen dëshirave dhe qëllimeve vetiake frymore e subjektive (nefsaní), kalon nëpër një disfatë të përjetshme.


Kurse gjendja e tyre në jetën e pasme (ahiret) vazhdon gjer në pafundësi me një tmerr të papërshkrueshëm tragjedie.

Këta lloj njerëzish nuk dinë gjë për njeriun dhe të fshehtat e jetës, për qëndismat mësimdhënëse në gjithësi. Jo vetëm vetë janë në rrugë të shtrembër, por bëhen shkak për perversitetin edhe të personave që kanë nën ndikim.

Megjithëse jetojnë në këtë botë mes pronës dhe të mirave të Allahut, ata tregohen tejet mosmirënjohës duke e mohuar pronarin e këtyre të mirave dhe duke i shkelur urdhrat dhe ndalimet e tij. Për këtë tip njerëzish, Zoti i Lartë urdhëron kështu:“A nuk e sheh njeriu se e krijuam atë prej një embrioni?

Kurse ja tek e sheh që është bërë armik i hapur i Zotit të vet!” (Jasin, 77)

“ Të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rrugë e tyre e keqe).!” (el-Bekare, 18)

“ Ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin ta dëgjojë thirrjen, e sidomos kur ata ta kthejnë shpinën.! E as që mund t’i largosh të verbërit nga humbja e tyre (zemrat e verbëra), ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ndonjë tjetër, vetëm atë që i beson argumentet Tona, e ata janë muslimanë.” (en-Neml, 80-81)

Në ajete është e fiksuar se këta njerëz i kanë zemrat të kyçura e të vulosura. Në Kur’an kjo e vërtetë është deklaruar me këtë ajet:“All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh.!”(el-Bekare,7)

Kjo situatë është një e fshehtë dhe urtësi hyjnore që e bën tërë njerëzimin të rrëqethet me frikë dhe impresionim. Ndërkaq, meqë tek çdo njeri ka pjesë edhe nga atributi “orientues” (hádí), edhe nga atributi “çorientues” (mudill), nuk mund të mendohet që, qysh në këtë botë, zemra të vuloset dhe asaj t’i mbyllen dyert e orientimit në mënyrë absolute dhe me vullnet hyjnor.

Kështu ka ndodhur që të mos u mbyllet dera e orientimit Hz. Umerit i cili kishte dalë në rrugë me qëllimin e mbrapshtë për ta vrarë Profetin (s.a.s.), Vahshiut që vrau Hz.Hamzan, madje, Hindit, gruas së Ebu Sufjanit, e cila e keqtrajtoi kufomën e Hz. Hamzait. Megjithëse në Kur’an bëhet fjalë për persona që u është vulosur zemra, është e pamundur që këta të caktohen një për një.

Sepse fundi është i fshehtë. Momenti ku duhet përqëndruar këtu, është fakti që, ata që përmenden në Kur’an si persona të cilëve u është vulosur zemra, janë disa nga ata të cilët kanë kryer faje të tilla si padrejtesia dhe dhuna (dhulm), mohim blasfemik (kufr) dhe mekat (fisk).Për njerëz të karakterizuar kështu, në njëzet e shtatë vende të Kur’anit është thënë se “Allahu nuk i orienton ata”.

Dymbëdhjetë ajete janë për të padrejtët dhe dhunuesit, tetë ajete janë për mohuesit dhe gjashtë ajete janë për mëkatarët. Ndërkaq, për njerëzit që, duke hequr dorë nga këto mëkate, kthehen kah Allahu me zemër të sinqertë, dera e orientimit (hidajet) është e hapur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:14 am

Ata që u është vulosur zemra qysh në këtë botë, janë njerëz fatzinj të ndëshkuar me dënimin më të rëndë. Ndërkaq, edhe nëse përmendja e privimit nga orientimi pas këtyre tre fajeve,përbën një fill që të çon në njohjen e shkakut të këtij privimi, nuk ka zgjidhje tjetër veç lënies së të vërtetës në dorë të Allahut,pra,përveç pranimit se vetëm Allahu e di si është e vërteta.Duke u nisur nga kjo,ne duhet të nxjerrim përfundimin se duhet treguar një ndjeshmëri më e madhe për t’u ruajtur nga këto tre mëkate.

Nga ana tjetër, për shkak se, mbështetur në shumë urtësi, kaderi mbetet i fshehtë dhe për shkak se preokupimi i gjerë me këtë çështje s’është fort i miratueshëm,s’e shohim me vend të thellohemi më tej në të.

Pavarësisht nga urtësia që fshihet pas saj, është një e vërtetë e pamohueshme se ata që i kanë zemrat kështu të kyçura e të vulosura, janë persona që u janë mbyllur dyert për te Zoti dhe e mira, që u janë prerë lidhjet me njerëzoren dhe jetën shpirtërore.

Zotëruesi i fuqisë së vetme që mund t’ua heqë drynat dhe vulat e zemrave, është Zoti i Lartë. Në formën e paralajmërimit për ne, robtë e Tij,që të mos biem në një gjendje të tillë, Zoti ka urdhëruar në Kur’an:“ E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit.!” (el-Hashr, 19)

Në këtë ajet theksohet se personat që e harrojnë Allahun, mbeten të privuar nga vetëdija dhe zgjuarsia për ta kujtuar edhe veten, madje.

Këto zemra të verbra ndaj së vërtetës i kundërshtojnë dhe i hedhin poshtë recetat e shpëtimit dhe pishtarët e orientimit sepse u bien në kundërshtim me dëshirat frymore e subjektive, ose mbeten indiferentë ndaj tyre.Duke ndërtuar, nën sugjerimet mashtruese të nefsit (frymës dhe egos) së vet, një botë iluzive pa vdekje dhe ringjallje, përpiqen ta ngushëllojnë veten në të.

Ashtu si lakuriqët e natës, si domosdoshmëri e krijimit të tyre, kënaqen nga errësira, edhe këta jetojnë në fatkeqësinë e pandehmës së mjerimit të vet si lumturi.

Poeti Mehmet Akif thotë:Besimi është ai margaritar që,sa i madh është, o Zot!

Zemra e ndryshkur pa besim është vetëm barrë në gjoks!
Ata që janë zhytur në batakun e dëshirave dhe të mosbesimit,edhe sikur të ngjallen në botën e të vërtetës me tronditjet e frikshme të çastit të vdekjes dhe goditjet prej zjarri të engjëllit të vdekjes,nuk do të kenë asnjë dobi,sepse përgjegjësia e njeriut merr fund me shfaqjen e engjëllit të vdekjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:15 am

c) Zemrat e sëmura dhe indiferente

Këto ndodhen në një pozitë të ndërmjetme mes zemrave të shëndosha dhe zemrave të vdekura. Gjendja e këtyre u përngjan jetës plot vuajtje të njerëzve me trupin të sëmurë. As në jetën materiale nuk kanë kënaqësi, as në botën e brendshme.

Paqartësia e botës së brendshme ua ndikon botën e jashtme,parregullsia në botën e jashtme ua mban nën ndikim negativ botën e brendshme. Konfuzioni në mendje u përhapet në të gjitha gjendjet, lëvizjet dhe veprimet. Këto lloj zemrash të sëmura dhe indiferente që përpëliten në vorbullat e dyshimit,pavendosmërisë dhe paqëndrueshmërisë,janë të prirura për t’u kapur nga sëmundje shpirtërore si përballimi çdo çast me mundësinë për të rënë në të gjitha imoralitetet për shkak të injorancës, epsheve dhe pasioneve të tyre!

Mbi këtë grup njerëzish, Zoti ka urdhëruar kështu në Kur’an:“ Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm.!” (el-Bekare, 10)

Sëmundjet e këtyre zemrave janë:
Dyshimi.Eshtë sëmundja e privimit nga jeta shpirtërore e begatë që u sjell shpirtrave dhimbjet e vdekjes. Privimi nga qëndrueshmëria e besimit e cila e kënaq zemrën, i bën ata të sëmurë të pashërueshëm të mungesës së qetësisë dhe prehjes.

Padija dhe injoranca.Është një rrugë e verbër plot mjerim,dhimbje dhe errësirë.Kjo gjendje që i pushton njerëzit, i çon ata në dështim absolut dhe fatkeqësi.

Epshet dhe pasionet.Është sëmundja e nënshtrimit të zemrës që e ka humbur delikatesën dhe ndjeshmërinë, ndaj dëshirave që s’dinë të ngopur. Eshtë një lloj çmendurie dëshirash e cila gjen prehje vetëm në dheun e zi të varreve nën hijet e dendura të selvive.

Imoraliteti.Është kanceri moralo-shpirtëror i zemrës.Po të mjekohet me kohë,me lejen e Zotit,mund të gjendet shërim.

Një sëmundje e frikshme e zemrës është edhe ngurtësia.Zemra të tilla nuk njohin ç’është bindja, nuk e dëgjojnë zërin e orientimit,nuk preken nga rënkimi dhe britma,nuk e njohin mëshirën dhe dhembshurinë.Edhe gurët mbeten më të butë se këto!

Këtë të vërtetë, Zoti e ka shprehur kështu në Kur’an:“Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj,e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës).All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.!“ (el-Bekare, 74)

Siç kuptohet nga ajeti,ngurtësia e zemrës është përfundim i natyrshëm i mospërmendjes së Allahut dhe i privimit për një kohë të gjatë nga afrimi me të vërtetat hyjnore. Në një ajet tjetër,Zoti ynë urdhëron kështu:“ Atij që All-llahu ia ka zgjeruar kraharorin për besimin islam,ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet.Të mjerë janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin All-llahun, të tillët janë në humbje të qartë.!” (ez-Zumer, 22)

Aktet dhe adhurimet e bëra me zemër të sëmurë dhe indiferente e humbin vlerën në lartësinë e Zotit. Duke mos u ndriçuar me dritën e Zotit, zemrat e humbin ndjeshmërinë dhe verbohen. Në Kur’an, Zoti thotë: “A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? Pse në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharor.!” (el-Haxh, 46)

Edhe sëmundjet e vogla të zemrës që nënvleftësohen, mund të shkaktojnë humbje të mëdha të pazëvendësueshme, madje në vdekjen moralo-shpirtërore të saj.Prandaj,është e domosdoshme që,duke e mbrojtur zemrën brenda një korrektese të lartë besimi,të bëhet nënshtrimi ndaj vullnetit të Allahut.

Njeriun e nënshtruar ndaj Zotit me kuptimin e plotë të kësaj fjale, nuk ka forcë tjetër veç Zotit që ta zotërojë dhe shtyjë në një drejtim të caktuar. Sa bukur e shpreh ky hadith profetik domosdoshmërinë e mbrojtjes së zemrës:“Ta dini se te njeriu është një copë mishi, që, po të jetë mirë ajo,i gjithë trupi bëhet mirë;po të bëhet keq ajo,i gjithë trupi sëmuret.Ajo është zemra!”

Kjo botë është fusha e propozimit dhe provës së Zotit. Mbi të fryjnë lloj-lloj erërash prove të cilat, duke e mbajtur zemrën nën ndikimin e tyre, e zvarrisin sa në këtë anë, sa në anën tjetër! Nisur nga kjo, zemra u duhet dorëzuar flladeve të ëmbla që fryjnë nga ana e ndihmës së Zotit.Dhe kjo është e mundur vetëm duke iu lutur Allahut me përgjërim, duke iu bindur urdhrave dhe ndalimeve të Tij dhe duke u treguar i nënshtruar!

Zemra është si një ujë i kthjellët.Por kur turbullohet me punë të këqija dhe mëkate,bëhet që të mos duket asgjë! Ne këtë gjendje, për t’i parë margaritarët e frymës shpirtërore dhe dritërat e të vërtetës,ky ujë duhet kulluar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:15 am

3. PURIFIKIMI I ZEMRES (tasfije-purifikim)

Kushtet kryesore që duhen respektuar për t’i mbrojtur vetitë e larta të zemrave të paqëta (selim), të kthyera nga Zoti (munib) dhe të ngopura me besim (mutmain), për t’i mjekuar zemrat e sëmura dhe për të mos rënë në gjendjen e zemrave të vulosura me privimin dhe izolimin e përjetshëm, janë këto:

a) Ushqimi hallall.
b) Pendimi dhe lutja.
c) Këndimi i Kur’anit dhe ndjekja e konkluzioneve të tij.
d) Kryerja e adhurimeve me përshpirtshmëri.
e) Gdhirja e netëve.
f) Dhikrullah dhe murakabe.
g) Ndjenja e afërsisë ndaj Resulullahut (s.a.s.) dhe salavati sherife.
h) Meditimi mbi vdekjen.
j) Qëndrimi me njerëzit e mirë (salih) dhe besnikë (sadik).
k) Pajisja me një moral të bukur.
Këto kushte mbi të cilat duhet qëndruar me seriozitet dhe që duhen zbatuar me zell, para së gjithash duhet të kuptohen drejt dhe të njihet rëndësia e tyre.

a) Ushqimi hallall

“ O vëllezërit e mi! Për sa kohë që të hani haram,mos pandehni se do të arrini gjë në urtësi dhe marifet!“. Ibrahim Desuki (k.s.)

Adhurimet kryhen, krahas ushqimeve shpirtërore që e ushqejnë shpirtin, edhe me fuqinë dhe forcën që merr trupi nga lëndët ushqimore. Ndërsa nga ushqimet hallall (të lejuara, të bekuara) reflektohet në trup frymë dhe frymëzim shpirtëror, nga ushqimet haram (të palejuara, të pabekuara) që janë e kundërta e të parave, shfaqet shqetësim, ankth dhe indiferentizëm.

Mes ushqimit hallall dhe akteve të mira ka një lidhje të ngushtë. Rëndësia e ushqimit hallall është e madhe edhe në pranimin e lutjes.Këtë çështje,i Dërguari i Allahut (s.a.s.) e shpreh kështu:“(Ne u patëm thënë): “O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni.!” (el-Mu’minun, 51)

“ O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni.!” (el-Bakara,172)

Pasi leximit të këtyre ajeteve, i Dërguari i Allahut (s.a.s.) bëri fjalë për një burrë të kthyer nga fushata e gjatë me flokë dhe mjekër të trazuar,i cili ngriti duart për lutje dhe u lut kështu: “O Zot! O Zot!”
Pastaj vazhdoi:Si mund t‘i pranohet lutja këtij njeriu që ha haram, pi haram dhe vishet me haram?”

Miqtë e Zotit që janë njerëz të zemrës, tregohen të rreptë në këto dy specifika për zhvillimin e botës ndjesore dhe thonë:“Duke ngrënë,bëni kujdes se ç‘ju hyn në gojë, duke folur, bëni kujdes se ç‘ju del prej goje!..”

Edhe hadithi profetik në vijim na e shpreh neve mjaft bukur dhe në mënyrë lakonike se është tejet e domosdoshme të tregohemi të kujdesshëm në çështjen e dallimit dhe vlerësimit të hallalleve (gjërave legjitime, të lejuara e të bekuara) dhe harameve (gjërave jolegjitime,të palejuara e të pabekuara).

Profeti ynë (s.a.s.) porosit:“Pa dyshim, hallalli është i qartë. Edhe harami është i qartë. Por mes këtyre ka një sërë dyshimta,e mbron fenë dhe dinjitetin e vet.Kurse personi që nuk shmanget nga gjërat e dyshimta,me kohë bie në haram. Krejt si puna e çobanit që e kullot tufën përreth një are të huaj kur ka rrezik që dhentë t‘i hyjnë në arën e huaj.Kini kujdes! Çdo padishah ka një arë ku hyrja është e ndaluar.Dhe mos harroni se ara me hyrje të ndaluar e Allahut janë gjërat që Ai i ka bërë haram!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:16 am

Zemrat në gjendje bindjeje,nënshtrimi dhe paqëtimi me urdhrin e Allahut,bëhen qendra urtësie, dobie dhe frymëzimi.E kundërta e këtyre,zemrat dhe trupat që nuk ruhen prej gjërave haram dhe të dyshimta,kthehen kryekëput në strehim të keqeje dhe në çerdhe imoraliteti.

Shembujt e mëposhtëm janë tejet mësimdhënës përsa i përket rëndësisë së kësaj korrektese dhe ndjeshmërie.
Ebu Bekr Besniku (r.a.) kishte një skllav.Skllavi punonte,fitonte dhe,një pjesë të fitimeve i sillte në shtëpi.Dhe Ebu Bekri hante prej gjërave që i sillte skllavi.Një ditë prej ditësh,skllavi i solli përsëri Hz. Ebu Bekrit gjëra për të ngrënë dhe ai filloi të hante.

Skllavi e pyeti:“A e di se ç’po ha?”
Hz. Ebu Bekri (r.a.) iu kthye: “Jo! Pa na e thuaj ti!”
Skllavi e sqaroi kështu:“Në kohën e injorancës (paganizmit),megjithëse s’dija fall,i pata hedhur fall një burri duke e mashtruar.Sot u takuam me të.Si shpërblim,ai më dha këtë ushqim nga i cili po ha ti tani!”
Hz. Ebu Bekri futi gishtat në fyt dhe,pavarësisht nga mundimet,i nxori jashtë gjithçka kishte ngrënë!

Sipas një varianti tjetër të këtij rrëfimi, skllavi i tha pastaj:“Pse gjithë ky mundim për një kafshatë?”
Dhe Hz. Ebu Bekri iu përgjigj:“Do ta nxirrja këtë kafshatë edhe sikur ta dija se kishte për të më dalë shpirti bashkë me të!”

Edhe kjo bisedë e zhvilluar gjatë vizitës që i pati bërë Hizri (a.s.) mikut të Zotit,Abdulhalik Guxhdevani (k.s.) është mjaft mësimdhënëse.
Hizri (a.s.) nuk i preku gjellët që ia vuri para Guxhdevani dhe u tërhoq pas nga sofra. I çuditur, Guxhdevani e pyeti:“Këto janë kafshata hallall, pse nuk ha?”
Hizri (a.s.) i dha këtë përgjigje:“Po, janë llokma hallall, mirëpo ai që i ka gatuar, i ka gatuar me zemërim dhe moskokëçarje!”

Siç shihet,përtej cilësisë në vetvete të ushqimeve si hallall ose haram,mbi personin që i ha ndikojnë edhe gjendja dhe cilësitë shpirtërore të personit që i gatuan. Kjo situatë nxjerr në pah rëndësinë dhe delikatesën e qëndrimit që duhet mbajtur para ushqimeve.
Ndjeshmëria e posaçme e njerëzve të mirë në lidhje me gjërat ushqimore,i ka shtyrë ata t’i çojnë në shtëpi të mbyllura ushqimet e blera në pazar, sepse mbi to nuk duhet të mbeten mbresat e “syve të ngulur mbi to”, efektet negative të shikimeve të nevojtarëve.

Krahas shmangies dhe ruajtjes me rreptësi nga gjërat haram dhe të dyshimta,edhe gjatë përdorimit të të mirave hallall, besimtari duhet ta ruajë mirë ekuilibrin e kursimit dhe të shmanget nga shpërdorimi. Në Kur’an urdhërohet: Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen.!

Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij!” (Isra, 26-27)

Në Methnevinë e tij, poeti Mevlana Xhelaleddin Rumi e shpreh figurativisht kështu efektin e kafshatës hallall mbi trupin dhe shpirtin:“Mbrëme frymëzimi na u shfaq ndryshe, sepse disa kafshata të dyshimta që na ranë në stomak,na e zunë rrugën e frymezimit!Ushqimet e dyshimta që t‘i dëshiron nefsi janë si gjemba që të janë ngulur në këmbë, që ta zënë rrugën për tek Zoti.Prandaj,ata qe nuk i kanë kushtuar vëmendje kafshatës, janë bërë mëkatarë!

O trup! Brenda teje është një trëndafil i tillë që, po ta ruash atë, nga aromat e këndshme që përhapen përreth, formohen trëndafilishte irfani (kulture fetare) dhe marifeti (afërsie hyjnore)!”
Abdulkadir Gejlani (k.s.)tërheq kështu vëmendjen mbi rëndësinë e kafshatës në purifikimin e zemrës:“Shih, o bir!Ushqimi haram e vdes zemrën.Ka kafshata që e ndriçojnë zemrën, ka kafshata që e mbysin në errësirë atë.Ka kafshata që të preokupojnë me këtë botë, ka edhe kafshata që të preokupojnë me botën tjetër.

Ka kafshata që të bëjnë të përkushtuarin e të dy botëve, ka edhe kafshata që të kthejnë kah Krijuesi edhe i kësaj bote, edhe i botës tjetër.Ngrënia haram të preokupon me këtë botë dhe t’i tregon të dashura vanitetet.Ngrënia mubah(e zakonshme, normale dhe e rregullt)të preokupon me ahiretin dhe t’i bën të dashura adhurimet.

Kurse ngrënia hallall ta afron zemrën te Zoti. Cilësia dhe efekti i të ngrënave mund të kuptohet vetëm me anë të ndjerjes (marifetullah) së Allahut. Dhe ndjerja e Allahut bëhet në zemër, jo në letër dhe libër. Aftësia për ta njohur dhe ndjerë praninë e Allahut (marifetullah) i dhurohet si mirësi (ihsan) zemrës nga vetë Zoti, jo nga krijesat e Tij, gjë që vërtetohet pas veprimit me anë të vërtetimit të unitetit hyjnor (tevhid-i ilahi) dhe konkluzioneve dhe urdhrave hyjnorë!”

Ibrahim Desuki (k.s.) thotë:“Vëllezërit e mi! Për sa kohë që të hani haram,mos pandehni se do të arrini diçka në lidhje me urtësinë (hikmet) dhe intuitën (marifet)!”

Gjithashtu në lidhje me ngrënien hallall, të tërheq vëmendjen biseda e zhvilluar mes Ubejdullah Ahrar-it (k.s.) dhe Sejjid Kasëm Tebrizi-ut.

Ubejdullah Ahrar tregon:“Një ditë, Hz. Sejjid Kasëm më tha:“Baba,a e di pse urtësia dhe e vërteta shfaqet rrallë në kohën tonë?Sepse në kohën që po jetojmë,pastrimi nga bestytnitë dhe paragjykimet ka mbetur në shumë pak njerëz.Përkryerja është tek pastrimi nga bestytnitë dhe paragjykimet, gjë që është e mundur me anë të ngrënies së kafshatës hallall.Kurse në këtë kohë, kafshatat hallall janë shumë të pakta dhe njerëzit e pastruar nga bestytnitë dhe paragjykimet pothuajse s’ekzistojnë.E si kërkon,atëherë,t’u shfaqet enigma hyjnore të tillëve?”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:16 am

b) Pendimi dhe lutja

“ Thuaj: “Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirrur të besoni), e ju përgënjeshtruat, andaj dënimi do t’ju jetë i pandërprerë”..” (el-Furkan, 77)

Profetët dhe të gjithë të urtët i janë lutur dhe përgjëruar Zotit gjithmonë, në ngushticë dhe bollëk, në hidhërim dhe gëzim. Meqë edhe tek profetët kanë ndodhur gabime40 , nuk mund të mendohet ndonjë njeri që të përjashtohet nga lutja dhe pendesa. Dhe ngaqë lutja dhe pendesa, me natyrën e tyre të vërtetë, përmbajnë kuptimin e një pendimi dhe përgjërimi të brendshëm, janë mjetet më me efekt të afërsisë ndaj Allahut. Edhe një ndër urtësitë e faktit që namazi në arabishte quhet “salat”, “lutje”, është se namazi është shprehja më e gjerë dhe përfshirëse e lutjes dhe përgjërimit.


Nga ana tjetër, fillimi i lutjes është pendesa, është të kërkosh falje nga Allahu. Hadithi i mëposhtëm i Profetit (s.a.s.), me të cilin ai kërkon të pohojë se zemrat e nxira si rezultat i mëkateve të kryera ndriçohen me anë të pendesave,është tejet orientues e paralajmërues për sa i përket purifikimit të zemrës:
“Kur robi bën një gabim, në zemrën e tij formohet një pikë e zezë.Po qe se heq dorë nga ai mekat,pendohet dhe bën pendesë,zemra i pastrohet dhe i shkëlqen.Por po të mos veprojë kështu, por ta përsërisë mëkatin,pikat e zeza shtohen dhe, më në fund,e përfshijnë krejt zemrën.

Ja, kjo është gjendja për të cilën bën fjalë Zoti i Lartë: “Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.!” (el-Mutaffifin, 14)

Po ta shohim botën me syrin e zemrës, vërejmë se të gjitha krijesat, para se të falenderojnë për dhuntitë hyjnore, ndodhen në pozitën e pohimit të dobësisë së tyre.Për njeriun i cili ka vullnet dhe është absolutisht e pamundur që të mos bjerë në gabim gjatë përdorimit të vullnetit të vet,pendesa është hapi i parë që duhet hedhur në rrugën e afrimit (takarrub) tek Allahu.

Me cilësinë e saj si ftesë për mëshirën hyjnore,lutja zotëron një forcë të madhe ndikuese siç është sigurimi i mundësisë për të shpëtuar nga vuajtjet e paracaktuara.Është për këtë arsye që, ashtu siç e kemi përsëritur edhe më parë me pretekste të ndryshme,në të gjitha tarikatet,mësimi fillon me pendesën.

Lidhur me rëndësinë e lutjes, në Kur’an thuhet kështu:Thuaj: “Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirrur të besoni), e ju përgënjeshtruat, andaj dënimi do t’ju jetë i pandërprerë”. (el-Furkan,77)

“E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua,Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet,pra për të qenë ata drejt të udhëzuar,le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” (el-Bekare, 186)

“ Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë.!” (el-A’raf, 55)

Në hadithet e tij, Profeti (s.a.s.) ka porositur kështu:“Nuk mund të këtë gjë më me vlerë se lutja ndaj Zotit!Lutja është thelbi i adhurimit!”

“Personi që dëshiron t‘i pranohet lutja në kohe ngushtice dhe shqetësimi,të lutet shumë edhe në kohë bollëku dhe mirëqenieje!”

“Kujt t’i jenë hapur portat e lutjes, do të thotë se i janë hapur portat e mëshirës!”

“Lutiuni Zotit të Madh duke besuar se do t‘ju pranohet lutja! Dijeni se Zoti nuk e pranon lutjen e bërë me zemër indiferente!”

Siç del nga ky hadith profetik,të pandehësh se lutjet e bëra me zemër indiferente dhe me një mënyrë të trashë, do të pranohen te Allahu, s’është gjë tjetër veçse të gënjehesh nga djalli.

Imam Rabbani (k.s.) thotë:“Lufta fitohet duke marrë pjesë në të me dy ushtri:njëra, ushtria e ushtarëve, ndërsa tjetra, ushtria e lutjeve!” Edhe sahabet,shokët e Profetit,kur niseshin për në luftë,veç lutjeve që bënin vetë, i porosisnin shokët e sufës të luteshin për ta në mungesë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:16 am

Profeti (s.a.s.) ka porositur:“Nuk ka lutje të pranuar me shpejt se lutja e një besimtari për një besimtar tjetër në mungesë!”
Njerëzit u luten personave nga të cilët shpresojnë se do t’ua plotësojnë lutjen.Mirëpo motivi bazë që siguron pranimin e lutjes drejtuar Zotit,më tepër se pranueshmëria e lutësit në lartësinë hyjnore, është principialiteti dhe sinqeriteti i kërkesës.

Kjo do të thotë se lutja nga zemra që do të bënte me principialitet dhe sinqeritet një mëkatar për vëllain besimtar do të ishte më e dobishme se lutja pa zemër e dikujt tjetër i cili, përsa i përket pozitës tek Allahu ndodhet ku e ku më lart se mëkatari!Të jesh mëkatar nuk do të thotë se të ka braktisur Zoti.Po të ishte kështu,përmendja e gabimeve,të metave dhe mëkateve të mëkatarit nuk do të konsiderohej përfolje, gjë që është një nga mëkatet e mëdha.Ja, pra, kushdoqoftë,duhet ta kuptojë dhe njohë vlerën e fitimit të zemrës së një robi të Allahut dhe të marrjes së lutjeve të sinqerta të tij!

Sahabet e kanë pyetur të Dërguarin e Allahut (s.a.s.):
“Cila është lutja më e pranuar?”
I Dërguari i Allahut (s.a.s.) u është përgjigjur:
“Lutja e bërë në pjesën e fundit të natës dhe pas çdo namazi farz!”
Për pranimin e lutjes,vetëm shprehja verbale e kërkesës është e pamjaftueshme.Zemra duhet të dridhet me dëshirat mbi kuptimin e ngarkuar në fjalët dhe nëse lutja është për faljen e një mëkati, duhet bërë me një vendosmëri përfundimtare për të mos e përsëritur më.
Nga ana tjetër,për sa i përket sigurimit të ngjitjes së lutjeve në lartësinë e Allahut,rëndësia e orientimit dhe punës së mirë është shumë i madh. Në Kur’an thuhet:“Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë), e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë,e Ai i pranon.E ata që përgatitin dredhira të këqija,për ata është një dënim i rëndë dhe dredhia e tyre është e zhdukur.”(Fatir,10)

Duhen bërë përpjekje që lutjet të bëhen mes frikës dhe shpresës. Lutja dhe pendesa i çojnë individët dhe popujt në paqe e shpëtim dhe i eliminojnë fatkeqësitë. Në lidhje me shpëtimin nga sëmundjet e zemrës dhe pranimin e lutjes, Hz. Mevlana (k.s.) shprehet kështu:“Pendohu dhe lutu me një zemër plot zjarr pendimi, sepse lulet çelin në vende me diell e lagështi!” Pendesa e parë ka filluar me profetin e parë, Ademin (a.s.). Në pendesën e tij ai është përgjëruar kështu:“ Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë (i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!”” (el-A’raf, 23)

Kjo lutje është bërë model pendese për të gjithë bijtë e tij gjer në kiamet!
Duke i ftuar robtë e Tij për pendesë me qëllim që zemrat t’u zgjohen nga indiferentizmi dhe t’u shërohen nga sëmundjet moralo-shpirtërore,Zoti urdhëron:“O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin,e së bashku me të as ata që kanë besuar.Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve.

Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send”.(et-Tahrim,8 )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:17 am

Në kthimin nga Allahu dhe në fitimin e një niveli më të lartë nga zemra, lutja dhe pendesa janë shumë të rëndësishme. Në lidhje me këtë, Zoti ynë i lartë i mëson robtë e vet të luten kështu:“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”.”(Al-i Imran, Cool

Profeti ynë,Krenaria e Gjithësisë (s.a.s.), i cili e pati kthyer këtë lutje në refren të jetës, lutej shpesh e shpesh:“Allahu im që i kthen zemrat nga të duash! Bëma të palëvizshme zemrën në besim!”

Lutja është një nga mjetet më të rëndësishme për pastrimin e zemrës. Ajeti i mëposhtëm e thekson bukur rëndësinë e lutjes në pastrimin e zemrës nga fëlliqësitë moralo- shpirtërore: “ Si shembulli i atyre jo fort moti që përjetuan të keqen e punës së vet, edhe ata kanë një dënim të rëndë." (el-Hashr, 15)

Në fillim duhet eliminuar negativiteti që i bëhet pengesë arritjes në synim dhe, në këtë mënyrë,trualli i zemrës duhet sjellë në gjendje të përshtatshme për synimin bazë. Profeti (s.a.s.) e konkretizon kështu në personin e vet domosdoshmërinë e lutjes dhe përgjërimit të vazhdueshëm ndaj Zotit me qëllim për t’u pastruar nga pandjeshmëria e zemrës dhe mendimeve e ndjenjave negative që ndodhen tek ajo:“Zoti im! Mbështetem tek ti nga dituria që s‘jep dobi, nga zemra që s‘rrëqethët, nga nefsi që s‘ngopet dhe nga lutja që s‘do të pranohet!”
“Zoti im! Pastroma zemrën nga mëkatet dhe bëma të kthjellët si uji i kulluar siç pastrohet e zbardhet këmisha nga këllira!”

Hz. Ibrahimi (a.s.) që pati arritur t’i drejtohet Zotit me një zemër të paqme, i lutej kështu Zotit për të mos u turpëruar në ditën e ringjalljes kur do të ekspozohen fshehtësitë:“ E mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen.”- “Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.” (esh-Shuara, 87-89)

Në këtë mënyrë i lutej Zotit edhe Profeti ynë (s.a.s.):“Zoti im! Kërkoj prej Teje një gjuhë që thotë të vërtetën dhe një zemër të pastër!”

Nga ana tjetër, përsëritja dhe vendosmëria në lutje kanë shumë rëndësi. Përsëritja tri herë e lutjes është mënyrë profetike. Lutja e sinqertë kurrë nuk hidhet poshtë. Mirëpo disa kërkesa,megjithëse janë të sinqerta, disa herë nuk përputhen me “kaderin absolut”. Prandaj lutësi nuk duhet të shfaqë lodhje dhe bezdisje, por të vazhdojë të lutet, sepse lutjet e paplotësuara në këtë botë do të plotësohen në botën e pasme (ahiret).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:17 am

c) Këndimi i Kur’anit dhe ndjekja e konkluzioneve të tij

Mbushja e zemrës sonë me urtësira dhe të fshehta duke marrë begati nga fryma shpirtërore e Kur’anit,varet vetëm nga niveli i zemrës që kemi kur e këndojme ate!
Njëra prej dhuratave më të mëdha që ka favorizuar Zoti, është se e ka bërë njeriun bashkëbisedues të Kur’anit.

Kriteret e përsosura mbi qetësinë dhe prehjen e vërtetë të shpirtit dhe trupit ndodhen në përmbajtjen e begatë të Kur’anit. Lumturia dhe shpëtimi i njeriut janë të mundura në raport me sa përfiton njeriu nga këto kritere ideale.Personi që e humb ekuilibrin duke mos u strehuar dot në frymën shpirtërore të Kur’anit dhe duke i kthyer shpinën atij, do të thotë se e ka poshtëruar dinjitetin njerëzor, përballë meritimit të kësaj dhuntie është zvarritur në një mosmirënjohje të tmerrshme dhe e ka shkatërruar veten në vorbullat e dëshirave dhe pasioneve.

Kur’ani është shërim për shpirtrat që vlojnë, për zemrat e lodhura, si dhe burim urtësish hyjnore që dhurojnë ngushëllim. Kur’ani është një favor hyjnor që ofron kriteret e mundësisë së përballimit të së vërtetës tmerruese e të pashmangshme të vdekjes duke e konceptuar atë si “natë dasme”,si ndërmjetësuese bashkimi të robit me Zotin e vet!

Zoti ynë i Lartë ia paraqet fjalën hyjnore tërë njerëzimit, në këtë mënyrë:“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.“(Junus,57)
Në hadithet e tij, Profeti (s.a.s.) ka porositur:“Kushdo që shtron gosti,dëshiron që njerëzit t‘i shkojnë në gosti dhe kënaqet nga kjo.

Zemrat e privuara nga përmendja e Allahut dhe këndimi i Kur’anit bien në kasavet.Kështu, Ebu Musa el-Esh’ariu nga sahabet i këshillonte në këtë mënyrë ata që i shkonin për vizitë:
“Vazhdoni të këndoni Kur’an!Mos rrini pa kënduar Kur’an për një kohë të gjatë,përndryshe, siç u ka ndodhur paraardhësve tuaj, edhe zemrat tuaja gurtësohen!”

Ngjarja e mëposhtme e cila tregon se Kur’ani ushtron ndikim të fuqishëm edhe mbi kafshët dhe engjëjt, është shumë mësimdhënëse.

Usejd bin Hudajr (r.a.) tregon: “Një natë po këndoja suren Bekare. Kali më ndodhej pranë i lidhur. Një çast dhe kali nisi të ngrihej kas.E preva këndimin dhe kali u qetësua. Kur fillova prapë të këndoj, edhe kali filloi të ngrihej kas dhe aq u tremba, sa e mora pranë djalin nga frika se mos ma shkelte.

Në atë mes,kur hodha sytë nga qielli,pashë sipër meje ca gjëra që u përngjisnin kandilëve që pastaj u ngjitën lart e më lart gjersa më humbën nga sytë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:18 am

Në mëngjes,kur ia tregova të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), më tha:”Këndo, o Usejd, këndo!”
Pastaj më pyeti:“O Usejd, A e di se ç‘janë gjerat që ke parë?”
“Jo!” - I thashë.
Dhe i Dërguari i Allahut (s.a.s.) më tha kështu:“Ata kanë qenë engjëj që kanë ardhur për të dëgjuar këndimin tënd.Po të kishe vazhduar të këndoje,kishin për të të dëgjuar gjer në mëngjes.Atëherë,engjëjt s’do të kishin mbetur të fshehtë dhe njerëzit do t’i shihnin!” (Buhari, Fedailu’l-Kur’an, 15)

Kur’ani u ka zbritur njerëzve. Për njeriun e zemrës, Kur’ani është një thesar meditimi. Rezultati i mbetjes larg frymës shpirtërore të Kur’anit, është një disfatë absolute dhe e përjetshme. Për ata që mbeten të panjohur për detin e urtësisë, përvojës dhe të fshehtave të Kur’anit, Zoti thotë kështu:“ A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet! ” (Muhammed, 24)


Kur’ani është një shfaqje e emrave të Allahut e reflektuar në trajtë fjalësh në botën tonë të njohjes.Zoti e shpreh kështu në Kur’an madhështinë e kuptimit të pafund të Kur’anit: “Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t’i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë),nuk do të mbaronin fjalët e All-llahut (do të shteroheshin detet,do të soseshin lapsat,e jo mrekullitë e Zotit).All-llahu është ngadhënjyesi i urtë.”(Llukman, 27)

Mbushja e zemrës sonë me urtësi dhe të fshehta duke marrë begati nga fryma shpirtërore e Kur’anit, varet vetëm nga niveli ynë ndjesor (afektiv) që kemi kur e këndojmë atë. Për këtë shkak, për t’u bërë konfidentë të së vërtetës së Kur’anit, është e domosdoshme t’i përftojmë lartësi sublime zemrës, sepse Kur’ani i cili është një udhëzues orientimi në rrugën e drejtë, është i tillë që personin që e merr në dorë për ta kënduar, të mund ta çojë edhe në orientim, edhe në çorientim, sipas qëllimit dhe gjendjes ndjesore (afektive) të personit.

Zoti ynë i Lartë e shpreh kështu efektin dhe entuziazmin moralo-shpirtëror të ajeteve të kënduara të Kur’anit mbi botën e zemrës së besimtarëve:“All-llahu e shpalli të folmen më të mirë,librin, të ngjashëm në mrekulli,të përsëritur herë pas here(me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur,për të nuk ka ndonjë udhëzues.” (ez-Zumer, 23)

E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.!” (el-Enfal, 2)

Kushti i parë i përfitimit denjësisht nga Kur’ani është trajtimi i tij me respekt dhe politesë, sepse respekti dhe politesa që duhen treguar ndaj tij janë shfaqje e rëndësisë që i dedikohet Kur’anit.

Me të vërtetë, me përmbajtjen tek ai të përsosmërisë, të vërtetës dhe të fshehtës që mundet t’i plotësojnë nevojat e njeriut gjer në kiamet, Kur’ani ka cilësinë e një udhëzuesi të shkëlqyer. Këtë veçanti, Kur’ani e shpreh kështu:“ Eshtë e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh. (el-Isra, 9)

Ngaqë Kur’ani është një libër hyjnor, udhëzueshmëria e të cilit do të veprojë gjer në kiamet, çdo besimtar që ndodhet nën hijen e tij është i detyruar t’u mbetet besnik konkluzioneve, urdhrave dhe jetës kur’anore gjersa t’i hapet porta e përjetshmërisë së vdekjes. Vetëm në këtë mënyrë është e mundur arritja e lumturisë së zemrës dhe shpëtimit në këtë botë dhe e dhuntive hyjnore si meritim i pëlqimit hyjnor në jetën e pasme (ahiret).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:18 am

Në mëngjes,kur ia tregova të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), më tha:”Këndo, o Usejd, këndo!”
Pastaj më pyeti:“O Usejd, A e di se ç‘janë gjerat që ke parë?”
“Jo!” - I thashë.
Dhe i Dërguari i Allahut (s.a.s.) më tha kështu:“Ata kanë qenë engjëj që kanë ardhur për të dëgjuar këndimin tënd.Po të kishe vazhduar të këndoje,kishin për të të dëgjuar gjer në mëngjes.Atëherë,engjëjt s’do të kishin mbetur të fshehtë dhe njerëzit do t’i shihnin!” (Buhari, Fedailu’l-Kur’an, 15)

Kur’ani u ka zbritur njerëzve. Për njeriun e zemrës, Kur’ani është një thesar meditimi. Rezultati i mbetjes larg frymës shpirtërore të Kur’anit, është një disfatë absolute dhe e përjetshme. Për ata që mbeten të panjohur për detin e urtësisë, përvojës dhe të fshehtave të Kur’anit, Zoti thotë kështu:“ A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet! ” (Muhammed, 24)


Kur’ani është një shfaqje e emrave të Allahut e reflektuar në trajtë fjalësh në botën tonë të njohjes.Zoti e shpreh kështu në Kur’an madhështinë e kuptimit të pafund të Kur’anit: “Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t’i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë),nuk do të mbaronin fjalët e All-llahut (do të shteroheshin detet,do të soseshin lapsat,e jo mrekullitë e Zotit).All-llahu është ngadhënjyesi i urtë.”(Llukman, 27)

Mbushja e zemrës sonë me urtësi dhe të fshehta duke marrë begati nga fryma shpirtërore e Kur’anit, varet vetëm nga niveli ynë ndjesor (afektiv) që kemi kur e këndojmë atë. Për këtë shkak, për t’u bërë konfidentë të së vërtetës së Kur’anit, është e domosdoshme t’i përftojmë lartësi sublime zemrës, sepse Kur’ani i cili është një udhëzues orientimi në rrugën e drejtë, është i tillë që personin që e merr në dorë për ta kënduar, të mund ta çojë edhe në orientim, edhe në çorientim, sipas qëllimit dhe gjendjes ndjesore (afektive) të personit.

Zoti ynë i Lartë e shpreh kështu efektin dhe entuziazmin moralo-shpirtëror të ajeteve të kënduara të Kur’anit mbi botën e zemrës së besimtarëve:“All-llahu e shpalli të folmen më të mirë,librin, të ngjashëm në mrekulli,të përsëritur herë pas here(me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur,për të nuk ka ndonjë udhëzues.” (ez-Zumer, 23)

E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.!” (el-Enfal, 2)

Kushti i parë i përfitimit denjësisht nga Kur’ani është trajtimi i tij me respekt dhe politesë, sepse respekti dhe politesa që duhen treguar ndaj tij janë shfaqje e rëndësisë që i dedikohet Kur’anit.

Me të vërtetë, me përmbajtjen tek ai të përsosmërisë, të vërtetës dhe të fshehtës që mundet t’i plotësojnë nevojat e njeriut gjer në kiamet, Kur’ani ka cilësinë e një udhëzuesi të shkëlqyer. Këtë veçanti, Kur’ani e shpreh kështu:“ Eshtë e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh. (el-Isra, 9)

Ngaqë Kur’ani është një libër hyjnor, udhëzueshmëria e të cilit do të veprojë gjer në kiamet, çdo besimtar që ndodhet nën hijen e tij është i detyruar t’u mbetet besnik konkluzioneve, urdhrave dhe jetës kur’anore gjersa t’i hapet porta e përjetshmërisë së vdekjes. Vetëm në këtë mënyrë është e mundur arritja e lumturisë së zemrës dhe shpëtimit në këtë botë dhe e dhuntive hyjnore si meritim i pëlqimit hyjnor në jetën e pasme (ahiret).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:20 am

Përfitimi denjësisht nga Kur’ani realizohet në raport të drejtë me aq sa mund të lexohet me zemër, pra, në mënyrë ndjesore (afektive). Këtë situatë ndjesore, porosia profetike e shpreh si në vijim.

Të Dërguarin e Allahut e pyetën se cili zë dhe cila mënyrë këndimi janë më të bukur për këndimin e Kur’anit, dhe ai u përgjigj:“Është këndimi i personit i cili,kur e dëgjon duke kënduar Kur’an, zgjon tek ti ndjenjën e frikës ndaj Allahut!”

Ishte këndimi me përshpirtshmëri i Kur’anit në shtëpinë e së motrës Fatime që e tronditi thellë Hz. Umerin (r.a.) dhe u bë pretekst për orientimin e tij!
Ajetet e mëposhtme na bëjnë dritë për faktin se si duhet kënduar Kur’ani:“Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad, 29)

“Ose shto diç prej saj dhe Kur’anin lexoje me vëmendje.”(el-Muzemmil,4)

Nga ana tjetër, rrëfehet se Hz. Omeri (r.a.) e plotësoi suren Bakara në dymbëdhjetë vjet dhe,kur e mbaroi,theri një deve si kurban falenderimi.

Të gjitha këto janë për t’u mbajtur parasysh sepse tregojnë se, duke e kënduar Kur’anin, nuk duhet mjaftuar vetëm me përmbajtjen shqiptimore të tij, por të përfitohet nga kuptimi i brendshëm, të respektohen konkluzionet dhe urdhrat e tij dhe të përvetësohet morali i tij.

Dihet rëndësia e etikës islame të mosmbajtjes së Kur’anit në një nivel më të ulët se në mes e poshtë. Gjithashtu, jo vetëm këndimi i Kur’anit, por edhe vështrimi i shkrimeve të tij është konsideruar mjet e afërsisë ndaj tij, madje, mirësi (thevab).

Kështu, duhen bërë përpjekje për të mos e lënë mangët respektin ndaj Kur’anit dhe, me sa të jenë mundësitë, këndimi i tij i shpeshtë të kthehet në zakon. Për më tepër, nuk duhet larguar nga mendja urtësia e faktit që urdhri i parë i zbritur i Kur’anit është “ikrá”, “lexo!”.

Rëndësia e leximit në fjalë është e fiksuar me faktin që nuk mund të ketë namaz pa këndim Kur’ani (kiraat), e thënë ndryshe, namazi pa kiraat është i pavlefshëm.Biseda e parë e kalifit omejad Sulejman bin Abdulmelik ka qenë kështu:“O robtë e Allahut! Librin e Allahut bëjeni udhërrëfyes! Pranojeni urdhrin e dhënë prej tij dhe veproni sipas tij, sepse ky Kur’an,ashtu siç e fshin drita e mëngjesit errësirën e natës,i shkatërron kurthet dhe dredhitë e ngritura nga djalli!”


Kur merren parasysh të gjitha këto, kuptohet lehtë se ç’vend të rëndësishëm duhet të zërë në jetën tonë afërsia me Kur’anin. Ne duhet t’i lutemi Zotit që zemrat të na mbushen e derdhen me gëzimin dhe harenë hyjnore të Fjalës Hyjnore. E tillë është edhe lutja e Profetit (s.a.s.):“... Zoti im! Për hir të çdo emri tënd të bukur që ia mësove ndonjërit prej robve të tu, që e zbrite në librin tënd ose që e fshehe tek ti, lutja ime është që të ma bësh Kur’anin pranverën e zemrës,bukurinë e gjoksit,shërimin e hidhërimit dhe dëshpërimit tim!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:20 am

d) Kryerja e adhurimeve me përshpirtshmëri

“Adhuroje Allahun sikur ta shihje Atë! Sado që ti s’e sheh Atë, Ai të sheh ty!”

Adhurimet janë një vërtetim besnikërie që tregojnë se robi i qëndron besnik marrëveshjes së bërë me Zotin e vet në pafillimshmëri (eternitet). Çastet e adhurimit janë,brenda kushteve të marrëdhënieve Zot-rob dhe të pozitës së robit ndaj Zotit, koncentrime të afrimit më të madh me Zotin.

Adhurimet janë një botë krejt private ku njeriu, duke i shtyrë jashtë zemrës të gjitha hallet që kanë të bëjnë me preokupacionet e kësaj bote, e qetëson dhe e forcon shpirtin me kënaqësinë se po bën diçka vetëm për pëlqim të Zotit të vet.Tekbiri i bërë në fillim të namazit duke i vënë duart te veshët është shprehje e hedhjes pas të çdo gjëje për t’iu drejtuar Allahut drejtpërsëdrejti.

Adhurimet janë burimi më me efekt i shërimit dhe qetësimit që mundet ta çlirojë njeriun nga dyshimet dhe shqetësimet e përtej vdekjes, janë një klimë shpirti nëpër të cilën kalon rruga e vetme e “investimeve” që bëhen për botën e përjetshme. Me këto cilësi, adhurimet janë një burim begatie që kurrsesi s’duhet nënvleftësuar në rrugën e sigurimit të ekuilibrit dhe paqëtimit të zemrës.

Për të vjelur rezultatin e dëshiruar nga adhurimet, është kusht që ato të kryhen me përshpirtshmëri dhe përshpirtshmëria është qëndrimi para audiencës hyjnore në bashkëveprimin e qetësisë dhe kënaqësisë së zemrës me ndjenjat e dashurisë dhe frikës, është shkëputja e të gjitha lidhjeve të jashtme për të qenë bashkë me Zotin dhe arritja e vetëdijes së krijimit vetëm për ta adhuruar Atë!

Ndër adhurimet, namazi është adhurimi me përmbajtje më të gjerë dhe më impresionues. Namazi është dhurata më e madhe e Allahut për robtë e vet.Në hadithin profetik thuhet: “Po qe se një besimtar në fillim merr abdest mirë e bukur dhe pastaj ngrihet e fal dy reqate namaz i përqëndruar me të gjithë qenien e vet, me kënaqësi e përshpirtshmëri, xhenneti i takon në mënyrë të domosdoshme!”

Përsa u përket vetive të larta që i përfton njeriut, nuk ka ndonjë adhurim që ta zërë vendin e namazit të vërtetë. Për një namaz të tillë duhet që në sytë dhe zemrën e njeriut ta humbë vlerën çdo gjë përveç Zotit, madje edhe vetvetja e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:21 am

Sulejman Darani (k.s.) ka thënë: “Po të lihesha i lirë të zgjidhja mes faljes së dy reqateve namaz apo hyrjes në xhennetin e Firdeusit,do të zgjidhja dy reqatet namaz,sepse hyrja në xhennet është diçka që i pëlqen nefsit,kurse po të fal dy reqate namaz,do të jem bashkë me Zotin tim!”

Personi që qëndron në namaz nuk mund të preokupohet me asgjë tjetër. Namazi e pengon atë nga çdo lloj mendimi vanitetesh. Në një namaz të vërtetë, perdet e zemrës ngrihen dhe shfaqen dritërat e të vërtetës, përjetohet një bashkim i papërshkrueshëm me Zotin.

Namazi i falur drejt e saktë është një adhurim me vlerë i cili, me begatinë dhe frymën e tij, e shpëton besimtarin nga rënia në vorbullën e prirjeve subjektive dhe e bart në vetëdijen e ndodhjes së vazhdueshme në praninë hyjnore dhe nën vetëkontroll.

Në një hadith të tijin, Profeti (s.a.s.) thotë:”Adhuroje Zotin sikur ta shihje Atë! Sado që ti s’e sheh Atë, Ai të sheh ty!”
Si dhe:“Në namaz kujtoje vdekjen, sepse,po qe se dikush fal namaz duke e kujtuar vdekjen, ai namaz bëhet i plotë dhe i bukur.Fale namazin si personi që e fal duke menduar se e ka namazin e fundit.Më në fund,shmangu nga çdo gjë për të cilen do të duhej të kërkoje falje!”

Në Kur’an, për namazin e kryer siç duhet, thuhet:“Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç’punoni ju. (el-Ankebut, 45)

Mbrojtja që bën namazi nga të këqijat varet nga vazhdimi i gjendjes së kënaqësisë dhe përshpirtshmërisë së namazit edhe pas tij.Po qe se një mbrojtje e tillë nuk duket te personi që fal namaz, do të thotë se ai nuk e kryen namazin rregullisht siç duhet.
Mbrojtja që realizon namazi nga të këqijat varet nga vazhdimi edhe pas namazit i gjendjes së përshpirtshmërisë dhe kënaqësisë.

Po qe se te personi që falet nuk shihet një mbrojtje e tillë, do të thotë se ai nuk është një falës (adhurues) i vërtetë. Në Kur’an ka një kërcënim të rëndë për ata që e falin namazin në këtë mënyrë:“Pra shkatërrim është për ata që falen, …Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).(el-Maun, 4-7)

Atëherë, kush fal namaz pa respektuar rregullat, pa qenë i vetëdijshëm se ndodhet në
praninë hyjnore dhe me mendjen të ngulur në punët e përditshme, namazi i falur prej tij nuk e jep begatinë që pritet prej namazit. Namaze të tillë, të llojit të detyrueshëm, sigurojnë vetëm plotësimin e detyrimit fetar përkatës.

Zoti shprehet kështu në Kur’an për namazin në kuptim të vërtetë dhe ideal:“ Eshtë e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët:ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit.” (el-Mu’minun, 1-2)

Nga sahabet, Abdullah bin Shihhir (r.anh) e përshkruan kështu gjendjen e të Dërguarit të Allahut (s.a.s.) në namaz: “E pashë të Dërguarin e Allahut (s.a.s.) duke falur namaz. Ngaqë qante, nga gjoksi i dilte një zhurmë si e tenxheres kur zjen!..”


Kur Hz. Aliu qëndronte në namaz, fytyra i zverdhej dhe ai zhvishej prej çdo gjëje përfshi edhe trupin e vet.

Ndërkaq, ata që nuk e falin namazin me këtë cilësi dhe përkryerje, nuk duhet të kapen pas pesimizmit dhe të tentojnë për ta braktisur atë. Sepse çdo falës që vazhdon të kryejë ato namaze që vlejnë të paktën për pagimin e borxhit farz,një ditë do të arrijnë patjetër një përkryerje në këtë drejtim.

Pesë kohët namaz që falen çdo ditë në kohë të caktuara të ditës, duke e programuar kohën e njeriut, i përfton atij një disiplinë jetese dhe ia forcon ndjenjën e përgjegjësisë.

Një adhurim tjetër i domosdoshëm në luftën për jetën, i cili e përsos moralin me anë të mbështetjes së gjendjeve të tilla, si durimi, vullneti dhe rezistenca ndaj dëshirave subjektive e egoistike.

Sipas qëllimit bazë të tij, agjerimi është lufta kundër pengesës nefs brenda vetëdijes së adhurimit të vazhdueshëm dhe, duke e mbajtur atë nën kontroll, zbritja e ndikimit të tij në minimum.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:21 am

Gjithashtu, agjërimi u kujton njerëzve vlerën e dhuntive dhe të të mirave. Duke i bërë të gjithë, me të pasur e me të varfër, ta shijojnë urinë, i vë të gjithë në kushte barazie. Me këtë pretekst, duke ua kujtuar njerëzve të pasur gjendjen e njerëzve të varfër e të mjerë, zhvillon tek ata ndjenjat e ndihmës dhe mëshirës.Duke u dhënë gjallëri ndjenjave të devocionit tek njeriu, agjërimi e shton qashtërsinë e zemrës.

Në Kur’an urdhërohet:“ O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.!”(el-Bekare, 183)

Nuk ka ndonjë mënyrë më efikase se agjërimi për edukimin e vullnetit. Kurse vullneti është njëri prej mjeteve themelore të kundërvënies ndaj ekseseve të prirjeve natyrore e subjektive te njeriu.

Poeti Mevlana (k.s.) shprehet kështu mbi çështjen e ngrënies së pakët në këtë botë për meritimin e dhuntive të botës së përjetshme:“Ushqimi baze i njeriut është dashuria hyjnore dhe urtësia. Për këtë shkak, nuk është me vend që atij t‘i jepet ushqim trupi me shumë se ç‘duhet!”

Gjithashtu:“Allahu ka thene per deshmoret:“Ata ushqehen prane Allahut!“Për atë lloj ushqimi nuk ka as gojë, as trup!”

Për ta arritur të vërtetën e agjërimit dhe për të përfituar nga fryma shpirtërore e tij, duhet ruajtur dhe shmangur me forcë nga nënvleftësimet që e dëmtojnë atë. Në hadithin profetik thuhet:"Agjërimi nuk është vetëm ndërprerje e ushqimit dhe e gjërave të tjera. Agjërimi i përkryer dhe i dobishëm është vetëm agjërimi kur lihen fjalët dhe punët e padobishme dhe nga fjalët e këqija dhe përgojimet.Po që se dikush të fyen ose bën ndonjë veprim injorant ndaj teje, thuaji:“Me të vërtetë,unë jam i agjëruar!”

Për ta mbrojtur jetën shoqërore dhe për t’i lidhur individët me dashuri me njëri-tjetrin,është bërë detyrim zeqati. Në regjimin shoqëror islam, adhurimi i zeqatit dhe dhurimit (infak) ka rëndësi shumë të madhe për sigurimin e dashurisë mes të varfërve e të pasurve dhe për ta eliminuar zilinë dhe armiqësinë mes tyre.

Fakti që në Kur’an, adhurimi i zeqatit i cili përmendet në disa vende të tij, përmendet edhe në 27 vende së bashku me namazin,shtyllën themelore të fesë, tregon për rëndësinë që i kushtohet zeqatit.

Zeqati është borxhi,në masë të urdhëruar nga Allahu,i atij që ka mundësi për nevojtarin.

Në Kur’an urdhërohet:“ Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp). (edh-Dharijat, 19)

Me anë të zeqatit pastrohet kapitali i të pasurit dhe në shoqëri krijohen ekuilibri, drejtësia dhe harmonia shoqërore. Për ta kuptuar këtë, mjafton të shihet ajeti kur’anor:“Ka shpëtuar ai që është pastruar.” (el-A’la, 14)

Zeqati është një borxh minimal i ngarkuar të pasurit nga Allahu. Kurse nuk është vënë ndonjë raport në sadakatë jashtë zeqatit dhe ashtu si në zeqat, për t’i nxitur njerëzit, shpërblimi në formë mirësie (thevabi) është mbajtur i fshehtë.Në ndryshim nga ummetet, bashkësitë e kaluara,ummetit të Muhammedit Zoti i jep mëkateve ndëshkim një për një, kurse të mirave, shpërblim dhjetë për një.

Ndërkaq, masa e mirësisë (thevab) si shpërblim për dhurimin (infak) të dhënë bashkë me zeqatin, është mbajtur e fshehtë me qëllim nxitjeje dhe inkurajimi. Zoti urdhëron kështu në Kur’an:“Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon e sheh.” (et-Tevbe, 103)

Sipas ajetit, zeqati dhe dhurimi (infak) kanë dy aspekte:aspektin pastrues të mallit dhe aspektin pastrues të zemrës.

Duke bërë një kërcënim hyjnor, Allahu i Lartë urdhëron kështu në Kur’an:“….., në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengojnë të tjerët nga rruga e All-llahut. Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroi për një dënim të dhembshëm.!” (et-Tevbe, 34)

“ Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehennemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t’u thuhet): “Kjo është ajo që e depozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit!” (et-Tevbe, 35)

Sipas kësaj, me shtresimin në zemër të dashurisë së ndjerë për mallin dhe pasurinë, në përfundim të humbjes së aftësisë së atij malli për tu dhuruar, e drejta e nevojtarit bëhet e grabitur.

Nga ana tjetër, vetëm për dy dhunti është përdorur cilësimi “intrigë” (fitne): fëmijët dhe pasuria.Rreziku i shtresimit dhe zotërimit në zemër të dashurisë për fëmijët dhe pasurinë është shprehur ng Zoti kështu në Kur’an:“S’ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë,ndërsa ajo që është tek All-llahu, është shpërblim i madh.” (et-Tegabun, 15)

Cilësia që do t’i mbrojë këto nga shndërrimi në intrigë, është frenimi i dashurisë së skajshme dhe mosfutja e tyre në zemër.Përballë paralajmërimeve hyjnore që i përmendëm pjesërisht më lart, duhet menduar mirë dhe duhen bërë përpjekje për ta kaluar masën e detyrueshme të zeqatit prej një të dyzetën me anë të sadakave dhe dhurimeve (infak) të tjera.

Në Kur’an, Zoti urdhëron:“Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: “Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se ç’do të japin. Thuaj: “Tepricën”! Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq).“(el-Bakara, 219)

Të pasurit falenderues dhe bujarë janë së bashku në nderin njerëzor me të varfërit e durueshëm e me dinjitet. Në Islam, të pasurit mendjemëdhenj dhe koprracë si dhe, e kundërta e këtyre, të varfërit e paduruar që, si rezultat, nuk shpëtojnë dot nga kundërshtimi dhe revolta, janë parë me sy të keq.

Zeqati është një formë konkrete e shprehjes së falenderimit nga ana e zotëruesve të pasurisë dhe kapitalit, ndërkaq që, sipas premtimit hyjnor, falenderimi e shton dhuntinë. Allahu i Lartë urdhëron:“ ……. “Nëse falënderoni, do t’ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!” (Ibrahim, 7)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:21 am

Me të vërtetë, Profeti (s.a.s.) e pëlqente shumë të jepte dhe e nxiste këtë. Në një hadith profetik, ai thotë:“O njeri! Jep, që edhe ty të të jepet!..”

Profeti (s.a.s.) e donte shumë që bujaria të bëhej natyrë bazë e një muslimani dhe thoshte: “Vetëm dy veta kihen zili.Njeri,personi që Allahu i jep mall dhe e bën të aftë e të
Suksesshëm për ta shpenzuar në rrugën e Zotit.I dyti, njeriu të cilit Allahu i jep dituri dhe ai vepron me këtë dituri dhe ua mëson edhe të tjerëve, domethënë, e fal diturinë.”

Shkurt,njeriu,për nga krijimi,është i prirur ndaj botës.Kurse malli e pasuria e kësaj bote i vjen tërheqëse nefsit. Ata që gënjehen me të nuk dinë të ngopen. Me grumbullimin e mallit,njeriut i shtohet ambicja dhe ai bëhet ambicioz.Te njeriu që ia kanë zënë sytë materiali dhe ambicja për pasuri,ndjenja e mëshirës dhe dhembshurisë pakësohet, atij i vjen e vështirë të japë.

Dhe nefsi i thotë atij duke e sugjeruar në mënyrë të gabuar:“Bëhu më i pasur; më tej do të bësh më shumë dobi dhe dhurime! Një njeri i tillë, edhe nëse e arrin rehatinë e trupit, në shpirt është i sëmurë.

Kështu,për ata që thonë “nesër e bëjmë”,është thënë: “Ata që thonë nesër e bëjmë,u shkatërruan!”

Ja,pra,zeqati është shërimi i sëmundjeve të zemrës si pangopësia ndaj mallit të kësaj bote. Zoti na njofton në Kur’an se personi i cili në çastin e vdekjes vjen në vete sikur të zgjohej nga një ëndërr, thotë kështu me një pendim të përjetshëm: Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t’i vijë vdekja, e atëherë të thotë: “O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve!” (el-Munafikun,10)

Në zeqat dhe sadaka ka shumë rëndësi respektimi i etikës. Veçanërisht ai që jep duhet të ndjejë falenderim për atë që merr, sepse marrësi i zeqatit dhe sadakasë e shpëton dhënësin nga një borxh i detyrueshëm duke e bërë, njëkohësisht, të merituar të shpërblimit hyjnor. Sadakatë e dhëna janë, njëkohësisht, mburoja për dhënësin ndaj sëmundjeve dhe fatkeqësive. Me qëllim për ta bërë të qartë rëndësinë e dhënies së sadakasë të varfërit me një zemër të ndjeshme. në Kur’an thuhet:“... Sadakatë i merr Allahu!” (et-Tevbe, 104)

Si dhe:“ O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk e beson All-llahun dhe as botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar që mbi të ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan. All-llahu nuk e udhëzon popullin jobesimtar.“(el-Bekare,264)

Të gjitha gjallesat jetojnë dhe ushqehen në pronën e Allahut. Njerëzit si qenia e vetme ndër të gjitha qeniet e pajisur me mendje dhe arsye, a s’e shohin këtë të vërtetë dhe, përballë faktit që Zoti i ushqen të gjitha qeniet si besimtarë e mosbesimtarë, të dobët e të fuqishëm, a nuk mendojnë se mallin e kujt e kursejnë dhe prej kujt e kursejnë? Zoti e ka krijuar gjithësinë me motivin e dashurisë dhe, për respekt të kësaj dashurie, ka bërë shumë dhurime, mirësi dhe favore.Sepse përfundimi i natyrshëm i dashurisë është sakrifica.

Dashuruesi e kupton si detyrë dhe kënaqësi të bëjë sakrificë për të dashurin me aq sa ta ketë dashurinë për të. Kjo shkon gjer atje sa dashuruesi të japë jetën për të dashuruarin. Dhurimi i bërë për krijesat e Allahut në emër të Tij, është shfaqja më e bukur e dashurisë e dashuruesit për të dashuruarin.

Krahas këtyre adhurimeve materiale (pasurore), edhe haxhi si adhurim edhe material (pasuror),edhe fizik (trupor),është një adhurim i lartë i cili, me anë të kujtimeve prekëse mbi vargun e profetëve nga i pari, Ademi (a.s.) e gjer te i fundit, Hz. Muhammedi (s.a.s.), e përkryen margaritarin e besimit ndër zemra dhe, duke e bërë personin ta përjetojë në këtë botë përngjasimin e grumbullimit të njerëzve në sheshin e llogaridhënies pas ringjalljes, bëhet pretekst për njohjen e të fshehtës së thënies “vdisni para se te keni vdekur”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:22 am

Adhurimi i haxhit përmban shumë urtësi materiale e shpirtërore.Një haxh i vërtetë është një adhurim madhështor dhe i bekuar gjatë të cilit, muslimanët që meritojnë falje me shfaqjen e mëshirës së pasosur të Allahut, bashkohen e shkrihen me njëri-tjetrin brenda një emocioni besimi të thellë, dashurie dhe ekstaze.


Haxhi është përpjekje për të shpëtuar nga stuhitë subjektive duke u zhveshur nga rroba e nefsit (frymës shtazore) dhe e ekzistencës për t’u përqëndruar në thellësitë shpirtërore.Haxhi është një adhurim plot shfaqje shpirtërore ku shpirti njerëzor gjen harmoninë,klimën dhe ngjyrën e vet, fiton natyrën e vet bazë dhe pastrohet e zbardhet me shirat e begatisë moralo-shpirtërore të zemrës.

Qabeja e madhëruar, pika e orientimit të muslimanëve, është pika ku orientohet namazi, kryerjen e të cilit Zoti e ka urdhëruar në Kur’an me ajetin“…vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.” (el-Alak,19)

Në të njëjtën kohë, është vendi ku rreh pulsi i gjithë botës islame. Vendshfaqja e vështrimeve hyjnore te njeriu është zemra, kurse te gjithësia është Qabeja. Pra, në një kuptim, brenda gjithësisë, Qabeja është si zemra brenda njeriut. Për këtë arsye, haxhi është një adhurim që kërkon kujdes të posaçëm dhe i cili, duke e kuptuar madhështinë e Qabes, duhet kryer me një zemër të ndjeshme.

Brenda ihrameve borë të bardha, haxhi është përpjekje për të marrë pjesë prej brishtësisë dhe tejdukshmërisë së engjëjve. Nën ihram nuk duhet bërë gjah, nuk duhet shkulur as një fije bari dhe as edhe një qime me qëllim! Atje nuk ka marredhenie seksuale, nuk ka mekat, nuk ka polemike... Vetëm dhembshuri, mëshirë dhe delikatesë për krijesat për hir të Krijuesit!


Ata që i kanë mundësitë për të shkuar në haxh, duhet të ruhen fort prej indiferentizmit dhe mefshtësisë. Në të kundërt, përballen me këtë paralajmërim të tmerrshëm të Profetit (s.a.s.):“Po që se dikush i ka mundësitë për të bërë shpenzimet e ushqimit dhe transportit për të shkuar në Shtëpinë e Allahut dhe nuk shkon të bëjë haxh,nuk ka asnjë pengesë që ai të vdesë si çifut apo i krishter!”

Ç’indiferetizëm dhe ç’humbje e madhe është për muslimanët të mbeten të painteresuar për adhurimin e haxhit ku kanë mundësi ta purifikojnë zemrën duke u pastruar nga mëkatet! Profeti (s.a.s.) porosit: “Kush vjen në Qaben e madhëruar me qëllim haxhi dhe e kryen haxhin pa bërë mëkate dhe veprime të ndaluara,kthehet në shtëpinë e vet krejt i pastër pa mëkate siç ka lindur nga e ëma!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:22 am

e) Gdhirja e neteve

Mbushe nga ajo verë, mbushe prapë e na sill!
Të ndalet nata! Ndale natën në vend, o mik!
Lidhma gjumin me zinxhirë, çastet të mos kalojnë!
S’e kuptojnë sekretin e natës, o mik, ata qe flenë!

Njeriu mund t’i hedhë nga vetja shqetësimet materialo-shpirtërore të ditës duke u kthyer në botën e vet të brendshme dhe duke u strehuar nën qetësinë e natës.

Ditët nuk munden ta japin prehjen shpirtërore dhe shëndetësore të natës. Dhe ata që nuk e njohin dhuntinë e natës, e kanë të pamundur ta mendojnë të mirën e ditës!

Për të hyrë në peizazhet hyjnore dhe shpirtërore të natës, është e domosdoshme që nata të përdoret me qëllim të caktuar.

Për njerëzit e zemrës nuk ka kohë më të begatë se qetësia e natës. Duhet që, duke e kaluar natën pjesërisht zgjuar, të përfitohet prej begatisë së saj.
Në lidhje me këtë specifikë, në Kur’an urdhërohet:”I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.!” (es-Sexhde, 16)

Si dhe:“ Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje.Dhe falu për hir të Tij në një kohë të natës, mande adhuroje Atë edhe natën më gjatë. (el-Insan,25-26)

Vlerat që i ka dhënë Zoti natës dhe të fshehtat e vendosura brenda saj janë të panumërta.Sekreti i mënyrës së shprehjes së ajeteve në vijim është një dritare hyjnore e hapur për ne për të na dhënë mundësi të sodisim shumë e shumë të vërteta!

“ Dhe në natën dhe çka ajo tubon, (el-Inshikak,17)

“Pasha natën kur shtrinë errësirën!”(ed-Duha,

2) “Pasha natën kur ajo ia beh me errësirë.Pasha agimin kur ia shkrep!(et-Tekvir,17-18)

Për besimtarët që kanë arritur pjekurinë, netët janë një pasuri e veçantë si rrjedhojë e
qetësisë dhe begatisë së thellësisë së tyre.Ata që e njohin siç duhet vlerën e kësaj pasurie, veçanërisht pas mesit të natës, atëherë kur e gjithë qenia tërhiqet në pushim dhe tërë bota përfshihet nga qetësia, me lutje,adhurime dhe përgjërime të djegura,gjejnë truallin më të begatë të kthimit kah Zoti.

Poeti dhe mistiku i madh Mevlana - Xhelaleddin Rumi i shpreh kështu në vargje në
veprën e tij poetike Divani Kebir pasionin dhe ekstazën e jetuar gjatë netëve:

Saki, mbushe kupën me dashuri hyjnore plot!
Lere të dehurin, për buke ç‘i flet kot!
Shërbeje eliksirin të ngopen zemrat e etura!
Gjallesa që noton në det,veç ujit tjetër ç‘do?
Mbushe nga ajo verë, mbushe prapë e na sill!
Të ndalet nata! Ndale natën në vend,o mik!
Lidhma gjumin me zinxhirë,çastet të mos kalojnë!
S‘e kuptojnë sekretin e natës,o mik,ata që flenë!

Në lidhje me kalimin zgjuar të netëve dhe agimeve, Zoti shprehet kështu për robtë e Tij fatlumë të cilët i lavdëron duke thënë se do të meritojnë dhunti hyjnore meqë janë ruajtur prej Tij:“Ata qenë të cilët pak flinin natën.Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet.(edh-Dharijat, 17-18)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ   ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ZEMRA DHE KULLIMI I SAJ
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: