PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rilindja e njeriut në të dy dimensionet e tij

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Rilindja e njeriut në të dy dimensionet e tij Empty
MesazhTitulli: Rilindja e njeriut në të dy dimensionet e tij   Rilindja e njeriut në të dy dimensionet e tij I_icon_minitimeWed Oct 10, 2012 8:40 pm

Ringjallja e shpirtit dhe jetës pas vdekjes janë nocione të rëndësishëm të kulturës religjioze monoteiste e cila tërheq pas vete pasoja logjike në kuptimin e jetës së kësaj bote gjyqin e fundit,Xhenetin dhe Xhehenemin.

Në Tora Dita e gjykimit thuaja as që përmendet.Hebrenjtë besonin ringjalljen kolektive të mbarë komunitetit të besimtarëve në fund të historisë së njerëzimit. Ungjilli vetëm aludon për këtë ditë duke insistuar para së gjithash në “mbretërinë e Zotit”.

Kur’ani është i vetmi që flet gjerësisht për ditën e Gjykimit, duke e përmendur në rreth njëqind vende,duke theksuar me këtë rast që besimi në ditën e Gjykimit është në nivel të njëjtë si edhe besimi në Zoti.

Rëndësia e të përmendurit të ditës së Gjykimit është ekuivalent për atë që është parim i vetë thirrjes religjioze,sepse nëse bindja ndaj religjionit nuk do të ishte efekt,njerëzit kurrë nuk do ta pranonin dhe ta linin për të lirinë e natyrshme të besimit.

Besimi në ditën e Gjykimit, ringjallje, gjyqin e fundit,Xhenetin dhe Xhehenemin janë faktorët më efikasë të cilët e nxisin njeriun ta ripanojë domodoshmërinë e virtytit dhe përmbajtjes nga vetitë e papqlyera dhe mëkattet e mëdha.

Qëllimi kryesor i ringjalljes është ajom që krijesat njerëzore do të duhej ta arrinin lumturinë përfundimtare dhe ta përfundojnë fazën e fundit të zhvillimit të vet, përmes virtytit të besimti të pastër që e kanë pasur dhe verpave të mira që i kanë kryer.Për shkak të arritjes së qëllimit final të gjitha religjionet hyjnore kanë vendosur një sërë dispozitash,udhëzimesh dhe urdhrash plotësimi i cilave do t’i mundësonte njeriut arritjen e kulmit të përkryer për të cilin është përcaktuar.

1.Vështirësitë lindin te prezantimi i ringjalljes. Çështja themelore që shtrohet në dotkrinën islame është si vijon:
a) A bëhet fjalë për ringjallje vetëm të shpirtit?
b) Vetë ringjallja e trupit material?
c) Për ringjalljen e trupit e cila do të jetë disi e fyrmëzuar dhe rafinuar?
Teprina e cila përfaqëson një numër i madh teologësh dhe filozofësh,si në të kaluarën ashtu edhe në të sotmen, bazohet në principin sipas cilit ringjallja paraqet kthim të tërësishëm dhe gjithëpërfshirës në jetë,sepse asgjë që ka të bëjë me njeriun nuk mund të rrënohet plotësisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Rilindja e njeriut në të dy dimensionet e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Rilindja e njeriut në të dy dimensionet e tij   Rilindja e njeriut në të dy dimensionet e tij I_icon_minitimeWed Oct 10, 2012 8:41 pm

Realiteti i jetës së ringjallur do të duhej të pasqyrohet në harmoni me pikëpamjen, kështu që përmban të dy dimensionet,jo të ndara porse të bashkuara, pikërisht siç ka qenë rasti në këtë vend.Kur’ani – i cili është burimi kryesor për të gjitha temat e tilla, mohon të gjitha kufizimet e jetës vetëm në shpirt: Allahu krijon nga asgjëja,Ai këtë do ta bëjë në fund,Atij do t’i ktheheni (30:11)

Thuaj: ‘Do t’i ringjall Ai i Cili i krijoi fillimisht: Ai di mirë gjithçka që është krijuar.’ (36:79)

Këto janë vetëm disa prej ajeteve të cilët paraqesin sporvë për ata të cilët konsiderojnë se trupi nuk është i aftë për jetën e përtëritur,pas shaktërrimit dhe shpërbërjes së grimcave të tij,njerëzit e tillë në të vërtetë nuk janë të vetëdijshëm për fuqinë e pakufishme të Zotit.

Ata nuk e kuptojnë që rekonstruksioni e ejtës së njeriut nga grimca të shpërbëra të trupit deri te reproduktimi i detajeve më të imëta në majë të gishtave paraqet vetëm një detyrë të vogël dhe të parëndësishme për fuqi të pakufishme të Krijeusit.

Para atyre të cilët edhe pas këtyre dëshëmive eksplicite e mohojnë jetën pas vdekjes,Kur’ani sërish e parashtron sporvën për të sqaruar si është e mundur atëherë që një proces i tillë të ndodhë në fillim të krijimit?Në Kur’an gjithashtu është përshkruar rasti konkret i ringjalljes së trupit i cili lidhte me Ibrahimin,a.s., Ibrahimi, a.s.,ka qenë dëhsmitar dhe me sytë e vet kishte parë bashkimin e sërishëm e grimcave të shpërndara të një trupi.
“Përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im,më trego si i ngjallë të vdekurit?”
Ai tha: “Vallë nuk beson?”
“Besoj” – u përgjigj ai - “por desha ta qetësoj zemrën!”
Ai tha: “Merri katër shpezë,theri, e pastaj copat e tyre vëni në kodra të ndryshme, mandej thirri,do të vijnë me shpejtësi; Dije se Allahu është i Gjithëfuqishëm dhe i Urti.” (Kur’an,2:260)

Ibrahimi,a.s., në mënyrë racionale dhe logjike ishte i bindur për vërtetësinë e ringjalljes, porse dëshironte që këtë ta shijojë edhe përmes shqisave të veta,duke shtruar një pyetje tejet të urtë lidhur me atë si kthehen të vdekurit në jetë.
Prandaj,Ibrahimi, a.s.,ka besuar në principin e ringjalljes dhe përtëritjen e jetës,porse deshi që këtë ta kuptojë në mënyrë direkte; përmes një shembulli konkret kështu që ta kënaqë ndjenjat e brendshme përmes shqisave të veta.

Imam Al-Sajjadi,paqa qoftë mbi të,ka deklaruar: “Në kohën e ringjalljës,trupat e njerëzve do të rriten nga toka si bimët.Grimcat të cilat kanë qenë të shndërruar në dhê sërish do të bashkohen me dëshirën dhe fuqinë e Allahut kështu që,madje edhe nëse do të jenë të varrosur në një varr mijëra njerëz dhe mishi i tyre dhe shtrat e shpërbëra të përziera,ato do ndahen ditën e ringjalljes.Mbetjet e dheut të çdo personi të vdekur sërish do bëhen të dukshëm.”

Pranda,pas kalimit nëpër faza të ndryshme të ndryshimit,trupi lë formën e vet të kësja bote dhe me aktin Hyjnor do të transformohet në një formë më të përsosur,në të cilën e vazhdon lidhjen fizike dhe aleancën e vet me shpirtin.

Kur’ani lidhur me këtë transformim të gjerë dhe gjithëpërfshirës përmes cilit ndërron tërë rregullin i ekzistimit,thotë: Dita kur bota zëvendësohet me një botë tjetër, por edhe qielli, dhe kur të gjithë dalin para Allahut Një dhe Fuqiplotë.

Duhet theksuar se trupi të cilin do ta posedojë njeriu në botën tjetër do të fitojë karakteristika të tjera të cilat nuk janë kompatibile me kriteret e pranuara të kësaj bote,trupi ynë në botën tjetër do të jetë i aftësuar për përmbajtje të reja të cilat janë të harmonizuara plotësisht me këtë mbretëri,të kuptuarti e cilës,bashkë me lidhjet e tyre reciproke dhe normat të cilat dominojnë në to,kërkon dituri më të madhe se ajo që e posedojmë sot.


Edituar për herë të fundit nga fakiri në Wed Oct 10, 2012 8:44 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Rilindja e njeriut në të dy dimensionet e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Rilindja e njeriut në të dy dimensionet e tij   Rilindja e njeriut në të dy dimensionet e tij I_icon_minitimeWed Oct 10, 2012 8:42 pm

2.Qëllimi i kryesor i ringjalljes siç theksuam më sipër,është që krijesat njerëzore duhet të arrijnë lumturinë e skajshme dhe të përfundojnë faznë e fundit të zhvillimti të vetëm,përmes virtytit të besimti të pastër që e kanë pasur dhe veprave të mira që i kanë kryer,mirëpo atyre që kanë bërë mëkate,qoftë haptas apo fshehurazi, uke harruar gjerësinë e njohurisë së Allahut,Kur’ani u paralajëmron vuajtje të dhembshme: Kur të arrijnë në zjarret e Xhehenemit, sytë e tyre,veshët dhe lëkura në trupin e tyre do të dëshmojnë kundër tyre për atë që e kanë bërë.“Përse po dëshmoni kundër nesh?” – do ta pyesin ata lëkurën e vet. “Allahu i Cili ia ka dhënë aftësinë e të folurit çdo krijese,ka bërë që të flasim edhe ne” – do të përgjigjet. “Ai u krijoi herën e parë dhe te Ai,ja,u kthyet.”

Këtu kemi të përshkruar vërtetët një skenë të tmerrshme,sepse askush nuk pret që organet e trupit të tij të rebelohen dhe dëshmojnë kundër tij ditën e Gjykimit. Pirjësi i besimtarëve, Hz.Aliu ka thënë: “Materiet do të zëvendësojnë njëra tjetrën,ndërsa shekujt do të kalojnë njëri pas tjetrit, përderisa të mos vijë përfundimisht ringjallja. tëherë Allahu do t’i nxjerrë nga gropat e varreve të tyre,nga foletë e shpezëve grabitqare,nga strofkat e shatëzëve të egra dhe nga luftrat.Ata do të nxitojnë drejt pranisë së Zotit,duke dëgjuar urdhrin Hyjnor,në mënyrë që të dërgiohen në vendbanimin e tyre të përhershëm. Ata do të qëndrojnë para Tij,të qetë dhe në grupe.Ndonëse numri i tyre do të jetë shumë i madh,asnjëri prej tyre nuk do të jetë i fshehur nga dituria e pakufishme e Allahut dhe shikimi depërtues i Tij.”

Natyra dhe barra e dënimit do të varen nga natyra dhe barra e mëkateve që janë kryer gjatë jetës në këtë botë.Ajeti të cilin do ta citojmë na pasqyron një panoramë të tmerrshme të vuajtjeve të vazhrueshme të shqisave,gjithashtu na vë në dijeni se dënimi i dhembshëm i mëkatarëve do të përsëritet vazhdimisht.

Ata të cilët nuk beosjnë në argumentet Tona,Ne do t’i flakim në zjarr; kur lëkurët t’u digjen,do t’ua ndërrojmë me lëkura të tjera që ta shijojnë vuajtjen e vërtetë. Allahu, me të vërtetë,është i forti dhe i urti.(Kur’an,4:56)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Rilindja e njeriut në të dy dimensionet e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Rilindja e njeriut në të dy dimensionet e tij   Rilindja e njeriut në të dy dimensionet e tij I_icon_minitimeWed Oct 10, 2012 8:45 pm

Për ata të cilët në këtë ajet shikojnë kontradikta me ajetet e cituar më sipër,do ta prezantojmë sqarimin të cilin e ka dhënë imam El-Sadiku lidhur me pyetjen: Çfarë mëkati kanë bërë këto lëkura të ndryshme që e kanë merituar këtë dënim?

Ai ishte përgjigjur se ato, nga njëra anë, janë të njëjta si edhe ato të mëparshmet, por nga ana tjetër,ato janë të ndryshme.Pas këtij sqarimi të ofruar njeriu e kishte lutur që t’ia sqarojë edhe më tej përmes krahasimit.

Imami kishte deklaruar: “A ke parë ndonjëherë që dikush e thyen një tullë e pastaj e ven sërish në kallëp për t’i dhënë sërish formën parësore? Nga një anë e pikëpamjes,tulla e dytë është e njëjtë me të parën,ndërsa nga ana tjetër,ajo është e ndryshme me të.”

Gjithashtu kemi rastin kur me një rast Muhammedi a.s., kishte folur për ringjalljen e trupit,temë e cila ka qenë hutuese,e pashpegjueshme,madje edhe e papranueshme për shumë jobesimtarë, për çka ata edhe kishin reaguar me marrëzinë e tyre të zakonshme.

Në atë mjedis në të cilin ishin vjetruar masat dhe bestytnitë desktruktive që kishin zënë vendin e mendimit të lirë dhe ku kalbja po përhapet si murtajë duke shaktërruar indin e shoqërisë,qëllimi i Kur’anit ka qenë që t’i orientojë mendjen e dobëta të njerëzve në zbulimin e së vërtetës.

Pikërisht në Kur’an mund të gjejmë në çfarë mënyre mendojnë ata: Jobesimtarët do të deklarojnë: ‘A doni t’ua tregoj një njeri i cili paralajëmron se kur të shpërbëheni tërësisht, me të vërtetë,sërish do të krijoheni? A na paraqet për Allahun gënjeshtar apo është i marrë?” asnjëra,porse ata të cilët nuk e besojnë botën tjetër do të ndodhen në vuajtje dhe në mashtrim të madh.(Kur’an,34:7-8 )

Siç mund të shohim,s’ka nevojë që të diskutohet pengesa midis trupit dhe shpritit, porse na ofrohet një indikacion realist që këto dyja domosdo duhet të ndërtojnë jetën në botën tjetër. Të gjitha këto dhe shembuj të tjerë kategorikë, të cilët janë cituart këtu nuk lëjnë aspak hapësirë për komentim simbolik,trupi dhe shpirti janë dy entitete të lidhur bashkë, animi reciprok i cilave bën që njerëzit të ekzistojnë.

As trupi as shpirti nuk paraqesin një qenësi të plotë,nëse janë të ndarë nga njëri tjetri.Allahu, xh.sh., për ata që kanë jetuar një jetë të pastër dhe të devotshme në këtë botë nga thesari i Vet premton shpërbilme të bollshme.

Besimtarëve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në xhennetin e Adnit, edhe një disponim nga All-llahu që është mbi të gjitha. Ky, pra është ai shpëtimi i madh. (Kur’an,9:72 )

Ata të cilët nuk dinë apo dyshojnë, nga kjo padituri e tyre do të mund të japin vërejtje që rruzulli tokësor ditën e ringjalljes nuk do të mund t’i rpanojë të gjitha qeniet njerëzore të cilat kanë jetuar në të përgjatë kohës.

Vetë Kur’ani i hedh poshtë këto vërejtje, duke shpjeguar se rotacioni i rregullt i qiejve do të jetë i ndërperë tërësisht në fund të kohës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Rilindja e njeriut në të dy dimensionet e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Rilindja e njeriut në të dy dimensionet e tij   Rilindja e njeriut në të dy dimensionet e tij I_icon_minitimeWed Oct 10, 2012 8:46 pm

Një fuqi e tmerrshme do t’i shndërrojë malet në pluhur dhe do t’i shpërndajë ato në të gjitha anët. Dielli dhe Hëna do ta humbin shkëlqimin dhe dritën e tyre të njohur dhe do të bëhen të errët.

Tërë rendi i lidhur i gjithësisë, i sajuar nga fenomene të larta të krijuar nga materiale më të forta,do të rrënohet tërësisht.Një rend plotësisht i ri dhe një strukturë tjetër e krijimit do të lindin në rrënojat e qeta dhe të vdekura të sistemit të vjetër tokësor,kështu mund të kuptohet lehtë se çdo vërejtje që bazohet në kinse munegsën e hapësirës në rruluzllin tokësor është tërësisht e pabazë.

Duke pasur parasysh faktin që çdo qelizë e re trashëgon karakteristikat dhe atributet e pararendësve të vet ashtu që nuk dallon pamja e jashtme nga ajo pararendësve, është e qartë se trupi përfundimtar paraqet një përmblddhje atributesh të të gjithë trupave të përparshëm.

Në analogji me këtë mund të përfundojmë se ringjallja e trupit të fundit është baras me ringjalljen e të gjithë pararendësve të tij.Në fund duhet të theksojmë se asnjëra prej mundësive të përmendura më sipër nuk do të duhej konsideruar si përgjigje kategorike ndaj problemit të cilin e shtron natyra e jetës pas ringjalljes.

Këto janë kryesisht rrugët që i kemi më afër në mënyrë që të kuptojmë më mirë natyrën e jetës pas ringjalljes.Të kuptuarit tonë të kësaj nuk mund ta përkufizojmë në argumentet e sipërshënuar.

Qëllimi i këtij teksti, para së gjithash, përkufizohet në argumentimin se dyshimet dhe vërejtjet si ato të atyre që i shënuam më sipër nuk do të duhej të ndikonin në bindjet tona themelore për ringjalljen dhe kthimin e trupit në jetë që është evidente në të gjitha religjionet e hapura, e posaçërisht në Kur’an.

Mirëpo,sistemi i mendimit të cilëve është në kundërshtim me atë të atyre që besojnë në Zot dhe të cilët e kanë në natyrë që për gjithçka të bëjnë vërejtje,pyesin veten,lidhur me atë që qelizat e trupit të njeriut çdo vjet zëvendësohen,ashtu që çdo individ ndërron formën fizike disa herë gjatë jetës së vet,cili është ai trup i cili në fund do të konsiderohet përgjegjës për veprat e veta në kohën e ringjalljes. Përgjigja ndaj kësaj vërejtje është evidente.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Rilindja e njeriut në të dy dimensionet e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Rilindja e njeriut në të dy dimensionet e tij   Rilindja e njeriut në të dy dimensionet e tij I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rilindja e njeriut në të dy dimensionet e tij
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thellësia e njeriut në kërkim të Zotit
» C'eshte mendja e njeriut..?
» E VËRTETA MBI ORIGJINËN E NJERIUT
» SHIKIMI NË SHPIRTIN E NJERIUT
» Krijimi i njeriut sipas Kuranit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: