PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 DHENIA E INFORMACONEVE TË FSHEHTA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

DHENIA E INFORMACONEVE TË FSHEHTA Empty
MesazhTitulli: DHENIA E INFORMACONEVE TË FSHEHTA   DHENIA E INFORMACONEVE TË FSHEHTA I_icon_minitimeSat Jul 14, 2012 11:04 am

Kur’ani i Shenjtë jep informacione dhe lajme të fshehta (nga bota e fshehtë dhe e panjohur). Edhe këto informacione dhe lajme tregojnë se ai është një mrekulli e hapur.
Informacionet dhe të dhënat që përmban mbi të kaluarën, Kur’ani i Shenjtë i tregon në përshtatje me të vërtetën. Në lidhje me specifikën e këtyre informacioneve dhe të dhënave, në Mekën e shek. VII nuk kishte asnjë institucion shkencor si dhe asnjë person të vetëm që të zotëronte kulturë të përgjithshme. Të gjitha njohuritë historike nuk kalonin përtej disa rrëfimeve lokale perse që i sillnin tregtarët në formë mitesh dhe legjendash antagoniste. Mirëpo të dhënat e Kur’anit të Shenjtë mbi të kaluarën paraqesin një tërësi unike dhe nuk janë të tilla që mund t’i shkruajë ndonjë njeri me mendjen dhe zgjuarsinë e mprehtë të tij.

Prandaj, njeriu me mend në kokë le të mendojë: A mund të ndodhë që një njeri i paarsimuar i dalë nga një shoqëri injorante larg qytetërimit,të përbëjë burim për kuptimin e Kur’anit pa marrë nga një burim hyjnor? Natyrisht që kurrë! Dhe kjo tregon se të gjitha informacionet,njohuritë dhe të dhënat që njoftonte i Dërguari i Allahut (s.a.s.), i janë komunikuar nga Allahu.

Në ajetin kur’anor thuhet: “Ky është nga lajmet e fshehta që të kemi komunikuar ty. Ti s’ishe pranë tyre kur ata hidhnin short se kush do ta rrisë Merjemen dhe as je ndodhur atje kur janë grindur me njëri-tjetrin për këtë gjë!” (Al-i Imran, 44)

“Këto që t’i kemi komunikuar kështu, janë lajme mbi të fshehtën.Ti nuk ndodheshe pranë tyre kur ata u bashkuan me qëllimin për të të ngritur ty kurth.” (Jusuf, 102)

“Ti as pate lexuar më parë ndonjë libër, as pate shkruar me dorën tënde; po të qe ashtu, mohuesit mund të binin në dyshim.” (el-Ankebut, 48)

“Duke ta komunikuar ty këtë Kur’an, t’i tregojmë ngjarjet në mënyrën më të bukur. Kurse ti s’kishe dijeni më parë për to!..” (Jusuf, 3)

Me të vërtetë, ato kohë, disa thërrime njohurish mbi shkatërrimin e popujve Ad dhe Themud, si dhe mbi përmbytjen e Nuhut, ekzistonin vetëm në formë mitesh dhe legjendash. Por Kur’ani i Shenjtë ia paraqiti njerëzimit këto në mënyrën më interesante dhe mësimdhënëse në
përputhje me shkencën e historisë dhe filozofinë e historisë të ditëve të sotme.

Sipas ndjekësve të librit (çifutëve dhe krishterëve),Shokët e Shpellës patën qëndruar në shpellë treqind vite diellore. Kur’ani i Shenjtë bën të ditur se ata patën qëndruar në shpellë treqind e nëntë vjet.Këto nëntë vjet janë ndryshimi mes viteve (dhe kalendarëve) diellorë dhe hënorë.

Në ajetin kur’anor thuhet:“Ata qëndruan në shpellë treqind vjet dhe nëntë vjet.” (el-Kehf, 25).Në shekullin VII në Mekë sundonte një injorancë e thellë në të gjitha fushat e dijes përveç elokuencës dhe retorikës. Për shembull, në matematikë nuk njiheshin mbledhja dhe zbritja. Shkrimi i numrave nën njëri-tjetrin (për t’i mbledhur ose zbritur) si dhe zeroja nuk njiheshin.

Shifrat shpreheshin dhe shkruheshin vetëm me fjalë. Po të mbajmë parasysh se, kur zbriti ky ajet, në Mekë sundonte injoranca e thellë në matematikë, na del pyetja: Si mund ta njihte këtë llogari të hollë një shoqëri e paarsimuar që s’e njihte shkrimin dhe aritmetikën,po ashtu,edhe një profet gjithashtu i paarsimuar i dalë nga mesi i tyre?

Po si kjo, vetëm informacionet dhe njohuritë e përcjella (të marra nga një burim i caktuar i jashtëm) të pamundura për t’u fituar me zgjuarsi dhe gjykim, zënë një vëllim të madh në Kur’an. Informacionet dhe njohuritë në fjalë nuk mund të dilnin nga një shoqëri injorante dhe nga një njeri i paarsimuar.

Mësuesi i Profetit Muhammed (s.a.s.) ishte vetë Allahu (xh.xh.).Ishte, gjithashtu, sipas urdhrit hyjnor, er-Ruhul Emin (Shpirti i Shenjtë,engjëlli Xhebrail) i cili bënte për të Dërguarin e Allahut (s.a.s.) punën e mësuesit.Detyra e tij ishte t’ia përcillte Profetit fjalë për fjalë njohuritë që merrte nga Allahu i Lartë. Kur’ani i Shenjtë pati dhënë njoftime edhe mbi të ardhmen dhe ato njoftime qenë realizuar po në atë mënyrë siç pati njoftuar ai, si dhe ash tu do të vazhdojnë të realizohen. Pra, konkluzioni i Kur’anit të Shenjtë kurrë nuk do ta humbë aktualitetin dhe vlefshmërinë! Ai vazhdimisht u prin diturive dhe shkencave.

Në ajetin kur’anor thuhet: “… Kurse Kur’ani është një libër shumë i çmuar. Nuk ka pasur as në të shkuarën dhe nuk do të ketë as në të ardhmen gjë që ta hedhë poshtë atë! Ai është zbritur nga lartësia (sublime) e Allahut absolutisht të urtë dhe të denjë për lavdërim!” (Fussilet, 41-42)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

DHENIA E INFORMACONEVE TË FSHEHTA Empty
MesazhTitulli: Re: DHENIA E INFORMACONEVE TË FSHEHTA   DHENIA E INFORMACONEVE TË FSHEHTA I_icon_minitimeSat Jul 14, 2012 11:07 am

Janë shumë qytetërime që, pasi kanë bërë vend dhe emër në histori,janë fshirë nga faqja e dheut. Faqet e historisë janë plot me profetë të vrarë në mënyrë kriminale, si dhe me libra të shenjtë të humbur ose të mangët dhe të korrigjuar. Ndërkaq, Allahu i Lartë, duke njoftuar se vetëm teksti i Kur’anit do të mbrohet dhe përcillet pa mangësi, ka urdhëruar si më poshtë dhe ka theksuar se Kur’ani do të ketë përjetësisht mbrojtjen hyjnore që s’i ka takuar asnjë libri tjetër:“Pa dyshim, Ne e kemi zbritur Kur’anin dhe, pa dyshim, Ne jemi garant për të!” el-Hixhr, 9.

Para se t’i komunikohej profetësia dhe të fillonte t’i zbriste Kur’ani,Profeti (s.a.s.) as që i pati shkuar nëpërmend këto gjëra. Këtë të vërtetë,Allahu i Lartë e shpreh kështu:“Ti as që e pate shpresuar se do të të jepej libër! Ai është vetëm ëshira e Zotit tënd!..” (el-Kasas, 86)

Garantuesi i vetëm i mbrojtjes së fesë është Allahu i Lartë:“Me të vërtetë,po të duam,Ne mund ta zhdukim atë që të kemi komunikuar ty, kurse ti nuk mund të gjesh asnjë mbrojtës përballë kësaj gjendjee, përveç mëshirës së Zotit tënd (në sajë të të cilit Kur’ani ka mbetur i përhershëm), sepse mirësia e Tij ndaj teje është shumë e madhe!” (el-Isra, 86-87

Siç e shpreh fare qartë ajeti kur’anor, shkaku i vetëm që Kur’ani nuk është korrigjuar, është “mbrojtja e tij nga dora e mirësisë hyjnore”!

Bizantinët kishin luftuar me persët zoroastrianë dhe ishin mundur.Duke përfituar nga rasti, politeistët u thanë muslimanëve duke dashur t’ua thyenin besimin dhe vendosmërinë:“Në sajë të librit tuaj, pandehnit se do të dilnit fitimtarë, por ja tek zjarradhuruesit i mundën bizantinët krishterë!”

Atëherë, Allahu i Lartë zbriti këto ajete që do t’u shkaktonin politeistëve dëshpërim, kurse muslimanëve do t’u jepnin gëzim:“Elif. Lam. Mim. Bizantinët u mundën në vendin më të afërt. Por pas kësaj mundjeje ata do të dalin fitues brenda disa viteve (3-9 vjet).

Punët i përkasin Allahut si më parë, ashtu dhe më pas. Atë ditë, me ndihmën e Allahut, besimtarët do të gëzohen.Ai është ngadhnues absolut, mëshirues dhe shpërblyes!”(er-Rum,1-5)

Atë kohë Bizanti ishte dobësuar aq shumë, sa as dhe një njeri i vetëm nuk i jepte mundësi një fitoreje pas asaj humbjeje që ua kishte këputur mesin! Por Ku’ani i Shenjtë, me një siguri të fuqishme, thoshte: “Ky është premtimi i Allahut! Allahu nuk lëviz nga premtimi,por shumica e njerëzve nuk dinë!” (er-Rum, 6)

Më në fund, Allahu i Lartë e realizoi premtimin. Sipas mendimit tënjëzëshëm të historianëve, brenda një kohe më pak se nëntë vjet, bizantinët dolën fitimtarë mbi persët. Atë ditë kur u arrit fitorja e bizantinëve, edhe muslimanët dolën fitimtarë në luftën e Bedrit kundër politeistëve dhe u gëzuan!

Me shtimin e dhunës kundër muslimanëve në Mekë, Profeti (s.a.s.) u lut që mbi mizorët politeistë të binte kriza e bukës siç pati ndodhur në kohën e profetit Jusuf (a.s.). Atëherë zbriti ajeti që paralajmëronte:“Vëzhgo ditën kur qielli do të sjellë një tym të dukshëm qartë! Ai tym do t’i mbulojë njerëzit dhe ky do të jetë një ndëshkim ihidhur!”(ed-Duhan, 10-11)

Dhe ata i zu një thatësirë dhe uri e tillë që, kur njëri prej tyre vështroi nga qielli, për shkak të vuajtjes së madhe, i dukej se mes qiellit dhe tij kishte një tym.

Në vazhdimin e ajetit thuhet: “Ne do ta heqim pak ndëshkimin, kurse ju do të ktheheni përsëri (në gjendjen e mëparshme). Por ne do të marrim shpagim atë ditë kur të ndodhë ajo goditje e tmerrshme!”(ed-Duhan, 15-16)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

DHENIA E INFORMACONEVE TË FSHEHTA Empty
MesazhTitulli: Re: DHENIA E INFORMACONEVE TË FSHEHTA   DHENIA E INFORMACONEVE TË FSHEHTA I_icon_minitimeSat Jul 14, 2012 11:11 am

Këtu jepen tre lajme të fshehta:

1. Se vuajtjet do të lehtësohen. Me të vërtetë, kur shkuan dhe i kërkuan Profetit të bënte një lutje shiu dhe i hapën duart duke iu lutur Zotit “Zoti ynë, hiqe ndëshkimin prej nesh, se ne tashmë besojmë!” (ed-Duhan, 12)
Allahu i Lartë u lëshoi pak shi.

2. Se ata prapë do të përgatisin një kurth. Me të vërtetë, politeistët lëvizën nga fjala që kishin dhënë se kishin besuar dhe, për t’i mundur muslimanët, përgatitën luftën e Bedrit.

3. Se, pas kësaj, do të merrej shpagim nga politeistët. Me të vërtetë,ditën e fitores së Bedrit, ndëshkimi hyjnor i kapi dhe i shkatërroi ata në mënyrë të tmerrshme. Atë ditë u vranë rreth shtatëdhjetë vetë nga parësia e politeistëve dhe po aq u zunë rob.

Gjithashtu, një farë kohe para luftës së Bedrit, patën zbritur ajetet kur’anore mbi Velid bin Mugiren, një nga krerët e mohimit dhe herezisë:“Kur iu kënduan ajetet tona, ai tha: “Këto janë përrallat e të parëve!”Ne do ta shënojmë atë duke i vënë vulë në hundë!” (el-Kalem,15-16)

Ditën e Bedrit, Velidi u plagos në hundë dhe plaga e hundës i mbetisi shenjë hyjnore sa qe gjallë!Veç kësaj, atë ditë u realizua ky premtim hyjnor i njoftuar në ajetin kur’anor 45 të sures Kamer:“Atij grupi do t’i shkaktohet disfatë dhe ata do të kthehen pas e do të ikin!”

Lidhur me të vërtetën e këtushme, Hz. Omeri (r.a.) thotë kështu:“Kur ky ajet zbriti në Mekë, thashë me vete: “Cili grup, vallë, do të çohet në disfatë? Kush ka për të fituar?” Kur shkova dhe e dëgjova ditën e Bedrit të Dërguarin e Allahut (s.a.s.) që po e këndonte këtë ajet,e kuptova se grupi që do të pësonte disfatë, ishin politeistët Kurejshë. Atë ditë e mësova shpjegimin e ajetit!”

Në kohët e para, besimtarët bënin roje pranë të Dërguarit të Allahut për ta mbrojtur atë nga rreziqet e mundshme. Por kur zbriti ajeti
“… Allahu do të të mbrojë ty nga njerëzit (nga sherri i njerëzve)!..” el-Maide, 67.
i Dërguari i Allahut e hoqi këtë roje dhe sahabeve, shokëve të tij sakrifikantë që rrinin zgjuar me dëshirë dhe dashuri pranë tij gjer në mëngjes për ta mbrojtur, u tha:
“Tashmë mund të shkoni, sepse Allahu më premtoi se do të më mbrojë!”
Në fushatën Dhaturrika, në një moment, Profeti (s.a.s.) qëndroi për të pushuar nën një pemë. E vari shpatën në pemë dhe u shtri. Në këtë mes, aty erdhi një politeist i cili, kur e pa të Dërguarin e Allahut të vetëm dhe duke fjetur,e rrëmbeu menjëherë shpatën e varur nga pema,iu vu para dhe, të Dërguarit të Allahut (s.a.s.) i cili u zgjua pa treguar as shenjën më të vogël të shqetësimit për situatën, i tha:
“A nuk po frikësohesh prej meje?”
“Jo, nuk të kam frikë aspak!” – Iu përgjigj Profeti.
“Mirë, po kush do të të shpëtojë tani ty nga dora ime?” – E pyeti politeisti.
Duke u ngritur nga vendi, Profeti i tha:“Allahu do të më shpëtojë! Lëre shpatën!”
Njeriu i cili filloi të dridhej para qetësisë, vendosmërisë dhe paraqitjes impresionuese të Profetit, e la për tokë shpatën jashtëzakonisht i hutuar!”
I Dërguari i Allahut (s.a.s.) nuk u nis ta ndëshkonte beduinin që deshi ta vriste, përkundrazi, e ftoi në Islam. Dhe beduini i cili pothuajse u mpak përballë kësaj sjelljeje të lartë, kur u kthye te fisi i vet, u tha njerëzve:“Unë po vij nga pranë njeriut më të dobishëm ndër njerëzit!” Ja, pra, edhe në situata të tilla të frikshme, i Dërguari i Allahut (s.a.s.) tregohej jashtëzakonisht i sigurt dhe i dorëzuar te Zoti!
Një ngjarje e ngjashme me këtë ndodhi edhe në Hunejn. Atë ditë,ushtarët muslimanë të ngarkuar lehtë që vepronin si pararojë dhe ata që s’kishin mburoja, marshuan në një krah të Hevazinit. Mirëpo në atë krah ndodheshin shigjetarët armiq të cilët lëshuan mbi muslimanët një breshëri shigjetash si tufë karkalecash.

Atëherë, muslimanët u detyruan të shpërndaheshin dhe, kështu, armiku u drejtua drejt Profetit. Ndërkaq, i Dërguari i Allahut (s.a.s.) e ngiste mushkën pa pushim duke bërë përpara drejt armiqve. Për ta ndaluar, Ibni Abbasi e tërhiqte kafshën për kapistre, kurse Ebu Sufjan bin Harithi e kishte kapur dhe e tërhiqte pas nga yzengjitë. Pas pak, Profeti zbriti nga mushka, u lut dhe kërkoi ndihmë nga Allahu me këto fjalë:
“Unë jam Profeti, kjo nuk është gënjeshtër! Unë jam i biri i Abtylmuttalibit!
Allahu im, zbritma ndihmën!”
Pastaj i vuri ushtarët në rregull.
Berai (r.a.) që e rrëfen ngjarjen, thotë:
“Vallahi, kur nxehej lufta, ne strehoheshim te i Dërguari i Allahut (s.a.s.)! Më guximtari prej nesh ishte ai që mundej të qëndronte në një drejtim me të Dërguarin e Allahut (s.a.s.)!”


Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

DHENIA E INFORMACONEVE TË FSHEHTA Empty
MesazhTitulli: Re: DHENIA E INFORMACONEVE TË FSHEHTA   DHENIA E INFORMACONEVE TË FSHEHTA I_icon_minitimeSat Jul 14, 2012 11:13 am

Armiqtë që u hutuan jashtëzakonisht para guximit dhe vendosmërisë së pashoqe të tij, s’i bënë dot asgjë atij. Allahu e kishte mbështetur sërish të dërguarin e Tij me ushtri të padukshme dhe i kishte përzënë armiqtë me dorën e vet!

Pas hixhretit, ensarët u dhanë përkrahje të madhe muhaxhirëve dhe, përkundër kësaj, të gjithë politeistët arabë u bashkuan si një grusht i vetëm. Sahabet nuk binin e nuk ngriheshin dot pa armë. Mes tyre, ata besidonin kështu:“A do të vijë ajo ditë që të mos kemi frikë prej askujt tjetër veç Allahut?”

Atëherë, zbritën këto ajete kur’anore:“Allahu u ka premtuar atyre nga ju që besojnë dhe bëjnë punë të mira, se, ashtu siç i pati bërë sundues paraardhësit e tyre që patën be suar dhe bërë punë të mira, ashtu do t’i bëjë sundues edhe ata, se do të vendosë me themel fenë që ka zgjedhur për ta dhe se, pas frikës,do t’i bëjë që ta ndjejnë veten në siguri të plotë!” (en-Nur, 55)

“Me të vërtetë, pas Fjalës, edhe në Zebur shkruam: “Robtë e mi do të bëhen trashëgimtarët e tokës!” (el-Enbija, 105)

Vërtet, pas një kohe të shkurtër, duke përparuar me vendosmëri në rrugën e lartësimit të Fjalës së Allahut, ushtritë islame nënshtruan Bizantin, njërin prej shteteve më të fuqishëm të kohës dhe e groposën në histori perandorinë persiane!

Veç këtyre, edhe shumë ngjarje të paralajmëruara qysh më parë,si hyrja në siguri e muslimanëve në Faltoren e Paprekshme (Qabe)(Shih. el-Fet’h, 27..)

pranimi i Islamit në mënyrë masive( ,Shih. en-Nasr, 2.)arritja e epërsisë së Islamit mbi të gjitha fetë e tjera(Shih. et-Tevbe, 33; el-Fet’h, 28; es-Saff, 9.)ngadhnjimi i Mekës nga muslimanët fitimtarë(Shih. el-Fet’h, 16, 27.).Pamundësia e imitimit të Kur’anit(Shih. el-Bakara, 23-24.)dhe garantimi i mbrojtjes së Kur’anit pa pësuar as ndryshimin më të vogël(Shih. el-Hixhr, 10.)janë nga lajmet nga e fshehta të dhëna nga Kur’ani mbi të ardhmen.

Është e pamundur që këto lajme të cilat për të hynin tek e fshehta e së ardhmes, Profeti t’i jepte qysh më parë pa u mbështetur te vahji apo revelacioni hyjnor. Në lidhje me këtë çështje, mund të përmenden këto ajete: “Thuaju: “Po qe se vendi i ahiretit (xhenneti) në lartësinë e Allahut ju përket vetëm juve ndër njerëzit dhe po qe se jeni të sinqertë në këtë pretendim, eja, kërkojeni vdekjen!” Mirëpo, ndërsa punët që kanë bërë janë sheshit, vdekjen kurrë s’e kërkojnë! Allahu i njeh mirë ata mizorë!” (el-Bakara, 94-95)

“I krijoi kuajt, mushkat dhe gomarët edhe që t’u hipni, edhe që të jenë si stoli. Dhe ka për të krijuar sa e sa gjëra të tjera që në këtë çast s’i dini!” (en-Nahl,8 )

Po kështu, edhe këto lajme mbi çifutët janë nga lajmet mbi të fshehtën:“Krahas kësaj, Ne lamë mes tyre një neveri dhe urrejtje që do të vazhdojë gjer në kiamet. Sa herë që kanë ndezur ndonjë zjarr për të shkaktuar ndonjë luftë, Allahu ua ka shuajtur. Ata vrapojnë në të katër anët e botës vetëm për të shkaktuar intriga dhe grindje. Allahu nuk i do ngatërrestarët!”(el-Maide,64)

“Atëherë Zoti yt bëri të ditur se do të nxjerrë njerëz që t’u shkaktojnë vuajtje atyre gjer në ditën e kiametit. Pa dyshim, Zoti yt është ai që e jep ndëshkimin shpejt. Dhe ai është shumë falës e mëshirues.Dhe i ndamë ata në të gjitha vendet e botës si grupe të copëtuara.Mes tyre pati edhe njerëz të mirë, edhe jo të mirë. Dhe i provuam herë me të mira e herë me fatkeqësi se mos kthejnë nga rruga e keqe!” (el-A’raf,167-168)

Edhe deklaratat kategorike mbi ligjet universale e të natyrës janë të llojit të lajmeve mbi të fshehtën:“Kurse ia kthejmë përmbys krijimin e atij ndër ta që e lamë në jetë. Akoma s’po mbushen me mend?” (Jasin, 68)

“Kudo që të ndodheni, edhe sikur të jeni strehuar brenda kalave të shëndosha, vdekja ka për t’ju arritur…” (en-Nisa, 78)

“Ne zbresim nga qielli ujë sipas një mase që e kemi përcaktuar dhe e vëmë të pushojë në tokë. Por, po të duam, kemi fuqi edhe për ta zhdukur nga toka!” (el-Mu’minun, 18)

“Të pyesin ty për shpirtin. Thuaju: “Shpirti është nën urdhrin e Zotit tim (është nga gjërat që i di vetëm Ai)! Kurse juve ju është dhënë vetëm pak dije!” (el-Isra, 85)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

DHENIA E INFORMACONEVE TË FSHEHTA Empty
MesazhTitulli: Re: DHENIA E INFORMACONEVE TË FSHEHTA   DHENIA E INFORMACONEVE TË FSHEHTA I_icon_minitimeSat Jul 14, 2012 11:14 am

“… Mirëpo jemi Ne që ua përpjesëtojmë midis tyre ushqimin në jetën e kësaj bote dhe që e bëjmë gradën e dikujt mbi gradën e tjetrit me qëllim që t’i shërbejnë njëri-tjetrit. Kurse mëshira e Zotit tënd është më e dobishme se gjërat që grumbullojnë ata!” (ez-Zuhruf, 32)

Është e pamundur që këto konkluzione të pavarura nga koha dhe vendi dhe të shprehura në mënyrë kategorike, t’i thotë një njeri i cili nuk e di se ç’do t’i sjellë e nesërmja dhe se ç’gjëra ka për të zbuluar shkenca! Allahu i Lartë thotë kështu: “Pas një farë kohe do ta mësoni patjetër se njoftimet e tij (Kur’anit) janë të drejta.” (Sad, 88)

Edhe i Dërguari i Allahut (s.a.s.) ka hadithe me karakter mrekullor që japin lajme nga e fshehta. Nja dy prej tyre janë kështu:“Së shpejti, në shtratin e tharë pas tërheqjes së ujit të lumit Eufrat, do të zbulohet një thesar floriri. Personi që ia arrin asaj dite kurrsesi të mos marrë gjë prej atij thesari!” (Buhari, Fiten, 24; Muslim, Fiten, 29-32; Ebu Davud, Melahim, 13; Tirmidhi, Sifatu’l-Xhenne, 26)

“Kiameti nuk ka për të shpërthyer gjersa të mos jetë tërhequr uji i lumit Eufrat e të jetë zbuluar një mal floriri, si dhe gjersa të mos kenë vdekur nëntëdhjetë ndër njëqind vetë të përleshur me njëri-tjetrin për të shpëtuar dhe fituar secili për vete!” (Buhari, Fiten, 24; Muslim, Fiten, 29)

Si konkluzion, Kur’ani është mrekulli edhe për sa i përket informacioneve dhe paralajmërimeve mbi të panjohurën. Sepse informacionet e tij vërtetohen një për një. Mund të gjenden edhe libra të tjerë që bëjnë fjalë mbi parashikime të tilla, por asnjëri prej tyre nuk ka vlerë të tillë që të mund t’i afrohet Kur’anit. Eshtë e fiksuar me dëshminë e historisë se paralajmërimet e asnjë libri nuk janë vërtetuar në atë nivel objektiv dhe kategorik sa ato të Kur’anit të Shenjtë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





DHENIA E INFORMACONEVE TË FSHEHTA Empty
MesazhTitulli: Re: DHENIA E INFORMACONEVE TË FSHEHTA   DHENIA E INFORMACONEVE TË FSHEHTA I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
DHENIA E INFORMACONEVE TË FSHEHTA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: