PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeSat Jul 14, 2012 11:07 pm

Kura e parë

O ti i sëmurë i mjerë!
Mos u dëshpëro,por bëj durim se sëmundja jote mund të mos jetë një pikëllim për ty,por ndoshta një ngushëllim.Kjo tregon se mosha jote është një kapital që po të del nga duart.
Po nuk dha prodhim,kjo jetë humbet e shkon dëm.Kur jeta kalon në qetësi dhe e shkujdesur,ajo ikën shumë shpejt. Sëmundja këtë kapital tëndin,jetën,e kthen në fitimprurëse dhe frutdhënëse. Prandaj themi se sëmundja e zgjat jetën.Për këtë një fjalë e urtë thotë: "Koha e fatkeqësisë është e gjatë,kurse e rehatisë është e shkurtër".

Kura e dytë


O ti i sëmurë i padurueshëm!
Bëj durim dhe falendero Zotin!Sëmundja minutat e jetës tënde i zgjat.Ato minuta vlejnë sa një orë adhurimi. Adhurimi mund të ndahet në dy pjesë:
I pari është falja e namazit,lutjet dhe adhurimet e njohura.
I dyti është adhurimi i fshehtë (i mbrendëshëm).
Sëmundjet,brengat dhe fatkeqësitë e detyrojnë njeriun të pranojë se është një krijesë e dobët dhe e varfër. Fuqia dhe mirëqenia e tij varen nga All-llahu xh.sh..Ai në çdo moment me sinqeritet mbështetet dhe i lutet Zotit xh.sh..
Për këtë arsye besimtari i sëmurë shpirtërisht mbështetet tek besa ndaj All-llahut dhe i bën ibadet me sinqeritet të vërtetë pa hipokrizi.
Pra një jetë që kalon me sëmundje,pa u ankuar ndaj Zotit xh.sh.,quhet e gjitha një ibadet.Këtë fakt e vërtetojnë transmetimet e vërteta të Pejgamberit.
Një minutë sëmundje e të sëmurëve të durueshëm,që vazhdojnë duke falenderuar Zotin,vlen sa një orë adhurim (ibadet).
Një minutë e të sëmurëve besimtarë dhe të devotshëm,që kanë durim të rrallë,vlen sa një ditë adhurim.
Pejgamberi ynë me hadithe të sakta e ka vërtetuar këtë çështje. A është e drejtë të qahesh nga sëmundjet,që një minutë jete e shndërron në njëmijë minuta? I mençuri prej sëmundjes nuk ankohet,por falenderon Zotin xh.sh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeSat Jul 14, 2012 11:10 pm

Kura e tretë

O ti i sëmurë i padurueshëm!
Njeriu nuk ka ardhur në këtë jetë vetëm për të bërë qejf dhe të majmet.Këto fjalë vërtetohen nga ata që kanë qenë të rinj dhe tani janë plakur.Tani ata po vërtiten pranë ndarjes nga kjo jetë.Njeriu, duke qenë një nga krijesat më të përsosura dhe mbreti i të gjitha krijesave të tjera,kur kujton brengat dhe hidhërimet,bukurinë dhe lumturinë,bie më poshtë se kafshët.Ai jeton me vështirësi,duke provuar vuajtje dhe pikëllime.

Domethënë: Njeriu nuk ka ardhur në këtë botë vetëm për të jetuar mirë në mes të kënaqësive,por patjetër ka ardhur që këtë kapital jetësor që e zotëron,ta përdorë për një tregti të levërdisshme dhe për të siguruar jetën e Amëshuar.

Po qe se njeriu nuk kalon sëmundje shëndeti i mirë e shtyn në pakujdesi dhe ka mundësi që për këtë arsye,të humbasë provimet e kësaj jete.Duke lakmuar këtë jetë ai harron Jetën e Përjetshme.

Për vdekjen dhe varrin nuk mendon dhe as që do t’i kujtojë.Shëndeti i mirë e shtyn ta kalojë jetën në ambiente qejfi dhe tundimi. Sëmundja njeriut i çel sytë.Trupi i tij i ciflitur dhe i dobët i thotë: "Çfarë kujton ti,se je një krijesë e pavdekshme? Nuk je aq kokëbosh,sa të mos e kuptosh se ke një detyrim.Hidhe poshtë kryelartësinë dhe kujto Atë që të ka krijuar! Duhet ta dish se një ditë do të kthehesh në varr. Bëhu gati për këtë, se të pret!". Duke e parë në këtë këndvështrim,sëmundja nuk është një mashtruese,por këshilluese dhe udhërrëfyese.Ajo të paralajmëron dhe ti nuk duhet të ankohesh prej saj,por ta falenderosh.Po qe se e ke të rëndë të durosh,kërko durim prej Zotit xh.sh.!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeSat Jul 14, 2012 11:11 pm

Kura e katërt

O ti i sëmurë që ankohesh vazhdimisht!
Nuk e ke këtë të drejtë! Falendero Zotin xh.sh.,dhe qëndro me durim! Trupi yt, organet dhe shqisat e tua nuk janë prona jote.Ti nuk i ke krijuar ato,prandaj nuk je pronari i tyre.Ti nuk i ke blerë ato në treg dhe as i ke marrë në ndonjë ekspozitë, por t’i ka dhuruar Zoti xh.sh..Ai ka të drejtë t’i konsumojë ato sipas dëshirës së Tij.

"Një mjeshtër rrobaqepës,për të bërë provën e një kostumi,merr një njeri të varfër dhe e paguan. Kur mjeshtri rrobaqepës e urdhëron: "Ngrije krahun, kthehu mbrapa!", ose "ule dorën", nuk ka të drejtë që ky njeri i varfër, i punësuar këtu,të kundërshtojë dhe të ankohet se mjeshtri po e mundon.Apo të thotë: "Ti po më shqetëson me lloj-lloj mënyrash dhe po ma shëmton këtë këmishë të bukur,që më hijeshon pamjen, duke ma prerë". Bile,ai mund të arrijë deri aty, sa të vazhdojë: "Je i pamëshirshëm dhe po sillesh në mënyrë tepër çnjerëzore".A mund të shprehet kështu ky njeri i varfër, që po kryen vetëm detyrën për pagën që merr?

Si ky i varfëri që thamë, je edhe ti o njeri i sëmurë. Mjeshtri Madhështor ty të ka pajisur me shqisa,me një pagë të pallogaritshme, si: sytë, veshët,trurin dhe të ka veshur me këmishën e trupit.Për të pasqyruar Emrat e Bukur ty të ka vënë në dispozicion mjete të shumëllojshme.Kur ndjen uri,duhet të njohësh "Rrezzakun" (Furnizuesin).

Me sëmundjen tënde do të kesh mundësi të njohësh edhe Dhënësin e sëmundjes tënde dhe shëruesin me emrin e bukur "Shafi". Dhimbjet dhe trishtimet e tua tregojnë Emrin e Bukur të Sundimtarit. Ato janë Shkëlqimi i Diturisë së Tij dhe Rrezet e Mëshirës së Tij.Aty janë fshehur shumë bukuri që nuk mund tëkuptohen. Sikur të ishte e mundur të të hiqej perdja që të ka zënë sytë,do të mund të shikoje domethënien e Bukurisë pas frikës, pesimizmit dhe urrejtjes së trishtueshme të kësaj sëmundjeje.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeSat Jul 14, 2012 11:12 pm

Kura e pestë

O ti njeri që të është ngjitur sëmundja!
Unë kam bërë provë dhe jam bindur se sëmundja për disa njerëz është një Bamirësi e Zotit xh.sh. dhe një Dhuratë e Çmuar e të Gjithmëshirshmit. Ky është thelbi i këshillave që u jepet atyre që vinin për të më takuar,që unë t’i lutesha Zotit për t’ua larguar sëmundjen sa më parë.Vija re se një djalë i ri që erdhi tek unë i sëmurë,kishte filluar të mendonte për Jetën e Përtejme.

Sëmundja e kishte shpëtuar nga veset e kafshës.Të gjithë të sëmurëve që vinin për këshilla u thosha të mos mërziteshin,se këtë e kishin prej Zotit xh.sh.. Dhe më pas shtoja: "O vëlla, unë nuk jam kundër sëmundjes tënde dhe nuk e shoh këtë sëmundje si një fatkeqësi për ty,prandaj do t’i lutem Zotit,që të shpëtosh nga kjo sëmundje". I thoja: "Mundohu të durosh, gjersa të zgjasë kjo sëmundje.

Inshaal-llah Zoti të shëron” Dhe shtoja: "Shokët e tu që janë shëndosh, në të vërtetë ata janë të sëmurë,kanë braktisur namazin,vdekjen e kanë harruar dhe All-llahun nuk e kujtojnë. Ata e kanë harruar Atë. Për të bërë qejf në këtë jetë, ata humbasin dhe shkatërrojnë Jetën e Përjetshme.Në kllapinë e sëmundjes tënde, patjetër që të dalin parasysh stacionet nepër të cilat do të kalosh.

Ty po të shfaqet gropa e varrit dhe pas saj vendi ku do të qëndrosh përgjithmonë. Ti sipas këtij itinerari po lëviz, domethënë për ty sëmundja është në të mirë, prashëndet,kurse shëndeti i shokëve të tu nuk është tjetër gjë veçse një sëmundje.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeSat Jul 14, 2012 11:13 pm

Kura e gjashtë

O ti i sëmurë që ankohesh!
Unë po të them se,kur do që ta kujtosh të kaluarën,ngazëllimet kënaqësitë ose brengat dhe hidhërimet, patjetër do të thuash: "Of!" apo "Oh shyqyr!"
Gjuha dhe zemra jote do të thonë ose "Elhamdulil-lah!" (Falënderoj Zotin xh.sh.) ose "I mjeri ç’më gjeti!". Punët e mëparshme të hidhura,sot të shtyjnë të falenderosh Zotin, sepse natyrisht, ato janë të mjerueshme dhe kur shpëton prej tyre ndien një kënaqësi në zemër. Shpëtimi nga e kaluara e hidhur dhe vuajtjet është me të vërtetë një kënaqësi e madhe. Ato ikin duke lënë në zemrën e njeriut një ëmbëlsi,që sa herë ta kujtosh, do ta ndjesh veten të lumtur dhe të kënaqur. Fill pas kësaj ndjenje buron falenderimi ndaj All-llahut xh.sh..

Mendimet që të shtyjnë të thuash "I mjeri unë! Vaj medet për mua!", janë ditët e ndarjes prej ngazëllimit dhe lumturisë. Kjo tregon se ti je ndarë njëherë e përgjithmonë prej tyre.Nga kjo ndarje ato kanë lënë në zemrën tënde një hije pikëllimi dhe të futin në trishtim të hidhur.Kënaqësia e një dite të vetme me atë që Zoti nuk e lejon,të sjell një vit lot dhe hidhërime.Një ditë e sëmundjes tënde,që të ka shkaktuar dhimbje në këtë botë,të jep një kënaqësi shpirtërore shumëditore, të barabartë me të gjitha ato mirësi që ke fituar duke duruar në kohën e sëmundjes tënde. Kënaqësia e shpëtimit mund të zgjasë me vite.

Kujto fundin dhe të mirat e kësaj sëmundjeje të përkohshme. Tani mos thuaj: "Ç’më ka gjetur për këto që më kanë rënë në kokë”, pra mund të më kalojë! dhe jo të ankohesh, por të falenderosh Zotin xh.sh.!

O ti i sëmurë që kujton shijimet e kësaj jete dhe hidhërohesh nga sëmundja!
Sikur kjo botë të ishte e përjetshme dhe të mos kishte vdekje,shkatërrimi prej ndarjes dhe humbjes të mos ekzistonin, edhe dimrat, furtunat, fatkeqësitë shpirtërore të mos njiheshin, atëhere edhe unë bashkë me ty do të hidhëroheshim për gjendjen tënde.

Do të vijë një ditë që kjo botë do të na lërë dhe ne do t’i braktisim të mirat e saj Pra sëmundja na paralajmëron dhe na thotë: "Trupi yt nuk është ndërtuar as prej hekuri dhe as prej guri.Ai është ndërtuar nga elemente të ndryshëm, që në çdo rast mund të shpërbëhen. Hidhe poshtë kryelartësinë dhe njihe dobësinë tënde! Mëso për çfarë qëllimi ke ardhur në këtë Botë dhe pronë e kujt je! Njihi këto detyra, sepse sëmundja jote në veshin e zemrës t’i përsërit këto fjalë çdo çast.

Lumturitë e përkohshmë nuk vazhdojnë gjatë. Kënaqësitë e ndaluara jo vetëm që janë të përkohshme, por edhe shkaktojnë dhimbje dhe mëkate. Prandaj mos u anko, pse për shkak të sëmundjes po largohesh nga këto kënaqësi, përkundrazi, kujto sëmundjen tënde, që s’është gjë tjetër veçse një adhurim shpirtëror dhe mendo të Mirat e Jetës së Përtejme. Duke kujtuar dobitë e sëmundjes mundohu të ndiesh shijen e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeSat Jul 14, 2012 11:14 pm

Kura e shtatë

O ti i sëmurë që ke humbur shëndetin!Sëmundja jote nuk po ta dëmton shëndetin dhe të mirat që të ka dhënë Zoti xh.sh.,përkundrazi, ajo po të vë në dijeni dhe të kujton vazhdimisht gjendjen tënde si një gjë e shijshme që po të vazhdojë gjatë,ajo e humb shijen.

Njerëzit e ditur kanë thënë:"Çështjet njihen nëpërmjet të kundërtës së tyre".Po të mos ekzistonte errësira,dritës nuk do t’i dihej vlera dhe do të humbiste shkëlqimi. Po të mos ishte i ftohti,të nxehtit nuk do të kuptohej.Po të mos ndiente uri stomaku, buka nuk do të shijonte aq shumë.Etja e shton kënaqësinë e ujit,etj.

Pra po të mos jetë sëmundja,shëndeti nuk do të njihej fare dhe nuk do t’i dihej vlera. Krijuesi për të treguar shijen e të gjitha Bamirësive të Tij,i shtyn njerëzit t’i shijojnë ato, me qëllim që të falenderojnë Zotin xh.sh..Këtë gjë Ai e bën sepse nga të gjitha krijesat e kësaj bote ka parapëlqyer njeriun,të cilit i ka dhënë arsyen që të njohë me lehtësi Mirësitë e Zotit xh.sh..Midis shumë dhuratave,Zoti ashtu siç i ka dhënë njeriut shëndet, do t’i japë edhe sëmundje,dhe fatkeqësi.

Po të pyes: Po të mos kishe dorën,kokën apo stomakun të sëmurë,a do t’ua dije vlerën këtyre organeve dhe a do të të shkonte ndër mend të falenderoje? Besoj se nuk kishe për t’ua ndjerë kënaqësinë siç duhet,po të mos kishe parë të kundërtën, sëmundjen.Jo,ti duhet të lavdërosh Zotin që të ka krijuar,sepse ndoshta organet e trupit tënd mund të përdoren në punëra të palejuara,po të mos u dihet vlera.E këtë e bën sëmundja.Prandaj pikërisht, më shumë se kurrë në vështirësi,ti e kupton vlerën e shëndetit.E në këtë rast falenderimi ndaj Zotit xh.sh.është i domosdoshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeSat Jul 14, 2012 11:15 pm

Kura e shtatë

O ti i sëmurë që ke humbur shëndetin!Sëmundja jote nuk po ta dëmton shëndetin dhe të mirat që të ka dhënë Zoti xh.sh.,përkundrazi, ajo po të vë në dijeni dhe të kujton vazhdimisht gjendjen tënde si një gjë e shijshme që po të vazhdojë gjatë,ajo e humb shijen.

Njerëzit e ditur kanë thënë:"Çështjet njihen nëpërmjet të kundërtës së tyre".Po të mos ekzistonte errësira,dritës nuk do t’i dihej vlera dhe do të humbiste shkëlqimi. Po të mos ishte i ftohti,të nxehtit nuk do të kuptohej.Po të mos ndiente uri stomaku, buka nuk do të shijonte aq shumë.Etja e shton kënaqësinë e ujit,etj.

Pra po të mos jetë sëmundja,shëndeti nuk do të njihej fare dhe nuk do t’i dihej vlera. Krijuesi për të treguar shijen e të gjitha Bamirësive të Tij,i shtyn njerëzit t’i shijojnë ato, me qëllim që të falenderojnë Zotin xh.sh..Këtë gjë Ai e bën sepse nga të gjitha krijesat e kësaj bote ka parapëlqyer njeriun,të cilit i ka dhënë arsyen që të njohë me lehtësi Mirësitë e Zotit xh.sh..Midis shumë dhuratave,Zoti ashtu siç i ka dhënë njeriut shëndet, do t’i japë edhe sëmundje,dhe fatkeqësi.

Po të pyes: Po të mos kishe dorën,kokën apo stomakun të sëmurë,a do t’ua dije vlerën këtyre organeve dhe a do të të shkonte ndër mend të falenderoje? Besoj se nuk kishe për t’ua ndjerë kënaqësinë siç duhet,po të mos kishe parë të kundërtën, sëmundjen.Jo,ti duhet të lavdërosh Zotin që të ka krijuar,sepse ndoshta organet e trupit tënd mund të përdoren në punëra të palejuara,po të mos u dihet vlera.E këtë e bën sëmundja. Prandaj pikërisht,më shumë se kurrë në vështirësi, ti e kupton vlerën e shëndetit.E në këtë rast falenderimi ndaj Zotit xh.sh.është i domosdoshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeSat Jul 14, 2012 11:16 pm

Kura e tetë

O ti i sëmurë që kujton dobitë e Jetës së Përtejme!
Sëmundja është si sapuni,që lan dhe pastron papastërtitë dhe mëkatet e njeriut. Këtë e ka vërtetuar edhe Profeti ynë,që në një hadith thotë: "Ashtu siç bien frutat e pjekura nga pema kur e shkundim edhe besimtari kur dridhet nga ethet, rrëzon mëkatet e tij".

Duhet ta dimë se mëkatet janë sëmundje e përhershme në jetën tjetër.Ato e shqetësojnë njeriun tmerrësisht.Bile edhe për jetën e përkohshme sëmundjet e trazojnë shpirtin,ndërgjegjen dhe zemrën e mëkatarit.Në qoftë se nuk ankohesh dhe bën durim me këtë sëmundje të përkohshme, ke shumë shanse që të shpëtosh nga sëmundje të shumëllojshme dhe të rënda të Botës së Përjetshme.

Po nuk u ruajte nga mëkatet dhe nuk i kujtove ato,po nuk besove se ka një jetë të Vërtetë pas vdekjes dhe po nuk e pranove All-llahun,atëhere sëmundja jote është një milion herë më e rëndë se kjo që ke.

Ti mund të ankohesh nga sëmundjet,sepse zemra jote dhe shpirti është i lidhur fort me ekzistencën e kësaj bote. Ndarja prej saj t’i shkëput të gjitha lidhjet me të dhe të plagos shpirtin tmerrësisht,sidomos kjo ndarje bëhet edhe më e hidhur, ngaqë ti nuk ke njohuri të mjaftueshme për Jetën e Mëvonshme.Ti vetëm e di që vdekja të pret dhe e quan atë së dënim të përjetshëm. Duke e quajtur veten të sëmurë dhe të pashpresë,truri yt i shumëfishon plagët e trupit dhe të shpirtit.O njeri çdo pjesë e trupit tënd ka veçse plagë të dhimbshme.Që të shpëtosh nga dhimbja e këtyre sëmundjeve,duhet të gjesh ilaçin më të dobishëm,për kurimin e saj.

Perveç besimit të vërtetë tek Zoti i Plotfuqishëm,ilaç tjetër vështirë se gjen. Pastroje trurin prej bindjeve të gabuara dhe besimeve të ndryshme që të kanë shtyrë në një rrugë dhish pa krye nga ku s’del dot.Në rast se sëmundja jote e shpërndan frymën e pakujdesisë dhe ti e gjen ilaçin duke parë nga dritarja e dobësisë dhe varfërisë tënde, patjetër që në këtë rast do të vëresh Mëshirën e një Fuqiploti Ngadhnjimtar.

Kush nuk beson tek All-llahu,atij i mblidhen të gjitha fatkeqësitë e kësaj bote.Kush e njeh dhe e beson Atë,jeta e tij do të jetë plot gëzime të shndritshme.Ky gëzim do të ndihet sipas shkallës së besimit.Gëzimi i besimit shpirtëror e shkrin dhimbjen dhe hidhërimin e sëmundjeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeSat Jul 14, 2012 11:17 pm

Kura e nëntë

O ti i sëmurë që e njeh Zotin!
Frika e sëmundjes në trupin tënd më tepër është frika ndaj vdekjes,sepse sëmundja po bëhet shkak për vdekjen.Po ta shikosh pa u thelluar dhe drejtpërdrejt, vdekja të duket e tmerrshme.Duke e kujtuar atë të zë paniku.

Së pari bindu dhe beso plotësisht,sepse fundi i jetës (exheli) ka kohën e caktuar dhe nuk tjetërsohet.Shumë të afërt që kanë vajtuar tek koka e ndonjë të sëmuri ka ndodhur që kanë vdekur bile shumë kohë më parë se i sëmuri i tyre.Ata që kanë lënguar e kanë gjetur ilaçin e efektshëm dhe kanë vazhduar jetën.

Së dyti vdekja nuk është aq e tmerrshme sa duket.Në shumë shkrime të tjera,të para nën dritën e Kur’anit Famëlartë,kam theksuar se për besimtarët vdekja është një lehtësi, që e çliron nga detyrimet dhe angazhimet e rënda të kësaj jete.

Në sheshin e kësaj bote plot sprova dhe vështirësi,vdekja është një pushim.Ajo është një shkak për t’u takuar me të afërmit dhe dashamirët,që nëntëdhjetënëntë për qind,kanë ikur më parë.

Vdekja është një arsye për të hyrë në Atdheun e vërtetë dhe në lumturinë e përhershme.Ajo është një ftesë për të shkuar nga burgjet e kësaj jete, në vreshtat e xhennetit.Ajo është një roje për të marrë shpërblimet e punëve të mëparshme nga Mëshira e Zotit xh.sh.. Nga pikëpamja e vërtetë vdekja është siç është treguar më lart një fenomen i zakonshëm dhe jo aq i tmerrshëm.Ajo është një fillim i kënaqësisë dhe i lumturisë. Njerëzit e devotshëm dhe të shenjtë nuk kanë pasur frikë prej vdekjes dhe nuk u është dukur aq e tmerrshme.Ndoshta ata kanë pasur dëshirë të jetojnë,për të përmbushur sa më mirë detyrimet e punëve të ahiretit. Vdekja për besimtarët është dera e Mëshirës dhe për mosbesimtarët është dera e errësirës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeSat Jul 14, 2012 11:18 pm

Kura e dhjetë

O ti i sëmurë që brengosesh pa arsye!
Ty mbase të rëndon ca sëmundja.Hiqe merakun prej saj,d.m.th.kujto dobitë e të mirave (sevapeve) të sëmundjes dhe thuaj: "Do të më kalojë". Në qoftë se nuk bëhesh merak,sëmundjes i pritet rruga.Meraku e dyfishon sëmundjen. Nga meraku i sëmundjes trupore vë në rrezik edhe shëndetin shpirtëror të zemrës.Kjo lloj sëmundjeje mbështetet tek bindjet.Po u mbështete dhe iu binde Zotit xh.sh.,duke vërejtur dobitë e sëmundjes,merakun e heq dhe sëmundjes i pritet rrënja duke të lehtësuar krejtësisht.

Ankthi dhe meraku e shumëfishon sëmundjen.Kur heq merakun,pothuaj nëntë pjesë të dhimbjes të largohen.Duke pasur merak,ti pa dashur hedh baltë mbi Diturinë e Zotit xh.sh., dhe kritikon Mëshirën e Tij.Për këtë veprim të pamatur All-llahu përkundrazi ta shton edhe më tepër sëmundjen. Kur falenderon dhe i lutesh Atij,të mirat shtohen dhe shumëfishohen.E njëllojtë me këtë është ankesa dhe qarja,të cilat e shtojnë sëmundjen dhe fatkeqësinë.Vetë meraku është një lloj sëmundjeje. Beso se All-llahu me Diturinë e Tij të mrekullueshme po të provon,ajo është ilaçi më i mirë kundër merakut.

Duke pranuar dobitë e sëmundjes,mos thuaj kurrë "Ah unë i mjeri!",por në çdo çast falenderojë All-llahun xh.sh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeSat Jul 14, 2012 11:22 pm

Kura e njëmbëdhjet

O vëlla i paduruar!
Tani sëmundja po të shkakton shqetësime.Hidhërimet që të ka dhënë ajo do të kalojnë duke të lënë bamirësi (sevape) dhe shëndet në shpirt.Pas kësaj dite, ndoshta pas kësaj ore,sëmundjet as nuk kanë ardhur dhe as ndoshta nuk do të vinë.Kur një gjë nuk ekziston,përse ankohesh.

O njeri ti po gabohesh,ngaqë i referohesh imagjinatës tënde dhe nuk po mundohesh të durosh.Sëmundjet fizike bashkë me hidhërimet janë larguar dhe të kanë lënë fitime mirësitë (sevapet) dhe kënaqësinë e largimit të tyre.Kjo gjendje ty duhet të të japë kënaqësi dhe gëzim.T’i kujtosh ato që ikën është një gjë e kotë. Mos u hidhëro!Të hidhërohesh është një marrëzi! Prit ditët që do të vinë dhe s’ke pse mendon për ato meqë ende s’kanë ardhur. Nuk duhet t’i sjellësh ndërmend, sepse për një sëmundje dhe një dhimbje qe ende s’e ke ndjerë, kot që hidhërohesh duke e imagjinuar.

Të jesh i paduruar, do të thotë të jesh i çmendur.Koha e kaluar para një ore të fal një kënaqësi dhe rehati,sepse koha pas kësaj ore akoma nuk ka ardhur.Ti të gjithë durimin që të ka dhënë Zoti xh.sh..po e shpërdoron majtas apo djathtas,në vend që ta harxhosh në dhimbje dhe hidhërime.Në qoftë se durimi nuk të mjafton thuaj: "Ja Sabur.O Zot që na jep durim,na e shto atë akoma më shumë,që të jemi më të fortë për ta dhënë këtë provë me sukses.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeTue Jul 24, 2012 9:05 pm

Kura e dymbëdhjet

O ti i sëmurë që dëshpërohesh nga dobësia e shëndetit dhe mosbërja e adhurimit (ibadetit) ndaj Zotit!
Ti duhet të dish se Pejgamberi a.s. në një hadith ka theksuar: "Besimtari i devotshëm që s’ka mundur të bëjë adhurimin e zakonshëm për shkak të sëmundjes,pa mangësi e fiton Mirësinë e Adhurimit ndaj Zotit".Një i sëmurë, nëse i fal farzet që janë caktuar nga Zoti duke bërë durim,fiton mirësi (sevape).Boshllëkun e mirësive të synnetit e plotëson sëmundja.

Sëmundja i tregon njeriut dobësinë dhe varfërinë e tij.Me një mendje të zgjuar, me gojën e dobësisë dhe gjuhën e varfërisë,pa ndërprerë ai vazhdon lutjet ndaj Zotit.Zoti i ka dhënë njeriut një dobësi dhe varfëri të paskajshme, gjersa të vazhdojë lutjet dhe të mbështetet tek Mëshira e Tij.

“Thuaj! Zoti im as nuk do të kujdesej për ju sikur të mos ishe lutja juaj”- Domethënë,Zoti i Madhërishëm me sekretin e këtij Ajeti Famëlartë,lutjen e quan si një arsye të vlerësimit të njeriut dhe fakt të krijimit.

Këto lutje të sinqerta njeriut,më së miri ia garanton sëmundja.Sëmundja në vetvete duhet të shërbejë jo si shkak për t’u ankuar,por për të falenderuar Zotin xh.sh.. Për shkak të sëmundjes të është hapur burimi i lumturisë.E këtë e sjell lutja.Prandaj lutjet dhe falenderimet ndaj Zotit,Mëshiruesit të Madh,duhet t’i vazhdosh edhe pasi të jesh shëruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeTue Jul 24, 2012 9:05 pm

Kura e trembëdhjet

O ti i sëmurë që vazhdimisht ankohesh !
Sëmundja për disa është një thesar i vërtetë.Ajo është një dhuratë Hyjnore. Çdo njeri,kështu duhet të përfytyrohet dhe jo ndryshe.Meqenëse koha e vdekjes nuk është e ditur,Zoti xh.sh.,për ta shpëtuar njeriun nga pakujdesia dhe mungesa e shpresës e vendos atë në një pozicion midis frikës dhe shpresës.

Këtë pozicion njeriu duhet ta ruajë për të garantuar këtë jetë dhe atë të përjetshme.Zoti me Dituritë e Tij të Mrekullueshme e ka bërë të fshehtë vdekjen dhe ajo mund të vijë befasisht nga njëri çast në tjetrin.Po qe se vdekja e gjen njeriun në momentet e pakujdesisë,kjo e dëmton rëndë Jetën e Paskajshme.

Pikërisht sëmundja e shpërndan pakujdesinë dhe i çon në mend njeriut Jetën e Mëvonshme.Ajo i bën vërejtje atij,që të mos e braktisë faljen e namazit.Zoti e këshillon njeriun ta vazhdojë jetën duke i dhënë rëndësi të veçantë shërbimit fetar.

Devotshmëri.Po qe se do ta kalonin jetën si një paradë të pakujdesshme dhe momenti i vdekjes t’i gjente në këtë hallakatje boshe,atëhere varri,në vend që t’u dukej si një arkë e shndritshme,përkundrazi do t’u dukej si një strofkë akrepash dhe gjarpërinjsh.Pra meqenëse sëmundja sjell këto dobi,nuk duhet të ankohesh, por të falenderosh dhe t’i bindesh Zotit xh.sh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeTue Jul 24, 2012 9:06 pm

Kura e katërmbëdhjet

O ti që të kanë zënë sytë perde!
Ta dish se,kur një besimtari perdja i zë sytë,nën perden e tij hapet një dritë dhe një pamje e mrekullueshme,e atëhere ai do të falënderojë Zotin e Madhërishëm.

Për ta ilustruar këtë të vërtetë,po tregoj një ndodhi.Në fshatin Barla për tre vjet mua më ka shërbyer Sulejmani pa më shqetësuar kurrë.Halla e tij u verbua nga sytë.Ajo plakë e devotshme më zuri para xhamisë dhe më tha: "Lutju Zotit për mua,që të më hapen sytë!" Unë duke pasur parasysh jetën e saj të pamëkatshme,që lutja ime të më pranohej,thosha: "O Zot! Për nder të asaj që po jeton në fenë Tënde,e nënshtruar dhe e sinqertë,hapja sytë!" Të nesërmen nga qyteti Burdur erdhi një mjek që bënte operacione.Ai e operoi plakën dhe ajo u shërua.Pas dyzet ditëve ajo u verbua përsëri.Unë u preka shumë nga kjo ngjarje dhe përsëri fillova t’i lutesha Zotit xh.sh..

Inshaall-llah ato lutje janë pranuar për në Jetën e Përtejme! Në rast se do të ishin pranuar,lutjet e mia do ishin kthyer kundra kësaj gruaje,sepse ajo kishte arritur në fundin e moshës së vet.Mbas dyzet ditëve ajo vdiq.Pra përballë dyzet ditëve që mundi të sodiste vreshtat e Barlës,fitoi dyzetmijë ditë në varr për të soditur vreshtat e xhennetit.Ajo pati besimin e fortë dhe iu nënshtrua përgjithësisht ligjeve të Zotit.Besimtarët e devotshëm,po të vdesin,edhe me sy të mbyllur,pra të verbër, kur të hyjnë në varr,më shumë se shokët do të soditin vende të ndritura,sipas shkallës së devotshmërisë dhe besimit.Në këtë botë ne pamë shumë gjëra.

Vëllezërit tanë të verbër nuk panë asgjë.Po qe se kanë shkuar me besim nga kjo botë,në varr ata do të shohin më shumë se të vdekurit e tjerë.Ashtu siç sheh me dylbi më larg me ngazëllim,ata do të soditin vreshtat e xhennetit.

Të verbërit e durueshëm në jetën e varrit kanë një jetë romantike dhe të shndritshme.Në qiell ata sodisin xhennetin. Prapa perdes së syve të verbër ata thonë: "Shyqyr o Zot që na ke shpëtuar nga tundimi dhe nga vështrimet ndaj femrave të huaja,që për çdo njeri është e ndaluar! Ti na shmange nga ky mëkat!" Për të grisur perden e syve dhe të shikosh gjëra të lejuara (hallall), siç treguam më lart,duhet të drejtohesh tek Mjeku i Madh që është i Vetmi në botë,- Kur’ani Famëlartë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeTue Jul 24, 2012 9:07 pm

Kura e pesërmbëdhjetë

O ti i sëmurë që pandërprerë ofshan!
Mos shih anën e keqe të sëmundjes duke bërë "oh-ëh" pa ndërprerë! Shiko kuptimin e saj dhe thuaj: "Këto sëmundje, po të mos kishin domethënie të mirë, Zoti Mëshirëplotë nuk do të na i dërgonte.

Në hadithet e Pejgamberit a.s. është thënë:"Në të shumtën e rasteve fatkeqësitë dhe brengat kapin njerëzit e mirë dhe të përsosur,si Pejgamberët (Profetët), njerëzit e shenjtë dhe të devotshëm.”

Ata i kanë pranuar sëmundjet si një adhurim i pastër,si një Dhuratë e Mëshirëplotit dhe duke duruar ata e kanë falenderuar Atë. Çdo gjë që ka ardhur prej Mëshirës së Zotit xh.sh.,ata e kanë pranuar si një operacion kirurgjie pa thënë: "Oh ç’më gjeti!"

O ti i sëmurë që bën "Ah",Uh"! Në qoftë se do të shohësh ato vende që kanë parë njerëzit e devotshëm, duhet të durosh dhe të falenderosh.Po u ankove,këto vende s’ke për t’i soditur kurrë! Ka mundësi të rrëzohesh në skutat e errësirës dhe të udhëtosh në rrugë të errëta.Pra një pjesë e sëmundjeve që përfundojnë me vdekjen e njerëzve, këto gjykohen të barabartë me shehidët.Këto sëmundje shërbejnë si shkak për t’u ngritur shpirtërisht bashkë me të shenjtët.Si të tilla konsiderohen: lindja e grave,(ajo vazhdon dyzet ditë) sëmundja e stomakut,mbytja në ujë dhe djegia.Edhe ai që vdes nga murtaja,kjo sëmundje e tmerrshme,vdes si shehid.Këto janë sëmundjet e shenjta, nga të cilat njeriu fiton shkallë të lartë pas vdekjes.Pikërisht sëmundja të largon dashamirësinë ndaj kësaj bote, duke e parë vdekjen si një mjet për t’u ngjitur lart.Edhe atyre që janë të dhënë pas kësaj jete,duke e parë atë nën këtë këndvështrim,ua largon dashurinë për të dhe bile i shtyn të dëshirojnë vdekjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeTue Jul 24, 2012 9:09 pm

Kura e gjashtëmbëdhjetë

O ti i sëmurë që mërzitesh prej sëmundjes!

“Është e vërtetë se ai i kalon kufijtë për shkak se e ndien veten të pavaruar”.
Po të mos jetë sëmundja,me shtysën e veseve të nefsit,mbivlerëson veten dhe nuk e llogarit fare respektin e njerëzve të tjerë, humbet ndjenjën e nderimit,respektit mëshirën dhe nuk i përjeton ato. Vetëm se,kur sëmundja e kap po këtë tip njeriu, atëhere ai e kupton dobësinë dhe varfërinë e vet.

Vetëm në këto kondita ai e ndjen të nevojshme të vizitojë vëllezërit e vet të sëmurë, i nderon dhe i mëshiron me dhimbjen që ndjen për ta.Besimtarët që vijnë ta ngushëllojnë ose ta ndihmojnë,pasi u vjen shëndeti ai mundohet t’u përgjigjet me cilësitë e fesë islame, siç janë nderi dhe mëshira.Kush më mirë se i urituri ia di hallin të uriturit? Po kështu i sëmuri ia njeh shqetësimet të sëmurit. Kush i bën vizitë të sëmurit, e ngushëllon dhe i jep zemër atij, fiton sevap(mire si) të madhe. Pejgamberi a.s. ka thënë: "Të sëmurin shko e shihe, se sevape fiton".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeWed Jul 25, 2012 10:33 am

Kura e shtatëmbëdhjetë

O ti i sëmurë që vuan për shkak se s’je në gjendje t’i bësh mirë askujt!
Ti falendero, se Zoti me sëmundjen që të ka dhënë, po të hap derën e mirësive të vërteta dhe të sinqerta! Njeriun (i afërm, infermier apo mjek) që i shërben të sëmurit, duke u kujdesur për të, për hirë të Zotit, vuajtjet e të sëmurit e bëjnë atë të fitojë mirësi të mëdha. Sëmundja si një lutje ndaj Zotit pranohet.

Pra,përkujdesja ndaj të sëmurëve është një mirësi e madhe dhe e rëndësishme. T’ua dish hallin të sëmurëve,t’i pyesësh ata për shqetësimet, është një mirësi e madhe dhe një urdhër i Pejgamberit tonë. Ky veprim bëhet shkak për të pakësuar mëkatet e tua, në qoftë se ke të tilla.

Në hadithin e Pejgamberit a.s. thuhet: "Meritojeni duanë, lutjen e të sëmurëve, sepse lutja e tyre pranohet, veçanërisht, kur është prej të afërmëve, si babai ose nëna. Me shërbimin ndaj tyre ke bërë një mirësi të madhe dhe të rëndësishme. Mundohu ta mbushësh zemrën e të sëmurit, t’i japësh ngushëllim, se kështu fiton një mirësi dhe një sevap "sadaka".

Biri ose bija që nënës ose babait ua gëzon sadopak zemrën duke iu shërbyer, përfitojnë duanë e tyre. Pra në jetën shoqërore është një sjellje dinjitoze dhe e ndershme e njerëzve. Të sëmurëve t’u përgjigjesh me shërbim, me nderim dhe mëshirë. Kush i përballon këto detyra më së miri, do të falenderohet jo vetëm nga njerëzit, por edhe nga engjëjt (melekët). Duke i ngushëlluar të sëmurët vuajtjet e tyre lehtësohen dhe ata ndjejnë kënaqësi nga fjalët e ëmbla. Për besimtarët lutja e të sëmurëve është një çështje e rëndësishme.

Mbi tridhjetë apo dyzet vjet jam duke iu lutur Zotit, që të gjej shërim prej një sëmundjeje të rrezikshme. Gjatë kësaj kohe e kuptova se kjo sëmundje më është dhënë që unë t’i lutem vazhdimisht Atij. Përfundimi im është se përfitimi më i rëndësishëm i kësaj lutjeje është në Botën Tjetër.

Vetë sëmundja është një lutje. Ajo i tregon njeriut dobësitë. Kur e njeh më mirë dobësinë mbështetesh tek Ndihma dhe Mëshira e Zotit xh.sh.. Kjo është arsyeja që kam tridhjetë vjet që lutem.Në pamje të parë sëmundja duket sikur nuk po largohet, por unë nuk e ndërpres lutjen time. Veç kësaj, të braktis lutjen nuk ma pranon edhe zemra.

Sëmundja është koha e lutjes. Shërimi nuk është përfundimi i lutjes. Zoti i Mëshirshëm që është edhe Zotëruesi i Diturisë së Mrekullueshme të shëron me anën e Virtyteve të Tij të Larta. Nëse lutja nuk pranohet sipas dëshirës tonë, nuk do të thotë se lutja nuk është pranuar plotësisht.

Krijuesi i Gjithmëshirshëm e di më mirë se kushdo! Ai jep atë që është më e vlefshme për dobinë tonë. Ne lutjet i bëjmë në këtë jetë, por ato vlerën e tyre të vërtetë e marrin në Jetën e Përtejme dhe për atje pranohen. Në fshehtësinë e sinqeritetit të sëmundjes kur njeriu e ndjen thellë dobësinë e vet, lutja bëhet me gjithë zemër dhe pranimi është më i dukshëm. Këtë dobi njeriut ia garanton vetëm sëmundja. Një besimtar i sëmurë dhe një shërbëtor që i shërben atij, përfitojnë prej këtyre lutjeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeWed Jul 25, 2012 10:34 am

Kura e tetëmbëdhjetë

O ti i sëmurë që ke lënë falenderimet dhe ke filluar të ankohesh!
Sa ke humbur prej hakut që të takon, aq duhet të ankohesh. Por në të vërtetë, ty asgjë nuk të ka humbur. Bile ti ke përfituar më shumë se sa duhet dhe s’ke bërë asnjë falenderim. All-llahut nuk ia ke kthyer ende borxhin që të takon dhe ke guximin t’i kërkosh hakun tënd, kur nuk e ke fare. Nuk ke pse t’u bëhesh zili njerëzve të shëndoshë dhe të ankohesh tek All-llahu ndaj tyre. Duke falenderuar duhet të vështrosh se njerëzit që janë më poshtë teje, janë të sëmurë dhe më të pafat se ti. Po pate një dorë të thyer, shiko atë që i ka të dyja të prera. Po pate një sy të verbër, shiko atë që i ka të dy të verbuar dhe falendero Zotin! Pra, për t’u ankuar nuk ka askush të drejtë të vështrojë atë që qëndron më lart se vetë. Për të bërë një vlerësim real duhet t’i referohesh asaj shtrese që është më poshtë se ti dhe e kalon jetën më me vështirësi. Ky kuptim domethënës është sqaruar shkurtimisht më poshtë.

Një pasanik mori një njeri dhe e hipi në majë të minaresë.Në secilën shkallë që ngjiste jepte nga një dhuratë për mirëbesimin midis tyre.Në shkallën e fundit i jep një dhuratë edhe më të madhe. Bamirësi, për atë që bëri priste mirënjohje dhe falënderime. Lakmitari harroi se çfarë mori dhe as që e çau kokën të falenderonte me mirënjohje, por përkundrazi hedh sytë më lart duke thënë: "Sa e ultë! Ah sikur kjo minare të ishte më e lartë se ajo përballë! Të paktën të ishte e lartë gjer tek maja e atij mali!"

Kjo ankesë,kjo sjellje e padrejtë është një çmenduri e madhe.Zoti e ka krijuar këtë njeri prej asgjëje.Mund ta bënte edhe gur edhe dru,edhe kafshë, por e bëri njeri. Për të fituar qetësinë shpirtërore dhe jetësore si mysliman, i ka dhënë shëndet për një kohë të gjatë.

Duke pasur këto shanse të mëdha,pse ky njeri të ngrejë kryet lart dhe të shpërndajë Mirësinë dhe Lartësinë,që i ka dhënë Krijuesi i Madhëruar? Ai i ka dhënë një sëmundje për ta zgjuar,që të mos i ikin këto Mirësi.A ka të drejtë të ankohet dhe të mos durojë ky njeri? "Oh, ç’bëra! Oh, ç’më gjeti!",të kritikojë Zotin,që është Krijuesi dhe Pronari i kësaj krijese të lartë? Kjo është më tepër sëmundje shpirtërore, se sa fizike. Kjo lloj ankese, sëmundjen e shndërron dhe e zgjat. Kjo i ngjet një të çmenduri pa duar, që kërkon të rrahë një njeri normal.

Me fshehtësinë e këtij ajeti: “Të cilët kur i godet ndonjë e keqe thonë: Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi.”
I mençur është ai që duron sëmundjen deri në fundin e saj,duke falenderuar dhe u mbështetur tek Zoti xh.sh..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeWed Jul 25, 2012 10:34 am

Kura e nëntëmbëdhjetë

Të gjithë Emrat e Bukur të të Madhërismit,tregojnë se cilësia më e mirë dhe më e bukur e qënieve është jeta dhe gjallëria.Pasqyra e të bukurit është e bukur. Njeriu,pasqyra e All-llahut,zbukurohet kur e tregon më pastër dhe më qartë Hijeshinë e Përsosmërisë së të Bukurës.Bukuria është dhuratë e Krijuesit dhe Ai çdo gjë e ka krijuar të bukur.Çdo gjë që vjen prej Krijuesit të Bukur,patjetër është e bukur.

Po qe se jeta do të vazhdonte pa një sëmundje apo shqetësim,nuk do të ishte gjë tjetër,veçse një pasqyrë e keqe.Kjo lloj jete do të shkonte drejt kotësisë dhe gjallëria e saj do të zhvlerësohej deri në maksimum.Në këtë rast njeriu do të shtypej brenda vetes. Duke rendur pas dëfrimeve,jeta do të shpërdorohej kot së koti.Kjo do të ishte e njëllojtë me jetën e një të burgosuri i cili mezi pret që të lirohet prej burgut,ngaqë është armiqësuar me vlerën reale të jetës.Jeta mund të marrë vlera reale të konsiderueshme, kur ajo rrotullohet e sillet nepër labirinthe të larmishme dhe rrugë të shumëllojshme.Duke vlerësuar jetën e tij në vështirësi,njeriu nuk do që ajo t’i soset para kohe.

Rrugaçët dhe të papunët janë të vetmit që pëshpërisin se dielli nuk perëndon kurrë,apo nata nuk kalon,duke pëshpëritur orë e çast "of,of".Po deshe pyet një padron që rri shtrirë në krevat: "Si po e shtyn jetën?" Ai do të përgjigjet: "Nuk po e kaloj dot kohën. Eja të luajmë një dorë letra ose domino,se u mërzita". Por edhe mund të ankohet: "Sikur të kisha bërë këtë punë" apo "sikur të kisha fituar aq e kaq" dhe përherë këto ankesa nuk shterrojnë.

Tani pyet një fatkeq dhe punëtor: "Si po e shtyn jetën?" Ai do të përgjigjet: "Lavdi Zotit, mirë jam!" dhe po qe i mençur të thotë: "Sikur të mos kishte perënduar dielli do ta kisha mbaruar edhe këtë punë që kam në dorë.Jeta po më kalon shpejt dhe do të më ndërpritet.Dihet se po kaloj një jetë të rëndë dhe të vështirë, por çdo gjë do të kalojë". Me këtë ai do të tregojë se jeta është e vlefshme.Hidhërimet dhe vështirësitë kalohen vetëm me punë.Vetëm nëpërmjet vështirësive dhe punës e kupton me të vërtetë shijen dhe rëndësinë e jetës.

Qetësia dhe shëndeti i mirë njeriut ia bën jetën monotone.Ai do që kjo jetë të kalojë sa më shpejt.O ti vëlla i sëmurë! Mos dysho për këtë që po të them,por beso! Edhe në libra të tjerë kam theksuar se fatkeqësitë,brengat dhe mëkatet e kanë burimin tek mosekzistenca.

Ato tërësisht janë një ligësi e madhe dhe një errësirë-pus i thellë për njeriun.Një jetë monotone, pa lëvizje,e qetë dhe statike është një mosekzistencë,që kushtëzon vetekzistencën e njeriut.Çdo ekzistencë është pastërtisht një dobi dhe një dritë për njeriun.Meqë kjo është e vërtetë që nuk tjetërsohet,sëmundja ta pastron jetën dhe ta bën atë të vlefshme Ajo të forcon dhe të shtyn të përparosh.

Nepërmjet këtyre që thashë,e kupton pra se me çfarë qëllimesh të shenjta ta dërgon Zoti xh.sh. sëmundjen.Ajo vjen tek ti si një mysafire e Zotit,që pasi e kryen detyrën e saj, shkon.Inshaall-llah sëmundja i thotë shëndetit: "Ec në vendin tënd deri në përjetësi dhe vazhdo të kryesh detyrimet.Kjo shtëpi është e jotja dhe jeto në të me shëndet!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeWed Jul 25, 2012 10:35 am

Kura e njëzet

O ti i sëmurë që përpiqesh për t’u shëruar!
Sëmundja ndahet në dy lloje: Njëra është e vërteta dhe tjetra iluzioniste.E vërteta kurohet me barnat me të cilat Zoti që është shërues i vërtetë),ka mbuluar sipërfaqen e tokës,që është një barnatore gjigande.Aty ndodhen të gjitha llojet e ilaçeve që i përshtaten çdo sëmundjeje.Çdo sëmundje ka ilaçin e vet.Çdo njeri ka të drejtë të vrapojë pas një lloj ilaçi,sipas nevojës që ka.

Efektin e vërtetë të ilaçeve që ka përgatitur Zoti xh.sh.,për sëmundjen tënde,duhet ta kërkosh tek Shëruesi i Vërtetë.Siç i bën lehtësim çdo brenge,po ashtu Ai sjell edhe ndikimin e mjekimit Në mënyrë të rëndësishme është theksuar se sëmundjet në të shumtën e rasteve vijnë prej moszbatimit të këshillave të mjekut,mos mbajtja e dietës dhe nga abuzimet.Në të vërtetë,një mjek besimtar të sëmurëve të vet u jep këshilla të vlefshme.Ai i ndalon ato nga abuzimet dhe shpërdorimet e pakufishme dhe i ngushëllon shpirtërisht.I sëmuri këtij lloj mjeku duhet t’i besojë, që sëmundja t’i lehtësohet.Ai qetësohet dhe kalon në gjendje normale.

E dyta është sëmundje iluzionare.Ilaçi i kësaj sëmundjeje është që të mos i japësh shumë rëndësi.Sikur ta mblivlerësosh këtë lloj sëmundjeje,ajo rritet dhe shtohet artificialisht.Po e nënvleftësove,sëmundja tretet dhe shpërndahet.Është njëlloj sikur po t’i trembësh grerëzat,ata kthehen dhe të thumbojnë.Po si ngacmove,ata rrinë sa rrinë dhe shpërndahen po vetë prej vendit ku ishin grumbulluar.

Po i dhe rëndësi një peri të hollë të varur në errësirë,para syve të tu ai do të duket i stërmadh, duke ta prishur mendjen,deri sa të vësh re se nuk është gjë tjetër, veçse një pe i zakonshëm. Pastaj fillon e qesh me budallallëkun tënd. Meraku i madh dhe iluzioni për sëmundjen mund t’i kthehet në një sëmundje të vërtetë.Tek njeriu me iluzione dhe stimulant shfaqen nervozizmi dhe sëmundjet nervore.

Ato shumë lehtë mund të nguliten tek kjo kategori njerëzish.Kjo është njëlloj sikur një farë të vogël ta zmadhosh sa një kodër të lartë.Në këtë mënyrë morali shpirtëror dobësohet,sidomos kur vizitohesh tek një mjek çnjerëzor.Ky në vend që të largojë iluzionet,t’i shton ato.Duke ndjekur këshillat e vizitës së këtij mjeku,jo vetëm që bën shpenzime të kota,por edhe shëndeti të humbet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeWed Oct 10, 2012 8:51 pm

Kura e njëzetenjëtë

O vëlla i sëmurë!
Në sëmundjen tënde ka dhimbje fizike,por për t’i lehtësuar ato,duhet të mos u japësh shumë rëndësi dhe të bësh durim.Morali dhe këshillat janë tepër të dobishme për këtë rast,meqenëse qetësia shpirtërore të ka ikur,nuk duhet abuzuar me vërejte pa vend dhe të pamenduara.

Së pari,ta zëmë se ke nënën,babain apo të afërmit e tjerë tek koka në kohën e sëmundjes,që të ngushëllojnë sikur të ishe fëmijë.Atëherë sëmundja jote lehtësohet. Po të mendosh edhe mysafirët,që akoma nuk të kanë ardhur dhe rrinë prapa perdes magjepëse,vetëm me ngushëllimin e tyre mund të lehtësohet sëmundja jote.

Dashamirësia dhe mëshira ta largon sëmundjen.Duke të lavdëruar dhe çmuar për shërbimet që më parë i ke bërë dikujt,për të fituar dashamirësinë e tyre ndaj vetes,sëmundja jote ka bërë që të vlerësohet ky kontribut i mëparshëm.Mëshira është kthyer nga ti.Ke fituar vështrimin e pikëlluar dhe ndjeshmërinë e ndjenjave të holla të njerëzve.

Duke mos pasur shok,me anën e sëmundjes ke mundur të fitosh dashamirësinë dhe miqësinë e vërtetë dhe të drejtën e çlirimit nga punët e vështira. Tani po pushon.Patjetër që sëmundja jote është shkak për të falenderuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeWed Oct 10, 2012 9:01 pm

Kura e njëzetedytë

O vëlla që të ka rënë kjo sëmundje paralizuese!
Më parë po të jap një sihariq (lajm)se paraliza është një sëmundje e rëndë e bekuar dhe e shenjtë. Këtë të vërtetë e kam dëgjuar para shumë kohësh nga njerëz të shenjtë.Ajo e mban një fshehtësi të tillë,siç ma kanë treguar.Të adhuruarit e Zotit xh.sh.,për të arritur tek Ai,që të shpëtojnë nga ligësitë, vështirësitë e kësaj bote dhe për të garantuar miqësinë e përjetshme kanë marrë parasysh dy gjëra:
Së pari, duke i mbajtur kontaktet me vdekjen kanë kuptuar se kjo jetë është e përkohshme dhe se njeriu këtu është si një mysafir,prandaj duhet punuar që të fitohet Jeta e Përjetshme.

Së dyti, për t’iu bërë ballë veseve dhe për t’iu shmangur paturpësive të nefsit kanë zgjedhur mundimet, vështirësitë, urrejtjen ndaj fëlliqësive. Për këtë duhet të vësh në dispozicion të gjitha dijet dhe zgjuarsinë tënde.Pra o vëlla që ke humbur shëndetin,të janë dhënë dy rrugë për të fituar kënaqësinë e Zotit xh.sh...


Të tërhiqet vëmendja,që gjendja jote po shkon pandërprerë nga jeta e përkohshme e trupit,në një vend të përjetësisë së lumtur të shpirtit.Tani pakujdesia nuk ta mbyll dot syrin.Në moshën mesatare që ke tani,në të vërtetë,veset e turpshme dhe ligësitë më s’mund të të mashtrojnë.Kjo moshë së shpejti do të të shpëtojë nga veset e nefsit dhe nga kjo betejë ti do të fitosh.Me fshehtësinë e besimit, me besimin tek Zoti xh.sh.,nga kjo sëmundje e rëndë së shpejti do të garantosh Hirësinë e Zotit xh.sh..

Njerëzit e mëdhenj kanë preferuar rrugët e vështira,dhe kanë arritur të garantojnë Hirën (e Zotit) Në këtë mënyrë sëmundja e keqe për ty mund të bëhet e lehtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeWed Oct 10, 2012 9:02 pm

Kura e njëzetetretë

O ti i sëmurë i vetmuar dhe i pashpresë!
Kjo sëmundje,vetmia dhe kurbeti të janë sjellë për të të shërbyer vetëm me zemër të fortë.O vëlla,ty askush nuk mund të të ndihmojë më shumë se sa Ai,Zoti i Madhëruar që në çdo sure (kaptinë) të Kur’anit na paraqitet i Gjithmëshirshëm e Mëshirëplotë.

Prej Mëshirës së Tij një shkëlqim u ka ardhur nënave,të cilat me atë mëshirë edukojnë dhe rrisin fëmijët e tyre.Vetëm me një rreze të kësaj Mëshire në çdo stinë të pranverës, e shtron me Mirësi sipërfaqen e tokës.Me një rreze të kësaj Mëshire besimtarëve jetën e paskajshme (xhennetin) me Mirësi ua siguron.

O ti që Mëshirëplotit i beson dhe me dobësinë e sëmundjes tënde Atij i lutesh,me këtë sëmundje dhe me kurbetin tënd ke tërhequr Mëshirën e Tij.Zoti është me ty dhe po të vështron Ai është në kurbet dhe në vetmi të plotë,kur nuk përulet përpara ligjeve dhe urdhërave të Zotit,si dhe nuk u jep rëndësi atyre,duke mbetur gjithmonë i vetmuar, i sëmurë dhe i syrgjynosur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeWed Oct 10, 2012 9:03 pm

Kura e njëzetekatërt

O ti që u shërben fëmijëve të brishtë dhe pleqëve të sëmurë,që janë më të mjerë se fëmijët!Ty të është hapur një mirësi apo mirëqënie e madhe për në jetën e përtejme.Për të të mos dalë nga duart kjo Mirësi,ruaje fort.Shërbimi dhe kujdesi për fëmijët e sëmurë, përgatitja dhe arsimimi i tyre për t’iu bërë ballë vështirësive dhe brengave të jetës janë si ato vaksinat që mbrojnë jetën.Sëmundja pleqëve u pastron mëkatet dhe fëmijëve shpirtërisht u garanton rrugën drejt së ardhmes dhe përparimit.

Kujdestarët,edukatorët apo mbikqyrësit e fëmijëve të sëmurë grumbullojnë mirësi (sevape).Të gjitha këto mirësi "shkruhen" në librin e shërbimeve dhe veprimeve të nënës dhe babait.Këtë e kanë thënë ata dijetarë që kanë punuar dhe kanë studiuar në këtë fushë.Po t’u shërbesh pleqëve të sëmurë fiton mirësi të mëdha, bekimet dhe lutjet që bëhen për ty janë të rëndësishme për të dy jetët.Veçanërisht,shërbimi që u bëhet prindërve ka një rëndësi të madhe, sepse i shton më tepër kënaqësitë e të dy jetëve.

Një fëmijë fatbardhë që me bindje dhe me respekt dëgjon prindërit,kur të bëhet baba ose nënë,edhe fëmijët e tij do të bëhen të dashur dhe plot respekt për të.Në qoftë se ai u ka sjellë shqetësime prindërve të tij,kur të bëhet prind, mjerimet dhe fatkeqësitë do ta shoqërojnë gjithë jetën.Këto që ju treguam janë të vërteta realisht.Jo vetëm prindërve të plakur dhe të pamëkat t’iu shërbesh,por edhe atyre pleqëve që s’i njeh fare është mirë t’ua bësh një shërbim,sepse duke qenë mysliman,ata janë vëllezërit e tu të vërtetë. Besimi yt në fenë islame bën të nevojshme ndihmën dhe mëshirën për çdo njeri nevojtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitimeWed Oct 10, 2012 9:04 pm

Kura e njëzetepestë

O vëllezër (dhe motra) të sëmurë!
Në se doni të shëroheni me një ilaç efektprurës, për çdo brengë dhe fatkeqësi, duhet të përpiqeni që të zhvilloni besimin tuaj. Kjo do të thotë: Prano gabimet që ke bërë, fal namazin dhe bëj adhurime të tjera. Këto janë ilaçe të garantuara kundër fatkeqësive dhe shqetësimeve që i shtojnë këto fatkeqësi. Në këtë botë ta mbushësh zemrën me dashamirësi dhe mendjen me dituri,që të sigurojnë një përfitim të drejtë.

Pse ke ardhur në këtë jetë? Ku do të shkosh? A e di se kush kujdeset për ty? Këto duhet që t’i dish.Për të shkuar në botën e amshuar a e di se kura për trupin tënd të shkatërruar dhe të plagosur është Besimi Islam? Ky ilaç është i përsosur dhe i sigurtë, saqë është reklamuar në të gjithë faqet e Risale-i Nurit.Që të të mos dhëmbi koka,ndiq këto këshilla: Bëj mjekimin e imanit (besimit) dhe ndikimi i tij do të shihet shumë shpejt.

Dëfrimet dhe abuzimet e ndaluara janë shtytësit e nefsit,që e thyejnë ndikimin e këtij ilaçi, besimin. Sëmundja të largon nga pakujdesia që ta zbeh dashurinë ndaj kësaj bote. Ajo bëhet shkak për të braktisur ligësitë dhe mëkatet.I mënçuri gjithmonë përfiton prej këtyre sëmundjeve.Këtë ai e realizon duke përforcuar besimin dhe duke u penduar për veprimet e këqija që ka kryer.Duke iu lutur Zotit xh.sh. mundohu të pastrosh shpirtin nga mëkatet e dëmshme.All-llahu i Madhëruar le të sjellë ilaçin dhe sëmundja juaj le të bëhet shkak për faljen e gabimeve.Amin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët Empty
MesazhTitulli: Re: Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët   Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: