PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lazeri më i fuqishëm në botë arrin në 500 trilion Watt

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Lazeri më i fuqishëm në botë arrin në 500 trilion Watt Empty
MesazhTitulli: Lazeri më i fuqishëm në botë arrin në 500 trilion Watt   Lazeri më i fuqishëm në botë arrin në 500 trilion Watt I_icon_minitimeTue Jul 17, 2012 11:39 pm

Lazeri më i fuqishëm në botë arrin në 500 trilion Watt

Lazeri më i fuqishëm në botë arrin në 500 trilion Watt Lazeri-300x168

jë Diell i vogël në Tokë!

Me një shkreptimë, e cila mbajti vetëm disa trilion të sekondit, lazeri më i fuqishëm në botë, i projektuar për eksperimente bashkimi bërthamor, theu një rekord të ri fuqie duke arritur 500 trilion Watt.

Kjo fuqi, citon alb-observer.com, është 1.000 herë më e madhe sesa energjia që konsumon e gjithë Amerika, në çdo moment. Gjë kjo e cila ka ngjallur optimizëm të madh për studiuesit e NIF. NIF gjendet në Laboratorin Kombëtarë Lawrence Livermore në Kaliforni.

Që të 192 tufat e rrezatimit NIF, emetuan një objektiv me diametër dy cm, duke prodhuar në total 1.85 Megajoule energji, 100 herë më shumë se çdo lazeri tjetër që ekziston sot në botë.

Organizmi NIF, u zhvillua gjatë dhjetëvjeçarit të 1990-ës, në kuadër të tentativave për bashkimin e energjisë bërthamore, në procedurën që furnizon Diellin. Tufat e rrezatimit të sistemit gjigand, depozitohen në një dhomë sferike të blinduar, në qendër të së cilës gjendet një depozitë e vogël me hidrogjen.

Nën kushte me presion dhe temperatura të skajshme, atomet e hidrogjenit bashkohen dhe krijojnë atomet e heliumit, ndërsa njëkohësisht emetojnë sasi të mëdha energjie.

Deri më sot, NIF nuk e kishte arritur qëllimin për të prodhuar më shumë energji sesa konsumonte dhe të ruante reagimin e fuzionit për një kohë të gjatë, me qëllim që të jenë efikas në prodhimin e energjisë elektrike.

Megjithatë, lazeri i 500 Treawatt u lejon studiuesve që të riprodhojnë kushtet në zemër të shpërthimeve bërthamore, por dhe të studiojnë kushtet që ekzistojnë në zemër të Yjeve.

“Kjo arritje do të na ofrojë shanse të shkëlqyera për të studiuar materialet në kushte të vështira, e të tejskajshme”, deklaroi Dr Raymond Tzinloz, profesor i Astronomisë dhe Shkencës Planetare në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe studiues në NIF./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lazeri më i fuqishëm në botë arrin në 500 trilion Watt
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si arrin njeriu të shikojë yjet ?
» Superkompjuteri me i fuqishem ne bote
» Shkenca surprizon: Së shpejti gati kompjuteri më i fuqishëm në botë dhe është “hapësinorë”!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I-
Kërce tek: