PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Si të huton mendjemadhësia

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Si të huton mendjemadhësia Empty
MesazhTitulli: Si të huton mendjemadhësia   Si të huton mendjemadhësia I_icon_minitimeFri Sep 14, 2012 7:29 am

Në Mesnevi thuhet: “Toka u dorëzua tek qielli duke i thënë:Unë jam një rob,ti lësho mbi mua ç’të duash”.

“Nëse nga dielli bie zjarr mbi të,toka i dorëzohet atij.Ajo,jo vetëm që nuk mund të ikë nga ai zjarr,por e lëshon fytyrën e saj dhe e heshtur i dorëzohet atij”.

“O njeri,edhe ti je një pjesë e tokës.Jeton mbi të,prandaj mos e kundërshto urdhërin,kadanë dhe kaderin e Allahut!...”

“E ke dëgjuar ajetin “Ne u kemi krijuar nga toka”.Kjo do të thotë se Allahu dëshiron që ti të jesh dhe.Mos e kundërshto urdhërin hyjnor!..”

“Allahu thotë: “O njeri,shiko me kujdes!Brenda trupit tënd të krijuar nga dheu, mbolla një farë nga shpirti im dhe kështu të kam lartësuar.Në një kohë që ti ishe pluhuri i kësaj toke,të bëra një krijesë të lartë.Të dhashë mendjen dhe ndjenjën e dashurisë”.

“Ti bëj përpara dhe ji modest.Atëherë unë do të të bëj prijës mbi gjithë krijesat e mia”.


Mevlana në rreshtat e tij të mësipërm shprehet se modestia është thelbi i njeriut,madje një domosdoshmëri e natyrës njerëzore.Trupi i njeriut e ka origjinën nga dheu,edhe ushqimet me të cilat ai formohet dhe zhvillohet vijnë nga toka.Ndërsa shpirti është një “urdhër” nga urdhërat e Allahut, domethënë është nga Allahu.

Shpirti,që ka hyrë në trupin njerëzor si rezultat i frymës hyjnore (nefha), është faktori që i jep atij epërsi mbi të gjithë krijesat e tjera dhe që e bën atë halife (mëkëmbës) të Allahut në tokë.Njeriu është i detyruar që të jetë modest si toka,e cila është origjina e trupit të tij.Veshja e mineralit të trupit me cilësitë e dheut dhe tokës që janë origjina humane,është edhe një domosdoshmëri e natyrës së njeriut.

Por këto prirje të natyrës së njeriut,dobësohen dhe prishen si rezultat i përdorimit jo të mirë të dy aftësive që quhen “mendje” dhe “vullnet”.Pastaj njeriu largohet nga modestia dhe vjen puna të cilësohet si “mendjemadh”, çka është veçori e shejtanit.Si rezultat i saj, ai vepron në kundërshtim me nderin e lartë që zotëron, duke i dhënë kështu lamtumirën natyrës së tij origjinale.

Çdo gjë që bie nga qielli,toka e pranon pa kundërshtim,sepse ajo nuk ka vullnet të lirë.Edhe njeriu duhet t’i dorëzohet përcaktimit hyjnor ashtu si toka, duhet t’i nënshtrohet kaderit në mënyrë absolute ashtu si i nënshtrohet toka qiellit dhe duhet të jetë i kënaqur prej asaj që vjen nga Allahu, në mënyrë që të arrijë kulmin e qëllimit të krijimit.Duke u përsosur kështu,ai do të vijë në stadin në të cilën meritohet cilësia “halifetullah” (mëkëmbësi i Allahut),cilësi e cila është përcaktuar për njeriun në tokë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Si të huton mendjemadhësia Empty
MesazhTitulli: Re: Si të huton mendjemadhësia   Si të huton mendjemadhësia I_icon_minitimeFri Sep 14, 2012 7:29 am

Mesnevi: “Fara e çdo fruti,së pari është në tokë.Hyn në tokë,pastaj prej aty hedh shtat dhe lartësohet”.

“Të gjitha mirësitë kanë rënë nga qielli në tokë dhe kanë hyrë brenda saj,për t’u bërë më pas ushqim për shpirtin e pastër”.

Toka është origjina e anës trupore të të gjithë krijesave.Shndërrimi i tokës nga një formë në tjetrën i sjell krijesat në jetë.Allahu i ka mbuluar me ujë tre të katërtën e rruzullit tokësor dhe vetëm një të katërtën e ka lënë tokë.Edhe në këtë një të katërt të rruzullit, bimët mund të rriten vetëm në një shtresë tridhjetë cm.e një të katërtës së saj.Kjo do të thotë se dheu,që gjendet në masën e një të gjashtëmbëdhjetës së tokës - e marrë në llogaritje si sipërfaqe,është një thesar i pashtershëm për formimin e bimëve,kafshëve dhe të njerëzve,atyre që kanë kaluar dhe atyre që do të vijnë.

Allahu e ka lidhur krijimin pas ligjit të ndryshimit të pasosur(istihale) dhe e ka shndërruar atë në kapitalin e vetëm për masën e panumërt të krijesave.Sikur të kishte ardhur në tokë një lloj i veçantë bimësh apo kafshësh,hapësira dhe ushqimi nuk do t’i mjaftonte asaj, qoftë edhe e ndarë nga llojet e tjera.

Këtë,për shembull,mund ta mendoni edhe për një pishë apo elefant.Edhe për njeriun është e njëjta gjë.Sikur të gjithë njerëzit të kishin ardhur në këtë botë njëherësh,nuk do të kishin mundësi as për t’u ushqyer,as vend për të hedhur një hap para.Për këtë arsye, Allahu (xh. sh.) i ka sjellur të gjithë krijesat e Tij në këtë botë me “radhë”,duke përdorur “kapitalin”,origjina e të cilit është toka.Për çdo gjallesë,jeta fillon në tokë dhe aty mbaron.

Njeriu ka veçoritë e tokës për shkak se është krijuar prej saj.Toka herë-herë thahet, digjet nga i nxehti dhe përmallohet për ujë.Gjatë një stine duron vuajtjet e dimrit.Vjen koha dhe përsëri ngjallet me shirat e bollshëm të pranverës.Ajo shpalos vërshimin e fuqisë hyjnore me ngjyrat, erërat, harmoninë dhe bukuritë e shumta.Edhe njeriu kështu është.

Ai rrotullohet në vorbullat e vazhdimit të jetës si furtunat e rërës në shkretëtirë,duke e shkatërruar kështu vetveten nën pushtetin e egos.Por ai përsoset kur e kapërcen pengesën e egos së tij.Ai ngjallet duke fituar shfaqjet e begatisë dhe mëshirës,ashtu siç ngjallet toka me shirat e pranverës.Në këtë mënyrë,mirësitë që i vijnë,ai ua shpërndan njerëzve që e rrethojnë për hir të Allahut - siç ngjan në rastin e një toke pjellore të ngopur me bukurinë dhe bollëkun pranveror.

Shembulli i farës që jep Hazreti Mevlana,na mëson se bima që del nga ajo farë,do të kthehet përsëri në tokë qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë, qoftë si rezultat i një periudhe vazhdimësie.Ky ligj është i njëjtë për të gjitha krijesat.Kjo gjendje është një nga shfaqjet e panumërta të madhështisë hyjnore në gjithësi.Lum ata që mendojnë dhe meditojnë!...

Në ajetin fisnik thuhet: “Njeriu le të shikojë me se ushqehet!... Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.Pastaj e çamë tokën dhe bëmë që nga ajo të mbijnë drithëra,rrush e perime,ullinj e hurma,kopshte të dendura,pemë e kullota,që të përfitoni prej tyre ju dhe kafshët që mbani”. (Abese, 24-32)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Si të huton mendjemadhësia Empty
MesazhTitulli: Re: Si të huton mendjemadhësia   Si të huton mendjemadhësia I_icon_minitimeSat Sep 15, 2012 12:52 am

Mesnevi:Personi fatmirë dhe që është njeri,e di se të jesh inteligjent dhe të bësh si i zgjuar është rruga e shejtanit, ndërsa pasioni dhe të qënit rob i Zotit është rruga e Ademit”.

“Ata që janë të zgjuar si djalli u ngjajnë njerëzve që notojnë në oqean.Rrallë ka ndodhur të shpëtojë i gjallë një njeri që noton në oqean.Në fund, fundoset dhe mbytet.Ata që i besojnë mendjes së tyre dhe nuk hipin në anijen e sheriatit, në fund do të shkatërrohen”.

“Lëre notin,hiq dorë nga vetëpëlqimi dhe braktise urrejtjen.Uji ku noton nuk është përrua, as lum,por oqean! Ky oqean në të vërtetë është deti i kadasë dhe kaderit!”

Cilësimi që i bën Mevlana mendjes si një veçori karakteristike e shejtanit,është shprehje e shkallës së egër të mendjes në të cilën ajo gjendet,kur është e paedukuar me shpalljen dhe zbulesën hyjnore.Përndryshe,mendja është kapitali themelor për të arritur tek Allahu dhe tek e mira. Megjithatë, vetëm ky kapital nuk mjafton që ta shpjerë zotëruesin e tij te Allahu.Me fjalë të tjera, ajo është e domosdoshme,por e pamjaftueshme.

Kjo është arsyeja që në Islam mendja është cilësuar si “akl nakis” e që në shqip do të thotë intelekt i mangët. Perfeksionimi i mendjes arrihet me lidhjen ndaj shpalljes, domethënë me nënshtrimin,i cili do të bëhet shkak për ta kompensuar atë duke e pranuar pamjaftueshmërinë e saj.Mendja është një mirësi e madhe e Allahut për njeriun, e cila ka vlerë vetëm brenda shpalljes,domethënë Kuranit dhe Sunetit.Në të kundërt, mendja e bën poseduesin e saj skllav të egos,duke mos e parandaluar zvarritjen e tij drejt shkatërrimit.

Mevlana e përngjason këtë botë me një oqean,ndërsa njeriun e cilëson si një notar të papërvojë - i destinuar të mbytet në këtë oqean.Të sfidosh kaderin duke i besuar mendjes dhe vullnetit njerëzor,nuk është gjë tjetër përveçse një marrëzi,sepse mendja dhe vullneti njerëzor nuk mund të realizojnë asnjë të mirë,përderisa nuk i dorëzohen plotësisht kaderit,domethënë vullnetit dhe dëshirës hyjnor.

Kaderi është i panjohur për njeriun në kuptimin absolut.Për këtë arsye,rruga e vetme e shpëtimit për njeriun është që t’i nënshtrohet kaderit pasi t’i ketë kryer detyrimet aq sa ka mundësi dhe pasi e ka përdorur vullnetin e tij të lirë.

Siç është marrëzi të presësh që bima të mbijë pa e mbjellur atë,po ashtu nuk është e mjaftueshme të mendosh se mbjellja e farës mjafton që bima të rritet dhe të hedhë shtat.Të hedhësh farën është punë e njeriut,ndërsa t’i japësh jetë bimës është e lidhur me përcaktimin dhe fuqinë e Allahut.

Për këtë arsye,njeriu “duhet ti kryej detyrimet” duke e mbjellë farën dhe pastaj duhet “t’i mbështetet dhe nënshtrohet” Zotit të Botrave, përcaktuesit të kaderit dhe ndodhive,në lidhje me të gjithë elementët që e kalojnë fuqinë dhe vullnetin e tij të lirë,siç janë era, shiu,koha etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Si të huton mendjemadhësia Empty
MesazhTitulli: Re: Si të huton mendjemadhësia   Si të huton mendjemadhësia I_icon_minitimeSat Sep 15, 2012 12:54 am

Mesnevi: “Dashuria hyjnore është për besimtarët e zgjedhur si një anije.Ata që hipin në këtë anije, nuk i kap ndonjë fatkeqësi dhe të shumtën e herës dalin të shpëtuar”.

“O udhëtarë për tek Allahu! Shite mendjen dhe zgjuarsinë për të blerë admirimin! Të jesh i zgjuar dhe inteligjent konsiston në dhënien e një mendimi dhe në rënien në pandehje! Admirim do të thotë të sodisësh bukurinë,fuqinë dhe artin hyjnor të Zotit dhe të mbetesh i shtangur nga ato!”

“Mendjen bëje theror para Muhamed Mustafasë dhe thuaj:“Allahu më mjafton!”
“Mendja dhe inteligjenca të bëjnë mendjemadh dhe krenar”.

“Mendjen bëje theror në pasionin e mikut,sepse të gjitha mendjet janë në anën ku ndodhet miku! Vendi nga kanë dalë edhe shpirtrat,edhe mendjet është Zoti! Për këtë arsye,mendjen bëje kurban për pasionin tënd ndaj Zotit!”

“Të mençurit i kanë dërguar mendjet atje ku ndodhet miku,në vendet përtej!Mendja që ka ngelur në këtë botë, është një mendje që nuk di ç’është dashuria,nuk dashuron,nuk dashurohet dhe është marrosur!”

Siç jemi shprehur edhe në shpjegimin e rreshtave të mësipërm,përdorimi në mënyrë të drejtë i mendjes është i mundur në masën e përshatshmërisë së saj ndaj “urtësisë” dhe “çështjeve” të urdhrave hyjnorë, domethënë me përvetësimin e konceptimit të urtësisë brenda përmbajtjes së Kur’anit dhe të Sunnetit.Të pandehësh se mendja ka një fuqi të pakufishme pa bërë më parë atë që sapo thamë,është një marrëzi e ngjashme me pandehjen e milingonës për kalë.

Tek shprehet “Mendjen bëje theror para Muhamed Mustafasë”,Mevlana nënvizon rëndësinë e nënshtrimit ndaj urdhrave hyjnor të komunikuar nëpërmjet tij.Siç ngjan edhe me një kalë të azdisur, përderisa mendjes nuk i vihet freri i “vahjit”,ajo e tërheq të zotin zvarrë drejt pohimeve dhe pretendimeve që nuk njohin kufi dhe drejt fatkeqësive që vijnë si rezultat i tyre.

Në qoftë se njeriu e përdor mendjen në udhën e ndjenjave të “mahnitjes” dhe të “admirimit” që do ti mundësojnë atij të dallojë artin dhe vërshimet e fuqisë hyjnore të Allahut në univers,ai edhe do të arrijë ta “përsos besimin”,edhe do ta shoh më qartë pamjaftueshmërinë e mendjes dhe të intelektit.

Ata që përjetojnë një “mbytje” absolute brenda këtij admirimi,ekzaltohen shpirtërisht për shkak se u ikën nga duart “vendosmëria” e domosdoshme për jetën e njeriut.Kjo është e refuzuar - megjithë begatitë dhe frymëzimet madhështore që i fal njeriut mahnitja dhe admirimi - sepse formon një dobësi në përmbushjen e nevojave normale të jetës njerëzore.

Për këtë arsye,preferohet dhe përzgjidhet që në fe më mirë të jesh “i joshur”,se sa të jesh “joshës”.Edhe joshësi ka humbur brenda mahnitjes dhe admirimit,ka arritur nivelin shpirtëror ku “njeriut i mjafton vetëm Allahu”,por, megjithë këtë,ai ka ruajtur edhe vendosmërinë e tij.Dashuria dhe humbja që ka zgjedhur Mevlana,është pa dyshim pasioni dhe përhumbja e mbështjellur me një vendosmëri të tillë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Si të huton mendjemadhësia Empty
MesazhTitulli: Re: Si të huton mendjemadhësia   Si të huton mendjemadhësia I_icon_minitimeSat Sep 15, 2012 12:57 am

Mesnevi: “Lum ai njeri që e konsideron egon e tij të pavlefshme!...Mjerë ai njeri që e sheh veten e ti të lartë sa një mal”.

“Dije mirë se mendjemadhësia,mburrja dhe të parit e vetes më lart se gjithë të tjerët,është një helm vrasës.Të marrët dehen duke pirë nga vera e këtij helmi”.

Në mënyrë që ta ketë kismet dhe ta fitojë favorin e përparimit në rrugën e pjekurisë,një besimtar duhet - me gjithë virtytet e shumta humane që mund të zotërojë - të kurorëzohet në krye me modestinë dhe ta pranojë veten e tij të pamjaftueshëm,sepse ata që e konsiderojnë veten si të përkryer, nuk mund t’i ndreqin mangësitë e tyre,pasi nuk dëshirojnë ta pranojnë që i kanë ato mangësi.Kjo është punë vetëm për ata që i konceptojnë mangësitë e tyre dhe i ruhen vetëmburrjes.

Për këtë arsye,në hadith thuhet: “Kush shfaq modesti një shkallë për hir të Allahut,Allahu e lartëson atë një gradë shpirtërore.Po ashtu,kush shfaq një shkallë mendjemadhësi ndaj Allahut, Allahu e poshtëron atë një gradë.Më së fundi,e hedh atë në esfelu’s-sefilin,më të poshtmin e më të poshtmëve.”

Robërit modestë,të lavdëruar nga Allahu, përshkruhen kështu në ajetin kuranor:“Robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë e të përkorë dhe kur i sulmojnë me fjalë injorantët,ata u thonë: “Paqe (dhe kalojnë)!” (el-Furkan,63)

Ndërsa në disa ajete të tjera njeriu urdhërohet të heqë dorë nga mendjemadhësia dhe mburrja: “Mos ec nëpër tokë duke u mburrur!... Sepse ti as nuk mund ta çash tokën,as nuk mund të arrish lartësinë e maleve”. (el-Isra,37)

“Mos kthe kokën mënjanë prej njerëzve duke i nënçmuar ata dhe mos ec nëpër tokë duke u mburrur,sepse Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë dhe atë që rri duke u krenuar me veten e tij”. (Llukman,18)

Duhet të tregojmë kujdes që modestia,si një virtyt i lartë njerëzor,të mos bëhet shkak që njeriu t’i numërojë për asgjë mirësitë që i ka dhënë Allahu. Delikatesa shpirtërore në këtë kontekst,përkrah konceptimit të mirësive hyjnore,është edhe urtësia që ta kuptosh se këto mirësi vijnë nga Allahu.Kjo në fe quhet “tahdisi nimet”,që do të thotë të konceptosh ekzistencën e mirësive me kusht që ta pranosh se ato në të vërtetë,i përkasin Allahut dhe ta falënderosh Atë.

Kjo nuk është mendjemadhësi.Mendjemadhësi është atëherë kur këto mirësi i pranon si të tuat, domethënë se i ke nga vetja jote.Ky “egoizëm” e tërhoqi drejt shkatërrimit e drejt dallgës së nefsit Karunin,duke u bërë shkak që ai të humbasë në fund të tokës.Prandaj edhe fjalët që ka shprehur Mevlana rreth koncepteve siç janë mendja,vullneti, modestia dhe mendjemadhësia,duhet t’i pranojmë brenda kësaj kornize të mendimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Si të huton mendjemadhësia Empty
MesazhTitulli: Re: Si të huton mendjemadhësia   Si të huton mendjemadhësia I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si të huton mendjemadhësia
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: