PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vrojtime shkencore të shkencëtarëve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Vrojtime shkencore të shkencëtarëve Empty
MesazhTitulli: Vrojtime shkencore të shkencëtarëve   Vrojtime shkencore të shkencëtarëve I_icon_minitimeSat Jul 14, 2012 3:24 am

Shkencëtarët kanë vërejtur disa fenomene me anë të shqisave dhe përvojës shkencore të tyre:
1. Lëvizja e tokës rreth diellit është në përputhshmëri me lëvizjen e diellit rreth boshtit të vet dhe secila lëvizë nga Perëndimi në Lindje.
2. Qarkullimi i tokës rreth boshtit të vet është në përputhshmëri me rrotullimin e diellit rreth vetes, pra prej Perëndimit në Lindje.
3. Toka rrotullohet rreth diellit.
4. Elementet e tokës janë përafërsisht të ngjashme me ato të diellit.
5. Përqindja e elementeve është e ngjashme, psh. hidrogjeni është kryesori në të dyja.
6. Ekziston një harmoni mes shpejtësisë së qarkullimit të tokës rreth diellit dhe boshtit të vet si dhe mes shpejtësisë së qarkullimit të diellit rreth vetes.
7. Gjithashtu ka harmoni, mes jetës së tokës dhe diellit, sipas vendimeve shkencore.
8. Brendësia e tokës është e ngrohtë dhe kjo gjë argumenton se toka në fillim të krijimit ka qenë shumë e nxehtë.
Shkencëtarët i vërejnë këto fenomene në pikën e parë, me shqisa dhe eksperimente.
PIKA E DYTË
Shkencëtarët kanë vërejtur se ekziston hipoteza që mund t’i eksplikojë të gjitha këto fenomene të cilat gjenden në pikën e parë.
Pra, nëse janë të vërteta, i studion dhe i komenton:T
“Toka ka qenë pjesë e diellit dhe ndonjë shkak e ka ndarë”. Pra, sipas këtij vendimi, na mundësohet t'i eksplikojmë esencialisht këto fenomene.”
FENOMENI I PARË
Lëvizja e tokës rreth diellit është në përputhshmëri me lëvizjen e diellit rreth boshtit të vet prej Perëndimit në Lindje.
Shkaku i kësaj përputhshmërie është i qartë për përcaktimin e soliditetit të kësaj hipoteze.
Çdo trup që ndahet nga një trup lëvizës, lëviz në drejtim të njëjtë me trupin lëvizës sipas ligjit të kontinuitetit.
FENOMENI I DYTË
Qarkullimi i tokës rreth vetes është në përputhshmëri me qarkullimin e diellit rreth vetes, nga Perëndimi në Lindje.
Hipoteza e përmendur gjithashtu mjafton për një eksplikim të tillë, sepse trupi i ndarë nga trupi që qarkullon prej Perëndimit në Lindje, e pranon të njëjtën lëvizje, sipas ligjit të kontinuitetit.
FENOMENI I TRETË
Gjithashtu, edhe fenomeni i tretë e pranon të njëjtën lëvizje si edhe i dyti.
FENOMENI I KATËRT DHE I PESTË
Përputhshmëria mes elementeve të tokës dhe të diellit është e qartë, sepse toka është pjesë e diellit.
Pra, elementet e parciales janë të ngjashme me elementet e universales.
FENOMENI I GJASHTË
Harmonizimi mes shpejtësisë së qarkullimit të tokës rreth diellit e rreth vetes dhe mes qarkullimit të diellit rreth vetes, na mundëson të kuptojmë se toka është e ndarë nga dielli, apo të dy lëvizjet e tokës janë formuar nga lëvizja e diellit.
Kështu eksplikohet harmonizimi i cekur dhe definohet shkaku.
FENOMENI I SHTATË
Harmonizimi mes jetës së tokës dhe diellit është i qartë sipas teorisë së separacionit.
FENOMENI I TETË
Gjithashtu, edhe këtu vërejmë se toka në fillim të formimit ka qenë shumë e nxehtë.
PIKA E TRETË
Nëse paramendohet që teoria e separacionit të tokës nga dielli nuk është e vërtetë, atëherë nuk mund të paramendohet se të gjitha këto fenomene grumbullohen rastësisht pa kurrfar relacioni.
Pra, probabiliteti i josaktësisë së kësaj teorie është shumë i kufizuar.
Për sa i përket përputhshmërisë së lëvizjes së tokës rreth diellit, me lëvizjen e diellit rreth vetes, prej Perëndimit në Lindje, patjetër të paramendojmë se toka ka qenë larg prej diellit, pa marrë parasysh se a është krijuar vetë ose ka qenë pjesë e një dielli tjetër, pastaj i është afruar diellit.
Gjithashtu paramendojmë se toka kur ka hyrë në sistemin diellor, ka hyrë në pikën e Perëndimit dhe kështu lëviz nga Perëndimi në Lindje, apo në drejtim të lëvizjes së diellit rreth vetes, sepse sikur të hynte në qarkullimin diellor në një pikë të Lindjes, atëherë do të qarkullonte nga Lindja në Perëndim.
Sa i përket harmonizimit të elementeve të tokës me ato të diellit, patjetër të paramendojmë se toka ose dielli tjetër, prej të cilit është ndarë toka, kanë qenë të përbërë nga të njëjtat elemente.
Kurse, sa i përket harmonizimit mes shpejtësisë së qarkullimit të tokës rreth diellit dhe vetes dhe mes shpejtësisë së qarkullimit të diellit rreth vetes, mund të paramendojmë se dielli tjetër ka eksploduar dhe ia ka dhuruar tokës së ndarë shpejtësinë që është e njëjtë me lëvizjen e diellit tonë.
Për sa i përket jetës së tokës, diellit, nxehtësisë në fillim të krijimit të tokës, mund të paramendojmë se toka është ndarë nga një diell tjetër që ka jetë të ngjashme me diellin tonë.
Kështu, vërejmë se eksplikimi i këtyre fenomeneve sipas autenticitetit të teorisë së separacionit është i pranuar, kurse eksplikimi sipas teorisë së rastit është mjaft i kufizuar.
PIKA E KATËRT
Pasi që të gjitha këto fenomene që i vërejmë në tokë janë reale, atëherë mund të pajtohemi më tepër me idenë për ndarjen e tokës prej diellit, sepse në të kundërtën eksplikimi do të ishte shumë i kufizuar.
PIKA E PESTË
Përcaktojmë lidhshmëri mes pranimit të teorisë së ndarjes së tokës nga dielli, siç ndodhi në pikën e katërt, dhe mes kufizimit të teorisë së mosndarjes, siç u vërejt në pikën e tretë.
Kjo lidhshmëri mes dy pikave, do të thotë se sa më e fuqishme të jetë teoria e mosndarjes, aq më i madh do të jetë pranimi i teorisë së ndarjes në pikën e katërt.
Në këtë mënyrë argumentojmë teorinë e ndarjes së tokës dhe të diellit.
Gjithashtu edhe shkencëtarët, me këtë metodë kanë përfituar bindje të plotë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Vrojtime shkencore të shkencëtarëve Empty
MesazhTitulli: Re: Vrojtime shkencore të shkencëtarëve   Vrojtime shkencore të shkencëtarëve I_icon_minitimeSat Jul 14, 2012 3:27 am


Si e aplikojmë metodën e argumentur të krijimit

Pasi u njoftuam me metodën gjenerale të argumentimit induktiv që mbështetet në hipoteza dhe pasi e vlerësuam këtë metodë me shembujt e cekur më parë, tani këtë metodë do ta aplikojmë për të argumentuar konfirmimin e Krijuesit të Urtë, duke u mbështetur në pikat e mëparshme.

PIKA E PARË
Këtu vërejmë harmonizim konstant, mes një numri të madh të fenomeneve të sistematizuara dhe mes nevojave të njeriut si qenie e gjallë si dhe lehtësimit të jetës së tij.
Gjithashtu vërejmë se çdo ndryshim i ndonjë fenomeni do të thotë shuarje e jetës së njeriut ose e mbarë ekzistencave në tokë.
Në vijim do të cekim disa fenomene si shembuj:
Toka nga dielli pranon një sasi të mjaftueshme të ngrohtësisë, sa për formimin e jetës dhe për plotësimin e nevojave të gjallesave, as më pak e as më shumë.
Shkencëtarisht është konstatuar se distanca mes tokës dhe diellit është proporcionale me sasinë e ngrohtësisë së nevojshme për jetë në tokë.
Sikur të ishte më e madhe ngrohtësia, nuk do të siguronte jetë dhe sikur të ishte vetëm gjysma, do të rritej ngrohtësia aq tepër saqë nuk do ta duronte jeta.
Shohim se sipërfaqja e tokës dhe oqeanet përmbajnë - në formë të komponenteve - sasi më të madhe oksigjeni, sa tetë të dhjetat nga krejt ujërat e botës.
Por një sasi e madhe e oksigjenit është e lirë për të formuar ajrin. Kjo sasi është kusht i obliguar për jetë sepse gjallesat - njeriu dhe kafshët - kanë nevojë të oksigjenit për frymëmarrje, sepse në të kundërtën, jeta nuk do të ekzistonte.
Përqindja e oksigjenit të lirë është proporcionale me nevojat e njeriut dhe me lehtësimin e jetës së tij praktike. Ajri përmban 21% të oksigjenit dhe sikur të ishte përqindja më e madhe, ambienti do të rrezikohej nga zjarret e përhershme, e sikur të ishte më e vogël jeta do të vështirësohej dhe zjarri nuk do të mjaftonte për nevojat personale.
Observojmë një fenomen natyror që vazhdimisht përsëritet miliona herë dhe që mbron një sasi të duhur të oksigjenit.
Pra, ky fenomen është njeriu.
Njeriu së bashku me të gjitha kafshët tjera, kur marrin frymë thithin oksigjenin që depërton në gjak e që shpërndahet në tërë trupin, pastaj formohet dioksid karboni që depërton në të dy mushkëritë dhe e nxjerrin jashtë.
Kështu, njeriu dhe kafshët e produktojnë vazhdimisht këtë gaz. Vetë gazi është kusht i nevojshëm për bimët, kurse bimët pastaj lëshojnë oksigjen të pastër dhe të volitshëm për thithje.
Ky reciprocitet mes kafshëve dhe bimëve, mundëson mbrojtjen e një sasie të oksigjenit, e sikur të mos ishte kjo, do të vështirësohej ky element dhe definitivisht do të përfundonte jeta.
Ky reciprocitet është rezultat i mijëra fenomeneve natyrore që e produktojnë këtë fenomen të nevojshëm për jetë.
Vërejmë se hidrogjeni është gaz i rëndë dhe se sasia e tij në gjithësi së bashku me oksigjenin është simetrike, ngase sasia e dytë e pakëson sasinë e parë dhe sikur të tepronte oksigjeni ose të pakësohej hidrogjeni, nuk do të ndodhte procesi i zvogëlimit.
Gjithashtu vërejmë se ajri përbën një sasi të caktuar në tokë, dhe pikërisht kjo sasi e lehtëson jetën e njeriut. Sikur të teprohej ose të pakësohej, askush nuk do të ekzistonte i gjallë. Përbërja e tepërt e ajrit shkakton zmadhimin e presionit të ajrit mbi njeriun aq sa nuk mund të durojë kurse pakësimi i tij, shkakton katastrofë në tokë.
Sikur sipërfaqja e tokës të thithte dioksid karbonin dhe oksigjenin në sasi më të madhe, do të ishte më e trashë kurse bimët, kafshët dhe njeriu do të shkatërroheshin.
Hëna, e cila është e larguar nga toka në një distancë të kufizuar, është në përputhshmëri me lehtësimin e jetës praktike të njeriut në tokë dhe sikur të ishte pak më larg do të zmadhoheshin batica dhe zbatica aq shumë saqë edhe kodrat do të lëviznin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Vrojtime shkencore të shkencëtarëve Empty
MesazhTitulli: Re: Vrojtime shkencore të shkencëtarëve   Vrojtime shkencore të shkencëtarëve I_icon_minitimeSat Jul 14, 2012 3:27 am

Ekzistojnë shumë instinkte në gjallesa.
Edhe pse instinktet konsiderohen si çështje metafizike dhe nuk shihen me shqisa në mënyrë direkte, ato prezentojnë një fenomen që mund të observohet në mënyrë shkencore.
Ky bihevior instinktiv si dhe mijëra instinkte tjera që i njeh njeriu gjatë jetës së tij të përditshme ose gjatë hulumtimeve shkencore, është në proporcionalitet me lehtësimin dhe mbrojtjen e jetës.
Instinkti ndonjëherë është çështje shumë e ndërlikuar. Nëse e përimtësojmë, vërejmë se çdo pjesë është determinuar për lehtësimin dhe mbrojtjen e jetës.
Përbërja fiziologjike e njeriut reprezenton miliona fenomene natyrore dhe fiziologjike.
Çdo fenomen me formën, rolin e tij fiziologjik dhe me korelacionin e tij me fenomenet tjera, vazhdimisht është në përputhshmëri me lehtësimin dhe mbrojtjen e jetës.
T’i marrim si shembuj disa fenomene të shikimit që e furnizon njeriun me fotografi të qarta.
Brishtëza e syrit i pranon format në mënyrë të rrjetës që formohet prej nëntë shtresave. Çdo shtresë kryen detyrën e vet për ta realizuar aftësinë e të pamurit dhe secila prej tyre është në lidhje të ngushtë me tjetrën. Çdo funksion i tyre e lehtëson jetën.
Bile edhe bukuritë dhe erërat e këndshme në natyrë e lehtësojnë jetën.
Lulet që polenizohen nga insektet, janë të bukura dhe atraktive kurse të tjerat nuk karakterizohen me ndonjë bukuri të posaçme.
Ka harmonizim të plotë mes përbërjes fiziologjike të femrës dhe të mashkullit për të siguruar reciprocitet dhe kontinuitet jetësor:
“Po edhe nëse përpiqeni t’i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato.” (En-Nahlu, 18).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Vrojtime shkencore të shkencëtarëve Empty
MesazhTitulli: Re: Vrojtime shkencore të shkencëtarëve   Vrojtime shkencore të shkencëtarëve I_icon_minitimeSat Jul 14, 2012 3:29 am

PIKA E DYTË

Ky harmonizim kontinuiv në mes fenomenit natyror dhe sigurimit e lehtësimit të jetës në miliona raste, mund të eskplikohet vetëm në një mënyrë: Të paramendojmë Krijues të Urtë të kësaj gjithësie, i cili ka patur për qëllim sigurimin e elementeve të jetës.
Kjo mënyrë i eksplikon të gjitha këto harmoni.

PIKA E TRETË

Eventualisht nëse ideja e Krijuesit të Urtë nuk është reale, atëherë a do të mund të paramendoheshin të gjitha këto harmoni mes fenomeneve natyrore dhe lehtësimit të jetës pa ndonjë qëllim të caktuar?
Padyshim se një gjë e tillë nuk do të na shtyej ta pranojmë idenë e rastit, siç ndodhi me shembullin e letrës së dërguar me postë.
Teoria e ngjashmërisë mes letrës së vëllait tënd me ndonjë tjetër që i ka karakteristikat e ngjashme, është supozim jo i vërtetë.
Atëherë, si mund të paramendosh se tokën në të cilën jetojmë së bashku, me të gjitha komponentet e saja, e ka krijuar materia e paqëllimtë dhe si mund t’i ngjajë Krijuesit të Urtë në miliona e miliona atribute?!

PIKA E KATËRT

Pranojmë pa kurrfarë dyshimi se hipoteza e pikës së dytë është e vërtetë apo se ekziston Krijues i Urtë.

PIKA E PESTË

Formojmë një lidhshmëri mes preferuesit dhe supozimit të paramenduar në pikën e tretë:
Pasi shtohet kufizimi i supozimit në pikën e tretë, varësisht nga shtimi i numrit të rasteve, do t’ishte gjë e natyrshme që kjo hipotezë e pikës së tretë të mos krahasohet me asnjë argumentim shkencor dhe të jetë shumë e kufizuar për shkak se numri i rasteve të paramenduara në probabilitetin e pikës së tretë është më i madh se në çdo rast tjetër të ngjashëm me të.
Çdo probabilitet i tillë zakonisht zhduket. Ngelin dy probleme që jemi të obliguar t’i analizojmë:
Problemi i parë: Sipas një hipoteze të metodës së argumentimit induktiv, mund të supozohet se çdo fenomen natyror që harmonizohet me lehtësimin e jetës, është produkt i domosdoshmërisë së materies së verbër për shkak të grindjeve interiore.
Qëllimi i argumentimit induktiv është vetëm preferim i hipotezës së Krijuesit të Urtë sepse del në shesh vetëm qenia e Urtë. Kurse hipoteza e domosdoshmërisë së materies së verbër, sjell me vete një numër të madh rastesh.
Teoria e rastit pra, në fund është autodestruktive.
Gjatë eksplikimit të të gjitha fenomeneve kozmologjike obligohemi të paramendojmë se Krijuesi i Urtë posedon njohuri dhe aftësi.
A mundet një materie e verbër t’i posedojë të gjitha këto karakteristika?
Cila prej tyre preferohet?
Këto domosdoshmëri të verbëta nuk janë të lidhura njëra me tjetrën, pra, janë indiferente kurse ngjarjet të pavarura së bashku me supozimet.
Njohuritë e aftësitë e Krijuesit të Urtë nuk janë të pavarura sepse çdo fenomen kërkon dituri dhe fuqi.
Pra, të gjitha këto probabilitete janë të kushtëzuara.
Problemi i dytë: Ky problem përfaqëson probabilitetin aprior të çështjes.
• Shpejtësia e bindjes së njeriut se letra është nga vëllai i tij, varet nga probabiliteti i kësaj çështje para se ta hapë letrën.

Nëse para hapjes së letrës paramendohet pesëdhjetë për qind, atëherë duke u mbështetur në pesë pikat e përmendura, do të formohet bindja se ajo është nga vëllai i tij.
Mirëpo, nëse vëllai ka vdekur, atëherë nuk do të ndërmarrë një qëndrim të tillë me shpejtësi, por do të mbështetet në indikacione të vërteta.
Atëherë, si mund të konfirmohet Krijuesi sipas kësaj metode?
Është e vërtetë se çështja e Krijuesit të Urtë nuk është probabilative sepse një gjë e tillë argumentohet me instinkt.
Por, nëse supozojmë se është çështje probabilative dhe duam ta konfirmojmë me argument induktiv, atëherë mund ta vlerësojmë kështu:
Çdo fenomen e studiojmë në mënyrë të pavarur dhe gjejmë se ekzistojnë dy supozime: ose të pranojmë Krijuesin e Urtë ose domosdoshmërinë e materies së verbër. Nëse nuk kemi asnjë argument për të anuar kah njëra prej të dyjave, atëherë e ndajmë bindjen në dy pjesë të barabarta dhe çdonjëra prej tyre prezenton pesëdhjetë për qind.
Pasi që probabilitetet e Krijuesit të Urtë janë të lidhura mes veti dhe të kushtëzuara, kurse ato të domosdoshmërisë së materies së verbër janë të pavarura dhe jo të kushtëzuara, atëherë
probabilitetet e Krijuesit të Urtë janë në rritje e sipër, kurse të së dytës në zvogëlim e kufizim...
• Gjatë studimit të vazhdueshëm, kam vërejtur se faktori që ka shkaktuar mospranimin dhe mohimin e argumentimit induktiv shkencor tek evropianët, si Ruseli, ka qenë se ata mendimtarë nuk kanë patur fuqi të dominojnë mbi këto dy probleme.

Më gjerësisht për mënyrën e aplikimit të metodave të argumentit induktiv dhe për konfirmimin e Krijuesit të Urtë.
Dhe kështu, arrijmë në një rezultat kategorik se gjithësinë e ka krijuar Krijuesi i Urtë:
“Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet tona në horizonte dhe në veten e tyre derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?!” (Fus-silet, 53)
“Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det e që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti, e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdolloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente.” (El Bekare, 164)
“Drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje? Mandej, herë pas herë, drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur.” (El-Mulk, 4-5)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Vrojtime shkencore të shkencëtarëve Empty
MesazhTitulli: Re: Vrojtime shkencore të shkencëtarëve   Vrojtime shkencore të shkencëtarëve I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vrojtime shkencore të shkencëtarëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: