PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

  Shpëtimi nga neglizhenca

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

	Shpëtimi nga neglizhenca Empty
MesazhTitulli: Shpëtimi nga neglizhenca   	Shpëtimi nga neglizhenca I_icon_minitimeSun Sep 09, 2012 7:47 pm

Mesnevi: “Në gjithësi çdo gjë është skllav i dashurisë së Tij,edhe rënkimi i qenit është thirrje e hyjnores,domethënë ndodh me tërheqjen e Tij,sepse çdokush që dëshiron ndonjë gjë,do të ketë përballë një pengesë.Detyra e qenit është të ruajë shtëpinë dhe kopenë.Sikur këto punë të mos i pengonin, edhe qentë do të merrnin malet me tërheqjen e Zotit,dhe secili do të bëhej një “i çmendur” pas hyjnores”.

“Ashtu sikurse ngjau me qenin e ashabu’l-kehfit i cili, për shkak të tërheqjes hyjnore,shpëtoi nga ngrënia e fëlliqësirave dhe u ul në krye të sofrës së krye - sovranit”.

“Për shkak se zgjodhi miqësinë e ashabu’l-kehfit dhe i shijoi qëndrimi së bashku me ta,ai qen pi ujin dhe ha ushqimin e mëshirës deri në kiamet - aty në hyrje të shpellës”.

“Qeni ishte strukur në lëkurën e tij,domethënë në pamjen e jashtme dukej i nënçmuar.Ka shumë njerëz që nuk kanë emër dhe famë,por pas perdes vazhdimisht pijnë nga gota e dashurisë që iu dha qenit të Ashabu’l-Kehfit”.

“Biri im,jepe dhe shpirtin po qe nevoja për ta fituar atë gotë!
A fitohet epërsia pa hyrë në luftë me egon dhe duke mos duruar kokëçarjet që ke për të pasur?”

“Të durosh dhe të heqësh keq në mënyrë që në fund të pish nga kupa e dashurisë,nuk llogaritet si vuajtje e padurueshme dhe dhimbje.Edhe ti bëj durim dhe rezistoju dhimbjeve,sepse durimi është çelësi i gëzimit dhe haresë”.

“Askush nuk ka shpëtuar nga pusi i kësaj bote,domethënë nga dëshirat dhe pasionet e trupit të tij, pa duruar, pa u rezistuar dhimbjeve dhe pa vepruar me kujdes,sepse durimi është dora dhe këmba e kujdesit”.

Pejgamberi ynë i Nderuar ka thënë: “Njeriu është bashkë me atë që do”. Dashuria dhe si rezultat i saj bashkimi,të detyrojnë të përjetosh të njëjtën gjendje në të cilën ndodhet personi me të cilin je bashkuar,sepse “gjendja është ngjitëse” dhe “dashuria” është mjeti i rrjedhës së saj.

Të vjetrit kanë thënë: “Nga zemra në zemër ka një rrugë”.Kjo rrugë është kanali i dashurisë,që siguron përcjelljen e gjendjes shpirtërore nga zemra në zemër.Po ta shikojmë nga ky aspekt,siç marrin gjendjen e të këqinjëve ata që i duan të mbrapshtët,edhe ata që duan robërit e dashur të Allahut,marrin gjendjen e atyre robërve të dashur.

Për ta kuptuar këtë, duhet ta shikojmë me kujdes historinë e ashabu’l-kehfit. Qeni i tyre,Kitmiri,u lartësua vetëm se qëndroi me ata robër të devotshëm dhe u bë kafsha që do të hyjë në xhennet.(Hazreti Muhammed Bahaeddin Nakshibendi,kur vizitoi tyrben e Hazretit Abdulkadir Gejlanit,kërkoi që mbi derën e saj të shkruhej kjo strofë:Nëse dëshiron të jeshë afër Zotit më mirë të jeshë qen në derën e Hazretit Abdulkadir Gejlanit,se sa të jeshë luan.)

Përderisa qëndrimi me robërit e devotshëm të Allahut i mundësoi edhe një qeni të bëhej banor i xhennetit,atëherë duhet të mendojmë se çfarë përfitimi të madh mund t’u sjellë njerëzve ky lloj qëndrimi së bashku me njëri-tjetrin.

Sadi Shirazi -k.s.- duke treguar si shembull historinë e ashabu’lkehfit në suren Kehf,thotë: "Një qen fitoi besueshmëri vetëm pse ruajti të devotshmit dhe meritoi të përmendej edhe në një shprehje kuranore,ndërsa gratë e profetëve Nuh (a.s.) dhe Lut (a.s.) ranë në kufër dhe u bënë banore të xhehenemit,sepse qëndronin me jobesimtarët dhe i përkrahnin ata”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

	Shpëtimi nga neglizhenca Empty
MesazhTitulli: Re: Shpëtimi nga neglizhenca   	Shpëtimi nga neglizhenca I_icon_minitimeSun Sep 09, 2012 7:48 pm

Me të vërtetë,nëse njeriu dashurohet pas asaj që e meriton këtë dashuri dhe mban qëndrim armiqësor ndaj asaj rreth së cilës duhet mbajtur një qëndrim i tillë,ai do të ketë prosperitet dhe lumturi materiale e shpirtërore.Po ashtu,në të kundërt,në qoftë se njeriu dashurohet pas asaj që nuk e meriton këtë ndjenjë dhe armiqësohet me atë ndaj të cilit nuk duhet të ushqejë ndjenja të tilla, o të shndërrohet në fatkeqin e kësaj përzgjedhjeje që ka bërë në atë masë sa ai tregohet këmbëngulës në gabim.

Po të kemi parasysh këtë të vërtetë,atëherë del në pah shumë qartë domosdoshmëria dhe rëndësia e kalimit të çasteve të jetës së bashku me robërit e mirë të Allahut dhe të jetuarit brenda rrethit të tyre të ndikimit,në qoftë se besimtari dëshiron të përparojë
në nivelin shpirtëror.

Vetëm në këtë mënyrë arrihet përfitimi shpirtëror në përputhje me masën e dashurisë që përjetohet ndaj bashkëbiseduesit.Përndryshe,një bashkim i thatë - edhe nëse jep pak a shumë përfitime shpirtërore - nuk mund të japë rezultatin që kërkohet.

Zemrat e sahabëve të nderuar,të cilat u ngjanin tokave djerrë për nga e kaluara e tyre, u mbruajtën me reshjet e mëshirës dhe të bereqetit që u falte klima shpirtërore e përftuar në kuvendet e të Dërguarit të Allahut (a.s.).Për shkak të saj,farërat e virtyteve të pashoqe dhe të përshpirtshme, të mbuluara një herë e një kohë,gjetën zhvillim dhe përparim.Kështu,në sajë të shitblerjes së dashurisë dhe përshpirtshmërisë që reflektohej nga zemra në zemër,lindën personalitetet yje.

U tret dhe humbi njeriu i pamëshirshëm dhe i pandërgjegjshëm i kohës së injorancës, i cili ishte aq zemërgur sa varroste të gjalla foshnjet vajza,nuk njihte të drejtat e individit dhe nuk dinte ç’ishte drejtësia.Në të njëjtën siluetë njeriu u formua një individ njerëzor, këtë herë me zemër dhe sy përlotur,altruist,i sjellshëm, zemërbutë dhe i ndjeshëm.

Jeta e kësaj bote është pothuajse si një opium për t’i preokupuar krijesat. Domethënë ajo të pengon që t’i drejtohesh Allahut.Të mëdhenjtë,pyetjes se “Çfarë është kjo botë?”, i janë përgjigjur:"Gjithçka që të pengon për t’u drejtuar nga Allahu! Jeta e kësaj bote është punë me përgjegjësi për çdo krijesë,qëllimi i fundit i së cilës është fitimi i ahiretit." Nga Pejgamberi ynë i Nderuar trasmetohet thënia e tij mbi këtë temë, e cila është: “Kjo botë është ara e ahiretit”.Domethënë që njeriu çfarë të mbjellë në këtë botë,atë do ta korrë në ahiret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

	Shpëtimi nga neglizhenca Empty
MesazhTitulli: Re: Shpëtimi nga neglizhenca   	Shpëtimi nga neglizhenca I_icon_minitimeSun Sep 09, 2012 7:49 pm

Këtë cilësi të kësaj jete që të preokupon dhe të bën neglizhent,duhet ta ekuilibrosh në peshoren e përpiktë të fesë.E kundërta e neglizhencës është syçeltësia. Jeta e kësaj bote nuk mund të vazhdojë kur neglizhenca të realizohet në mënyrë absolute.Atëherë prishet ekuilibri dhe sjelljet njerëzore dalin jashtë kornizës së mendjes dhe logjikës.

Neglizhenca,siç e ka shprehur edhe Hazreti Mevlana në rreshtat e mësipërm,nëse zhduket plotësisht edhe nga një qen,të cilit mendja nuk i pjell gjë dhe që si krijesë përpara Krijuesit ka pak përgjegjësi,do të marrë malet për shkak të dashurisë hyjnore dhe nuk do ta kryejë punën e rojës që e ka për detyrë.Nëse tek një qen ndodh kështu,duhet ta llogarisim se në çfarë gjendjeje vjen njeriu i zgjuar plotësisht.

Hazreti Aziz Mahmud Hydaji në një poezi të tij e fton kështu njeriun që të kalojë nga neglizhenca në syçeltësi:

Zgjohu nga neglizhenca dhe shiko,
Nga kjo shije e përkohëshme kalo,
Pi nga burimi i njësimit,
Dhe Zotin tënd njëso.

Atëherë duhet ta pastrojmë zemrën dhe veten për të shpëtuar nga neglizhenca,po ashtu është e domosdoshme që ta zbrazim zemrën nga dynjallëku dhe të sodisim po me zemër tabllotë e ndryshme të shfaqjeve të fuqisë,të urtësisë dhe të hijeshisë hyjnore në gjithësi.

Dijetarët thonë: “O udhëtar i dijes! Ti nuk mund të ecësh përderisa të mos e këmbesh mosdurimin me durim, harresën me përkujtim të Zotit, mosmirënjohjen me falënderim, revoltimin me bindje, kopracinë me bujari,dyshimin me dijen e vërtetë, ëndrrën me sinqeritet,këmbënguljen në gabim me pendimin,mashtrimin me të vërtetën dhe neglizhencën me meditimin!...”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

	Shpëtimi nga neglizhenca Empty
MesazhTitulli: Re: Shpëtimi nga neglizhenca   	Shpëtimi nga neglizhenca I_icon_minitimeSun Sep 09, 2012 7:50 pm

Mesnevi: “Njeriu i shkretë! Nuk e njohu veten ashtu siç duhet.Erdhi nga ana tjetër, nga të lartët,nga bota e pa fillim dhe ra në këtë botë të mangësive, në këtë botë të papastër”.

“Njeriu e shiti veten lirë.Ai ishte një copë mëndafsh shumë i çmuar dhe me veten e vet arnoi një rrobë”.

Në një hadith fisnik thuhet: “Ai që njeh veten,njeh edhe Zotin”.Kjo deklaratë është shprehje e vështirësisë që do të hasë njeriu për të njohur vetveten dhe për t’ia ditur vlerën asaj.

Me të vërtetë njeriu,nëse mund ta vlerësonte siç duhet vlerën që ka,duke marrë parasysh se është mëkëmbësi i Allahut në tokë,do ta konceptonte lehtë shëmtinë në lavdërimin e sjelljeve të poshtra dhe,kuptohet, domosdoshmërinë e rëndësinë për tu larguar nga ato.Por shumë njerëz,për shkak se nuk e kuptojnë madhështinë dhe përsosmërinë që kanë në krijimin e tyre,duke mos u matur sa duhet,nuk mund ta mbrojnë veten e tyre,që të mos bien në veprat më të shëmtuara.Në këtë mënyrë,ata zvarriten poshtë e më poshtë.

Mesnevi: “Musai u kthye nga shkopi dhe i tha: “Sa gjë e çuditshme!Profetësia jonë për ne është e qartë dhe e shndritshme si dielli,ndërsa për armiqtë e errët si nata...”

“Vallë,si nuk e shikon ushtria e Faraonit sesi është mbushur kjo botë me diellin e paradites?”

“Si nuk e shikojnë dhe dëgjojnë të vërtetën me sy dhe veshë të hapur,me inteligjencë të ndritshme! E admiroj forcën dhe fuqinë e Allahut sesi ua lidhi atyre sytë!”

“Unë habitem me neglizhencën e tyre.Po ashtu,edhe ata habiten me profetësinë dhe thirrjen time tek Allahu.Ata janë gjembat e një pranvere, ndërsa unë jam bari dhe jasemini i asaj pranvere!”

Ata që e nxijnë botën e tyre si një tokë e rrahur nga tymi i marsit - duke mos e vlerësuar ashtu siç duhet drejtimin e madhështisë dhe përgjegjësisë në personalitetin e tyre - nuk e shikojnë dritën e diellit edhe sikur të jetë mbi kokat e tyre,sepse në mes u ka hyrë perdja e errësirës, e cila është formuar nga neglizhenca.

Të mos ndikohesh nga e vërteta e Musait -alejhisselam- dhe e pejgamberëve të tjerë si ai edhe pse ishin si diej përsa i përket ndriçimit,është një rezultat i natyrshëm i neglizhentëve që e kanë varrosur botën e tyre në errësirë për shkak të pengesës së egos së tyre,të cilës ata i binden.Ata janë si neglizhenti që duke e mbuluar kokën me jorgan,pranon,shfaq dhe pohon se dita është natë.

Në fakt,ata nuk dinë gjë për të vërtetën e që sipas tyre nuk do të ndryshojë.Këtë gjendje që Musai -alejhisselam- e dinte nga Allahu,e vlerëson me admirim si zgjuarsi në vënien e një perdeje për ta kuptuar atë qenie të lartë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

	Shpëtimi nga neglizhenca Empty
MesazhTitulli: Re: Shpëtimi nga neglizhenca   	Shpëtimi nga neglizhenca I_icon_minitimeSun Sep 09, 2012 7:51 pm

Por a ka ndonjë gjë që nuk mund ta bëj Ai!...Është një shfaqje fuqie e pakonceptueshme sesi Ai,i cili i ka dhuruar një aftësi të mrekullueshme syrit - që është një copë mishi - për të shikuar,zemrës për të ndjerë,trurit për të medituar; në të njëjtën kohë i ka privuar këto organe nga shikimi dhe dëgjimi.

Ai që është i lirë dhe i fuqishëm,i asgjeson prirjet dhe kërkesat egoiste e të papjekura. Njeriu që mposhtet ndaj të keqes së egos,domethënë ndaj ndëshkimit, urrejtjes dhe lakmisë së saj,është më poshtë sesa njerëzit që janë robër të të tjerëve...

Fatkeqi tradhëtar,i cili e martirizoi dritën e syve të Pejgamberit tonë të Nderuar,Hazreti Husejnin -radijallahu anh- në afërsi të qytetit të Bagdatit, shfaqi robërinë dhe pavlefshmërinë e vetes së tij duke thënë:- Unë sot vrava njeriun më të ndershëm të kësaj bote!

Në shekujt e mëvonshëm,Hulagu bënte përpara në rrugën e tij pasi kishte mbytur në gjak dhe lot çdo vend ku kalonte.Ai masakroi katërqind mijë myslimanë në Bagdad, kryeqytetin e asaj kohe, dhe hodhi në lumin Tigër të gjithë dorëshkrimet e mrekullueshme të shkruara me shumë mund.Ai është një nga të mjerët më fatkeq që ka shënuar historia.Ai,në të vërtetë,nuk ishte një sundimtar, por një skllav i pafuqishëm përballë egos së tij.

Nga ana tjetër,përsëri në Bagdat kur po e gurëzonin,Hallaxh el-Mansuri që i frymëzuar plotësisht kishte zbuluar një të fshehtë intime,e fshehtë e cila u bë shkak që njerëzit ta peshonin gjendjen e tij sipas kritereve të mendjes,u shpreh për ata që po e gurëzonin:

O Zot! Fali ata që janë duke më gurëzuar,para se të më falësh mua!

Me këto fjalë ai përfaqëson njeriun,i cili i ka kaluar problemet vetjake të egos,e ka liruar veten nga robëria e saj dhe ka arritur fitoren e shpirtit të tij në qetësinë e ndërgjegjes.

Mesnevi: “O njeri neglizhent! Ti e mendove për bukë riskun dhe jo për urtësi, kur Allahu thotë në Kur’an: Hani nga risku që ju ka dhënë Zoti!”

“Risku që ka dhënë Allahu është urtësi dhe dije sipas shkallës,kuptimit dhe aftësisë së ndjesisë së njeriut.Ai nuk i ngel në fyt dhe nuk e vret atë që e ha”.

“Nëse e mbyll gojën e trupit,te ti do të hapet një gojë shpirtërore.Me atë gojë ha kafshatat e të fshehtave dhe të dijeve hyjnore”.

Risku nuk janë vetëm gjërat që hahen dhe pihen,ashtu siç pandehin të gjithë.Këto janë të përcaktuara në një sasi.Domethënë,asnjë njeri nuk ndërron jetë pa e konsumuar atë që i është caktuar dhe pa e plotësuar riskun e tij.Por edhe gjërat e tjera i nështrohen paracaktimit hyjnor. Për shembull,sa do t’i shikojë pamjet e botës së përkohëshme një sy. Sa zë dhe fjalë do të dëgjojë një vesh.

Sa mendime do të prodhojë një tru ashtu pa bërë zë,si shkrimi në pjesën e poshtme të ekranit të televizionit,dhe sa ndjenja do të reflektojë një zemër në të njëjtën mënyrë... Këto janë gjëra të ditura nga dija hyjnore dhe të përcaktuara prej saj.Edhe ata si risku janë.Pra,vdekja nuk vjen pa u konsumuar ato.

Kjo do të thotë se edhe pjesët tjera janë të kufizuara dhe të përcaktuara si risku. Ky kufizim dhe përcaktim është caktim hyjnor.Nga ky aspekt, është mangësi të pandehësh se kjo vlen vetëm për gjërat që hahen dhe pihen.

Hazreti Mevlana përsëri thotë:“Mos u mundo ta ushqesh shumë dhe ta frysh trupin, sepse ai është një kurban që do t’i jepet tokës.Ti,në të vërtetë, mundohu të ushqesh zemrën,sepse ajo do të shkojë në lartësi dhe do të nderohet”.

“Trupit jepi pak gjëra me yndyrë dhe mjaltë,sepse ai që e ushqen tepër atë,bie në dëshirat vetjake dhe së fundi poshtërohet”.

“Shpirtit jepi ushqim shpirtëror dhe shërbeji mendim të pjekur,kuptim të mprehtë e ushqime shpirtërore,në mënyrë që të mbërrijë i fortë në vendin ku do të shkojë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

	Shpëtimi nga neglizhenca Empty
MesazhTitulli: Re: Shpëtimi nga neglizhenca   	Shpëtimi nga neglizhenca I_icon_minitimeMon Sep 10, 2012 8:39 pm

Mesnevi: “O ti që kafshon buzët dhe mahnitesh ndaj bukurisë së pranverës!Pa shiko edhe gjendjen e zverdhur dhe ftohtësinë e vjeshtës!”

“Kur të shikosh lindjen e diellit të bukur në kohën e lindjes,kujto perëndimin e që do të thotë vdekje për të!”

“Edhe njeriu jeton të njëjtën aventurë.Përsosmëria dhe bukuria e tij janë të detyruara të vdesin”.

“Do të shikosh se një fëmijë i bukur është bërë i dashuri i popullit për shkak të bukurisë së tij.Pas një farë kohe është plakur dhe është poshtëruar ndaj popullit!”

“Nëse je stolisur me trup të artë,kujtohu se ky trup do të kthehet në arë pambuku pasi të plaket!”

“O ti lakmues që ha ushqime me yndyrë dhe mjaltë!Ngrihu dhe shko në tualet, që atje të shohësh të ardhmen e tyre!”

Kjo botë ka ardhur në ekzistencë me bashkimin e shfaqjeve të cilësive të Allahut Teala. Çdo qenie që ekziston, përveç Allahut,është me bashkimin e shfaqjeve të kësaj cilësie.Në botën tonë nuk ka shfaqje të qenies së Tij,sepse Allahu nuk ka krijuar ndonjë vend që mund t’i rezistojë një shfaqjeje të tillë.

Nga ana tjetër,qeniet që ekzistojnë me bashkimin e shfaqjeve të cilësive,janë të privuara nga cilësia hyjnore “beka”.Për këtë arsye,në asnjë qenie nuk ka “beka”, domethënë mundësi dhe fuqi pavdekshmërie dhe përjetësie.Ndërsa rezultati i kësaj është se të gjithë krijesat janë të detyruara për t’u vjetëruar dhe shkatërruar.

Në ajetin fisnik kjo e vërtetë shprehet kështu:“Çdo krijesë që gjendet në tokë do të shkatërrohet”.(Er-Rahman, 26)

Edhe cilësitë e krijesave të përkohëshme janë të tilla,domethënë të përkohëshme. Si rezultat i kësaj gjendjeje,të gjithë janë të detyruar gjithmonë që të ndryshojnë dhe të plaken.Asnjë nuk mbet në një gjendje.Por kalimi i përkohshmërisë në çdo qenie realizohet në një shpejtësi dhe mënyrë tjetër.Për këtë arsye është i vërtetë ligji se “çdo gjendje vjen dhe kalon”.

Kjo do të thotë se bota jonë,e cila është formuar mbi të kundërtat,nuk do të qëndrojë as mbi bukuri e as mbi shëmtim,as në hajër dhe as në sherr,as mbi qenie e as mbi mosqënie,as mbi përsosmëri dhe as mbi shkatërrim. Ndryshimi i përhershëm është një kader absolut për të gjitha krijesat.Hazreti Mevlana në rreshtat e tij e shpreh bukur këtë të vërtetë.Po ashtu,përmend edhe kalimin e një njeriu nga fëmijëria në pleqëri,dhe ndryshimin që pëson një ushqim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

	Shpëtimi nga neglizhenca Empty
MesazhTitulli: Re: Shpëtimi nga neglizhenca   	Shpëtimi nga neglizhenca I_icon_minitimeMon Sep 10, 2012 8:40 pm

Një jetë neglizhente përbëhet në fëmijëri nga loja,në rini nga epshi,në moshën e pjekurisë nga neglizhenca,në pleqëri nga mallëngjimi për gjërat që të ikin nga dora dhe nga shumë rënkime e pendime.Atë që nuk e ka dhikrin në buzën dhe zemrën e tij,atë që nuk dëshiron ta dëgjojë dhe ndjejë hallin e të vuajturit,pra të pamëshirshmin,vdekja - nga e cila ikin fatkeqët dhe mendjemëdhenjtë - e pret çdo çast në pusi.

Sa përfundim i keq është gjendja e atyre që janë lodhur deri në ditën e fundit në shijet e përkohshme dhe të cilët janë mashtruar ndaj bukurive dhe fitimit të gëzimeve të kësaj bote pa ahiret!

Kjo botë është një vend sprove.Në shikim të parë,era e saj është e mirë dhe e ëmbël. Vetes sonë i jep freski dhe gjallërim,por është një kurth, një fatkeqësi për ata që nuk e kalojnë pengesën e egos.

Mesnevi: “O njeri,nga kjo botë vijnë dy zëra që janë të kundërt me njëri-tjetrin.Vallë zemra jote cilin është e aftë të dëgjojë?”

“Njëri prej atyre zërave është gjendja e atyre që i afrohen Allahut,ndërsa tjetri është gjendja e atyre që mashtrohen”.

“Nëse e pranon njërin prej këtyre dy zërave,tjetrin nuk e dëgjon fare,sepse njeriu që do, pothuajse verbërohet dhe shurdhohet kundrejt gjërave që janë e kundërta e asaj që dëshiron”.

“O udhëtar! Shiko figurën e fundit në pasqyrë! Mendo shëmtimin e një të bukuri kur të plaket dhe një ndërtese që do të vijë në gjendje të shkatërruar.Mos u mashtro në gënjeshtrën e pasqyrës!”

Hazreti Mevlana,në rreshtat e tij të mësipërm,shpjegon se kjo botë është krijuar mbi të kundërtën,duke përmendur shembuj të ndryshëm.Shkaku i kësaj sepse Allahu është “xhamiu’l-ezdad”,domethënë zotëruesi i cilësive të kundërta.Siç u shpjegua edhe më sipër,e kundërta është baza edhe në botën tonë,e cila ekziston me shfaqjet e cilësive.

Ajo nuk mund të zhduket.Në të vërtetë,truri janë pasqyra e shfaqjeve xhemal e xhelal dhe vazhdimisht shfaqin të kundërtën,sepse konceptimi i njeriut,që është përgjegjësi sipas Islamit, vetëm aq sa mund të konceptojë të kundërtën.

Aq sa të jetë e qartë e kundërta,aq është i qartë edhe konceptimi.Nëse mbi një dërrasë të zezë vendosen dy penj,njëri i bardhë dhe tjetri i zi,e bardha që është plotësisht e kundërt me dërrasën e zezë, shikohet më qartë. Ndërsa lepurin e bardhë që ecën në dëborë mund të mos e shikojnë as sytë më të mprehtë.

Edhe Islami e merr parasysh këtë realitet kur shpjegon sistemin që ka formuar dhe mendimin që ka sjellë për këtë botë.Shpjegimet e tij i ndërton mbi të kundërtat, si hajër-sherr, xhennet - xhehennem,jetë-vdekje...

Ndërmjet këtyre të kundërtave,edhe në personalitetin e njeriut edhe në gjithësi,ka një epërsi të njërës mbi tjetrën dhe në të njëjtën kohë luftë për ta zhdukur njëra-tjetrën.Si lufta e të keqes me të mirën në botën e brendshme të njeriut...Në këtë luftë është e pamundur që njëra ta shkatërrojë tjetrën,sepse çdo gjë që është e kundërt me njëra-tjetrën,është reflektimi në botën tonë i një cilësie të Krijuesit të vërtetë të gjithësisë.

Për shkak se cilësitë e Allahut janë të përhershme,e kundërta do të vazhdojë deri në kiamet.Ajo që i ka hije njeriut në personalitetin e tij dhe në botën e jashtme, është përpjekja që të sigurojë fitoren e së vërtetës dhe së mirës ndaj së gabuarës dhe së keqes.Për këtë arsye,duhet t’i përkushtohemi së vërtetës dhe së mirës dhe të largohemi nga e gabuara dhe e keqja.Ata që e bëjnë këtë,arrijnë lumturinë.

Edhe qëllimi i fesë është që ta shpjerë drejt kësaj fitoreje çdo individ që i thirret njeri.Po ashtu,në ajetin fisnik thuhet: “Ka shpëtuar ai që pastron veten (nga papastërtitë materiale dhe shpirtërore). Po ashtu është shkatërruar ai që e mbulon atë me mëkate”.(esh-Shems, 9-10)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

	Shpëtimi nga neglizhenca Empty
MesazhTitulli: Re: Shpëtimi nga neglizhenca   	Shpëtimi nga neglizhenca I_icon_minitimeMon Sep 10, 2012 8:43 pm

Mesnevi: “Mos u jep shumë pas pasurisë dhe pronës në mënyrë që kur të vijë koha,t’i lësh lehtë! Jepe që të shkojë edhe lehtë,edhe të fitosh sevape! Ti kapu pas Atij që të ka shtrënguar fort,sepse Ai është i pari,po ashtu Ai është edhe i fundit.Nëse dëshiron ta gjesh Atë,hidhe çdo siklet vetjak që mund të ta fundosë anijen e shpirtit,në mënyrë që të arrish atë që do”.

Më të fuqishmet nga mirësitë e kësaj bote dhe të prirura të hedhin rrënjë thellë në zemër janë “pasuria” dhe “fëmijët”.Për këtë arsye,Allahu në Kur’anin fisnik këto dy cilësi i ka cilësuar “fitne”.

Çdo mundësi si pasuria dhe fëmijët që Allahu ia ka dhënë njeriut,në të vërtetë janë nga një amanet.Të gjitha mirësitë janë nga Ai dhe janë të Atij. Për këtë arsye,ndjenjat e zemrave të ditura kundrejt Allahut gjithmonë janë në drejtimin që shpreh kjo strofë:

“Ti je ai që merr,Ti je ai që jep,Ti je ai që bën!
Çfarë të japësh ti,është ajo që kemi!”

Për këtë arsye,miqtë e Allahut e kuptojnë paaftësinë e tyre ashtu si një rob para Allahut,ata janë larguar shumë nga rënia në neglizhencë për t’i fshehur mirësitë që kanë arritur nga Allahu,i cili është zotëruesi i vërtetë i atyre mirësive.

I Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë kështu për fitnen,që do të pësojë ummeti në të ardhmen: “Çdo ummet e ka një fitne.Ndërsa fitneja e ummetit tim është pasuria”.

Ata të cilët e shpenzojnë pasurinë në mënyrë të gabuar apo ata që e kursejnë aq sa nuk u japin atyre që kanë të drejtë mbi të,i humbin mirësitë që Allahu ua ka dhënë.Allahu e shpreh kështu në ajetin fisnik të ardhmen tragjike të atyre që bien në një neglizhencë të tillë: “…Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin në rrugën e Allahut, lajmëroi për një dënim të dhimbshëm.Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehennemit e bashkë me të ballet,anët dhe shpinat e tyre (do t’u thuhet): “Kjo është ajo që e depozituat për veten tuaj pra shijoni atë që e depozitonit!” (et-Teube, 34-35)

Sa mësimdhënëse është kjo vërejtje që u ka bërë Shejh Sadi kopracëve dhe atyre që janë të dhënë shumë pas pasurisë së kësaj bote: “Mos kujto se do të lartësohesh duke mbledhur para.Uji që nuk ecën,qelbet dhe thahet. Mundohu të falësh dhe ta bësh të rrjedhshëm.Ujin që rrjedh e ndihmon qielli.Lëshon shi,i dërgon rrëke dhe e bën det”.

Për këtë arsye,dija e vërtetë është që ta sjellim zemrën në gjendje deti me bujari, mirësitë që ka dhënë Allahu dhe tregëtinë e kësaj bote ta kthejmë në pasuri të ahiretit.Nga ky aspekt,pasuria më e mirë është ajo që dërgohet në ahiret para Zotit,dhe shpirti më i mirë është ai i cili përdoret në fitimin e kënaqësisë së Allahut.

Ashabët e nderuar, pa pasur frikë nga varfëria,kishin një dëshirë të madhe për tu shpërndarë të varfërve të ardhura materiale dhe për ta shndërruar jetën e kësaj bote në kapitalin e lumturisë së ahiretit.Edhe ne,duke menduar ahiretin tonë,duhet të përfshihemi në entuziazmin për të përfituar nga kjo begati e tyre e lartë.

Në hadithin fisnik thuhet: “Kush shqetësohet për ahiretin,Allahu e vendos pasurinë në zemrën e tij,ia mbron punët nga prishja dhe kjo botë i paraqitet duke iu bindur.Kush shqetësohet për këtë botë,Allahu ia vendos para syve varfërinë,e varfëron dhe nga kjo botë i vjen vetëm aq sa i është përcaktuar”.

Hazreti Mevlana tregon rrezikun e largimit nga Allahu me rrënjosjen në zemër të dashurisë ndaj pasurisë.E drejtë është që çdo mirësi ta zotërojmë me logjikën dhe ndjenjën e “amanetit”. Nëse veprojmë kështu,ndarja nga ajo nuk përbën ndonjë vuajtje të padurueshme.

Zemra është vendi ku shikon Zoti.Nëse aty fut “dashurinë për pasuri” dhe “fëmijë”, ky është një gabim me drejtim shndërrimin e tyre në idhuj. Ashtu siç është një qëndrim në kundërshtim me besimin e vërtetë,ajo në të njëjtën kohë del nga të qenurit ndërmjetësim për të fituar ahiretin dhe vjen në gjendje qëllimi,rezultati i së cilës në këtë botë është robëria, ndërsa në ahiret është humbje,pra fatkeqësi në të dy botët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





	Shpëtimi nga neglizhenca Empty
MesazhTitulli: Re: Shpëtimi nga neglizhenca   	Shpëtimi nga neglizhenca I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shpëtimi nga neglizhenca
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shpëtimi nga indiferentizmi shpirtëror

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: